Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 38 prej 38
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17
    Me kete reagim tregon se ti je zhytur thelle ne re bashk me kete te preferuarin tend brarin, prandaj behu i arsyeshme dhe mos reago ne kete menyre qe te tregohesh kinse je i atij nveli qe ti tregosh Kadares se duhet te zbrese nga rete. Ne vend se te jesh neutral dhe i paaneshm, ti vehesh ketu ne pozita qesharake dhe bene klasifikime ne tema sipas qefit tend.
    Neutral? I Paanshem? Kjo eshte pikerisht e keqja e Kadarese me lart. Ai nuk ka kurajon intelektuale, qytetare, qe te flasi hapur e qarte per popullin e tij, ne menyre qe populli i tij ta kuptoje ate qe Kadare ka per te thene. Kjo ne fakt eshte fatkeqesia e inteligjenses shqiptare, qe ndjekin parimin: "Te jesh i paanshem do te thote ti kritikosh politikanet e te dyja kraheve njesoj", ose me mire: "Te mos lavderosh nje politikan per nje premtim te mbajtur, pasi nuk duam qe te perceptohemi si mbeshtetes te tij".

    Te tille intelektuale, ne syte e mi jane per te ardhur keq. Ajo perpjekja e "paanesise" i ben impotente, irelevante, te pakuptueshem, te paskupujt. Intelektuali shpreh ate qe mendon, kritikon atehere kur duhet, lavderon atje kur duhet, e nuk i behet shume vone se si do ta PERCEPTOJE populli i tij. Vetem njerezit qe perpiqen ti ngrejne kulte vetvetes e kane te zhvilluar kete ndjenjen e perceptimit.

    Dhe e keqja eshte, qe faji per ate qe ndodhi, ngelet jetim. Nje faj i ngelur jetim, pasi intelektualet e ketij vendi nuk kane kurajon qytetare qe te shprehin hapur ate qe mendojne, eshte nje faj qe do te perseritet perseri edhe ne te ardhmen.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-02-2011 më 18:18

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    ashtu si te gjithe anetaret e forumi,t edhe un dhashe mendimin tem per kadaren, nuk e kuptova perse ma fshin shkrimin???! neise.

    ashtu sic shifet dhe ne kete teme, kadareja mbrohet nga kuqalashet e enverit, sepse pikerisht dhe kadareja eshte i tille.

    cimim nuk i japin kurr... sepse e ka damken nga mbrapa shkrimtari i diktatorit

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e tr0p0jan
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    ATJe Ku S`Ke Qene NDoNJeHeRe Ti.
    Postime
    101
    Ca shkrimtarve po iu vjen Pleqeria keq fare,ka fillu nga truri pleqeria.

    Ik o Kadare futi nai tas groshe dhe jeto dhe kto vite qe tkane ngele,se spo pjerdh njeri per ty,bashke me ate Rexhep Qosen.

    Jeni shuuuume te vonuar per te shkruar per Shqiperine dhe politiken.

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    .......Ngjarjet e 21 Janarit mbase mund te jene edhe frymezimi i nje vepre per Kadarene,por per shqiptaret nuk duhet shume filozofi dhe nje gjykim shume neutral,kur digjet shtepija nuk ka shume kohe per mesime dhe ligjerata,vetem shuerja e zjarrit ndihmon!
    Ne nje pasqyre qe e pa e gjithe bota ,dhe besoj se e ka pare edhe Kadare ( ne television), shihej qarte se kishte tre aktore ne kete drame tragjike shqiptare:

    1.ata qe iu versulen themelit te shtetit dhe me dhune dhe zjarr deshen te shkatrrojne dhe djegin demokracine shqiptare,duke permbysur pushtetin legjitim te zgjedhur ne menyre demokratike.
    2.Pushteti demokratik i zgjedhur nga shumica e elektoratit shqiptar,qe mbronte institucionet e shtetit dhe rendin demokratik shqiptar
    3. Qytetaret e Tiranes qe edhe pse gjithe kjo skene zhvillohej ne qytetin e tyre ,i qendruan besnik qytetrimit ,nuk perkrahen dhunen, me mospjesmarrjen ne dhune treguan vlerat e tyre si njerez dhe si shqiptar ,treguan pjekuri dhe shpirt demokrat.,ruejten qytetin dhe jeterat shqiptare.

    Ne kete drame tragjike shqiptare me tre aktore te 21 Janarit, Kadare mbetet nje spektator neutral,nje gjykues i vonshem ,mbase edhe perfitues i nje motivi per nje veper tjeter...suksese!


    me nderime,
    bili99
    Përshëndetje bili99. lexova shumë postime edhe të të tjerëve, por më fal nëse e zgjodha shkrimin tënd për të dhënë mendimin tim. E zgjodha këtë shkrim se m'u duk pak a shumë më i arsyeshëm dhe asnjanës ( pak njëanës, por pak ).

    Nga postimet e të tjerëve po kuptoj se janë të pakënaqur me përgjgijen që ka dhënë Kadare, por jo vetëm Kadare, por asnjë person që ka pak ndërgjegje nuk mund të shkruajë ndryshe dhe nuk mund t'i thurë himne krimit.

    Megjithëkëtë, Kadare nuk ka qenë krejt asnjanës, ai që në fillim na e ka dhënë mendimin e vet për ngjarjen, ani se pak figurativisht:
    citim:
    "Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë e lejueshëm. Me to është bashkuar paniku, i cili e ka bërë më të rrezikshme gjithçka. E keqja është se klasa politike, ajo që duhej të ishte e fundit që të kapej nga paniku, ishte e para që u përfshi prej tij. Si rrjedhojë e kësaj, shteti dhe shoqëria shqiptare u gjendën në pozitën e atij të sëmuri që, pasi e ndien se po dridhet ethesh, në vend të vejë termometrin, e thyen atë.
    Termometri thyhet kur i sëmuri nuk dëshiron të marrë vesh sëmundjen ngaqë ai e di atë. Për të mos thënë se sëmundja është ai vetë.

    Respkt për ty e për gjithë lexuesit,
    Ngushëllime familjeve të viktimave
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    .......Ngjarjet e 21 Janarit mbase mund te jene edhe frymezimi i nje vepre per Kadarene,por per shqiptaret nuk duhet shume filozofi dhe nje gjykim shume neutral,kur digjet shtepija nuk ka shume kohe per mesime dhe ligjerata,vetem shuerja e zjarrit ndihmon!
    Ne nje pasqyre qe e pa e gjithe bota ,dhe besoj se e ka pare edhe Kadare ( ne television), shihej qarte se kishte tre aktore ne kete drame tragjike shqiptare:

    1.ata qe iu versulen themelit te shtetit dhe me dhune dhe zjarr deshen te shkatrrojne dhe djegin demokracine shqiptare,duke permbysur pushtetin legjitim te zgjedhur ne menyre demokratike.
    2.Pushteti demokratik i zgjedhur nga shumica e elektoratit shqiptar,qe mbronte institucionet e shtetit dhe rendin demokratik shqiptar
    3. Qytetaret e Tiranes qe edhe pse gjithe kjo skene zhvillohej ne qytetin e tyre ,i qendruan besnik qytetrimit ,nuk perkrahen dhunen, me mospjesmarrjen ne dhune treguan vlerat e tyre si njerez dhe si shqiptar ,treguan pjekuri dhe shpirt demokrat.,ruejten qytetin dhe jeterat shqiptare.

    Ne kete drame tragjike shqiptare me tre aktore te 21 Janarit, Kadare mbetet nje spektator neutral,nje gjykues i vonshem ,mbase edhe perfitues i nje motivi per nje veper tjeter...suksese!


    me nderime,
    bili99
    Përshëndetje bili99. lexova shumë postime edhe të të tjerëve, por më fal nëse e zgjodha shkrimin tënd për të dhënë mendimin tim. E zgjodha këtë shkrim se m'u duk pak a shumë më i arsyeshëm dhe asnjanës ( pak njëanës, por pak ).

    Nga postimet e të tjerëve po kuptoj se janë të pakënaqur me përgjgijen që ka dhënë Kadare, por jo vetëm Kadare, por asnjë person që ka pak ndërgjegje nuk mund të shkruajë ndryshe dhe nuk mund t'i thurë himne krimit.

    Megjithëkëtë, Kadare nuk ka qenë krejt asnjanës, ai që në fillim na e ka dhënë mendimin e vet për ngjarjen, ani se pak figurativisht:
    citim:
    "Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë e lejueshëm. Me to është bashkuar paniku, i cili e ka bërë më të rrezikshme gjithçka. E keqja është se klasa politike, ajo që duhej të ishte e fundit që të kapej nga paniku, ishte e para që u përfshi prej tij. Si rrjedhojë e kësaj, shteti dhe shoqëria shqiptare u gjendën në pozitën e atij të sëmuri që, pasi e ndien se po dridhet ethesh, në vend të vejë termometrin, e thyen atë.
    Termometri thyhet kur i sëmuri nuk dëshiron të marrë vesh sëmundjen ngaqë ai e di atë. Për të mos thënë se sëmundja është ai vetë.

    Respekt për ty e për gjithë lexuesit,
    Ngushëllime familjeve të viktimave
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #26
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    I nderuar projekti21 dk: eshte ne rregull vella, ne japim vetem mendimet tona, besoj se te gjithe e kane hallin e Shqiperise ne menyren e vet..por jo te gjithe gjykojne drejt per te njejten ceshtje.
    Eshte keq kur e di te verteten dhe nuk e thua,ose eshte edhe me keq kur e di nje te vertete por e shtremberon pasi e verteta eshte ne anen e personalitetit qe ti nuk e do ose ne anen e personit qe ti e urren....guximi dhe fisnikeria provohen ne keto raste.

    Pasi ai eshte shkrimtari Kadare,njerezia presin prononcimin e tij,presin gjykimin e drejte,rreshtimin e drejte.( jo qe populli shumice nuk e di dhe nuk e kupton ,por eshte ndihme eshte nje krah)..eshte e ndershme ti sherbesh me madheshtine tende kombit qe i takon ,dhe ai e ben shpesh... dhe disahere na deshpron sigurisht.


    .Ky konstatim: " Klasa politike ...ishte e para qe u perfshi prej panikut..." pikerisht ketu eshte ai gjykimi shterp, klasa politike nuk veproi nga paniku,as nga inercioni por nga rreziku real qe jo vetem kanosej por materializohej me gure,zjarr,huj,kerrcenim verbal dhe shkatrrim barbar nga kjo turma uligane e organizuar dhe paguar nga opozita komuniste( qe per 6 muaj nuk punon gje -vetem i ben obstrukcion shtetit dhe i zen frymen Shqiperise)
    Pra gabon edhe me shume kur per arsye qe vetem ai i di ,vec neutralitetit dhe domethenjes boshe te shkrimit edhe ai anon pak...anon vetem pak ...por gabon shume!
    Me qe Kadare eshte shkrimtari briliant me fame boterore ,mund te rri si i tille ,nuk eshte e thenme te japi gjykime publike kur keto gjykime e tregojne siperfaqesine intelektuale te nje kolosi te letersise....edhe me keq e zbulojne nje tipar-ves qe as sot ne kohe lirie nuk ka guxim "disidenti"

    Personalisht:
    Une i dua njerezit ashtu sic jane,jo sic deshiroj une qe ata te jene...dhe sigurisht edhe shkrimtarin tone te madh e dua per aty ku duhet te duhet ..me vjen keq per vogelsite e nje madheshtie!

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 04-02-2011 më 12:57
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    .......

    1.ata qe iu versulen themelit te shtetit dhe me dhune dhe zjarr deshen te shkatrrojne dhe djegin demokracine shqiptare,duke permbysur pushtetin legjitim te zgjedhur ne menyre demokratike.
    2.Pushteti demokratik i zgjedhur nga shumica e elektoratit shqiptar,qe mbronte institucionet e shtetit dhe rendin demokratik shqiptar
    Per çfare pushteti "demokratik" dhe "legjitim" e ke fjalen? Per ate te Ruzhdijeve? Sali Shpella nuk mund te fitoje asnjehere ne menyre demokratike, per kete te jesh i sigurte 100%; ne kushtet e nje qeverie te paanshme (p.sh. teknike), shpellari po te marre 30% te votave duhet ta konsideroje "fitore historike". E para here dhe fundit, qe fitoi shpellari, jane zgjedhjet e vitit 92; kjo per arsyet qe dihen; ishin dhe mbeten deri me sot zgjedhjet me demokratike dhe trasparente (ne kete konkluzion kane arritur vezhguesit e huaj, te paanshem), kjo per merite te R. Alise.
    Tung

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin

    Por ne kete artikull , ka shkruajtur hapur kunder Berishes ! Kunder Berishes jo thjesht si person , por kunder berishizmit si dukuri ! Dhe per mua te them te drejten , kur pyesnin "se si nuk po flet Kadareja" , thoshja me vehte " e.. cfare duan qe te flase , ai nuk thote "asgje" kur flet . Me shume ngaterron !"
    !
    lereni kadaren se ai punon per veten e vet se pari, pastai per demokracine ne Shqiperine. Kadareja patjeter eshte i madh si shkrimtar apo filozof, kjo s`vihet ne dyshim; problemi i tij eshte se berisha po mer dimesione akoma me te medhaja se ai. ky fakt e ben kadaren pak si xheloz.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per te kuptuar me mire pozicionin e kadarese ne lidhje me 21 janarin mjafton te shikosh se shkrimi i tij po perdoret ne median e karlo bolinos e anile bashes e albe malltusit.

    dihet qe kjo medie ishte krah i armatosur i kryengritjes vandale nje faze te se ciles e pame ne 21 janar.

    21 janari ishte nje finale e nji loje te gjate te felliqur te selise roze.
    ne se kadare nuk e ka ndjekur krejt strategjine e selise roze deri ne prag te 21 janarit perseri do ti mjaftonte vetem 5 minuta shikim ne tv nga "epopeja" e 21 janarit qe te mbante nje qendrim te drejte.

    Me kte qendrim Kadare te detyron te ri-shikosh qendrimin e tij para e gjat e mbas revolucionit te vonuar te 97 tes.

    edhe athere ai nuk ishte kerkund atje ku e donte interesi Kombetar.
    Pra Kadare e ka lli (dh.jere) ne 97 dhe e ka ri-dh.jere ne 21.

    nejse puna tij kjo.. por ka humbur shume.. aq shume sa te mos na interesoje me se a shkruan letersi a jo shkrimtari ismail.

    kur nuk te punon penda per te denuar nje krim te dukshem e te qarte qe i behet shtetit tend.. popullit tend e votes se lire.. athere kujt i duhet me kjo pendë..
    pra..shko kadare e ngrysi ditet me bllokqenerine..
    me bllokqenerine qe gjith populli e pa se si rekrutoj organizoj frymezoj e pagoj nje hordhi kriminelesh e i solli ne dyer te kryeministrise se shtetit shqiptar dhe i hodhi te masakrojne nje grusht policesh e gardistesh qe ishin ne detyren e tyre te ligjshme..

    shkurt kadarja i "madh" ju bashkua zivereve te ruc Tocit.. pra maskava barbare..




    ..

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Hera E Pare Qe Kadare Flet Pa Dorashka,,,,,,

  11. #31
    Kadaren e respektoj vetem si nje shkrimtar i madh qe eshte, mirepo si njeri dhe per ceshtjen Kombetare ka deshtuar shume.

    Si gjithmone Kadareja eshte mesuar qe te haje me dy luge. Ne kohen e Komunizmit Kadareja kishte privilegje sikurse edhe vete Sala dhe me pastaj qe dyte shajten Komunizmin dhe Enverin. Bile bile Sala e shkatrooi tere shqiperine si nga ana Sociale, Ekonomike, Ushtarake e Territoriale vetem e vetem ta mashtroje popullin kinse e luftoje Komunizmin.

    Them qe Kadareja mundohet te haje me dy luge per arsye se nje her ishte kunder Rugoves dhe Shante ate ndersa me pastaj u be me te dhe perkrahte ate, me pastaj ishte kunder Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe i quante terrorista ata me pastaj e perkrahi ate.
    Tani me kete artikull mundohet ta le nje der te hapur ne coftese Sala ende qendron ne pushtet te ndryshoj mendimin e tij si gjithnje me pare.

    Ismail Kadare eshte njeri me dy fytyra dhe ka fryen era. Te Pakten Rexhep Qosja gjithmone ka pase nje qendrim per Ceshtjen Kombetare Shqiptare.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. #32
    Per mendimin tim Kadare gjat ter karrjeres se tij jetsore e ka luajtur rolin e asaj kurves e cila e kishte Burre Hasanin Frajer Hisenin..?

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po diskutojme kadaren ketu o ariani.. i qoses..

    kurse qosja ska cfar diskutohet me..

    e ka vulosur me deshire te mbese ne histori si vrases me shumice..i shqiptareve..

    vetem ne vlore i ka vrare nja 3000 djem te ri gra e femij ..
    ne kosove i ka vrare gjithashtu me mijra..

    kurse tani i vrau 4 dhe masakroj nja 100 e ca police..

    kurse albini juaj ka vrare vetem dy bedela..

    por deshiren e ka te vrasi me shume..
    do zoti e kfori.. e nuk i plotsohet deshira..



    .

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2009
    Postime
    160

    paska Shpella edhe ne Amerike ...

    Citim Postuar më parë nga Ismail Kadare
    Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë e lejueshëm. Me to është bashkuar paniku, i cili e ka bërë më të rrezikshme gjithçka. E keqja është se klasa politike, ajo që duhej të ishte e fundit që të kapej nga paniku, ishte e para që u përfshi prej tij. Si rrjedhojë e kësaj, shteti dhe shoqëria shqiptare u gjendën në pozitën e atij të sëmuri që, pasi e ndien se po dridhet ethesh, në vend të vërë termometrin, e thyen atë.
    Termometri thyhet, kur i sëmuri nuk dëshiron të marrë vesh sëmundjen ngaqë ai e di atë. Për të mos thënë se sëmundja është ai vetë.

    Ndoshta këtu do të gjendej përgjigjja e pyetjes se përse në Shqipëri lufta politike është kaq e egër. Ka gjasë që dy dukuri të jenë vendimtare për këtë: etja e pamasë për pushtet dhe korrupsioni.
    Dihet se të dy këto lëngata janë tepër të njohura e po aq të vjetra në historinë e njerëzimit. Mund të thuhet se luftën e gjatë me to, falë faktorëve drejtpeshues, njerëzimi nuk e ka fituar, por as e ka humbur.
    Ndërkaq, në rrethana të caktuara, kur dufi për pushtet dhe korrupsioni lidhen me njeri-tjetrin, ashtu si në klonimet që prodhojnë monstra, përzjerja që del prej kësaj lidhjeje mund të jetë fatale. Duke u kushtëzuar e duke e zënë peng njëri-tjetrin, ata e kanë vështirë të ndahen sipas kalendarit dhe zakoneve të demokracisë.
    Me sa duket, kjo përzjerje ka ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Dhe kështu shpjegohet që në jetën tonë dramaciteti shfaqet aq shpesh, aty ku nuk e ka as vendin e as arsyen.

    ***
    Ka kohë që pyetja për seriozitetin duhej bërë, ngaqë ka kohë që kjo po ndodh e ne vazhdojmë të mos jemi seriozë. (Komedia e gjyqit të Gërdecit, zvarritjet, dredhitë janë më keq se një shuplakë që i bëhet haptas dinjitetit publik. Ajo bën pjesë në modelin që prej kohësh i propozohet këtij vendi, për të mos marrë seriozisht asgjë).
    Ka kohë që ky "banalizim i së keqes", siç është cilësuar, po rreh të modelojë moralin shqiptar. Formula bazë të jetës demokratike: nderimi për institucionet dhe pavarësinë e tyre, rreh të kthehet në një shprehje të zbrazët, nga ato që hyjnë në njerin vesh, për të dalë nga tjetri. Rrjedhimisht ngjarje të rënda si kriza institucionale, bëjnë jo më shumë përshtypje se një breshër i përkohshëm.
    Shqipëria duhet të përgatitet për t'i thënë ndal një përçudnimi të tillë.

    ***
    Për t'u kthyer tek ngjarja e 21 janarit, duhet kujtuar se në historinë e popujve, ajo që njihet si trajtim, si "administrim i së keqes", ka qenë shpesh faktor për zhvillime të mëtejshme. Ato kanë qenë për të mirë ose për të keq. Me ç'duken shenjat, trajtimi i ngjarjeve të fundit, kulmimi i të cilave ka qenë vrasja e qytetarëve, nuk po shkon në kahun e duhur. Ajo rend në kahun e gabuar, madje në vend që të fashitet, thellohet.
    Natyrisht që ka pak gjasa që një grindje kaq e gjatë të ndreqet me pajtim të shkurtër, sipas stilit vulgar të pijetoreve, kur kërcënimet tmerruese përfundojnë befas në përqafime sentimentale, po aq pa vend sa ç'kishin qenë kanosjet. Askush nuk e pret dhe as e beson këtë telenovelë. Në qoftë se presim diçka të ngutshme, si hap i parë serioz dhe i besueshëm do të ishte hetimi krejtësisht i pavarur. Hetimi dhe natyrisht dënimi i fajtorëve do të ishte i domosdoshëm si hap i parë, por jo i mjaftueshëm. Një proces tjetër, që do të ndihmonte, në mos në prerjen, në shterimin e hap-pas-hapshëm të pezmatimit shumëvjeçar, do të ishte po aq i detyrueshëm.
    Shume pakuptueshem paska folur Kadareja ... dhe jo vetem per ata qe kane harruar Shqipen, per ata qe nuk kane sy ne balle, per ata qe skane mend ne koke por edhe per ata Saliiste qe fale mjegulles se korrupsionit qe ka krijuar Baca perfitojne dhe trashen dite per dite duke pire gjakun e Shqiperise.

    Vazhdoni te vidhni Ju, Kadareja nuk ka folur qarte dhe Pike
    Asnje shpellor nuk e kupton qarte kur thote se "demonstruesit qe u vrane ishin te paarmatosur dhe detyrimisht te pafajshem"

    Nese nje dite Kadareja do thote "Saliu eshte fatkeqesia e Kombit Shqiptar" - Saliistet do ta shpallin antiShqiptar dhe gostia vazhdon si me pare ..

  15. #35
    Kadareja le te preokupohet per Francën e Parisin, e le ti len shqiptaret rehat, se ka mbaruar koha e komunizmit, i thuani nese e shifni diku !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  16. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë e lejueshëm. Me to është bashkuar paniku, i cili e ka bërë më të rrezikshme gjithçka. E keqja është se klasa politike, ajo që duhej të ishte e fundit që të kapej nga paniku, ishte e para që u përfshi prej tij. Si rrjedhojë e kësaj, shteti dhe shoqëria shqiptare u gjendën në pozitën e atij të sëmuri që, pasi e ndien se po dridhet ethesh, në vend të vejë termometrin, e thyen atë.



    Është pak të thuash se mbyllja e vitit që shkoi nuk ishte e mirë për shqiptarët. Dhe, si të mos mjaftonte kjo, në kundërshtim të plotë me urimin « na qoftë i mbarë ky vit », fillimi i vitit 2011 ishte edhe më i keq.
    Pa u zbehur ende kujtimi i festave, normaliteti i jetës shqiptare u prish. E kjo nuk është aspak një fjalë goje. Normalitetin e jetës e prish lufta, katastrofa natyrore, por mbi të gjitha njeriu vetë, kur nuk është normal. Një specie e tillë njerëzore e përfton normalitetin si diçka të huaj, madje të rrezikshme. Ndaj në rastin më të parë përpiqet ta shkallmojë atë.
    Është e njohur tashmë se një vend jo normal sundohet « mirë », por qeveriset keq. Këtë të vërtetë e njohin sidomos sistemet totalitare, qysh nga diktaturat hidrike (ato që kanë pêrdorur mungesën e ujit si mjet sundimi), gjer në ditët tona. Vetëm në rende të tilla , që dalin nga rendi normal i gjërave mund të krijohen psikoza të sëmura, ato që lindin pastaj ankthet dhe terrorin, shenjat e pashmangshme të sundimit tiranik.
    Në mesazhet e panumërta që vijnë këto ditë nga Tirana, për t’u shpërndarë anekënd në diasporën shqiptare, rrallë herë mungojnë shenja të tilla. Të gjithë popujt e ish-Lindjes janë tepër të ndjeshëm ndaj tyre. E në këtë kah do të ishte e kuptueshme që shqiptarët, ata që tiraninë e patën më të egrën e më të zgjaturën, do të ishin dyfish më të ndjeshëm. Në ngjarjet e janarit, midis psikozës dhe veprimeve shpesh kaotike, ata do të kapnin spikamën e fantazmës së totalitarizmit, rendit të përmbysur 20 vjet më parë.
    Ishte, me sa dukej ky , shkaku kryesor që, në këtë janar të trishtë, trazimi ishte aq i thellë e aq dëshpërues. Këto rrjedha njerëzore, për të cilat është lehtë të thuhet, të mos dalin më, të mos shfaqen , të mos na shqetësojnë, nuk mund të anashkalohen. Në mos u shfaqshin në rrugë, ato do të jenë në thellësi, çka është edhe më shqetësuese. Në qoftë se ato nuk ngjiten dot gjer tek institucionet, ku, sipas dokeve të demokracisë europiane do të duhej të çonin normalisht zërin e tyre, institucionet duhet të zbresin tek ata, për të kuptuar ku ka ngecur makina e demokracisë, përse mesazhet nuk kalojnë, shkurt, përse sistemi është bllokuar.
    Në një gjendje të tillë është e kuptueshme, madje është një nga shenjat e pakta të mira, që qindra, për të mos thënë mijëra njerëz janë duke marrë pjesë në një rrahje të madhe mendimesh, në mjediset publike, në shtypin e shkruar dhe atë elektronik. Ata japin gjykimin e tyre për ngjarjet që kanë ndodhur, e sidomos për ato që mund të ndodhin më pas. Pavarësisht nga idetë e drejta apo të gabuara, nga pasionet, motivet apo stili i ndërhyrjes, ky trazim i madh njerëzor tregon se qytetarët i përjetojnë si të tyret çështjet, hallet, dramat e republikës.
    Ky shkrim bën pjesë në këtë rrahje mendimesh, pa mëtuar asgjë më tepër. Është thjesht një lloj interviste , përgjigje për disa pyetje, me të vetmin ndryshim se ato nuk janë bërë prej ndonjë gazetari, por prej një shumice lexuesish, nëpërmjet letrash, mesazhesh , bisedash dhe telefonimesh të shumta gjatë këtyre dy javëve.
    Ka gjasë që për gjendje të tilla jo të zakonshme, prej një intelektuali , e aq më tepër prej një shkrimtari të priten përgjigje jo fort të zakonshme, nga ato që cilësohen si origjinale. Duhet thënë se në këtë rast vështirë se mund të ketë të tilla. Këtu nuk jemi në art. E keqja shoqërore, ky hyn edhe kriza e tanishme, për fat të keq, rrallë herë mund të jetë origjinale. Zakonisht ajo është e përsëritur, e lodhshme dhe shpesh e mërzitshme gjer në dëshpërim.
    Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë e lejueshëm. Me to është bashkuar paniku, i cili e ka bërë më të rrezikshme gjithçka. E keqja është se klasa politike, ajo që duhej të ishte e fundit që të kapej nga paniku, ishte e para që u përfshi prej tij. Si rrjedhojë e kësaj, shteti dhe shoqëria shqiptare u gjendën në pozitën e atij të sëmuri që, pasi e ndien se po dridhet ethesh, në vend të vejë termometrin, e thyen atë.
    Termometri thyhet kur i sëmuri nuk dëshiron të marrë vesh sëmundjen ngaqë ai e di atë. Për të mos thënë se sëmundja është ai vetë.
    Ndoshta këtu do të gjendej përgjigja e pyetjes se përse në Shqipëri lufta politike është kaq e egër. Ka gjasë që dy dukuri të jenë vendimtare për këtë: etja e pamasë për pushtet dhe korrupsioni.
    Dihet se të dy këto lëngata janë tepër të njohura e po aq të vjetra në historinë e njerëzimit. Mund të thuhet se luftën e gjatë me to, falë faktorëve drejtpeshues, njerëzimi nuk e ka fituar, por as e ka humbur.
    Ndërkaq, në rrethana të caktuara, kur dufi për pushtet dhe korrupsioni lidhen me njeri-tjetrin, ashtu si në klonimet që prodhojnë monstra, përzierja që del prej kësaj lidhjeje mund të jetë fatale. Duke u kushtëzuar e duke e zënë peng njeri-tjetrin ata e kanë vështirë të ndahen sipas kalendarit dhe zakoneve të demokracisë.
    Me sa duket kjo përzierje ka ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Dhe kështu shpjegohet që në jetën tonë dramaciteti shfaqet aq shpesh, aty ku nuk e ka as vendin e as arsyen.
    Nuk ka qenë rrufë në të kthjellët, por ka ndodhur vit pas viti e stinë pas stine mu në sytë tonë.
    Psikoza e rënduar do të pillte çoroditjen e mendimit, e kjo shthurjen e gjuhës, zvetënimi i së cilës na befasoi të gjithëve veçanërisht këtë dimër. Ajo që njihet si krizë e retorikës, është më shumë se aq. Kërcënime, mallkime, kërcitje dhëmbësh, thirrje për dyluftim, të gjitha këto u bënë të zakonshme në jetën shqiptare. Hapësira e jetës normale ngushtohej përherë e më fort nën këtë trysni.
    Në këto kushte njeriu normal, që ndihet qenia më e pambrojtur midis jonormalitetit do ta kishte të vështirë të parashtronte ndonjë program mirëkuptimi, pa le pastaj idenë e një zbutjeje a të një kompromisi, mesazhe që ishin të lejueshme veç për ambasadorët e huaj apo të dërguarit e Brukselit.
    E tillë ishte atmosfera në ditën e 21 janarit, kur në skenën politike hyri vdekja.
    Në skenë do të thërres vdekjen. Fjalët janë të Shekspirit, mbi katër shekuj më parë, në kohën që dramaturgu bëhej gati të shkruante tragjeditë më të zymta të tij. Ne s’jemi në teatër, e aq më pak në vitin 1600. Ne jemi në fillim të vitit 2011, në qendrën e kryeqytetit të një vendi europian, në prag të pranimit në aleancën më të emancipuar të popujve, me vullnetin tonë për të qenë pjesë e familjes.
    Më 21 janar, gjatë një demonstrate, për fat të keq të dhunshme, u vranë me armë tre njerëz të paarmatosur, pra të pafajshëm, qytetarë të shtetit demokratik shqiptar, e njëkohësisht tre qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Europian. Kjo e fundit nuk theksohet as për të mitizuar e as për të sublimuar këtë Bashkim, por për t’u kujtuar të gjithëve se ne, pa hyrë ende në këtë shtëpi të përbashkët, kemi cenuar programin e saj, atë program që me sinqeritet dhe përkushtim e kemi shpallur si programin tonë.
    Një pyetje e pashmangshme del në këtë rast: na duhet ndërhyrja e vdekjes, që ne të jemi seriozë ? Dramaturgut i duhet vdekja për të thurur dramën e tij, tiranit për të ridëshmuar forcën, sidomos kur ajo po e lë, po shtetit demokratik përse i duhet? Për t’i kujtuar publikut devizën famëkeqe të Kaligulës : Oderim dum metuant . (Le të më urrejnë, veç të më kenë frikën)?
    Ka kohë që pyetja për seriozitetin duhej bërë ngaqë ka kohë që kjo po ndodh e ne vazhdojmë të mos jemi seriozë. (Komedia e gjyqit të Gërdecit, zvarritjet, dredhitë janë më keq se një shuplakë që i bëhet haptas dinjitetit publik. Ajo bën pjesë në modelin që prej kohësh i propozohet këtij vendi, për të mos marrë seriozisht asgjë).
    Ka kohë që ky «banalizim i së keqes», siç është cilësuar, po rreh të modelojë moralin shqiptar. Formula bazë të jetës demokratike: nderimi për institucionet dhe pavarësinë e tyre, rreh të kthehet në një shprehje të zbrazët , nga ato që hyjnë në njërin vesh, për të dalë nga tjetri. Rrjedhimisht ngjarje të rënda si kriza institucionale, bëjnë jo më shumë përshtypje se një breshër i përkohshëm.
    Shqipëria duhet të përgatitet për t’i thënë ndal një përçudnimi të tillë. Duhet pranuar se kjo s’është as e thjeshtë e as e lehtë. Kërkon vullnet pa dyshim, po në radhë të parë kërkon bindjen e thellë që demokracia shqiptare, ajo që në të vërtetë është e pandarë sot nga Shqipëria, duhet marrë seriozisht.
    Për t’u kthyer tek ngjarja e 21 janarit, duhet kujtuar se në historinë e popujve, ajo që njihet si trajtim, si «administrim i së keqes», ka qenë shpesh faktor për zhvillime të mëtejshme. Ato kanë qenë për të mirë ose për të keq. Me ç’duken shenjat, trajtimi i ngjarjeve të fundit, kulmimi i të cilave ka qenë vrasja e qytetarëve, nuk po shkon në kahun e duhur. Ajo rend në kahun e gabuar, madje në vend që të fashitet, thellohet.
    Natyrisht që ka pak gjasa që një grindje kaq e gjatë të ndreqet me pajtim të shkurtër, sipas stilit vulgar të pijetoreve, kur kërcënimet tmerruese përfundojnë befas në përqafime sentimentale, po aq pa vend sa ç’kishin qenë kanosjet. Askush nuk e pret dhe as e beson këtë telenovelë. Në qoftë se presim diçka të ngutshme, si hap i parë serioz dhe i besueshëm do të ishte hetimi krejtësisht i pavarur. Hetimi dhe natyrisht dënimi i fajtorëve do të ishte i domosdoshëm si hap i parë, por jo i mjaftueshëm. Një proces tjetër , që do të ndihmonte, në mos në prerjen, në shterrimin e hap-pas-hapshëm të pezmatimit shumëvjeçar, do të ishte po aq i detyrueshëm.
    Është thënë dhe herë tjetër se, në rastin e krimit të mirëfilltë, krimit numër një njerëzor, vrasjes së njeriut prej njeriut, për ndërprerjen e befasishme të tij, shpesh vihet në veprim ajo që quhet «zënia e gjakut». Është një dukuri e pashpjegueshme, jashtë arsyes, me të drejtë e cilësuar si ndërhyrje misterioze e natyrës ose e hyjnisë.
    Për fat të keq, në jetën politiko-shoqërore një mekanizëm i tillë nuk ekziston. Nuk ka frenim natyral për krimet politike, për shtypjen, tiraninë, shkallëzimin e së keqes shoqërore. Njerëzimi, si i vënë në provë, është i detyruar që ai vetë të shpikë mjetet mbrojtëse.
    Historia e demokracisë është, ndër të tjera, historia e krijimit të këtyre mekanizmave. Kultura politike, kultura në përgjithësi , idetë humaniste, filozofia, arti, ligjet, kushtetutat, gjithë doket e qytetërimit bëjnë pjesë në të. E mbi të gjitha, institucionet e pavarura. Janë ato që ndodhen në vijë të parë për kontrollin dhe frenimin e kësaj makine aq të nevojshme e njëherësh të bezdisshme, me emrin shtet.
    Për mendësinë shqiptare, institucionet e pavarura, për arsyet që dihen, ende nuk e kanë as peshën e as hijen e shtetit. Nuk ka hymne për to e as rituale mbresëlënëse, megjithatë janë pikërisht ato, më saktë nderimi për to që përcakton të ardhmen tonë. Ndaj nuk është e tepruar të thuhet se shkelja e pavarësisë së tyre duhet të përjetohet si një katastrofë.
    Fakti që në Ballkan ka sot dy shtete shqiptare, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër ndikojnë dhe rrezatojnë tek njeri-tjetri, përgjegjësinë e politikës dhe të strategjisë shqiptare e bën të dyfishtë.
    Shqipëria hyn ndër shtetet e vegjël të Europës, por si shtet i parë historik i shqiptarëve, rrjedhimisht qendër e hapësirës shqiptare në Ballkan, pesha e saj i kapërcen dukshëm përmasat e saj.
    Që vendi ynë është më i rëndësishmi për ne ngaqë është i yni, kjo nuk përcakton rëndësinë objektive të tij. Dihet se kjo e fundit varet nga faktorë të tjerë, kryesisht nga skajimi i saj në peisazhin politiko-strategjik në gadishull, dhe natyrisht rolin që luan.
    U bë një luftë në Ballkan, nga ato për të cilat thuhet «u tund bota». U cilësua kjo si «luftë morale», tepër e rrallë në histori, dhe në të vërtetë ashtu ishte: luftë kundër një masakre, një shpërnguljeje, një tmerri, në emër të mbrojtjes të së drejtave njerëzore. Shqiptarët u gjendën në qendër të saj, ndaj e thënë shkurt, lufta u bë për ta. Si rrjedhojë, harta e Ballkanit , dhe jo vetëm harta, ndryshoi. Në një këndvështrim më të epërm kjo luftë pak a shumë mund të quhej: rivendosja e një drejtpeshimi të prishur.
    Pas kësaj, ishte e logjikshme që shteti historik i shqiptarëve të merrte vetvetiu një rol stabilizues në gadishull. Po aq sa ç’ishte e pritshme që Serbia e ndëshkuar të merrte rolin e kundërt: ta prishte drejtpeshimin. Ajo do të bënte çmos ta kthente kokëposhtë këtë gjendje. Të vërtetonte se ndërhyrja europiano-amerikane, ajo që me krenari ishte quajtur morale, s’kishte qenë e tillë. Që prodhimi i saj, shteti i ri i Kosovës, qe një dështim. Se veç rikthimi në gjendjen e vjetër do të kthente normalitetin.
    Për këtë Serbia do të përdorte çdo mjet. Raporti i famshëm i organeve, në thelb zëvendësimi i një ngjarjeje historike, me një rrëfenjë sensacionale me vampirë, të ngjashme me mitin e vrasjeve rituale, akuzë e njohur kundër hebrenjve, ishte njëra nga përpjekjet.
    Kosova dhe Shqipëria u gjendën të papërgatitura. Gjykimi gjakftohtë ka munguar. Gjykimi gjakftohtë është rrjedhojë bindjesh dhe jo çoroditjesh emocionale. Dhe bindja vjen nga e vërteta. Ajo, në këtë rast, do të diktonte përgjigjen e duhur. Edhe sikur ngjarja të ishte e vërtetë, ajo s’mund të ndryshonte asgjë në tablonë makabre të dhjetëra viteve shtypjeje, terrori shtetëror, përdhunime e masakra të papara në Europë, në këtë gjysmë shekulli. As historia, as portreti i popujve, e aq më pak qëndrimet politike, nuk ndryshohen nga krime kanibaleske, që ndodhin sot e kësaj dite në Londër, në Tokio a në Berlin, ashtu siç njofton shtypi. Kanibalët shqiptarë, në këtë rast, nuk ka pse të kenë ndonjë trajtim të ndryshëm nga kolegët e tyre parisienë opo berlinas. Ndaj përgjigja duhej të ishte: hetoni dhe na ndihmoni t’i kapim. Përpara se të jenë armiqtë e dikujt, ata janë në radhë të parë armiqtë e kombit, që fatkeqësisht i ka pjellë.
    Por gabimi është bërë më parë në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë. Ajo tablo kolosale e krimeve , që u përmend më lart, nuk u dëshmua në masën që duhej, prej atyre që e kishin këtë detyrë: intelektualëve në radhë të parë, historianëve dhe akademikëve. Këtë mungesë e paguan sot i gjithë kombi shqiptar.
    Vizioni i epërm, i plotë i gjërave nuk është ndonjë luks, por cilësi e domosdoshme e klasës politike. Nuk mund të ketë rol stabilizues Shqipëria në gadishull nëse brenda saj nuk gjen dot rrugët e nevojshme të zgjidhjes së problemeve. Rrjedhimisht , çka kujton se fiton jashtë kufijve të saj, e humb aty për aty brenda vetes.
    Është hera e parë në historinë e saj që Shqipëria gjendet në një skajim të tillë të ndërlikuar. Ngjarjet e kohëve të fundit në Mesdhe, treguan se shtetet me një zhguall të pranueshëm, që iu lejon të kryejnë ca detyrime ndërkombëtare të gjykuara pozitive, nuk mund të vazhdojnë më atë rol nëse brenda tyre punët nuk ecin.
    Pa bërë krahasime me to, mund të thuhet se një kundërthënie e tillë sa vete bëhet e bezdisshme tek ne. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ketë dy pamje: një për brenda, tjetrën për jashtë. E aq më pak dy thelbe: njërin të pranueshëm për Europën e Bashkuar, e tjetrin jo. Ato s’mund të bashkëjetojnë gjatë. Një ditë njëra do të bjerë e ne do të gjendemi në një krizë të pashembullt , më të rëndë se kjo. Ngjarjet e janarit të këtij viti ishin një paralajmërim.
    Gjatë gjithë këtij muaji është folur shpesh për ndërkombëtarët. Për rolin që duhet të luajnë ose të mos e luajnë në jetën tonë. Për ndërhyrjet që disa i quajnë të pamjaftueshme, e disa të tepruara, sipas volisë politike të çastit.
    Marrëdhëniet tona me ndërkombëtarët dëshmojnë paqartësinë, mungesën e parimeve, shkurt, ankthin tonë të pafund.
    Ne jemi në një aleancë europiane. Një aleancë nuk është një idil me baresha e me fyej. Në botën tonë të ashpër një aleancë është, para së gjithash, një shtab në gjendje alarmi, ku midis aleatëve mund të ketë edhe acarime, edhe moskuptim, por gjithmonë për parime të mëdha.
    Ne e kemi pranuar këtë gjendje. Kjo aleancë është shansi i vetëm i një populli tepër të vetmuar. Një ngecje te pragu i Europës, ose më keq, një përplasje portash në fytyrë, ka gjasë të shënonte fundin e rrugëtimit tonë në histori.
    Në kohën tonë janë tepër të rrallë popuj që mund të kenë histori të veçuar nga të tjerët. Ka kohë që fatmirësisht historia jonë nuk është më e tillë. Ajo është histori shqiptare e njëherësh shqiptaro-europiane.
    Ruajuni nga Smajli se paska zgjedh metoden per ti gjuer njerzit me drusht-guresh e kujt ti bije leti bije pa edhe qorr ne e lasht.
    Gjuaj siq thon shkiet pojedinaqni ose nji nga nji se nuk e ke meten (shejen ) ne te gjitha anet,
    Paska rreshkit pakez Smajli ..mbathu me te dimrit shoku Ismail se tek ne esht me akull rruget e rrugicat andaj bej kujdes se po rreshqite me dashje do thyesh qafen.
    I meqem esht Ismail Kadare paska shkruar te mos lendohet as kush.
    thjesht per mendimin tim paska dashur te jet jasht ngjarje,spo e lodhka pleqrin .
    ..apo me mir me then spo ja nijka më per qerdhet e shqiponjave dhe Agusto a esht i ber synet a jo.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-07-2003
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    71
    E vertete e hidhur: Etje per pushtet e nderthurur me korrupsion.
    Kjo eshte karakteristika e politikaneve (pa dallim !) shqiptare. Me qarte se kaq nuk ka se si te shprehet z. Kadare.

    Kjo karakterisitike shoqerohet edhe me nje joprofesionalizem te theksuar! Ky fillon qe ne gjuhen politike qe perdoret (nga te gjithe pa perjashtim !) dhe shprehet dukshem ne personalizimin qe i behet jetes politike. Nuk behet me fjale per programe apo ide por thjesht per luften Rama - Berisha.

    Kur mungesa e profesionalizmit eshte qe nga ana formale (gjuha) kaq e dukshme, c´na mbetet te mendojme (si vezhgues qe jemi, e jo ne brendesi te marreveshjeve politike) per permbajtjen e punes se politikaneve tane?
    Ky eshte nje problem thelbesor i klases politike ne Shqiperi.

    Mbase shume prej nesh e kane humbur ndjeshmerine per kete "detaj", sepse mund te na duket si "luks", si dicka e anashkalueshme kur kemi parasysh se sa probleme jetike ka Shqiperia. Mirepo qe ketu fillon ajo qe con ne zhvleresimin e permbajtjeve dhe ideve. Ose ndoshta eshte ky thjesht nje tregues qe verteton se sa boshe e te zhvleresuara jane tashme per politikanet tane institucione te caktuara???
    Kadare e thekson me te drejte kete: ".... çoroditjen e mendimit, ...shthurjen e gjuhës,.... Ajo që njihet si krizë e retorikës, është më shumë se aq. Kërcënime, mallkime, kërcitje dhëmbësh, thirrje për dyluftim, të gjitha këto u bënë të zakonshme në jetën shqiptare."
    Problemin formal Kadare e lidh mjaft qarte dhe kuptueshem me ate te permbajtjes: "Ka kohë që pyetja për seriozitetin duhej bërë ngaqë ka kohë që kjo po ndodh e ne vazhdojmë të mos jemi seriozë. (Komedia e gjyqit të Gërdecit, zvarritjet, dredhitë janë më keq se një shuplakë që i bëhet haptas dinjitetit publik. Ajo bën pjesë në modelin që prej kohësh i propozohet këtij vendi, për të mos marrë seriozisht asgjë).
    Ka kohë që ky «banalizim i së keqes», siç është cilësuar, po rreh të modelojë moralin shqiptar."

    Ajo qe ne Shqiperi po ndodh eshte me te vertete nje "banalizim i se keqes" ne formen me te paster, pikerisht ashtu si e pershkruan Hannah Arendt dukurine e periudhes me te erret te shtetit gjerman.

    Personalisht nuk jam perkrahese e asnjeres force politike aktuale ne Shqiperi. Nuk mundem me gjithe deshiren e mire, sepse ndihem e tallur dhe e fyer nga politikanet shqiptare!

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-02-2011
    Postime
    2
    shume militante paska mor burr i dheut ,po ndonje qe do me shume kombin shqiptar se s.berishen dhe e .ramen a ka?se po kjo 'rrace' militanteshqe duartrokiste per e.hoxhen ,tani cirret per berishen e ramen qe ja kane shitur shqiperine grekut.shqiperia ka nevoje per shqiptare dhe jo per njerez pa shtylle kurrizore qe lindin e vdesin duke duartrokitur udheheqesin e rradhes

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •