Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Kalimi nëpër Tunelin e Kalimashit bëhet me pagesë

    Tuneli i Kalimashit do të jetë me pagesë, por kjo do të aplikohet pas zgjedhjeve vendore të 8 majit. Tarifat e kalimit nëpër tunel do të llogariten në bazë të tonazhit të automjeteve. Në dy hyrjet e tunelit ka përfunduar instalimi i peshoreve elektronike që do të përcaktojnë peshën e automjeteve që do të hyjnë në tunel. Kohë më parë në tunelin e Kalimashit janë instaluar edhe trarët elektronikë si pjesë e instalimeve elektronike që do të shërbejnë për pagesën në tunelin e Kalimashit.

    Burime nga kompania “Savronik”, e cila menaxhon tunelin e Kalimashit kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se ka përfunduar instalimi i peshoreve elektronike në të dy hyrjet e tunelit si në Thirrë dhe në Kalimash. Peshoret janë të lidhura me sistemin e kontrollit në sallën qendrore duke shmangur mundësinë për çdo lloj abuzimi për paratë që do të paguhen për kalimet në tunel.

    “Çdo automjet që hyn në tunel regjistrohet në mënyrë elektronike me pamje dhe peshën përkatëse, kështu që mundësia për abuzime është zero”, shprehet një punonjës i sallës qendrore të kontrollit të qarkullimit në tunel.

    Pagesa në tunel do të jetë vajtje–ardhje, më konkretisht një automjet që udhëton nga Prishtina në Tiranë do të paguajë në hyrje në portalin verior në Kalimash, ndërkohë që automjeti që udhëton nga Tirana në Prishtinë do të paguajë në hyrje në portalin jugor në Thirrë. Përfaqësuesit e “Savronikut” nuk kanë dhënë ndonjë shifër që ka të bëjë me tarifat e pagesës në tunel, por kanë deklaruar se këto tarifa do të përllogariten në bazë të peshës së automjeteve. Sipas këtyre përfaqësuesve, përcaktimi i tarifave është kompetencë e Ministrisë së Financave dhe asaj të Transporteve.

    Megjithëse ka përfunduar instalimi i peshoreve elektronike, qarkullimi në tunelin e Kalimashit bëhet pa pagesë. Përfaqësuesit e kompanisë “Savronik” nuk pranojnë të prononcohen rreth afatit kur do të fillojë aplikimi i pagesës, por sipas një burimi që nuk pranoi të identifikohet, kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve vendëse të 8 majit që do të mbahen në Shqipëri. Pagesa në tunelin e Kalimashit është paralajmëruar nga gazeta që në tetor të vitit 2009. Atëbotë, kryeministri Sali Berisha, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, si dhe ish zv.ministri i Financave, Florian Mima, mohuan faktin se tuneli do të jetë me pagesë.

    Ndërkohë, ish zv.ministri tjetër i financave, Sherefedin Shehu, aktualisht deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nuk e ka mohuar faktin e pagesës në tunelin e Kalimashit. Deputeti Shehu, në rolin e ekspertit të financave, është deklaruar për domosdoshmërinë e pagesës në tunel, për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes së tunelit. Qeveria e Shqipërisë ka lidhur një kontratë dyvjeçare me kompaninë turke “Savronik” për menaxhimin e tunelit të Kalimashit. Në dispozicion të kësaj kompanie është akorduar një vlerë prej 22 milionë eurosh që do të përdoret për një periudhë 2-vjeçare për menaxhimin e plotë të tunelit të Kalimashit. /tema/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    hallall. tani nje te shitme gjithe rruges dhe beme me te miren e mundshme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •