Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Unë, operativi i burgut të Burrelit, që bashkëjetova me “Armiqtë e Popullit”

    panorama


    Unë, operativi i burgut të Burrelit, që bashkëjetova me “armiqtë e popullit”


    Unë, operativi i burgut të Burrelit, që bashkëjetova me “armiqtë e popullit” .

    E martë, 08 Shkurt 2011 10:41 . .

    Megjithatë, do të mundohem që edhe atë deklaratë “ta respektoj” në thelbin e saj. Them në thelbin e saj, se format që ka përdorur Sigurimi i Shtetit, si rrjeti sekret, teknika operative, survejimi, kontrolli postar e të tjera, tashmë kanë dalë në pazar. Në tregimet e mia do mundohem të jem i saktë. Për të qenë sa më i vërtetë, jam i detyruar të përmend edhe emra konkretë, por asnjëherë ata që duhet të mbeten sekret. Këto kam vendosur t’i marr me vete në varr. Me mbarimin e Shkollës së Ministrisë së Brendshme, fillova punë me përfytyrimin që na kishin krijuar për “armiqtë e klasës e të atdheut”. Këtë imazh në praktikë nuk e ndesha ashtu siç na ishte predikuar dhe gradualisht në ndërgjegjen time filloi të zbehej. Një ndikim të fuqishëm në ndryshimin e konceptit të krijuar tek unë

    për armikun e klasës, ka luajtur “bashkëjetesa” me të dënuarit e burgut të Burrelit për shumë vite me radhë.
    Oficer Sigurimi në burgun e Burrelit
    Në Burrel mbërrita në 24 tetor 1978. Atë ditë jepte konkluzionet një ekip i ministrisë që kishte qenë aty për ndihmë e kontroll. Ishte dhe zëvendësministri Feçor Shehu. Pas mbledhjes, ky më thirri në zyrën e kryetarit të degës dhe më komunikoi emërimin si punëtor operativ në burgun e Burrelit. Më porositi të bëja kujdes, mbasi aty “vuajnë dënimin elementë antiparti, armiqtë më të egër të partisë e të atdheut”. Megjithëse isha transferuar nga Gjirokastra për “zbutje të luftës së klasave”, ideologjia e kohës kishte formuar bindjen edhe tek unë se kjo kategori njerëzish ishin vërtet të rrezikshëm. I dënuari i parë që ndesha në burgun e Burrelit ishte Koço Tashko. Po hyja për herë të parë në ambientet e burgut, kur u përballa me të. Atij i kishte ardhur në takim i biri, Fredi Tashko. Koço i kishte kaluar të 80-at dhe mezi mbahej në këmbë. Kontakti i parë me të bëri që diçka të kërcasë në formimin tim. Mosha dhe gjendja e mjeruar fizike e Koços bën të më lindte pyetja: “Ky është armiku i rrezikshëm?!” Gjithçka që përjetova ditën e parë, por edhe çka pashë më vonë, patën një ndikim të ndjeshëm në formimin tim. Këto rrethana formuan një mendim tjetër tek unë për shumë nga të dënuarit e Burrelit. Pas disa kohësh, Koçua përfundoi dënimin dhe e internuan në Adriatik të Krujës, megjithëse në një gjendje të rënduar fizike. Këtë logjikë e kisha të pamundur ta kuptoja. Në burg gjeta edhe të dënuarit Xhavit Qesja, Maqo Çomo, Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Vaskë Gjino, Lipe Nashi, Kiço Ngjela, Gjin Marku e shumë të tjerë. Përveçse e kisha detyrë studimin e dosjeve të tyre, më shtynte kurioziteti të njihesha deri në hollësi me aktivitetin për të cilin ishin dënuar. Në shumicën e dosjeve e kisha të vështirë të gjeja elementët e domosdoshëm të veprës penale, për të cilën ishin akuzuar. Megjithatë, nuk gjeja kurajo të flisja për këtë dukuri. Qysh ditët e para më bëri përshtypje të veçantë karakteri i fortë i të dënuarve Xhavit Qesja, Maqo Çomo, Bardhyl Belishova, Kur Kola, Daut Gumeni, Spartak Ngjela, etj. Është e pabesueshme që ky i fundit vuante dënimin në të njëjtin burg me të atin, Kiço Ngjelën, po nuk lejoheshin të takoheshin. Në vitin 1984, në burgun e Burrelit sollën të dënuarit e rinj që u goditën pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, Muhamet Prodanin, Mihallaq Ziçishtin, Abaz Fejzon, Halim Ramohiton, Arif Haskon, Rahman Perllakun, Nesti Nasen, Duro Shehun, Ali Çenon, Xhavit Ismailagën dhe dy djemtë e Mehmetit, Skënder e Bashkim Shehun. Shumë nga këta kishin pohuar në hetuesi hollësi për grupin e Mehmet Shehut. Kur i lexova ato, mendova se vërtet kishim të bënim me armiq realë të partisë e të pushtetit. Po gjatë punës për zbulimin më në thellësi të shtrirjes së kësaj veprimtarie, nuk i gjeta shumë nga faktet që ndodheshin nëpër dosje. Në një rast kërkova nga Ali Çeno të më fliste më në hollësi për ato çka kishte deponuar në hetuesi. Ai u përlot dhe më tha: “Mos i beso ato! Në kushtet ku jam ndodhur, u detyrova të pranoj gjëra që nuk janë të vërteta!”. Po kështu më ndodhi edhe me Mihallaq Ziçishtin, i cili i njihte format e punës së Sigurimit, pasi kishte qenë për vite të tëra zëvendësministër i Punëve të Brendshme...
    Kur vdiq Enveri
    Ishin momentet kur sa ishte njoftuar vdekja e Enverit. Të gjitha dhomat e të dënuarve antiparti ishin pajisur me mjetet e teknikës operative (përgjimit) dhe unë nga zyra në burg, e kisha për detyrë të ndiqja reagimet e tyre, në rastin konkret për vdekjen e Enverit. Disa prej tyre e përjetuan me dhimbje dhe këtë e shprehën në forma të ndryshme. Edhe pse ishin duke vuajtur dënimet prej disa vitesh, shumica e tyre për Enverin dhanë konsiderata pozitive. “Tani Shqipërinë do ta marrë lumi”, reagoi njëri. “Tani shpëtoi populli shqiptar!” ju kundërpërgjigj Abaz Fejzua duke ngritur tonin e zërit. Të gjitha këto, por edhe shumë të tjera, bënë që tek unë të ndryshonte mendimi për të dënuarit në përgjithësi, e në veçanti për të dënuarit antiparti. Një pjesë e mirë e tyre, për mua tashmë ishin armiq imagjinarë. Edhe mjaft nga të dënuarit e tjerë nuk ishin ata që kisha përfytyruar më parë. Në këtë vështrim, puna në burg ishte edhe një fat për mua. Aty gjeta realisht të vërtetën.
    Më qëlloi të isha pjesë e grupit të punës për aplikimin e dy amnistive në burgun e Burrelit, ato të vitit 1982 dhe 1986. Në të dyja rastet faleshin të dënuarit ordinerë që kishin bërë gjysmën e dënimit. Ata që ishin dënuar për agjitacion e propagandë apo tendencë arratisje, faleshin po të ishin në vitin e fundit të vuajtjes së dënimit. Të dënuar ordinerë kryesisht ishin ata që ishin ndëshkuar për vjedhje, grabitje, vrasje, etj. Pikërisht këta përfitonin para atyre që ishin të dënuar politikë. Kjo ishte logjika e atij sistemi. Të dënuarve nuk kisha çfarë t’u thosha kur më kërkonin t’ua arsyetoja një qëndrim të tillë.
    Ridënimi i Kosta Filit
    Në burgun e Burrelit vuante dënimin Kosta Fili. Ai, në vitin 1953 ishte arratisur në Greqi, nga fshati i tij, Mursi. I vendosur në qytetin e Igumenicës, ku u martua e krijoi familje, pas disa vitesh bëri disa përpjekje për të hyrë ilegalisht në Shqipëri, për të marrë me vete nënën, por nuk mundi ta realizonte. Në një përpjekje të radhës në vitin 1957, ra në grackën e Sigurimit dhe u kap. Pak më vonë u arrestua si agjent i zbulimit grek dhe ndërlidhësi i grupit të Teme Sejkos. U dënua me 25 vjet heqje lirie. Në vitin 1979, dënimi i tij përfundonte. Dy-tre muaj para se të vinte dita e lirimit, Kosta Fili i dërgoi një letër kryeministrit. I tregonte pse ishte arrestuar dhe po mbaronte dënimin. Në përfundim i kërkonte që pjesën e jetës që i kishte mbetur të shkonte ta kalonte në Greqi pranë familjes. Pikërisht kjo letër vuri në lëvizje Ministrinë e Brendshme. Kosta Fili, që zinte një vend të rëndësishëm në Muzeun e Ministrisë së Brendshme si diversant i rrezikshëm, hynte në radhët e të dënuarve “Vip”. Nga lart u dha porosia që të punohej për grumbullimin e të dhënave që vërtetonin veprimtarinë armiqësore të tij dhe të përgatiteshin dokumentet për ta ridënuar. Ishte e vështirë të grumbulloheshin prova të tilla. Ndërkohë, dita e lirimit po afronte. Edhe pse provat mungonin, ato u fabrikuan dhe të dërguarit e qendrës ishin optimistë për miratimin e propozimit të arrestimit nga prokuroria e rrethit. Miratimi i atyre që ishin në kushtet e vuajtjes së dënimit, ishte kompetencë e prokurorisë së rrethit. Kurse kur i propozuari për arrest ishte i lirë, kërkohej domosdoshmërisht firma e prokurorit të përgjithshëm. Në dosjen e plotësuar rishtas kishte të dhëna të viteve ‘58-‘60, kohë kur ai ishte i izoluar në burgun e Gjirokastrës. Me shokët e dhomës ishte shprehur se kudo që të jetë duke vuajtur dënimin, do krijonte rastin për t’u arratisur. Pikërisht ky informacion u shfrytëzua për akuzën e re. Nga dy ish-bashkëvuajtës të asaj kohe që tani ishin liruar, u siguruan “provat” që u përdorën për goditjen e Filit. Pra, për biseda që ishin bërë 20 vite më parë.
    Erdhi dhe dita e lirimit. Të nesërmen, në orën 8, komandanti i burgut, Idajet Deda, dha urdhër për të proceduar për lirimin e tij. Kosta shkoi në evidencën e burgut ku u bënë të gjitha veprimet e rastit. U pajis edhe me një vërtetim që do ta përdorte në financën e degës së Brendshme për të tërhequr të ardhurat që kishte në llogarinë e tij. Hodhi çantën në kurriz dhe u nis për te dega. Tashmë ishte një qytetar i lirë. Ndërkohë, prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe kishte firmosur arrestimin. Tani që Kosta ishte i lirë, arrestimi me urdhrin e prokurorit të rrethit ishte i jashtëligjshëm. Kosta, i cili e shikonte veten të lirë pas 28 vitesh, nuk pati fuqi të reagonte. Mendja e tij pas kaq vitesh burg punonte vetëm të shkonte në Greqi, pranë familjes. Ai i njihte mirë praktikat e ridënimit që kishin ndjekur shumë bashkëvuajtës. Këtë fat e kishte pësuar Maqo Çomo, Gjin Marku, Kapllan Resuli, Bardhyl Belishova e të tjerë...
    Kryetari i degës më urdhëroi ta merrja Kosta Filin që ishte te financa dhe ta çoja te zyra e tij. Nuk kishte rrugë tjetër veç t’i bindesha.
    “Kosta, ti u lirove sot, por nga prokuroria ka mbërritur një urdhër arresti për ty”, kumtoi kryetari dhe i lëshoi para vendimin e miratuar të arrestit...
    Mbyllja e hetimeve dhe gjyqi i Kosta Filit u realizuan në mënyrë rrufe. Ai u ridënua edhe 10 vite të tjera. Pas disa ditësh u kthye në dhomën e tij të vjetër të burgut për të kryer dënimin. Me Kostën bisedoja herë pas here në greqisht. Kërkesa e vetme që më bënte ishte të shkruante për familjen ndonjë letër jashtë radhe. Nuk mund të mos ia plotësoja. Në letrat që merrte nga Greqia dhe Amerika gjeje shpesh çeqe në vlerë dollari. Ishte detyra ime të kryeja veprimet në bankë dhe t’ia konvertoja në lek, të cilat pastaj i kaloja në llogari të Filit. Konvertimi bëhej me 20 lekë të vjetra për një dollar. Kostës i dërgonte shpesh dollarë djali i tezes nga SHBA-ja, Jani Hito. Ata ishin arratisur së bashku nga Shqipëria në vitin 1953. Ndërsa Jani shkoi menjëherë në Amerikë, Kosta pati historinë e mësipërme. Në vitin 1987, Kosta më tregoi se dhëndri i tij në Janinë, K. Dinaleksi, ishte i njohur i deputetit të Janinës, Papulas, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë. Ai po interesohej që Papulas të ndërhynte tek autoritetet shqiptare për t’i falur pjesën e dënimit. Dhe kjo pati efekt. Papulas në atë kohë erdhi për vizitë në Shqipëri. Menjëherë pas kësaj, erdhi një shkresë në burgun e Burrelit, ku thuhej se Presidiumi i Kuvendit Popullor kërkonte mendimin për faljen e dënimit të mbetur të të burgosurit Kosta Fili. Një muaj më pas, Kostën e liruan. U takova me të te turizmi i Burrelit. Më kërkoi ta ndihmoja të lidhej me telefon me vajzën e tij në Janinë. Kishte 28 vite që ishte ndarë prej saj dhe do t’i dëgjonte zërin për herë të parë. E ndihmova dhe lidhja u krye në çast. Jetova momente tepër prekëse, kur pashë Kostën goxha burrë, të qante si fëmijë dhe të puthte receptorin si i çmendur....
    vijon nesër...





    PIRRO NUREDINI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Operativi i burgut:

    Si u miqësova me njeriun që do vriste Enverin Skip to content.Operativi i burgut: Si u miqësova me njeriun që do vriste Enverin .
    E enjte, 10 Shkurt 2011 13:13 . ....

    vijon nga numri i kaluar

    Përballja e parë me Avdul Banushin u bë në qelinë e tij. Pastaj takohesha me të herë pas here. Tani e kisha përpara syve përditë njeriun “mit”. Disa ditë më vonë erdhi edhe shkresa, ku jepeshin porosi që ai ta vuante dënimin në kushtet e konspiracionit të plotë dhe të mos merrte takim me të dënuarit e tjerë. U izolua në birucë, me të dënuarin Sh.N., ish-oficer aviacioni, për të shmangur rrezikun e ndonjë vetëvrasjeje të mundshme. Duke qenë se Avduli mbante një kapele të bardhë, rojet e burgut e thërrisnin me nofkën “kasketa”. Në dosjen e Avdulit kishte mjaft të dhëna interesante. Ai vazhdonte të ndiqej në përpunim aktiv, megjithëse kishte përfunduar procesi i hetimit dhe dënimit të tij. Gjatë gjykimit, Avduli nuk kishte treguar asgjë për bazat e organizatës në Shqipëri. Pikërisht ky ishte tashmë objektivi kryesor i përpunimit të tij. I studijova me një frymë dosjen e përpunimit dhe atë hetimore. Evidentova konkluzionin se kisha të bëja me një subjekt kundërshtar të vendosur të regjimit komunist, një tip të guximshëm, të patrembur përpara vështirësive. Ai shprehte hapur ndjenjat kombëtare, si dhe mallin për vendlindjen. Mua më konsideronte si bashkëpatriot dhe dëshironte që të bashkëbisedonim. Ndërsa dashurinë për të afërmit e treste përbrenda vetes dhe nuk e shfaqte. Vlerësonte mirësinë dhe ndiente detyrimin për ta shpërblyer atë. Sidoqoftë, mbetej një nga njerëzit më të rrezikshëm të pushtetit...
    Historia e Avdul BanushiT
    Emri i Avdul Banushit ishte kthyer në një legjendë për Sigurimin e Shtetit në vitet 1972-1974. Të dhënat operative konfirmonin angazhimin e tij si eksponent kryesor i Frontit të Rezistencës Antikomuniste Shqiptare (FRASH) dhe përpjekjen e dështuar të kësaj organizate në vitin 1974 për sabotimin e paradës ushtarake në Tiranë, me rastin e 30-vjetorit të çlirimit. Sipas dokumentit sekret, kjo organizatë kishte planifikuar vendosjen e eksplozivit në tribunën e paradës ku do të qëndronte udhëheqja e shtetit, ose goditjen e drejtpërdrejtë nga një bazë e FRASH-it në një nga pallatet e Shallvareve. Për Avdulin, që në bazë të informacioneve rezultonte të ishte në krye të këtyre veprimeve, ishte krijuar profili i njeriut mit, sadist, kriminel, vrasës. Po në fakt cila ishte biografia e tij? Avdul Banushi kishte lindur në Golem të Gjirokastrës. Në vitet 1943-1944 ishte inkuadruar në njësitet guerile të qytetit të Durrësit, ku ishte kapur nga gjermanët dhe ishte internuar në Mauthauzen. Në vitin 1946, pas kapitullimit të Gjermanisë, ishte i lirë dhe iu nënshtrua procedurave për t’u kthyer në atdhe. Në rrugën e rikthimit u sistemua për një farë kohe në një kamp refugjatësh, në Regio Emilia të Italisë. Aty ra në kontakt me një oficer amerikan me origjinë shqiptare, i cili “tregoi interes” për të dhe e lidhi me krerët e politikës shqiptare në mërgim të arratisur në prag dhe pas çlirimit të vendit, si Abaz Ermenji, Abaz Kupi, Hasan Dosti, etj. Gjatë marrëdhënieve që u krijuan, Avduli ra në influencën e tyre. Ata e instruktuan që pasi të kthehej në Shqipëri, të takohej me disa nga lidhjet e tyre. Midis të tjerash i dhanë edhe një letër për Lahe Nuron, nga fshatrat e rrethit të Vlorës, kundërshtar i sistemit. Ky qëndronte i fshehur brenda vendit. Organet e Informacionit, më vonë organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin shtrirë rrjetat edhe në këto kampe, u vunë në dijeni menjëherë mbi misionin e Avdulit. Sapo zbriti nga avioni në Rinas, gjatë kontrollit iu kap dhe letra në fjalë. Për këtë u dënua dhe u dërgua në një kamp pune në Tiranë. U lirua andej në vitin 1957. Më pas filloi punë si dizenjator në qytetin e Patosit. Një ditë dimri të vitit 1960, e shoqëruan për një verifikim në Degën e Punëve të Brendshme Fier, duke u lënë që ta kalonte natën në dhomën e shoqërimit, nga ku mundi të arratisej. Fillimisht mbërriti në Greqi. Prej aty kaloi në filtrat e zbulimit amerikan, i cili vërtetoi pozitën e Avdulit dhe miratoi kërkesën e tij për të shkuar në Amerikë. U stabilizua me punë e banim në New York. Atje u takua me krerët e emigracionit politik: Vasil Gërmenji, Hasan Dosti, Halim Begeja, Rexhep Krasniqi, etj. Përçarja e tyre la një përshtypje jo të mirë te Avduli. Gjatë kohës që qëndroja me të në burg, si rastësisht mbaja në dorë librin e Nasho Jorgaqit, “Mërgata e qyqeve”. Avduli nuk ndenji pa më pyetur se përse bëhej fjalë në të. I thashë se i kushtohej një agjenti shqiptar që operoi në radhët e emigracionit, e kryesisht të oborrit të mbretit Zog. Kishte dëgjuar për të dhe kërkoi ta lexonte. Pasi e lexoi, më tha: “Autori e ka përshkruar me vërtetësi gjendjen e emigracionit shqiptar në botë. Titulli ‘Mërgata e qyqeve’ është shumë i përshtatshëm për historinë e tyre”. Në vitin 1972, me krijimin e FRASH-it në Amerikë, Avdul Banushi u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i saj, ndërkohë që kryetar u zgjodh Vasil Gërmenji dhe zëvendës Stavri Skëndi. FRASH-i mbante kontakte me oficerin e CIA-s, Xhon.S. Anëtarë të saj ishin edhe Sabaudin Haznedari, i cili në tetor 1982 erdhi në Shqipëri me grupin e Xhevdet Mustafës. Ajo kishte baza të rëndësishme në Europë, si Subadie Koka në Milano-Itali, Lefter Guveli dhe Nikolla Plasoti në Greqi, etj. Subadie Koka ishte me origjinë nga fshati i Avdulit, që në vitin 1943 ishte birësuar nga një çift italian. Pas çlirimit, ajo bashkë me prindërit birësues u sistemua në Milano. Deri në vitin 1975, FRASH-i veproi shumë aktivisht dhe dërgoi me mision në Europë, disa grupe që udhëhiqeshin nga Avdul Banushi. Ata kryen akte terrori në përfaqësitë shqiptare në Paris, Romë, Madrid e gjetkë. Gjithashtu, tentuan në vazhdimësi të hynin në Shqipëri për të vepruar me objektiv kryesor, terror kundër udhëheqjes së shtetit dhe vendosje eksplozivi në ATSH e Ambasadën Kineze. Në nëntor të vitit 1974, një grup me në krye Avdul Banushin, tentoi të hynte në Shqipëri, duke pasur detyrë kryesore vendosjen e eksplozivit në tribunën e paradës, organizuar me rastin e 30-vjetorit të çlirimit, si dhe hedhjen në erë të ATSH-së e Ambasadës Kineze në Tiranë. Kontribut të veçantë për kapjen e Avdulit dha agjenti i Sigurimit, “Malësori”. Ai penetroi në radhët e FRASH-it në Amerikë dhe fitoi besimin e saj, deri në atë shkallë sa të caktohej edhe si një nga pjesëmarrësit kryesorë të grupit që u nis ilegalisht në Shqipëri. Me mjaft vlera ishte edhe kontributi i bashkëshortes së agjentit tonë, Prendës, e cila mbajti kontakte të vazhdueshme me agjentin tonë nëpërmjet telefonit gjatë gjithë kohës që grupi endej nëpër Greqi e Jugosllavi për të gjetur momentin e duhur të kalimit të kufirit të Shqipërisë. Në Janinë, Avduli i tha “Malësorit” të bënte bisedën e fundit me gruan në Amerikë, sepse pas kësaj do hynin në territorin e Shqipërisë, pa i treguar se në cilin drejtim do ta kalonin kufirin. Në momentin e duhur, gruaja e tij informoi Sigurimin e Shtetit. U vendos gatishmëria në kufi. Duke qenë se ata ndodheshin në Janinë, forcat kryesore u vendosën në rrethin e Gjirokastrës, Sarandës e Përmetit. Por Avduli vendosi të mos hynte në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, pasi dyshonte se aty e prisnin forcat e Sigurimit. Në momentin e fundit, plani i kalimit të kufirit ndryshoi. Malësori u befasua, por tanimë nuk kishte mundësi të informonte. Ata u nisën për në Selanik me autobusin e linjës dhe prej andej kaluan në Shkup. Aty morën trenin dhe shkuan në Mali të Zi. Fjetën atë mbrëmje në shtëpinë e agjentit, në një fshat pranë kufirit dhe planifikuan që në orët e vona të natës të hynin në tokën shqiptare. Për të gjitha këto lëvizje, Sigurimi i Shtetit nuk kishte dijeni, sepse Avduli nuk e la më agjentin tonë të fliste me gruan e tij, kanali i vetëm prej nga mund të mësohej itinerari i lëvizjeve të tyre. Por, megjithëse forcat kryesore të Sigurimit ishin dislokuar në kufirin me Greqinë, gatishmëria ishte vendosur gjatë gjithë kufirit të shtetit shqiptar. Pikërisht kjo bëri që në përfundim, aksioni për kapjen e Avdulit të përfundonte me sukses. Në këtë situatë, Prenda u porosit të ndërpriste çdo lidhje me të njohurit e saj dhe të burrit nga radhët e emigracionit politik në Amerikë dhe të largohej menjëherë në Mal të Zi. Nga Mali i Zi, ajo do të kalonte kufirin për në Shqipëri. Çdo gjë shkoi sipas planifikimit.
    Nuk kishin kaluar më shumë se dy ditë që kur ishte kapur Avduli, kur i çuan në ballafaqim gruan e bashkëpunëtorit. Ai u befasua dhe më pas, gjithmonë do më thoshte se nuk mund ta kuptonte, si arriti të besojë aq shumë tek ata që e futën në këtë kurth. “Nuk do ta besoja kurrë, po të më thoshin më parë, se Sigurimi do të penetronte deri në këtë pikë”, shprehej ai i menduar, sa herë që diskutonin për aventurën e tij. Avduli, që e kishte të vetin parimin “dysho për këdo”, jo vetëm që nuk i tregoi “shokut” të tij drejtimin, ku do ta kalonin kufirin, si dhe nuk i tregoi asnjë nga bazat, ku do të mbështeteshin në Shqipëri, por i sabotoi edhe armën personale, duke i hequr gjilpërën. Këto baza nuk u identifikuan dot edhe gjatë hetimit, me gjithë hetuesinë intensive, me aplikimin e të gjitha formave, madje dhe atë të shtrëngimit fizik. Në gjyq u dënua me vdekje, dënim të cilin Kuvendi Popullor i Shqipërisë e ktheu në 25 vjet heqje lirie.
    Ball per ball me atentatorin e Enverit
    Edhe pse hetimi ndaj Avdulit vazhdoi dy-tre vjet dhe ai u shtrëngua me të gjitha format për të treguar bazat e FRASH-it në Shqipëri, nuk u arrit asgjë në këtë drejtim. Gjatë këtij procesi, me të u takua edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Rexhep Kolli, por çdo gjë rezultoi e kotë. Në burg, Avduli, si asnjëri prej të dënuarve, nuk kishte asnjë ndihmë ekonomike. Edhe pse në këtë gjendje, ai nuk ndërmori veprime për të kërkuar ndihmë nga komanda e burgut. Pasi krijuam një farë afërsie, i rekomandova që t’u shkruante vëllezërve për ta ndihmuar. Nuk e pranoi edhe këtë sugjerim, duke argumentuar shkurt: “Kur unë u hyra këtyre punëve, nuk i pyeta ata, prandaj edhe tani nuk mund të kërkoj të më ndihmojnë”. Gjatë bisedave të mëvonshme me të, më tregoi edhe disa momente që e pasuronin më tej profilin e tij si patriot. Ai ndodhej në Amerikë, kur Kina u pranua në OKB, gjë për të cilën Shqipëria luajti një rol vendimtar. “Megjithëse kundërshtarë të regjimit të Enver Hoxhës, u ndiemë krenarë kur stacionet televizive në Amerikë njoftuan se Shqipëria e vogël goditi me grusht të madh në OKB!”, kujtonte ai përjetimet e asaj ngjarjeje. Gjatë bisedave me të, flisja edhe për disa nga të njohurit e mi nga Golemi, fshati i Avdulit. Pikërisht në këto momente, njeriu i egër zbutej, sytë i mbusheshin me lot dhe psherëtinte, duke thënë se i ishte djegur shpirti për fshatin e tij. Duke ndier këtë gjendje, mendova të kaloj në një plan tjetër. Pavarësisht nga afërsia që krijuam, nuk mund ta neglizhoja faktin që ai ishte një kundërshtar i vendosur i regjimit komunist dhe, si i tillë, kishte pak gjasa të tregonte bazat e FRASH-it në Shqipëri. I kisha kërkuar disa herë të më fliste për këto baza, por ai shmangej. Nga format e ndryshme të punës së organeve të Sigurimit, si nga hetuesia, agjentura, kartoteka, teknika operative, etj., disponoheshin mjaft të dhëna që bënin fjalë për bazat e FRASH-it në Shqipëri, Greqi, Itali dhe Jugosllavi. I nisur nga ky fakt, si dhe nga predispozitat patriotike të Avdulit, mendova të kërkoja ndihmën e tij, për të zbuluar agjentët në shërbim të zbulimeve të huaja, me synime grabitqare kundër sovranitetit të Shqipërisë. Tashmë, Avduli ishte miqësuar shumë me shokun e dhomës Sh. N. Sapo ai ndahej nga takimet me mua, “zbrazej” tek ai për të gjitha ato që i konsideronte “ngacmime”. Ky moment u shfrytëzua për të regjistruar bisedat që do të zhvilloheshin midis tyre. Nisur nga kjo situatë, përgatita një plan të detajuar, ku parashikoja “bombardim” psikologjik të gjithanshëm, me veprime të avancuara dhe iniciativa personale të paaplikuara më parë. Parashikoja të merrja kontakt me të afërmit e tij në Gjirokastër e t’iu tregoja atyre se Avduli ishte kapur dhe se kishte vite që vuante dënimin në burgun e Burrelit. Fakti i arrestimit të tij mbahej akoma sekret. Në varësi edhe me situatën që do të krijohej, kisha parashikuar të organizoja një takim ndërmjet tyre, madje duke e çuar Avdulin deri në Golem…
    Me Avdulin takohesha pothuajse përditë, duke qëndruar për orë të tëra së bashku në birucë. Më vonë, takimet me të i realizoja në një nga zyrat e komandës së burgut. Çështja kombëtare ishte thembra e Akilit për Avdulin. Ai më dëgjonte I rënë në mendime dhe i çarmatosur nga mjetet e tij propagandistike. Për mua, kjo fliste shumë. Kishte filluar të lëkundej dhe nuk ishte pak. Nga një kundërshtar i flaktë, tani ishte bërë “i bindur” dhe kishte të paktën durimin të dëgjonte, pa të kundërshtuar, siç ndodhte më parë. Paralelisht me përpunimin ideologjik, ishte planifikuar edhe përpunimi psikologjik, duke shfrytëzuar lidhjet e tij në Gjirokastër. Ai që në fillimet e njohjes tregohej aq indiferent kur bisedonim për të afërmit e tij, tashmë fliste më mall. Nuk i kishte parë vëllezërit dhe motrat qysh nga koha që ishte arratisur, 25 vjet më parë. Kishte dobësi e ndiente mall veçanërisht për babanë, Hakan Banushi, për të cilin i ishte mbushur mendja që nuk rronte. Kur gjeta rastin e përshtatshëm, shkova në Gjirokastër. Aty organizova edhe takimin me babanë dhe vëllezërit e Avdulit. Pasi u takova me xha Hakanin, ai më përshëndeti, mblodhi veten dhe i dha drejtim bisedës: “Ne mor bir, për Avdulin kemi dëgjuar legjenda nga më të ndryshmet. Thoshin se erdhi diversant, dogji, vrau, preu, u arratis përsëri e ku ta di unë. Ai nuk rrinte dot pa ardhur të më takonte me çdo çmim. Megjithatë, ti ia di historitë dhe ne presim t’i mësojmë me padurim”. Pa dashur që xha Hakani të lodhej me sqarime të panevojshme, ndërhyra: “Atëherë më dëgjoni me kujdes! Avduli u nis nga Amerika për në Shqipëri me një shokun e tij shqiptar nga Mali i Zi. Më 7 prill 1975, kaluan kufirin në Hanin e Hotit, ku u kapën nga rojet kufitare. Kaloi rreth 2 vjet në hetuesi dhe u dënua me vdekje. Presidiumi i Kuvendit Popullor ia ktheu në 25 vjet heqje lirie. Pra, ka rreth 10 vjet që është kapur dhe ka mbi 7 vjet në burgun e Burrelit. Po kaq kohë ka që e njoh dhe unë. Me të takohem pothuajse përditë. Marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë të mira, prandaj jam dhe sot këtu. Por duke qenë kështu, do të thoni ju pse nuk ju kam njoftuar më parë. Edhe kjo ka një shpjegim. Avduli për ju fillimisht mundohej të tregohej indiferent dhe të mos e shfaqte mallin. Duke u munduar të argumentonte qëndrimin e tij, më thoshte: ‘Unë i kam të mijtë e këtë s’mund ta mohoj. Por njëkohësisht nuk kam të drejtë morale të kërkoj të më ndihmojnë, sepse nuk i pyeta kur u hyra këtyre punëve. Kam ardhur nga Amerika në Shqipëri për të përmbysur regjimin, gjë që vëllezërit e mi mund të mos e dëshirojnë, prandaj mendoj t’i lë të qetë. Ky ishte fati ynë dhe unë do t’i nënshtrohem atij...’
    Xha Hakani u ngrit dhe më përqafoi si të isha djali që i kishte munguar kaq kohë. Kështu bënë edhe Hodoja dhe Zijai, dy vëllezërit e Avdulit.
    Vijon nesër...



    PIRRO NUREDINI

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E vërteta e organizatës që do përmbyste Enverin nga qelitë e Burrelit Skip to content.E vërteta e organizatës që do përmbyste Enverin nga qelitë e Burrelit .
    E mërkurë, 09 Shkurt 2011 11:41 .Pirro Nuredini
    ....vijon nga numri i kaluar

    Pikërisht për këtë më thirri në zyrë zëvendësministri i Brendshëm. Monologun e tij e ndiqja gati si i përhumbur. “Nga informacionet që kemi nga disa burime,- vazhdoi kumtimin ai,- është organizuar një grup me qëllim përmbysjen e pushtetit popullor. Të implikuarit kryesorë të kësaj organizate janë duke vuajtur dënimin në burgun e Burrelit. Kjo veprimtari shtrihet edhe në disa burgje të tjera. Megjithatë, të gjithë ndiqen në përpunim, me dosje agjenturore, përveç disa të dënuarve të Burrelit ku kemi dhe burimin kryesor të këtij informacioni...” Duke e marrë heshtjen time si aprovim, zëvendësministri vazhdoi: “Jemi pra para një situate reale. Tani nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm të sigurojmë prova ligjore për të shkuar drejt goditjes së krerëve të saj”. Si ndenji pak i kthyer nga unë, vazhdoi përsëri duke thjeshtëzuar bisedën: Ne e dimë që ti në burgun e Burrelit ke pasur marrëdhënie të mira me të dënuarit. Pikërisht për këtë të kam thirrur”, përfundoi ai. U mundova të përgjigjesha natyrshëm duke hezituar ta pranoja detyrën. Zëvendësministri, që më së fundi e humbi durimin, mu kthye hakërryeshëm: Mbaruam bashkë, mund të largoheni!” Sa dola nga zyra e tij, ndesha ballë për ballë me B.D. E kuptova që priste tek dera, pikërisht për të më takuar. Me të njihesha prej disa vitesh. I fola për çështjen që kisha konsumuar me zëvendësministrin. B.D mu kthye qortueshëm: Ky problem është diskutuar në nivele të larta. Kundërshtimi yt do konsiderohet si kundërvënie dhe do ta mbajnë vath në vesh. Nuk i bihet murit me kokë. Prandaj mos u largo. Do bisedoj unë me zëvendësministrin dhe takoje përsëri...”. Ma mbushi mendjen dhe të nesërmen u paraqita përsëri te zëvendësministri. Sa u përballa me të, ma preu shkurt: Nëse ke ardhur me mendjen që kishe dje, më mirë shko!”. Aty për aty i lashë të kuptonte se kisha ndërruar qëndrim. “Dakord atëherë,- u çlirua ai, dhe filloi t’u bëjë një përmbledhje të shkurtër porosive të djeshme. - Siç të thashë,- vazhdoi,- çështja është e një rëndësie të veçantë. Ti do të studiosh dosjen agjenturore “Dhelpra” dhe pastaj do planifikosh detyrat që do të ndjekësh...”
    Të fshehtat e dosjes “Dhelpra”
    Sa shkova në Burrel, tërhoqa nga kartoteka dosjen agjenturore “Dhelpra”. Në të bëhej fjalë për një organizatë të fshehtë që drejtohej nga të dënuarit e Burrelit. Veprimtaria e saj shtrihej në burgun e Tiranës, në atë të Spaçit, Qafë-Barit, etj. Si qëllim kjo organizatë kishte përmbysjen e qeverisë së Hoxhës dhe marrjen e pushtetit. Ishte përpiluar edhe platforma e saj, madje edhe lista e qeverisë së ardhshme hije. Të implikuarit kryesorë ishin: Maqo Çomo, Bardhyl Belishova, Daut Gumeni, Avni Aliko, Abdulla Sallaku, Pjetër Arbnori, etj. Jashtë burgut, e implikuar kryesore ishte Liri Belishova dhe pas saj personi me numër 117, i cili koordinonte veprimet e organizatës. Numri 117 qe konspirativ, sepse ishte person i veshur me pushtet. Ndër të implikuarit më bëri përshtypje emri i një agjenti që mbahej në lidhje nga ana jonë. Vlerësimi për të ishte pozitiv. Sinqeriteti i tij ishte vërtetuar shumë herë me mjetet e teknikës operative dhe me agjenturën paralele. Megjithëse takimet me të ishin të vazhdueshme dhe të rregullta, edhe pse kishte dhënë disa informacione të rëndësishme, asnjëherë nuk kishte folur për ekzistencën e një organizate të tillë. Nga ana tjetër më tërhoqi vëmendjen fakti se, ndërsa numri i të implikuarve ishte tepër i madh, numri i burimeve prej nga siguroheshin të dhënat, direkt ose indirekt, ishte tepër i kufizuar. Asnjë nga këto burime nuk bënte pjesë në rrjetin sekret informativ të Sigurimit. Logjika në këtë rast bënte që të mendoja për fabrikim të dhënash dhe krijimin e një organizate imagjinare. Në të kundërt, ndodheshim para një organizate tepër serioze, që planifikonte detyra për të dezinformuar organet e sigurimit dhe për t’i shpëtuar rrjetit tonë sekret. Në këtë rast furtunën e kishte shpërthyer një letër që i kishin adresuar Enverit pikërisht nga burgu i Burrelit...
    Puçi që zbulonte letra e Enverit
    Nga seleksionimi i të dhënave të dosjes agjenturore, rezultonte se raportet për organizatën dhe pjesëtarët e saj vinin prej denoncuesit S.R nga Dibra. Ai, në një letër që i dërgonte Enver Hoxhës, i shkruante për të me hollësi, për të implikuarit dhe mënyrat e koordinimit të veprimeve, si dhe për fakte konkrete. Ai shkruante se shkëmbimin e mesazheve, të dënuarit e bëjnë me anën e të dënuarit Avni Aliko. Ishte pikërisht ky një nga të dënuarit që njihej nga të gjithë bashkëvuajtësit për karakter të fortë. Avniu, i biri i Heroit të Popullit Asim Aliko, ishte dënuar me 25 vite për tendencë arratisjeje. Në burg bënte detyrën e llogaritarit dhe kështu i krijohej mundësia të kontaktonte me të gjithë. Sipas S.R, për të dërguar mesazhe tek të dënuarit në burgjet e tjera, përdoreshin ata që gëzonin besimin e organizatës, kur shkonin për vizita mjekësore në spitalin e burgut në Tiranë. Ndër të tjera, S.R shkruante se për organizatën kishin dijeni edhe të dënuarit e Burrelit, Mersin Vlashi e Gjet Kadeli. Këta sipas tij ishin tipa të lëkundur, të cilët me pak punë mund të bashkëpunonin me sigurimin dhe të tregonin gjithçka. Në pamje të parë, letra e S.R kishte shumë fakte të vërteta. Ishte e vërtetë që Daut Gumeni, Avni Aliko, Abdulla Sallaku e Pjetër Arbnori kishin marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin. Ndërkohë, kishim të dhëna edhe nga burime të tjera që Avni Alikua përcillte letra nga njëri krah në tjetrin. Gjithashtu, kishte të dhëna që të dënuarit e përdornin kaushin e Tiranës kur shkonin për vizita mjekësore për të shkëmbyer mesazhe. Të bënte përshtypje që gjendja e reparteve të tjera njihej mjaft mirë nga të dënuarit e Burrelit. Ata informoheshin ndër të parët për arrestimet e reja, për proceset hetimore të tyre, etj. Në të njëjtën kohë, ata ishin ndër të parët që mësonin për lëvizjet e të dënuarve nga njëri repart në tjetrin, si dhe transferimet e oficerëve që shërbenin në to.
    Protagonistët e prapaskenës
    Përveç letrës që kishte marrë Enveri nga burgu i Burrelit, në dosjen agjenturore kishte edhe dy letra që i drejtoheshin Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë nga të dënuarit K.L i burgut të Qafë Barit dhe U.N i Spaçit. Edhe në to flitej për këtë organizatë, duke evidentuar si drejtues kryesorë: Daut Gumenin, Avni Alikon, Abdulla Sallakun dhe Pjetër Arbnorin. Nga krahasimi që u bëra dy letrave me atë të S.R, konstatova disa momente që të linin të dyshoje se ata kishin koordinuar me njëri-tjetrin para se t’i përpilonin. Sidoqoftë, këto ishin vetëm dyshime që duhej të vërtetoheshin, ndryshe rrëzoheshin. Nga kontrolli në kartotekën e Drejtorisë së Kamp-Burgjeve, rezultonte se S.R, së bashku me dy të dënuarit e tjerë që informonin për këtë organizatë, kishin qenë bashkë në të njëjtën kohë në kaushin e Tiranës. Po në atë periudhë, aty kishte qenë edhe bashkëpunëtori i Sigurimit, “Korabi”. U takova me të. E pyeta për ditët që kishte qenë në kaush në Tiranë. Në raportin me shkrim që më dha, informonte: Gjatë ditëve që isha në kaush më kanë bërë përshtypje të veçantë marrëdhëniet e S.R. me të dënuarin K.L të repartit të Spaçit dhe U.N. të repartit të Qafë Barit. Sjelljet e tyre më bënë të mendoja se ata po thurnin diçka me njëri-tjetrin. Ky raport nuk vërtetonte gjë, por shtonte më tepër dyshimet e mia. Ata kishin dalë dëshmitarë kundër të dënuarve që morën pjesë në revoltën e Spaçit dhe atë të Qafë Barit. Ky fakt ndoshta i bashkonte me S.R, sepse edhe ai njihej nga të dënuarit e të gjitha reparteve të riedukimit si i tillë. Megjithëse S. R u evidentua nga ana ime si një burim jo i sigurt, në masat e mëtejshme u planifikua që ai “të mbahej afër” nga ana jonë dhe herë pas here t’i kërkonim sqarime për problemet që ngrinte në letrën drejtuar Enver Hoxhës. Që të mos krijonim dyshime, e përdorëm si bashkëpunëtor, pa qenë i tillë, duke e instruktuar për mënyrën e sjelljes me të dënuarit që ai implikonte. Ndër të tjera, ai informonte se po bënte çmos për të bindur Mersin Vlashin e Gjet Kadelin që të denonconin aktivitetin e organizatës. Një ditë, në dhomën ku ndodhej S.R e Mersini, ndodhi një grindje midis disa të dënuarve. Kjo u shfrytëzua për të realizuar veprimet tona operative. Disa nga të dënuarit u futën në biruca, ndërsa tre të tjerë u transferuan në dhoma të ndryshme. S.R dhe Mersini u izoluan në dy biruca që ndodheshin në krahë të njëra-tjetrës. Të dyja këto ishin pajisur me mjetet e teknikës operative për përgjimin e bisedave. Nga përgjimi rezultoi se S.R bisedonte me Mersin Vlashin nëpërmjet një kodi që përdorin të dënuarit për të komunikuar kur ndodheshin në dhoma që ndaheshin nga i njëjti mur. Ishte pak a shumë si puna e kodit “Mors”. Sipas bisedës së bërë, rezultonte se S.R bënte përpjekje ta bindte Mersinin që edhe ky të denonconte organizatën e krijuar. Për të vazhduar më tej, vendosëm për t’i bashkuar ata në një birucë të dy bashkë. Vetëm nëpërmjet këtij veprimi direkt do bëhej i mundur sqarimi i pozitës së S.R, si dhe niveli i vërtetësisë së informacioneve që ishin siguruar deri në atë kohë për ekzistencën e organizatës. Nga përgjimet e tyre rezultoi se S.R mundohej ta bindte Mersinin që të bënte një letër për operativin e burgut dhe ta njoftonte për organizatën, por ai nuk e pranoi një propozim të tillë. Pas kësaj situate, për Sigurimin u qartësua çdo gjë. U vërtetua se S.R ishte një fabrikant profesionist i prodhimit të provave të rreme. U planifikua ndërhyrja e menjëhershme për ndalimin e tij. Nëse ai do të vazhdonte akoma presionin ndaj Mersinit, kishte rrezik që ky i fundit të thyhej. Shiriti i magnetofonit me bisedat e S.R me Mersinin u deshifrua dhe u qep në dosjen agjenturore “Dhelpra”. Po ashtu, edhe konkluzionet e krahasimit të thënieve të S.R me bisedat e incizuara. U vërtetua përfundimisht se S. R nuk ishte i sinqertë. Të gjithë të dënuarit e Burrelit mendonin për të se ishte i tillë dhe nuk e përtypnin dot faktin që Sigurimi i “vlerësonte” informacionet e tij. Ishte momenti që edhe të dënuarit të mësonin se ne nuk pranonim askënd të shpifte. U vendos pra të bëhej demaskimi i S.R.
    Sy më sy me mashtruesin
    Të nesërmen e thirra S.R në zyrën e komisarit të burgut. Që në fillim i thashë: “Letrën që i ke dërguar Enver Hoxhës dhe gjithë ato që ke kallëzuar deri tani për organizatën që kanë formuar të dënuarit, lidhjet e tyre me njerëz jashtë burgut, platformën që kanë e të tjera hollësi, unë i kam studiuar me shumë kujdes. Tani kërkoj ta riprodhosh dhe një herë. Përpara se të fillosh të flasësh, dua të të them se në qoftë se do të ketë ndryshime me ato që do thuash tani, ruaj të drejtën të mendoj se ato nuk janë të vërteta. Atëherë po të dëgjoj”.
    S.R filloi të flasë për ato që kishte shkruar në letër, por tani me një ngarkesë emocionale të veçantë. Herë pas here thoshte se për këtë situatë kishin dijeni edhe të dënuarit Mersin Vlashi e Gjet Kadeli, të cilët tremben të denoncojnë, por me pak presion e ndonjë premtim të vogël mund të pranojnë të bashkëpunojnë.
    - Dëgjo këtu,- e ndërpreva. -Nga sa fole deri tani mendoj se kam pasur të drejtë që kam dyshuar. Ti je një mashtrues profesionist dhe pikë.
    - Më vjen keq që më fyen,- tha ai dhe shtoi se ishte gati që për çka thoshte, pranonte të ballafaqohej me Mersinin e Gjetën. Në këtë kohë hapa derën dhe thirra oficerin e rojës për të sjellë aty Mersinin. Kur erdhi aty, ju drejtova: - Sigurimi ka të dhëna për një organizatë që kanë krijuar të dënuarit në burg dhe në reparte të tjera me qëllim përmbysjen e pushtetit me dhunë. Për këtë kemi informacion se ke dijeni dhe ti. Nëse ke ndonjë gjë për të thënë, fol...
    - Dëgjoni zotni,- filloi ai. -Mos i besoni këto gjëra se nuk ju nderojnë. S.R duhet t’ju ketë thënë ndonjë gjë edhe për mua. Por ai njihet si mashtrues dhe bëni gabim që merreni me të. I thashë se do sillja aty dhe S.R. Ai pranoi menjëherë. U fut S.R në zyrë. I thashë se Mersini nuk dinte gjë për ato që kishte pohuar ai.
    - Është e kuptueshme që Mersini kështu do thotë, se ka frikë,- u përgjegj ai. -Po unë dua ta këshilloj që të mos trembet se Partia do ta ketë parasysh rrezikun që na kanoset.
    Pastaj iu drejtua Mersinit dhe i tha: - A nuk ishim bashkë ne në ajrim kur na thirrën Avni Aliko e Pjetër Arbnori, para një viti dhe na propozuan që të futeshim në organizatën që kishin formuar. - Jo more zotëri,- reagoi menjëherë Mersini. - Nuk janë të vërteta këto. A doni të gënjej që të marr njerëzit në qafë kot? Po i them edhe S.R që mos të merret me këto lojëra, se është poshtërsi.
    S.R kërkoi të thoshte diçka, por e ndërpreva duke i thënë: - Nuk ka asnjë vlerë ajo që do të thuash këtej e tutje. Hapa derën dhe i thashë policit që ta çonte Mersinin në dhomën e tij. Mora në telefon oficerin e rojës dhe kërkova që të sillte aty Gjet Kadelin. Gjeta ishte me origjinë mirditor, me banim në fshatrat e Kurbinit. Ishte dënuar për tentativë arratisjeje dhe kishte shumë vite që vuante dënimin. Ishte tip impulsiv. Kur shikonte padrejtësi nuk kishte frikë të bënte debat edhe me policët e shërbimit. - Pse më keni thirrur-, më pyeti ai sa u fut në zyrë. E fillova bisedën me të, duke u futur drejt në temë.
    - Ti e njeh të dënuarin S.R që e ke përballë. Ai pretendon se ti ke dijeni për një organizatë të jashtëligjshme që është formuar nga të dënuarit për të përmbysur pushtetin popullor në Shqipëri. S.R më ndërpreu fjalën, duke ju drejtuar Gjetës. - Mirë është të thuash të vërtetën, se Partia do t’ia nxjerrë kokën kësaj pune. Nuk lënë gjë pa zbuluar këta, prandaj trego, mos ki frikë. Fol tani, se nesër do të jetë vonë e do të pendohesh.
    -Dëgjo zoti operativ,- mu drejtua Gjeta. -Që ju të merreni me këtë njeri, kjo nuk ju nderon. Ky është modeli i mashtruesit në radhët e të gjithë të burgosurve. Ky është një gënjeshtar i jashtëzakonshëm.
    - Pavarësisht nga këto,- ndërhyra unë,- i pranoni ju pretendimet e S.R se keni dijeni për ekzistencën e një organizate të krijuar në burgun e Burrelit?
    - Absolutisht, jo! Këto janë trillime të këtij që kemi përpara.
    - Dakort,- ndërhyra unë,- nuk është nevoja të vazhdojmë më tej. Ti Gjet mund të shkosh dhe na fal për shqetësimin, por ballafaqimin me ty e kërkoi S.R dhe jo unë.
    Të gjitha këto bisedime, punëtori operativ Nduja i transkriptoi dhe informacioni u evidentua në dosjen agjenturore. Ndjeva kënaqësi jo vetëm pse kisha zgjidhur një problem të vështirë, por edhe se ishin vërtetuar dyshimet që më lindën që në momentin e parë për kallëzimin e S.R. Ky i dënuar kishte veti të rralla mashtruese, aq sa po të mos e njihje, me tregimet e tij, kish rrezik të besoje edhe të pabesueshmen. Letra që ai i kishte dërguar Enver Hoxhës ishte vlerësuar shumë, duke u konsideruar tejet e besuar. Në bazë të saj u çelën disa dosje përpunimi aktiv. Por veprimet e njëpasnjëshme operative sqaruan plotësisht situatën si dhe pozitën mashtruese të S.R. Tani edhe ata që i kishin pasur bindje për ekzistencën e organizatës, po të lexonin dosjen agjenturore “Dhelpra”, e pasuruar edhe me të dhënat e reja, do bindeshin për të kundërtën. Pas kësaj bëra demaskimin e S.R përpara të gjithë të dënuarve për kallëzim të rremë. E çova S.R të prangosur në çdo dhomë të burgut. Sakaq i porosita të dënuarit që pas kësaj të mos e keqtrajtonin S.R, pasi një gjë e tillë mund të sillte pasoja për mua.
    Fashikulli i fundit i dosjes “Dhelpra”
    Nuk kaloi shumë dhe S.R dërgoi një letër në K.Q dhe një tjetër ministrit të Brendshëm, ku më akuzonte se me dashje armiqësore, kisha mbuluar dhe mbrojtur një organizatë të rrezikshme, që kishin formuar të dënuarit e burgut të Burrelit dhe se kisha sulmuar ata që mundoheshin të ndihmonin partinë për zbulimin dhe goditjen e saj. Në të ai fliste edhe për “lidhjet e fshehta” që mbaja me anëtarët e organizatës duke përmendur Avni Alikon. Zëvendësministri i Brendshëm, që më kishte dhënë detyrën për zbulimin e organizatës në burgun e Burrelit, kërkoi me urgjencë të përgatitesha për të raportuar mbi punën e bërë për këtë qëllim. U ula e përgatita një informacion përmbledhës për të gjitha të dhënat që përmbante dosja agjenturore, përfshirë edhe përplasjen në birucë me Mersin Vlashin, ballafaqimet dhe informacionet e teknikës operative që fiksuan këto veprime. Mora me vete edhe shiritin origjinal të këtyre bisedimeve. Gjatë takimit, zëvendësministri, i cili u njoh me të gjitha këto, pohoi se dilte shumë qartë që kishim të bënim me një mashtrues profesionist dhe një organizatë imagjinare.
    - Ashtu siç ishim nisur,- theksoi zëvendësministri,- rrezikonim të futeshim në qorrsokak dhe të çonim në plumb njerëz të pafajshëm.
    Para se të largohesha, ai më porositi të përgatisja një përgjithësim për çështjen “Dhelpra” dhe dosja agjenturore të arkivohej për interesa arkivore...

    Vijon nesër...



    PIRRO NUREDINI

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gjyqi në zyrat e burgut për divorcin e Bashkim Shehut Skip to content.Gjyqi në zyrat e burgut për divorcin e Bashkim Shehut .
    E martë, 08 Shkurt 2011 10:38 . .Pasi ish-kryeministri vrau veten, familja e tij iu nënshtrua procesit të persekutimit. Gruaja, Fiqirete Shehu, u dënua e vdiq në burg. Djali i madh, Vladimiri, vrau veten, ndërsa dy djemtë e tjerë, Skënderi e Bashkimi, u dënuan dhe i sollën në burgun e Burrelit. Bashkimi ishte martuar e kishte dy fëmijë. Gruaja e tij, Marjeta, ishte vajza e Lefter Velçës, me origjinë nga Kullsi i rrethit të Vlorës, në atë kohë shofer eksporti. Marjeta ndodhej e internuar në Belsh bashkë me dy fëmijët e vegjël. Ajo e kishte të vështirë ta përballonte jetën në këto kushte. Për të dalë nga kjo situatë, kishte kërkuar mendimin e babait për të

    bërë shkurorëzimin me Bashkimin, por kishte gjetur kundërshtimin e vendosur të tij. Pavarësisht kësaj, ajo mori vendimin e pavarur dhe kërkoi ligjërisht divorcin me Bashkim Shehun. Vendi ku do zhvillohej seanca gjyqësore për këtë çështje u caktua një nga zyrat e komandës së burgut të Burrelit. Në ditën e caktuar, Marjeta u paraqit aty, sipas rregullores. Nuk mungoi atë ditë edhe babai i saj, Lefteri, i cili banonte në Durrës. Pasi u lexua kërkesa e Marjetës për shkurorëzim, u kërkua të thoshte fjalën e vet edhe Bashkimi. “Unë nuk e dëshiroj ndarjen,- tha ai,- sepse me Marjetën kam dy fëmijë që janë gjithçka për mua. Natyrisht edhe për Marjetën. Dhe fatin e tyre, me prindër të ndarë, për arsyet që ndodhën midis nesh, e shikoj shumë tragjik. Unë nuk e dua ndarjen me Marjetën, se me Marjetën më ka lidhur vetëm e vetëm dashuria për të. Mendoj se edhe me Marjetën kështu është. Për të gjitha këto nuk e dëshiroj ndarjen. Po kjo nuk mund të mos ndodhë, në qoftë se nuk mendojmë kështu të dy. Pra, e thënë ndryshe, unë nuk mund të figuroj formalisht i martuar me një grua që nuk më do më. Në përfundim të fjalës time, për këtë çështje vendos Marjeta”. Kryetari i seancës kërkoi që edhe Marjeta të thoshte fjalën e saj. “Fjala ime e fundit,- u shpreh ajo,- është pasqyruar në kërkesën që kam paraqitur për ndarje bashkëshortore”. Pa mbaruar mirë Marjeta, kërkoi të fliste Lefter Velça, babai i saj. “Kam ardhur për të thënë fjalën time edhe unë këtu,- u shpreh ai. -Jam kundër kësaj që po bën Marjeta. Fati i Bashkimit është edhe fati i saj. Ajo nuk është e para që i arrestohet burri. Ato kanë ditur ta përballojnë jetën, ashtu siç u ka ardhur. Këtë duhet ta bëjë edhe Marjeta në qoftë se është vajza ime...” Sakaq, duke iu drejtuar Bashkimit, Lefteri vazhdoi: “Sido që të ndodhë, Bashkim, mua do të më kesh këtu, në takimet e përmuajshme. Do jem në krahun tënd, për çdo nevojë që do të kesh. Rregullorja e burgut nuk do më pengojë, pasi midis meje dhe teje ka një lidhje të fortë familjare. Ti Bashkim je babai i nipit dhe mbesës time. Në ç’përfundim u mor vendimi i divorcit. Bashkimi, i dërmuar shpirtërisht, u takua me Lefterin dhe mandej shkoi në birucë. Marjeta, pa i dhënë dorën as Bashkimit, as të atit, u largua me nxitim. Lefter Velça e mbajti fjalën. Ai i qëndroi afër Bashkimit deri sa u lirua nga burgu..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ju rrëfej takimin sekret të Avdul Banushit me vëllezërit pas 25 vitesh Skip to content.Ju rrëfej takimin sekret të Avdul Banushit me vëllezërit pas 25 vitesh .
    E premte, 11 Shkurt 2011 10:16 .PIRRO NUREDINI
    .Kur u fut brenda, mbylla derën dhe u përqafova me mall, duke harruar raportin oficer i Sigurimit–i dënuar politik. Pas pak erdhi Qamili, shitësi i burgut, që solli kafet e porositura dhe një paketë cigare që i blija çdo ditë me të ardhurat e mia. I thashë se kisha takuar njerëzit e tij dhe një moment e pashë me vëmendje si do reagonte. Sytë e Avdulit ndrinë nga lotët dhe buza iu drodh. E lashë të qetësohej, pastaj vazhdova: U takova edhe me xha Hakanin. Nuk është e vërtetë që ai nuk rron. Më tha se do të gjejë mundësinë të vijë e të të takojë. Avduli u shpreh mosbesues dhe ngriti dyshimin për ndonjë veprim taktik nga ana ime për ta mposhtur psikologjikisht, gjë që edhe e shprehu. “Xha Hakani rron dhe ti do ta takosh”, iu ktheva me zë të lartë. “Nuk e lëmë këtë bisedë,- ndërhyri ai disi indiferent. -Babai ka vdekur para disa vjetësh. Çfarëdo që më thua nuk ta besoj dhe pikë”.
    E lashë në mendjen e tij dhe aty për aty nxora letrat që i dërgonin vëllezërit. Fillova t’ia lexoj. Nuk kisha mbaruar as tre rreshtat e parë, kur ai filloi të shkrehej plotësisht. E lanë forcat dhe gradualisht arriti në një gjendje të tillë ku nuk mundi ta përmbajë veten. Veçanërisht letra e Hodos e bëri të qajë me ngashërim duke më detyruar edhe mua të përlotem. Në letra i shkruanin edhe për xha Hakanin, por në këtë pikë ai mundohej të tregohej mosbesues. Mendimi se i ati nuk jetonte ishte ngulitur thellë në mendjen e tij dhe nuk kishte burrë nëne t’ia shkulte. Ndenjëm gjatë bashkë. Aty në zyrë hëngrëm edhe drekën. Natyrisht jashtë vëmendjes së të tjerëve. Më në fund u ndamë. Pas disa ditësh më lajmëruan se xha Hakani kishte vdekur. U trondita jashtë mase. Kisha menduar disa surpriza filli i të cilave mu këput më mes. I kisha premtuar Avdulit se do ta takoja me të atin, por tani nuk do mundja. Përveç këtyre, ndjeva keqardhje për xha Hakanin, që nuk arriti të takonte të birin para se të mbyllte sytë. Gjeta mundësinë dhe një ditë shkova në Gjirokastër për të ngushëlluar familjarët e tij. Me Hodon, të vëllain e Avdulit, që punonte mësues, u takuam te hotel “Çajupi”. Aty e ngushëllova. “Ndodhi shumë keq,- e theu heshtjen Hodua. -Them se kam bërë diçka të mirë në këtë drejtim. Kur e ndjeva se babai po ndahej nga jeta, i kërkova të më jepte porositë e fundit për Avdulin. Këto i kam të incizuara. Gjithashtu kam incizuar edhe një pjesë të vajeve me ligje për babanë. Them që një ditë t’ia çoj në Burrel. Ai ka nevojë edhe të qajë. Besoj se do më ndihmosh për këtë...” Aty për aty e miratova idenë e tij, që m’u duk e frytshme. Si pimë kafen, u ngritëm dhe u nisëm për në shtëpinë e Zijait, ku do të ngushëlloja sipas zakonit.
    Ngushëllime vëllazërore
    Mëngjesin e ditës tjetër, pasi bleva paketën e cigareve për Avdulin, shkova në burg për ta ngushëlluar për vdekjen e xha Hakanit. Sapo erdhi në zyrë i shoqëruar nga polici dhe pa pranga, bëra shenjë që të mbeteshim vetëm, mbylla derën dhe u përqafuam në atë mënyrë që tek të tjerët do të bënte përshtypje. Pa e kuptuar ishim bërë shumë të afërt, duke harruar që u përkisnim “llogoreve të kundërta”.
    Nuk munda t’i mbaja lotët.
    - Çfarë ke?- më pyeti Avdyli. -I ke mirë të gjithë?
    - Nuk kam gjë jo. Mirë i kam të gjithë.
    - Ku ke qenë që nuk ke ardhur këto ditë?
    - Ashtu erdhën punët kësaj radhe. Hodua më dërgoi një telegram ku më njoftoi për vdekjen e xha Hakanit dhe shkova për këtë punë në Gjirokastër. Ja telegrami! Dhe ja vendosa përpara. Pastaj i hodha mbi tavolinë paketën e cigareve sipas zakonit dhe i zgjata dorën për ta ngushëlluar.
    Pasi ndenji ca në heshtje, m’u drejtua me një pamje të çuditshme:
    - Ta marr për të vërtetë këtë që më the? Dhe sytë iu përlotën.
    - Më vjen keq! Ti vazhdon të më marrësh për djallëzor. Kjo është e vërtetë. Unë të tregova edhe kur u takova me xha Hakanin në Gjirokastër. Më erdhi keq që nuk munde ta takosh ti.
    Pas kësaj, ai filloi të qajë me dënesë. E lashë disa minuta të zbrazte me dënesë dhe pastaj ndërhyra.
    - Hajde përmbahu tani! Je burrë i fortë e burrat e durojnë dhimbjen. U mundova ta qetësoja...
    Lajmi për vdekjen e babait do ta mundonte shumë Avdulin për të cilin tani ora e burgut nuk lëvizte. Prej kohësh qëndronte i vetëm në birucë sepse shoku i dhomës ishte transferuar në qeli tjetër. Një ditë “guxoi” të më kërkonte të ndërhyja për të dalë nga biruca dhe të sistemohej në një dhomë me hapësirë më të madhe. Kërkoi gjithashtu t’i jepja mundësinë të merrej me pikturë. Këtë profesion e zotëronte qysh përpara se të arratisej nga Shqipëria.
    Ia plotësova kërkesën dhe e rregullova në një dhomë të mirë për kushtet e burgut me hapësirë më të madhe. Nga një piktor në Burrel, shoku im Petrit Gurabardhi, sigurova mjetet e nevojshme të piktorit si letër, bojëra, penel, vaj, lapsa, etj. Mbas kësaj, sa herë shkoja në dhomën e tij do ta gjeja duke pikturuar. Një ditë më mori leje dhe pikturoi edhe portretin tim, të cilin e ruaj si kujtim të çmuar...
    Takimi pas 25 vitesh
    Ishte vërtet diçka emocionale. Më në fund pas 25 vitesh, Avdul Banushi priste të takonte vëllezërit, Hodon dhe Zijain. Porosita të përgatitej zyra ku do të organizohej takimi. Shkova aty me dy mysafirët që kishin ardhur nga Gjirokastra. Hyra vetë në burg për të marrë nga biruca Avdulin. Pamja e tij mundohej të tregonte se po shkonte në një takim të zakonshëm, por kur u hap dera dhe u gjend përpara vëllezërve nuk ishte më ai që mundohej të shfaqej. U hodh në krahët e tyre dhe sytë iu mbushën me lot.
    - Boll qave!,- e qetësoi i pari Hodua. -Kemi ardhur të çmallemi e jo të qurravitemi. Kemi plot gjëra për të thënë.
    Pastaj Hodua filloi t’i tregojë për familjarët e tjerë një nga një.
    - Para disa ditësh,- vazhdoi Hodua,- na vdiq babai. E mori vesh që ishe këtu dhe kur u bëmë gati për të ardhur të të takonim, vdiq papritur.
    - Unë e kam ditur se babai ka vdekur prej kohësh,- u hodh Avduli dhe të them të drejtën e kam vështirë t’u besoj edhe juve...
    - Ndoshta ti ke arsyet e tua të mendosh kështu,- shtoi Hodua,- po ne të kemi sjellë këtu zërin e tij, amanetin para vdekjes që la për ty.
    - Dëgjoje me veshët e tu dhe pastaj fol! Sakaq, Hodua vendosi në tavolinë një aparat magnetofoni, futi në të kasetën në fjalë dhe shkeli butonin. Pas një çasti, që andej gjëmoi zëri i xha Hakanit, që u drejtohej fëmijëve të tij:
    - Bijtë e mi! Vitet bënë të vetën e tani më pret vdekja. Kështu e ka kjo botë. Porosia që kam është të qëndroni lidhur me njëri tjetrin. Ti lini mënjanë mëritë që ju ndajnë e të gjeni forca për të qenë të bashkuar. Meraku i vetëm që po marr me vete lidhet me një pjesë të gjakut tim, me djalin tim dhe vëllain tuaj, me Dulen, që na mungoi prej kaq vitesh...
    Avduli sa dëgjoi që u përmend emri, nga një zë që e njihte prej kohësh, reagoi rrufeshëm: - Po për Zotin! Ky është zëri i babait. Mënyra si ma përmendi, ma solli përpara syve. “Dule”, vetëm ai më ka folur ashtu!...- Dhe u shkreh i tëri në dënesë. Pas kësaj, nuk mundi ta përmbajë më veten. E mori magnetofonin në krah, sikur ta kishte njeriun e tij më të dashur. Pastaj ia futi kujës, me ngashërim: - Oh, baba, baba! Të më falësh për të gjitha!...
    U krijua një gjendje e rëndë. Hodua, si më i rrahur me këto situata, e mblodhi veten, u ngrit, fiku magnetofonin dhe iu drejtua Avdulit:
    - Avdul, pusho! Je burrë dhe duhet të gjesh forca të përmbash veten. Është e dhimbshme, e kuptoj. Po duhet bërë i fortë...
    Si pa kuptuar kaluan rreth katër orë. Takimet në burgun e Burrelit zgjasnin vetëm dhjetë minuta dhe vetëm në sportel. Në rastin e Avdulit ishte bërë një përjashtim, kuptohet me lejen e autoriteteve përkatëse. Vëllezërit Banushi u ndanë duke u përqafuar disa herë e duke porositur njëri-tjetrin....
    “Dorëzimi” i Avdul Banushit
    Takimi dhe lajmet nga vëllezërit dhe familjarët e tjerë krijuan një gjendje të trazuar te Avduli. Shkoja tek ai çdo mëngjes, ndiznim nga një cigare dhe bisedonim për tema të ndryshme. Largohesha, duke e lënë në qetësinë e tij. Një moment mendova mos kërkoja unë i pari për të biseduar rreth problemeve që i interesonin punës. Le ta merrte ai iniciativën! Kjo do të ishte më rezultative. Krejt rastësisht erdhi çasti i shumëpritur. Pas një qëndrese të gjatë, në një luftë të fortë me vetveten, më së fundi Avduli vendosi të bisedojë me mua, për veprimtarinë e tij dhe të organizatës FRASH-it, kontaktet që mbanin me zbuluesit e CIA-s dhe ndihmën që u jepnin ata për veprimtarinë që zhvillonin në drejtim të Shqipërisë. Por ai asnjëherë nuk pranoi se ishte në shërbim të këtij zbulimi. Gradualisht, filloi të flasë për bazat e FRASH-it në Milano, Bari e Romë në Itali; Prevezë, Janinë, Igumenicë, Konicë e Follorinë, në Greqi; Ohër, Ulqin e Dibër e Madhe, në Jugosllavi. Këto të dhëna që ai s’kishte pranuar t’i tregonte në procesin e hetuesisë. Megjithëse për bazat jashtë shtetit, më fliste me hollësi, për ato brenda vendit nuk tregonte asgjë. Më tej tregoi për aktet terroriste që kishte kryer FRASH-i në Paris, Romë, Athinë dhe Madrid, me organizatorë vetë Avdulin dhe pjesëmarrjen e Sabaudin Haznedarit dhe anëtarë të tjerë të organizatës, në këto vende, si S.K., N.P., L.G., N.V., etj. Gjithsesi, ky ishte vetëm fillimi i dorëzimit të tij. Duhej këmbëngulur më tej me të. Avduli ishte një thesar për sigurimin. Mendova se kishte ardhur koha për të kaluar në një plan tjetër. Fillova përgatitjet për të shkuar në Gjirokastër, bashkë me Avdulin...

    PIRRO NUREDINI



    “Avduli 10 vite në qelitë e Burrelit, ne nuk dinim gjë”

    Duke hedhur dritë mbi arsyet e këtij fakti të panjohur, Piro Nuredimi, ish operativi i burgut të Burrelit, pohon përpjekjet e policisë sekrete për tw zbuluar misteret që i dënuari VIP nuk pranoi ti zbardh gjatë procesit maratonë që zgjati dy vjet.
    “Avduli kishte dhjetë vjet në burgun e Burrelit dhe familja nuk dinte gjë”, dëshmon Hodo Banushi, vëllai i tij, duke kujtuar momentin si janë njohur për herë të parë me lajmin tronditës. Ai e ka të fiksuar në kujtesë atë pasdite dimri, kur mysafiri panjohur që vinte nga Burreli, u ka hedhur “bombën” në mes të shtëpisë: Vëllai i arratisur para 25 viteve, tanimë ishte në qelitë e burgut, jo si i dënuar i zakonshëm, por si atentatori i Enverit! Në rrëfimin për “Panorama” Hodo Banushi, tregon përjetimet nga takimi pas tri dekadash me Avdulin dhe peripecitë që i kanë ndjekur pas zbardhjes së historisë...
    Zoti Hodo! Në kujtimet e Piro Nuredinit, ish-oficer i Sigurimit në burgun e Burrelit, zbulohet një takim i fshehtë që keni bërë në Gjirokastër me Avdul Banushin gjatë kohës që vuante dënimin...
    Përballja me Avdulin pas 25 vitesh, ishte vërtet diçka tronditëse. Mbaj mend që na thirri Piro Nuredini dhe shkuam për ta takuar në një nga qelitë e Degës së Brendshme të Gjirokastrës ku e kishin sjellë në fshehtësi të plotë nga burgu i Burrelit. Ky ritual zgjati plot katër ditë. Kanë qenë momente prekëse, sidomos për Avdulin, që na pyeste e interesohej jo vetëm për të afërmit, por për tërë të njohurit dhe fshatarët e tjerë. I vetmi peng që shprehte ishte fakti që nuk harriti të takohej me babanë. Sidoqoftë, ndihej i lehtësuar që më në fund mundi të shoh e të flasë nga afër me njerëzit e dashur të zemrës.
    Pra, nuk shkuat ju për ta takuar në burg, siç ishin rregullat e kohës për të dënuarit, por e sollën aty nën përkujdesjen e Sigurimit. Çfarë fshihej pas këtij fakti pa precedent?
    Në atë kohë nuk bëhej fjalë të merrnim vesh se çfarë fshihte Sigurimi pas lëvizjeve të tilla. Më vonë, kur Avduli doli nga burgu, na tregoi se ky takim i fshehtë ishte një lojë e sigurimit për të vjelë të dhëna mbi zbulimet e huaja që operonin në vendin tonë. Ishte si të thuash një lloj përpunimi psikologjik që Avduli të “dorëzohej” e të rrëfente gjëra që nuk i kishte pohuar kurrë...
    Çfarë pretendonte të zbulonte Sigurimi nga Avduli, kur ishin mbyllur hetimet dhe procesi gjyqësor ndaj tij?
    Gjatë procesit maratonë që zgjati dy vjet, Avduli kishte pohuar gjithçka mbi veprimtarinë e vet. Kishte pranuar madje se kishte ardhur t’i bënte atentat Enverit në ditën e paradës ushtarake. Ndërkaq, nuk kishte dëshmuar asgjë mbi bazat dhe bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Nuk dha asnjë informacion mbi planet e zbulimeve perëndimore për përmbysjen e pushtetit popullor. Shkurt, i gjithë deponimi i tij përmblidhej fund e krye te akti që do kryente në Tiranë. Kaq, padyshim nuk ishin pak për Sigurimin e Shtetit, por ishin të pamjaftueshme për të depërtuar në planet e zbulimeve perëndimore kundër regjimit komunist në Shqipëri. Avduli deri në fund nuk ofroi asnjë të dhënë, edhe pse iu nënshtrua një kalvari të tërë torturash e vuajtjesh nga më çnjerëzoret...
    Ndërkaq, ju e dinit pse akuzohej Avduli gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor?
    Në rastin e tij sigurimi i shtetit ka operuar me një skemë të veçantë, sa cinike aq dhe djallëzore. Arrestimi, hetimet dhe procesi gjyqësor i Avdulit janë mbajtur sekret nga fillimi në fund. Gjithçka ndaj tij është ndjekur nga një grup i vogël i policisë sekrete. Madje, edhe kur është dënuar, është proceduar me fshehtësi, duke e mbajtur në një qeli të veçantë në burgun e Burrelit...
    Pra, as familjarët nuk kishin dijeni...
    Në kohën që Avduli gjykohej, bile edhe kur ishte në burg, ne e dinim jashtë shtetit. Vetëm pas disa vitesh e kemi marrë vesh që ishte gjykuar dhe vuante dënimin. Lajmin na e ka sjellë Piro Nuredini, operativi i Sigurimit të burgut. Nuk e di në çfarë rrethanash, por mbaj mend që një pasdite na mblodhi të gjithëve dhe na tregoi se Avduli ishte dënuar si agjent i zbulimeve të huaja që kishte ardhur me mision të vriste Enverin. Madje, na njoftoi se kishte 10 vite që ndodhej në Burrel. Pikërisht atëherë për ne morën fund legjendat që fliteshin lart e poshtë për të.
    Piro Nuredini në këtë rast ishte një ndërmjetës midis jush dhe Avdulit...
    Pavarësisht detyrës dhe misionit të besuar, Piro Nuredini, mbi të gjitha ishte një djalë fisnik që na ofroi ngrohtësi e solidaritet në momente shumë të vështira. Pikërisht për këtë dhe sidomos për pjekurinë me të cilën kapërcente raportet delikate midis nesh, ai u bë i afërt e i respektuar për familjen tonë. Jemi takuar e kemi biseduar me të shumë herë, kemi qarë hallet e kemi dëgjuar mendimet e njëri tjetrit si atëherë kur Avduli ishte në burg, por edhe kur doli nga ferri i Burrelit. Lidhjet e afërta me të kanë vazhduar pashkëputje deri në momentin kur Pirua ndërroi jetë nga një aksident automobilistik. Më ka mbetur peng që nuk mora pjesë në varrimin e tij. Në atë kohë isha në Greqi dhe e kam marrë vesh shumë vonë tragjedinë e tij. Sidoqoftë, Pirua ka lënë mjaft kujtime të mira te ata që e njohën dhe i lidhi puna me të...
    vijon të hënën



    AFRIM IMAJ

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jeni Ne Skip to content.Dokumenti i Sigurimit: Po na zbulojnë përgjuesit në dhomat e gjumit .
    E enjte, 06 Janar 2011 10:08 . .Është folur e shkruar shpesh për këtë mënyrë gjurmimi në regjimin komunist, madje aty-këtu është cekur edhe përgjimi sekret në dhomën e gjumit, por pohimet kanë mbetur në kuadrin e dëshmive të përgjithshme. Për herë të parë, gazeta “Panorama” ka zbuluar një dokument autentik të policisë sekrete, me procedurat zyrtare të mekanizmit represiv që mbante në vëzhgim qytetarët edhe në çastet intime, në dhomën e gjumit.
    Dosja Nr.100, “Tepër Sekret” (datë 29.07.1978) e Drejtorisë së Veçantë të Sigurimit të Shtetit, alias, Departamentit të Aparaturave dhe Pajisjeve të Përgjimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përmban materialet e një analize sekrete mbi rastet e dështimit gjatë operacioneve gjurmuese me pajisjet speciale ndaj elementëve antiparti. Objekt i shqyrtimit, sipas dokumentit, janë “dobësitë e të metat që i kanë dhënë shkas objektit të përpunimit për të zbuluar pajisjen përgjuese në banesën e tij”. Ngjarjet zhvillohen në fshatin Kutalli të Beratit, në verën e ’78-s. Fillimisht, dikasteri i sigurimit lajmëron degën e brendshme për të përgatitur një banesë për familjen e armikut Vasil Kati, që transferohej aty nga Tirana, pas dënimit për sabotim dhe qëndrim antiparti. Detyra specifikon adresën e apartamentit dhe mënyrën e vendosjes së aparateve përgjuese në të. Teksa raportohet nga Berati për përshtatjen sipas kritereve të strehës për ish- zëvendësministrin e Tregtisë te numri dy i Sigurimit, Feçor Shehu, nga Tirana niset për të Kutalli familja e Isuf Alibalit, ish-kryeredaktorit të revistës “Shqipëria e re”, me urdhrin për t’u strehuar aty. Pikërisht këtu fillon plasaritja e parë. I porsaardhuri që të nesërmen shpreh dyshime të forta për praninë e pajisjeve përgjuese në banesë. Kjo vë në alarm Degën e Punëve të Brendshme të Beratit, e cila reagon menjëherë për të konfirmuar pohimet e ish-kryeredaktorit. Pavarësisht konstatimeve të kontrollit të fshehtë në shtëpinë e Alibalit, ku u vërtetua pasaktësia e pohimeve të tij, organet e sigurimit operojnë me shpejtësi duke e transferuar atë në një banesë tjetër. Përtej kronologjisë së ngjarjes, në dokumentin e analizës përshkruhen edhe mjaft çështje të tjera “për rritjen e cilësisë së punës gjurmuse”, “për shtimin e paisjeve përgjuese në kushtet e zgjerimit të veprimtarisë armiqësore”, “për sofistikimin e procedurave teknike për mos deshifrimin e praktikave subversive” etj....

    DOKUMENTI
    DOSJA Nr.100
    Analizë mbi dobësinë e të metat në punën me teknikën operative.
    Në bazë të raport-propozimit datë 15.12.1977, bërë nga Dega e Brendshme Berat, miratuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Feçorr Shehu, u pajisën me teknikë operative stacionare (aparaturë përgjimi), dy dhoma e një kuzhinë në katundin Kutalli të rrethit të Beratit, ku do të vendosej familja e të dënuarit Vasil Kati, objekt i linjës së Degës së Veçantë.
    Pajisja u vendos nga punëtori operativ i T.O.(teknikë operative) të Degës së Pestë, Sotir S., i ndihmuar nga punëtori operativ i T.O. i Degës së Beratit, Androkli T., dhe u krye brenda një dite mbasi ishte menduar të sillej me urgjencë familja që do të vendosej në të. Në kohën që u vendos pajisja, në pallat nuk ishte futur asnjë familje, bile një pjesë e dhomave (përjashto ato ku do të vendosej teknika), ishin ende të pasuvatuara plotësisht. Gjatë kohës që u punua, nuk u konstatua nga shokët e ngarkuar me këtë detyrë asgjë negative që rrezikonte deshifrimin e punimeve dhe vendosjen e T.O. Pas vendosjes së teknikës, me gjithë urgjencën e paraqitur nga Dega e Veçantë dhe Dega e Punëve të Brendshme, Berat, familja e të dënuarit Vasil Kati nuk u soll në apartamentin që ishte vendosur të sillej. Në vend të saj u vendos më 17/4/1978, Isuf Alibali me familjen e vet, objekt po i linjës së Degës së Veçantë. Vendosja e këtij objekti në apartamentin e pajisur me T.O, u bë sipas raport-propozimit të Degës së Brendshme Berat, miratuar nga Feçorr Shehu. Si pikë përgjimi është përdorur banesa e anëtarit të Partisë, Besim P., kryetar i Këshillit Popullor të Kooperativës Kutalli, i cili ka vetëm të shoqen dhe dy fëmijë të vegjël dhe banon në dy dhoma e një kuzhinë, një kat më poshtë nga objekti i përpunimit, njeri mjaft i predispozuar për të ndihmuar organet e sigurimit. Nga 22/12/1977 deri më 17/4/1978 që u vendos objekti Isuf Alibali, çelësat e apartamentit të pajisur me T.O janë mbajtur nga shoku Besim P. dhe sipas rregullave janë bërë kontrolle nga punëtori operativ i T.O në degën e Beratit. Më datën 17/4/1978, d.m.th atë ditë që u vendos objekti, është bërë nga sh. Androkli T. përgjim me T.O. Nga përgjimi nuk ka dalë asgjë me interes operativ. Janë bërë midis pjesëtarëve të familjes vetëm biseda lidhur me vendosjen e plaçkave, etj. Edhe nga gjashtë, përgjimet e mëvonshme nuk rezulton të jetë zhvilluar asnjë bisedë me karakter armiqësor, gjë kjo e cila të jep të kuptosh se ata i janë ruajtur mundësisë së përgjimit me T.O.
    Në fillim të muajit maj 1978, objekti Isuf Alibali, në një takim me kryetarin e Degës së Beratit, Pëllumb Kapo, dhe me shokun Çome Asimaqi, denoncoi se ndërsa ishte duke pastruar dhomën, në një cep të saj (pa cilësuar në cilën dhomë), kishte gjetur një copë tubo të vendosur në mur dhe e kishte lënë në vend pa e prekur. Gjithashtu, shfaqi mendimin se ky tub duhej të ishte vendosur për kontrollin e familjes së Vasil Katit që ishte menduar të sillej në këtë apartament para ardhjes së tij (Isufit).
    Për të vërtetuar këto pretendime, më datën 27/5/1978 u largua me kombinacion objekti (Isuf Alibali), bashkëshortja e djali i tij dhe me hapje sekrete u futën në banesë për të parë gjendjen, shokët Agim Ç., dhe Sotir S., të cilët konstatuan:
    a - Në vrimën e bravës së derës së jashtme, ku futet çelësi, ishin vendosur dy kunja shkrepëseje për të dalluar nëse mund të hyhej në apartament gjatë kohës që objekti nuk ndodhej në shtëpi. Veç kësaj, dera ishte mbyllur dhe me një çelës tjetër “Elezet”. Hapja dhe mbyllja e derës së jashtme u bë pa lënë gjurmë, kurse dyert e brendshme u gjetën dhe u lanë të hapura.
    b - Në faqen e murit të kuzhinës, por në drejtim të kundërt me faqen e murit të saj që e ndan atë me dhomën tjetër (dhoma e gjumit) dhe ku ndodhet i vendosur tubi i T.O, ishte bërë një vrimë me drejtim horizontal me madhësi 2x2 cm dhe rreth 2cm më lart nga niveli i pllakave të dyshemesë.
    c - Në faqen e brendshme të murit që ndan dhomën ngjitur me kuzhinën nga dhoma tjetër, ishin dy vrima, njëra me madhësi rreth 10x15 cm, e cila ishte mbuluar përsëri me llaç, kurse tjetra me madhësi 4x4 cm, por e lënë hapur.
    Duke gjykuar mbi këto veprime të kryera nga objekti i përpunimit, shokët e ngarkuar për të parë gjendjen konkluduan se T.O nuk ishte gjetur prej tij.
    Pas këtij verifikimi, edhe në dy takime të mëvonshme me shokët Nevzat Haznedari e Çome Hasimaqi, megjithëse iu fol për të mos pasur iluzione e dyshime të kota, objekti insistoi që në banesën e tij ishte vendosur T.O., se ai kishte konstatuar një copë tub, të cilën e kishte lënë në vend, e mbuluar me llaç. Sipas pretendimeve të Isufit, e bëri këtë i nisur nga dy rrethana kryesore: Së pari, kur ishte me punë kryeredaktor i revistës “Shqipëria e re”, nga leximi i literaturës së huaj kishte mësuar mbi ekzistencën dhe mënyrat e vendosjes së T.O në vendet kapitaliste, gjë për të cilën edhe kishte shkruar një artikull në revistën “Në shërbim të popullit”, mbi përdorimin e T.O. në SHBA. Së dyti, në dhomat e apartamentit ku u vendos, kishte konstatuar se brezi i fundit i dhomave (20-30 cm mbi dysheme) ndryshonte në lyerje me sipërfaqen tjetër të tyre.
    Për t’u dhënë fund këtyre pretendimeve, si dhe për t’u bindur plotësisht nëse ishte gjetur ose jo T.O., u hoq objekti duke u vendosur në një apartament tjetër. Ndërkohë, u rishikua nga shokët e qendrës, të kryesuar nga Nevzat Hazedari, mënyra e vendosjes së teknikës, gërmimet e bëra nga objekti, si dhe u çmontuan mjetet e T.O. Nga puna e bërë u konkludua se asnjëra prej gërmimeve të objektit nuk ka prekur mjetet T.O.
    Mosgjetja e T.O. nga objekti vërtetohet:
    Së pari, nga funksionimi normal i T.O. në momentin që u çmontua. Ky fakt rrëzon pretendimin e objektit, që sipas tij gjeti një copë tub dhe e mbuloi përsëri me llaç, sepse po të kishte ndodhur kështu, mikrofoni që ka lidhje me këtë tub nuk do të funksiononte fare.
    Së dyti, asnjëra nga gërmimet e kryera nga objekti nuk e ka atakuar T.O. sepse janë kryer larg vendosjes së saj (shih skemën bashkëngjitur, në të cilën pasqyrohen vendet ku është vendosur T.O. dhe gërmimet e bëra nga objekti)
    Së treti, po të ishte gjetur tubi në dhomë, siç pretendon objekti, do të zbulohej mikrofoni, kurse në fakt nuk ishte bërë asnjë tentativë, por ishte gërmuar në faqen përballë të murit që e ndan këtë dhomë nga dhoma tjetër.
    Së katërti, gjatë çmontimit të mjeteve T.O. u konstatua se gërmimet e bëra nga objekti nuk kishin prekur asgjë prej mjeteve të teknikës.
    Së pesti, në qoftë se objekti do të kishte gjetur, ashtu siç thotë, tubin e teknikës në mur, nuk kishte pse t’i mbyllte me plastelinë edhe tubat e kordonit elektrik të llambave të ndriçimit, që siç pranon vetë objekti, e bëri këtë në konsultim me Bekteshët (familjarët e Sadik Bekteshit, ish-gjeneralit të dënuar për tradhti) për t’u mbrojtur nga përgjimet me T.O. Mbyllja e tubave të kordonit elektrik u konstatua edhe nga ana jonë, ose nuk kishte pse të vazhdonte të kërkonte për gjetjen e teknikës edhe pas hyrjes sekrete në banesën e tij, sepse u konstatua që ai kishte bërë një gërmim tjetër në njërën nga qoshet e kuzhinës me madhësi 15x15cm dhe e kishte mbyllur përsëri me llaç.
    Megjithëse nga teknika operative nuk është gjetur fizikisht objekti, duke u bazuar në njohuritë që ka pasur mbi të, në bisedat e bëra me armiqtë Sadik e Hava Bekteshi, mbi mundësinë e vendosjes së teknikës (objekti pranon se Havaja i ka thënë se edhe në stola jashtë banesës vendoset teknikë operative), ka konkluduar mbi mundësinë e vendosjes së T.O. në banesën e tij.
    Dobësitë kryesore të punës tonë dhe shkaqet e tyre janë:
    1 - Është e vërtetë që dyshimi në lyerjen e dhomave ekziston, ashtu siç pretendon objekti. Ky ndryshim, nga i cili ai krijoi dyshime mbi ekzistencën e T.O. duket jo vetëm brenda dhomave, por edhe në korridor. Kjo mënyrë lyerjeje (brezi i fundit me furçë dhe gjithë sipërfaqja tjetër me pompë) kujtdo mund t’i tërheqë vëmendjen e të krijojë dyshime. Pikërisht këtu qëndron përgjegjësia e shokut Sotir S. Ai e injoroi këtë fakt, e për rrjedhim e vendosi T.O në kushte jo të përshtatshme. Ai duhej medoemos të kërkonte ose të bënte lyerje të njëllojtë të të gjitha sipërfaqeve të dhomave, në të kundërt të refuzonte vendosjen e TO.
    Nga puna me cilësi të dobët e punëtorëve të ndërtimit, pothuajse në të gjitha dhomat, bile edhe në afërsi, ku ishte vendosur T.O., ekzistonin shenja (njolla), të cilat për një person të zgjuar e me aftësi, krijojnë dyshime si mbeturina të një pune të kryer pas suvatimit dhe për qëllime të caktuara. Edhe këto shenja, nga të cilat lindin kuriozitete e jepet shkas për veprime (gërmime) që mund të çojnë në deshifrimin e teknikës, për mungesë thellimi e vigjilence nuk janë eliminuar.
    Këto gabime tregojnë jo vetëm punë të cekët pa kualitet, por në të njëjtën kohë për varfëri profesionale dhe shfaqje të mendjemadhësisë, pra shfaqje këto me karakter nënvlerësimi për armikun. Përgjegjësia jonë për këto gabime bëhet akoma më e rëndë për faktin se ato janë afërsisht të një natyre me gabimet e vërtetuara në Degën e Brendshme Rrëshen, një vit më parë, si rrjedhim i të cilave u deshifrua T.O. nga i pandehuri. Përsëritja e këtij gabimi dëshmon se Bilo B. si kryetar i degës së V, Sotir S., që e lejoi atë dhe Metan K. si oficer drejtimi përkatës, akoma nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura dhe nuk kanë marrë masa të plota për evitimin në kohë të këtyre dobësive. Përgjegjësi mban edhe Agim C., sepse kur u dërgua me hyrje sekrete në banesën e Isuf Alibalit, për të vërtetuar pretendimet e objektit lidhur me vendosjen e T.O., nuk i konstatoi mungesat e mësipërme dhe nuk i ngriti ato si problem për t’u korrigjuar. Megjithëse metoda e përdorur lidhur me montimin e qendrave stacionare të T.O. ka qenë e drejtë si përsa i përket ruajtjes së sekretit, ashtu edhe cilësisë së dëgjimit, është e nevojshme që ajo të perfeksionohet më tej, me qëllim që t’u përshtatet sa më mirë aftësive të njerëzve, sidomos të personave që ishin objekt pune për organet e Sigurimit. Këtu është fjala që sipas rrezikshmërisë dhe objektit të përpunimit në çdo rast, të mendohet edhe për variante të tjera vendosjeje me qëllim, që të evitohet me çdo kusht deshifrimi i T.O nga armiku.
    Vendosja e qendrave stacionare të T.O. sipas praktikës së përdorur vite me radhë, është konsideruar e mirëqenë dhe e mjaftueshme, kur ato ishin të pakta si numër dhe niveli i njerëzve ishte jo ai që është sot, por jo e plotë dhe e mjaftueshme për kushtet aktuale kur është rritur numri i njerëzve dhe është sofistikuar veprimtaria e armikut. Pikërisht se nuk u ndryshua në kohën e duhur në rastin konkret, prandaj gati na u zbulua T.O., pasi shokët i qëndruan strikt praktikës së vjetër, duke u mjaftuar me punën e bërë nga punëtorët operativë të teknikës dhe nuk organizuan kontroll suplementar për t’u bindur edhe më mirë mbi cilësinë e punës së kryer dhe mbi marrjen e të gjitha masave për likuidimin e çdo gjurme apo shenje që krijon dyshime e mund të bëhet shkak për dekonspirimin e mjeteve të T.O.
    Të prirë nga qëllimi i mirë për të kontribuar në zbulimin e veprimtarisë së armikut, ka pasur raste që janë bërë lëshime e janë kryer punime të nxituara. Kjo mënyrë veprimi me karakter liberal e konformist ka çuar në atë që pa dashur nuk i është kushtuar gjithë kujdesi i duhur kualitetit të punës, eliminimit të plotë të shenjave të mbetura, siç ndodhi edhe në banesën ku u vendos objekti Isuf Ali Bali dhe që i dha mbështetje këtij të fundit të konkludonte mbi mundësinë e ekzistencës së T.O.
    Ndodhi në rastin e Kutallisë, që pajisja u kërkua me urgjencë, duke u nxitur kështu punëtorët operativë të teknikës ta kryenin brenda ditës, objekti që ishte menduar nuk u soll dhe apartamenti qëndroi rreth 4 muaj bosh. Pra, porosia nuk ishte aq urgjente sa u paraqit,.
    Për objektin Isuf Ali Bali, që u vendos më vonë në apartamentin e pajisur, nuk iu tha asgjë për rrezikshmërinë e tij, sidomos mbi njohuritë që ai ka pasur mbi ekzistencën dhe përdorimin e T.O, moment i cili, jo vetëm duhej të mbahej parasysh, por edhe të gjykohej e konkludohej bashkërisht, nëse duhej futur në atë ndërtesë apo duhej çuar në vend tjetër.
    Nga sot e tutje duhet që çdo pajisje stacionare me T.O. t’i nënshtrohet një studimi të thellë për të konkluduar fillimisht mbi rrezikshmërinë e objektit, mbi domosdoshmërinë e vendosjes së qendrës stacionare dhe mbi masat që duhen marrë lidhur me ruajtjen e plotë të sekretit gjatë punimeve për vendosjen e T.O.
    Pas vendosjes së tyre të ushtrohet kontroll nga kryetari i Degës dhe një shok tjetër që nuk ka marrë pjesë në punime, për t’u bindur se puna e kryer siguron ruajtjen e T.O. nga deshifrimi.



    AFRIM IMAJ


    Tjetri >

    komentet
    +1 #3 Elio Gora New York 2011-01-09 08:08
    E cna nxorret mallin me keto muhabete.Sigurisht ishte nje lufte nervash midis atyre qe perfaqesonin shtetin dhe atyre hallexhinjve qe nga e keqja e prehnin shume vigjilencen.Nuk ishte e lehte se keta persona qe ju vendosej teknika opeerative(perg juese)nuk hanin bar ata ishin intelektuale shume me te shkolluar se nje puntor operativ i mjeteve te pergjimit pershembull qe kishte ardhur nga klasa puntore,kishte kryer nje kurs 9 mujor dhe duhej te perballej edhe me njohuri te njerezve qe kishin studiuar per inxhinjeri elektrike apo elektronike.
    Ne nje pike calonte puna ne kete sektor se edhe pse ishin te bindur se keta njerez intelektuale qe pergjoheshin ishin aq te zgjuar sa ceshtjet me zarar te mos i bisedonin ne ambjentet e shtepise,perser i instalohej mjete pergjuese stacionare,qe per hir te se vertetes kishin kosto te larte per shtetin tone.
    Le te flasim pak per "Belulin".Edhe pse isha "buzequmesht" shpesh e kundershtoja kete "rit" qe kryhej herepashere sipas nje grafiku te caktuar,e sidomos pas ngjarjeve politike qe kalonte vendi.Ideja ime ishte qe duhej ti largoheshim kesaj praktike si e paefektshme dhe te gjendeshin forma te tjera qe kerkonin fantazi.Per hir te se vertetes sa here qe u perdor me sukses fantazia u arrit rezultati qe kerkohej.
    Por kjo pune kishte veshtiresi te nje shkalle shume te larte kur duhej qe paisjet pergjuese te vendoseshin ne ambjentet e ambsadave te huaja.Ne nje rast perfaqesuesit e nje ambasade te huaj ne Tirane pasi kishin zbuluar mjetet e pergjimit,i kishin shkulur dhe ne menyre demostrative i kishin vendosur tek kembet e policit te ambsades.Eeee.Kjo eshte lufte kush eshte me i zoti do te fitoje.
    Citoje 0 #2 Ilir Shyti 2011-01-07 19:32
    Gjera normale qe jane perdorur dhe perdoren nga Shtete te ndryshme.Asnje gje e re.Bile kam lexuar dhe kam pare ne TV dhe me te modifikuara se kjo qe lexova.Por normale.
    Vetem ne kete menyre zbulohen gjerat e pa zbuluara edhe mbas shume vite.Nje dite gjerat zbardhen nga keto Teknika.
    Ndersa per ne Shqiperi populli ne pergjethsi ka qene si dele.
    Ndersa nje pjese e mire qe kane punuar neper Dikastere te ndryshme kane patur njohuri.Por nga Englizhenca dhe e kane ngrene me ne fund.
    Citoje -2 #1 enver malko 2011-01-06 20:18
    teknikat operative apo famozet T.O kane orgjina te vjetra,te bujshme jane bere nga anglezet per denimin e krimineleve ne NUREMBERG.sigurimsat ishin analfabete ne keto gjera.PSE?po skishin nevoje i shqepnin njerezit ne dru deri sa te pranonin.me ilace.T.O perdoret shume me teper dhe ne menyre me efikase.PO SI?italianet jane mjeshtra.perdorin nje sere alternimesh.kjo per njerez te zanatit.T.O eshte finalja.fruti.1)hamint inteligjenc,2)h amint klandestina(shu me i rrezikshem)3)interferenza telefonike qe dergojne ne paranoje personin4)fabri kimi i fakteve.
    PO SI?hamint klandestina ka pikerisht kete qellim.personi i hamint klandestina luan piste.pra provokon.eshte ai qe lidh MAFIAN me sherbimet e fshehta.te mbrohesh nga teknika te tilla duhet byth,fat dhe ti thuash ik pirdhu etikes,me te vetemin objektiv ti besh qesharak.pyetni ata te ANKON-es i kane zbulu historite e tmerrshme.ooooooo sa kam qesh.
    Citoje

    panorama

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Ngjarje teper e vecant dhe burrenore e ketij avdulit nga gjirokastra.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne shkrimin e fundit del dhe nji here se sa felliqesisht biroja lart.. e ppsh-se e ka perdorur sigurimin..

    po kur thone..

    ne me luften tone partizane e rreshtuam... e derr derr pallavra..
    ose te respektojme luften nac-cl..
    ose e cliruam me 29-te..

    mjafton ki shkrim qe te kuptohet se cfar regjimi krijoj sekretari i pare me ndihmsat e tije..

    pra.. ti ish partizani anti-fashist.. nevzat e fecorr veru tartabiqe.. ne dhom gjumi.. atje ne gulag kutalli roskovec-berat.. partizanit e komisarit te brigadave partizane vasil kat e jusuf alibal..

    tmerr..

    po personazhi besim.. sa interesant..
    po ki come aksimaqi etj..

    e keta te ngratet besima.. nga shpijat e te cilve pergjohej komshija.. "armiku eger i partise".. jane ne fakt krye arsyeja..pse keto zonat gulagore.. lalo-berat-ore.. cojne ne kuvend erion velia gramoz ruca e eriona brace e luiza hoxha..

    tmerr..


    .keta e kulishet e tyre.. i mbledh edvinua i rucit ne 18
    ata nuku luajn dot..

    me keta kulisheri e beri dhe 21.. po dhe 28-ten..

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    eh cka qene komonizni,(Zot na ruaj) kur e mendoj habitem se si krineli enver sundoj per gjys shekulli.
    Nuk ka qene tjeter, vecse kriminela te mirefillt, qe ne fund hengren koket e njeri tjetrit.

    po me Dulen cu be ne kohen e demokracis o brar?? ku shkoj! a ke degju gje?

    Kurse ky operativi ka qene dhelper dinake me nja 3 a 4 fytyra mes njerzish, por ne realitet ka qene nje komunist deri ne palce..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush o dule?

    poplli ne fakt nuku do merrej me kta.. tartabiq vensat ne se kta do shihnin punen mbas 90-tes..

    mirpo keta formuan PS-ne e nuk e lan 1 sekond rehat procesin e demokratizimit e te varferi-luftimit e te zhvillim-perparimit..

    erion veli bracet.. etj ne ate parti.. jan produkte te asaj nomenklature..

    PS mbledh bllokqenerin e Bllokut lart..dhe mikro bllokqenerine vasale servile te zonave provinco-gulagore..

    e keta m.uter neser me 18 duan te na e djegin prape Shtetin tone..

    ci thua kesaj o Mr Zeid..


    tmerr..

  11. #11
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Avduli i shkret ka dal nga burgu ne 1991 dhe ka jetuar ne gjirokaster deri para 4-5 vjetesh kur edhe vdiq.
    Mallkuar qofshin hijenat komuniste bashk me perkrahesit e tyre....

    Krijesa te peshtira....u shofshi kudo qe jeni.
    .

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311

    Thumbs down

    [Unë, operativi i burgut të Burrelit, që bashkëjetova me “armiqtë e popullit” .

    Dengla, bashkejetova thote ky trimi dhe ju e besoni, ne ate kohe ai duhet te kete qene kampion i punetoreve operative te Shqiperise perderisa e kane emeruar ne "Çerdhen e Grethave", ne burgun e burrelit. Njeriu me i besuar nder te tille caktohej aty, dhe jo per aresyet qe thote zoti Nuredini, kane qene kombinacione dhe legjendime veprimet qe e kane emeruar ate aty.... me mire duhet te pyeten ish te denuarit se si eshte sjelle ai aty !!

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    joss
    Nuk e beson njeri operativin. Ai dhe tre a kater brezat pasardhe nga familja e tij, jane komunist te betuar. Vetekuptohet perderisa ka qene ne burel, dihet se kush ka qene, mirepo neve na intereson ngjarjet dhe jo ai. Operativi tashme ka vdekur, kurse niprit e mbesat e tij jane ushot e edver rames.

    Oj none oj none cfar ka qene ajo kohe

    Komunistat jane njerez qe nuk kane nje pik meshire ne veten e tyre jane prodhusat e krimit

    pu pu pu csistem kemi jetuar

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    shikoni kete ish sigurimsin

    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=1814

    dhe kete tjetren

    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=1022

    diskutoni rreth sigurimit famkeq shqiptar, shikoni se si shoku i feminis halit bajrami punonte per sigurimin, dhe spiunoj sabahudinin,(shokun) dhe xhevdet mustafen.

    avduli thoshte qe vinte shpesh ne shqiperi. kaq e veshtire ishte te vriste hoxhen??? un theme se ka pasur mundesi te tjera per ta vrare.. pse vetem ajo e 30 vjetorit..
    apo mos ?????????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mr Zeid : 22-02-2011 më 23:57

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    operativi.. eshte shum i sinqete ne ato cka tregon.
    po vete operativi thote se disa sekrete do i marri me vehte..

    ckini ju qe kerceni?

    kini gje per te treguar bujrum..

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    Edmond70 (22-01-2016)

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2016
    Postime
    2

    Për: Operativi tregon

    Ky trimi qe the ti zoteri ne ate Kohe per te mbajtur anen tone qe vuanim e perjashtuan dhe e detyruan te punoje ne ndertim Po ne burrel,
    Pa rroge. Dhe me te verte ishte TRIM. Mos fol kote se nuk eshte mire.
    Kaloni mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edmond70 : 23-01-2016 më 08:06

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2016
    Postime
    2

    Për: Operativi tregon

    Une jame takuar me Dautin dhe Pjetrin personalisht ne Tirane,dhe kane konfirmuar sjelljen e operativit,nuk harroj nje fjale te Pjetrit.
    Sa bene VETEM nje zigare qe na sillte fshehurazi ky operativ nuk e harroj dote kurr edhe pse une sote ndodhem ne krye te ketij shteti.
    Ndersa Daut Gumeni dhe Spartak Ngjela.....Me te verte i rralle ai Djale fisnik i RI se cfare vendosmerie kishte hidhnim baste ne ate kohe per ndeshjet e futbollit,dhe ky djale ishte me te verte i rralle.ME TE MIRET I MERR ZOTI LART GJTHMONE.
    I PAHARRUAR KUJTIMI I TIJ

  19. #18
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Operativi tregon

    Citim Postuar më parë nga Edmond70 Lexo Postimin
    Une jame takuar me Dautin dhe Pjetrin personalisht ne Tirane,dhe kane konfirmuar sjelljen e operativit,nuk harroj nje fjale te Pjetrit.
    Sa bene VETEM nje zigare qe na sillte fshehurazi ky operativ nuk e harroj dote kurr edhe pse une sote ndodhem ne krye te ketij shteti.
    Ndersa Daut Gumeni dhe Spartak Ngjela.....Me te verte i rralle ai Djale fisnik i RI se cfare vendosmerie kishte hidhnim baste ne ate kohe per ndeshjet e futbollit,dhe ky djale ishte me te verte i rralle.ME TE MIRET I MERR ZOTI LART GJTHMONE.
    I PAHARRUAR KUJTIMI I TIJ
    ka qen tamam njeri per se mbari cun trim vlore e kam pas njofur, edhe pse ishte familje komunisti te moderuar jo stalinista, familje e nderuar
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xhori për postimin:

    Edmond70 (25-01-2016)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •