Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 97 prej 97
  1. #81
    mesi/midisi eshte zgjidhja me e mire ne shume raste,si ne politike e si ne jet e si kudo

    sistemi politik e ekonomik skandinav,sot per sot mua me duket me humani e me i drejti!

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    mesi/midisi eshte zgjidhja me e mire ne shume raste,si ne politike e si ne jet e si kudo

    sistemi politik e ekonomik skandinav,sot per sot mua me duket me humani e me i drejti!
    Edhe mua nje gje e tille me duket e sakte dhe e drejte ! Vete shoqeria njerezore ne stadin aktual te zhvillimit , mbase nuk mundet te "shtrije kembet me shume se jorgani" !

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e ka bere fidel kastro ylli nje kulle 100 e ca metro mes tiranes.. mbi nje lulishte te tiranes.. dhe.. po ki fidel miliarder mbledh zorraxhij qe nga athina deri ne zadrima.. per te ber revolucion leninoisto polpotist.. ne tirano 21 janar..

    c'i thoni ju kesaj..

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e ka bere fidel kastro ylli nje kulle 100 e ca metro mes tiranes.. mbi nje lulishte te tiranes.. dhe.. po ki fidel miliarder mbledh zorraxhij qe nga athina deri ne zadrima.. per te ber revolucion leninoisto polpotist.. ne tirano 21 janar..

    c'i thoni ju kesaj..
    brrake kolargol po te vijn ato nga athina selanik e ishujt te mbysin vetem me peshtym.
    eee zorraxhij jan lutju zotit mos falimentoj greku se e ke me te ndegjume revolucjonin
    o kungull,kto zorraxhijt jan ato qe bijn noj dor lek te hash ti e te shkruash pallavra..ik ke
    daja ha ni **** fik te zi, pi noj fredo ,ke tajvani ..

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin


    Çfarë është Komunizmi?



    po ik ore ti se vetem shqiptaret nuk mund ti pyesesh se c'eshte komunizmi .....

    gjej ndonje argument tjeter nqse e shikon te domosdoshme qe te hapesh nje teme ....



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #86
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    po ik ore ti se vetem shqiptaret nuk mund ti pyesesh se c'eshte komunizmi .....

    gjej ndonje argument tjeter nqse e shikon te domosdoshme qe te hapesh nje teme ....



    .
    Aman, ore, me qafsh! E ke lexuar postimin e pare apo sa pe titullin tu ngriten kacabunjte?
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Aman, ore, me qafsh! E ke lexuar postimin e pare apo sa pe titullin tu ngriten kacabunjte?
    Oooooo , po si nuk i moret leje Mesusit ? Ky eshte krim i rende !

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    *

    Teme interesante, ama, shumica dermuese, per fat te keq, paskan reaguar pa thene asgje konkrete. Apo duke thene dicka te mesuar si vjershe (permendesh) nga pacavurat qe i quajme medie.

    Kur flitet per komunizem/socializem nuk ben t'i shmangemi krahasimit me demokracine/kapitalizmit.

    Komunizem/socializem te qind per qindte nuk ka pasur kurrnjehere sikur qe nuk ka pasue dhe (ende) nuk ka demokraci...Kapitalizem ka me shume. Madje kapitalizem aq te eger e te rrezikshem sa qe ka mbetuar kanosje e vetme per njerezimin sot.

    Ka shume vite kur pata lexuar per nje shkencetar (i shkencave politike) slloven, i cili, kur ende Jugosllavia e atehershme mburrej me socializmin e veteqeverisjes se Krardelit (Kardeli ka qene teoreticient shume i dalluar i asaj kohe...), kishte shkruar nje (liber) analize (teme per doktorature) me titull: Ne cilin vend te botes ka me se shumti elemente socialiste.
    Renditja ishte afersisht keshtu:
    Vendet Skandinave, pastaj
    Disa vende europiane si: Gjermania, Franca etj... dhe
    krejt ne fund apo nga mesi e teposhte radhiteshin vendet e ashtuquajtura/vetequajtura komuniste/socialiste: BRSS, Kina, Jugosllavia...

    Eshte nje fjale e urte qe thot: "Mos ia shiko zhgunën por shikoja punen".
    Zhguna (veshja, rrobat, etiketa, ambalazhi)... ne rastet me se shpeshta eshte e kunderta e permbajtjes...
    Per fat te keq, shumice dermuese e njerezve merren me shume me zhgunes se sa punen... Kjo pasqyrohet me se mire me reagimet ne kete teme dhe qinda (e mija) tema tjera...


    *

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591
    Komunizmi është një mënyrë demokratike organ i zgjedhur politik të zgjedhur nga partitë të shumta pjesëmarrëse në një trup përfaqësues që mbron vullnetin e popullit, pa lidhje me të drejtat ose të ndonjë ligji ruanin këto të drejta.


    •Klasat në shoqëri. Komunizmi mposht mësimet në Shoqëri të Elitists, të Elitists Corporate, të klasës së mesme, plehra, të bardhë "i brendshëm-qytet rinisë", etj) duke e bërë shumicën e
    klasës qeverisëse, pra në gjendje të votojnë nga klasat e vogla të njerëzve.

    Komunizmi (dhe Demokracitë ) priren drejt socializmit. Rishpërndarjen e pasurisë mes të gjitha klasave për të siguruar më pak avantazh janë dhënë qasje të barabartë në ushqim, strehimin, kujdesin mjekësor.

    Në të komunizmit, të gjitha prodhim publik është i kontrolluar drejtpërdrejt nga publiku dhe kompensimit përcaktohet nga operatorët e atij prodhimit. Prona private, si në kapitalizëm dhe socializëm, ende ekziston dhe disa lloje të mallrave janë të ndarë nga tregjet, por, për pjesën më të madhe, kurse nuk ekzistojnë dhe fitimi nuk është një motivim për veprim
    Ndryshuar për herë të fundit nga klajdi wolf : 13-10-2012 më 06:10

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Sido që t'i rrotullosh e t'u vësh emra këtyre sistemeve, të gjitha vërtiten rreth udhëheqjes dhe pronës private.

    Mbretëria -> Një udhëheqje dhe pronë private për popullin.
    Kapitalizmi > Shumë udhëheqje (shumë parti politike) dhe pronë private për popullin.
    Komunizmi -> Një udhëheqje dhe jo pronë private për popullin.

    Për mendimin tim, sistemi më i mirë është ai me një udhëheqje dhe pronë private për popullin. Quajeni me çfarë emri të doni, por ky sistem që them unë i ngjan më shumë mbretërisë ose komunizmit të sotëm kinez, që ka vetëm një udhëheqje dhe pronë private.

    Kjo është arsyeja që Kina sot ka zhvillimin më të madh ekonomik në botë.

  11. #91
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Komunizmin mund t'a perkufizoje vetem nje teoricien si Viola !!!

    Mendimet e tjera jane zero perpara iluminizmit te Violes ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591
    Burimi i Barbarisë Komuniste Ideologjia që i solli dëmin më të madh njerëzimit në shekullin e mbushur me dhunë e barbarizëm dhe njëkohësisht më e përhapura në botë ishte, pa dyshim, Komunizmi. Kjo ideologji, që arriti kulmin e saj historik me dy filozofët gjermanë Karl Marks dhe Frederik Engels në shekullin XIX, derdhi kaq shumë gjak në botë, saqë ua kaloi edhe nazistëve e imperialistëve të dikurshëm. Komunizmi shkaktoi në vdekjen e njerëzve të pafajshëm dhe përhapi e nxiti dhunë, frikë e dëshpërim ndër njerëz.

    Edhe sot e kësaj dite, kur flitet për vendet e Perdes së Hekurt dhe Rusinë, imazhet që zgjohen na sjellin parasysh vende të pushtuara nga mjegulla, terri e dëshpërimi, nga rrugë pa jetë, nga shqetësimi dhe frika. Sado që njerëzit mendojnë se Komunizmi u shemb në vitin 1991, gërmadhat që la pas ekzistojnë ende. Sado "liberalë" të jenë bërë një pjesë e komunistëve dhe marksistëve "të papenduar", filozofia materialiste, ana e errët e Komunizmit dhe e Marksizmit që i largoi njerëzit nga feja dhe morali i mirë, ende vazhdon të ndikojë te këta njerëz. Kjo ideologji që përhapi terror në çdo cep të botës, në fakt, përfaqësonte një ide të ardhur që nga kohët e lashta. Dialektika është një bindje se i gjithë zhvillimi, në gjithësi, erdhi si rezultat i konfliktit. Në bazë të këtij besimi, Marksi dhe Engelsi filluan të analizonin historinë e botës. Marksi pretendonte se historia e njeriut ishte histori konflikti, se konflikti aktual ishte ai mes punëtorëve e kapitalistëve dhe se punëtorët së shpejti do të ngriheshin dhe do të organizonin një revolucion komunist. Tipari më i spikatur i dy themeluesve të Komunizmit ishte se, si të gjithë materialistët, ata ushqenin një urrejtje të madhe për fenë.

    Edhe Marksi, edhe Engelsi ishin ateistë të bindur dhe zhdukjen e besimeve fetare e shikonin si thelbësore nga pikëpamja e Komunizmit. Por Marksit dhe Engelsit u mungonte diçka e rëndësishme: me qëllim që të bënin për vete një publik sa më të gjerë, e panë të nevojshme t'i jepnin ideologjisë së tyre një pamje shkencore. Dhe kështu, u krijua aleanca e rrezikshme që solli dhimbje, kaos, vrasje masive, nxitje të vëllait kundër vëllait gjatë shekullit XX. Darvini bëri të njohur teorinë e evolucionit në librin e tij "Origjina e llojeve". Interesante është që pretendimet bazë që ai paraqiti ishin pikërisht shpjegimet që po kërkonin Marksi dhe Engelsi! Darvini pretendonte se gjallesat u shfaqën si rezultat i "luftës për mbijetesë" apo "konfliktit dialektik". Për më tepër, ai mohoi krijimin dhe hodhi poshtë besimet fetare. Për Marksin dhe Engelsin ky ishte një rast që s'duhej humbur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga klajdi wolf : 13-10-2012 më 06:28

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Fjalimi i Joseph J. DioGuardit Washington, DC, 12 Qershor 2012

    Dua të falenderoj udhëheqësit e Fondacionit Memorial të Viktimave të Komunizmit, veçanërisht Dr. Lee Edwardsa dhe Ed Priola. Dhe në emër të të gjithë shqiptarëve dhe njerëzve liridashës kudo, unë përkujtoj sot këtu veprat historike të Kongresistit të ndjerë Tom Lantos që bashkëthemeloi me Presidentin George W. Bush këtë Fondacion Memorial, dhe i cili gjithashtu ishte arkitekti nismëtar i njohjes së plotë diplomatike të Shqipërise nga Shtetet e Bashkuara në qershor 1990 dhe të pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008.


    Gruaja ime, Shirley Cloyes, studjuese e njohur e Ballkanit është gjithashtu këtu. Ajo vetëm sa mbaroi së shkruari një artikull për këtë tubim, të titulluar “Mohimi i kujtesës: është koha për Shqipërinë që ta konfrontojë të kaluarën e saj komuniste.” Kopje të këtij artikulli mund të mirren këtu nga ata që janë të interesuar.

    Më lejoni të paraqes para jush Pellumb Lamajn dhe Rajmond Sejkon, të mbijetuarë që shpenzuan vite duke bërë punë të rënda krahu në një nga burgjet më brutale në Shqipërine komuniste, të quajtur Spaç.

    Annette Lantos, pothuajse 20 vite më parë, pothuajse mu në këtë ditë, burri juaj i ndjerë, Tom Lantos, dhe unë ishim zyrtarët e parë amerikanë që hynë në shtetin e Shqipërisë, që ishte atëherë ende nën çizmen e komunizmit. (Ti ishe me ne në atë ditë historike.) Ne shkuam me një mesazh të fortë, pasi kaluam kufirin nga Kosova që ishte atëherë nën okupimin brutal të regjimit komunist serb. Ne i thamë diktatorit komunist Ramiz Alia se Muri i Berlinit ishte rrëzuar në tetor (1989), dhe se ishte koha për ta rrëzuar perden e hekurt komuniste që ndante Shqipërinë dhe popullin shqiptar nga democracia, Evropa, dhe bota. Annette, ne filluam një lëvizje. Brenda javësh, njerëzit po nxitonin drejt ambasadave të huaja për të kërkuar azil, dhe në shtator 1990, një varkë e madhe e mbushur me mijëra shqiptarë liridashës lanë portin e Durrësit për tu nisur drejt brigjeve të Italisë, ashtu sikurse bënë stërgjyshërit shqiptarë të babait tim në shekullin e XV-të për ti ikur sulmeve të turqve osmanë.

    Mirëpo ja ku jemi sot – që të nderojmë viktimat e komunizmit në të gjithë botën. Dua të them disa fjalë në lidhje me regjimin më brutal ateist e komunist që mbajti peng popullin shqiptar, nje regjim që u shëndrrua në burg përmes terrorit shtetëror, me krimet kundër njerëzimit si karakteristikë të tij unike. Populli shqiptar luftoi shumë kundër regjimit fashist italian nën Musolinin dhe kundër Gjermanisë naziste nën Hitlerin. Kodi i besës i shqiptarëve u dha atyre fuqinë morale dhe fizike për të shpëtuar çdo hebre në Shqipëri dhe mbi 2,000 që u shpërngulën nga Jugosllavia dhe Evropa perëndimore për tu mbrojtur gjatë Holokaustit. Fatkeqësisht, populli shqiptar u tradhtua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga një udhëheqës i ri, Enver Hoxha, që zëvendësoi okupimin nazist me regjimin më brutal komunisto-stalinist që mund të imagjinohej, për 45 vite me rradhë.

    Qëllimi i Hoxhës ishte që të vriste ndjenjën liridashëse të popullit shqiptar dhe të shkatërronte shpirtin e tyre të vëllazërisë në favor të ndërtimit të shtetit totalitar nën sundimin Partisë Komuniste. Regjimi i tij psikopat fuste frikë dhe terror në çdo shtëpi – frikë nga të huajt, frikë nga autoritetet, madje edhe frikën e tradhtise nga familja, shokët, dhe fqinjët që kërkonin pëlqimin e zyrtarëve komunistë. Regjimi i Hoxhës krijoi një mungesë johumane të besimit në çdo njeri dhe në çdo gjë. Burrat nuk mund t’u besonin grave të tyre, prindërit nuk u besonin fëmijëve të tyre, dhe kalamajt njëri-tjetrit. Duke thyer kodin shqiptar antik të besës dhe nderit, komunizmi krijoi një kulturë ku njerëzit duhej vazhdimisht të ishin nën mbikqyrje dhe në mbrojtje, duke mos ditur se prej nga do të godiste rreziku i rradhës ndaj jetës e familjes.

    Kjo gjendje e tmerrshme terrori u braktis zyrtarisht në Shqipëri në vitin 1992 me zgjedhjet e para demokratike. Megjithatë, dy dekada më vonë, plagët e komunizmit dhe kulturat binjake të frikës dhe korrupsionit ende janë në Shqipëri. Partitë politike hapur luftojnë për pushtet, dhe përfitimet e korrupsionit e mbajnë vendin larg standarteve te verteta te Bashkimit Evropian, përderisa fqinjët e tyre ish-komuniste, si Sllovenia, Kroacia, Rumania, Greqia, dhe Serbia ose janë tashmë në BE ose janë në rrugë për anëtarësim.

    Në emër të viktimave të komunizmit shfrytëzoj rastin që ti apeloj qeverisë suaj që të sjellë demokraci të vërtetë në Shqipëri, tu kërkoj zyrtarisht falje viktimave të komunizmit dhe familjeve të tyre, të themelojë një komision të së vërtetës dhe pajtimit, dhe më në fund të hap arkivat komuniste për të gjithë, që do tu lejonte familjeve të fillojnë procesin e gjatë të shërimit dhe të rivendosë besimin në qeverinë dhe udhëheqësit e saj.

    Siç shkroi Shirley Cloyes DioGuardi, Keshilltare për Çështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiparo-Amerikane, në artikullin e saj në tetor 2011 “Rënia e stërgjatur e komunizmit në Shqipëri”:

    “Kam ardhur në përfundim në muajtë e fundit se gabimi më i madh në Shqipërine pas- komuniste ishte se kriminelët e periudhës së Hoxhës nuk u sollen para drejtësisë dhe vendi kurrë nuk krijoi një komision të së vërtetës dhe pajtimit….

    “Varrosja e së kaluarës shqiptare komuniste nuk ka sjellur as drejtësi as shërim atyre që vuajtën. Në fakt, kjo veçse ka vazhduar dhimbjen e tyre. Kjo më kujton të mbijetuarit hebrenj të Holokaustit që u detyruan të vuajnë në heshtje për vite me rradhë deri sa Izraeli kërkoi të shpaloste plotësisht trashëgiminë traumatike të nazizmit dhe të shokonte ndërgjegjen e botës – duke filluar me kapjen dhe gjykimin në vitin 1961 të Adolf Eichmann, njëri prej arkitekteve kryesore të planit të Hitlerit për zhdukjen e hebrenjve të Evropës. Në Shqipëri, besoj se ne duhet të fillojmë procesin e shërimit nga dhimbja e së kaluarës (një e kaluar e cila është mjaft gjallë sot) duke marr nga qeveria llogari sa më të plotë për periudhën e Hoxhës. Emrat e atyre që u persekutuan, u burgosën, dhe u ekzekutuan nga regjimi i Hoxhës duhet t'i bëhen të ditur publikut shqiptar dhe komunitetit ndërkombëtar.”

  14. #94
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Përkufizimi shkencor:

    • Një shoqëri pa klasa dhe pa shfrytëzim. Nuk ka një instrument shtetëror që mund të përdoret nga njëra pjesë e shoqërisë për të mbajtur nën kontroll dhe për të shfrytëzuar pjesën tjetër. Nuk ka nevojë për ushtri apo për forca policie. Nuk është e nevojshme për të shkëmbyer prodhimin me para për ta pasur. Shoqëria ekziston në bazë të parimit: Nga secili sipas mundësive, gjithsecili aq sa i nevojitet.

    Përkufizim i gabuar: (që besohet nga të gjithë por që është krejt i pavend)

    • Sundimi i shtetit nga një parti e vetme në një sistem mono-partiak që shtyp çdo lloj forme opozite. Kontrolli i ekonomisë nëpërmjet centralizimit. (Shembuj të këtij përkufizimi të gabuar: Shqipëria komuniste, Ish Bashkimi Sovjetik, Kina, Kuba, Koreja e Veriut, etj.)


    Ka shpjegim me te thjeshte se ky?
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Komunizmin mund t'a perkufizoje vetem nje teoricien si Viola !!!

    Mendimet e tjera jane zero perpara iluminizmit te Violes ...
    Cfare do o Bluje ? Pse me ngacmon ? As nuk tu drejtova asgjekundi !!!!! Pastaj mu nuk ma mban me fol , sepse nuk i kam morr leje mesuesit ! Ku e di une se kush eshte mesuesi ? Apo edhe ti ?

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Përkufizimi shkencor:

    • Një shoqëri pa klasa dhe pa shfrytëzim. Nuk ka një instrument shtetëror që mund të përdoret nga njëra pjesë e shoqërisë për të mbajtur nën kontroll dhe për të shfrytëzuar pjesën tjetër. Nuk ka nevojë për ushtri apo për forca policie. Nuk është e nevojshme për të shkëmbyer prodhimin me para për ta pasur. Shoqëria ekziston në bazë të parimit: Nga secili sipas mundësive, gjithsecili aq sa i nevojitet.

    Përkufizim i gabuar: (që besohet nga të gjithë por që është krejt i pavend)

    • Sundimi i shtetit nga një parti e vetme në një sistem mono-partiak që shtyp çdo lloj forme opozite. Kontrolli i ekonomisë nëpërmjet centralizimit. (Shembuj të këtij përkufizimi të gabuar: Shqipëria komuniste, Ish Bashkimi Sovjetik, Kina, Kuba, Koreja e Veriut, etj.)


    Ka shpjegim me te thjeshte se ky?
    e para ishte utopi

    e dyta ishte eksperiment i hidhur

  17. #97
    Se pari mendoj qe sistem komunist apo komunizem nuk kishte fare. Ishte sistemi socialist dhe tani kemi kete kapitalist. Ndersa Komunizmi me se shumti eshte perdore nga fuqite e medha perenderimore (pasaniket e ketyre fuqive) si mjet per ta luftuar pikerisht sistemin socialist, i cili sistem ishte i vendosur tek vendet/shtetet te Europes lindore (Ballkanit).

    Sistemi Socialist (sistem ne favor te popullit-popujve), edhe pse mund te kishte, e kishte mangesi, ishte nje sistem, ku sipas mendimit tim, te gjithe ishin te barabarte. Ne ate kohe (sistem socialist) nuk kishte as shume te pasur, por as shume te varfer. Mendoj qe ishte nje shoqeri e shendosh me te ardhura mesatarisht te mira. Gjithashtu ne sistemin socialist te gjitha gjerat funksionin ashtu sic duhej dhe ne te miren e qytetareve/popullit. Sistemi arsmior/shendetesor dhe gjygjesia ishin ne nivel te caktuar. E shume gjera te tjera ishin shume ne rregull.

    Ndersa ne kete sistem te tanishem kapitalist, nuk kam se cka te them edhe shume, sepse jame me se i bindur se shumica nga ne e shohim dhe e analizojme ashtu sic duhet.

    Por dua te them edhe nje gje se Sistemi Kapitalist nuk eshte i njejete - dallon nga shteti ne shtet.
    Thuajse e gjithe bota, te gjitha shtetet europiane perendimore, por edhe shtetet lindore (ballkanit) ne nje menyre apo tjetren jane bere me sisteme kapitaliste. Por funksionimi i ketij sistemi kapitalist ndryshon nga shteti ne shtet.

    Tek ne si ne Shqiperi, e si ne Kosove, ndonese edhe ne rajon (Greqi, Bulgari, Serbi, Rumani, Mal te Zi, Bosnje e Hercegovine, Kroaci etj) eshte kapitalizem, por ky kapitalizem ndryshon.

    Mendoj qe tek ne (Shqiperi-Kosove, e sidomos ne Kosove) nuk eshte Kapitalizem i mirefillte, por pikerisht eshte Neo-Kapitalizem (Neo-Kolonializem), sepse popullit tone, e sidomos ne Kosove i pamundesohet, i mohohet e drejta per VETEVENDOSJE e ku pastaj drejtperdrejt i pamundesohet e mohohet e drejta per REFERENDUM. Pra tek ne, ne vendet tona edhe pse populli voton per udheheqesit te tije, aspak fare nuk pyetet per asgje.

    Ne cdo vend/shtet kapitalist/demokratik - perendimore, kur jane ne pyetje interesat te tyre shteterore e kombetare popujt pyeten me ane te Referendumit. Edhe kur eshte fjala per privatizimin gjithnje e gjthmone behet referndum ne lidhje me kete.

    Ndersa tek ne eshte e kunderta.

    Pra une mendoj, qe ne Kosove e Shqiperi, e sidomos ne Kosove nuk kemi kapitalizem demokratik. Por pikerisht kemi NEO - Kapitalizem (NEO Kolonializem)!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •