Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2011
    Postime
    23

    Shqipëria në vepër mohon shtetësinë e Kosovës

    Qeveria e Shqipërisë ka firmosur memorandum me gjashtë shtete që kanë dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, për kthimin e borxhit që peshon 20.7 milion dollarë. Kosova është lënë anash nga kjo marrëveshje e arritur më 14 dhjetor, duke u konsideruar edhe nga Shqipëria si pjesë e Serbisë. Qeveria e Shqipërisë atëherë, por edhe gati dy muaj më vonë, nuk dha asnjë koment lidhur me detajet e bisedimeve dhe kushtet e marrëveshjes, ndonëse ajo është njëra nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga H.A.M Lexo Postimin
    Qeveria e Shqipërisë ka firmosur memorandum me gjashtë shtete që kanë dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, për kthimin e borxhit që peshon 20.7 milion dollarë. Kosova është lënë anash nga kjo marrëveshje e arritur më 14 dhjetor, duke u konsideruar edhe nga Shqipëria si pjesë e Serbisë. Qeveria e Shqipërisë atëherë, por edhe gati dy muaj më vonë, nuk dha asnjë koment lidhur me detajet e bisedimeve dhe kushtet e marrëveshjes, ndonëse ajo është njëra nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
    A ka burim ky lajm?
    Jo pse nuk po te besoj, por dua te informohem me shume.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2011
    Postime
    23
    Un e pash tek kjo faqe : http://indeksonline.net/portal/index...id=1&Itemid=29

    Ketu tregon qe lajmi eshte marr nga Koha Ditore.

  4. #4
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Faleminderit H.A.M
    Mendoj se kjo do te jete njera prej temave gjate bisedimeve Kosove-Serbi qe do te fillojne se shpejti.
    Kosova eshte shprehur e gatshme qe te marre persiper te gjitha obligimet qe i takojne asaj pas shperberjes se Jugosllavise.
    Borgji qe e ka kosova ndaj FMN-se dhe BB-se qe nga koha e Jugosllavise, ka dy vite qe ka filluar te shlyhet.
    Perveq detyrimeve, natyrisht se Kosova do te kete edhe perfitime nga ndarja e pasurive te ish-Jugosllavise.
    Perderisa FMN-ja dhe BB-ja e konsiderojne Kosoven si te ndare nga Serbia keshtu duhet ta konsiderojne edhe vendet te cilat e kane njohur pamvaresine e saj.

  5. #5
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Temat palidhje te cilat vene ne dyshim perkushtimin e Shqiperise ndaj Kosoves ish kane e rruges te mbyllen dhe mos te na lodhin me tituj kishe bombastik.

  6. #6
    QEVERIA Maska e policia911
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    167
    tem pa vler mer lal

    kosova eshte e shqiperis edhe pik mos thoni me e mohoj shqiperia kosoven
    nanen kush shpif nga keta gazetaret serb
    RROFTE SHQIPERIA

  7. #7
    Shqipëria tërthorazi mohon shtetësinë e Kosovës

    Prishtinë/Tiranë, 11 shkurt – Qeveria e Shqipërisë ka firmosur memorandum me gjashtë shtetet që kanë dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, për kthimin e borxhit që peshon 20.7 milionë dollarë. Kosova është lënë anash nga kjo marrëveshje e arritur më 14 dhjetor, duke u konsideruar kështu edhe nga Shqipëria si pjesë e Serbisë. Qeveria e Shqipërisë atëherë, por edhe gati dy muaj më vonë, nuk dha asnjë koment lidhur me detajet e bisedimeve dhe kushtet e marrëveshjes, ndonëse ajo është njëra nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan “Koha Ditore”.
    Në Qeverinë e Shqipërisë thanë se i vetmi njeri kompetent për të zbardhur të vërtetën e kësaj marrëveshjeje është Xhentil Demiraj, drejtor i administrimit të borxhit në Ministrinë e Financave. Ky i fundit nuk u bë i gjallë me gjithë përpjekjet e gazetës për të vënë kontakt, të enjten.
    Ndërkohë për marrëveshjen e 14 dhjetorit kanë raportuar disa nga mediet e vendeve që ishin pjesë e pazarit të Tiranës. Sipas agjencisë shtetërore të Sllovenisë, “SRT”, borxhi që u trashëgua nga sistemi komunist do të paguhet dhe përfshin edhe normën e interesit. Përfaqësuesi slloven në bisedime, Rudolf Grabovec, kishte thënë se marrëveshja është arritur mbi një raport shkëmbimi 1 me 1 të shlyerjes së borxhit në dollarë dhe përqindje interesi.
    “Bisedimet ishin të suksesshme për të gjitha palët, duke pasur parasysh që secili shtet arriti pajtueshmëri për përgatitjen e një memorandumi me Shqipërinë”, ka thënë Gabrovec.
    E gjithë shuma, sipas portalit boshnjak “eKapija” do të ndahet mes Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë e Malit të Zi.
    “Vendet që u krijuan nga ish-Jugosllavia mbyllën bisedimet dyditore në Tiranë, me arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë për shlyerjen e borxhit që i kishte ish-Federatës, në vlerë 20.7 milionë dollarë, ndërsa me normë interesi arrin në 23.7 milionë dollarë”.
    Në dokumentin zyrtar të marrëveshjes janë përcaktuar shumat e pagesës për secilin shtet veç e veç. Përfituesja më e madhe është Serbia, me 8.52 milionë dollarë, e pasuar nga Kroacia me 5.48 milionë, Sllovenia - 3.81 milionë, Bosnjë-Hercegovina – 3.69 milionë, Maqedonia – 1.78 milionë dhe Mali i Zi me 532,823 mijë dollarë.
    Bisedimet e Tiranës u mbajtën pasi Komiteti për shlyerjen e borxheve arriti në një konsensus në Sarajevë.
    Mbyllja e bisedimeve me shtetet e ish-Jugosllavisë ishte pjesë e procesit të bisedimeve me të gjitha vendet që regjimi komunist u mori borxhe.
    Lidhur me marrëveshjen mes Tiranës zyrtare dhe gjashtë shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, nga dhjetori e këndej nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga pala kosovare. Ata heshtën edhe këtë të enjte, ndonëse ky është mohimi më i madh i shtetësisë së Kosovës, që nga heqja e flamurit kosovar në takimin e përfaqësuesve të Aviacioneve Civile të disa shteteve mbajtur më 4 dhe 5 shkurt të vitit 2009, ku organizator ishte Shqipëria. Që në fillim të atij takimi delegacioni serb pati kundërshtuar praninë e Kosovës duke kërkuar që përfaqësuesit e saj të largoheshin. Pas disa debatesh kishte nisur mbledhja dhe secili prej delegacioneve kishte vendin e tij, si dhe flamurin përkatës përpara. Pikërisht gjatë pushimit të parë pati ndodhur akti i shëmtuar nga pala shqiptare.
    "Të gjitha shtetet që ishin pjesëmarrëse në takim, përfshirë edhe zyrtarët e Aviacionit Civil nga Kosova, e kanë pasur përpara flamurin. Mirëpo gjatë pushimit, përfaqësuesit serbë kanë protestuar për faktin që Kosova është pjesëmarrëse e këtij takimi, në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të largohet edhe flamuri. Gjatë pushimit të drekës është larguar flamuri kosovar", pati deklaruar një ditë pas incidentit të atëhershëm drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj.
    Shqipëria si organizatore e takimit nuk i kishte rezistuar kërkesës së Serbisë, ndaj takimi kishte vazhduar pa flamurin zyrtar të Kosovës.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    ....Shqiperia etnike eshte gjaku im qe nuk faaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaleeeeeeeeeeeeeeeeettttttt.....lol

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •