Thellohet puci i shtetit, Topi e Rama refuzon bashkepunimin
Koha Jone
Rozeta Rapushi
Ina Rama braktisi komisionin hetimor duke refuzuar t'i pergjigjet pyetjeve te anetareve te komisionit, per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit, me pretekstin se keto ngjarje jane ne hetim penal te prokurorise. Keshtu, prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, shkoi dje ne komisionin hetimor per zbardhjen e ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit, vetem per t'u shpjeguar anetareve, se ceshtja eshte ne hetim dhe ajo nuk mund te flase. Ne vetem 15 minuta qendrim ne kete seance informimi, kryeprokurorja beri te qarte se prokurorja shqiptare eshte duke kryer hetimet e saj per ngjarjet e ndodhura ne daten 21 janar. Madje shpjegoi se veprimtaria hetimore e drejtuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte orientuar si drejt hetimit te perfshirjes se strukturave shteterore te ngarkuara me sigurine e institucioneve publike dhe te rendit publik, ashtu edhe ne drejtim te hetimit te ushtrimit te dhunes, nxitesve e organizatoreve te saj.
Ina Rama sqaroi se cdo ngjarje kriminale, e cila ka ndodhur ne daten 21 janar, eshte objekt i hetimit penal te prokurorise dhe vetem ne perfundim te hetimit te kesaj ceshtje, Prokuroria do te kete nje konkluzion perfundimtar, mbeshtetur ne rezultatet e nje hetimi te plote. Ndaj, sipas saj, cdo ceshtje qe komisioni parlamentar eshte duke hetuar rreth ketyre ngjarjeve, eshte ne menyre integrale e lidhur me hetimin penal te fakteve qe po heton vete prokuroria. "Ne keto kushte, per shkak te pasjes se ceshtjes nen hetim dhe kufizimit ligjor qe parashikon ligji "Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise", per te njoftuar Kuvendin per ceshtje te vecanta, ju bej me dije se nuk mund t'u pergjigjem pyetjeve tuaja, ne funksion te objektit te hetimit te ketij komisioni. Me duhet te respektoj ligjin dhe jam e vendosur te veproj vetem mbi bazen e ligjit. Ky eshte nje qendrim ne mbeshtetje te Kushtetutes dhe ligjit. Ju faleminderit", me keto fjale, kryeprokurorja mbylli cdo gje para komisionit, madje duke mos pranuar as t'u pergjigjet pyetjeve dhe duke nderprere ne mes edhe sqarimet qe kerkoi kryetari i komisionit hetimor, Eduard Halimi.
Ky qendrim, solli reagime kritike dhe te ashpra nga anetaret e komisionit, te cilet e cilesuan ne rastin me te mire, nje qendrim arrogant te kryeprokurores dhe ne rastin me te keq, se se paku ajo ka nje rol ne kete situate qe po hetohet. Madje deputeti Viktor Gumi, tha se nese do te ishte keshtu, kryeprokurorja nuk kishte pse te vinte dhe te lexonte nje deklarate, sepse e kishte te qarte se u thirr per informacion mbi 21 janarin. "Ne i kemi qendruar pike per pike respektimit te ligjit dhe Kushtetutes. Ligji eshte miratuar me 3/5 e Kuvendit. Ky eshte nje rast i paprecedent",-tha Gumi. "Prokurorja ka te drejte te mos pergjigjet per ceshtje e pyetje, por refuzime te tilla flagrante, mos respektimi ligjor i Kuvendit, tregon shume me teper. Kjo eshte mungese respekti per ligjin, rendin kushtetues e demokratik. Per mua eshte braktisje e qarte e detyres. Kjo sjellje eshte nje auto-akuze qe prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, sapo beri. Te kesh frike t'u pergjigjesh pyetjeve te disa deputeteve, do te thote me se paku, te kesh nje rol ne kete situate. Kjo eshte frika qe ka Ina Rama",-tha demokrati Enkelejd Alibeaj. Po keshtu, edhe kreu i komisionit Halimi, tha se kryeprokurorja mbajti nje qendrim arrogant, ne mungese te plote respekti ndaj institucionit. "Ku e gjen kurajen dhe mbeshtetjen kjo Kryeprokurore, qe te kundershtoje ne menyre te tille institucionin e Parlamentit?", vijoi Fatos Hoxha.
Ne lidhje me largimin e menjehershem nga mbledhja, Halimi, perpos akuzave dhe kritikave, tha se do te shihet mundesia qe kryeprokurorja te thirret serish per te deshmuar ne hetim. "Te gjithe jemi te barabarte perballe ligjit. Do te shohim mundesine ta therrasim serish",-tha Halimi. Nderkohe qe Viktor Gumi, i kujtoi ne mungese prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, se deshmia e saj nuk eshte nje proces fakultativ, por detyrues ne baze te ligjit. Qendrimi Perpos neneve te ligjit, qe lexoi para komisionit hetimor parlamentar, prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, ju beri te qarte se institucioni qe ajo drejton, mirepret konkluzionet e ketij hetimi nga ana e Parlamentit. Madje siguroi se do t'i shohe ato me kujdes dhe perparesi.
Ligji per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise Neni 53/Marredheniet me Kuvendin 1. Prokurori i Pergjithshem informon Kuvendin ose komisionet parlamentare te pakten nje here ne gjashte muaj ose sa here qe kerkohet prej tyre. Njoftimi permban te dhena dhe shpjegime per numrin, llojet, shtrirjen territoriale, intensitetin dhe format e kriminalitetit ne Republiken e Shqiperise, si dhe drejtimet dhe perparesite ne luften ndaj kriminalitetit. 2. Nuk lejohet njoftimi per ceshtje konkrete, me perjashtim te ceshtjeve te derguara me vendim te Kuvendit. 3. Kuvendi mund t'i kerkoje Prokurorit te Pergjithshem sugjerime per rregullimin ligjor te ceshtjeve te ndryshme. 4. Prokurori i Pergjithshem bashkepunon me komisionet e hetimeve parlamentare sipas dispozitave ligjore ne fuqi. Komisioni, pyetjet e derguara ne mungese, prokurores se Pergjithshme Ina Rama Eduard Halimi: Do ta pyesja Prokuroren e Pergjithshme, ne se me daten 23 janar ka marre kerkesen e Policise se Shtetit te bere ne lidhje me veprimin e organizuar kriminal per permbysjen e rendit kushtetues? Une do ta pyesja Prokuroren e Pergjithshme ne lidhje me genjeshtren qe zonja Prokurore e Pergjithshme beri para ambasadorit amerikan? Do e pyesja, per shkeljen e nje marreveshjeve te bere per efektivat e Policise dhe Gardes se Republikes, marreveshje e bere edhe me nje ambasade mike ne vend? Do e pyesja per keqadministrimin e procesit penal? Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, denoncoi dy dite me pare, se prokuroret i marrin plumbat dhe i fusin ne xhep. Cfare ka ajo per te thene per kete? A ka pasur ajo komunikime me eksponente te opozites ate dite? A kishte lidhje me deklaraten e Edi Rames ne 1.00 te nates per horrat e Gardes dhe me pas dolen flete-arrestet? Enkelejd Alibeaj: A ka komunikuar prokurorja e Pergjithshme me kreret e institucioneve ne ate dite? Cilet jane ata? Po me eksponente te opozites? A ka pasur ndihmen e institucioneve te tjera te ligjit, per kete ceshtje? A e ka trajtuar zonja, ngjarjen e 21 janarit si paresore? Fatos Hoxha: Do ta pyesja Prokuroren e Pergjithshme, cfare mund te thote per pamjet, kur turma hyri brenda ne oborrin e Kryeministrise? Por per pamjet e gjuajtjet e tjera me eksploziv, hunj e drunj apo gure? Ku e gjen kurajen dhe mbeshtetjen kjo zonje? Do ta pyesje, nese kishte nje marreveshje qe e tha Kryeministri dhe pse u prish? Nese ishte konsultuar paraprakisht me Presidentin e Republikes dhe cfare i kishte sugjeruar ai? Nese ishte konsultuar me kryetarin e PS-se Edi Ramen, para marreveshjes dhe pas prishjes se saj? Te ma jape pergjigjen si te doje pergjigjen. Viktor Gumi: Do e pyesja Prokuroren e Pergjithshme se cilat nga veprat penale ka nisur? Si eshte e mundur, qe 30 minuta, pas leterkembimit mes Drejtorin e Policise se Shtetit dhe Prokurores se Pergjithshme, del kreu i PS-se ne konference shtypi, duke nxjerre tekstin e permbajtjes?
Krijoni Kontakt