Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Rriten çmimet e ushqimeve në tregun shqiptar

    Çmimet e ushqimeve, ja sa u rritën nga janari i vjetshëm

    Duket se paralajmërimi i bërë më herët nga ekspertët ndërkombëtarë, që kriza do të jepte efektet e saj në shumë vende të botës, është tashmë një realitet i prekshëm edhe në vendin tonë. Tregtarët e shumicës ia delegojnë këtë rritje të çmimeve importuesve dhe këta të fundit çmimeve në bursë. Krahasuar me një vit më parë, çmimet për produkte të tilla si vaji, sheqeri, orizi, mielli e shumë të tjera, janë rritur me 20 lekë. Kështu, në magazinat e shumicës çmimin e miellit e gjen 90 lekë për kilogram, nga 70 lekë që ishte një vit më parë. Çmimi i orizit ka arritur në 160, nga 140 që ishte më herët. Ndërkohë që sheqeri nga 100 lekë për kilogram ka shkuar 140 lekë për kilogram. Duke qenë se në bursa ngritje pësoi edhe gruri, rrjedhojë e kësaj ka qenë edhe rritja e çmimit të makaronave, bukës, apo siç përmendet dhe më lart, miellit. Rritje kanë pësuar edhe disa prodhime të tjera si fasulja, e cila aktualisht tregtohet me 180 lekë për kilogram, nga 160 lekë që ishte më herët. Vezët janë një tjetër prodhim për të cilin vihet re rritje e çmimit. Nëse një bikerinë që përmban 30 kokrra vezë, të cilat sipas madhësisë shiten me çmime të ndryshme, nga 8 lekë në 13 lekë, ndryshimi për një të tillë, krahasuar me një vit më parë është 60 lekë sipas tregtarëve. Të vetmet që nuk kanë pësuar rritje kanë qenë bulmetrat, të cilët kanë pasur luhatje të lehta, ndërkohë që as detergjentet, apo pijet nuk kanë pasur ndonjë rritje të theksuar. Argumentimi i çmimeve të shtrenjta nga importuesit lidhet me bursat e disa produkteve, të cilat kanë pësuar rritje. Në mes të 2010-ës u lëshua alarmi për rritjen e çmimit të grurit, i cili automatikisht çoi bukën nga 60 lekë që ishte, në 80 lekë që është aktualisht. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Agrikulturës pranë Kombeve të Bashkuara, rritja e çmimeve të ushqimeve në janar preku nivele rekord. Shumë prej vendeve po rrisin importet për të plotësuar nevojat e tyre të brendshme dhe për të pasur rezerva ndaj frikës se parashikimi për rritje të mëtejshme mund të jetë i vërtetë. Edhe Banka Botërore ka deklaruar se çmimet janë në rritje dhe kjo tendencë pritet që të vazhdojë edhe në vijim. Institucionet ndërkombëtare sugjerojnë për plane reagimi nga ana e shteteve, sidomos në vendet në zhvillim, që të përballojnë këtë stuhi çmimesh. Pas naftës që kapi nivele rekord, këto kohë duket se e njëjta tendencë do të vazhdojë në bursa edhe për sheqerin, për kafen dhe drithërat. Për të gjitha këto, Shqipëria, në një pjesë të mirë mbetet importuese.

    Nafta, sa ndikojnë tatimet e qeverisë në rritjen e çmimit te konsumatorët

    Çmimi i naftës dje në bursën e Londrës shënoi nivelin 99 dollarë për fuçi. Tashmë, ky nivel çmimi, që prej nëntorit të vitit të kaluar nuk përbën lajm, duke qenë se ka pasur ditë edhe më të “zeza” për importin, kur një fuçi ka kapur vlerën mbi 102 dollarë. Në vendin tonë, duke qenë se një pjesë e mirë e naftës importohet, efekti bursë është ndjerë mjaft, por cilat janë në të vërtetë disa nga arsyet që ndikojnë deri në çmimin final të karburantit që ble klienti? Përfaqësues të Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure shpjegojnë përmes një shembulli gjithë kostot që i shtohen çmimit fillestar të naftës. “Kështu, le të marrim si shembull rastin kur çmimi BRENT në Bursën e Londrës kap shifrën 100 USD/fuçi. Prodhimi i gatshëm kalkulohet në masën 850 USD/ton në kushtet e lëvrimit CIF deri në Portin e Durrësit, që do të thotë rreth 85 lekë/litër. Ngarkesa fiskale e këtij produkti (akcizë + taksë karboni + TVSH + tatim fitimi + taksa portuale,) deri tek konsumatori llogaritet në rreth 70 lekë/litër. Pra, kosto e një litri karburant është rreth 155 lekë/litër, duke e llogaritur atë nga bazat e prodhimit deri tek konsumatori final”, sqarojnë përfaqësuesit e SHSHH. Sipas kësaj shoqate, duhet që të bëhet një rregullim dhe standardizim i tregut vendas, i cili është një defekt që jep efektet e tij negative. Ndërkaq, çmimet e zakonshme të naftës, apo benzinës këto ditë nëpër karburante janë në nivelet 160 lekë për litër.


    Çmimet 2011 krahasuar me janar 2010

    Vaji
    Ishte 210
    Është 240

    Sheqeri
    Ishte 100
    Është 140

    Oriz
    Ishte 140
    Është 160

    Mielli
    Ishte 70
    Është 90

    Fasule
    Ishin 160
    Janë 180


    Panorama
    NERTILA MAHO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Do na ndihmonte ndonje informacion per çmimet e ketyre produkteve aty ku jetojne anetare te forumit, jashte Shqiperise.........

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    mire ja bejne ,,,,

    se qeveria fle gjume,,,,,

    vetem shqiperi shesin me fitu 3 fishin

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Falenderoni Banken e Shqiperise, ate te beni!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ngritja e cmimeve eshte nje lajm i mire per mua. un kultivoj fasulen, pataten, perime te ndryshme. me intereson edhe rritja e cmimit te qumeshtit sepse i kam 60 dele. per ata qe rrine gjithe diten kafeneve te qytetit nuk me vjen aspak keq.

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga joss Lexo Postimin
    Do na ndihmonte ndonje informacion per çmimet e ketyre produkteve aty ku jetojne anetare te forumit, jashte Shqiperise.........
    Ketej nga Belgjika cmimet nuk kane ndonje ndryshim. Ketu ka prodhim vendas dhe prodhim qe vjen nga eurozona dhe nuk varen shume nga importet si Shqiperia.
    Por lajmet qe marr nga Shqiperia nuk jane te mira..te gjithe me ankohen qe eshte bere keq edhe per te ngrene bile nga shtrenjtimi i ushqimeve..Eshte gjynah qe ne nje vend ku mund te kultivosh e prodhosh 365 dite te vitit, njerezit te shtrengojne rrypin per te ngrenit..Sikur te kishte nje ndarje te drejte toke, cdo familje mund te merrte me qira nje cope toke te vogel (per nje shume simbolike) per te prodhuar ushqimet e veta, sic eshte sistemi i allotments ne Mbreterine e Bashkuar.
    Eh sikur...sikur te kishte nje qeveri dashamirese ndaj Shqiperise...

  7. #7
    Nuk e mbaj mend ku lexova kete por mesatarisht ne paguajme me teper per ushqim sesa vendet e tjera te Europes
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga joss Lexo Postimin
    Do na ndihmonte ndonje informacion per çmimet e ketyre produkteve aty ku jetojne anetare te forumit, jashte Shqiperise.........
    ne angli
    £1-vaji
    £1-1.5 orizi varet nga lloji
    £1-fasulet
    £0.80-1.00-sheqeri
    £1.33-literi i naftes

    dhe kursi i kembimit me lekun eshte
    £1=160 te reja

    dhe rroga minimale eshte rreth £6.00 ora

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ngritja e cmimeve eshte nje lajm i mire per mua. un kultivoj fasulen, pataten, perime te ndryshme. me intereson edhe rritja e cmimit te qumeshtit sepse i kam 60 dele. per ata qe rrine gjithe diten kafeneve te qytetit nuk me vjen aspak keq.
    Rritja nuk eshte gje e mire se rriten edhe pesticidet dhe cdo gje qe ti perdor per ti rritur ato qe ke mbjelle apo qe do mbjellesh, dhe te del kostoja e prodhimit te perimeve, fasuleve e patateve me e larte se perimet, fasulet apo patatet e importuara.
    Rritja nuk eshte gje e mire se po nuk u rriten te ardhurat e njerezve, i mban ato qe prodhon ne hambar deri sa te kalben, ose deri sa te behen njerezit hajdute dhe te vijne te ti vjedhin.
    Rritja nuk eshte e mire pasi vertet mund ti shesesh ato qe ke mbjelle por po njelloj do shpenzosh me teper per ato qe nuk mbjell.

    Pra rritja e cmimeve nuk ka si te jete e mire, po nuk u shoqerua me nje rritje te ardhurash ne nje perqindje te njellojte ose me te larte me kete rritje.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  10. #10
    Rritja e cmimeve eshte afersisht ne hap me rritjen e te ardhurave me ca kam pare nga statistikat qe jepen.

  11. #11
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    cmimet ku jetoj une usa


    Vaji ulliri $16.99 1.5 L
    vaj i zakonshem $2.50 1 L

    Sheqeri
    4 lbs $3.00


    Oriz
    1-2 lbs $2.99


    Mielli
    4 lbs- $4.99

    ka edhe me te shrenjta organic jane 4 here me shume.


    Fasule
    1 lb $1.99

    p.s: harrova te ardhurat ketu jane $1,500 ne muaj per pune te thjeshta per individ kurse per pune te mira fillojne me min. $2,700 ne muj per individ. mbas taksave payroll dmth pagese net.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 10-02-2011 më 12:58
    I LOVE GOD

    j&g

  12. #12
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ku jetoj une

    Super Market

    Vaj luledielli € 2,04/liter
    Vaj Ulliri € 4,20/liter

    Sheqer € 0,90/kg

    Oriz € 1,80/kg

    Miell € 0,90/kg


    Discount

    Vaj luledielli € 1,20/l
    Vaj ulliri € 3,20/l

    Sheqer € 0,89/kg

    Oriz € 1,10/kg

    Miell € 0,75/kg
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ketu ku jetoj un:
    qumeshti 4 litra 1 euro
    djathi 1 euro kg
    vaji 1 euro kg
    mishi vicit 4 euro kg
    bileta per tirane 14 euro vajtje-ardhje

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin


    Çmimet 2011 krahasuar me janar 2010

    Vaji
    Ishte 210
    Është 240

    Sheqeri
    Ishte 100
    Është 140 ( sigurt kaq shtrenjt e paguani ?)

    Oriz
    Ishte 140
    Është 160

    Mielli
    Ishte 70
    Është 90

    Fasule
    Ishin 160
    Janë 180

    Cmimet levizin varsisht prej llojit:

    Ne Maqedoni :

    Vaji : 180 lek ... ka edhe me shtrenjt

    Sheqeri : 90 lek

    Mielli : 60 lek


    Edhe i kemi pagat me te ulta edhe cmimet me te larta.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •