Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 77
  1. #41
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Per ty msues (me 4 klas shkolle qe te ka gjet 'Idhulli' yt nje vend pune, dhe te duhet ta mbrosh me gjithe zemer dhe shpirt se te fluturon nga puna), TV Klan dhe gazeten 55 qe ati lajmi qe kan dhene ata eshte nje genjeshter e madhe si te gjithe tjerat.

    Lexoje me poshte artikullin:

    Xhaxhai i Aleks Nikës: Dyshimet e mia për vrasjen

    Marku ngjan si një statujë e mbushur me dhimbje, nga e cila duket se s'do nxjerrësh asnjë fjalë. I heshtur dhe i vrarë nga çfarë ka ndodhur më 21 janar dhe pas tij, e ka të vështirë të bindet nëse duhet të flasë fort, apo duhet të jetë i matur për të respektuar më shumë kujtimin e nipit të tij, djalit të vetëm që ka lënë në shtëpi katër motra dhe dy vajza. Ka disa brenga të cilat kërkon t'i sqarojë. Ato kanë të bëjnë me Aleksin, me familjen Nika, me Sali Berishën dhe njerëzit e tij që po rivrasin sipas tij Aleksin me mungesën e respektit për ikjen e tij. Mark Nika pranoi të flasë ekskluzivisht për gazetën "Shekulli" rreth këtyre përjetimeve

    A e dinit ku ishte Aleksi më 21 Janar?
    S'kam pas nevojë të pyes. E dija pa më thënë as ai vetë se do ishte në Bulevard. Aleksi ishte një socialist. Nuk ka pas nevojë të më thoshte ku ishte. E dija që ishte në bulevard. Nuk e dija që nuk do të kthehej më gjallë. Dhe kjo më bën të ndjehem se jetoj kot, pa asnjë motiv nëse drejtësia nuk vihet në vend.

    Si mësuat për vdekjen e tij?
    Si gjithë të tjerët. Fillimisht nga televizioni, që ishte plagosur. Pastaj pashë Prec Zogaj në televizion që bëri thirrje për ndihmë në Spitalin Ushtarak. Duke qenë se është një mik i familjes sonë, u prekëm dyfish kur dikush tentoi të shpifë dhe për apelin e tij të dhimshëm nga Spitali Ushtarak. Më tej si gjithë të tjerët jetuam me shpresën e pakët se Aleksi do t'ia dilte mbanë. Por nuk mundi siç e patë.

    Duket që e përjetoni shumë rëndë ikjen e tij. A do ta këshillonit të mos vinte në protestë më 21 janar?
    Aleksi nuk ishte djalë që mund ta ndalje për të shkuar në një protestë. Ajo ishte një protestë e ligjshme, ishte një demonstratë e ligjshme dhe kushtetuese. Askush nuk ka tejkaluar të drejtën që t'i merrej jeta. Gjithçka që ka ndodhur me katër qytetarët e vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur është antikushtetuese dhe duhet të marrë dënimin kapital. Askush të mos mendojë se gjaku i tyre do bëhet ujë. Unë jam vetë jurist dhe kam punuar në administratën e lartë të shtetit shqiptar. Ashtu si unë dhjetëra qindra juristë në këtë vend e dinë mirë kur mund të përdoret arma dhe po aq mirë se nuk mund të merret jeta e një njeriu të pafajshëm në bulevard për arsye politike. Pikërisht duke ditur se jetojmë në një shoqëri të lirë dhe demokratike, duke ditur të drejtat tona qytetare, nuk do të kisha këshilluar të mos shkonte, pasi nuk shikoja asnjë rrezik nga një demonstratë e qytetareve kundër qeverisë, pasi kane parë me sytë e tyre se si zv.kryeministri i vendit bën pazare për miliona euro kur në shtëpitë e mijëra shqiptarëve nuk ka as ushqim mjaftueshëm. Do të më dukej krim ta kisha këshilluar të ndalej, duke e ditur që jemi shoqëri demokratike dhe më duket krim i shumëfishtë tani përdhosja e vdekjes së tij nga ata që e vranë .

    A njihej Aleksi si socialist në Lezhë?
    - Po. Gjithkush që e njihte e dinte që ishte dhe socialist. Ishte një qytetar normal. Kishte një shtëpi të mrekullueshme, të ndërtuar me punë të ndershme dhe një biznes të vogël të qëndrueshëm ku kish punësuar motrat dhe familjen e vet. Nuk ishte njeri që vuante për bukën e gojës. Nuk kishe nevojë të paguhej për të ardhur në miting siç kërkon ta përdhosë kujtimin e tij Lulëzim Basha. Nuk kish nevojë për asgjë, përveç drejtësisë për të cilën doli në rrugë.

    A mendoni se është vrarë aksidentalisht apo ka pas goditje selektive ndaj tij?
    Nuk e them dot me plot gojën pa përfunduar çdo hetim dhe gjykim. Por di të them se vrasja e Aleksit ndryshon paksa nga tri vrasjet e tjera. Skaneri të krijon dyshime se është qëlluar me snajper me një goditje selektive .
    Unë nuk mund të them se dikush porositi vrasjen e tij, por po pres me shpirt në dhëmbë të mbarojë hetimi dhe çështja t'i kalojë gjykatës. Kam një dyshim se segmente të caktuara në Lezhë, të lidhura me pushtetin, nëse e kanë identifikuar në bulevard mund ta kenë seleksionuar për ta vrarë. Por kjo është e gjitha, dyshim i imi. Po presim drejtësinë.

    Ka pas probleme në Lezhë Aleksi?
    - Jo. Aleksi nuk ka pasur asnjë problem. Ai ishte një djalë që e respektonte gjithë Lezha dhe ata që e njihnin. Por të tjerë, biles nga ata që kanë hapur zjarr nga brenda gardhit të kryeministrisë kanë pas disa probleme në Lezhë, kanë pas disa interesa financiare në zaptime tokash dhe përdorim të pushtetit. Lus Zotin të mos bashkohen këto gjëra, pasi do të ishte një krim i mafies politike.

    Kur flisni për vrasjen e Aleksit në familje flisni për një vrasje aksidentale apo politike?
    Është një vrasje për arsye politike e urdhëruar nga njerëzit më të fuqishëm të pushtetit. Në zyrë ka qenë kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i brendshëm Lulëzim Basha. Unë e njoh Komandantin e Gardës Ndrea Prendin dhe kam besim se ai e di mirë që njeriu nuk vritet me duar në xhepa në bulevard. Ai duhet të ruajë autoritetin e tij dhe të Gardës jo duke fshehur gardistët, por duke dëshmuar para drejtësisë kush i urdhëroi.
    Garda por dhe çdo formacion tjetër ushtarak e ka të ndaluar të përdorë armën në publik. Ne pamë në kamera policë që gjuanin tek piramida jashtë kryeministrisë. Ne pamë policë që qëllonin drejt mbi turmën. Ligji për përdorimin e armëve u shkel publikisht para syve të miliona shqiptarëve. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Disa nga ata që kanë vrarë shihet qartë që janë militantë që mbrojnë pasuritë dhe pushtetin e tyre të dyshimtë. Ndaj ne duam të dimë kush dha urdhër. Ne e duam këtë përgjigje. Po presim në qetësi, por jo aq të qetë. Po presim në gjakftohtësi, por jo aq të ftohtë. Po presim një fjalë nga drejtësia. Po presim një shenjë. Diçka duhet të na thonë. Lus Zotin të mos vazhdojnë më disa fytyra të urryera politike të vazhdojnë e të thonë se ishin rrugaçë, kokëpalarë dhe banditë. Lus Zotin për fëmijët e tyre, jo për ata të Aleksit se ata ngelën pa babë. Të gjithë duhet ta kuptojnë se ne nuk mund të lëmë të rivrasin ata që i vranë. Një herë i vranë tinëzisht me plumb dhe tash po i vrasin përditë me fjalë. Duhet ta dijnë se jemi gjallë.

    E keni fjalën për fjalorin e kryeministrit?
    Edhe për fjalët e tij. Unë e njoh atë. Kam jetuar vite të tëra komshi me të. Ai po na e vret djalin për së dyti. Unë besoj se ai më njeh. Nëse do t'i kishte ndodhur ajo që i ndodhi Aleksit, djalit të tij, ne nuk do silleshim ashtu si po sillet ai me djalin tonë. Nuk do ta fyenim, nuk do ta përdhosnim, por do ta respektonim dhe do ta ngushëllonim. Ai po thotë gjëra të rënda. Po thotë se vramë 3 apo 4 por mund të vrisnim dhe 300 se ishte puç. Pastaj tërhiqet nga fjala puç. Pastaj fyen përsëri të vdekurit. Ka një kufi. Nuk ka vetëm ai fëmijë, ka pas dhe Aleksi. Nuk ka vetëm ai mbesa, kam dhe unë që tani i kam jetime për shkak të tij. Ai s'mund të na përdhosë edhe të vdekur. Është mirë t'i hapë rrugë drejtësisë, pasi e drejta vonon por nuk harron. Dikush do ta vendosë atë. Ne duam ta vendosin gjykatat e lira. Nëse Berisha kërkon rrugë të tjera keq për atë. Desha t'u them dy fjalë dhe atyre të tjerëve rrotull tij. Nëse do t'u kishte ndodhur atyre kjo fatkeqësi, edhe sikur viktima të kish faj ne do të shkonim t'i ngushëllonim dhe nuk do të qeshnim si Jozefina, nuk do fyenim gjakun e tyre. Ajo nuk di të sillet as si nënë, as si motër as si femër. Desha t'i them Sokol Olldashit, se Aleksi nuk kish nevoje te punësohej në polici bashkiake, se kishte biznesin e tij, ku mund të merrte dhe Olldashin polic kur të ikë nga pushteti, me kusht që të mos pinte më.
    Ata u sollën si shtazë me vdekjen e Aleksit. Tentuan të prishnin me lidhjet e tyre të pista dhe funeralin e Aleksit. Kësaj nuk ja arritën, por tradhtuan veten se kanë gisht tek kjo plagë që na kanë hap..

    Kanë tentuar t'ju prishin funeralin?
    -Po. Kanë manipuluar me një njeri të tyre të sjellë aty me kamerë amatore për të inskenuar diçka të turpshme. Nuk ia arritën. Ne e falënderojmë nga zemra Edi Ramen, dhe ata që respektuan kujtimin e Aleksit. Motrat e Aleksit, dhe babai i tij kanë shprehur falënderimet publikisht të nesërmen e varrimit. Ata që sajuan skenën u fshehën si minj dhe mbyllën telefonat që atë ditë. Por ne na kanë rëndu, pasi kane dash të na përdorin edhe pasi na vranë. Edi Rama do të jetë pjesë e familjes sonë, pasi respektoi atë që bëri Aleksi. Nga te tjerët pres drejtësi. Pres të mos pengojnë zbardhjen e krimit.

    Meqë hymë te politika, a shikoni rrezik që politika dhe diplomacia të ndërhyjë në hetim?
    Po shikojmë që ka presione. Ka disa herë dhe deklarata që të bëjnë pesimistë. Pashë dhe ambasadorin amerikan në krah të një kryepolici duke e lavdëruar për profesionalizëm. Unë nuk e di ç'profesionalizëm ishte ai, por di të them se ata shkelën çdo ligj dhe vranë katër njerëz të pafajshëm. Unë di që në SHBA e kanë të shenjtë ligjin.. As deklaratat e tij për të bërë barazim situatën e demonstruesve me gjakun e derdhur nga pushteti, nuk më duken normale, por kjo është punë e tij. Nuk mund të vihet në plan të parë shkelja e ligjit mbi tubimin dhe të lihet në harresë terrori shteteror që derdhi gjak. Por thashë, kjo është punë e atij zotërisë. Në fund të fundit, djalin tonë nuk e vrau ai, por pushteti im dhe unë ja kërkoj qeverisë shqiptare drejtësinë ose gjakun. Gjakun e Aleksit as e falim dhe as nuk do ta lëmë të humbasë. Ne ja kërkojmë shtetit tonë. Ne presim që atë të zbardhë Prokuroria. Frika e atyre që kanë vrarë, nuk e mund dot drejtësinë dhe as që na frikëson dot ne që kemi mbetur gjallë. Dikush do ta vërë në vend drejtësinë.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne e falënderojmë nga zemra Edi Ramen... thote sipas kesaj gazetes puciste.. xhaxhai i aleks milionerit..

    dhe une brari.. ju siguroj o shoku xhaxha katunari.. i aleksit se dhe Edvini ju falenderon shume bashk me fidelin gjinushin Aneten Linden e Tom doshin..qe nuk e ke ndaluar aleksin te vij e te shtoj radhet e bedelave qe na duheshin aq shume ne 21 janar..

    he me ju lumte.. ashtu i do partia bedelat..

    bubigerllo.. a jini te kenaqur qe duall me 4 te vrare "protesta paqesore"..?
    besoj e kini hapur nje shishe kabernet at dte me te tute..

    fitore madhe qe..

    nashti parta ka shum argumenta per te bere tjera "protesta paqosore" kanibalore..

    nashtithi ne teme.. kur thon laleria..

    po ku e ka hallin ki artikulli me mirditora ..qe ka shperndare shekulli i kokdhim pucistit e qe shoku rrapi e ka marre ne Tema te pucistit Mero bazja..

    eshte nje loj e bukur aty brenda..
    loje klosiste makiaveliste.. djallzore thirrje-kanunore..

    pra mafiozi qe e ka shkruar.. gjuan larg..

    ai thote.. po nen rreshta.. o mark mirditori.. te takon sipas kanunit.. qe me shku me gjet nji bedel me vra lul bash ose berish ose familjar te tyre me marr hakun e aleksit sepse aleksi nuku eshte vrare rastesishto- rrumpalloisht..por specialo-qellimisht.. pra vrasesi e ka qelluar aleksin sepse ai ishte aleksi..
    pra dil o mark raja e vjeter e kryej dhe at punen tjeter.. se na duhet dhe qo pune..

    pra.. jago-t e selise roze..eksperte te vjeter te intrigave jan mobilizuar te luajn dhe filma tjere te felliqur..

    ska fund.. maskaralliku i organizatove te masakres se 21-shit..

    jan mjeshtra te medhej..

    u lumte..

    te shohim neser se sa dobicer e kriminela do sjellin ed ruc tom ko-doshet e aneta rames.. te terroizojne tiranen.. dhe qeverrine e dal me vote..

    jasht teme nashti..

    a e mori kush mundimin me i ba nji xerr te vetve ne shqipri me i than se ka then nji ko.qe kandar me nickun brar..mo dilni ne pazar..ne 18-te ku ju therret.. nje bande krimnelesh qe jan ber me koh mbret.. e ne pariz-dubajet .. shkojn me tall hallat-ajet..

    ??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 17-02-2011 më 05:45

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shiko pacavuren qe ka gatuar Frangaj ti ate bej.
    Tentuan te na prishnin mortin thote xhaxhai deshen me na perdor prape ne mort.
    E marrim vesh mire se kush luan me vdekjen llumi Saliut luan.
    Rama shkoi per ngushellim, dhe hasem sikur te qe ne ate familje nuk do prekej kurresesi se shkoi te percjelle nje te vdekur.
    Ja ku na doli hyneri tv Klanit e pacavures banditeske qe sajoi historine e shamise.
    Albania Uber Alles

  4. #44
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Turpi me i madh ketu eshte se si njera ashtu edhe tjetra pale po luajne teater me jetet e njerezve. Njera e pret e tjetra e hedh dhe anasjelltas. Turp me te madh nuk ka se kaq. Por, jane aktore aq te shmtuar dhe aq te deshtuar, saqe lexohet menjeher ne syte dhe levizjet e tyre cinizmi qe kane dhe perdorimi politik qe po i bejne jeteve te humbura.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku e ke fidel dulakun e ed ruc kanibal-lakun.. o jani..

    ja ku i con njerzit..

    nuk tallet berisha me njerzit por idhulli yt.. Ed-veri..

    ja shiko..

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    E morret vesh se cfare bejne keta plehrat e kombit , keta Salistet ? Kanibale jane ! Lexoni me siper qe edhe mortin kame dashur t'i prishin Aleks Nikes , deshmorit te demokracise shqiptare ! Cfare mundet te bejene me shume serbet dhe greket ?

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    ca t'bojn mo shum grekt e serbt knoqen me ni pacavure si vroma q po bo lomsh venin . sa e kon pagu kte xhajen se nga familja s'ko dal njeri me fol ca pergjigje mer jahu kjo e xhajes, ish ke protesta se ish sociolist, t'pakten kish pergjigj kish shku per kundra varfnis qi vetm sociolistat ko mjeru gjer tashti duhet me thon 'popllin sociolist' se paria osht m'qef t'vet, as po e ndi per asigjo. mir ka bo qi ska thon protest kondra korupsinit se pytja do kish qen e kujt partie e ke llafin
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    degjoni cfar ju thote Oficeri..

    mo coni me bedel ziveri..

    thuaj ed ruc kapteri-t..

    ------

    AKTUALITET
    PD: Rama, psiqikisht i sëmurë, fyerje amorale për 20 mijë komisionerë socialistë. Strazimiri: Gjuha ordinere e Edi Ramës, produkt i dështimit fatal në Strasburg
    17-02-2011 / Gazeta 55

    Partia Demokratike thekson se kreu i opozitës Edi Rama mori zero mbështetje në Strasburg dhe Bruksel për planet e tij, të rrëzimit të pushtetit me dhunë dhe instalimin e diktaturës bllokmene, ndërsa në shenjë dëshpërimi po i kundërvihet me epitete të gjuhës së rrugës institucioneve të shtetit dhe qeverisë legjitime të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 28 qershorit 2009-ë

    Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, deklaroi sot gjatë një komunikimi të tij me mediat se, gjuha banale, tipike rrugaçërore e Edi Ramës, (e vënë në jetë pas dështimit dhe injorimit të turpshëm të amendamenteve raciste të opozitës në Parlamentin Evropian, për t’i kthyer regjimin e vizave qytetarëve shqiptarë), me të cilën ai etiketon institucionet e qeverisë, ligjvënëse dhe kushtetuese të vendit, është grahma e fundit e një organizatori krimi. Deputeti demokrat Strazimiri, iu referua daljes së djeshme të Edi Ramës për mediat, ku edhe pse ka marrë një mesazh shumë elokuent dhe të kuptueshëm nga Brukseli, vazhdon t’i vërsulet me kërcënime qeverisë legjitime të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme në 28 qershor. “Dje, i sapo kthyer nga misioni i tij i turpshëm për bllokimin e vizave për shqiptarët, Edvin Kristaq Rama, krye-autori i puçit të 21 Janarit, me gjuhë ordineri shprehu në media, dufin e tij të madh për disfatën e tij të plotë në Strasburg, duke iu drejtuar pushtetit legjitim të vendit me fjalët “ndyrësi” dhe “ndyrësira”. Kreu i bllokmenëve të rinj etiketoi me gjuhën ordinere mazhorancën legjitime të vendit, sepse në Strasburg, deputetët e të gjitha grupeve, jo vetëm hodhën poshtë me neveri, përpjekjet e tij dhe të lobit racist antishqiptar për anulimin e vizave për shqiptarët apo sanksione të tjera, por dënuan njëzëri dhunën dhe përdorimin e saj për marrjen e pushtetit, si dhe shndërrimin e PSSH në një parti dhunë nga zoti Rama dhe bllokmenët e rinj”- u shpreh Strazimiri. Sipas tij, Edi Rama u prit në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg me përçmim dhe si bajloz dhune. “Njeriu që i mohoi atësinë dhe kafshatën e gojës për 13 vite djalit të vetë, puçisti që rrethoi me zjarre, gurë, hunj Këshillin e Ministrave për 5 orë për të marrë me dhunë pushtetin, Kryetari i Bashkisë së tretë më të korruptuar në botë, i tmerruar nga dënimi dhe përçmimi që gjeti si bajloz dhune në tempullin e demokracisë Europiane, në përçartjen e tij ordinere do të etiketonte me fjalët ‘ndyrësi’ dhe ‘ndyrësira’ mazhorancën aktuale, për të dëshmuar antikulturën e urrejtjes që ushqen për pushtetin e dalë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë”- theksoi ai. Duke kujtuar se cenimi i institucioneve kushtetuese dhe sulmet ndaj qeverisë legjitime bëhen nga një karikaturë e fundërrinave të kulturës së bllokut, deputeti Strazimiri tha se Edi Rama është shembulli më negativ i shoqërisë shqiptare, pasi ai është mbartës i dhunës familjare; për vite me radhë s’ka pranuar atësinë e fëmijës së tij, keqtrajtimi i grave dhe nxjerrja e tyre nudo në plazhet e botës e deri te rekrutimi i kontingjentit kriminal për t’i vënë flakën qytetit të tij, ku si kryetar Bashkie e ka çuar Tiranën në njësinë qeverisëse më të korruptuar në botë. “Ne i themi Edvin Kristaq Ramës se, për shqiptarët dhe europianët që të pritën në Strasburg si bllokmen, si njeri që kërkon të marrësh me dhunë atë që nuk e merr dot me votë, apo si njeri që nuk mendon kurrë për popullin dhe vendin tonë, epitetet që ti përdore janë të denja vetëm për ata që përdorin dhunën dhe njerëzit “mish për top” për karrigen e tij, për ata që nxjerrin bashkëshortet lakuriq në plazhet e botës dhe rrahin barbarisht gratë e tjera të radhës së familjes së tij. Këto epitete janë të denja për ata që, si ti, për pushtetin e tyre i venë zjarrin qytetit të tyre, për ata që, si ti, Kryetar Bashkie, kanë shndërruar Bashkinë e Tiranës në monumentin e zi të korrupsionit dhe 20% në Europë dhe në botë”- deklaroi deputeti i Partisë Demokratike. Ligjvënësi demokrat njëherazi dhe anëtari i komisionit hetimor parlamentar për veprimtarinë e institucioneve para, gjatë dhe pas grushtit të shtetit të 21 janarit, Gent Strazimiri kujtoi gjithashtu se mbi Edi Ramën rëndon një krim, krimi i dhunës së 21 janarit. “Me gjuhën ordinere dhe epitetet që përdor, ti dëshmon se po pëlcet nga tmerri i krimit tënd që ke kryer në 21 janar”- përfundoi deklaratën e tij për shtyp, Gent Strazimiri.

    PD: Rama, psiqikisht i sëmurë, fyerje amorale për 20 mijë komisionerë socialistë

    Selia blu e cilësoi si amorale deklaratën e kryetarit të Partisë Socialiste, se komisionerët socialistë janë blerë gjatë zgjedhjet e vitit 2009

    Partia Demokratike e cilësoi si amorale deklaratën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Bruksel, se komisionerët socialistë janë blerë gjatë zgjedhjet e vitit 2009.
    Sipas zëdhënëses së selisë blu, Albana Mustafaraj, këto deklarata janë produkt i një psikike të sëmurë dhe të pabazuara në fakte ndaj 20 mijë komisionerëve socialistë.
    “Edvin Kristaq Rama, autori i puçit të dështuar të 21 Janarit, nxori sërish nga sirtari akuzën e tij amorale për komisionerët socialistë, te të cilët sipas tij, nuk mund të ketë besim, sepse ata i korrupton Berisha”- tha Mustafaraj. Duke shtuar se këto akuza pa asnjë bazë ndaj moralit, dinjitetit dhe integritetit të anëtarëve dhe mbështetësve të PS, shprehin para së gjithash, krizën e rëndë psiqike të njeriut që siç ka akuzuar pa asnjë fakt babanë e tij për baba të djalit të tij, akuzon kolektivisht 20 mijë komisionerë socialistë, ndonëse gjer sot, nuk ka paraqitur para shqiptarëve as edhe një rast të vetëm të korrupsionit të tyre. “Komisionerët socialisët, kryetari i tyre, i akuzoi si njerëz që shiten dhe blihen njëlloj si plaçka që blihen në tregun e gabit, sepse ai i mban ata përgjegjës kryesorë për votën me të cilën e ndëshkuan shqiptarët. Puçisti që hartoi, përgatiti dhe udhëhoqi skenarin e marrjes me dhunë të pushtetit dhe që për 5 orë me radhë nga skutat e Fidelit do t’i drejtonte mercenarë dhe bashibozukë në sulmin ndaj Këshillit të Ministrave, nuk mund t’ju besojë komisionerëve socialistë, sepse ata nuk janë dhe nuk mund të jenë mercenarë, njerëz të hurit dhe të litarit, të gurit dhe zjarrit, për ta sjellë atë me dhunë në pushtet”, përfundoi ajo.

    ...

    Komente

    Rama e ka marre peng PS.Ai eshte kthyer ne nje fatkeqesi jo vetem per PS. por per gjithe SHqiperine.Ai nuk perfajson interesat e socialisteve por ato personale dhe te nje grupi ndertuesish e biznesmenesh rreth tij.Nen sundimin e ti PS do behet gjithnje e me e vogel.Nese do vazhdoje gjate ne rrugen e protestave dhe dhunes do te mjaftoje nje autobus per te futur brenda gjithe PS.Sa nuk eshte vone socialistet duhet te zgjohen.
    Postuar nga Ndue GJoka ne daten 17-02-2011
    --------------------------------------------------------------------------------

    Kujt i ti besoi i shkreti Edvin? Baba e beri me djale, komisioneret ja "bleu" Saliu vete nuk e di a eshte burre apo grua, eshte ne hall i shkreti. E po i takon te ja dorezoi Berisha pushtetin te shkretit ne dore se ashtu sic e marrin te gjithe , me vote, sa te jete jeta se sheh dot.
    Postuar nga Alfred ne daten 17-02-2011
    --------------------------------------------------------------------------------

    E kam thene dhe jam shume i sigurt qe Rama eshte i semure me diagnoze skizofren i rrezikshem,por ai eshte kuruar me ilacet me te mira qe ka Amerika,Kanadaja dhe Europa,por po ti vihni re kur flet me gazetaret me te shumten e rasteve ai jep pergjigje dhe fjale qe nuk kane lidhje me pyetjen.Dhe mbreme qe doli me gazetaret ai foli kodra mbas bregu,dhe dalin analistet dhe nuk e kuptojne se ku do te dali Rama,asgjekundi se ai nuk mban mend,prandaj nuk i lidh gjerat,mos u habisni....Albani
    Postuar nga Alban Jupi ne daten 17-02-2011
    --------------------------------------------------------------------------------

  9. #49
    Perjashtuar Maska e Fiesta
    Anëtarësuar
    23-01-2011
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    -,por po ti vihni re kur flet me gazetaret me te shumten e rasteve ai jep pergjigje dhe fjale qe nuk kane lidhje me pyetjen.Dhe mbreme qe doli me gazetaret ai foli kodra mbas bregu,dhe dalin analistet dhe nuk e kuptojne se ku do te dali Rama,asgjekundi se ai nuk mban mend,prandaj nuk i lidh gjerat,mos u habisni....Albani
    Postuar nga Alban Jupi ne daten 17-02-2011
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ai edhe kur mban konference shtypi(banale cdo dite) i lexon ato,nje politikan qe lexon nuk i thot fjalet e tij por te turoreve .

  10. #50
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Politikaneve shqipetare ju ka reshqitur mendja .Turpi i madhe

    Shqiperia eshte shendruare ne nje politik psykiatrike ne evrope.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Fiesta Lexo Postimin
    Ai edhe kur mban konference shtypi(banale cdo dite) i lexon ato,nje politikan qe lexon nuk i thot fjalet e tij por te turoreve .
    e cfare tutoresh thuaj ....?! me gjuhe te huaj .... e flasin anglishten uje fare, sikur ta kene gjuhen amtare .... por edhe me italo-frengjishten nuk jane aspak mbrapa .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  12. #52
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Ja bene koken me xhunga ketij me shami .Po nuk kishte ndonje gur andej apo i asfaltoi rruget sala?

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    sa her kosova e kishte nevoj ndihmen e shqiperis,edvinat kujdeseshin per te dhunu shtetin shqipetar,ne vend qe shqiperia te loboi per kosove ajo duhet te merret me edvin kristaqin!!!

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    sa her kosova e kishte nevoj ndihmen e shqiperis,edvinat kujdeseshin per te dhunu shtetin shqipetar,ne vend qe shqiperia te loboi per kosove ajo duhet te merret me edvin kristaqin!!!
    po ja pra se te huajt per te arritur qellimet e tyre kane nevoje per te trazuar sistemin nga brenda ...... ku do ta gjenin nje person me te mire se ki per te arritur qellimet e tyre te shkaterrimit te vendit .....?!
    "They will not control us, We will be victorious"

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    sa her kosova e kishte nevoj ndihmen e shqiperis,edvinat kujdeseshin per te dhunu shtetin shqipetar,ne vend qe shqiperia te loboi per kosove ajo duhet te merret me edvin kristaqin!!!
    Ashtu eshte sa here Kosova ka nevoje , Saliu ne Tirane vret shqiptaret sic bente Miloshevici ne Kosove !

    Cfare t'i besh ! Miloshevici , vdiq , por la litarin jashte varrit !

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    sa her kosova e kishte nevoj ndihmen e shqiperis,edvinat kujdeseshin per te dhunu shtetin shqipetar,ne vend qe shqiperia te loboi per kosove ajo duhet te merret me edvin kristaqin!!!
    mir e thoshin ke tema vroma nuk flet inglisht ska interes t'shqiptarve. ca po i hy m'pun kosova vroms kur osht me humb ene bashkin. ka halle mo t'mdhaja

    m'fal harrova parrulln e vroms vdekje imperializmi amerikono perndimor, rnoft 'poplli'
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    bamo.. e di sa nevoj ka kosova per Ziverin e Myrton..

    cna bere o Sali qe vrave myrton me Ziverin..

    kam shpetuar tha ish gruja ziverit..

    te falemnderit o Ed ruc kish thene qe ma hoqe qafe ..

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661

    Ky regjistrimi ta mbyllka gojen fare.O zot ca mban toka
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  19. #59
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    .. xhaxhai i aleks milionerit..

    dhe une brari.. ju siguroj o shoku xhaxha katunari.. i aleksit
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    lol

    bamo.. e di sa nevoj ka kosova per Ziverin e Myrton..

    cna bere o Sali qe vrave myrton me Ziverin..

    kam shpetuar tha ish gruja ziverit..

    te falemnderit o Ed ruc kish thene qe ma hoqe qafe ..

    Ore ju salistat pak cipe ne faqe nuk keni? Si mor' i vrisni qytetaret e vendit me plumba te paguar nga taksat e tyre, dhe pastaj gjeni edhe kurajon t'i peshtyni e pergojoni pas vdekjes....Po ka edhe pacipesia kufi ore ...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    damian ..

    ti je ne usa.

    mesoni dicka atje.

    megjithate po ju mesoj un pakez.

    me taksa te qytetareve blihen plumbat per pushket e ushtareve qe mbrojne shtetin e qytetareve.
    qytetaret shqiptare qe ne 1912 kan ren dakort te ken shtet e qe ky shtet te kete zyra e qe ne kto zyra te punojne nepunsa e qe ky shtet me kto nepunsa te mbrohet nga ushtaret qe jan bij te qytetareve.

    ne se qytetaret kan halle shkojne tek zyrat e shtetit psh ne bashki ose ministri.
    1 her ne 4-5 vjet qytetari voton dhe ndryshon nepunsat kryesore ne qeveri e ministri.
    ushtari me pushke vazhdon e ruan zyrat qe nuk levizin nga vendi kurse zyrat vazhdojn punen me nepunsa te tjere ne varesi te pelqimit qe ka dhen Vota e qytetarit.

    ky eshte shteti.

    eshte krim anti-shtet te paguash me taks te qytetarit qindra autobuse e ti mbushesh me rrugace e ti cosh te vend-roja e ushtarit e ti rrahesh barbarisht ushtaret.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •