Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 97
  1. #21
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    dicka qe nuk ka ekzistuar edhe nuk do te ekzistoj por sjell vetem padituri & diktature.
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #22
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    dicka qe nuk ka ekzistuar edhe nuk do te ekzistoj por sjell vetem padituri & diktature.
    Ti e ke llafin për të ashtuquajturën diktaturë komuniste. Po këtu nuk po flitet për të. Këtu po flitet për komunizmin e vërtetë.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2006
    Postime
    68
    Ke gjetur vendin e gabuar te sjellesh kete teme shoku Dasius. Kete forum nuk e frekuenton thjeshte shoqeria arkaike, patriarkale Shqiptare por vetem funderrina e saj, cuberia Sali Berishiane, ketu flitet per tema si: Shqiperia ne NATO, Shqiperia ne BE, Puci 21 janarit, Edi Rama konsumues Kokaine, Serbia dhe Greqia duan ta pushtojne Shqiperine etj. Madje ti tenton t'ja mbushesh mendjen disave duke ripostuar fragmente te komentit hapes, e di ti se po t'jete teksti me i gjate se tre rreshta keta nuk e lexojne dot se i dhemb truri?

    megjithate motoja qe ke vene "Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës" do i pelqente Enverit por bie ne kundershtim me idealet e Komunizmit te vertete

  4. #24
    Ve bast qe 70% e popullsise ne bote pas vendosjes se komunizmit do hiqeshin si invalite ose te pamundur dhe arsyen e dini se perse !
    Revolution 1848

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e slogan
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    I humbur diku!
    Postime
    106
    Mendoj se definicionin e gjeni kudo, por me rendesi eshte qe ne ti japim mendimet tona.

    Sipas meje, sikur te mos ishte komunizmi me siguri se nuk do te ishim ketu. Komunizmi ishte katalizatori qe bota te mberrij aty ku eshte sot. Ai nuk mund te quhet shume i keq dhe asesi i mire. Disa e duan, disa e urrejne, megjithate eshte nje histori e hithur dhe njekohesisht e krenare per njezimin. Sikur te ekzistonte FJALA E LIRE ne komunizem, ai nuk do te ishte sistemi me i mire, por komunizem me FJALE TE LIRE s'ka pastur kurre dhe as nuk do te kete.
    Po zonjë, jam i dehur, por në mëngjes do të jem përsëri mirë, ndërsa ti do të jesh akoma e shëmtuar

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e slogan
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    I humbur diku!
    Postime
    106
    Mendoj se definicionin e gjeni kudo, por me rendesi eshte qe ne ti japim mendimet tona.

    Sipas meje, sikur te mos ishte komunizmi me siguri se nuk do te ishim ketu. Komunizmi ishte katalizatori qe bota te mberrij aty ku eshte sot. Ai nuk mund te quhet shume i keq dhe asesi i mire. Disa e duan, disa e urrejne, megjithate eshte nje histori e hithur dhe njekohesisht krenare per njerezimin. Sikur te ekzistonte FJALA E LIRE ne komunizem, ai do te ishte sistemi me i mire, por komunizem me FJALE TE LIRE s'ka pastur kurre dhe as nuk do te kete
    Po zonjë, jam i dehur, por në mëngjes do të jem përsëri mirë, ndërsa ti do të jesh akoma e shëmtuar

  7. #27
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga slogan Lexo Postimin
    Mendoj se definicionin e gjeni kudo, por me rendesi eshte qe ne ti japim mendimet tona.

    Sipas meje, sikur te mos ishte komunizmi me siguri se nuk do te ishim ketu. Komunizmi ishte katalizatori qe bota te mberrij aty ku eshte sot. Ai nuk mund te quhet shume i keq dhe asesi i mire. Disa e duan, disa e urrejne, megjithate eshte nje histori e hithur dhe njekohesisht krenare per njerezimin. Sikur te ekzistonte FJALA E LIRE ne komunizem, ai do te ishte sistemi me i mire, por komunizem me FJALE TE LIRE s'ka pastur kurre dhe as nuk do te kete
    FJALA E LIRE eshte thelbi i ekzistences se Komunizmit. Komunizmi nuk do te ekzistonte dot pa FJALEN E LIRE.

    Komunizem nuk patur ndonjehere. Ata qe mendojne se duan apo urrejne komunizmin ne fakt duan ose urrejne regjimet totalitare te ashtuquajtura komuniste, por qe ne fakt shume pak lidhje kane pasur me vete komunizmin.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Komunizmi esht jashtqitje e apeve dhe com.....
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    Komunizmi esht jashtqitje e apeve dhe com.....
    Joooo fillimisht eshte si feja qe premton barazi dhe pasi i mashtron njerzit si ti jua q... nanen
    Revolution 1848

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Joooo fillimisht eshte si feja qe premton barazi dhe pasi i mashtron njerzit si ti jua q... nanen
    Otineee djali ,qka je ti lol ,?aje me fe komunist a ape?ti naj ke perzi krejt o quniii,O benu komunizt ,o benu ape,ja kryet ka muri ,o ka gomari lol
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  11. #31
    Komunizmi ne praktike eshte e kunderta e komunizmit ne teori. Komunizmi ne teori nuk ka mundesi te zabtohet ne planetin e quajtur Toke, per ate arsye edhe nuk qendroi shume si sistem shoqeror. Se fundi me kujtohet nje thenje "Komunizmi eshte nje ve e prishur, qe kur te thehet tere bota ka per t'ia ndjere kuterbimin".
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    o KOMUNIZMI ESHTE NJE MU.T I MADH TE CILIN JE I DETYRUAR TA HASH TRE HERE NE DITE !
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Dasius
    Shumë njerëz argumentojnë se komunizmi është i pamundur për shkak të "natyrës njerëzore"

    Komunizem nuk patur ndonjehere. Ata qe mendojne se duan apo urrejne komunizmin ne fakt duan ose urrejne regjimet totalitare te ashtuquajtura komuniste, por qe ne fakt shume pak lidhje kane pasur me vete komunizmin.
    Po kur deri tani ka qenë e pamundur të zbatohen idealet e komunizmit, çfarë të bën ty të besosh se është e mundur të zbatohen?

    Ti beson në gjëra që është provuar se nuk zbatohen?

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Mua më vjen keq se asnjëri nga ju që keni komentuar nuk e keni lexuar me vëmendje atë që është shkruar në postim.

    Më sipër po lexoj disa koncepte si:

    1. Komunizmi ka si qëllim barazinë mes njerëzve
    2. Ne komunizem njerzit duhet te punojne sipas aftesive te tyre por duhet te jetojne njelloj. NUk bashkon jeten nje i afte,puntor dhe i zgjuar me nje te paafte.budalla dhe dembel.
    3. Nqs njerezit behen aq te vetndergjegjshem ndaj ketij humanizmi te papare , atehere shume mire edhe ideologjite fetare mund te fuksionojne me mire se komunizmi vet.

    Mirëpo këto janë koncepte të gabuara nisur nga një logjikë e gabuar.

    E para.

    Komunizmi nuk ka asnjë qëllim. Komunizmi nuk është një sistem që vihet në jetë nga dikush apo që i imponohet shoqërisë në një mënyrë apo në një tjetër që të arrijë qëllime të caktuara. Komunizmi në rradhë të parë është mënyrë të menduari, të jetuari, sjelljeje sociale dhe pastaj sistem shoqëror që nuk drejtohet nga askush në asnjë lloj mënyre.

    E dyta.

    Në komunizëm njerëzit nuk "duhet" të jenë asgjë që ata nuk e dëshirojnë dhe nuk janë të detyruar të punojnë por kur punojnë, nuk janë të detyruar të punojnë punë që nuk u pëlqejnë me njerëz që nuk u pëlqejnë. Në komunizëm nuk ka të aftë dhe të paaftë pasi shoqëria kujdeset për njerëzit që në fëmijëri në mënyrë që asnjë individ të mos shkojë dëm.

    E treta.

    Komunizmi nuk është humanizëm. Në komunizëm fjala humanizëm e humbet kuptimin pasi në komunizëm nuk ekziston dhuna, shfrytëzimi, keqpërdorimi dhe varfëria, e rrjedhimisht nuk ka nevojë për koncepte si humanizmi.

    Ndryshe nga ideologjitë fetare që në thelbin e tyre propagandojnë fenomene të tilla si dasia, kulti, nënshtrimi, besimi në të mbinatyrshmen etj, ideologjia komuniste vendos në qendër të vëmendjes njeriun, bashkimin e popujve, rënien e çdo lloj kufiri, lirinë mendore në të cilën kufiri i vetëm është hapsira, bollëkun, mosdiferencimin klasor, arsyetimin logjik, dhe më e rëndësishmja, atë që asnjë fe nuk e ka cikur asnjëherë si temë, zhdukjen absolute që çdo lloj forme të parasë, pronës apo pasurisë.

    Disa thonë që komunizmi është teori e dështuar, disa thonë që është i pamundur. E pamundur është diçka që nuk e dëshiron. Komunizmin nuk e sjellin as partitë, as shteti e as OJQ-të. Komunzimi fillon prej individid. Mënyrës se si ai e percepton botën rreth tij, jetën, shoqërinë etj.

    Nëse vetëm njëri nga ju mendon që paraja është zanafilla e tërë të këqijave, atëherë ju vetvetiu keni hedhur hapin e parë drejt një vetëdije komuniste, ose marksiste, quajeni si të doni.

    Nuk e di se si ta mer mendja qe njerzit do arrijne te behen nje dite te tille!!!!
    Ne kohen e stergjysherve tane jetohej ne familje te medha ,ne kohen e gjysherve vetem trungu ,ne kohen e baballareve u zvogelua akoma me shume e ne ditet e sotme miletit po ju pelqen te jetojne vetem fare.Ti thua do jetojm prape ne bashkesi......eshte qesharake...
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  15. #35
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Nuk e di se si ta mer mendja qe njerzit do arrijne te behen nje dite te tille!!!!
    Ne kohen e stergjysherve tane jetohej ne familje te medha ,ne kohen e gjysherve vetem trungu ,ne kohen e baballareve u zvogelua akoma me shume e ne ditet e sotme miletit po ju pelqen te jetojne vetem fare.Ti thua do jetojm prape ne bashkesi......eshte qesharake...
    Asgjekundi nuk kam shkruajtur qe njerezit do jetojne ne bashkesi.

    Njerezit do behen nje dite te tille ashtu sic zbuluan elektronet, sic shpiken driten, sic vajten ne hene, sic shpiken kompjuterat dhe celularet dhe sic do te shpikin dhe shume gjera te tjera.

    Komunizmi eshte i shpikur prej njerezve dhe per kete arsye nje dite do te zbatohet prej tyre.

    Sot ne mund te bejme hapa te vegjel bazuar ne ate ideal per te permiresuar jetesen tone. Neser komunizmi do te jete e vetmja zgjidhje.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  16. #36
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Po kur deri tani ka qenë e pamundur të zbatohen idealet e komunizmit, çfarë të bën ty të besosh se është e mundur të zbatohen?

    Ti beson në gjëra që është provuar se nuk zbatohen?
    Une nuk besoj se idealet e komunizmit mund te zbatohen nga shteti apo ndonje forme tjeter autoriteti. Nuk mund ti detyrosh njerezit qe te jetojne sipas parimeve te komunizmit.

    Megjithate une mendoj se parimet e komunizmit mund te vihen ne jete nga individed si pjese e filozofise se tyre te jeteses. Komunizmi eshte nje menyre te menduari e te jetuari.

    Altruizmi dhe vetendergjegjesimi jane dy nga tiparet kryesore te idealit komunist.

    Une propagandoj kete lloj arsyetimi dhe jo ate qe i detyron te tjeret te bejne gjera qe nuk duan ti bejne.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    E lexova me kujdes te gjithe postimin, dhe jam dakord me ate qe thuhet, ne fakt do ishte diçka shume e bukur. Do ishte parajse e vertete ne toke.
    Shume thone qe kjo eshte e pamundur per shkak te natyres njerezore, nder keta jam edhe une, te pakten me njerezimin qe kemi sot.
    Ti gjej 10 persona rreth vetes qe jane te gatshem te pakten ne teori te ndajne ato parime te komunizmit.

    Por mos te ngelemi vetem ne teori, ti a mund te na ofrosh nje plan konkret se si do ishte organizuar shoqeria? Nuk mund te gjesh dy persona me nje mendje, keshtu qe edhe ne ato kooperativa te perbashketa do duhej te kishte nje "kupole" qe merrej me mbarevajtjen e puneve, per me teper qe jo te gjithe jane te afte ta bejne.
    Po psh mund edhe qe une te mos punoj dhe te pretendoj po aq te mira materiale per jetese sa ai qe punon 8 ore ne dite, kjo jo vetem qe nuk eshte e drejte por do lindte konflikte. Kur eshte e pamundur te çohet perpara nje kooperative e vogel qe bazohet ne parimet e komunizmit, si mendon qe behet me nje shtet te tere?

    Njerezimi eshte egoist si natyre, eshte si nje femije i vogel qe do edukuar, nuk mund ti lesh te vetekontrollohet deri sa te arrije moshen e pjekurise.

    Ti ke ndonje propozim konkret? Dakord qe komunizmi do ishte zgjidhja perfekte, ndoshta ne nje te ardhme psh pas 10000 vjetesh nese nuk shuhemi nga ndonje lufte boterore apo kolaps ekonomik, dhe çdo gje do fillonte nga fillimi me njerezimin driteshkurter qe nuk do mesonte nga gabimet e se kaluares, ashtu ben mijera vite dhe e ka harruar se nga vjen e per rrjedhoje ku po shkon.

    Pothuajse te njejtat ide komuniste i aplikon dhe feja, islami sidomos ka kete konceptin e barazise dhe ndihmes reciproke, por kur nuk arrin dot ta beje islami qe ka ne dore friken ndaj zotit dhe njerezit perseri jane ata qe jane, atehere si mund ta beje komunizmi?

    Ore e ke idene ti se çfare bluan ne mendje njeriu mesatar.
    Qe te mendosh per nje permiresim ne shkalle globale dhe te aplikosh komunizmin duhet punuar me pare ne nivel individual, nuk krijohet nje organizem i shendoshe me qeliza kancerogjene e qe qelben ne egoizmin e tyre.

    Shanci i vetem do ishte te merrje nje tufe femijesh te sapolindur dhe ti çoje ne nje planet tjeter ku ti ngulitje ne tru parimet komnuiste, dhe ndoshta, ndoshta do kishe mundesi te krijoje komunizmin, me ty ne krye qe i kontrollon kuptohet , prap nuk i shpeton dot nevojes per nje All seeing eye qe te perkujdeset per mbarvajtjen e planit te madh.

    Ti mendon shume mire, por sa eshte e aplikueshme kjo?
    altruizmi dhe vetendergjegjesimi dhe puna ne planin personal ne rradhe te pare nuk eshte vetem cilesi e komunizmit, ka shume filozofi dhe rryma te tjera mendimi qe bazohen ne kete.

  18. #38
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    E lexova me kujdes te gjithe postimin, dhe jam dakord me ate qe thuhet, ne fakt do ishte diçka shume e bukur. Do ishte parajse e vertete ne toke.
    Shume thone qe kjo eshte e pamundur per shkak te natyres njerezore, nder keta jam edhe une, te pakten me njerezimin qe kemi sot.
    Ti gjej 10 persona rreth vetes qe jane te gatshem te pakten ne teori te ndajne ato parime te komunizmit.
    Une njoh jo 10 por me mijera persona qe kane keto parime sot dhe qe i vene ne praktike. Besoj se je i njohur me The Zeitgeist Moevement? Hidhi nje sy. Jo vetem kaq. Sot me shume njerez po ndergjegjesohen per faktin se sistemi monetar eshte zanafilla e te gjithe te keqijave.

    Natyrisht qe komunizmi sot per sot eshte i pamundur por kjo nuk do te thote se nuk mund te punohet ne ate drejtim dhe se parimet komuniste nuk mund te na frymezojne ne jeten tone te perditshme. Kushte jane mese te pershtatshme sot me shume se asnje here tjeter.

    Por mos te ngelemi vetem ne teori, ti a mund te na ofrosh nje plan konkret se si do ishte organizuar shoqeria? Nuk mund te gjesh dy persona me nje mendje, keshtu qe edhe ne ato kooperativa te perbashketa do duhej te kishte nje "kupole" qe merrej me mbarevajtjen e puneve, per me teper qe jo te gjithe jane te afte ta bejne.
    Po psh mund edhe qe une te mos punoj dhe te pretendoj po aq te mira materiale per jetese sa ai qe punon 8 ore ne dite, kjo jo vetem qe nuk eshte e drejte por do lindte konflikte. Kur eshte e pamundur te çohet perpara nje kooperative e vogel qe bazohet ne parimet e komunizmit, si mendon qe behet me nje shtet te tere?
    Une nuk mund te percaktoj me saktesi si do te jete nje shoqeri qe nuk e kam pare ndonje here ne veprim, megjithate mund ta perfytyroj.

    Nje shoqeri e paster komuniste kujdeset per individed qe ne moshe te heret ne menyre qe asnje mos te shkoje dem, dmth asnje te mos futet ne drejtimin e gabuar qe nuk e perballon dot. Cdo individ ben ate qe i pelqen dhe qe eshte i afte ta beje. Ti mund te punosh sa te duash. Te mirat materiale do ti kesh si nje e drejte e lindur dhe jo si shpreblim.

    Njerezimi eshte egoist si natyre, eshte si nje femije i vogel qe do edukuar, nuk mund ti lesh te vetekontrollohet deri sa te arrije moshen e pjekurise.
    Paraja dhe varferia e ben njeriun egoist. Perkundrazi njeriu si natyre eshte altruist. Ne komunizem ffemijet nuk i lihen shansit, shoqeria kujdeset qe ata te nxjerrin maksimumin e tyre te mundshem.

    Ti ke ndonje propozim konkret? Dakord qe komunizmi do ishte zgjidhja perfekte, ndoshta ne nje te ardhme psh pas 10000 vjetesh nese nuk shuhemi nga ndonje lufte boterore apo kolaps ekonomik, dhe çdo gje do fillonte nga fillimi me njerezimin driteshkurter qe nuk do mesonte nga gabimet e se kaluares, ashtu ben mijera vite dhe e ka harruar se nga vjen e per rrjedhoje ku po shkon.
    Nese nuk ndodh ndonje ngjarje apokaliptike, eshte e sigurt qe komunizmi do jete zgjidhja finale. Strategjia ime do te ishte informimi. Njerezit e mireinformuar marrin vendime te drejta, bejne zgjedhjet e duhura.

    Pothuajse te njejtat ide komuniste i aplikon dhe feja, islami sidomos ka kete konceptin e barazise dhe ndihmes reciproke, por kur nuk arrin dot ta beje islami qe ka ne dore friken ndaj zotit dhe njerezit perseri jane ata qe jane, atehere si mund ta beje komunizmi?
    Asnje fe teiste nuk propagandon zhdukjen e prones, parase, autoritetit, perkundrazi te gjitha fete bazohen ne logjiken e nenshtrimit. Ne komunizem nuk ka nenshtrim. Ne komunizem njeriu eshte i lire.

    Ore e ke idene ti se çfare bluan ne mendje njeriu mesatar.
    Qe te mendosh per nje permiresim ne shkalle globale dhe te aplikosh komunizmin duhet punuar me pare ne nivel individual, nuk krijohet nje organizem i shendoshe me qeliza kancerogjene e qe qelben ne egoizmin e tyre.
    Njeriu mesatar mendon aq sa i thote truri i tij mesatar. Dikur mendonte si te mbijetonte, sot ka luksin te mendoje edhe per gjera te tjera. Neser do te mendoje per gjera edhe me te nderlikuara. Sa me i informuar te jete njeriu mesatar aq me shume gjera te mencura do te mendoje, aq me shume vendime te drejta do te marre.

    Komunizmi nuk mund te aplikohet. Komunizmi vjen si rezultat i ndryshimeve sociale. Ndryshimet sociale vijne si rezultat i ndergjegjesimit, ndergjegjesimi vjensi rezultat i mireinformimit. Sa me shume dije, aq me shume ndryshime.

    Shanci i vetem do ishte te merrje nje tufe femijesh te sapolindur dhe ti çoje ne nje planet tjeter ku ti ngulitje ne tru parimet komnuiste, dhe ndoshta, ndoshta do kishe mundesi te krijoje komunizmin, me ty ne krye qe i kontrollon kuptohet , prap nuk i shpeton dot nevojes per nje All seeing eye qe te perkujdeset per mbarvajtjen e planit te madh.
    Parimet komuniste edukohen brez pas brezi. Duhet filluar sot qe te bitiset mot.

    Ti mendon shume mire, por sa eshte e aplikueshme kjo?
    altruizmi dhe vetendergjegjesimi dhe puna ne planin personal ne rradhe te pare nuk eshte vetem cilesi e komunizmit, ka shume filozofi dhe rryma te tjera mendimi qe bazohen ne kete.
    Teresisht e aplikueshme ndoshta jo, por kjo nuk do te thote se nuk ekzistojne kushtet per nje pune frytedhenese.
    Altruizmi dhe vetendergjegjesimi nuk jane ekskluzive te komunizmit. Komunizmi eshte qendra e vmendjes tone ne kete debat.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk kam replika per te bere meqe je pergjigjur tamam dhe nuk kam çfare te replikoj,
    perveç se per fat te keq nuk e shikoj dot nje shoqeri komplekse pa nje hierarki, eshte e pamundur.

    Po per kete do te shkruaj me vone.

  20. #40
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Une njoh jo 10 por me mijera persona qe kane keto parime sot dhe qe i vene ne praktike. Besoj se je i njohur me The Zeitgeist Moevement? Hidhi nje sy. Jo vetem kaq. Sot me shume njerez po ndergjegjesohen per faktin se sistemi monetar eshte zanafilla e te gjithe te keqijave.

    Natyrisht qe komunizmi sot per sot eshte i pamundur por kjo nuk do te thote se nuk mund te punohet ne ate drejtim dhe se parimet komuniste nuk mund te na frymezojne ne jeten tone te perditshme. Kushte jane mese te pershtatshme sot me shume se asnje here tjeter.

    Une nuk mund te percaktoj me saktesi si do te jete nje shoqeri qe nuk e kam pare ndonje here ne veprim, megjithate mund ta perfytyroj.

    Nje shoqeri e paster komuniste kujdeset per individed qe ne moshe te heret ne menyre qe asnje mos te shkoje dem, dmth asnje te mos futet ne drejtimin e gabuar qe nuk e perballon dot. Cdo individ ben ate qe i pelqen dhe qe eshte i afte ta beje. Ti mund te punosh sa te duash. Te mirat materiale do ti kesh si nje e drejte e lindur dhe jo si shpreblim.

    Paraja dhe varferia e ben njeriun egoist. Perkundrazi njeriu si natyre eshte altruist. Ne komunizem ffemijet nuk i lihen shansit, shoqeria kujdeset qe ata te nxjerrin maksimumin e tyre te mundshem.

    Nese nuk ndodh ndonje ngjarje apokaliptike, eshte e sigurt qe komunizmi do jete zgjidhja finale. Strategjia ime do te ishte informimi. Njerezit e mireinformuar marrin vendime te drejta, bejne zgjedhjet e duhura.

    Asnje fe teiste nuk propagandon zhdukjen e prones, parase, autoritetit, perkundrazi te gjitha fete bazohen ne logjiken e nenshtrimit. Ne komunizem nuk ka nenshtrim. Ne komunizem njeriu eshte i lire.

    Njeriu mesatar mendon aq sa i thote truri i tij mesatar. Dikur mendonte si te mbijetonte, sot ka luksin te mendoje edhe per gjera te tjera. Neser do te mendoje per gjera edhe me te nderlikuara. Sa me i informuar te jete njeriu mesatar aq me shume gjera te mencura do te mendoje, aq me shume vendime te drejta do te marre.

    Komunizmi nuk mund te aplikohet. Komunizmi vjen si rezultat i ndryshimeve sociale. Ndryshimet sociale vijne si rezultat i ndergjegjesimit, ndergjegjesimi vjensi rezultat i mireinformimit. Sa me shume dije, aq me shume ndryshime.

    Parimet komuniste edukohen brez pas brezi. Duhet filluar sot qe te bitiset mot.

    Teresisht e aplikueshme ndoshta jo, por kjo nuk do te thote se nuk ekzistojne kushtet per nje pune frytedhenese.
    Altruizmi dhe vetendergjegjesimi nuk jane ekskluzive te komunizmit. Komunizmi eshte qendra e vmendjes tone ne kete debat.
    o budalla akoma me komunizem ti re, o don kishot, se ke kuptuar akoma qe komunizmi ka 20 vjet qe eshte dhjere
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •