Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 109 prej 109
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Zot na rujt.
    Ktu u masturbokan me rrenat e njeri tjetrit.
    Hahahahahahahah.
    Gare po boni kush te rreje me shume xhanem?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 18-02-2011 mė 15:01
    Albania Uber Alles

  2. #102
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga medaur Lexo Postimin
    E ke te drejten tate or burre ,po menduam te gjithe njesoj domethene kemi marre fund.
    FLM ne mirekupetim i nerumi Medaur, qe i jep te drejte aresyes,te ndihet dhe zani Plakut gjyse analfabet. pershendetje
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Sa me afer drejt fundit aq me agresiv behet kryebatakciu, keshtu behen dhe egersirat kur ngordhin nga urija. Nje gje nuk kuptojne keta socialistet qe populli do qetesi dhe siguri, nuk do ti rrezikohet pasuria shpija qe ka blere ne tr 150mij euro. edvini eshte nje borxh qe po na rendon te gjitheve prandaj duhet spostuar sa me shpejti

  4. #104
    Rorabaker: Nė njė vend demokratik qeveria e zgjedhur duhet tė mbarojė mandatin

    Ligjvenėsi republikan nga Kalifornia, anėtar i Komisionit pėr Marrėdhėniet me Jashtė tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Dana Rorabaker, thotė nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se nė njė vend demokratik, nė se zgjedhjet kanė mbaruar, qeveria e zgjedhur duhet lejuar tė mbarojė mandatin.
    Nė zgjedhjet e ardhshme, thotė ai, nėse korrupsioni ėshtė i lartė dhe nėse me tė vėrtetė zgjedhjet janė vjedhur, ato mund tė rimerren pėrsėri.
    Duke folur pėr Kosovėn ligjvenėsi republikan thotė se Serbia duhet tė mėsohet me realitetin se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme, dhe ai rekomandon qė tė dyja kėto vende tė shqyrtonin mundėsinė, si pjesė e njė plani gjithpėrfshirės, tė krijimit nė Ballkan tė njė komonuellthi shtetesh, ku secili shtet tė kishte sovranitetin e tij.
    Intervistėn me ligjvėnėsin Rorabaker mund ta ndiqni tė shtunėn nė emisionin tonė Ditari.

    VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #105
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Rorabaker: Nė njė vend demokratik qeveria e zgjedhur duhet tė mbarojė mandatin

    AMABSADA E SHBA -es NE SHQIPERI BAN APEL RUANU NGA BANDITET



    por rama se kupeton ate cfare thon te menqemit, Ka zgjedhe udhet e ti.
    deklaratat e Roarbaker dhe te Amerikaneve,edy i perkethen si do ai.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------



    Rama: Nė rrugė derisa tė ikė Berisha
    (I plotėsuar) Gjatė fjalės nė protestėn e sotme Edi Rama tha se Sali Berisha nuk ėshtė kryeministėr i zgjedhur i Shqiptarėve.

    “Qeveria jote ka rėnė mė 28 qershor. Ti po e mban dot me pushkėt e ngritura nga policėt e pushtetit tėnd, qė e mban me pahirin e Gardės, qė tė ruan jo nga por nga hija e frikės tėnde. Luli tė rri pas si zgjatim i frikės tėnde, as Ilir qė nuk tė ndahet nga kėpuca prej po asaj frike”, tha Rama duke iu drejtuar Berishės.

    Ai theksoi se kjo frikė sipas Ramės e ka futur kryeministrin nė konflikt me presidentin qė e ka zgjedhur vetė, prokuroren e Pėrgjithshme qė e ka zgjedhur vetė.

    “SHBA dhe BE mbėshtesin Shqipėrinė, duan qė shqiptarėt tė bėjnė pėrpara, ata janė miq e partnerė ndėrkombėtare dhe jo si palė”, tha Rama.
    * * * * * *



    http://www.botasot.info/reklama/protesta%20sot%202.jpg


    Tė luash me deklaratat e tyre nė kėto kushte kur janė vrarė katėr qytetarė me pushkėt e pushtetit tėnd, ėshtė njė arsye mė shumė qė ti Sali, duhet tė largohesh, si i pa denjė pėr ta pėrfaqėsuar kėtė vend para botės demokratike”, tha Rama.

    “Demonstratat nuk ndalen, do tė vazhdojnė, do tė jenė pėrdite e ēdo javė mė tė mėdha”, tha Rama. Ai tha se Berisha po mohon njė gjė qė nuk do tė mundet ta ndalojė pėr shumė kohė, zgjedhjet e lira.

    Tė dashur qytetarė dua ta mbyll kėtė demonstratė me fjalėt ė njėrit prej shkruesve tė Kushtetutės sė Amerikės: “Kush fal lirinė pėr sigurinė e pėrkohshme, nuk meriton e smund ti ketė as lirinė e sigurinė”, tha Rama.
    * * * * * *

    http://www.botasot.info/reklama/rraammaaaa610x-15.jpg



    Kryetari i Partisė Socialiste akuzoi qeverinė pėr vrasjen e demonstruesve tė pafajshėm mė 21 janar. Nė krevatin pranė Aleks Nikės ishte zhytur njė polic i plagosur. I kishte sjellė demonstrata e 21 janarit. u vranė e plagosėn me arėt e Gardės shqiptarė tė pafajshėm qė demonstruesit kundėr regjimit tė kusarisė.

    Policia u keqpėrdor nė vitin 2009 pėr interesa tė pushtetit. Pushtetit qė vodhi votat pėr tė vjedhur Shqipėrinė. Pėr tė vazhduar pėr tė vrarė e plagosur burra e gra tė Shqipėrisė.

    Duke u mbrojtur me policė tė veshur pėr shtetin e shqiptarėve tė plagosur pėr pushtetin e kusarėve.

    Rama tha se kjo qeveri turpėroi vendin mė 21 janar. Aleks Nika nuk mundi tė zgjohet mė, ai u pėrzu nga jeta me forcėn e pushkės sė shkrepur nga shteti qė duhej ti jepte punė e shpresė pėr familjen e tij qė njėsoj si tre familje tė tjera shqiptarėsh qan mungesėn e pa ngushėllueshme tė njė djali tė rritur me hallė e vėshtirėsi, njė shqiptari tė vrarė se desh tė nxirrte fėmijėt e tij nė njė rrugė tė ndriēuar.

    Ata vrasin e na thonė vrasės, ky regjim vjedh e na thotė hajdutė”, tha Rama.



    http://www.botasot.info/reklama/vret610x-14.jpg




    * * * * *

    Fiqiri Xibri, kreu i Sindikatės sė Minatorėve hap fjalimin e opozitės nė tė cilėn kėrkohen zhvillimi i zgjedhjeve tė parakohshme dhe vėnia para pėrgjegjėsisė sė personave tė pėrfshirė nė vrasjen e katėr personave nė demonstratėn e 21 janarit.


    “Ai regjim edhe sot me tė vetmen ndryshim se sot nuk kemi Enverin por Sali Berishėn. Gjatė protestės nė 21 janar, mė goditėn dhe mua, sepse po pėrpiqesha tė shpėtoja njė grua tė pafajshme. Mė goditėn madje dhe nė Spital ku nuk patėn njerėzillekun tė mė hiqnin dhe prangat. Njė regjim qė ka frikė nga cadrat, ėshtė njė regjim qė i ka hyrė lepuri nė bark”.


    Ndėr tė tjera, Xibri ndėrsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Berisha deklaroi se tashmė ėshtė mbushur kupa. Ndėrkaq, ai bėri dhe njė premtin:

    “Protesta nė Bulevard dhe nė ēdo rrugė, deri nė largimin e kėsaj qeverie.

    "Ne nuk deshėm tė sjellim Saliun, por luftuam qė nė Shqipėri tė vijė demokracia, ajo qė na mohohet pikėrisht nga Sali Berisha dhe korrupsioni i tij. Si diktator qė ėshtė nuk rri dot pa udhėruar dordolecin qė ka vėnė nė krye tė policisė qė tė rrihte qytetarėt e pafajshėm”, tha Xibri.

    Sali Berisha nuk na tremb dot mė, as mua, as minatorėt. Bėn mirė tė kuptosh se tė ka ardhur fundi. Largohu se nuk mbahet pushteti duke rrahur qytetarėt. Largohu Sali Berisha se populli nuk tė do mė”, theksoi Xibri.


    * * * * * *

    Mbėrrijnė deputetėt e parė tė cilėt i bashkohen turmės sė protestuesve tė cilėt po qarkullojnė mjaftė qetė. Ndėrkaq, sot pėr herė tė parė, do tė mbahen fjalime, ndryshe nga protestat e fundit qė kanė qenė tė heshtura.


    Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Dashamir Peza, Arta Dade etj janė ndėr deputetėt pjesėmarrės tė cilėt bashkėbisedojnė me mbėshtetėsit e opozitės tė cilėt janė mbledhur nė vende tė ndryshme.


    Demonstruesit sipas PS-sė do tė bashkohen nė sheshin “Skėnderbej”, pėr tė marshuar tė gjithė bashkė drejt bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”, ku pika kyēe e demonstratės do tė jetė pikėrisht sheshi pėrballė kryeministrisė, aty ku u vranė edhe katėr demonstruesit e 21 janarit.


    * * * * * *

    Ka nisur marshimi i protestuesve tė opozitės tė cilėt nga disa pika kryesore tė kryeqytetit po drejtohen drejt bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”.

    Manifestuesit tė mbledhur nga disa rrethe kryesore tė vendit janė grumbulluar fillimisht tek “Zogut tė Zi”, Pallati me Shigjeta, Stacioni i Trenit, Rruga e Elbasanit, nga ku mė pas do tė drejtohen pėr tek sheshi midis Ministrisė sė Brendshme dhe asaj tė Mbrojtjes.

    Prej aty ata do tė nisen drejt bulevardit “Dėshmorėt e Kombit” ku dhe do tė mbahen fjalimet e liderėve tė opozitės.

    Pritet qė kjo protestė tė jetė e qetė dhe do tė zhvillohet nėn moton: “Qetėsisht, por vendosmėrisht”.

    Kėrkesat kryesore tė manifestuesve janė zhvillimi i zgjedhjeve tė parakohshme dhe vėnia para pėrgjegjėsisė sė personave tė pėrfshirė nė vrasjen e katėr personave nė demonstratėn e 21 janarit.

    * * * * * * *

    Demostrata e Opozitės, mbėrrijnė protestuesit e parė

    Mbėrrijnė protestuesit e parė tek “Zogu i Zi” nėpėrmjet autobusėve qė janė nė vėnė nė dispozicion nga drejtuesit e opozitės.


    Partia Socialiste njofton se marshimi i demonstruesve do tė bėhet nga “Zogu i Zi” drejt “Rrugės sė Durrėsit” e cila prej disa ditėsh ka qenė nė rikonstruksion.


    Demonstrata do tė nis nė orėn 15:30, ndonėse kanė filluar lėvizjet e para.

    Partia Socialiste rikthehet me demonstratėn e saj

    Ashtu sic edhe ėshėt thėnė gjithė kėto ditė, Partia Socialiste do tė zhvillojė demonstratėn e saj nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”. Ndryshe nga demontstratat e kulara, kjo e sotmja do tė zhvillohet rreth 16.00 dhe mendohet se do tė ketė fjalime tė drejtuesve socialiste dhe tė pėrfaqėsuesve tė opozitės sė bashkuar.

    Organizatorėt kanė paralajmėruar kėtė demostratė si nisjen e njė vale tė re pėrmes sė cilave kėrkesa e vetme ndaj kryeministrit Sali Berisha do tė jenė zgjedhjet e parakohshme. Qytetarėt qė do tė mbėshtesin kėtė demostratė do tė mblidhen nga tė gjithė qytetet e vendit dhe nga pika tė caktuara nė kryqytet do tė bashkohen nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”.

    Tek stacioni i Trenit do tė grumbullohen njėsitė bashkiake 8 dhe 9, por edhe qytetarė e ardhur nga zonat veriore tė vendit, tė cilėt nė orėn 13 e 30 do tė nisin marshimin drejt bulevardit. Tek “Zogu i Zi” do tė grumbullohen banorėt e njėsisė 11, por edhe qytetarėt e ardhur nga Vora, Durrėsi, Fushė Kruja ku pėrmes rrugės sė Durrėsit do tė dalin nė sheshin “Skėnderbej” drejt bulevardit.

    Tek stadiumi “Dinamo” do ketė disa grumbullime tė njėsinvė bashkiake 5 e 7 si dhe qytetarėve qė do mbėrrijnė nga jugu i vendit. Tek Fakulteti Filologjik do tė mblidhen njėsitė 1 e 2 dhe demostruesit qė do tė vijnė nga qytetit i Elbasanit.

    Dje, Ambasada Amerikane nė Tiranė pėrmes njė njoftimi nė faqen zyrtare tė saj, iu bėri thirrje qytetarėve tė saj tė bėjnė kujdes dhe se demontsratat mund te vazhdojnė disa ditė.

    bota Sot
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 18-02-2011 mė 19:40
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Po qe eshte duke na care tr.apin cdo te premte ky debili.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Zot na rujt.
    Ktu u masturbokan me rrenat e njeri tjetrit.
    Hahahahahahahah.
    Gare po boni kush te rreje me shume xhanem?
    o jani .... ti e ke bere si puna gomarit qe nderkohe qe po hante gomari thonte "ishalla jam ne ender" .....

    me tre mije veta nuk merret pushteti ore jo ..... e pane te gjithe ne TVSH kur tregoi filmimet nga lart dhe ku dukej fare qarte se STRATEGJIA e djeshme ishte qe te hapeshin gjithe njerezit neper Bulevard qe kur te filmoheshin nga lartesia 2 metra nga Televizioni Socialist, i cili kishte eksluzivin per xhirimin e protestes, te dukeshin nje pafundesi protestuesish .....

    8 maji do te fundosja e sociliastave Edverian ..... kete po e shohin te gjithe ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Demon-estrada

    19-02-2011 / Gazeta 55

    Demoni ka protestuar dje, nėn njė shkretėtirė politike, me njė axhendė politike joshqiptare dhe shumė tė shtrenjtė financiarisht. Tubimi u mbush me hartime, me gjuhėn e nomenklaturės, me kėrcėnimet e vjetra pėr ndėrkombėtarėt si dhe me refuzimin pėr t’iu nėnshtruar votes sė shqiptarėve. Dje nė Bulevard u regjistrua karikatura e protestės, duke e shndėrruar gjithēka nė njė estradė tė demonit qė ka si hall tė vetėm, shpėtimin personal dhe jo drejtimin e opozitės.

    Kaloi edhe e premtja e djeshme.... Jo me konferencėn (lexo monologun) e radhės pėr shtyp (demek tė themi), tė Edi Ramės, por me “trendy”-n e tij (demek tė themi), protestė, pėr tė mos thėnė demon-estradė. Me pak fjalė, Edi Rama dje, i trembur mė shumė se askush nga 21 janari, pėrpos skenarėve tė ndryshme qė kishte shpėrndarė pėr ēdo gazetė (jo tė ndryshme), por qė ai vetė kontrollon, nuk guxoi sė paku, tė ngjiste nė “tribunėn” (e me demek fjalimeve), familjarėt e viktimave tė 21 janarit. Se sa pėr “kėrcėnimin e kryetarit (bie fjala) tė PS-sė, sė rinovuar tė Lushnjės, se do tė qėndronin para dy kullave tė lokaleve tė Fidelit deri nė prag tė festimeve tė 20 shkurtit, qė korrespondon me rrėzimin e monumentit tė Enver Hoxhės, idhullit tė Edi Ramės, kjo ėshtė mė shumė se qesharake... Biles..., biles aq qesharake, sa mund, ai (kryetari i PS-sė sė rinovuar tė Lushnjės), tė pretendojė se me “humorin e tij kėrcėnues”, mund tė sigurojė njė vend, pėr ndonjė “prototip” nė edicionin e ri tė “Portokallisė”...

    ... Duket, pėr kėtė pjesė, ndaj edhe Edi Rama kishte zgjedhur qė familjarėt e viktimave ti pėrfaqėsonte Fiqiri Xibri, i cili doli e foli (demek tė themi edhe nė emėr tė familjarėve tė viktimave tė 21 janarit), pėr “heroizmin” e tij, pa na thėnė, por qė e dimė tashmė (jo vetėm falė njė vendimi gjykate), se atij i lejohet tė marrė pjesė si sindikalist (nė tentativė), nė protestat e PS-sė, sa herė ka pėr tė shpėrndarė lekė nė formė shpėrblimi,pėr tė pjesėmarrėsit nė ( me nder tė themi) protestė. Me pak fjalė, familjarėt e Ziverit, Hekuranit, Faikut dhe Aleksit i pėrfaqėsoi dje Fiqiri Xibri. Kjo zgjedhje e Edi Ramės, mund tė lexohet si tentativė e tij (demek tė themi e kujdesshme), pėr tė shmangur ndonjė pėrplasje tė mundshme shami qurresh nė surratin e tij, bash, para dy kullave tė lokaleve tė Fidelit. Kujdesi i Edi Ramės, pėrballė njė zgjedhje tė tillė nga ana e tij, pėr shmangien nga fjalimet e familjarėve tė viktimave tė 21 janarit, nuk ėshtė i tepėrt nga ana e tij... Problemi ėshtė i familjarėve tė viktimave..., nė se e pranojnė Fiqiri Xibrin si pėrfaqėsues tė tyre...

    Nejse... Ti kthehemi tė premtes sė djeshme tė Edi Ramės (pa pjesėn e Fiqiri Xibrit) ... Ėshtė pak tė thuhet se dje, Edi Ramės i kishte ikur fiqiri (me qenė se ra fjala tė Fiqiri Xibri) Edhe pėr kėtė, Edi Rama ka tė drejtė, do me thėnė, kujdesi i tij nuk ėshtė i tepėrt... ... Pjesėmarrja tmerrėsisht e vogėl e protestuesve, qė pėrfaqėsohej vetėm nga tė punėsuarit lokalė tė bashkive qė drejtohen prej tė zgjedhurve tė PS-sė, jo vetėm qė linte shumė pėr tė dėshiruar, pėr ndonjė pretendim tė mundshėm (si rast unikal) pėr tė pėrmbysur qeverinė nga sheshi, por ajo (pjesėmarrja modeste) ishte edhe shumė e kushtueshme financiarisht, pėr tė mos thėnė ishte edhe krejt pa ndonjė axhendė politike. Kėtė pjesėmarrje modeste, duket e kishte parandjerė edhe vetė Edi Rama, e cili nė funksion tė realizimit tė skenarit tė demon-estradės, e kishte parapėrgatitur hartimin e tij bazuar nė terminologjinė e nomenklaturės.

    Dhe si pjesė tė kėsaj terminologjie, sipas standardit tė nomenklaturės, Edi Rama, nuk kishte harruar qė vrerit anti-amerikan tė ditėve fundit, tė “analistėve ” tė tij tė mediave qė vetė i kontrollon, ti shtonte dozat e tij tė kėrcėnime pėr ndėrkombėtarėt, duke mos bėrė as tentativėn mė tė vogėl pėr tė fshehur refuzimin, (natyrisht tė plotė tė tijin) pėr votėn e shqiptarėve. Gjuha e kėrcėnimeve tė djeshme tė Edi Ramės, e tipit “remix”, “qentė le tė lehin, tymi tė iki drejtė”, nuk pėrmbushte asnjė kusht, qė tė mos konsiderohej njė fotokopje e karikaturės sė revolucionit, duke u shndėrruar tentativėn e tij tė djeshme pėr protestė, nė njė asgjė mė shumė se njė estradė tė demonit qė ka si axhendė politike vetėm shpėtimin politik, dhe jo drejtimin e opozitės. Se sa pėr opozitė, nuk ėshtė se as pėr kėtė ia ndjen shumė Edi Ramės, pėr deri sa, sėrish, kishte zgjedhur, qė edhe Skėnder Gjinushin edhe Paskal Milon edhe Spartak Ngjelėn edhe Preē Zogajn edhe Nard Ndokėn, ai (Edi Rama) kishte zgjedhur ti pėrfaqėsonte Fiqiri Xibri, i njohur ndryshe edhe si “pagatori” i protestuesve..., ndėrsa ata (Skėnder Gjinushi, Paskal Milo, Spartak Ngjela, Preē Zogaj, apo edhe Nard Ndoka), tė mjaftoheshin deri nė vetėkėnaqėsi, qė ishin zgjedhur tė bėnin rolin e truprojave tė truprojave tė Edi Ramės
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #109
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kush ta dha tė drejtėn tė flasėsh nė emėr tė shqiptarėve jashtė kufijve?
    20-02-2011 / Nga Rexhep Kastrati
    Pyetje publike drejtuar Edi Ramės

    “Shihe Sali popullin tėnd, kėtu nė bulevard, nė tėrė Shqipėrinė a matanė kufijve tė Shqipėrisė.”, tha Edi Rama i Tiranės, tė premten, mė 18 shkurt

    Ti, Edi Rama i Tiranės, pate guximin tė flisje edhe nė emrin e shqiptarėve jashtė kufijve tė kėtij trohė shteti tė nėpėrkėmbur pėr mė shumė se qė ke moshė ti, nga etėrit e tu ideologjikė, e pse jo edhe biologjikė. Po, ti, Edi Rama i Tiranės, qė merr pėrsipėr tė flasėsh nė emėr tė popullit, qė gjykon, qė dėnon, qė ndėrton tirada emfatike nė emėr tė popullit, ti, pra, ti, guxon tė flasėsh edhe nė emėr tė shqiptarėve jashtė kėtij trohė shteti qė e vranė, e sakatosėn dhe e pėrdhosėn etėrit tu ideologjikė dhe biologjikė, por edhe ata qė tash i mban nė krahė. Por gabove, gabove rėndė, Edi Rama i Tiranės, gabove shumė qė pasi po pėrdhos ēdo ditė nga njė pjesė tė dinjitetit tė shqiptarėve nė atė trohė shtet shqiptar, po provon tė pėrdhosėsh edhe dinjitetin tonė qė etėrit tu ideologjikė na lanė nėn thundrėn e pėdhunės, siē do tė thoshte Fan Noli, qė ti e citoje njė kohė. Por ti je i fundit qė po bėn gabime tė tilla, o Edi i Tiranės, sepse para teje kanė bėrė edhe etėrit tu ideologjikė, e edhe disa nga bashkėpunėtorėt tu. E ti po vazhdon tė bėsh gabimet qė i bėnė ata: po na fyen neve qė shpresat i kemi drejtuar gjithmonė kah qendra e Tiranės, qė ti e ke bėrė gropė edhe si realitet, edhe si metaforė, duke na pėrfshirė nė tiradat e tua mjerane. Dhe ne nuk ta kemi borxh, o Edi Rama i Tiranės, sepse ne as nuk tė sjellim nė pushtet, e as nuk tė largojmė nga pushteti, as nuk tė shpėtojmė nga vetja jote, e as nuk mund tė tė vrasim sikurse vetja jote. Apo edhe kėndej te ne popull tėndin e quan atė grup mjeranėsh qė pėr vite tė tėra derdhėn lotė krokodili pėr viktimat e masakrave serbe nė Kosovė pėr tė njollosur gjithė pjesėn tjetėr tė popullit qė nuk e donte nė pushtet. Dhe ti po e ndjek rrugėn e tyre: derdh lotė krolodili pėr viktimat, nė emėr tė tė cilėve kėrkon pushtet. Sa kushton ajo karrige pushteti, o ti njeri qė ēirresh edhe nė emėr tė shqiptarėve jashtė kėtij trohė shteti shqiptar? Edhe sa jetė duhet shuar pėr atė dreq karrige: 13 mijė? Dhe e di se ēfarė do tė thotė kjo? E di ti se po aq ėshtė edhe numri i shqiptarėve tė masakruar nė Kosovė gjatė masakrave serbe nė Kosovė? A ia vlen qė tė masakrohen 13 mijė njerėz qė vithet e tua, tė Spartakut qė s’ka asgjė spartakiane, tė Ruēit qė bėri 2 prillin 1991 dhe tė tė tjerėve pėrreth, tė vendosen nė karrigen e pushtetit? Dhe ti, Edi Rama, nuk bėn asgjė tjetėr, vetėm sa tregon mendėsinė prej kasandre qė ėshtė veēori e sė majtės shqiptare, trashėgimtare e ideologjisė dhe e traditės sė marksist-leninistėve tė djeshėm. Pėr ne ėshtė tashmė i njohur, keqpėrdorimi i tė vdekurve pėr luftėn pėr pushtet, sepse e kemi Hashim Thaēin, Edi Ramėn e Kosovės, i cili pasi monopolizoi viktamat e masakrave serbe, kėrkoi pushtet nė emėr tė tyre. Dhe kjo nuk ka asgjė shqiptare, sepse kulti i tė vdekurit, ndėr shqiptarė, ėshtė njė ndėr kultet mė tė hershme dhe mė tė forta. Nė mort, edhe hasmi nuk ka marrė hak. Nė mort, edhe hasmi ka mundur tė marrė pjesė. Nė mort, burrat kanė shkulur flokėt e kanė rrahur gjokset, por nė mort nuk kanė bėrė politikė, nuk kanė kėrkuar pushtet, nuk kanė kėrkuar asgjė: tė gjithė janė lutur pėr tė vdekurin qė tė prehet nė paqe. Kurse ti, Edi Rama i Tiranės, po i pėrdhos tė vdekurit, po pėrdhos edhe shpirtrat e tyre, ashtu siē i ka pėrdhosur, Hashim Thaēi nė Kosovė. Dhe prandaj, pėr ne nė Kosovė, nuk ėshtė e panjohur pėrdhosja e tė vdekurve. Dhe vėrtet, ėshtė shumė e rėndė pėrdhosja e tė vdekurve. Nuk ka ku shkon mė rėndė. Por ti, Edi Rama i Tiranės, pasi pėrdhos tė vdekurit, pse, pse flet edhe nė emėr tonin? Pse, pse, pse? Nė “shqiptarėt jashtė kufijve”, nuk tė kemi dhėnė tė drejtė tė flasėsh nė emrin tonė. Jo, jo, jo. Njeriu qė ka mundur tė flasė nė emrin tonė, nuk rron mė: presidenti Rugova, po, ai ka mundur dhe ka folur nė emrin tonė. Dhe ai ka folur shqip, ka folur drejtė, dhe nuk na ka fyer kurrė. Dhe ne kemi qenė kudo tė nderuar me tė. Vetėm nė Beograd, Moskė dhe nė Tiranėn e majtė, vetėm nė kėto vende, presidenti Rugova nuk ka qenė i nderuar. Dhe soj-sorrollopi juaj na e blatoi kėtė farė tė keqe edhe nė Kosovė. Dhe ti, Edi Rama i Tiranės, qė ēirresh pėr vjedhje votash, ti qė vetėm me votė ke frikė tė matesh, e di mirė, se Hashim Thaēi, Edi Rama i Kosovės, ka bėrė kėrdinė duke vjedhur votat. Dhe ai ka vjedhur me tė madhe, dhe pa e fshehur fare. Ka vjedhur aq shumė sa u deshėn afro tre muaj pėr t’i fshehur ato vjedhje. Dhe ti, “luftėtari” i votės, nuk e ke thėnė kurrė asnjė fjalė pėr kėtė vjedhje. Jo, ti nuk flet kur vjedh soj-sorollopi yt, pasi qė je pjesė e kėsaj vjedhjeje. O ti, Edi Rama i Tiranės, ne nė Prizren, e dimė takimin tėnd me Hashim Thaēin, nė njė nga restorantet e Prizrenit. Tė pamė tė gjithė, dhe u irrituam shumė. Mė pastaj u bė fjalė pėr njė milion euro qė ke futur nė Prizren pėr tė blerė votat pėr partinė e Hashim Thaēit. Se tė kėtillė jeni ju, soj-sorollopi, qė pėrdhosni edhe tė vdekurit pėr pushtet. Pėr soj-sorollopin tuaj, “asgjė nuk janė” tė vdekurit. Pėr ju, “asgjė nuk janė” interesat e kombit. Pėr ju “asgjė nuk janė”, dinjiteti dhe krenaria kombėtare qė shqiptarėt i ka mbajtur edhe kur nuk kanė pasur shtet dhe pushtetin e kanė pasur tė tjerėt, pushtuesit. Por, ne shqiptarėt “jashtė kufijve” nuk ta kemi dhėnė tė drejtėn tė flasėsh edhe nė emėr tonin. Vetėm njė njeri ta ka dhėnė kėtė tė drejtė: Rexhep Qosja, njeriu qė e quajti “revolucion demokratik” edhe djegien e shtetit shqiptar mė 1997, bile “tė vonuar”. Pra, njeriu qė mezi kishte pritur qė shteti tė bėhej gėrmadhė, e mbi ato gėrmadha tė ngrejė flamurin e “lavdisė”, e qė ishte flamuri i turpit dhe i tragjedisė kombėtare tė radhės. Vetėm Rexhep Qosja, ka dalė hapur dhe tė ka pėrkrahur, kurse shqiptarėt tjerė, qė i thonė bukės bukė, e ujit ujė, nuk mund tė pranojnė pėr tė sojit tė tyre. Ah po, harrova: ke edhe njė turrė apatridėsh, qė njėsoj si nė 1997, janė tė gatshėm tė vinė nė Tiranė dhe tė bėhen pjesė tė turpit tė kombit, qė pastaj tė jenė pjesė e skrivanisė sate elegjiake. Por ata i dimė kush janė, i dimė me emra, me mbiemra. Moti i kemi marrė vesh edhe gjithė skenarėt ogurzinj qė duan ta shpiejnė kombin nė tragjedi tė tjera, kurse territoret shqiptare, t’i reduktojnė edhe mė shumė: serbėt moti ia kanė vėnė syrin veriut tė Kosovės, kurse grekėt jugut tė shtetit shqiptar. Po, po, ka edhe tė tjerė...
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •