Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Mjekësia Ligjore: S’i kemi nxjerrë ne informacionet mbi 21 Janarin

    Mjekësia Ligjore: S’i kemi nxjerrë ne informacionet mbi 21 Janarin

    Pas Policisë së Shtetit, është ajo që reagon ndaj pretendimeve të bëra nga Prokuroria se informacionet në media mbi hetimin e 21 Janarit, kanë dalë prej saj
    13 shkurt 2011 18:07

    Departamenti i Mjekësisë LigjorePas Policisë së Shtetit, është Mjekësia Ligjore ajo që reagon ndaj pretendimeve të bëra të shtunën nga Prokuroria e Përgjithshme, se informacionet në media mbi hetimin e ngjarjeve të 21 Janarit, kanë dalë nga Mjekësia Ligjore.

    Për këtë akuzë, Instituti i Mjekësisë Ligjore deklaron se asnjë nga dokumentet apo provat e dosjes se 21 janarit të paraqitura ne media nuk ka lidhje me aktet e hetimit mjeko-ligjor të kryer nga ekspertet e Institutit, veçmas apo në bashkëpunim me prokurorët.

    Ky institucion shton më tej se, në asnjë rast ne media nuk është pasqyruar asnjë akt i hetimeve mjeko-ligjore të këtij institucioni.

    Duke marrë në analizë situatën e krijuar, në deklaratën zyrtare thuhet se akuzat e bëra në drejtim të Institutit të Mjekësisë Ligjore, synojnë maskimin e dekonspirimit të qëllimshëm të veprimeve hetimore nga prokuroret me synimin e shkatërrimit të procesit hetimor mbi ngjarjet e 21 Janarit.

    Instituti i Mjekësisë Ligjore fton institucionin e akuzës, përpara se të angazhohet në sulme të pabaza politike ndaj institucioneve të tjera, të shfrytëzojë të gjithë kompetencat ligjore dhe ë ndërmarrë një hetim të plotë mbi botimin në mediat e opozitës të akteve sekrete të hetimit.

    Abcnews

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    brari ka 2 vjet qe thot se Prokuroria eshte njesit gueril i Seli-m Ed Ram Rozit..
    sot u kujtuan kokat e pd-se ta kuptojne kte..
    tash eshte vone..

    njesiti gueril po ja fut deri ne rrenxe partis tarallake PD..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •