Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Zbardhet videoja 2, ku ndahen 70 mijë euro mbi tavolinë

    Zbardhet videoja 2, ku ndahen 70 mijë euro mbi tavolinë

    MAPO

    Habjon Hasani 17-02-2011 10:35


    Tiranë- Videoja e dytë e Dritan Priftit, e zbuluar nga eksperti amerikan, ku ai shfaqet duke ndarë 70 mijë euro me ish-vartësin e tij, konsiderohet një provë e pakontestueshme mbi këtë aferë korruptive. Videoja e fshirë nga lap-topi i Priftit, e rikuperuar më pas nga eksperti amerikan Glen Bard, jep shumë detaje, të qarta në figurë dhe në zë, mbi gjithçka që ka ndodhur në banesën e ish-ministrit Dritan Prifti, pasditen e 11 marsit 2010. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se videoja prej rreth 30 minutash është mjaft e qartë nga pikëpamja teknike, ndaj edhe thirrja e Priftit për të dhënë shpjegime mbi të ka qenë e panevojshme në këtë fazë të hetimit. Të paktën në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor, pasi e ka parë e analizuar atë. Sipas burimeve të rezervuara, mësohet se dy elementë teknikë të rëndësishëm, audio dhe video, janë të një cilësie mjaft të mirë, shumë më të qarta se video Meta-Prifti, zërin e së cilës eksperti amerikan nuk ka arritur dot të pastrojë të gjithin.

    Po përtej këtyre detajeve teknike, çfarë është biseduar mes Dritan Priftit dhe ish-zv. ministrit Leonard Beqiraj, në këtë video të zbuluar krejt papritur? Burime të rezervuara i thanë MAPO-s se fillimisht shfaqet ish-ministri Prifti, duke ndezur kameran regjistruese, e cila ka qenë e vendosur në të njëjtën orë me të cilën është bërë edhe regjistrimi i video-përgjimit Meta-Prifti. Ambienti këtë herë është dhoma e ndenjes në apartamentin e Dritan Priftit, ku shfaqet zv. ministri Leonard Beqiri. Biseda mes tyre, para se mbi tavolinë të “hidhej” një shumë e konsiderueshme parash, ka qenë e shkurtër.

    Ç’është më e rëndësishme, gjithë shuma e parave, që sipas hetimit janë rreth 70 mijë euro, janë vendosur mbi tavolinë, ndërsa Leonard Beqiri i bënte me dije shefit të vet të asaj kohe se këto para janë për ta. Fillimisht, ish-ministri Dritan Prifti ka refuzuar marrjen e parave. Gjatë bisedës së përgjuar mes dy personazheve, Prifti ka përmendur edhe emrin e kreut të LSI-së, Ilir Meta. Por përgjigjja e Leonard Beqirit e ka bindur më pas të pranojë pjesën e vet të parave. Burimet pohojnë se ish-zv.ministri Leonard Beqiri thotë se paratë janë për ta, duke nënkuptuar që Ilir Meta nuk duhej të ngatërrohej me këtë çështje. Gjatë gjithë kohës që është zhvilluar kjo bisedë, sipas pamjeve filmike, shuma prej 70 mijë eurosh ka qëndruar mbi tavolinë, derisa ish-ministri Prifti ka pranuar në heshtje të marrë pjesën e tij. Pas këtij momenti, biseda shef-vartës ka vijuar me të dhëna të tjera, përmbajtja e të cilave u paralajmërua dy ditë më parë nga vetë z. Prifti, i cili tha se kjo video është shembulli më i mirë për të vërtetuar bisedat në video-përgjimin mes tij dhe Ilir Metës.

    Sipas Prokurorisë, gjithë pjesa tjetër e bisedës mes Beqirit dhe Priftit përmban idicie të rëndësishme për afera të tjera korruptive, që do të përdoren gjatë hetimit të çështjes dhe për këtë arsye ato janë mbajtur konfidenciale, të paktën momentalisht. Burime të rezervuara thanë se pjesa më kryesore e videos, është momenti i ndarjes së parave mes dy personave që shfaqen në video, provë kjo e mjaftueshme për të ngritur akuzë penale ndaj dy protagonistëve të videos, të cilët fillimisht do të thirren për të dhënë shpjegime rreth episodeve të shfaqura në filmimin e fshirë nga lap-topi i ish-ministrit Dritan Prifti.
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    mendja ma merr se ditet qe vine do te behet publike dhe ky filmi "hard" ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Une uroj qe te jete ashtu si thote mapo.
    Por pa e pare si pame Ilir Meten seshte mire te gezohet askush se ne nje vend me shume genjeshtra si Shqiperia asgje nuk mund te besohet.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    jani .... po e perseris edhe nje here .... filmi eshte "hard" .... nuk eshte per ty ....


    eh c'po na shohin keta si .... aman ore aman .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po le te jete hard more, boll silleni ketu ta shofim se sa per hard ka interenti sa te duash.
    Te shofim hardin e dritan te "pakorruptuarit" njehere.
    Albania Uber Alles

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Fiesta
    Anëtarësuar
    23-01-2011
    Postime
    157
    Foto imagjinare - por edhe origjinali nuk mund te jen ma ndryshe besoj .


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Neser ne ora 16 do te projektohet videoja e Dritanit ne bulevard, e gjithe qytetaria do te mbetet me goje hapur nga "lufta antikorrupsion" e tij.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •