Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Integrimi i Shqiperise ne BE

    Kemi diskutuar ne shume tema si psh: A duhet te hyje Shqiperia ne BE? A duhet te liberalizohen vizat me BE? Etj etj.

    Tashme qe jemi ne nje proēes te pakthyeshem te integrimit te Shqiperise ne BE, mendova te hapim kete teme ku te sjellim ketu te gjitha lajmet qe kane te bejne pjese me kete integrim, si dhe opinionet tona mbi rrugen qe duhet te ndjeke klasa jone politike per te pershpejtuar kete Integrim.
    Jane hedhur hapat e pare te ketij integrimi, siē mund te permendim nenshkrimin e MSA-se mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian, anetaresimin e Shqiperise ne NATO, liberalizimin e vizave me zonen Shengen etj.
    Tashme klasa politike Shqiptare duhet te ndjeke disa hapa dhe rekomandime te BE, ne menyre qe Shqiperia te behet pjese e ketij unioni gjigand.

    Le te shpresojme qe Shqiperia te permbushe sa me pare detyrimet qe i jane caktuar dhe pastaj te gjithe Shqiptaret te perfitojne te derjtat e barabarta me qytetaret e Bashkimit Europian.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Bregu letėr opozitės pėr 12 rekomandimet e BE-sė

    Ministria e Integrimit Majlinda Bregu i ka dėrguar ditėn e sotme njė letėr opozitės pėrsa i takon 12 rekomandimeve tė BE-sė. Ndėrkaq, nė pėrmbajtjen e kėsaj letre ėshtė bashkėpunimi mes palėve, opozitė-maxhorancė. Ja pėrmbajtja e letrės:

    "Sikurse jeni nė dijeni, opinioni i KE-sė pėr Shqiperinė i dorėzuar nė datėn 9 nėntor 2010, u shoqėrua me njė grup prej 12 prioritetesh. Qeveria shqiptare ka pėrgatitur njė plan veprimi pėr adresimin e kėtyre prioriteteve, i cili u miratua nga Komiteti Ndėrministror pėr Integrimin Europian mė datė 31 janar 2011.

    Nė funksion tė mbarėvajtjes sė zbatimit tė kėtij plani veprimi dhe nė pėrmbushje tė detyrave tona tė pėrbashkėta institucionale nė kuadėr tė procesit tė Integrimit tė vendit nė Bashkimin Evropian, po ju pėrcjell planin e veprimit pėr plotėsimin e Rekomandimeve tė Opinionit tė Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė, duke ju ftuar qė tė punojmė sė bashku pėr monitorimin e zbatimit tė kėtyre prioriteteve".

    Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar se Shqipėria ka njė problem madhor qė lidhet me klasėn politike.

    "Ora News"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Lidington: Zgjidhni nė mėnyrė paqėsore ngėrcin politik

    Duke folur per meritat e zgjerimit te BE-se, gjate nje vizite ne Viene, Ministri per Europen David Lidington komentoi edhe situaten ne Shqiperi.

    “Ne nė Britani ishim dhe jemi shumė entuziastė pėr zgjerimin, pėr shkak se ai ndėrton siguri, stabilitet dhe prosperitet nė tė gjithė Europėn. Unė besoj se do tė ishte gabim i madh te linim kėtė moment tė na ikte nga duart. Nė njė botė qė ndryshon, me njė peshė ekonomike dhe politike qė anon nė drejtim tė lindjes, Bashkimi Europian do tė mbetet i fortė vetėm nėse, ėshtė nė gjėndje tė shikojė drejt tė ardhmes, dhe vazhdon tė rritet.

    Ne duam tė shohim Ballkanin Perėndimor pėrsėri nė Europė, duke zgjeruar kėshtu stabilitetin dhe suksesin nė njė pjesė tė botės ku konflikti ėshtė ende i freskėt nė kujtimet tona.
    Pėr tė arritur kėtė unė besoj se qeveritė e Ballkanit Perėndimor kanė nevojė tė shfaqin njė udhėheqje tė vėrtetė politike dhe tė demonstrojnė hapa konkretė pėr tė pėrmbushur kriteret e anėtarėsimit. Ne jemi shumė tė qartė se rajoni duhet tė pėrmbushė kėto kritere. Ne nuk do tė tolerojmė t`i pėrshtaten kriteret rajonit.

    Por ne na duhet tė mbeshtetim angazhimet e tyre duke siguruar pėrkrahje, inkurajim dhe asistencė teknike pėr Ballkanin Perėndimor.
    Siē e dini vendet e Ballkanit Perėndimor kanė bėrė pėrparim tė mirė, edhe pse problemet mbeten. Bashkimi Europian ka njė rol tė rėndėsishėm nė pėrkrahjen e kėrkimit tė zgjidhjeve pėr kėto probleme.

    Njė shembull i tretė tregues ėshtė situata e brendshme nė Shqipėri, ku njė qasje e bashkėrenduar Europiane dhe ndėrkombėtare ėshtė vendimtare.

    Ambasadori Lajcak ka qenė i rėndėsishem nė ditėt e fundit duke u pėrpjekur pėr tė qetėsuar njė krizė te rrezikshme politike. Ne tani duhet tė kėrkojmė nga udhėheqėsit politikė tė Shqipėrisė tė zgjidhin nė mėnyrė paqėsore ngėrcin e gjatė politik nė atė vend dhe tė rivendosin Shqipėrinė nė rrugėn e procesit tė anetaresimit ne BE.

    Ky ėshtė vizioni britanik i nje Europe dinamike dhe vizionare. Unė shpresoj tė jetė e qartė pėr ju se ne e shohim kėtė si njė axhendė thellėsisht pozitive dhe jo negative. Ajo ėshtė e fokusuar nė njė objektiv tė pėrbashkėt strategjik: njė kontinenti Europian i ribashkuar, i begatė dhe i sigurt nė skenėn botėrore.

    Sigurisht punėt e Bashkimit Evropian mund tė pėrmirėsohen, dhe ne jemi tė vendosur tė jemi tė angazhuar pėr ta bėrė kėtė, por ndalimi i vrullit tė zgjerimit nuk ėshtė absolutisht zgjidhje e problemeve tė brendshme tė Europės" tha me tej Lidington.

    "Ora News"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Saliu e futi Shqiperine ne BE..

    Kam prova vete..

    U nis nje plak nga shpia vet.. nje dizaj.. .. e pa viza fare vetem me pasaporte te qytetarit.. drejt e ne RINAS..

    plaku me bastun duke u dridhur..

    ku vete xhaxha i than policet e Saliut ne aeroport..

    Ne kopen hagen tha plaku..

    e morren plakun me nji karroce e viu fiu drejt e tek sportelet.. tak fak sportelet ja mbarun punen per 2 minuta.. as e pyeten as e zhbiriluan..as ku po shkon as kush te pret.. e drejt plakun e cuan ne aeroplan.. gjith kujdes policet e Berishes.. dhe kuptonet dhe te atij direktorit te aeroportit..

    asnje qindark tha ki plaku nuk me kerkun per bezdin qe u shkaktova tha..
    vete tha ne Budapest tha.. dhe aty tha ca gra police mo morren e fiuuuuu me karroc drejt e ne sallen e prtjes.. hypa prap tha e fiuu drejt kophagenit.. dhe aty tha.. nje police daneze tha me hypi ne maqin tha e fiuuuu neper aeroport e ne dor te mikut qe e priste plakun nga shqiperia..

    ka me bukur..

    rroft Saliu tha Plaku..

    kjo i plas bllokqenerit..

    plasni mor krimba..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    se harrova.. rroft lul basha.. ky xhentelmen i pa shoq..

    lum nena qe e ka bere..

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Kemi diskutuar ne shume tema si psh: A duhet te hyje Shqiperia ne BE? A duhet te liberalizohen vizat me BE? Etj etj.

    Tashme qe jemi ne nje proēes te pakthyeshem te integrimit te Shqiperise ne BE, mendova te hapim kete teme ku te sjellim ketu te gjitha lajmet qe kane te bejne pjese me kete integrim, si dhe opinionet tona mbi rrugen qe duhet te ndjeke klasa jone politike per te pershpejtuar kete Integrim.
    Jane hedhur hapat e pare te ketij integrimi, siē mund te permendim nenshkrimin e MSA-se mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian, anetaresimin e Shqiperise ne NATO, liberalizimin e vizave me zonen Shengen etj.
    Tashme klasa politike Shqiptare duhet te ndjeke disa hapa dhe rekomandime te BE, ne menyre qe Shqiperia te behet pjese e ketij unioni gjigand.

    Le te shpresojme qe Shqiperia te permbushe sa me pare detyrimet qe i jane caktuar dhe pastaj te gjithe Shqiptaret te perfitojne te derjtat e barabarta me qytetaret e Bashkimit Europian.
    Shqiperia eshte shume larg BE-se tani per tani. Ketu ne Bruksel, perfaqesuesit e BE-se dhe donatore te ndryshem jane shume te inatosur me Shqiperine dhe shume nuk duan te merren me me te. Disa persona ketu me kane thene qe nuk duan te kene te bejne me me Shqiperine, se jane shume me nerva pasi kane investuar 20 vjet ne Shqiperi me dhe se vitet e fundit treguan qe Shqiperia eshte shume larg BE-se...

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Edvin83, jam dakort qe Shqiperia ne keto momente nuk i ka marredheniet e mira me BE, per shkak te gjithe atyre qe ndodhen e qe kulmuan me 21 Janarin.

    Por, pas disa takimeve e vizitave te zyrtareve shume te larte te BE si dhe USA, si dhe vizites qe pritet te beje baronesha Ashton ne Shqiperi rreth javes tjeter, pritet qe gjerat te fillojne te levizin nga ana tjeter, pra nga kahu pozitiv.

    Jam dakort qe shume biznesmene te fuqishem si dhe sipermarrje te ndryshme europiane jane irrituar me Shqiperine, dhe besoj se pika kulminante e tyre ishte mos kalimi i ligjit per Gjykatat Administrative. Kjo ishte dhe nje nga turpet e Parlamentit Shqiptar. Megjithese te gjithe partneret tane strategjik, SHBA dhe BE e me gjere, kerkuan me ngulm kalimin e ketij ligji dhe krijimin e Gjykates Administrative, madje garantuan te investonin te gjithe vleren monetare qe duhej per ngritjen e strukturave te saj pas miratimit te ligjit, Parlamenti yne nuk arriti ta kalonte. Ne kete pike, bizneset e sipermarrjet e huaja humben besimin per ndihmen qe mund t'i jepte shteti shqiptar sipermarrjeve te tyre qindra milione euro qe kane bere ne Shqiperi.

    Une mendoj se kjo eshte gjeja e pare qe Parlamenti yne duhet te beje. Mendoj se nese dy palet do te ulen per te diskutuar per krizen, perveē bisedimeve rreth zgjedhjeve dhe transparences, duhet te kene si rend te dites dhe kte gjykate, ēka do te bente qe BE dhe USA ta shikonin me nje tjeter sy Shqiperine dhe te besoni se realisht Shqiperia do te beje hapa perpara ne integrimin e vendit.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #8

    Nuk e kisha fjalen per biznesmene..por per politikane te BE-se dhe donatore te BE-se. Investimet ishin investimet qe ka bere BE-ja ne Shqiperi, nuk e kisha fjalen per investime private.
    Nese ne Shqiperi u prit me shume ankth seanca e djeshme parlamentare per Shqiperine, ketu ne Parlamentin Evropian as u permend fare ne emailet qe na dergohen per cdo seance e mbledhje. Dje pat me dhjetera emaile per Egjiptin, Tunisine, deri edhe per Burmen e Korene, por as morren mundimin qe rezultatet e seances per Shqiperine te perhapeshin...Kjo tregon dicka.
    Megjithate, ato qe thashe me lart i kam nga biseda me politikeberes te BE-se qe jane lodhur duke u marre me Shqiperine dhe nuk duan te merren me me te.

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Serwer pėr Shqipėrinė: Pas 21 janarit, rrezikon progresin

    Eksperti amerikan pėr Ballkanin, Daniel Serwer deklaron se pas ngjarjeve tw 21 janarit, Shqipėria po rrezikon progresin.

    Nė intervistėn pėr mediat maqedonase Serwer ka deklaruar se ajo ēfarw po ndodhė nė Shqipėri ėshtė pėr t`u dėnuar. Sipas tij ėshtė koha qė opozita dhe maxhoranca tė kuptojnė se nė rast se vazhdon kjo situatė, vendi nuk mund tė ecė pėrpara dhe nuk mund tė kemi progres.

    Server thekson se palėt duhet tė ulen dhe tė punojnė pėr zgjidhjen e problemeve tė tyre tė cilat nuk janė mė dramatike se sa nė shumė vende tė tjera.

    Pėrsa i pėrket Kosovės, Serwer thekson se asaj i nevojitet njė qeverisje e mirė qė tė luftojė krimin e organizuar dhe korrupsionin.
    Ai shprehet i zhgwnjyer me zgjedhjet e parkohshme nė Kosovė qė i cilėson si njw mundėsi e humbur pėr Kosovėn, pėr tė treguar arritjet e saj demokratike.

    Serwer shton se problemet nė Maqedoni po shtohen kėtu nuk pwrfshihet vetėm mos-anėtarėsimi nė NATO dhe BE. I pyetur rreth problemeve tė shqiptarėve, Serwer thekson se ekzistojnė mekanizmat pėr zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve.

    "Ora News"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    e morren plakun me nji karroce e viu fiu drejt e tek sportelet.. tak fak sportelet ja mbarun punen per 2 minuta.. as e pyeten as e zhbiriluan..as ku po shkon as kush te pret.. e drejt plakun e cuan ne aeroplan.. gjith kujdes policet e Berishes.. dhe kuptonet dhe te atij direktorit te aeroportit..

    asnje qindark tha ki plaku nuk me kerkun per bezdin qe u shkaktova tha..
    .
    haha. po me kujtohet nje nxharje me keto policet e berishes ne aeroport qe ti po hyjnizon...

    para nje viti kishin ndaluar dy te rinj shqiptare. ishin vella e moter.
    vellau ishte me pasaporte shqiptare ndersa motra me pasaporte amerikane.
    keto policet e sjellshem nuk po i linin te hynin ne shqiperi pasi vajza ishte minorene dhe donin prova qe ishin vella e moter.
    mirepo keto ishin nisur nga amerika, ishin ndalur ne itali dhe askush nuk i kishte bere probleme. vetem policet shqiptare...

    e po jane te rregullt. s'kemi c'te themi.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  11. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja ku del me poshte ato qe thashe ne postimet me lart...politikanet ketu ne Bruksel kane marre neveri nga te dy partite, PS e PD njesoj, prandaj nuk duan me te merren me Shqiperine. Zgjidhja eshte ne duart e shqiptareve, nuk ka me qofte te daja.

    BE do tė vazhdojė “diplomacinė e krokodilit” me tone mė tė ashpra
    2011-02-17
    Fatjona Mejdini
    Gazeta shqip
    Brukseli ka humbur durimin: Tani jo mė paralajmėrime, por ultimatum
    Bashkimi Europian do tė vazhdojė “diplomacinė e krokodilit”. Kėtė e kanė bėrė tė ditur burime tė afėrta tė drejtuesve kryesorė tė Brukselit, qė janė bėrė tė ditur nė portalin e afėrt me administratėn e BE-sė “Euroactiv”. Brukseli duket se po e humbet durimin me zgjatjen e krizės shqiptare dhe po merr masa pėr tė vazhduar misionin e saj diplomatik tė quajtur me tone ironike “Krokodili”, por kėsaj radhe mbledhjet duket se nuk do tė jenė mė me tone aq tė ėmbla. Ky ėshtė thelbi i njė artikulli tė publikuar nė portalin europian Euroactiv nė lidhje me krizėn politike dhe situatėn aktuale nė vendin tonė, ku nė pjesėn mė tė madhe tė tij citohet komisioneri pėr Zgjerim i Komisionit Europian, Stefan Fule. Nė kėtė artikull nė mėnyrė tė qartė Fule citohet tė ketė thėnė se Europa nuk ka ndėrmend “ta mbyllė njėrin sy” nė lidhje me detyrimet qė ka Shqipėria pėr t’u bėrė pjesė e Bashkimit Europian. Po kėshtu, komisioneri i KE-sė pėr zgjerim ka bėrė tė qartė se takimet e ardhshme tė europianeve me pėrfaqėsuesit e politikės shqiptare nuk do tė jenė mė tė ėmbėl, duke nėnkuptuar nė kėtė mėnyrė se europianėt nė mėnyrė strikte do t’u kėrkojnė shqiptarėve tė zbatojnė detyrimet e tyre dhe tė jenė tė pėrgjegjshėm. “Nuk ka mė hapėsirė pėr tė pasur qershi mbi tortė. Shqipėria duhet tė plotėsojė tė gjitha kriteret e Kopenhagės, duke pėrfshirė edhe debatin interaktiv politik dhe njė Parlament qė funksionon, ose pastaj mund tė plotėsojė asgjė”, citohet tė ketė thėnė Fule pėr situatėn aktuale nė Shqipėri, duke mos kursyer edhe tonet e kėrcėnimit dhe tė ironisė. Po kėshtu, nė mėnyrė tė qartė Fule thekson se KE do tė jetė shumė rigoroz pėr sa i pėrket zbatimit tė kritereve qė i ka lėnė Shqipėrisė pėr tė plotėsuar nė lidhje me kėrkesėn e saj pėr tė marrė statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Europian. Sipas artikullit tė “Euroactiv”, Parlamenti Europian ka diskutuar pėr Shqipėrinė nė kuadėr tė rritjes sė tensionit dhe rritjes sė mundėsive qė ky vend tė futet nė njė rrugė qorre. Po kėshtu, debati i PE-sė nė lidhje me Shqipėrinė erdhi dy ditė mė parė nisur edhe nga pretendimi i europianėve se nė vendin tonė institucionet shtetėrore po minohen. Sipas “Euroactiv”, Kryeministri aktual, Sali Berisha, ka qenė prezent nė politikėn shqiptare pėr 20 vjet. Berisha ka qenė Presidenti i vendit gjatė viteve 1992 deri nė 1997 dhe mė pas ėshtė rizgjedhur si Kryeministėr i shqiptarėve nė vitin 2005. Nga ana tjetėr nė artikull theksohet se Partia opozitare Socialiste pretendon se zgjedhjet e qershorit tė vitit 2009 nuk ishin brenda standardeve tė kėrkuara dhe gjatė tyre u abuzua. Nisur nga kjo, “Euroaktiv” thekson se PS nuk ka vullnetin e duhur pėr tė bashkėpunuar me qeverinė. Po kėshtu nė artikull theksohet fakti se zgjedhjet e ardhshme lokale janė planifikuar pėr t’u zhvilluar nė majin e kėtij viti dhe se shpesh nė vend shfaqet edhe ideja e zgjedhjeve tė parakohshme. Sipas “Euroactiv”, Fule i ka bėrė thirrje Berishės tė krijojė njė mjedis politik gjithėpėrfshirės nė vend. Nga ana tjetėr, thirrje i ėshtė bėrė edhe kryetarit tė PS-sė, Edi Rama, tė bėjė njė opozitė konstruktive dhe tė veproj nė mėnyrė tė pėrgjegjshme. Nga ana tjetėr nė artikull jepen tė gjitha ndėrhyrjet qė krerėt e partive tė Parlamentit Europian dhe po kėshtu tė komisionit, kanė bėrė pėr zgjidhjen e situatės sė rėnduar politike nė vendin tonė. Nė “Euroactiv” theksohet se darka e famshme e mbajtur nė Strasburg nė restorant “Krokodili”, ku krerėt e dy partive kryesore politike nė vend, Berisha dhe Rama u ftuan tė diskutonin me drejtuesit mė tė lartė tė PE-sė dhe KE-sė.

  12. #12
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Kukan: Moszgjidhja e krizės rrezikon integrimin

    Kryetari i delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr Evropėn Juglindore Eduard Kukan ka deklaruar se moszgjidhja e krizės politike nė vend vė nė rrezikon integrimin e vendit. Nė njė intervistė pėr DĖ, Kukan theksoi se pėr tė vazhduar rrugėn e saj evropiane, Shqipėria nė fillim duhet tė gjejė njė zgjidhje politike pėr tė dalė nga kriza.

    “Parlamenti Evropian nė debatin e tij, mė 15 shkurt, i bėri thirrje elitės politike tė Shqipėrisė tė ketė parasysh interesat e qytetarėve shqiptarė dhe tė mos rrezikojė perspektivėn e anėtarėsimit nė BE. Komisioneri i Zgjerimit Stefan Fule, nė fjalėn e tij nė PE, paraqiti hapat qė duhet tė ndėrmerren nga politikanėt shqiptarė pėr t`iu rikthyer kėsaj perspektive. Mendoj se ky debat nė PE ishte pozitiv, konstruktiv, pasi tė gjithė europarlamentarėt shprehėn mbėshtetje tė plotė pėr veprimet e Komisionit Evropian”, theksoi Kukan.

    Ai gjithashtu theksoi se ėshtė e nevojshme qė drejtuesit politikė tė Shqipėrisė tė gjejnė mėnyrėn sesi tė veprojnė. “Nė krye tani qėndrojnė zgjedhjet e ardhshme lokale tė 8 majit, organizimi dhe zhvillimi i tyre nė atė mėnyrė qė ato tė plotėsojnė kriteret demokratike evropiane pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, qė rezultati i tyre tė mos vihet nė dyshim. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė nė Kodin Elektoral tė Shqipėrisė tė plotėsohen tė gjitha sugjerimet, gjithsej 31, tė OSBE/ ODIHR-it. Nisur nga koha e shkurtėr qė ka mbetur, duhet punuar shpejt pėr t`i realizuar ato brenda afatit kohor pėr datėn e caktuar tė zgjedhjeve lokale me 8 maj”, theksoi mė tej Kukan.

    Gjithashtu kreu i delegacionit tė PE-sė, ka theksuar se janė njė program masash qė Komisioni Europian kėrkon tė negociojė me drejtuesit politikė tė Tiranės.

    “Kryesoret: funksionimi i institucioneve demokratike, hetimi i pavarur pėr ngjarjet e 21 janarit dhe zgjedhje tė ndershme dhe tė lira lokale PE po e mbėshtet plotėsisht KE nė kėtė ndėrmarrje. Ky ėshtė njė moment i ri, kur institucionet europiane po veprojnė tė bashkuara, flasin tė njėjtėn gjuhė, dėrgojnė tė njėjtin mesazh politik. Mendoj se kjo ėshtė garancia pėr daljen nga kriza politike”, vijon ai.

    I pyetur mbi protestat e opozitės, Kukan tha se dialogu politik duhet tė zhvillohet nė institucione, qė janė tė zgjedhura nė mėnyrė demokratike, nė Parlament dhe jo nė rrugė. “Kjo ėshtė tepėr e rėndėsishme. Sa pėr zgjedhjet lokale, lideri i opozitės Rama ėshtė shprehur nė Strasburg se ėshtė i gatshėm tė marrė pjesė nė to. Le tė shohin sesi do tė zhvillohet situata pasi vėrtet ka afate qė duhen respektuar nė pėrputhje me Kodin Elektoral. Por po theksoj pėrsėri: mėnyra sesi do tė organizohen dhe zhvillohen zgjedhjet lokale ėshtė njė tregues shumė i rėndėsishėm pėr progresin e Shqipėrisė drejt perspektivės evropiane”, theksoi mė tej Kukan.

    "Ora News"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  13. #13
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Edvin, po ti si mendon vertet kaq naive jane keta europianet????

    Qe te flasim pa doreza, nqs kriteret e BE-se do ishin te verteta a do e merrte njeri seriozisht Shqiperine?

    Apo te bejme nje pyetje akoma me te rendesishme: Nqs kriteret europiane do ishin te verteta a mund te qendronin ne BE shtete aziatike si Greqia (dhe se shpejti Serbia) dhe shtete me kryeminister si Berluskoni?

    E verteta eshte edhe me e hidhur! Europianet nuk jane as te lodhur as te cuditur dhe aq me pak te neveritur nga politika shqiptare. Sepse edhe vete Europa ka rolin e saj ne keto destabilizime.

    Kush e mbeshtet Edin qe te beje ato protesta? Kush e financon (kur dihen shpenzimet e ketyre "protestave popullore"?

    Ishte po ajo baxhelle Europe qe perkrahte "shtypjen e revolucionit" ne `97 nga Sala, dmth kerkonte masakra te mirefillta ndaj protestuesve. Dhe qe ofroi biles edhe nje mision ushtarak te mirefillte (qe lavdi Zotit nuk u be).

    Dhe ata e perkrahin edhe sot, se ndryshe nuk hiqeshin vizat (qe po te ishte per kriteret ose duheshin hequr 20 vjet me pare ose nuk duheshin hequr as sot....sepse asgje nuk ka ndryshuar).

    Shkurt, BE perkrah PD (pavaresisht llogjeve te deputeteve neper parlamente europiane) dhe Xhaxha Semi perkrah "protestat popullore". Shqiperia eshte fusha e shahut...ose me sakte nje nga kutite e fushes se shahut.

    Qofte deklaratat e BE, qofte deklaratat e SHBA etj jane thjesht "tullumbace politike". Ata i krijojne situatat, ata i zgjidhin, ata i lidhin prape.
    -

  14. #14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE]
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin

    Kriteret per anetaresim ne BE jane ne evoluim e siper gjithmone, ashtu si dhe BE. Nuk eshte aspak logjike te aplikosh te njejtat kritere qe ke aplikuar dje apo 30 vjet me pare. Greqia u fut atehere, dhe nuk mund ta nxjerrin jashte pa dashur vete ajo se do ta kishin bere po te ishte e mundur. BE eshte nje bashkesi shtetesh ku nuk mund te perjashtosh nje shtet, por vetem shtetet vete mund te largohen. Serbia eshte prape shume larg BE-se, ashtu si Shqiperia, por megjithate, ne shume fusha, Serbia eshte shume me perpara se Shqiperia prandaj mos u habit nese Serbia perparon shume me shpejte se Shqiperia.

    Ja ke fute me te vertete pordhes me keto qe ke thene me lart. Meso te shohesh realitetin dhe jo mendimet e endrrat e teorive konspirative. Nuk behet dicka fakt thjesht pse keshtu mendon e do ti. Fantazite mund t'i besh filma, por nuk jane realitet.

    BE nuk perkrah as PD e as PS. Sa per SHBA nuk e di, sepse nuk jetoj atje e as kam ndonje kontakt me politiken e SHBA.
    BE nuk krijon situata ne Shqiperi. Ca jane keto budallalleqe? Apo te ka ngelur ende ora ne 1912? Jemi ne 2012, BE-se nuk i intereson Shqiperia, dhe nuk e ka pasur ish-koloni qe te kete detyrim moral te nderhyje. Ne kemi qene ish-koloni e Perandorise Osmane, prandaj nese do padrino e tutele, duhet ta kerkosh ne Stamboll.
    Per BE-ne do te ishte shume mire qe te mos kishte te bente fare me situaten ne Shqiperi, por jane PD e PS e cdo muaj vijne e e kapin per menge dhe i qurraviten--"aman na thuaj ca duhet te bejme"
    Dhe kuptohet qe BE eshte neveritur nga keto qurravitje dhe nga ky kerkim ndihme e nderhyrjeje ne nje situate e vend ku nuk eshte pergjegjese per te.

  15. #15
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    [QUOTE=Edvin83;3018922]

    Jam cuditur pak nga ky postimi. C`ne kaq agresiv? Se fajesova BE-ne?

    Sa per pune fantazie...nejse mo. Nqs une do te thosha qe Amerika ka permbysuar sa e sa qeveri demokratike ose jo nuk besoj se do guxoje ta quaje fantazi. Kurse qe nje supershtet, qe konkuron Ameriken, si BE te fuse paaak hundet ne punet e nje shteti tjeter, kjo qenkerkesh fantazi.

    Politika eshte BIZNES ne radhe te pare. Dhe ne gjithe kete loje biznesi BE na qenka me "duar te pastra". Po, ashtu sic ka virgjeresha me shumice ne Lagjen e Dritave te Kuqe te Amsterdamit europian.

    Cfare eshte fantazi? Qe BE ka perkrahur ne menyre te patundur Sali Berishen kur ky niste avionet per te bombarduar "Jugun rebelo-komunist"? Apo qe Ambasada Amerikane perkrahu hapur krahun opozitar?

    Sa per "anetaret nuk mund te perjashtohen" dmth qe Greqia "s`u perjashtoka dot megjithese eshte fund e krye e korruptuar, ksenofobe dhe kryen krime shteterore ndaj emigranteve? Qe Italia s`mund te perjashtohet megjithese ka nje kryeminister qe vete italianet e konsiderojne MAFIOZ.....dhe serish te flitet per "Demokraci"? (te lutem mi kurse leksionet e "votes se lire te qytetareve, ki pak me shume respekt per intelektin tend dhe timin ne radhe te pare).

    Nje shtet (sic synon te behet BE) qe edhe kushtetuten e ka te miratuar nepermjet "demokracise se deleguar"...pretendon te jape leksione demokracie?

    Nuk e di se kush jeton ne fantazi. Une apo ti?

    Dhe qe t`i biem ne koke muhabetit. Hyrja ne BE nenkupton:
    1. Heqjen dore nga kontrolli doganor-kufitar.(e kam fjalen per mallrat)
    2. Heqjen dore nga pavaresia e politikes monetare (nuk ka me Lek vendi) dhe fiskale (do i pershtatesh BE-se).
    3. Heqjen dore nga pavaresia e Puneve te Brendshme (Interpoli mbi te gjitha).
    4. Heqjen dore nga pavaresia e Politikes se Jashtme (kete do ia leme ne dore zonjes baronesha Ashton).

    Dhe ky na quhet "Integrim". Po c`a kerkon me shume greku per Jugun e Shqiperise dhe Serbia per Kosoven?

    Ahhh po, ata duan te na heqin edhe flamurin, kurse BE na e le flamurin.

    Ja te na rroje flamuri!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 20-02-2011 mė 06:58 Arsyeja: kot per gallate
    -

  16. #16
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE=Kavir;3020526]
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin

    Agresiv sepse fajesove BE-ne, e drejte. Sepse duhet te rrime shtrember e te flasim drejt jo te flasim sipas qefeve e fantazive tona.
    Nuk thashe aspak se BE punon me duar te pastra apo eshte shtet i drejte. Lexo mire postimin tim e mos nenkupto gjera qe nuk kam shkruar.
    Per berishen ne 97 nuk e dime kush e ka perkrahur, por nuk besoj qe ka shtete jodiktatoriale qe perkrahin diktatore.
    Lexo ligjet se si funksionin BE-ja, Greqia e Italia nuk mund te perjashtohen megjithese nuk jane plotesisht demokratike. Dhe nuk po flasim per demokraci, mos ngaterro me ate qe mendon per BE-be ose deshiron me ate se cfare eshte tani.
    BE nuk pretendon te jape leksione demokracie, asnjehere nuk ka pretenduar. SHBA me pompozitet trumbeton se do te jape leksione te tilla. Se cfare ben BE eshte puna e saj, puna eshte se Shqiperia i eshte qepur BE-se dhe i lutet perdite per leksione demokracie megjithese BE i thote te ike tutje se nuk ka nge t'i jape leksione Shqiperise. BE nuk kerkon asgje per ty. NEse neser Shqiperia zhduket nga harta e globit brenda nates, per BE nuk ndryshon asgje dhe nuk ka asnje humbje apo perfitim.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    370

    Smile

    Gjate vitit 2010-2020, se besoj, as nuk mendoj qe ka gjasat e mira per me u be anetare e Bashkimit Evropian.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=Edvin83;3020877][QUOTE=Kavir;3020526]

    Per berishen ne 97 nuk e dime kush e ka perkrahur, por nuk besoj qe ka shtete jodiktatoriale qe perkrahin diktatore. Lexo ligjet se si funksionin BE-ja, QUOTE]

    A ka shume si puna jote qe marin kontakt me brukselin?Po kur ti nuk kupton se shqiptaret e hodhen njehere e pergjithmone diktaturen, nuk ke statusin per perfaqesim.Cfar diktatori eshte Berisha, kur bashkit e qyteteve kryesore dhe te Tiranes i ka opozita?Cfar diktature kemi nese parlamenti eshte ne barazpeshe?Cfar diktature kemi kur qeveria eshte krijuar me koalicion?Cfar diktature permendi ti dhe Ramistet e tjere ne bruksel , kur Shqiperia nen drejtimin e Berishes u pranua ne NATO?Cfar diktature permend ti atje kur qeveria a tij arrin liberalizimin e vizave per shtetasit e vet ,pa dallim feje , rrace apo ideje?Zoteri, a e din ti se vetem Bashkia e Tiranes ka nen juridiksionin e saj mbi 1 miljon banore?I kemi pare me kohe preferencat tuja politike qe i shkojne per shtat masonikeve te lakuriqit shqiptar.Te shkertet nderkombetare , c'heqin duke ju ndigju juve.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Pro integrimit jam.

    Por si do i behet 134.000 shqiptarve qe kane ik ne dhjetor dhe 100.000 prej tyne akoma sjane kthy? nderkohe qe u ka ngel dhe 20 dite afat. uroj t'kthehen se ndryshe na hapen pune gjitheve

  20. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE=Anesti_55;3022384][QUOTE=Edvin83;3020877]
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin

    Per berishen ne 97 nuk e dime kush e ka perkrahur, por nuk besoj qe ka shtete jodiktatoriale qe perkrahin diktatore. Lexo ligjet se si funksionin BE-ja, QUOTE]

    A ka shume si puna jote qe marin kontakt me brukselin?Po kur ti nuk kupton se shqiptaret e hodhen njehere e pergjithmone diktaturen, nuk ke statusin per perfaqesim.Cfar diktatori eshte Berisha, kur bashkit e qyteteve kryesore dhe te Tiranes i ka opozita?Cfar diktature kemi nese parlamenti eshte ne barazpeshe?Cfar diktature kemi kur qeveria eshte krijuar me koalicion?Cfar diktature permendi ti dhe Ramistet e tjere ne bruksel , kur Shqiperia nen drejtimin e Berishes u pranua ne NATO?Cfar diktature permend ti atje kur qeveria a tij arrin liberalizimin e vizave per shtetasit e vet ,pa dallim feje , rrace apo ideje?Zoteri, a e din ti se vetem Bashkia e Tiranes ka nen juridiksionin e saj mbi 1 miljon banore?I kemi pare me kohe preferencat tuja politike qe i shkojne per shtat masonikeve te lakuriqit shqiptar.Te shkertet nderkombetare , c'heqin duke ju ndigju juve.

    O **** i ramaes dhe i berishes! Lexo mire se per cfare e kisha fjalen dhe per cilin vit ishte muhabeti. Po s'ke faj se pleqnia te rrjedh trute.
    Une nuk jam ne Bruksel per llogari te asnje shqiptari, punoj per parlamentin evropian dhe nuk kam fare lidhje me Shqiperine. Dhe sic te thashe, ketu nuk u rruhet fare per Shqiperine dhe une nuk kam pune me te. Po te thashe, pleqve u rrjedh truri!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •