Xhenneti, pėrshkrimi dhe begatia e tij
1. Emrat E Xhennetit
El Xhenneh (Kopshti), Darus Selam (Vatra e Paqes), Darul Huldi (Vatra e Pėrjetėsimit), Darul Mukameh (Vatra e Qėndrimit), Xhennetul Me'va (Xhenneti Me'va-Strehuesi), Xhennatu Adn (Xhennetet Adn), Darul Hajevan (Vatra e Gjallėrisė), Firdevsi, Xhennatu En-Neim (Xhennetet tė Begatshme), El Mekam El Emin (Pozite e besuar), Mak'adus Sidki (Vend i Kėnaqshėm), Kidemu Sidkin (Pozitė e Lartė).
2. Dyert e Xhennetit
Xhenneti i ka tetė dyer. Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,:" Nė Xhennet janė tetė dyer; njė derė quhet Rejjan, nėpėr te cilėn nuk hyn askush pėrveē agjėruesve". (Sahihul Buhari, 4/111, Muslimi, 1152)
3. Gjerėsia e Dyerve tė Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Nė mes dy qepenave tė Xhennetit ėshtė distanca sikurse nė mes Mekkes dhe Hexherit, ose sikur nė mes Mekkes dhe Busras ". (Buhariu, 8/ 395, Muslimi, 193)
Poashtu ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Gjerėsia e derės sė ummetit tim, nėpėr tė cilėn hyjnė nė Xhennet, ėshtė sa gjerėsia e distancės 3 (ditėshe apo vitėshe), tė cilėn e pėrshkruan kalorėsi fenomenal. Pastaj ata do tė dendosen (shtyhen pėr nė dyert e Xhehennemit) gati sa edhe shpatullat (supet, krahėt) do t'iu bien". (Tirmidhiu, 2548, Bejhekiu, 237)
4. Distanca nė mes Dyerve
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nuk ka distancė nė mes dy dyerve prej tyre (tetė dyerve tė Xhennetit) e tė mos jetė sa distanca, tė cilėn e pėrshkruan kalorėsi pėr 70 vite kalėrim". (E kanė transmetuar Abdullahu dhe Taberiu)
5. Pozitat dhe Gradat e Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Xhenneti i ka 100 shkalle (grada, pozita, kate); (distanca) nė mes tė ēdo dy shkallėve (kateve) tė tij ėshtė sikurse (distanca) nė mes qiellit dhe tokės". (Buhariu, 6/11)
Poashtu ka thėnė: "Banoret e Xhennetit do t'i shohin banorėt e dhomės (pallatit, katit ta lartė) ashtu siē i shihni ju yjet nė horizontin qiellit". (Buhariu, 11/416, Muslimi, 2830)
6. Pėrshkrimi i Begative dhe Banorėve tl Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nėse e lutni Allahun, atėherė luteni pėr Firdevsin (emėr xhenneti), sepse ai ėshtė vend nė mes tė Xhennetit; mbi tė ėshtė Xhennet, pėrmbi tė ėshtė Arshi i Rrahmanit (Allahut) dhe prej tij burojnė lumenjtė e Xhennetit". (Buhariu, 13/377, Tirmidhiu, 3506, Ahmedi, 2/ 404)
7. Toka, Dheu, Rėra dhe Ndėrtesat e Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " (Ndėrtesat e tij janė) Tulle nga ari e tulle nga argjendi, llaēi i tij (i cili vihet ndėrmjet tullave, qė ta mbajnė njėra tjetrėn) ėshtė misk (parfum), rėra e saj ėshtė rubin dhe margaritarė (gurė i ēmuar), dheu i tij ėshtė vers (bimė e verdhė me erė tė bukur, me tė cilėn ngjyroset) dhe shafran; kush hyn nė tė pėrjetėsohet dhe nuk vdes (kurrė), begatohet dhe nuk ndihet keq (i mjeruar, varfėr); rinia e tyre nuk kalon kurrė, rrobat e tyre nuk vjetėrsohen kurrė". (Ahmedi, 2/ 305)
Poashtu ka thėnė: "Pastaj me futėn nė Xhennet, kur ja nė tė kishte kube tė margaritarit, kur ja dheu i tij ishte nga misku". (Buhariu, 6/ 374, Muslimi, 163)
8. Tendat dhe Shatorėt e Banorėve te Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nė Xhennet ėshtė njė tėnde nga margaritari i gjerė; gjerėsia e te cilit ėshtė 60 mile. Nė ēdo kėnd tė tij ka njerėz (familje), tė cilėt nuk e shohin njėri-tjetrin, ndėrsa rreth tyre sillen besimtarėt ". (Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)
Poashtu ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Tenda ėshtė margaritar i madh; gjatėsia e tij vertikalisht ėshtė 60 mila. Nė ēdo kėnd tė tij ka anėtarėt (tė familjes sė) besimtarit, tė cilėt nuk i shohin tė tjerėt". (Muslimi teksti ėshtė i tij-, Buhariu)
Thotė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Vėrtet nė Xhennet ka dhoma, nga tė gjitha llojet e xhevahirit. Forma e jashtme e tyre shihet nga brenda sikurse qė brendėsia e tyre shihet nga jashtė. Nė to ka dhunti dhe kėnaqėsi (dėfrime), tė cilat syri nuk i ka parė dhe as veshi nuk i ka dėgjuar". (Bejhekiu, 253, Ebu Neimi ne El Hilje, 2/ 356)
9. Pemėt e Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nė Xhennet ka pemė, hijen e sė cilės kalorėsi nuk mund ta pėrshkojė pėr 100 vite". (Buhariu, 11/ 415, Muslimi, 2827)
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė: "Nuk ka pemė nė Xhennet e tė mos e kėtė trungun prej ari". (Tirmidhiu, 2525)
Njė njeri e kishte pyetur Pejgamberin, Alejhi selam: "O i dėrguari i Allahut? ēka ėshtė Tuba? Tha: Pemė nė Xhennet, gjatėsia e sė cilės ėshtė 100 vjet ecje. Rrobat e banorėve tė Xhennetit dalin (prehen prej) mėngėve tė saj". (Ahmedi, 3/71)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kur njeriu ta marrė ndonjė fryt prej Xhennetit, (menjėherė) nė vend tė saj kthehet tjetra (dhe e plotėson atė duke mos mbetur bosh aty asgjė)". (Taberiu, Bezzari)
Pejgamberi, Alejhi selam, njė ditė iu tha sahabeve te tij: A nuk ka ndonjė tė interesuar pėr Xhennet?!, sepse si Xhenneti nuk ka asgjė. Pasha Zotin e Qabes! Xhenneti ėshtė nur (dritė) qė rrezaton, rejhanė (borzilok-bimė) qė lėkundet, pallat i ndėrtuar, lum i rrjedhur, fryte (pemėsh) tė shumta e tė pjekura, grua tė bukur, rroba tė shumta, nė vendin e pėrhershėm nė begati dhe bukuri (tė fytyrės), nė shtėpi tė larta, komode dhe tė bukura. Thanė: O i dėrguari i Allahut! Ne jemi tė interesuar (seriozisht) pėr to. Tha: Thuani: Nėse do Allahu! Pastaj pėrmendi Xhihadin dhe nxiti pėr tė". (Ibni Maxhe, Ibni Ebi Dunja, Bezzari, Ibni Hibbani ne sahihun e tij, Bejhekiu)
10. Lumenjtė e Xhennetit dhe Shtrati i Tyre
Enes Bin Maliku transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė: " pastaj mu ngrit (prezantua) Sidretul Muteha-ja, kur ja frutat e saj ishin sikur vorbė hexheri, gjethet e saj ishin sikur vesh elefanti. Tha: Kjo ėshtė Sidretu El Muntehaja Kur ja katėr lumenj: dy tė padukshėm dhe dy tė dukshėm. Thashė: ē'janė kėta tė dy o Xhibril? Tha: Sa iu pėrket kėtyre dy tė padukshmeve, janė dy lumenj nė Xhennet, ndėrsa sa iu pėrket kėtyre dy tė dukshmeve, janė Nili dhe Eufrati ". (Buhariu)
Enes Bin Maliku rrėfen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė: " Derisa unė isha duke ecur nė Xhennet, kur ja njė lum, brigjet (anėt) e tė cilit ishin kube margaritarėsh tė gjerė. Thashė: ēka ėshtė ky o Xhibril? Tha: Ky ėshtė Kevtheri, tė cilin ta ka dhėnė Zoti yt! Tha: Meleku i ra e (futi) dorėn e vet kur ja dheu i tij ishte misk (parfum) me erė tė kėndshme". (Buhariu, 6/ 463)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nė Xhennet ėshtė deti i ujit, deti i mjaltės, deti i qumėshtit dhe deti i verės, pastaj (pas hyrjes sė banorėve tė Xhennetit nė Xhennet), gufojnė lumenj (tjerė)". (Tirmidhiu)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kevtheri ėshtė lum nė Xhennet, brigjet (anėt) e tė cilit janė nga ari ndėrsa rrjedha e tij ėshtė nėpėr margaritarė dhe korund (guri i ēmuar). Dheu i tij ėshtė mė i mirė (kėndshme) se sa misku, uji i tij ėshtė mė i ėmbėl se sa mjalti dhe mė i bardhe se sa bora". (Tirmidhiu, 3361)
11. Shtretėrit e Banorėve tė Xhennetit
Pejgamberi, Alejhi selam, nė koment tė ajetit: "Edhe shtretėr tė lartė (ose gra tė larta)". (Wakia, 34) ka thėnė: "Distanca nė mes dy shtretėrve ėshtė sikur distanca nė mes qiellit dhe tokės". (Ahmedi, 3/ 75, Tirmidhiu, 2540)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Lartėsia e tyre (shtretėrve) ėshtė distanca vertikale nė mes qiellit dhe tokės ndėrsa largėsia (distanca horizontale) nė mes tyre ėshtė 500 vjet". (Tirmidhiu, 2540)
12. Rrobat e Banorėve tė Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " dhe sikur tė shfaqej ndonjė njeri prej banorėve tė Xhennetit dhe t'i dukeshin bylyzykėt e tij, do ta shuante dritėn e diellit ashtu siē dielli shuan dritėn e yjeve". (Tirmidhiu, 2538, Ebu Neim, 266)
Pejgamberi, Alejhi selam, nė pėrshkrimin e rrobave tė banorėve tė Xhennetit ka thėnė: " Janė tė veshur me bylyzykė ari dhe argjendi, janė tė kurorėzuar (nė kokė me kurora) margaritar(ėsh). Kanė (mbi kokė) kurora tė ngjitura nga margaritari dhe korundi (guri i ēmuar), mbi kokė kanė kurore sikurse kurora e mbretėrve, (janė) tė rinj djalosharė, me qėpalla tė lyera (me kuhl)". (Ibni Kethiri nė En Nihaje, 2/ 442, Ebu Neim, 267)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Nuri (drita nė ditėn e gjykimit) pėrshkon besimtarin aty ku e ka pėrshkuar abdesi". (Muslimi, 250)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam: Njeriu do tė shtrihet nė Xhennet 70 vite para se tė transferohet (nė banesėn e tij), pastaj i vie gruaja e tij dhe e prek nė krahė. Shikon fytyrėn e tij nė faqen e saj, mė tė kthjelltė se sa pasqyra. Margaritari mė i vogėl i saj ndriēon ēka ka mes lindjes dhe perėndimit. E pėrshėndet me selam. Tha: Ky ia kthen selamin dhe e pyet: Kush je ti? Thotė: Unė jam shtesa (shpėrblimi shtesė). Ajo do t'i kėtė 70 pale rroba, mė e ulta nė vlerė ėshtė sikurse lule tė ēeja (animoni) i Tuba-sė (pemės nė Xhennet ose vet Xhennetit). Ia lėshon shikimin derisa ai depėrton nė brendėsi saqė shef edhe palcėn e kėrēikės sė saj. Ajo do tė kėtė kurora, margaritari mė i vogėl me vlerė i tė cilave, mund ta ndriēoje ēka ka mes lindjes dhe pėrėndimit". (Ahmedi, 3/75, Harmele ne En Nihaje, 2/ 445)
13. Ushqimi i Banorėve tė Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Hanė dhe pinė banorėt e Xhennetit nė tė ndėrsa nuk kryejnė nevojėn e madhe fiziologjike, nuk fshijnė qurrat si dhe nuk urinojnė, porse ushqimi i tyre ėshtė zėri, i cili buron nga lukthi kur tė mbushet e ushqim, (i cili ėshtė) sikurse djersėt (rrjedhat) e miskut; frymėzohen pėr tesbih (Subhanallah) dhe hamd (Elhamdulilah) ashtu siē frymėzoheni pėr frymėmarrje". (Muslimi, 2835)
Ibni Omeri, nė koment tė ajetit: " Atyre u shėrbejnė me enė e gastare nga ari, ". (Zuhruf, 71) ka thėnė: Sillen rreth tyre me shtatėdhjetė edhe (sinia) tė arit; ēdonjėra ka njė ngjyrė, tė cilėn shoqja nuk e ka". (Bejhekiu, 321)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nė Xhennet, ti do ta shikosh shpendin duke fluturuar dh ke dėshirė qė ta has kėshtuqė ai tė bie para duarve i pjekur". (Bezzari, Bejhekiu, 318, Ebu Ja'la, 6/ 155)
14. Lėnda, prej sė cilės janė krijuar Hyritė
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Hyritė symėdha janė krijuar nga shafrani". (Ebu Neim, 384, Hatib El Bagdadi ne Tarihu Bagdad, 7/99)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Rrezaton njė dritė nė Xhennet ndėrsa njerėzit ngrisin kokat tė shkojnė se ēka ėshtė, kur ja, drita kishte rrezatuar nga goja e njė hyrie symadhe, e cila kishte qeshur nė fytyrėn e burrit tė saj". (Ebu Neim, 381)
Enesi transmeton merfuan se: "Sikur njė Hyri Symadhe tė pėshtynte nė shtatė detėra do tė ėmbėlsoheshin detėrat nga ėmbėlsia e gojės se saj, si dhe hyritė symėdha janė krijuar nga shafrani". (Ebu Neim, 386, Ibni Ebi Dunja)
Ahmed Bin Ebu El Havariu transmeton se Xha'fer Bin Muhammedi i kishte rrėfyer se si dy tė urtė ishin takuar dhe njėri kishte pyetur tjetrin: "A pėrmallohesh pėr hyritė symėdha? Jo -ia kishte kthyer. Pėrmallohu pėr to sepse drita (nuri) i fytyrave tė tyre ėshtė prej Nurit tė Allahut- ia ktheu pyetėsi. Me tė dėgjuar kėtė, njeriut i ra tė fikėt, dhe ashtu tė pavetėdijshėm e bartėn nė shtėpi, ku pėr njė muaj tė plotė e vizitonim (sepse nuk mund tė kthjellej mirė).
Ibni Abbasi ka thėnė: "Ne Xhennet ėshtė njė lum, i cili quhet Bejdah; mbi tė ka kube diamanti ndėrsa nėn tė hyri tė krijuara. Thonė banorėt e Xhennetit: Ejani tė shkojmė tek Bejdahi! Shkojnė dhe i shikojnė ato. Nėse ndonjėri prej tyre pėlqen ndonjė robėreshė (hyri) e prek nė dorė dhe ajo e pason atė". (Ebu Neim, 382)
Ka thėnė Ibni Mes'udi: "Nė Xhennet ėshtė njė hyri, tė cilėn e thėrrasin El Lu'beh (Kukull). Tė gjitha hyritė e Xhennetėve mahniten nga bukuria e saj; e rrahin nė krah dhe i thonė: Lum pėr ty oj Lu'beh! Po ta dinin kėrkuesit tu (kėtė bukuri) do tė tregoheshin shumė tė zellshėm. Nė mes dy syvė i shkruan: Kush kėrkon njė grua sikurse unė, le tė punojė sipas kėnaqėsisė sė Zotit tim!". (Kurubiu ne Et Tedhkir, f: 477)
15. Vlera e Grave tė Dunjasė
Ummu Seleme transmeton: Thashė: O i dėrguari i Allahut! Mė njofto pėr domethėnien e fjalės sė Allahut: "Tė dashuruara (pėr burrat e vet), tė njė moshe". (Wakia, 37)? Tha: Ato janė gratė, tė cilat kanė vdekur nė dynja plaka me sekrecion nė sy dhe tė thinjura. Allahu i ka krijuar pas moshės sė shtyrė dhe i ka bėrė virgjėresha, Uruben (tė dashura): tė dashura, tė sjellshme, Etraben (tė njė moshe): tė lindura (krijuara) nė tė njėjtėn kohė. Thashė: O i dėrguari i Allahut! A janė mė tė mira gratė e dunjasė apo hyritė symėdha? Tha: Gratė e dunjasė janė mė tė mira se sa hyritė symėdha. Kjo i ngjan shembullit tė vlerės sė asaj qė duket ndaj asaj qė nuk duket. Thashė: O i dėrguari i Allahut! Me ēka e kanė fituar kėtė epitet? Tha: Me namazin, agjėrimin dhe adhurimin e tyre pėr Allahun, subhanehu ve teala. Fytyrat e tyre ua ka veshur Allahu me dritė (nur), trupin e tyre me mėndafsh; me ngjyrė tė bardhė, rrobat ngjyrė tė gjelbėr ndėrsa stolitė ngjyrė tė verdhė, temjani (mjeti, me tė cilin pafrymosen) ėshtė nga margaritarėt, krehrit e tyre janė nga ari, thonė: Ne jemi tė pėrjetshme dhe nuk vdesim, ne jemi tė begatshme dhe nuk varfėrohemi kurrė, ne jemi vendase dhe nuk bėhemi nomade kurrė, ne jemi tė kėnaqura dhe nuk hidhėrohemi kurrė, lum pėr atė qė jemi pėr tė e ai qė ėshtė pėr ne!". (Taberaniu)
16. Shtatėzania dhe Lindja nė Xhennet
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kur besimtari ta dėshirojė femiun nė Xhennet, do tė jetė nė orėn apo ēastin, nė tė cilin dėshiron, por nuk dėshiron". (Hafidh Ed Dija El Makdesijj ka thėnė se hadithi ėshtė sipas kushtit te Muslimit. Shiko: En Nihaje, 2/ 467)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Banorit tė Xhennetit do t'i lind fėmiu si tė dėshirojė kėshtuqė shtatėzania, gjidhėnia dhe rinia e tij do tė jenė pėrnjėherė". (Ebu Neim, 2/ 124)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Vendi sa njė kamxhik ne Xhennet ėshtė mė me vlerė se sa tėrė dynjaja dhe ēka ka nė te". (Buahriu, 6/ 397)
Krijoni Kontakt