Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    FMN: Kushtet e 2004 per qeverine shqiptare

    FMN-Qeverise: 6 kushte te reja per 2004

    Ministri i Financave Kastriot Isalmi, zbardhi nje dite pas nenshkrimit te marreveshjes me FMN, gjashte kushtet qe qeveria shqiptare duhet te plotesoje per riperteritjen e marreveshjes me institucionin financiar nderkombetar. FMN: Zgjidhja e krizes energjitike, lufta ndaj korrupsionit, reformat ne privatizim, sfidat e qeverise per kete vit

    Blerina Hoxha

    Jane me shume se tete kushte te reja qe Shqiperia duhet te permbushe per riperteritjen e marreveshjes se ardhshme me Fondin Monetar Nderkombetar. Reformat ne administrimin e te ardhurave, lufta ndaj korrupsionit, ulja e kufizimeve energjitike, reformat per procesin e privatizimit, dhe te tjera kushte qe kane te bejne uljen e ekonomise informale, duket se do te jene sfida per nenshkrimin e marreveshjes per vitin 2004 me Fondin Monetar Nderkombetar. Kushtet u shpallen dje gjate nje konference te perbashket per shtyp te Ministrit te Financave, Kastriot Islami dhe perfaqesuesit te Perhershem te FMN ne Shqiperi, Jan Peter Olters, nje dite pas nenshkrimit te Memorandumit te Mirekuptimit ndermjet Shqiperise dhe Fondit. "Arritja dhe ruajtja e nje rritje ekonomike te larte do te mbeshteteshin ne implementimin me perpikmeri te nje sere reformash strukturore per te permiresuar klimen e biznesit. Ne kete kontekst, lufta kunder korrupsionit dhe permiresimi i qeverisjes jane te nje rendesie te padiskutueshme, dhe ne nxisim autoritetet per te intensifikuar perpjekjet e tyre ne keto fusha. Gjithashtu autoritetet duhet te vazhdojne perpjekjet per eleminimin e nderprerjeve te energjise elektrike, me reforma dhe formula ne bashkepunim te ngushte me Banken Boterore", thuhet ne deklaraten e Bordit te Drejtoreve te FMN-se. Ndersa deri ne janarin e vitit tjeter, periudhe ne te cilen riperterihet marreveshja me FMN, qeveria shqiptare duhet te kete rezultate konkrete ne luften per parandalimin e pastrimit te parave, konkretizim me reformat e privatizimit te Bankes se Kurimeve, INSIG dhe Albtelekom. Po keshtu Fondi Monetar Nderkombetar ka vlersuar gjate mbledhjes se posacme per Shqiperine, se duhet te permiresohet ndertimi te dhenave per llogarite kombetare. FMN ka keshilluar se te gjitha keto reforma qe te realizohen duhet te shoqerohen me nje program aktiv masash. Keshtu fill pas marreveshjes se nenshkruar dje, qeveria shqiptare mund te disbursoje rreth 5 milione dollare per financimin e bilancit te pagesave qe FMN i jep ne kuadrin vjetor te nenshkrimit te marreveshjes. Kete vit marreveshja me institucionin financiar nderkombetar u firmos me nje muaj vonese, pasi qeveria nuk arriti te plotesoje nje nga tre kushtet themelore, qe kishte te bente me mbylljen e dyqaneve te tregtimit pa taksa Duty Free Shoops. Prania e FMN-se ne Shqiperi pervec asistences teknike dhe vlerave simbolike monetare eshte nje pasaporte sigurie per kompanite e huaja qe interesohen per tregun shqiptar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ja kushtet e reja te FMN per qeverine

    1-Permiresimit te metejshem te te gjithe indikatorve e targeteve ne sektorin e energjise si nje premise e rendesishme zhvillimi;

    2-Vazhdimin e reformes ne fushen e administrates publike duke shtrire parimet e sherbimit civil edhe ne administraten tatimore e e doganore ne funksion rritjes se stabilitetit, profesioinalzimit dhe integritetit te ketyre administratave;

    3- Marrjes se masave te ndjeshme per formalizimin e ekonomise dhe rritur efikasitetin e luftes kunder evazionit fiskal ne bashkepunim me CAM Albania ne fushen e doganave dhe asistencen angleze ne fushen e tatimeve;

    4- Zhvillimin e nje lufte pa kompromis kunder korrupsionit, kontrabandes, trafiqeve dhe krimit te organizuar duke ngrtiur kapacitetet ne njesine e luftes kunder pastrimit te parave;

    5- Hartimin e nje plani veprimi dhe masash te qarta e sensisitive ne funksion te reduktimit te barrierave administrative dhe krijimin e nje klime miqesore e juridike ne ne ndihme te zhvillimit te sektorit privat dhe krijimit te nje klime te favorshme per biznesin vendas e te huaj;

    6- Vazhdimin e reformave strukturore ne sektoret strategjike financiare per rritjen e investimeve te huaja direkte, duke pershpejtuar veprimet lidhur me privatizimin e sektrove strategjike te tille si Banka e Kursimeve, Insig, Albtelekom, e deri tek Kesh .

    Kortezi e Korrieri
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    FMN, jep rekomandimet e fundit per ekonomine shqiptare

    Misioni i Fondit Monetar Nderkombetar ne perfundim te turit te pranveres ka vleresuar si shqetesuse per ekonomine shqiptare, ceshtjen e pazgjidhur te energjise elektrike, investimet ne renie dhe deficitin buxhetor. Cani raporton sot ne Kuvend per tendencat me te fundit te ekonomise

    Blerina Hoxha

    Zgjidhja e furnizmit me energji elektrike, ulja e financimit per deficitin buxhetor dhe thithja e investimeve te huaja direkte jane disa nga keshillat themelore qe dha ndaj autoriteteve te financave, misioni i Fondit Monetar Nderkombetar FMN, i cili prej dy javesh eshte duke inspektuar zbatimin e marreveshjes ndermjet qeverise dhe fondit. Burimet e Bankes se Shqiperise lajmeruan per median se kreu i misionit te FMN Hossein Samiei dhe perfaqesuesi rezident ne Shqiperi i ketij institucioni Jan-Peter Olters ne nje takim me guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani kane shprehur shqetesime ne lidhje me disa ceshtje kryesore qe perbejne rrezik per treguesit makroekonomik. Mungesa e energjise elektrike me ore te zgjatura ne tre vitet e fundit, sipas raportit vjetor te Bankes se Shqiperise ka ndikuar ne renien e ritmeve te rritjes ekonomike. Po keshtu per shkak te kesaj situate dhe zhvillimeve te papershtatshme politike investimet e huaja direkte jane ulur gati me 40 per qind ne vitin 2002 ne krahasim me nje vit me pare. Po keshtu mesohet qe FMN te kete terhequr vemendjen ndaj Bankes se Shqiperise per te minimizuar financimin e deficitit buxhetor, sidomos me kredi direkte. Nevojat per financim te buxhetit nga Banka e Shqiperise kete vit pritet te shtohen pasi ne vjeshte do te zhvillohen zgjedhjet lokale. Ne prag zgjedhjesh, sipas praktikave te zgjedhjeve te kaluara, rritet nevoja per shpenzime buxhetore. Per me teper shpenzimet ne keto raste aplikohen ne menyre te perqendruar duke krijuar edhe inflacion te larte, si ne rastin e zgjedhjeve te 24 qershorit te 200, ku inflacioni per shkak te shpenzimeve me tepri arriti ne me shume se 7 per qind. Ne takimin me Guvernatorin Cani perfaqesuesit e FMN, kane mbeshtetur uljen e normes se interesit per monedhen vendase duke patur parasysh tendencat renese te inflacionit gjate ketij viti. Kreu i Bankes se Shqiperise do te raportoje sor ne Kuvendin Shqiperise per zhvillimet kryesore dhe tendencat e fundit te ekonomise shqiptare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    FMN: Tatimet te nderhyjne ne llogarite bankare

    Shefi i Misionit i Fondit Monetar nderkombetar, Hossein Samiei e cilesoi dje, nderhyrjen e tatimeve ne llogarite bankare te klienteve si metoden kryesore per luften kunder evazionit fiskal ne tatime. Shoqata e Bankiereve dhe Banka e Shqiperise e kane vleresuar kete akt per tre vite rradhazi si rrezikun themelor per sistemin bankar ne vend

    Blerina Hoxha

    Fondi Monetar Nderkombetar i ka dhene "vulen" perfundimtare dje, nderhyrjes se tatimeve ne llogarite bankare te klienteve. Shefi i Misionit te FMN per Shqiperine Hossein Samiei ne perfundim te inspektimeve dy javore ne zhvillimet makroekonomike ne vend, tha se "evazioni fiskal do te vazhdoje te luftohet duke ngrire llogarite bankare te subjekteve debitore ne Banka". Deklarata e zyrtarit te FMN, vjen ne momentin kur Shoqata e Bankiereve dhe Banka e Shqiperise kane marre nismen ligjore per ndryshimin e praktikes qe i jep te drejten nje drejtori dege te tatimeve te konfiskoje llogarite bankare te subjekteve. Madje Banka e Shqiperise kete vit per te tretin rradhazi ne deklaraten e "Rreziqeve financiare" e ka vleresuar nderhyrjen e tatimeve ne llogarite bankare te klienteve si nje nder rreziqet themelore qe po i kanoset sistemit bankar. Madje ne buxhetin afatmesem 2002-2004, ngrirja e llogarive ne banka te subjekteve debitore eshte vleresuar nga Ministria e Financave si mjeti themelor per reduktimin e evazionit fiskal. Nderkohe qe komuniteti i binesit, ku jane te perfshire edhe bankat e kane cilesuar absurde kete praktike, e cila per me teper urdherohet te egzekutohet pa u gjykuar me pare nga nje pale e trete. Madje, per kete ceshtje ka bere rekomandime dhe OSBE, e cila ka keshilluar autoritet e financave te bejne rregullimet ne nenin 46 te procedurave tatimore qe lejon nderhyrjen e tatimeve ne banka. Kjo praktike, sipas Bankes se Shqiperise, cenon sekretin bankar dhe per me teper ndikon ne humbjen e besimit te klienteve ne banka, cka ndihmon ne qarkullimin e parase "cash". Ndersa tatimet nga ana e tyre, mendojne se bllokimi i llogarive bankare eshte nje e drejte qe organet fiskale e ushtrojne edhe ne vende te tjera me te zhvilluara, si nje nga metodat ekstreme per arketimin e te ardhurave per buxhetin e shtetit.

    Treguesit makroekonomike, ja parashikimet per kete vit

    "Ndonese me te dhena te kufizuara, mendohet qe rritja ekonomike kete vit te arrije objektivin 6 per qind dhe inflacioni te arrije ne nivelin 3 per qind", tha shefi i Misionit te FMN, Hoseein Samiei. Ekspertet e misionit te FMN kane vleresuar se situata makroekonomike ka mbetur e stabilizuar me nje ritem rritjeje ne masen prej 4.7% gjate vitit 2002, inflacioni ne masen 2.1% dhe deficit nen nivelin e parashikuar prej 7.5% ne vetem 6.2%. Fragmentimi i stabilitetit politik me impakt sidomos ne simestrin e pare te vitit 2002; kriza energjitike e tejzgjatur e relativisht me e thelle ne fundin e vitit 2001 e tremujorin e pare te vitit 2002; renia e investimeve te huaja direkte per shkak te mosprivatizimit te Albtelekom dhe Bankes se Kursimeve; demtimet ne bujqesi dhe rialokimet e disa investimeve ne funksion te emergjences se vjeshtes 2002, e tjere vleresohet te kene ndikuar gjate vitit qe shkoi ne realizimin e objektivit te rritjes ekonomike prej 6 per qind. Keto faktore qe shoqeruan zhvillimet ekonomike ne 2002 mendohet te mos jene prezent gjate ketij viti, duke siguruar keshtu arritjen e treguseve ne lidhje me rritjen ekonomike dhe inflacionin.

    Keshillat e FMN ndaj qeverise shqiptare

    -Situata makroekonomike mund te rrezikohet nga faktore te jashtem dhe nga moszbatimi i reformave

    - Perpjekje me te medha duhet te behen ne te gjitha fushat persa i perket realizimit te reformave, qe te ndikojne ne uljen e varferise

    - Tatimet dhe Doganat duhet te rrisin transparencen per luften ndaj evazionit fiskal dhe kontrabandes

    - Cmimet e referencave duhet te kene per baze cmimet ne tregun nderkombetar

    - Duhet zgjidhur ceshtja e furnizimit me energji elektrike

    - Te nxiten investimet e huaja

    Objektivat e disa prej treguesve makroekonomike

    Prodhimi i Brendshem Bruto (PBB), 6 %

    Inflacioni 2-4 %, kete vit synohet 3%

    Deficiti buxhetor -7.2 %

    Te ardhurat buxhetore 25 % e GDP

    Shpenzimet 32.2 % e GDP
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    FMN: Pėrsėri shqetėsime mbi nivelin e tė ardhurave nga taksat dhe doganat nė Shqipėri

    9 maj 2003

    Hossein Samiei, zėvendės shef sektori pėr Evropėn Juglindore nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, i cili kohėt e fundit vizitoi Shqipėrinė, thotė se vetėm fjalėt nuk nuk do tė mjaftonin nėse midis zyrtarėve tė atjeshėm nuk ka njė angazhim tė fortė pėr tė luftuar korrupsionin. Ai tha se pret qė gjatė kėtij viti, prodhimi i pėrgjithshėm kombėtar tė shtohet nė krahasim me njė vit mė parė, por pėrsėri ka shqetėsime lidhur me nivelin e tė ardhurave nga taksat dhe doganat. Zotin Samiei e intervistoi Elez Biberaj.

    Z. i Amerikės: Zoti Samiei, ju sapo jeni kthyer nga njė vizitė dyjavore nė Shqipėri ku jeni takuar me zyrtarė tė lartė. Cilat janė pėrshtypjet tuaja nga vizita?

    H. Samiei: Ne vumė re se stabiliteti makroekonomik ka vazhduar. Sidomos inflacioni ka qenė i ulėt dhe gjatė kohės qė ishim atje nė fakt Banka e Shqipėrisė i uli interesat, gjė qė ishte njė hap me vend. Ne presim qė gjatė kėtij viti rritja e prodhimit tė brendshėm bruto tė shtohet nė njė farė mase nė krahasim me vitin e kaluar. Deficiti fiskal ėshtė nė rrugėn e duhur. Megjithatė, ne vazhdojmė tė jemi tė shqetėsuar lidhur me nivelin e tė ardhurave nga taksat si dhe rreth shpenzimeve dhe administrimit tė tyre. Njė pjesė e mirė e diskutimeve tona me autoritetet kishte tė bėnte me pėrmirėsimin e administratės sė taksave dhe doganave, si pėr tė ulur evazionin fiskal ashtu edhe pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me taksapaguesit. Sepse pėr tė pėrmirėsuar klimėn e biznesit, kjo ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e marrėdhėnieve qė qeveria ka me bizneset. Edhe pėr sa u pėrket shpenzimeve, ėshtė me shumė rėndėsi qė tė pėrmirėsohet menaxhimi pėr tė rritur shpenzimet nė strategjitė e uljes sė varfėrisė. Pėrgjithėsisht, ecuria pėr sa i pėrket objektivave si sasi ka qenė e mirė por ecuria nė reformat strukturore ka nevojė tė pėrmirėsohet mė tej. Ne biseduam sidomos pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit pėrmes njė dialogu mė tė mirė me bizneset, nėpėrmjet pėrmirėsimit tė administratės sė taksave dhe tė doganave dhe luftės kundėr arbitraritetit nė marrjen e vendimeve. Natyrisht, njė pjesė e rėndėsishme e kėsaj janė pėrpjekjet pėr tė luftuar korrupsionin. Ne jemi tė kėnaqur qė autoritetet kanė shprehur angazhimin e tyre pėr ta bėrė kėtė.

    Z. i Amerikės: Zoti Samiei, sa pėrparim kanė bėrė autoritetet shqiptare nė krijimin e njė mjedisi tė pėrshtatshėm qė do tė nxiste investimet si nga jashtė edhe nga brenda?

    H. Samiei: Siē mund ta dini, qė tė formojmė njė ide sa mė tė mirė pėr gjendjen, ne nuk bisedojmė vetėm me autoritetet por edhe me bizneset, pėrveē grupeve tė shoqėrisė civile. Ne biseduam si me investitorėt e huaj edhe me ata vendas. Mund t’ju them se mbetėm tė kėnaqur me njė farė pėrparimi qė ėshtė bėrė nė kėtė fushė. Bizneset dhe bankat e huaja me tė cilat folėm, ishin tė kėnaqur me pėrparimin nė pėrmirėsimin e disa aspekteve tė administratės sė taksave, sidomos nė ēėshtjen e ngrirjes sė llogarive bankare, qė ishte burim i madh ankesash. Pėrmirėsim ishte bėrė edhe nė vlerėsimin e importeve pėr doganat. Kjo ishte diēka me tė cilėn bizneset ishin tė kėnaqur. Megjithatė, sidomos kur folėm me investitorėt vendės, pati pėrsėri shumė ankesa pėr arbitraritetin nė sistemin e marrjes sė vendimeve, pėr ndikimin e grupeve tė interesit nė kėro vendime. Mendoj se qeveria ėshtė nė rrugė tė drejtė.

    Z. i Amerikės: Niveli i korrupsionit nė Shqipėri ėshtė mjaft i lartė. Sipas Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe sipas jush personalisht, ēfarė masash mund tė marrin autoritetet shqiptare pėr tė rritur transparencėn sidomos pėrsa u pėrket tenderave qeveritarė dhe pėr tė pakėsuar mundėsitė pėr veprime korruptive?

    H. Samiei: Lufta kundėr korrupsionit, megjithėse duhet tė jetė njė politikė qendrore nė Shqipėri, nuk ėshtė diēka nė tė cilėn ne si Fond Monetar Ndėrkombėtar marrim pjesė drejtpėrdrejt. Kjo ėshtė njė fushė ku qeveria merr udhėzime tė shumta dhe ndihmė teknike nga Banka Botėrore dhe Bashkimi Evropian. Nė tė njėjtėn kohė, pėr shkak tė rėndėsisė qė kjo ka pėr klimėn e biznesit, pėr perspektivėn e rritjes, pėr tė ardhurat nga taksat e tė tjera, ne patur bisedime tė hollėsishme rreth kėsaj ēėshtjeje. Ne u theksuam autoriteteve disa ēėshtje lidhur me taksat dhe doganat. Folėm gjithashtu pėr transparencėn, e cila siē e pėrmendėt edhe ju ėshtė me shumė rėndėsi pėr zhvillimin e njė sistemi ku emėrimet tė bazohen nė meritat e njerėzve. Ne ramė dakord me autoritetet se ligji pėr shėrbimin civil duhet tė shtrihet dhe tė pėrfshijė edhe zyrtarė tė departamenteve tė tjera, pėrveē ministrive. Kjo, mendojmė ne, do tė pėrmirėsojė klimėn nė departamentet e doganave dhe tė taksave. Pėr sa u pėrket shpenzimeve, ne ramė dakord me qeverinė se buxheti duhet tė jetė mė transparent. Ata thanė se do ta rrisin transparencėn e buxhetit gjatė dy vjetėve tė ardhshėm dhe ne mendojmė se kjo do tė pėrmirėsojė vendimet nė kėtė drejtim.

    Z. i Amerikės: Gjatė 10 vjetėve tė fundit ne kemi parė qeveri tė ndryshme ahqiptare qė kanė shpallur strategji tė ndryshme pėr tė luftuar korrupsionin por pėrsėri ky mbetet njė ndėr problemet madhore me tė cilat pėrballet Shqipėria. A mendoni se politikanėt shqiptarė e pranojnė faktin se eliminimi i korrupsionit ėshtė njė parakusht pėr krijimin e njė ekonomie tė vėrtetė tė tregut tė lirė dhe tė njė shoqėrie demokratike qė bazohet nė sundimin e ligjit?

    H. Samiei: Ajo qė mund t’ju them ėshtė se bazuar nė bisedat qė patėm me autoritetet, jemi tė inkurajuar nga angazhimet qė shprehėn ata pėr kėtė qėllim. Mendoj se ata e pranojnė se kjo ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi. Tė gjithė duan qė shkalla e korrupsionit tė jetė mė e ulėt, tė gjithė dėshirojnė qė rritja tė jetė mė e lartė dhe qė klima e biznesit tė jetė mė e mirė. E rėndėsishme ėshtė qė autoritetet dhe sidomos kryeministri tė jenė tė angazhuar nė kėtė proces. Nėse nuk ka njė angazhim tė fortė, kuptohet qė vetėm fjalėt nuk mjaftojnė pėr ta bėrė kėtė. Ne na inkurajon pėr shembull fakti qė kryeministri Nano nė muajin shkurt i dėrgoi njė letėr drejtorit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, ku i shprehte angazhimin e tij personal pėr tė luftuar korrupsionin dhe pėr tė pėrmirėsuar klimėn e biznesit. Mendoj se kėto tė bėjnė tė ndjehesh i inkurajuar se gjėrat do tė pėrmirėsohen. Kjo nuk ėshtė e lehtė. Siē e pėrmendėt edhe ju, megjithėse kanė kaluar 10 vjet, Shqipėria vazhdon tė jetė prapa, prandaj kjo duhet tė jetė njė pjesė qendrore e politikės sė qeverisė.//ii
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •