Close

Rezultati i Sondazhit: Cila skuader do te fitoje Formula 1 Sezonin 2011?

Votues
4. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Red Bull

    1 25.00%
  • Ferrari

    2 50.00%
  • McLaren

    1 25.00%
  • Mercedes GP

    0 0%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Sebastian Fetel: Respektoj ēdo shqiptar qė mė mbėshtet!





    Pėr herė tė parė njė kampion bote i Formulės 1, flet ekskluzivisht nė njė gazetė shqiptare, „Sportin Shqiptar“, rreth sezonit tė sapo filluar, gjendjes sė Red Bull-it dhe gjithēkaje qė pret nga 2012-ta

    Sebastian Fetel rikthehet te fitorja nė garėn e katėrt tė kėtij sezoni, i cili nuk ka filluar ashtu si u mbyll viti i shkuar. Gjithsesi, ky fakt nuk e shqetėson dy herė kampionin e botės, i cili edhe nė konferencėn pėr shtyp pas Ēmimi tė Madh tė Bahreinit i kujtoi tė gjithėve se ky sezon ka 20 gara nė kalendar dhe si rrjedhojė, ende asgjė nuk ėshtė.

    Pas mėse njė viti kėrkese, gjermani i skuadrės Red Bull, ka pranuar t’i japė pėrgjigje disa pyetjeve tė „Sportit Shqiptar“. Fetel sigurisht qė nuk kishte dėgjuar ndonjėherė pėr Shqipėrinė, megjithatė, nė sajė tė pyetjeve tė kėsaj interviste, edhe ai pati mundėsinė e njohjes me njė vend tė vogėl si i yni, por me shumė tifozė tė Formulės 1. Ja dhe biseda me tė:

    Pas dy titujve kampion radhazi, sa shanse keni kėtė sezon tė shpalleni sėrish kampion?

    Objektivi im ėshtė i njėjti, tė fitoj titullin kampion, pavarėsisht se ēfarė ka ndodhur nė sezonet e shkuara. Tė gjithė e filluan nga zero kėtė vit, ashtu si unė, dhe padyshim, qė tė gjithė pėrpiqen tė fitojnė. Sigurisht qė e pyes ndonjėherė veten, a mundet tė pėrsėriten mė ato suksese?

    Megjithatė, asgjė nuk ka ndryshuar, vazhdoj tė jem i uritur dhe vazhdoj tė mos ndihem aspak mirė kur dikush mė mund. Megjithatė tė gjithė mund tė humbasin njė ditė, nuk kam asgjė kundėr humbjes…

    Kanė kaluar 4 garat e para, keni arritur njė fitore dhe jeni nė krye tė klasifikimit pėr pilotė, besoni se u rikthyet sėrish pretendent kryesor pėr titullin?

    Tė flasėsh pėr titullin kampion nė kėtė periudhė tė kampionatit, kur ka ende edhe shumė gara pėr tė zhvilluar, ėshtė shpejt. Ne jemi tė fokusuar nė punėn tonė dhe i marrim gjėrat hap pas hapi. Ndėrkohė qė objektivi im mbetet padyshim titulli kampion.

    Si duket makina juaj tashmė me kėtė fitore, tė cilėn, nė njė farė mėnyre, as ju vetė nuk e prisnit. Ndryshimet e reja nė rregulloren teknike duket kanė ndikuar ndjeshėm te ju.

    Nėse i sheh makinat, tė gjitha janė tė shėmtuara, pėrveē McLaren-it. Megjithatė kjo nuk ka lidhje me efikasitetin, apo kompetivitetin e tyre. Ajo qė ndikon mė shumė te ne ėshtė rregullorja. Ndalesa qė na u bė, pėr pėrdorimin e gazrave tė skapamentos te difuzorėt nė pjesėn e poshtme tė makinės, na ka ndikuar shumė nė ritėm. Kjo ėshtė njė humbje e madhe pėr ne, por edhe pėr skuadra tė tjera qė e kanė pėrdorur mė parė. Thjesht te dikush ka ndikuar mė shumė, ndėrsa te njė tjetėr ka ndikuar mė pak.

    Me qė jemi te paraqitja e makinės, a i keni vėnė ndonjė emėr, pasi nė ēdo sezon ju i keni vėnė ndonjė emėr makinave tuaja?

    Abbey…

    Ky lidhet me emrin e albumit tė Beatles „Abbey Road“, apo me emrin e kthesės sė famshme tė pistės sė Silverstonit?

    Nuk ka ndonjė arsye tė veēantė, thjesht ėshtė njė emėr qė mė pėlqen.

    Nėse kthehesh prapa nė kohė, do tė shohėsh se pilotėt mė tė mėdhenj dhe tė famshėm tė Formulės 1 vijnė nga vende qė kanė pista pėr kėtė sport. A mendoni se nga njė vend i vogėl si Shqipėria, pa infrastrukturė, mund tė dalė njė pilot i kėtyre niveleve?

    Talentet gjenden kudo, gjėja mė e rėndėsishėm pėr njė pilot tė ri ėshtė qė tė besojė te vetja dhe mbi tė gjitha tė ndjekė ėndrrėn e tij.

    Besoj se nuk keni informacion pėr njė vend si Shqipėria, ku ėndrra e ēdo tė riu pėr t’u bėrė njė „Feteli“ i ardhshėm, shuhet shpejt, pasi mungojnė edhe pistat pėr makina Kart.

    Unė nuk i harroj asnjėherė vitet e mia tė fillimit, qė kanė qenė vėrtet shumė tė vėshtira. Megjithatė, unė i kisha vėnė vetes njė qėllim, qė e kėrkoja me ngulm pėr ta arritur. Unė jetova me ėndrrėn time dhe asnjėherė nuk hoqa dorė, ky ėshtė njė sugjerim pėr tė gjithė tė rinjtė shqiptarė.

    Njė ndėr problemet e vendit tonė, ku shumė tė rinj janė tė pasionuar pas garave e shpejtėsisė duke ndjekur ėndrrėn e ēmendur pėr t’u bėrė pilotė, janė aksidentet. Njė kėshillė pėr kėta tė rinj?

    Tė ngasin makinat me kujdes, dhe mbi tė gjitha, tė respektojnė shoferėt e tjerė nė rrugė.

    Shpesh lexojmė, se edhe pilotė tė Formulės 1 kanė patur probleme me policinė, disa prej tyre janė gjobitur, apo edhe u ėshtė marrė patenta. Ju keni pasur ndonjė incident tė tillė?

    Nuk e di se ēfarė ka ndodhur me kolegėt e mi, por unė asnjėherė nuk kam pasur probleme tė tilla nė trafik, pasi gjithmonė e respektoj kodin rrugor… i jap shpejt makinės, vetėm nė pistė.

    Ju jeni njė personazh i famshėm, jo vetėm nė gjithė botėn, por edhe nė Shqipėri. Si ndiheni kur dėgjoni, se edhe nga njė vend qė nuk e njihni, ju mbėshtesin shumė tė pasionuar tė kėtij sporti?

    Unė vlerėson dhe respektoj ēdo fans, nuk ka rėndėsi se nė cilėn pjesė tė globit, ai ose ajo ndodhen. Megjithatė, jam shumė i befasuar kur dėgjoj, se njerėz nga vende ku nuk zhvillohet Formula 1, mė njohin dhe mė mbėshtesin. Ēdo fans ėshtė i ndryshėm nė mėnyrėn e tij se si mė mbėshtet, apo bėn tifo pėr mua. Unė e kam shumė pėr zemėr tė takoj fansa nė tė gjitha vendet ku shkoj, pasi shoh se gjėrat ndryshojnė, sjellja, veshja kultura e shumė tė tjera…



    Qė nė moshėn 8-vjeēare nė timon

    Fetel lindi mė 1987, nė Hepenhaimi tė Hesenit. Nė automobilizėm e ēoi i ati, i cili e dalloi herėt talentin e tė birit. Qė nė moshėn 3 vjeē, Sebastiani ndėrmori pėrpjekjet e para pėr tė ngarė njė “go-cart”. Prej moshės shtatė vjeē, Fetel mori pjesė rregullisht nė garat me go-cart dhe fitoi tituj tė ndryshėm pėr tė rinj. Si 12-vjeēar ai u pranua nė ekipin e tė rinjve, qė nxiteshin prej Red Bull-it. Mė vonė, ai kaloi Formulėn BMW dhe nė sezonin 2004 fitoi 18 prej 20 garave.

    Nė garėn e tij tė parė tė Formulės 1, mė 2007-n nė Indianapolis, Feteli 19-vjeēar ishte piloti mė i ri, qė merrte pikė nė njė garė. Mė 2008, nė Ēmimin e Madh tė Italisė nė Monza, ai u bė fituesi mė i ri i njė gare tė Formulės 1. Mirėpo defekte teknike nė Red Bull-in e tij dhe disa gabime tė vetat, e lanė prapa.

    Mė 14 nėntor 2010, Fetel u bė kampioni mė i ri i botės nė kategorinė mbretėrore, duke qenė 23 vjeē dhe 134 ditė. Vitin e kaluar, ai e mbrojti titullin me sukses, duke shkruar pėrfundimisht histori nė Formula 1. Kontratėn me Red Bull-in e pati zgjatur qė para sezonit, deri nė fund tė 2014-s.

    Si hobi tė tij Fetel jep snowboard, mountainbiking, notin dhe fitness-in. Si muzikė, parapėlqen ndėr tė tjera, Beatles-at. Popullariteti i tij nė Gjermani ėshtė i jashtėzakonshėm.



    Zbulimi i talentit…

    Historia e F1 ia atribuon zbulimin e Fetelit, Helmut Markos, ish-pilotit austriak, mik i ngushtė i Dieter Mateschitz, biznesmenit dhe bashkėpronarit tė “Red Bull energy drink”. Ishte viti 2004 kur vendosi tė vinte bast pėr atė djalosh, me tė cilin qeshte gjithmonė.

    Nė fakt, ai djalosh kishte qenė i pari nė tė gjitha kategoritė, ku kishte qenė pjesėmarrės (nė Kart i vetmi me tė cilin hahej gjithmonė ishte piloti Ljuis Hamilton) dhe pikėrisht nė atė vit kishte fituar 18 nga 20 gara ku kishte marrė pjesė. Por i pari, qė e zbuloi talentin e Sebastianit ishte njėfarė Gerhard Noack, qė si zanat kishte zbulim e talenteve tė reja.

    Ai i merrte fėmijėt rreth moshės 7 apo 8 vjeē, i hipte nė njė makinė Kart, i linte tė vinin vėrdallė pėr gjysmė ore dhe pastaj u thoshte prindėrve, nėse kishin tė ardhme apo jo. Nė atė kohė ishte shumė i famshėm, sepse kishte qenė ai qė kishte dhėnė i pari “ok” pėr Mikael Shumakerin. Sipas “legjendės”, Sebastiani, qė ishte duke marrė pjesė nė njė garė pėr fėmijė, vazhdoi tė garonte me goma tė thata edhe pse kishte filluar njė shi i madh.

    Ishte vetėm 8 vjeē. “Seb ishte i jashtėzakonshėm pėr tri arsye: sepse dinte t’i jepte mirė makinės, ishte i shpejtė nga natyra dhe ishte shumė miqėsor. Thoshte gjithmonė, faleminderit dhe buzėqeshte”, tregon ai. Ishte shumė simpatik, ashtu siē vazhdon tė jetė edhe sot. “Ėshtė njė gjerman me sens britanik humori”, thonė miqtė e tij.

    Miti, “profesori kthehet nė nxėnės”

    Kampionėt njihen mes tyre. Ndonjėherė tėrhiqen, shpesh urrehen dhe mė rrallė akoma duhen. Por mė shumė sesa njė marrėdhėnie e thjeshtė, mund tė flasim pėr raportin qė ka me Mikael Shumakerin, prej kohėsh sponsor dhe dėshmitar i tė riut Sebastian. Tė dy janė njohur nė vitin 1995, ditėn e garės sė famshme me Kart, nė kategorinė e fėmijėve.

    “Sot, jemi shumė miq”, – tregon Shumi. Pėr kėtė, ish-kampioni i botės, ėshtė ndoshta subjekti mė i mirė pėr tė shpjeguar “fenomenin” Fetel. “Ka shumė talent, por ajo ēka e dallon, ėshtė aftėsia e tij pėr t’u pėrmirėsuar garė pas gare”. Pikėrisht, kjo e ēoi qė brenda tre vjetėve radhazi qė nga eksperienca me Toro Rosso, tė fitonte dy botėrorė (nė 2010 dhe 2011).

    “E veēanta e tij ėshtė se sot ėshtė e pamundur tė matėsh mundėsinė e tij pėr t’u pėrmirėsuar. Sot ėshtė njė pilot qė di tė kalibrojė rrezikun, tė shfrytėzojė ēdo rast. Ėshtė pėrmirėsuar aq shumė, saqė tani qė e shoh mendoj se i kam dhėnė vėrtet kėshilla tė mira”. Raporti mes tė dyve ka ndryshuar shumė nė vitet e fundit. “Tani ka kohė qė nuk i jap mė kėshilla. Takohemi shpesh, bisedojmė dhe ndonjėherė mėsoj unė nga ai,” – shprehet shtatė herė kampioni i botės, Mikael Shumaker.



    Ngjashmėritė e Sebastianit me kampionėt e mėdhenj

    Eshtė njė pilot pėr skuadrėn, ashtu si edhe Niki Lauda, por ka “kėmbėn e rėndė“, duke na kujtuar Najxhėll Mansell

    Tė mira, apo tė kėqija qofshin, askush nuk ėshtė i njėjtė me dikė tjetėr. Kėshtu janė edhe paraardhėsit e Sebastian Fetelit. Njė gjė e tillė ėshtė normale, pasi gjermani, nė mėnyrė tė drejtė reklamon personalitetin e tij, duke mbėshtetur faktin qė nuk ėshtė inspiruar nga askush. Origjinaliteti ėshtė gjithmonė i mirėpritur, por ėshtė edhe argėtues fakti tė kėrkosh brenda Sebastianit ndonjė ngjashmėri me emrat e mėdhenj tė sė shkuarės dhe tė tashmes. Njė “lojė“, ku zbulohen shumė gjėra interesante dhe kurioze nė substancė.

    Shpejtėsia, si Sena: Nė xhiro teke, ashtu siē janė xhirot e provave zyrtare, Fetel ėshtė “vrasės”. Megjithatė nuk mund tė themi qė arrin ta lėrė pas mė tė mirin, Airton Senėn, as atė qė e ndiqte nga shumė pranė dhe gjithmonė pėrfitonte nga ndonjė gabim i brazilianit, si Karlos Ruterman. Sa herė Feteli ka arritur tė marrė “pole position”-in, kur ka pasur vetėm njė mundėsi qė tė regjistronte njė xhiro tė mirė? Kjo shpjegon gjithēka.

    Taktika, si Prost: Po pėrmirėsohet. Eshtė i ri, ka dėshirė qė tė fitojė gjithmonė, por edhe tė dielėn e kaluar ka dhėnė njė shembull pjekurie, duke u kėnaqur me njė pozicion qė nė momente tė tjera do tė kishte refuzuar ta pranonte. Tė kujton Alen Prostin e dikurshėm.

    Ritmi, si Shumaker: Kur shkėputet nė krye tė garės dhe vazhdon tė krijojė hapėsirė ndaj ndjekėsve, njė gjė e tillė ėshtė goditje pėr tė gjithė. Megjithatė, vlen pėr t’u theksuar kėtu se ka njė ndėr makinat mė tė mira, krahasuar me rivalėt e tij. Po tė mendohemi mirė do tė kujtojmė se edhe Mikael Shumaker kishte makinėn mė tė mirė nė atė periudhė, ishte momenti mė i mirė i Ferrarit. Sa i pėrket kėtij lloj ritmi dhe stili pėrdorimi, ka njė ngjashmėri tė madhe mes tė dyve.

    Aplikimi, si Lauda: “Fetel ėshtė njė pilot i skuadrės,” – thotė Adrian Njuej, duke e pėrgėzuar pėr mėnyrėn e aplikimit tė punės, gjithashtu duke theksuar kuriozitetin e tij teknik dhe dėshirėn pėr tė provuar gjėra tė reja, qė mund t’i jepnin avantazhe. Njė karakteristikė tė tillė kishte edhe njė pilot tjetėr, qė fliste gjermanisht, Niki Lauda.

    Pėrshpejtimi, si Alonso: Fetel lindi vetėm 24 vite mė parė dhe ka arritur tė ėndėrrojė, ashtu si tė gjithė fėmijėt e moshės sė tij, pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė fituar nė Formulėn 1. Sigurisht duke e filluar karrierėn nga garat e Formulės Kart. Eshtė edhe dikush tjetėr qė e ka filluar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme karrierėn, duke fituar nė moshė shumė tė re dhe mė pas u konfirmua me kalimin e kohės. Ky ėshtė spanjolli Fernando Alonso.
    Familja, si Kubica, Alonso e Baton: Babai i tij ėshtė njė punėtor i thjeshtė, nė njė lokalitet gjerman, ndėrsa nėna e tij ėshtė shtėpiake. Fetel ėshtė krijuar vetė, duke sakrifikuar shumė, pa pasur gatishmėrinė qė kanė pasur emra tė tjerė tė mėdhenj, si Sena apo Nelson Pike. Origjina e tij ėshtė e ngjashme me atė tė shumė pilotėve tė tjerė, apo ashtu si vetė Fernando Alonso, Robert Kubica, Xhensos Baton…

    Kėmba, si Manshell: Kėmbė shumė e rėndė. Parakalimi i tij sezonin e kaluar nė Monza ndaj Alonsos, edhe pse me njė Ferrari dhe pa shumė hapsirė pėr tė kaluar, konfirmoi edhe njė herė dhe i siguroi tė gjithė ata qė mendonin se gjermani i bėnte gjėrat shumė tė thjeshta. Atėherė tregoi kurajo, nė momentin qė i duhej. Nė atė lėvizje, nė kufijtė e ēmendurisė nė Ēimin e Madh tė Italisė, na kujtoi tė gjithėve Najxhėll Mansellin.

    Supersticioz, si Askari: Nė biografinė e shkruar, nėn kujdesin e Andrea Kremonezit dhe Mako Del’Indoventi pėr Valardin, zbulohet se Fetel ndalon dhe ndryshon rrugėn, nėse i kalon pėrpara njė mace e zezė. Njė gjė tė tillė e kishte edhe njė tjetėr kampion bote, Alberto Askari.

    Korrektėsia, si Lauda, Alonso dhe Hakinen: Tė dielėn e ekzagjeroi disi nė startin e garės, duke rrezikuar shumė me Batonin, i cili u vu nė vėshtirėsi nė kthesėn e parė. Asgjė skandaloze, gjithsesi. Fetel nė realitet ėshtė njė kampion korrekt, i ligjshėm dhe u pėlqen tė gjithėve pėr kėtė fakt. Sėrish tė kujton Laudėn, Alonson, ose Mika Hakinen.





    Ēfarė u tha pėr Fetelin pas titullit tė dytė kampion bote



    Red Bull nuk i kursen superlativat pėr Sebastianin



    “Fenomenal! I mrekullueshėm! E pabesueshme! Kemi zhvilluar njė sezon (2011) fenomal, me njė skuadėr qė punon nė mėnyrė tė mrekullueshme, dhe mbi tė gjitha, tregon pasion nė atė qė bėn, edhe pse me sforcime tė mėdha, – shprehet Krstianin Horner, shefi i skuadrės sė Red Bull-it. – Tashmė Sebastianit i duhet tė mėsojė mė shumė anekdota britanike dhe gjithashtu tė rregullojė mėnyrėn e tė qethurit”.

    Vlerėsimi: Janė fjalė qė i drejtohen njė piloti, i cili ėshtė vetėm 24 vjeē dhe ka dy tituj kampioni. “Sebastian ėshtė njė talent i madh, por edhe njė djalė shumė i vendosur, punon fort dhe ėshtė shumė inteligjent,” – tregon Adrian Njuej, gjeniu, i cili krijoi makinėn e famshme tė Red Bull-it.

    Pasi kishte ndėrtuar makinat qė bėnė pilotė tė mėdhenj si Alen Prost, Airton Sena, Najxhėll Mansell, Mario Andreti, Mika Hakinen dhe Zhak Villnėv, tashmė ėshtė duke shijuar sukseset e djaloshit nga Hepenhaimi. “Tė jep pėrshtypjen qė mėson gjithēka nė momentin qė zbret nė pistė, rrallėherė bėn tė njėjtin gabim.

    Eshtė vėrtet shumė kompetitiv, por nuk ėshtė aspak arrogant. Me tė mund tė shkosh i qetė edhe nė “pub” pėr tė pirė birra, pasi nuk e ekzagjeron. Megjithatė e sheh tė nxehet menjėherė kur nuk arrin rezultatet qė parashikon tė marrė. Mund tė them se nuk kam parė askėnd si ai nė kėtė moshė, gjithashtu dua tė theksoj se nuk kisha punuar ndonjėherė me njė pilot kaq tė ri.”

    Argėtimi: Pas festės sė Suzukės sezonin e kaluar, babai i tij, Norbert, ėshtė kthyer nė shtėpi, ndėrkohė qė pas garės nuk e mbante vendi, duke festuar pėr kėtė sukses tė madh tė arritur nga i biri. “Duhej vetėm njė pikė, por ishte njė pikė e vėshtirė pas presionin qė Sebastiani kishte. A ėshtė tani nė histori? Nuk ėshtė diēka qė i intereson. Atij i pėlqen tė garojė, tė argėtohet dhe kjo ėshtė e vetmja gjė qė ka rėndėsi pėr tė.”

    Dedikimi: Ndėrkohė, mė i qetė nė mėnyrėn e tė folurit ėshtė shprehur Tomi Parmakoski, 28-vjeēar, pėrgatitėsi finlandez nga Rihimakit, tė cilit Sebastiani i kishte dedikuar titullin. “U ndjeva shumė mirė kur dėgjova falėnderimet e tij nė televizor, por roli im ėshtė thjesht qė ta ndihmoj tė marrė maksimumin. Ai ėshtė njė pilot special, qė bėn gjėra speciale. Ky ishte njė vit i madh pėr tė.”

    Perfeksioni: Tė dy janė njohur tre vite mė parė nė Finlandė, nėpėrmjet mikut tė tyre, Tomi, i cili u diplomua pėr shkencėn e sportit, specialiteti filozofi. Ushtrimet e tij Sebastiani i ndjek pėrpara ēdo gare, ndėrkohė qė pėrpara Sebastianit kishte stėrvitur pėrfaqėsuesen e hokejit tė femrave.

    Qė nga ajo kohė, ata janė tė pandashėm. “Tė thuash qė puna me Sebastianin ėshtė e thjeshtė, do tė ishte e gabuar. Ka momente, nė tė cilat mė duhet ta shtyj dhe ta motivoj, ndėrsa nė disa momente tė tjera t’i ul disi ritmin. Eshtė njė profesionist, qė kėrkon gjithmonė maksimumin, detyra ime ėshtė qė t’i gjej balancėn e duhur.

    Tashmė ne tė dy jemi miq, por pa harruar raportin profesional, qė na lidh. Kėshtu, ėshtė normale qė ndonjėherė tė bėjmė fjalė, por gjithmonė marrėdhėnia jonė ėshtė e ndershme. Nuk ka asnjė sekret prapa sukseseve tė tij, ēelėsi ėshtė qė tė ndjekėsh rrugėn tėnde. Nė kėtė mėnyrė arrin tė ndėrtosh fatin tėnd dhe gjithēka mund tė ndodhė. Nė fund tė fundit nuk ke gjėra, qė mund tė pendohesh.”
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #22
    Cfare eshte kompetivitet? po ato fjalet e tjera cfare jane?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  3. #23
    F1-Monako, alarm pėr bombė nė garazhe

    Njė ekspert i ēmontimit tė bombave ka mbikėqyrur njė shpėrthim tė kontrolluar tė njė pakoje tė dyshimtė nė vijėn e bokseve tė Ēmimit tė Madh tė Monako nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm.
    Njė kuti e bardhė plastike u gjet jashtė zonės sė mediave nė kėtė pjesė tė pistės sė garės qė zhvillohet tė dielėn. Fillimisht policia lokale mbylli kėtė zonė rreth orės 22:00 tė tė enjtes nė darkė, duke detyruar gazetarėt e pranishėm tė largoheshin nga njė derė dytėsore.
    Mė pas zona u izolua plotėsisht pėr tė lejuar ekspertin e ēmontimit tė bombave tė kontrollonte kėtė kuti tė cilėn ai mė pas e deklaroi tė dyshimtė dhe kėrkoi shpėrthimin e kontrolluar tė saj.
    Tė gjithė personat u larguan rreth 100 metra nga zona ku mė pas u bė shpėrthimi i kėsaj pakoje.
    Ky ėshtė viti i dytė radhazi qė nė Ēmimin e Madh tė Monako nė Formula 1 ka alarm pėr bombė dhe skuadrat xheniere detyrohen tė bėjnė shpėrthime tė kontrolluara tė pakove tė dyshimta.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukės i thonė bukė, e ujit - ujė
    Postime
    838


    Vetteli mund tė humbasė titullin “nė tavolinė


    Hamburg, 29 nėntor – Njė mesazh i Fernando Alonsos nė rrjetin social “Twitter” dhe njė videoinēizim i njė tajkalimi tė Sebastian Vettelit kanė rritur shpresat nė Spanjė se rezultatet e garės sė fundit tė stinorit, asaj pėr Shpėrblimin e Madh tė Brazilit, mund tė ndryshojnė, transmeton KOHAnet.

    Mediumet spanjolle tė mėrkurėn kanė raportuar se Ferrari dhe Alonso po mendojnė pėr tė apeluar rezultatin e Shpėrblimit tė Madh tė Brazilit. Nė gazetėn italiane “Corriere dello Sport”, zyrtari pėr media i Ferrarit, Luca Colajanni, ka bėrė tė qartė se nuk e kanė ndėrmend ta bėjnė kėtė.

    Me pak vonesė pas garės tė sė dielės nėBrazil ishin paraqitur disa incizime ku shihej se si Vetteli po tejkalonte qėllimisht pilotin e Toro-Rossos, Jean-Eric-Vergne, derisa flamuri i verdhė po u valėvitej garuesve para syve nga zyrtarėt e garės


    "SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im qė nuk falet!"

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga Mexhi Lexo Postimin


    Vetteli mund tė humbasė titullin “nė tavolinė


    Hamburg, 29 nėntor – Njė mesazh i Fernando Alonsos nė rrjetin social “Twitter” dhe njė videoinēizim i njė tajkalimi tė Sebastian Vettelit kanė rritur shpresat nė Spanjė se rezultatet e garės sė fundit tė stinorit, asaj pėr Shpėrblimin e Madh tė Brazilit, mund tė ndryshojnė, transmeton KOHAnet.

    Mediumet spanjolle tė mėrkurėn kanė raportuar se Ferrari dhe Alonso po mendojnė pėr tė apeluar rezultatin e Shpėrblimit tė Madh tė Brazilit. Nė gazetėn italiane “Corriere dello Sport”, zyrtari pėr media i Ferrarit, Luca Colajanni, ka bėrė tė qartė se nuk e kanė ndėrmend ta bėjnė kėtė.

    Me pak vonesė pas garės tė sė dielės nėBrazil ishin paraqitur disa incizime ku shihej se si Vetteli po tejkalonte qėllimisht pilotin e Toro-Rossos, Jean-Eric-Vergne, derisa flamuri i verdhė po u valėvitej garuesve para syve nga zyrtarėt e garės
    Vettel nuk do humbase titullin dhe spanjollet mund te rine te qete bashke me fodullin e tyre alonso.
    vettel nuk ka kryer nje parakalim qe nuk e lejon rregullorja sepse panelet sinjalizuese ne piste jane per te ndihmuar pilotet si dhe komisaret e pistes dhe perparesia i jepet gjithnje sinjalizimit qe ben komisari i pistes dhe jo panelet sinjalizues.
    Per rastin ne fjale panelet vertet kishin drtite te verdhe qe do te thote ''jo parakalim'' ndersa para panelit te verdhe ndodhej njeri prej komisareve qe valviste flamurin jeshil pra ''parakalim i lejueshem'' sepse vlen sinjalizimi qe ben komisari para sinjalizimit qe jep paneli,gjithashtu midis sinjalit te pare viziv dhe atij pasardhes ne distancen midis tyre mund te veprohet ne baze te sinjalit te pare.
    Vettel nuk ka kabuar por ka vepruar ne baze te asaj qe po sinjalizonte komisari i pistes i cili valeviste flamurin jeshil.
    Spanjollet jane bere me keq se italianet te cilet kur humbasin mundohen te gjejne gjithnje fajtoret apo gabimin te kundershtaret apo drejtuesit e garave dhe jo te urrojne fituesin dhe te mundohen te permiresohen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga freeopen : 29-11-2012 mė 16:44
    MOS I NDY TEMAT no name

  6. #26
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    te gjithe ata qe e kane ndjekur garen e fundit nga kanali anglez sky f1 e kane marre vesh ne moment gabimin e vetel ne parakalim..ata e kan paralajmeruar mundesine e nje ankese nga ferrari qe gjate gares..pas gares kur eshte bere analiza e gares ne kete kanal sportiv eshte dhene mjaft qarte se vetel ka parakaluar ne menyre te parregullt..nen presionin e tifozeve skuderia e ferrarit ka derguar leter per sqarime dhe jo ankese pasi sipas drejtuesve te ferrarit do ishte e pandershme te fitohej titulli ne tavoline ..diket drejtuesit italiane e kane ditur qe beni ekleston lufton qe e bija te lidhet me vetel ai dhe kompania e tij nuk do pranonin rigjykim te momentit prandaj nuk kan bere ankese..

    shihni komentin e sky sport f1..

    http://www1.skysports.com/formula1/video/12870/8282348

    sot per sot alonso eshte piloti me i mire ne formula 1..fati i keq i tij dy here e nxoren jasht piste dhe e lane pa pike..fati i keq i tij ishte edhe skuderia qe as edhe nje qast te vetem nuk i dha makine konkuruese..nese do i benim analize te gjitha garave alonso ka qene i penalizuar ne provat e lira dhe gjithmone rikuperues ne gare..eshte nisur edhe jasht 10-sesh dhe ka marre podiumin..vetem pak ndihme te kishte nga skuadra sot do ta kishim kampjon..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    te gjithe ata qe e kane ndjekur garen e fundit nga kanali anglez sky f1 e kane marre vesh ne moment gabimin e vetel ne parakalim..ata e kan paralajmeruar mundesine e nje ankese nga ferrari qe gjate gares..pas gares kur eshte bere analiza e gares ne kete kanal sportiv eshte dhene mjaft qarte se vetel ka parakaluar ne menyre te parregullt
    Malesori
    Vettel nuk ka bere asnje gabim ne parakalim sepse ne ate video nuk tregohet komisari qe valvit flamurin e verdhe (ky eshte dhe sqarimi i Fia) i cili i jep rruge te lire parakalimit sepse ka perparesi ajo qe sinjalizon komisari para asaj qe sinjalizon paneli.

    .
    nen presionin e tifozeve skuderia e ferrarit ka derguar leter per sqarime dhe jo ankese pasi sipas drejtuesve te ferrarit do ishte e pandershme te fitohej titulli ne tavoline
    Ferrari eshte e gatshme te fitoje titullin jo ne tavoline por dhe nen te!
    Arsyeja nuk eshte presioni i tifozeve por (mund te thuash e spanjolleve dhe Alonsos)
    sepse spanjollet jane tifoze te Alonsos dhe jo te Ferrarit .Arsyeja eshte se Ferrari ishte ne medyshje per te bere reklamim sepse duke ditur faktin e ''komisarit me flamur jeshil'' ishte pothuajse e binddur se do humbiste dhe do bente dy here figure jo te mire,por duke u vene nen presion nga mediat spanjolle dhe per t'i treguar Alonsos mbeshtetjen e saj vendosi te beje kete ''kerkese sqarimi''
    fati i keq i tij dy here e nxoren jasht piste dhe e lane pa pike
    Vettel ka mbetur tre here pa pike dhe ne nje pike te kampionatit ishte rreth 50 pike mbrapa nga Alonso aq sa ky i fundit me fodullekun e tij deklaronte se ''kundershtari im direkt eshte Hamilton''
    Nuk mund te fitosh Formula 1 duke fituar gjithsej dy Grand Prix gjate kampionatit.
    diket drejtuesit italiane e kane ditur qe beni ekleston lufton qe e bija te lidhet me vetel ai dhe kompania e tij nuk do pranonin rigjykim te momentit prandaj nuk kan bere ankese..
    Ketu je shprehur (mos e mer per keq) si nje 14 vjecar.
    Bernie.E nuk ka te drejte vendimmarrjeje ne rregullat dhe reklamimet e Formula1
    Rregullat dhe penalizimet jane detyre e FIA e cila nje gare me pare e denoi vettel te nisej nga vendi i fundit sepse garen per Pole Position ne fund mbeti me me pak se nje liter benzine ne serbator(kjo per te treguar qe eshte e paanshme)

    Sa per Ferrarin eshte skuadra hileqare ne Formula 1,po te permend vetem dy rastet e dy garave te fundit kur ne njeren i nderoi kambion makines se Mases keshtu Fia e denoi duke e vendosur pese vende me mbrapa ne start dhe ne kete menyre Alonso fitonte dy vende ne vijen e startit,ne garen e Brazilit duket qarte urdheri qe kishte Masa per t'i hapur rrugen Alonsos me te gjitha menyrat dhe ky si ''qen i bindur'' i padronit ne start shtyn Weber mbas pareteve per t'i dhene keshtu mundesi Alonsos ti parakaloje qe te dy dhe ky veprim eshte shume i ulet e i denueshem por per fatin e Ferrarit Fia e anashkaloi pa krijuar precedente.

    si perfundim shumica e tifozave italiane te ferrarit shprehen se titulli i takon Vettel sepse nuk kishte asnje parregullsi,te jesh i bindur se nese do ishte e kunderta Ferrari do bente te pamunduren per ta fituar titullin.

    Video e gazetes spanjole Marca
    http://www.marca.com/videosmarca/?v=Xcq9FrUzPhe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga freeopen : 03-12-2012 mė 19:18
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #28
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga freeopen Lexo Postimin
    Malesori
    Vettel nuk ka bere asnje gabim ne parakalim sepse ne ate video nuk tregohet komisari qe valvit flamurin e verdhe (ky eshte dhe sqarimi i Fia) i cili i jep rruge te lire parakalimit sepse ka perparesi ajo qe sinjalizon komisari para asaj qe sinjalizon paneli.
    te jem i sinqerte nuk kam shume njohuri mbi rregullat e formula one..une e ndjek kampjonatin e tyre prej shume kohesh dhe dua te them se rregullat e saj jane ndryshuar sa here i ka dashur qejfi plakushit anglez dhe FIA-s..dhe e di ti pse ???..per te penalizuar pikerisht skuadren ferrari..ferrari ishte bere e pathyeshme ne formula 1 dhe po i humbte spektakli kesaj gare..plakushit anglez nuk i konvenonte nje gje e tille pasi binte popullariteti i prones se tij dhe cka nuk beri vetem e vetem te zbriste ferrarin nga podi..shpiku teorine e nje kompanie gomash..hoqi furnizimin me karburant..mbylli dy syte kur red bull krejtesisht ne kundershtim me rregullat provoj drs-ne apo kers-in nuk jam shume i qarte..kaq di une por ka edhe gjera te tjera edhe me teknike qe u ndryshuan pikerisht per tja bere ferrarit me te veshtire konkurimin..
    tani per sa i perket ketij momenti pikerisht nga FIA eshte bere gjykim i ndryshem me nje gare ne monako..realisht nuk e di ku e lexova dhe e pashe rastin por nese ne monako ne vitin 2010 me duket penalizohej raikonen pse kishte kaluar me flamur te gjelber dhe nuk kishte respektuar semaforet ne garen e brazilit gjykohet e kunderta..ne rastin e pare fia thote qe inspektori ka harruar te stopoje levizjen e flamurit kurse tani thone se tani kemi flamur te gjelber..kush i han keto llokume..pastaj ti kujton se komentatoret e sky sport f1 jan aq amatore sa te mos i dine keto rregulla..nuk besoj..ata edhe gjate gares edhe ne analizen e saj e percaktuan qarte gabimin e vetel..
    Vettel ka mbetur tre here pa pike dhe ne nje pike te kampionatit ishte rreth 50 pike mbrapa nga Alonso aq sa ky i fundit me fodullekun e tij deklaronte se ''kundershtari im direkt eshte Hamilton''
    Nuk mund te fitosh Formula 1 duke fituar gjithsej dy Grand Prix gjate kampionatit
    .

    problemi nuk eshte se sa here ka mbete vetel pa pike..nuk ka qene ne gjendje te marre pike per faj te vet apo makines..une e ceka rastin e alonsos per faktin se e nxoren jashte pa te drejte te tjeret..bile ne nje rast si ai i hamiltonit thuhet se edhe ishte me dashje pasi nje pilot si hamilton edhe mund te beje aksident por te marre para 6 makina nuk kishte bere vaki..vetel nuk kishte forca per te marre pike , alonsos ja mohuan piket..ky eshte ndryshimi..

    Sa per Ferrarin eshte skuadra hileqare ne Formula 1,po te permend vetem dy rastet e dy garave te fundit kur ne njeren i nderoi kambion makines se Mases keshtu Fia e denoi duke e vendosur pese vende me mbrapa ne start dhe ne kete menyre Alonso fitonte dy vende ne vijen e startit,ne garen e Brazilit duket qarte urdheri qe kishte Masa per t'i hapur rrugen Alonsos me te gjitha menyrat dhe ky si ''qen i bindur'' i padronit ne start shtyn Weber mbas pareteve per t'i dhene keshtu mundesi Alonsos ti parakaloje qe te dy dhe ky veprim eshte shume i ulet e i denueshem por per fatin e Ferrarit Fia e anashkaloi pa krijuar precedente
    .

    ndoshta nuk e di ti por rregullat e reja e lejojne lojen ne skuader..pra jane drejtuesit ata qe vendosin strategjine ne skuader keshtu qe nuk kishte asnje arsye qe FIA te ndermerrte ndonje aksion ndaj tyre..te jesh i bindur qe vetem 0.1% shanc interpretimi te kishte ndaj ferrarit FIA dhe plaku anglez do e ndermerrnin..por ja qe nuk kishin asnje shanc..pastaj a nuk i pe veprimin e schumaker ..dhe piloteve te tjere qe nuk rivalizonin fare me vetel i duhej vendi i 6 dhe ate mori..nuk e di nese e ke pare nje gare ne brazil ku fitoi hamilton titullin boteror..ne kthesen e fundit me duket timo glock '' parakalohej '' nga hamilton ..parakalim te dukej ty..aq i duhej hamilton dhe ate mori..e njejta gje me vetel ne brazil..i duhej vendi i 6 dhe ate mori..megjiothate edhe pse duken hilera jane pjese e gares..

    Ketu je shprehur (mos e mer per keq) si nje 14 vjecar.
    Bernie.E nuk ka te drejte vendimmarrjeje ne rregullat dhe reklamimet e Formula1
    me vjen keq qe shprehesh keshtu..realisht ne leter plaku anglez nuk ka force por eshte budallallik te mendosh se ai nuk ka ndikim..ai eshte pronar i formules mo dhe si i tille kujton ti se do i lere te tjeret tja bjerrin popullaritetin e saj..nuk besoj..pas cdo rregulli dhe gjykimi te ri ne formula 1 qendron bernie ekleston ..
    Rregullat dhe penalizimet jane detyre e FIA e cila nje gare me pare e denoi vettel te nisej nga vendi i fundit sepse garen per Pole Position ne fund mbeti me me pak se nje liter benzine ne serbator(kjo per te treguar qe eshte e paanshme)
    nese ka hileqar ne formula one eshte pikerisht red bull..ja pikerisht kjo gare vertetoi se kjo skuader manipulon por u zbulua hileja e saj..pikerisht kjo skuader eshte kritikuar per sistemin kers dhe fia e miratoi pasi kishte kaluar me shume se gjysma e garave..me duket po kjo skuader pati aplikuar sistemin e dyfishte te saboratoreve..nuk jam i sigurte per kete..po kjo skuader me duket se eshte kritikuar edhe per disa gjoja revolucionarizime te tjera dhe kur skuadrave te tjera nuk jua lejojne..kur permend kambion e masses harron stopimin e vetel ne nje gare per te ruajtur makinen per te mos u penalizuar ne garen pasardhese..skuderite mund te shkojne ne limitin e gjerave dhe kjo eshte normale por e pandershme eshte favorizimi i njeres ne kurriz te tjetres..te jesh i bindir se cdo '' revolucionarizim '' ne formula 1 behet per te ulur dominancen e ferrarit..

    si perfundim shumica e tifozave italiane te ferrarit shprehen se titulli i takon Vettel sepse nuk kishte asnje parregullsi,te jesh i bindur se nese do ishte e kunderta Ferrari do bente te pamunduren per ta fituar titullin.
    harroje ate '' nuk kishte parregullsi ''..asnje nuk eshte i sigurte per kete..ti jep nje link te gazetes marca..e kupton ti cfare flamuri eshte ai ..une nuk kuptova gje..pamjet me te qarta i ka sky sport por ta leme kete gje..edhe une jam kunder dhenies se titullit ne tavoline..nese do kishte aksion verifikimi gjate gares edhe mund te justifikohej por pasi gjithcka kishte mbaruar nuk besoj se kishte kuptim..

    gjithsesi une them se sot per sot nuk ke pilot me ne forme se alonso..nese te gjithe tregohen profesioniste dhe nuk i marrin nga 10 makina para alonson nuk e konkurojne dot..flasim ne kushte te barabarta..me klecka edhe e sfidojne..


    http://en.espnf1.com/f1/motorsport/story/39074.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 05-12-2012 mė 11:14
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    ...per te penalizuar pikerisht skuadren ferrari..ferrari ishte bere e pathyeshme ne formula 1 dhe po i humbte spektakli kesaj gare..plakushit anglez nuk i konvenonte nje gje e tille pasi binte popullariteti i prones se tij dhe cka nuk beri vetem e vetem te zbriste ferrarin nga podi..shpiku teorine e nje kompanie gomash..hoqi furnizimin me karburant....
    Je vertet i bindur per keto qe thua,apo po shprehesh si nje ferrarist dhe kaq!?
    Po te permend vetem garen e fundit ne Brazil per te t'i hedhur poshte keto supozime.

    1- Mbas aksidentit te Vettel ne fillim te gares pista ishte e mbushur me mbeturinat dhe copat e makinave dhe sipas rregullores se Fia duhet te hynte menjehere ne piste ''Safety Car'' sepse pista ishte ne kushte te rrezikshme per makinat dhe vete pilotet por nuk pame asnje ''S.C''.(te jesh i sigurt per kete,SC duhet te hynte menjehere sipas rregullores)
    2- Ne menyre te cuditshme kur Alonso kerkon ''S.C'' sepse ne piste kishte mbeturina makinash ajo hyn menjehere,ne momentin kur Alonso ishte shume mbrapa dhe i 4-5 ne gare(komentatoret e Rai te cilet kuptohet per cilin bejne tifo u shprehen me dyshim per kete hyrje te ''S'' ne piste ''Sono perplesso''ishin fjalet e njerit prej tyre)
    3 - Fia denoi Hulkenberg me 20-sec duke e akuzuar per perplasjen me Hamilton ne kohen kur fajin per kete perplasje e kishte makina qe ndodhej para tyre e cila ishte nje xhiro mbrapa.
    4- Dy here alonso i kalon kthesat drejtperdrejt dhe ne njeren nga keto fitoi mjaft avantazh ndaj makines qe e ndiqte dhe do ta parakalonte,rregullorja thote qe nese nga prerja e kthesave fitohet avantazh ne piste kundrejt makines ndjekese denohesh me penallti ose detyrohesh ta lesh makinen tjeter te te kaloje dhe kjo nuk ndodhi.
    5- Massa ne start shtyn Weber mbas pareteve per te hapur pisten per alonso ne nje moment kur nuk po parakalonte dhe as kishte pjesen e pistes ne te cilen rregullorja nuk te detyron t'i hapesh rrugen makines qe ke ne krah.

    problemi nuk eshte se sa here ka mbete vetel pa pike..nuk ka qene ne gjendje te marre pike per faj te vet apo makines..une e ceka rastin e alonsos per faktin se e nxoren jashte pa te drejte te tjeret..bile ne nje rast si ai i hamiltonit thuhet se edhe ishte me dashje pasi nje pilot si hamilton edhe mund te beje aksident por te marre para 6 makina nuk kishte bere vaki..vetel nuk kishte forca per te marre pike , alonsos ja mohuan piket..ky eshte ndryshimi..
    Aksidentet jane pjese e gares dhe si te tilla nuk mund ti paraqesesh si te qellimshme sepse atehere duhet te mendojme qe Ferrari kishte paguar pilotin e asaj makine per te prishur makinen e Vettel


    ndoshta nuk e di ti por rregullat e reja e lejojne lojen ne skuader..pra jane drejtuesit ata qe vendosin strategjine ne skuader keshtu qe nuk kishte asnje arsye qe FIA te ndermerrte ndonje aksion ndaj tyre..te jesh i bindur qe vetem 0.1% shanc interpretimi te kishte ndaj ferrarit FIA dhe plaku anglez do e ndermerrnin..por ja qe nuk kishin asnje shanc..pastaj a nuk i pe veprimin e schumaker ..dhe piloteve te tjere qe nuk rivalizonin fare me vetel i duhej vendi i 6 dhe ate mori..nuk e di nese e ke pare nje gare ne brazil ku fitoi hamilton titullin boteror..ne kthesen e fundit me duket timo glock '' parakalohej '' nga hamilton ..parakalim te dukej ty..aq i duhej hamilton dhe ate mori..e njejta gje me vetel ne brazil..i duhej vendi i 6 dhe ate mori..megjiothate edhe pse duken hilera jane pjese e gares..
    E di ti se kush e ka shpikur kete ''rregull''!? Ferrari,ne nje gare ne te cilen urdheroi Barrikelon te ndalonte disa metra para finishit per t'i lene fitoren Shumacher.

    .
    te jesh i bindir se cdo '' revolucionarizim '' ne formula 1 behet per te ulur dominancen e ferrarit..
    Dominimi i Ferrarit mbaroi qe kur u terhoq Shumacher nga Formula1 i vetmi pilot qe ishte ne gjendje te zhvillonte makinen dhe ta perparonte pavaresisht se inxhinieret nuk arrinin dot kete gje,ikja e Todt ishte nje tjeter faktor,qe nga ajo kohe Ferrari eshte ne vend numero dhe ekipet e tjera ja zhvilluar.nuk kane vlere keto shfajesime qe perdorin ferraristet.
    harroje ate '' nuk kishte parregullsi ''..asnje nuk eshte i sigurte per kete..ti jep nje link te gazetes marca..e kupton ti cfare flamuri eshte ai ..une nuk kuptova gje..pamjet me te qarta i ka sky sport por ta leme kete gje..edhe une jam kunder dhenies se titullit ne tavoline..nese do kishte aksion verifikimi gjate gares edhe mund te justifikohej por pasi gjithcka kishte mbaruar nuk besoj se kishte kuptim.
    Linkun e solla per te pare ate qe shkruan gazeta ne krah te videos ''duket nje flamur jeshil'', ndesra te sky qe thua ti nuk permendet fare ky fakt qe eshte me i rendesishem per kete rast.
    gjithsesi une them se sot per sot nuk ke pilot me ne forme se alonso..nese te gjithe tregohen profesioniste dhe nuk i marrin nga 10 makina para alonson nuk e konkurojne dot..flasim ne kushte te barabarta..me klecka edhe e sfidojne..
    Vetem ne garen e fundit ishte 45-sec mbrapa dy makinave qe kryesonin dhe po garonte ne piste me kushte ne te cilat sipas vete alonsos ndjehet me i forte se te gjithe,pra nen shi ku vetem nje pilot ishte fenomen dhe ky quhej Shumacker.
    Ne tre kater garat e fundit nuk ishte ne gjendje te rrinte dhe para Mases qe drejton makinen e dyte te Ferrarit.Besoj se nuk eshte vendi te flasim per me te mirin.
    MOS I NDY TEMAT no name

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •