Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Edi Rama hap thesin e parave për të rikthyer vizat për shqiptarët

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po tenton të interferojë situatën politike në vend me procesin e liberalizimit të vizave, duke lobuar me anë të një eurodeputeti në Parlamentin Evropian për të ngrirë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen. Eurodeputeti rumun, Viktor Boshtinaru është njeriu, i cili është kontraktuar nga Rama për të kërkuar nga Parlamenti Evropian bllokimin e lëvizjes së lirë, duke tentuar nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Pas dështimit të lobimit për bllokimin e procesit të heqjes së vizave, Rama nuk tërhiqet nga qëllimi i tij për të penguar shqiptarët që të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Ai ka nisur një fushatë të re lobimi duke hapur thesin e parave të përfituara nga korrupsioni me lejet e ndërtimit dhe për të paguar njerëz që të bërtasin në Bruksel dhe Strasburg për të kërkuar bllokimin e heqjes së vizave për shqiptarët. Pas organizmit të protestës së dhunshme më 21 janar, ku humbën jetën katër persona dhe qindra të tjerë u plagosën, mes tyre dhe efektiva të policisë, Edi Rama po infiltron eurodeputetin Boshtinaru që të përdorë në PE situatën e krijuar politike si motiv për të pezulluar vendimin e BE, në mënyrë që për shqiptarët të rikthehet sërish regjimi i vizave. I nxitur nga Edi Rama, Boshtinaru, është i vetmi eurodeputet i cili ka reaguar mjaft i ashpër në të gjitha diskutimet e komisioneve të Parlamentit Evropian lidhur me heqjen e vizave për Shqipërinë para 15 dhjetorit të 2011, datë në të cilën BE vendosi unanimisht rrëzimin e murit Shengen për shqiptarët. Madje në seanca të caktuara të PE, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga pala shqiptare, deputeti socialist Taulant Balla ka kërkuar nga Boshtinaru ngritjen e zërit kundër liberalizimit të vizave për shqiptarët, nën argumentin se ende nuk është zgjidhur ngërçi politik, ndërkohë që kjo e fundit nuk përfshihej në kriteret e komisionit për regjimin pa viza. E njëjta situatë është përsëritur edhe në ditën kur PE do të miratonte vendimin, ku Boshtinaru i porositur nga Rama ka bërë të pamundurën që qëndrimin kundër heqjes së vizave për shqiptarët ta kërkonte edhe nga eurodeputetë të tjerë. Por, megjithë përpjekjet e Ramës nga Tirana në Bruksel, për të bllokuar këtë proces, Parlamenti Evropian miratoi me një shumicë absolute prej 538 votash pro lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Edhe në prag të vendimit që do të merrnin ministrat e Brendshëm të BE për këtë proces, Rama nisi drejt Brukselit një delegacion me deputetë të PS, të cilët pikërisht kur autoritetet e larta të BE njëzëri vlerësonin përmbushjen e të gjitha kushteve nga qeveria shqiptare, ngrinin shqetësime artificiale mbi gjoja krizë politike në vend, rritje të kriminalitetit apo korrupsionit. Përgjigjen më të mirë, për të gjitha tentativat për të bllokuar vizat, Rama e mori nga të gjitha strukturat më të larta evropiane, Parlamenti, Komisioni si dhe Bashkimi Evropian, të cilat me votë unanime konstatuan përmbushjen e të gjitha kritereve të udhërrëfyesit për këtë proces.

    Burimi: Partia Demokratike e Shqiperise
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Mos ja fusni kot tani se e bëtë baltë fare.
    Gënjeni por me masë, me karar, pak më hollë o njerëz, më hollë.

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Station, qe ka patur tentativa per bllokimin e tyre duhet ta pranojm te gjith, ose te pakten ne qe jetojme ne Shqiperi, e dime se sa vrer kan vjelle kundra vizave.

    Edhe une ashtu si ty, besoj se ky lajm eshte shume i ekzagjeruar. Nuk deshiroj ta besoj. Por ama, le te presim se çfare ndodh dhe le te presim se çfare hapash do ndermare ky Rumuni. Nese ai vertet do kerkoje ate qe citon PD, do te ishte turpi me i madh per Shqiperine dhe gjith Shqiptaret.

    Une personalisht shpresoj te jete nje deklarate e forte emotive partiake e asgje me shume.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Te RD bazohesh ti?
    Te hapi une ty 120 tema duke marr shkrime tek Zeri i popullit

    'Une personalisht shpresoj te jete nje deklarate e forte emotive partiake e asgje me shume' seriozisht ke dyshime per kete?
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Station, qe ka patur tentativa per bllokimin e tyre duhet ta pranojm te gjith, ose te pakten ne qe jetojme ne Shqiperi, e dime se sa vrer kan vjelle kundra vizave.

    Edhe une ashtu si ty, besoj se ky lajm eshte shume i ekzagjeruar. Nuk deshiroj ta besoj. Por ama, le te presim se çfare ndodh dhe le te presim se çfare hapash do ndermare ky Rumuni. Nese ai vertet do kerkoje ate qe citon PD, do te ishte turpi me i madh per Shqiperine dhe gjith Shqiptaret.

    Une personalisht shpresoj te jete nje deklarate e forte emotive partiake e asgje me shume.
    Në Shqipëri jetoj edhe unë.
    Fjala e raportimit të Miroslav Lajçak në Parlamentin Europian ndër të tjera ishte:
    "Ata kanë shumë frikë se mos humbasin liberalizimin e vizave dhe luten që kjo të mos ndodhë.........
    Të dy palët po shohin mundësinë e dialogut..........bla, bla, bla.

    Pra edhe në qoftëse ndodh vërtet (gjë të cilën unë nuk e besoj), do të ndodhi jo për faj të Ramës ose se po e kërkon Rama por për faj të politikës shqiptare në tërësi ku peshën dhe përgjegjësinë kryesore e mban Sali Berisha dhe PD si partia që qeveris Shqipërinë.

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Babygirl, Shqiptaret e thjeshte nuk dine me ç'te besojne! Shiko ne nje ane e keq, shiko anen tjeter e me keq. Ndaj thashe dhe ate qe ti e ke bere me bold. Edhe nese neser apo pasneser kjo gje do dilte e sakte nuk do çuditesha fare. Tashme nga palo politikanet tane mund te presesh gjithçka.

    Station, e lexova dhe une deklaraten e Lajçak dhe me erdhi me te vertete rende tek lexoja ato rrjeshta. Me vjen vertet rende se si u katandisem ne kte gjendje, kur shume mire tashme mund te ishim nje vend kandidat dhe mund te kishim me shume hapesira veprimi te tere si popull, duke filluar nga politikanet e deri nga njerezit e thjeshte.

    Por, lufta per ate karrigen, u ka errur syte te tereve. Ne Tirane degjon vetem fraza te tipit:

    "Nese vjen PS ne pushtet, Tom Doshi me ka premtuar kete post"

    "Sa te mbarojne pak kto trazirat, dhe Saliu do shperbleje te gjithe ata qe e mbrojten me 21 Janar"

    "Ja sa te behet Edi kryeminister dhe direkt do jem ne kte post, atehere do me shohesh mua"

    Jemi bere per te ardhur keq...
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #7
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Burimi: Partia Demokratike e Shqiperise
    Ok, burimi thotë gjithçka.
    Elegance is an attitude.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Sillni informacione nga burime te besueshme dhe jo te njeansheme.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Sikur ta dinim ne mesin e shqiptareve a po lindin me nanat tona Avni Rrustema e Isa Boletina.
    Vendi po digjet flak e ne 15 milion shqipfolesa po shikojm seri. Athua qka eshte ka bahet. O burra Shqiptaret mbaruan. Qdo brez i ka pas njerezit e vete qe e kan mbrojt vendin nga shfarosja. Gjergj Fishta ka thene ;
    O zot ruje Shqiperin nga shqiptaret.
    Eshte obligim moral, kombetar, fetar dhe njerezor qe njeriu ta mbroj vendin e vete nga kush do qe te jete aj.
    I bajm lutje Zotit, Allahut, Perendise apo qysh do qe i thone Shqiptaret qe te shpetojme Shqiptaret. Tregone veten aty ku mundeni. Por ne situata ekstreme siq jemi ne sot kerkohet pergjigjeje e menjehershme. Kurr nuk kemi qene me te dishem dhe me te forte.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  10. #10
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Hasmi i vete shqipetareve ,per fate te keqe jane vete shqipetaret !!

    Populli frigacak dhe jo i guzimshem, i lexohet historia per s'brapmi.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Me kte se Rama u ka dhen para Eurodeputetit rumun nuk pajtohem .Edi.. mer instrukcione nga Bukureshti e Athina madje edhe para nga ta.,,,, vetem per te fajsuar dhe dobsuar demokratet se po bejn politik ne disfavor te qytetarve te saj .Me ket Edi i afrohet marjes se pushtetit dhe greket pastaj kan nji fqi te dobet ku duan ta gllabrojn ne rastin me te mir.
    Une do thosha Edi mer Para por per klanin e tij dhe gjepat e tij ne shkembim te sherbimeve qe ben per greket dhe ortodoksin -greko-serbo- rumune.

  12. #12
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Futja por.dhës gri sallatë sa të kalojë dhe kjo natë.

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga ylli_pr Lexo Postimin
    Sikur ta dinim ne mesin e shqiptareve a po lindin me nanat tona Avni Rrustema e Isa Boletina.
    Vendi po digjet flak e ne 15 milion shqipfolesa po shikojm seri. Athua qka eshte ka bahet. O burra Shqiptaret mbaruan. Qdo brez i ka pas njerezit e vete qe e kan mbrojt vendin nga shfarosja. Gjergj Fishta ka thene ;
    O zot ruje Shqiperin nga shqiptaret.
    Eshte obligim moral, kombetar, fetar dhe njerezor qe njeriu ta mbroj vendin e vete nga kush do qe te jete aj.
    I bajm lutje Zotit, Allahut, Perendise apo qysh do qe i thone Shqiptaret qe te shpetojme Shqiptaret. Tregone veten aty ku mundeni. Por ne situata ekstreme siq jemi ne sot kerkohet pergjigjeje e menjehershme. Kurr nuk kemi qene me te dishem dhe me te forte.
    O ylli ty te trashigofshin brezat tuaj qe do keni brez pas brezi por mor vella me vjedhje votash me urrejtje ndaj shqiptarit nuk del koh te meremi me tjeret ..me hasmin.
    Ne jemi mar me te kaluaren vetem kure na esht perserit historia e dhembshme.
    E harruan luften e qetniket po dalin me vllezer se Albini me shok.
    Shif Shqiprin ku njerz te cilet si dihet as nacionaliteti as feja as shtetsia i votojm ne politik per parlament e qeveri.
    Vrapojm pas genjeshtrave te bukra e pastaj ska rritje pagash 50% po ai sti ka rrit mirqenjen qe c12 vjet e lloto fitoj ai te jepi rritje te menjihershme 50%.
    Esht injoranca dhe mos respekti per atdheun .Ksaj qe ti kerkon i them mos respekt per luften.mos respekt per deshmoret ,mos respekt per At'dheun dhe pastaj ky mos respekt na kthehet si bumerang e te perbuzur te nenqmuar te vrar e te poshtruar.
    Kujto vetem vrasjet e protestave te vetvendosjes ku as nji pothuaj se fajson policin e rumunis-Unmikut por shajn Albinin dhe pikrisht per ket na perseritet historia sepse problemin si komb nuk e zgjedhim por e hequm qafesh ...Nji dit druaj se vet shqiptaret nuk do ndjehen te indinjuar sikur te gjenden nen thundren e shtriges Serbi se ju esht lodh shpirti prej fukarallakut sepse me te u mesuan nen rezhimin e Millosheviqit.
    Ta them sinqerisht se po me rastis te takoj njerz te indinjuar sa thon edhe dreqi ta mer qeverin e presidencen a shkau a magjupi se ksaj jet si thon.
    Nuk e di se ku jetoni pore kure esht pytja per te paguar rrymen shteti bti kerko parat ,per uje po,pertatim po per mbeturina po perqa jose e kur ti kerko mbrojtje se ke ujin se ke rrymen se ke lirin se ke.
    Tamam ajo shprehja qe ke permendur lart me te madhin shqiptar At Gjergj Fishten se armiku me i madh i shqiptarit esht vet shqiptari.
    Kom shkruar ne kohen e fundit ne mbrojtje te Albinit dhe LVV dhe sa her jom shar me email e pa emajl se ke iden .
    Duhet ta bejm pernjimend ta duam shqiptarin ashtu tamam jo vetem duke shar e mar me njeritjetrin e duke mos na dal koh te meremi me armiqet fetar e ideologjik te cilet jon siq duket ne sherbim te djallit e te birit por jo te Shqiperis.
    Qofsh i persh nga une vertet spari duhet diagnostifikuar smundja pastaj kurimi .As une nuk po mund ta gjej ilaqin e ksaj te keqeje per shqiptaret edhe pse ajo nga te gjith preket .shijohet pore nji gjarper qe sna han lete rroj sa te doj po Ai Gjarper po na han neve te pareve.
    Druaj se jemi popull i mallkuar nga vet brezat nga mesi yne ..ndosha shpirtat e eterve tan dhe gjith atyre qe ua harruam mundin dhe luften per te qen ipopull i lr.Apo edhe gjaku i deshmorve qe i harruam.

    Respekt per ju Yli dhe dhash Zoti shkelqeft ky Atdhe si ta do zemra yte.

  14. #14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po tenton të interferojë situatën politike në vend me procesin e liberalizimit të vizave, duke lobuar me anë të një eurodeputeti në Parlamentin Evropian për të ngrirë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen. Eurodeputeti rumun, Viktor Boshtinaru është njeriu, i cili është kontraktuar nga Rama për të kërkuar nga Parlamenti Evropian bllokimin e lëvizjes së lirë, duke tentuar nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Pas dështimit të lobimit për bllokimin e procesit të heqjes së vizave, Rama nuk tërhiqet nga qëllimi i tij për të penguar shqiptarët që të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Ai ka nisur një fushatë të re lobimi duke hapur thesin e parave të përfituara nga korrupsioni me lejet e ndërtimit dhe për të paguar njerëz që të bërtasin në Bruksel dhe Strasburg për të kërkuar bllokimin e heqjes së vizave për shqiptarët. Pas organizmit të protestës së dhunshme më 21 janar, ku humbën jetën katër persona dhe qindra të tjerë u plagosën, mes tyre dhe efektiva të policisë, Edi Rama po infiltron eurodeputetin Boshtinaru që të përdorë në PE situatën e krijuar politike si motiv për të pezulluar vendimin e BE, në mënyrë që për shqiptarët të rikthehet sërish regjimi i vizave. I nxitur nga Edi Rama, Boshtinaru, është i vetmi eurodeputet i cili ka reaguar mjaft i ashpër në të gjitha diskutimet e komisioneve të Parlamentit Evropian lidhur me heqjen e vizave për Shqipërinë para 15 dhjetorit të 2011, datë në të cilën BE vendosi unanimisht rrëzimin e murit Shengen për shqiptarët. Madje në seanca të caktuara të PE, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga pala shqiptare, deputeti socialist Taulant Balla ka kërkuar nga Boshtinaru ngritjen e zërit kundër liberalizimit të vizave për shqiptarët, nën argumentin se ende nuk është zgjidhur ngërçi politik, ndërkohë që kjo e fundit nuk përfshihej në kriteret e komisionit për regjimin pa viza. E njëjta situatë është përsëritur edhe në ditën kur PE do të miratonte vendimin, ku Boshtinaru i porositur nga Rama ka bërë të pamundurën që qëndrimin kundër heqjes së vizave për shqiptarët ta kërkonte edhe nga eurodeputetë të tjerë. Por, megjithë përpjekjet e Ramës nga Tirana në Bruksel, për të bllokuar këtë proces, Parlamenti Evropian miratoi me një shumicë absolute prej 538 votash pro lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Edhe në prag të vendimit që do të merrnin ministrat e Brendshëm të BE për këtë proces, Rama nisi drejt Brukselit një delegacion me deputetë të PS, të cilët pikërisht kur autoritetet e larta të BE njëzëri vlerësonin përmbushjen e të gjitha kushteve nga qeveria shqiptare, ngrinin shqetësime artificiale mbi gjoja krizë politike në vend, rritje të kriminalitetit apo korrupsionit. Përgjigjen më të mirë, për të gjitha tentativat për të bllokuar vizat, Rama e mori nga të gjitha strukturat më të larta evropiane, Parlamenti, Komisioni si dhe Bashkimi Evropian, të cilat me votë unanime konstatuan përmbushjen e të gjitha kritereve të udhërrëfyesit për këtë proces.

    Burimi: Partia Demokratike e Shqiperise
    Tani, te rrime shtrember e te flasim drejte...une punoj ne Parlamentin Evropian, e mund te them me siguri (pasi e kam ndjekur ceshtjen e liberalizimit te vizave sepse me interesonte personalisht) se deputet qe ishin kundra dhe lobonin kundra liberalizimit e ende lobojne per rikthimin e vizave per Ballkanin jane deputet e UKIP qe jane per pavaresine e Skocise, deputet Suedeze te djathte dhe kryesisht deputete te djathte te vendeve te Evropes Veriore. Se po na habisin lajmet nga Tirana per gjerat qe ndodhin ketej ne Bruksel...

  15. #15
    E ç'jane keto budallalleqe qe thoni,vizat nyk jane merite e asnjerit,fundja ja tani qe ikim pa viza çfare ka ndryshuar,mos valle kemi para me teper?????Kjo eshte strategji idiote e PD dhe hajduteve te saj qe populli gjoja te friksohet dhe te rri urte mos te ndihet per maskaralleqet e Sales & Co.Popullit si behet vone jane apo jo vizat,ai do pune e mireqenie.

    www.informohem.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga gnt75 : 13-02-2011 më 03:13

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ce o kini nevoje ju tju sqaroje ndonje gazete se edvinua nuku kontribon per levzjen e lire..

    pse cfar eshte 21-shi..

    cili vend europian kur shikon 21-shat e edvin veli rucit te robert perlekajt.. nuku e mendon qe.. dale o.. keshtu sic po benet ne trane.. do na e mesyjne tere shqipot ketej..prandaj ta mbillim mire deren..

    pse e mbroni edvinon ju te edvinit dhe ne kte ceshtje qe ben muuuuuuuu.. se 21-shat e tij nuk i sherbejne levzjes se lire..

    behuni pak te sinqerte ndonji here..

    nje popull i nje vendi pa konflikte eshte me i pranushem nga EU-ja ti hapet dera e te levrije lirisht..

    kjo eshte si 1 e 1 bejne di..

    kaq hipokrite jini mo..

    nuku duam qe te thoni.. thx o berish qe ja solle kte dit shqiptareve te levizin pa qen nevoja te piqen ne diell 1 vit rresht ne dyer ambasdash.. por te pakten mos luani thejatro duke mbrojtur nje sharlatan egoist si ed rucua qe shum te bindur jini se me 21 sha .. u a prish shqiptareve kte enderr te sapo provuar..

    qelbaniku erion mbasi nxiti huliganet aty ne bulevar bashk me leartot ja mbathi te nesermen per usa.

    por ketu flasim per popullin e thjeshte qe akoma i duket enderr qe mund te hype ne avion pa vize..

    i thoni bosit tuaj .. pse u a prish shqiptareve kte kenaqsi..
    pse o qelbanik o monster..

    kte nuk e beni.. por heshtni te pakten..
    mos e cfaqni deri ne kte grade qelbsinllikun e juaj e te sojeve tuaja..

    sepse vetem nje qelbesire mund te adhuroje edvinin..

    sidomos mbas 21-shit..



    ..

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ~Oficeri~
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Postime
    25
    Edvin Rama punon per vtu anulluar vizat shqipraeve!Mora vesht se do te rikthehet rregjimi i vizave.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur nuk u bera bllokqen..
    do kisha gezuar vizat e lehtesirat si ne koh te dulles si tani.. sikurse i kan gezuar bllokqenet e vjeter dhe kulish erionet e rinj..

    ja erioni veli..

    duke nxitur ne dreke huliganet te vrasin policine.. e shtetit shqiptar tek i cili eshte akredituar dhe ambasada amerikane... dhe ne mbremje i rruar i qethur armano veshur.. ohoho e hhhihi ..mbasi 4 i coj ne ferr te zi.. e qindra polic kok thyer ne spital e shpi.. i hipen avionit e qet qet ne ameriqi.. e takon atje dhipllomate te shtetit me dhjerokratik te botes..

    si psh withedhjersin e tjere..

    o po talluni o talluni..kur gjeni zivera e hekurana kok derra.. e katalika.. si aleks prec zog nika..

  19. #19
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ~Oficeri~ Lexo Postimin
    Edvin Rama punon per vtu anulluar vizat shqipraeve!Mora vesht se do te rikthehet rregjimi i vizave.
    Edhe sikur deputetet kundra liberalizimit te vizave te lobojne me fort, vizat nuk kthehen. Ato kthehen vetem ne rastin kur me dhjetera mijera shqiptare vershojne ne shtetet evropiane duke kerkuar azil politik. Ne kete rast mund te rishikohet vendimi. Mos flisni budallalleqe tani!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Nje rrezik te madh ka per rikthimin e vizave.
    Dhe fajin qe ishalla nuk ndodh e ka Mubaraku shqiptar.
    Sepse vodhi zgjedhjet dhe sberi transparencen dhe e la rrugeve opoziten
    Sepse beri gerdecin dhe su denua njeri
    Sepse kerkoi te pushtonte gjith institucionet e te behej Musolin
    Sepse vrau shtetasit e vet duke protestuar.
    Sepse vodhi tere Shqiperine e u mor me Fazllica
    Sepse beri aleance me kryehajdutin Meta
    Sepse gjithe keto kriza te pafundme nuk do ti zgjidhe

    Le te shohin njehere majen e hundes se vete berishistet kush ka faj me shume.
    Albania Uber Alles

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •