Indiferenca ėshtė plogėshti, parazitizėm e mungesė burrėrie. Indiferenca nuk ėshtė jetė e pėr kėtė unė i pėrbuz indiferentėt.
Indiferenca ėshtė pesha e vdekur e Historisė, ėshtė goditje plumbi pėr novatorin, ėshtė materia inerte qė fundos shpesh entuziazmet mė tė ndritura nė moēalet e kufomave tė qytetėrimit tė vjetėr, tė cilin e ruan mė mirė se sa muret e fortesave, mė mirė se sa gjoksi i luftėtarėve tė saj, mbasi ajo gėlltit trimat nė thellėsitė e tokės sė etur, i dekurajon dhe ndonjeherė i bėn edhe tė tėrhiqen nga ndėrmarrja e tyre heroike. Indiferenca vepron fuqishėm nė Histori. Ajo vepron nė mėnyre pasive, por ajo vepron. Ajo ėshtė fataliteti. Ajo ėshtė e tillė qė tė lė pa mbėshtetje. Ajo ėshtė e tillė, qė tė ē’ organizon programet, t’i pėrmbys planet e ndėrtuara mė sė miri; ėshtė materia e papėrpunuar qė rebelohet me inteligjencėn dhe e ndrydh atė. E keqja mė e madhe qė buron prej saj ėshtė se nė vėnd qė tė ketė pėrfitim nga njė akt me vlera tė mėdha pėr njerėzimin, ka humbje, pėr shkak tė indiferencės sė njė grupi qe vepron me mospjesėmarrjen e tij, me mungesėn e tij numerike …
Ajo ēfarė ndodh, nuk ndodh pėr shkak tė njė numri njerėzish qė shpreson qė kjo tė ndodhė, por pėr shkak tė kėsaj mase qė ligėshtohet e heq dorė nga vullneti, qė veēohet e i lė gjėrat nė dorė tė fatit, qė tėrhiqet dhe lejon tė lidhen tė tilla nyje, qė vetėm shpata mund ti shbėjė, qė lejon shpalljen e ligjeve qė mund t’i shfuqizojė vetėm rebelimi, qė lejon tė mbrrijnė nė pushtet tė tillė njerėz qė vetėm njė kryengritje mund t’i pėrmbysė. Fataliteti qė duket sikur dominon Historinė, nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm se pamja e gėnjeshtėrt e kėsaj indiference, e kėsaj mungese.
... Dhe sė fundi, kjo masė njerėzish inatoset, dėshėron tė shpėtojė nga pasojat, duke kėrkuar se kush ėshtė fajtori e duke i larguar pėrgjegjėsitė nga vetvetja. Disa madje ankohen me devocion, tė tjerė mallkojnė nė mėnyrė tė turpshme, por asnjėri prej tyre nuk i bėn pyetjen vetes: nėqoftėse do ta kisha kryer edhe unė detyrėn time apo nėqoftėse do tė kisha provuar ta pohoja dėshirėn time, kėshillėn time, a do tė kishte ndodhur vallė kjo qė ndodhi ?
Krijoni Kontakt