Nendrejtori i Policise se Shtetit Pjerin Ndreu, qe kryeson luften antikanabis, tha dje ne Fier se vendi yne, "vjen menjehere pas Marokut, ne kultivimin e droges". Ai shtoi se mbareshtimi i marijuanes, eshte minimizuar. "Ne verejme, se populli i eshte kthyer vreshtave dhe arave me grure"
"Shqiperia renditet e dyta ne bote, pas Marokut ne kultivimin e droges se llojit marijuane". Keshtu eshte shprehur numri dy i policise se shtetit Pjerin Ndreu, ne nje takim te zhvilluar dje, ne Prefekturen e Fierit. Ne takim merrte pjese dhe drejtori i komanduar i policise vendore, Ilir Sula dhe shefat e tre komisariateve te policise Fier, Lushnje dhe Ballsh. Pjerin Ndreu ka theksuar ne fjalen e tij se, "meqenese ndodhemi ne prag te stines kur qytetare te pandergjegjshem dhe trafikante, pergatiten per te kultivuar bime narkotike, policia e shtetit ka hartuar nje plan per ndalimin e kultivimit te ketyre bimeve". Kryepolici, u ka kerkuar si vartesve te vet ashtu edhe drejtuesve te pushtetit vendor, qe te mos behen pjese e bashkejeteses me kultivimin e canabis satives. "Ne, po fillojme nje aksion qe ka per qender, qytetin bregdetar te Vlores, sepse gjate vitit te kaluar ai ka qene me problematiku ne kete drejtim". Per kete vit kane qene rreth 10 raste, por ky aksion do te perfshije edhe qytetet Fier, Shkoder, Tirane, Durres, beri te ditur z.Ndreu. Fieri duhet qe te synoje nivelin 0 dhe kjo arrihet vetem me bashkepunim te ngushte midis komunitetit dhe policise, sepse nuk eshte vetem detyre e bluve por e bashkepunimit te ngushte me strukturat e tjera te cilat duhet qe te japin kontributin e tyre. "Duhet te kontribuojme, - ka theksuar Ndreu, qe kjo dukuri, te mos ekzistoje me". Ndreu vleresoi me tej se "Fieri tashme eshte fshire nga lista problematike e kultivimit te bimeve narkotike. Banoret e ketij rrethi i jane kthyer vreshtarise, bujqesise dhe kulturave te tjera, nuk jane si me pare kur zona e Cakranit eshte mbajtur si "hambari" i kultivimit te droges". Por Ndreu kritikoi mungesen ne takim, te Drejtorit te SHISH dhe Kryeprokurorit dhe beri thirrje per angazhim ne luften ndaj marijuanes, edhe me pleqesite e fshatrave, per te realizuar sic tha ai, "sa me me sukses, kete aksion te ndermarre nga policia e shtetit". Xh.Beharaj
--------------------------------------------------------------------------------
27/02/2003
Krijoni Kontakt