Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Shqiperia vendi i dyte ne bote per marijuanen.

    Nendrejtori i Policise se Shtetit Pjerin Ndreu, qe kryeson luften antikanabis, tha dje ne Fier se vendi yne, "vjen menjehere pas Marokut, ne kultivimin e droges". Ai shtoi se mbareshtimi i marijuanes, eshte minimizuar. "Ne verejme, se populli i eshte kthyer vreshtave dhe arave me grure"

    "Shqiperia renditet e dyta ne bote, pas Marokut ne kultivimin e droges se llojit marijuane". Keshtu eshte shprehur numri dy i policise se shtetit Pjerin Ndreu, ne nje takim te zhvilluar dje, ne Prefekturen e Fierit. Ne takim merrte pjese dhe drejtori i komanduar i policise vendore, Ilir Sula dhe shefat e tre komisariateve te policise Fier, Lushnje dhe Ballsh. Pjerin Ndreu ka theksuar ne fjalen e tij se, "meqenese ndodhemi ne prag te stines kur qytetare te pandergjegjshem dhe trafikante, pergatiten per te kultivuar bime narkotike, policia e shtetit ka hartuar nje plan per ndalimin e kultivimit te ketyre bimeve". Kryepolici, u ka kerkuar si vartesve te vet ashtu edhe drejtuesve te pushtetit vendor, qe te mos behen pjese e bashkejeteses me kultivimin e canabis satives. "Ne, po fillojme nje aksion qe ka per qender, qytetin bregdetar te Vlores, sepse gjate vitit te kaluar ai ka qene me problematiku ne kete drejtim". Per kete vit kane qene rreth 10 raste, por ky aksion do te perfshije edhe qytetet Fier, Shkoder, Tirane, Durres, beri te ditur z.Ndreu. Fieri duhet qe te synoje nivelin 0 dhe kjo arrihet vetem me bashkepunim te ngushte midis komunitetit dhe policise, sepse nuk eshte vetem detyre e bluve por e bashkepunimit te ngushte me strukturat e tjera te cilat duhet qe te japin kontributin e tyre. "Duhet te kontribuojme, - ka theksuar Ndreu, qe kjo dukuri, te mos ekzistoje me". Ndreu vleresoi me tej se "Fieri tashme eshte fshire nga lista problematike e kultivimit te bimeve narkotike. Banoret e ketij rrethi i jane kthyer vreshtarise, bujqesise dhe kulturave te tjera, nuk jane si me pare kur zona e Cakranit eshte mbajtur si "hambari" i kultivimit te droges". Por Ndreu kritikoi mungesen ne takim, te Drejtorit te SHISH dhe Kryeprokurorit dhe beri thirrje per angazhim ne luften ndaj marijuanes, edhe me pleqesite e fshatrave, per te realizuar sic tha ai, "sa me me sukses, kete aksion te ndermarre nga policia e shtetit". Xh.Beharaj




    --------------------------------------------------------------------------------
    27/02/2003
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e i_hershem
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    tor
    Postime
    10

    Pse jo ....

    Nuk do ishte keq qe qeveria t'a perdorte mahrijuanen per te mbushur thesarin e shtetit .Te njejten gje ben dhe mbreti i Marokut dhe te gjithe e respektojne.....

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17

    Re: Pse jo ....

    Postuar mė parė nga i_hershem
    Nuk do ishte keq qe qeveria t'a perdorte mahrijuanen per te mbushur thesarin e shtetit .Te njejten gje ben dhe mbreti i Marokut dhe te gjithe e respektojne.....
    Po flet per Shqiperine ne Afriken e Veriut apo per ate ne zemer te Europes?!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    Gjate kohes se diktatures kishte nje infrastrukture te tere ne ndihme te bujqesise: institut farerash qe furnizonte fermat dhe kooperativat me farera, kishte nje azotik qe i furnizonte me plehera kimike,mirembaheshin veprat kulluse dhe vaditese, importohej mekanika bujqesore dhe mirembahej etj etj.
    E gjithe kjo infrastrukture u shkaterua ose u be inegzistente mbas '91 ( ska rendesi sesi ), por kjo na sjell te problemi qe ka aktualisht fshateresia, qe gjendet perballe konkurences nga Greqia, Maqedonia dhe vendeve te tjera qe pak a shume e kane infrastrukturen e permendur me lart dhe qe prodhimet mund ti ofrojne me cmime me te lira, fale edhe "politikave doganore" qe ndjek shteti.Nga ana tjeter edhe per ato pak prodhime bujqesore-blektorale qe fshatari mund ti shiste neper bote mungon tregu edhe kjo per fale "mbeshtetjes" se shtetit.
    Tani ca te beje fshatari??????
    nje pjese emigrojne dhe per ironi te fatit punojne ne tokat e konkurences.
    te tjere qe se kane kete mundesi mbjellin canabis.
    Mirese vini ne realitetin shqiptar.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #5
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Publikim i raportit te SHBA per trafikun e droges ne Shqiperi per vitin 2002

    Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin vjetor per narkotrafikun. Prodhimi, trafikimi i drogave, grupet shqiptare te krimit te organizuar qe e kontrollojne dhe si ndikon niveli i larte i korrupsionit ne rradhet e policise dhe implikimi i zyrtareve qeveritare ne operacione. Masat ligjore dhe bashkepunimi i Tiranes zyrtare me strukturat amerikane te antidroges

    I. Permbledhje

    Trafiku i droges perben nje ceshtje te rendesishme per Shqiperine. Grupet e krimit te organizuar e perdorin Shqiperine si nje pike tranziti per drogat dhe lloje te tjera kontrabande per shkak te vendndodhjes strategjike te vendit, sistemeve te dobeta policore dhe te drejtesise, si dhe kontrollet kufitare te pakujdesshme. Drogat me te zakonshme te jashteligjshme jane heroina, kokaina dhe marihuana. Heroina kalon ne menyre tipike nepermjet "Udhes se Ballkanit" neper Turqi- Bullgari- Maqedoni-Shqiperi dhe me tej ne Itali dhe Greqi. Kokaina trafikohet nga Amerika e Jugut, hera-heres nepermjet Spanjes dhe Hollandes, pastaj kalon neper Shqiperi perpara shperndarjes neper Europen Perendimore. Edhe pse Shqiperia nuk eshte nje vend madhor per tranzitin e drogave qe vijne ne Shtetet e Bashkuara, ajo mbetet nje faktor i rendesishem ne tregtine boterore te drogave. Abuzimi me drogat ne Shqiperi eshte nje problem ne rritje, por mbetet megjithate ne nje nivel te ulet ne krahasim me Europen Perendimore. Statistikat vazhdojne te jene jo te besueshme ne lidhje me trafikimin apo perdorimin e droges, dhe publiku eshte pergjithesisht i pandergjegjesuar ne lidhje me problemet qe lidhen me drogat.

    Qeveria e Shqiperise, kryesisht ne pergjigje te presionit nderkombetar dhe me ndihme nderkombetare, eshte ne hapat e para te perpjekjeve per t'iu kundervene elementeve kriminale ne menyre me agresive. Kjo vazhdon te jete nje beteje e veshtire per shkak te mungeses se burimeve si dhe per shkak te korrupsionit te shumeperhapur ne Shqiperi. Qeveria ngriti nje njesi kunder narkotikeve ne vitin 1998 te varur nga Ministria e Rendit Publik, dhe ne vitin 2001 miratoi nje ligj mbi Parandalimin e Trafikut te Jashteligjshem te Narkotikeve si dhe mbi ngritjen e Komitetit Nderministerial per Kontrollin e Drogave. Ne mars 2002, parlamenti miratoi Ligjin mbi Kontrollin e Kimikateve te Perdorura per Prodhimin e Jashteligjshem te Substancave Narkotike dhe Psikotropike, cka merret me rregullimin e importit dhe perdorimit te kimikateve fillestare.

    Ne nentor 2002, Shqiperia ratifikoi Konventen e OKB-se te vitit 1971 mbi Substancat Psikotropike. Ne shtator 2001, Shqiperia u be nenshkruese e Konventes se OKB-se te vitit 1988 mbi Drogat dhe te Konventes se Vetme te OKB-se te vitit 1961 mbi Drogat Narkotike.

    II. Statusi i Vendit

    Qeveria shqiptare po vazhdon perpjekjet e saj per te ndertuar siguri dhe stabilitet anembane Shqiperise. Profesionalizmi i policise eshte rritur gjate pese vjeteve te fundit, sidomos ne njesite qe mbrojne rendin publik. Gjyqesori vazhdon te jete i dobet dhe i prekshem nga korrupsioni. Qeveria e Kryeministrit Fatos Nano ka ndermarre nje numer masash per te luftuar trafikimin. Duke punuar me organet italiane te zbatimit te ligjit, policia dhe ushtria shqiptare arriten nje nivel suksesi kunder trafikimit/ kontrabandimit klandestin me skafe neper Adriatik ne Gusht 2002. Nuk ka pasur njoftime per ringjalljen e trafikimit nepermjet asaj rruge qysh nga ajo kohe.

    I prekur rende nga papunesia, krimi dhe mungesa e infrastructures, publiku shqiptar i kushton pak vemendje apo diskutim problemit te abuzimit te droges. Nuk ka organizata te pavarura qe te perpilojne te dhena mbi perdorimin e droges ne Shqiperi. Sipas qeverise, ne Shqiperi ka afro 30,000 perdorues te droges, edhe pse OJQ-te besojne qe ky numer eshte i ekzagjeruar. Nuk ka burime thelbesore qeveritare qe t'i jene kushtuar gjurmimit te problemit. Vendi po perjeton nje rritje ne abuzimin me drogat mes shqiptareve te rinj, edhe pse drogat e jashteligjshme u prezantuan ne vend vetem gjate dhjetevjecarit te kaluar. Abuzimi me heroinen dhe marihuanen eshte rritur; kokaina dhe kokaina e thjeshte gjithashtu gjenden por jane te shtrenjta, duke e bere perdorimin e ketyre drogave te jete i kufizuar. Heroina importohet nga ish Republika Jugosllave e Maqedonise, por e ka origjinen nga Turqia ose Afganistani; marihuana prodhohet ne vent. Kokaina trafikohet nga Amerika e Jugut, hera-heres nepermjet Spanjes dhe Hollandes. Programi i Kontrollit te Drogave i OKB-se (UNDCP) beson qe perdorimi i droges, sidomos mes adoleshenteve ne qytete, eshte ne rritje. Nuk ka qendra te vecanta trajtimi per ata qe jane te varur nga droga, megjithese Klinika E Toksikologjise e Spitalit Ushtarak te Tiranes merret me trajtimin e rasteve te mbidozes.

    III. Veprimet e Vendit Kunder Drogave ne vitin 2002

    Nismat me Politika. Me 29 Mars 2002, Qeveria e Shqiperise miratoi Ligjin mbi Kontrollin e Kimikateve te Perdorura per Prodhimin e Jashteligjshem te Substancave Narkotike dhe Psikotropike, i cili merret me rregullimin e importit dhe perdorimit te kimikateve fillestare. Ne vitin 2001, Qeveria e Shqiperise miratoi ligjin mbi mbi Parandalimin e Trafikut te Jashteligjshem te Narkotikeve si dhe mbi ngritjen e Komitetit Nderministerial per Kontrollin e Drogave. Ky ligj percaktoi gjithashtu edhe nje kuader per permiresimin e hetimeve kriminale ne ceshtje te lidhura me drogat duke krijuar nje strukture formale per njesine e kunder-narkotikeve te Ministrise se Rendit Publik, te ngritur fillimisht ne vitin 1998. Megjithate, Ministria e Rendit Publik, nuk ka hartuar ende rregulloret e brendshme per zbatimin e plote te ketij ligji. Gjithashtu, Komiteti Nderministerial per Kontrollin e Drogave, krijuar sipas ketij ligji, nuk ka zhvilluar asnje takim. Qeveria e Shqiperise miratoi nje Strategji Kombetare per Pakesimin e Kerkeses per Drogat ne vitin 2000, por nuk ka ende nje strategji kombetare per te trajtuar pakesimin e ofertes.

    Njesia e kunder-narkotikeve aktualisht perfshin 100 oficere dhe agjente policie si dhe nje rrjet prej 12 zyrash rajonale, por megjithate mbetet e paplotesuar me personel dhe pa pajisje. Midis shtabit dhe zyrave rajonale mungon komunikimi ne linje (on-line) dhe njesise i mungon teknologjia kritike, e tille si nje baze te dhenash kompjuterike. Ne vitin 2002, UNDCP i ofroi njesise se kunder-narkotikeve automjete per rruge te veshtira, nje kamion me pajisje pergjimi si dhe trainim mbi teknikat per identifikimin dhe profilizimin e drogave. Programi ICITAP i Ambasades se Sh.B.A. ofroi 130,000 dollare ne pajisje survejimi per Drejtorine e Krimit te Organizuar, e cila perfshin njesine kunder narkotikeve, si dhe trainim ne teknika per survejim dhe profilizim. Megjithate, shumica e zyrave rajonale te kunder-narkotikeve, duhet te mbeshteten mbi buxhetet e policise lokale, te cilat nuk mund te perballojne blerjen e automjeteve apo pajisjeve te survejimit. Me asistence nderkombetare, Qeveria e Shqiperise ngriti gjithashtu nje qender anti-trafikim ne Vlore, ne vitin 2001, por kjo qender nuk ka prodhuar rezultate dhe po humb mbeshtetjen nderkombetare. Qeveria e Shqiperise punon ne nivel dypalesh dhe ne nisma rajonale me fqinjet ballkanike per te luftuar krimin e organizuar. Shqiperia eshte pjesemarrese ne Paktin e Stabilitetit dhe ne Nismen e Bashkepunimit per Europen Juglindore (SECI).

    Perpjekjet per Zbatimin e Ligjit. Krimi i organizuar luan nje rol te rendesishem ne trafikimin e drogave. Korrupsioni mes policise dhe gjyqtareve pengon perpjekjet per te mposhtur shperndarjen e droges, edhe pse shperndarja perben me pak problem se sa tranzitimi i narkotikeve te jashteligjshem per trafikim nderkombetar. Megjithate, policia mund te behet me e efektshme per luften kunder shperndarjes me zhvillimin e kapacitetit te njesise kunder- trafikim. Autoritetet raportojne qe deri ne Tetor 2002, policia kishte arrestuar 295 persona per trafikim te droges, 5 nga te cilet nenshtetas te huaj. Policia bllokoi 71 kilograme heroine, 5.6 grame kokaine, 13,717 kilograme marihuane, 980 grame fara kanabis dhe 600 ml vaj hashishi. Policia shkaterroi gjithashtu edhe 7 laboratore per perpunimin e kanabis. Kapja e heroines dhe marihuanes u rrit ne menyre domethenese ne krahasim me vitet e kaluara, por keto ende perfaqesojne nje pjese te vockel te drogave qe tranzitojne Shqiperine. Nderkohe qe policia shqiptare kapi 71 kilograme heroine, policia italiane kapi afro dy tone heroine qe kishte kaluar nepermjet Shqiperise.

    Kultivimi dhe Prodhimi i Jashteligjshem. Me perjashtim te kanabis, Shqiperia nuk njihet si nje prodhuese madhore e drogave te jashteligjshme. Sipas autoriteteve te Njesise Kunder Drogave ne Ministrine e Rendit Publik, kanabis aktualisht eshte droga e vetme qe rritet dhe prodhohet ne Shqiperi dhe shitet kryesisht ne Belgjike, France, Gjermani, Greqi dhe Itali. Sasi te tera ne ton marihuane shqiptare jane kapur ne Greqi dhe ne Itali. Njesia Kunder Droges, me ndihmen e tri helikoptereve Italiane dhe ekipazheve te tyre, eshte ne fazen perfundimtare te nje plani per te percaktuar permasat dhe prodhimin e te korrave ne marihuane ne Shqiperi. Ata vleresojne qe zonat e mbjella jane pakesuar ne krahasim me vitet e meparshme, por rajonet e Shkodres, Vlores dhe Fierit mbeten problematike. Gjate vitit 2002, policia shkaterroi 115,673 rrenje marihuane ne te gjithe Shqiperine.

    Kontrolli i Kimikateve Fillestare. Shqiperia nuk eshte prodhuese e sasive madhore te kimikateve fillestare. Ligji mbi Kontrollin e Kimikateve te Perdorura per Prodhimin e Jashteligjshem te Substancave Narkotike dhe Psikotropike u miratua ne vitin 2002 dhe rregullon kimikatet fillestare.

    Kalimi/Tranzitimi i Drogave. Heroina dhe kokaina jane drogat kryesore qe tranzitojne ne Shqiperi. Autoritetet raportojne qe heroina ndjek kryesisht "Udhen e Ballkanit." Trafikantet e perdorin gjithashtu Shqiperine si nje pike shperndarjeje per Europen kur trafikojne kokaine amerikano jugore nepermjet Spanjes dhe Hollandes. Marihuana e prodhuar ne vend trafikohet ne Belgjike, France, Gjermani, Greqi dhe Itali. Hashishi me cilesi te larte prodhuar ne Shqiperi transportohet gjithashtu ne Turqi ne kembim te heroines.

    Marreveshje dhe Traktate. SHBA ka pasur nje traktat riatdhesimi me Shqiperine qysh nga 13 Nentori i vitit 1935. Qeveria e SHBA e konsideron kete traktat te vlefshem dhe e ka perdorur ate me sukses disa here gjate viteve te fundit. Shqiperia nuk ka traktat asistence ligjore te ndersjelle me SHBA Shqiperia nenshkroi Konventen e OKB Kunder Krimit te Organizuar Nderkombetar dhe Protokollet e saj ne Dhjetor 2000. Ne vitin 2001, Shqiperia u be nenshkruese e Konventes se OKB te vitit 1988 mbi Drogat dhe e Konventes se Vetme te OKB te vitit 1961 sipas amendamenteve te Protokollit te vitit 1972. Ne nentor 2002, Shqiperia ratifikoi Konventen e OKB te vitit 1971 mbi Substancat Psikotropike.

    Ulja e Kerkeses. Abuzimi i droges eshte nje problem relativisht i ri ne Shqiperi dhe qeveria dhe shoqeria shqiptare jane marre ngadale me trajtimin e tij. Autoritetet lokale dhe kombetare mbledhin te dhena te pakta dhe nuk besojne qe problemi te jete i perhapur gjeresisht, si per shkak te normave kulturore ashtu edhe per shkak te niveleve te uleta te te ardhurave te paqendrueshme. UNDCP merret me uljen e kerkeses ne Shqiperi nepermjet veprimtarive me rinine. Qeveria e Shqiperise vleresoi se kishte deri 30,000 perdorues drogash ne Shqiperi ne vitin 2000 (viti me i fundit per te cilin ekziston nje vleresim), gjashte here me e madhe se sa sasia e llogaritur ne vitin 1995; por OJQ-te besojne qe shifra eshte me prane 10,000 nga rastet e mbidozes te trajtuara ne Kliniken e Toksikologjise ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, afersisht 70 perqind ishin perdorues drogash me injeksion ne vitin 2002, ne krahasim me vetem 20 perqind ne vitin 1998.

    Korrupsioni. Korrupsioni mbetet nje problem i rrenjosur thelle. Nderkohe qe Qeveria e Shqiperise vepron zyrtarisht per ta luftuar trafikimin e droges, raportimet e shtypit kane implikuar zyrtare qeveritare ne operacione trafikimi. Pavaresisht nga perceptimi i shumeperhapur qe policia eshte bashkefajtore ne trafikim, pati vetem dy arrestime oficeresh policie per perfshirje ne trafikim te droges ne vitin 2002. Pagat e uleta dhe pranimi shoqeror i rryshfetit e bejne te veshtire luften kunder korrupsionit ne polici, drejtesi dhe zyrtare te doganave dhe te kufirit.

    IV. Nisma dhe Programe Politikash te SHBA

    Qeveria e Shqiperise vazhdon te mireprese asistencen nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa Perendimore. SHBA po intensifikojne veprimtarine ne fushat e rendit publik dhe reformes ligjore me programe te zgjeruara dhe personel shtese ne misionin e SHBA ne Tirane. Keshilltare amerikane te ICITAP dhe OPDAT punojne ngushte me Ministrine e Rendit Publik, Ministrine e Drejtesise dhe Prokurorine e Pergjithshme per te luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin si dhe per te permiresuar kontrollin e kufirit. Ne nentor 2002, Qeveria e SHBA inicioi Strategjine e Tri Porteve, duke vendosur dy keshilltare amerikane per te punuar me zyrtare te policise, doganave dhe sigurise ne secilin prej tri portave kryesore te hyrjes ne Shqiperi- Aeroporti i Rinasit, dhe portet e Durresit dhe Vlores ne Adriatik- per te ngritur operacionet e ne nivelin e standarteve nderkombetare dhe per te nderprere trafikimin nepermjet Shqiperise. Vende te tjera, perfshi Italine, Greqine, Turqine dhe Mbreterine e Bashkuara, priten te ofrojne kater keshilltare te tjere nderkombetare per secilin port hyrjeje. Qeveria e Shqiperise e ka mirepritur kete nisme, duke e shtuar ate ne Strategjine Kombetare per te Luftuar Trafikimin e Qenieve Njerezore. Programe te tjera te qeverise se SHBA, te BE dhe programe nderkombetare perfshijne mbeshtetjen per reformen e doganave shqiptare dhe kontrollin e perforcuar kufitar, vazhdimin e trainimit gjyqesor, perpjekje per te permiresuar bashkepunimin midis policise dhe prokuroreve si dhe programe kunder korrupsionit.

    Rruga Perpara. SHBA do te vazhdoje ta nxise Qeverine e Shqiperise qe te beje perparim ne luften kunder trafikimit te drogave te jashteligjshme, qe te perdore asistencen per zbatimin e ligjit ne menyre te efektshme dhe te mbeshtese reformat ligjore. Perpjekje te BE, UNDCP dhe perpjekje te tjera nderkombetare do t'i japin Qeverise se Shqiperise mbeshtetje te metejshme.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Shifrat dhe faktet sigurisht qe jane te turpshme dhe te papranueshme sepse eshte e qarte kosto e ketyre te vertetave...ku me e rende se vecimi apo izolimi prej botes eshte fuqizimi i krimit te organizuar me keto para.

    Bashkohem me mendimin e patriotit se politikat doganore jane komplet ne favor te prodhimeve qe vijne nga jashte. Me kete nuk dua te them se se shteti duhet te luaje politika diskriminuese ndaj produkteve te huaja por duhet te ule ne zero taksen per farerat dhe plehrat kimike si dhe te aplikoje akcize te diferencuar per naften qe perdoret ne bujqesi pasi eshte plotesisht e vertete se aleati nr 1 i krimit eshte varferia.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    Patrioti, sigurisht qe fermeret shqiptare kane nevoje per mbeshtetjen e shtetit, por sidoqofte kjo nuk e justifikon lejimin e kultivimit te marijuanes ne zemer te Europes.

    Jam i bindur qe kreret e qeverise shqiptare kete lajm e konsiderojne arritje, por realiteti shqiptar po i eshte afruar ne menyre te frikshme aludimeve te ish ministrit te jashtem italian Dini 4 vjet me pare:

    Shqiperia eshte Kolumbia e Europes.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    na duhet droga o vellezer ,sepse mban popullin e varfer me buke.prej droges ekonomia shqiptare ka pasur rritje keto pese vjetet e fundit.e pate kur doli nano ne fier me ministrin e rendit luan rama dhe dogjen ne nje fshat te gjithe marijuanen qe ishte mbjelle aty.te ben te zgerdhihesh ,sepse ato ne fakt ishin barishte per lopet dhe nqs ju afruat ekranit te televizionit kur kjo u transmetua shikoje lopen prapa fshatareve duke henger bar ne te njejte fushe ku na paska qene mbjelle marijuana.nukshkoi nano te fusha ku vertet mbillej marijuana ........

  9. #9
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Une menoj qe marihuanen e pijne ne te gjithe boten , dhe shqiptaret kane filluar keq se mbrapthi jo vetem me marihuanen por me heroine qe te vdes.
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e ReBeL
    Anėtarėsuar
    07-03-2003
    Vendndodhja
    Zvicer
    Postime
    12
    E po ani tani,
    marihuana pihet dhe eshte nje gje shume fantastike. Ne shqiptaret kemi nje qendrim shume konservativ dhe te prapambetur ndaj marihuanes. Marihuana nuk eshte droge, por eshte si zigarja dhe aloholi. Nese mendoni se Marihuana eshte droge atehere edhe zigarja dhe alkoholi do te ishin droge. Nese nuk e keni provuar do te duhej te provoni, sepse eshte nje gje shume e mire. Nese keni ndonje problem, atehere marihuana eshte nje zgjidhje e mire.
    Popullit tone i duhet marihuana per te mbijetuar nga te ardhurat e kontrabandes dhe per te harruar per ca ore realitetin qe eshte ne Shqiperi.
    Se sikur eshte nje krim i madh. Po shani se pari ata politikanet e bytheqire te cilet kontrabandojne me droge te vertete si Kokaine dhe Heroine dhe vjedhin me milliona dollare.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Postime
    81
    GO ON FIERIIIIIIIIII....

    MARIJUANA IS F*CKING LIFE......

    FIERI MY CITY WILL NEVER STOP.........PLANTING MARIJUANA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #12
    4:20.com...pantera.com Maska e tom
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    ke dyqoni ke selvia
    Postime
    206
    kjo tregon se kemi bar shum te mire....sidomos ai i jugut...bota e qyteteruar na e pelqen marihuanen prandaj dhe e blen...per mendimin tim tregtaret shqiptare duhet te perpiqen te dalin te paret persa i perket tregtimit te saj....

  13. #13
    4:20.com...pantera.com Maska e tom
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    ke dyqoni ke selvia
    Postime
    206
    se harrova...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #14
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    More... po pse nuk gjeta marijuana ne Shqiperi kur vajta??? C'fare fati qe kam!





    LoL!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  15. #15
    4:20.com...pantera.com Maska e tom
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    ke dyqoni ke selvia
    Postime
    206
    me vjen keq leila.ne qoftese je nga tirona ta thot tomi pse ske gjet marihuane...sepse ai personi qe furnizote gjith tironen me bar dhe qe ka qen numri 1 aty ,sesht mo,ka emigru si ne gjith te tjeret.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #16
    Perjashtuar Maska e ReBeL
    Anėtarėsuar
    07-03-2003
    Vendndodhja
    Zvicer
    Postime
    12
    Leila shko nje here ne Fier, Gjirokaster, Vlore apo Shkoder atje do te gjesh shume bare.

    Edhe nje informacion:
    Shencetaret britanik kane gjetur, se bari i marihuanes parandalon kancerin.

  17. #17
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Dy shqiptarė kapen me 4 kg kokainė

    Arrestohen nė Itali dy shqiptarė dhe njė serb qė kishin me vete katėr kilogram kokainė. Bardhyl Myrtaj, 40 vjeē, Artur Ferhati, 27 vjeē dhe serbi Zoran Saviē, 46 vjeē, janė arrestuar dy ditė mė parė nga policia e Montesilvanos nė Itali. Gjatė kontrollit atyre u ėshtė gjetur nė makinė edhe sasia prej katėr kilogramėsh lėndė narkotike. Sipas policisė italiane, gabimi i vetėm qė kishin bėrė tre tė arrestuarit kishte qėnė ai qė kishin ndaluar nė mėnyrė tė dyshimtė pėrpara njė dyqani tė “Mc Donald’s”. Roja i dyqanit kishte njoftuar policinė pasi kishte dyshuar se nė makinėn tip Mercedes Benz me ngjyrė tė bardhė mund tė kishte ndonjė eksploziv. Teksa po kontrollonin pėr lėndėn shpėrthyese, karabinierėt italianė kanė gjetur drogėn. Kokaina ishte fshehur poshtė njėrės nga sediljet. Ajo ishte e ndarė nė katėr pako me nga njė kile secila. Gjatė kontrollit tė ushtruar tre tė arrestuarve iu gjetėn me vete edhe 2125 euro. Sipas policisė vėndase, dy shqiptarėt ishin nė Itali pa dokumente tė rregullta qėndrimi. Hetuesit mendojnė se kjo sasi droge do tė shpėrndahej nė lagjet e pasura tė zonės. Ata kanė pohuar se ky ėshtė rasti i dytė qė shqiptarėt kapen me lėndė narkotike. Disa ditė mė parė, dy shtetas shqiptarė u arrestuan nga policia me dy kilogram e gjysmė heroinė. “Kapja e dy sasive tė droges nė njė kohė shumė tė shkurtėr tregon se ėshtė rritur ndjeshėm trafiku i lėndėve narkotike nė zonė”, pohon kreu i policisė sė Montesilvanos, Guido Gargarella.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Trafikantėt e qenieve njerėzore nė Shqipėri nuk dėnohen nga drejtėsia. Ky ėshtė konstatimi i Departamentit amerikan tė Shtetit. Nė kėtė raport, nė lidhje me trafkimin e qenieve njerėzore Shqipėria ėshtė futur nė grupin e dytė bashkė me shumė vende tė tjera nga Afrika, Azia, Amerika Latine. Nė grupin e parė (para nesh) ėshtė Maqedonia, ndėrsa pas nesh, nė grupin e tretė ėshtė Gerqia dhe Turqia. Raporti i SHBA-sė e pėrcakton Shqipėrinė kryesisht si vend transit tė trafikimit tė prostitutave qė vijnė nga Rumania e Moldavia mė sė shumti, dhe mė pak nga Bullgaria e Ukraina. Destinacioni i tyre ėshtė Europa Perėndimore. Nė raport thuhet se fėmijėt shqiptarė trafikohen pėr tu pėrdorur si lypsa nė vendet perėndimore, por kryesisht nė Itali dhe Greqi. Amerikanėt mendojnė se qeveria shqiptare nuk ka arritur standardet qė kėrkohen, por ka mundur qė tė bėjė pėrpjekje kundėr trafikimit. Pėrmendet se pas njė bashkėpunimi tė ngushtė mes Shqipėrisė dhe Italisė u bė i mundur qė tė ndalet trafiku me anė tė skafeve nepermejt Adriatikut. Kjo bėri qė tė reduktohet ndjeshėm numri i tė trafikuarve. Gjithsesi, korrupsioni dhe mbrojtja e fėmijėve mbetet shqetėsuese. Njė nga problemet mė tė mėdha qė evidentohen nė kėtė raport ėshtė mosfunksionimi i organeve tė drejėsisė. Thuhet se vetėm nė vitin 2002 ishin 144 ēėshtje penale tė hapura nga ana e Prokurorisė sė Pėrgjithshme kundėr trafikantėve dhe vetėm 17 prej tyre janė dėbuar minimalisht nga gjykatat. Nga ana tjetėr nė 31 raste tė ndjekjes sė zyrtarėve tė lidhur me trafikun vetėm njė rast ėshtė dhėnė masė shumė e lehtė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #19
    4:20.com...pantera.com Maska e tom
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    ke dyqoni ke selvia
    Postime
    206
    me sa kom mor vesh anej nga tirona o bo keq persa i perket tregetimit te drograve...kjo ndodh per arsye se policia e tiranes po punon dit e nate per kapjen e trafikanteve te droges........
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #20
    Kureshtar Maska e DiamondRing
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Around the world
    Postime
    42
    Nje gje nuk kuptova..Per sasi ne baze te popullsise behet fjale apo ne pergjithsi..Jo per gje po shqiperia eshte aq e vogel dhe ka aq pak fusha saqe do prodhonte bime (medicinale)narkotike sa per te mbajtur nje diskoteke te madhe vetem per nje muaj..Se kuptoj ca te keqe ka marihuana?
    Nese per te jetuar te duhet te zvarritesh atehere ngrihu dhe vdis...
    VOX POPULI VOX DEUS

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •