Autor: Ibn Kajjim el-Xheuzijjeh
Shkėputur nga libri i tij, Hadiul-Eruah ila Biladil-Efrah
(bot. Daarul-Hadijth, Kajro, 2001)
Xhenetet e Kėnaqėsisė
Thotė i Lartėsuari:
Me tė vėrtetė ata tė cilėt besuan dhe bėn vepra tė mira pėr ta ka Xhenetet e Kėnaqėsisė. (Lukman, 8)
Xhennat ky emėr gjithashtu ėshtė gjithpėrfshirės pėr tė gjitha Xhenetet dhe pėr tė gjitha llojet e mirėsive qė gjenden nė to, siē janė ushqimet, pijet, veshjet, pejsazhet, parfumeve tė mira, pamjet e kėnaqshme, banesat e gjera, si dhe kėnaqėsi tė tjera, qofshin tė dukshme apo tė padukshme.
[Marrė nga libri Hadiul-Eruah Ila Biladil-Efrah i Ibn Kajim el Xheuzije, fq.92]
Kuptimi i Fjalės sė Allahut:
Me tė vėrtetė tė devotshmit janė nė el Mekam el Emin (njė vend tė sigurtė).
Ka thėnė Allahu i Lartėsuar: Me tė vėrtetė tė devotshmit janė nė el Mekam el Emin (njė vend tė sigurtė). [Dukhan, 51]
El Mekam: ėshtė vendi i qėndrimit, kurse El Emin: ėshtė siguria nga ēdo gjė e keqe dhe e urryer ky vend ka pėrmbledhur tė gjitha cilėsitė e sigurisė. Ai ėshtė i siguruar nga zhdukja, prishja dhe nga ēdo lloj shqetėsimi. Kurse banorėt e atij vendi janė tė siguruar nga dalja prej tij, nga skamja dhe trishtimi. Kėtė e vėrteton dhe fjala e Allahut Beledul Emin (qytet i sigurtė). [Tin, 3]. Qytet, nė tė cilin janė tė siguruar banorėt e tij nga frika qė kanė njerėzit e tjerė jashtė tij.
Medito si e ka pėrmendur i Pėrsosuri nga ēdo e metė fjalėn siguri nė Fjalėn e tė Lartėsuarit: Me tė vėrtetė tė devotshmit janė nė el Mekam el Emin (njė vend tė sigurtė). Dhe nė Fjalėn e tė Lartėsuarit: Thirren nė tė pėr ēdo frut tė sigurtė. (Dukhan, 55) - ka bashkuar mes sigurisė sė vendit dhe sigurisė sė ushqimit. Ata nuk frikėsohen nga mbarimi i frutave dhe as se mos u sjellin ndonjė pasojė a dėm nga konsumimi i tyre dhe nga jashtqitja. Gjithashtu, ata janė tė siguruar nga vdekja sepse ajo nuk u vjen kurrė.
[Marrė nga libri Hadiul Eruah Ila Biladil Efrah i Ibn Kajim El Xheuzijeh, fq.93]
Pėrkujtimi qė bėjnė banorėt e Xhenetit me njėri-tjetrin
pėr ato gjėra qė kanė ndodhur nė dunja
Ka thėnė i Lartėsuari:
Ata drejtohen nga njėri-tjetri duke pyetur. Thotė njėri prej tyre: unė kam pasur njė shok tė ngushtė. [Saffat, 50-51]
Dhe ka thėnė: Drejtohen nga njėri-tjetri duke pyetur. Thonė: Ne ishim mė pėrpara nė familjen tone tė frikėsuar dhe Allahu me Mirėsinė e Tij ndaj nesh na ruajti nga dėnimi i hidhur. [Tur 25-27]
Ka pėrmendur ibn Ebi Dunja nga hadithi i Rabij ibn Subejh, nga Haseni, nga Enesi duke e ngritur (hadithin deri tek i Dėrguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):
Kur tė hyjnė banorėt e Xhenetit nė Xhenet, tha: Atyre do tu vijė mall pėr vėllezėrit e tyre dhe kėshtu i afrojnė venduljet e tyre pranė njėri-tjetrit, vazhdojnė kėshtu me rradhė derisa tė bashkohen tė gjithė dhe do qėndrojnė tė shtrirė nė ijė dhe i thotė njėri prej tyre tjetrit: A e di kur na fali Allahu neve.?I thotė shokut tė tij: Po nė atė ditė, nė atė vend (duke pėrshkruar), iu lutėm Allahut dhe Ai na fali.
Kur i mbarojnė sė pėrmenduri ēka kishte ndodhur mes tyre, ata fillojnė tė pėrmendin ēėshtjet e diturisė nė tė cilat kanė patur keqkuptime mes tyre, si nė kuptimin e Kuranit dhe Sunetit, nė saktėsinė e haditheve, ēfarė ishte me parėsore dhe mė e pėrshtatshme. Vėrtet, pėrkujtimi i kėtyre gjėrave nė dunja ishte mė e kėnaqshme sesa ngrėnia dhe pirja dhe marrdhėnia me gruan. Dhe pėrkujtimi i kėtyre gjėrave nė Xhenet ėshtė akoma mė e kėnaqshme dhe me kėtė kėnaqėsi veēohen Njerėzit e Dijes dhe dallohen me tė nga njerėzit e tjerė.
[Marrė nga libri Hadiul Eruah Ila Biladil Efrah i Ibn Kajim El Xheuzijeh, fq.338]
Krijoni Kontakt