Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 170
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nga Kosova vetem thirrjet histerike te kriminelit Qose po vijne ne Tirane.

    ku eshte Kosova tjeter... kosova qe nuk e do shqiperine te shkoj ne humnerat qe e cojn edvinet e Qoset.
    ajo duhet te flase..
    si ka mundesi qe dhe pas 21-shit kosova nuk flet.

    kjo heshtje qe perkthehet..pajtim me tom doshet e ed rucit.. do lej pas nji plage te rende qe do i largoje dy pjeset e kombit..

    pse nuk foli isa mustafa..

    as daci..

    askush..

    vetem helmi i qoses vjen nga kosova..

    kur qenka bere is mustafa vegel e ed rucit ose bashk mafie-beton?
    si ka mundesi LDK heshti per 21 janarin sikur te ishte ngjarje e ndodhur ne Tahiti..

    tmerr..

    ---


    ja gangsteri plak flliqan e serial killeri qose cfar shkruan perseri ne gazetat e mafies puciste.

    ---------

    Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Lajçakut të BE



    Nga Rexhep QOSJA

    SHFYTYRIMI I MADH

    Shqipëria po i çon botës lajme të këqija e të zymta për veten.
    Janë këto lajme të këqija e të zymta për Shqipërinë që botës ia çon klasa politike shqiptare.
    Ani çfarë lajmesh se!
    Në Shqipëri u bë grushtshtet! Ende është e paqartë kush e bëri: ushtria apo oligarkia e Partisë Socialiste!
    Në protestat që organizoi Partia Socialiste, Garda e Republikës vrau tre protestues të paarmatosur dhe plagosi rëndë e lehtë disa dhjetëra.
    Protestë shumë e madh në Tiranë. Mbi njëqindmijë qytetarë!
    Grushtshtet! Grushtet në Tiranë me bomba molotov, me çadra pistoleta, me stilolapse pistoleta dhe me thika të helmatisura – deklaroi kryeministri i vendit!
    Me teknologjinë e grushtshtetit Shqipëria ia ka kaluar Afrikës!
    Shqipëria në prag të luftës civile!
    Krahas protestës së paralajmëruar të socialistëve do të mbajë miting edhe partia në pushtet!
    Pas Tunizisë edhe Shqipëria. Kazani mysliman në botë do të vlojë! Pas Shqipërisë-Kosova e pas Kosovës Egjypti!
    Shkak i protestës së përgjakshme të socialistëve- megakorrupsioni i qeverisë. Dhe, vjedhja e votave nga Partia demokratike.
    Zëvendëskryeministri i qeverisë shqiptare i kapur në korrupsion.
    Kryeministri ndalon vendimin e prokurorisë së përgjithshme shqiptare për ndalimin e vrasësve të demonstruesve – gardistë të tij!
    Qeveria e kryeministrit Sali Berisha – universitet i korrupsionit në rajon!
    Këto lajme u sjellin shqetësim, keqardhje, dëshpërim të gjithë atyre që e duan Shqipërinë, që e duan Shqipërinë si atdheun e tyre sepse atdhe e çmojnë edhe në qoftë se jetojnë jashtë saj.
    Këto lajme u sjellin keqardhje edhe të gjithë miqve të Shqipërisë në botë, që e duan Shqipërinë, që e duan historinë e saj, kulturën e saj, gjuhën shqipe.
    Këso lajmesh, të zymta, për Shqipërinë klasa politike shqiptare i çoi botës edhe në vitin 1997. Ishin ato lajme për ish-sekretarin e organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në Fakultetin e Mjekësisë, që ishte njëkohësisht sekretar i organizatës së partisë në gjithë Universitetin Shtetëror të Tiranës, i cili kishte mbërritur të bëhej kryetar i Shqipërisë, por i cili çdo gjë ishte i gatshëm të bënte, por vetëm një gjë nuk ishte i gatshëm të bënte: nuk ishte i gatshëm, për kurrfarë çmimi, të bënte pajtim kombëtar me ish - bashkëpartiakët, me ish-bashkëpunëtorët, me ish-eprorët dhe me ish-vartësit e tij partiakë. Me ta, me ish- bashkëpartiakët, ish-bashkëpunëtorët, ish-eprorët dhe ish-vartësit, sekretari i partisë, i njohur për fundamentalizmin e tij partiak stalinist, thoshte: as në parajsë, as në skëterrë! Dhe, kjo politikë e tij e solli Shqipërinë në prag të luftës qytetare, disa shkruajnë, madje, se e solli në luftë qytetare, që për pasojë pati shumë shkatërrime dhe disa mija të vdekur – numri i saktë i të cilëve kurrë s’është shpallur! Ishin ato lajme për kryetarin e Shqipërisë, i cili në gjendje të jashtëzakonshme, që kishte shpallë vetë, u rizgjodh kryetar i Shqipërisë. Dhe, kështu, u vetëquajt kryetar demokrat sado i rizgjedhur në gjendje të jashtëzakonshme, në të cilën vriteshin qytetarë me urdhërat e tij. Pse jo! Në fakt, përpos kryetar i Shqipërisë, ai ishte edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Ministër i plotfuqishëm i Policisë dhe, madje, Shef i Sigurimit Informativ Kombëtar! Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e quajtën të domosdoshme të dërgojnë në Shqipëri politikanin e shtetarin austriak, Vranicki, për të ndërprerë luftimet mes partive dhe për të rregulluar punët e shqiptarëve të hasmëruar mesveti dhe punët e shtetit shqiptar të shpërbërë prej politikanëve të vet! Dhe, paqja u arrit, por urrejtjet midis pushtetarëve e pretorianëve të tyre nuk pushuan!
    Këso lajmesh, të këqija, të zymta, për Shqipërinë klasa politike shqiptare i çoi botës edhe në vitin 1998. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, me pretorianët e tij bëri grushtshtet. Gjatë grushteshtetit të tij, në të cilin nuk u përdorën shkopinj, guraleca, çadra pistoleta, stilolapsë pistoleta dhe thika helmuese, po armë të lehta e të rënda, puçistët që i kishin lexuar doracakët për grushtshtet të suksesshëm, përpos institucioneve kryesore shtetërore, pushtuan edhe Radio Televizionin shtetëror. Pas Luftës së Dytë Botërore ky ishte grushteti i dytë në Evropë –pas grushtetit të kolonelëve grekë prej të cilëve diçka edhe kishin mësuar!
    Puçistët me në krye Sali Berishën do ta kurorëzonin grushtshtetin me fitore të vërtetë sikur të mos ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian që shpejt çuan porosi: në Evropë dhe në Amerikë nuk mund të merret pushtet më me grushtshtete. E qartë, shokë puçistë! Dhe, puçistët u kthyen në zyrat e partisë së Sali Berishës, kurse kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, i cili kishte kërkuar shpëtim në Maqedoni, u kthye në atdhe, madje në kabinetin e tij.
    Këso lajmesh, të këqija, të zymta për Shqipërinë klasa politike shqiptare i çoi botës edhe në fillim të këtij viti, 2011.
    Bashkimi Evropian dhe SHBA-të u detyruan rishtazi të dërgonin ndërmjetësues në Shqipëri. Bota dyshonte në suksesin e tij dhe ky dyshim u dëshmua shpejt. Ndërmjetësuesi evropian donte t’i bënte qejfin krejt botës dhe babait, prandaj edhe s’mund të bënte gjë për popullin shqiptar. Dhe, kjo ua la të lirë hapësirën dyluftimeve partiake dhe përrallave të Sali Berishës duke e shtuar shumë valën e lajmeve të këqija, të zymta për Shqipërinë në botë. Ani çfarë lajmesh se! Secili më i zymtë se tjetri. Po i paraqes disa prej këtyre lajmeve për Shqipërinë jashtë Shqipërisë, kryesisht lajme-reagime në deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se demonstrata e organizuar prej Partisë Socialiste në të vërtetë ishte puç për marrjen e pushtetit me dhunë.
    Një partizan i Sali Berishës në Prishtinë u tha miqve të tij: Edi Rama me socialistët dhe Gjinushin e Ngjelën, ndoshta edhe do të bënte puç sikur të mos e dinte se do t’i ngjante si Sali Berishës më 14 shtator 1998: evropianët dhe amerikanët nuk do ta lejonin të kurdisej në pushtet. Kjo deklaratë, prandaj, është marrëzia e radhës e Sali Berishës.
    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi seriozisht se puçi u bë me bomba mollotov, me çadra pistoleta, me stilolapsa pistoleta dhe me thika të lyera me helm!
    Disa televizione dhe gazeta amerikane dhe evropiane shkruan: kësi puçi nuk është parë ende as në Afrikë, as në Azi, por as në Amerikën Latine. Puçet zakonisht bëhen me armë, duke përfshirë këtu edhe tanket, kurse Radiotelevizioni shtetëror është institucioni kryesor shtetëror që puçistët turren ta shtien në dorë.
    Një cinik italian, që kishte punuar në Kosovë në kuadrin e UNMIK-ut e që po dëgjonte bisedën e kolegëve për puçin në Shqipëri u tha atyre: Shqipëria ka një letërsi shumë origjinale; edhe kur është socrealiste, partizanët e Sali Berishës e quajnë moderne dhe disidente, prandaj pse të mos ketë edhe puç origjinal, që dallon prej puçeve të parakëve afrikanë, aziatikë dhe latinoamerikanë!
    Sali Berisha deklaroi seriozisht se bashkëpjesëmarrës të puçit të organizuar prej Partisë Socialiste, doravetë prej kryetarit të saj, Edi Tama, ishin kryeprokurorja, Ina Rama (të cilën e karakterizoi me cilësor të turpshëm që më vjen keq ta shënoj këtu), kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi dhe shefi i SHISH-it.
    Ohoho! Ohoho! Filluan të çuditen disa deputetë në Parlamentin Evropian. Gjuha tragjike politike - tha njeri prej tyre – lehtë mund të kthehet në gjuhë komike politike. Kusht për një shndërrim të tillë të gjuhës politike është formimi i djeshëm dhe inzhenieringu i sotëm politik i folësit.
    Një gazetare e njohur angleze, që i njeh mirë zhvillimet politike dhe shoqërore në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë, deklaroi se gjuha dhe sjelljet e kryeministrit të Shqipërisë janë paranojake!
    Kryeminisri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se ata që do të provojnë edhe njëherë të marrin ndërtesën e qeverisë derisa unë jam kryeministër do të marrin përgjigjen që kurrë nuk kanë qenë në gjendje ta imagjinojnë! Më së pari kjo përgjigje e imja do t’i jepet kryepuçistit, Edvin Kristaq Rama.
    Ohoho!Ohoho!Ohoho!Ohoho! U katërfishuan çuditjet e disa deputetëve të Parlamentit Evropian. Sali Berisha – tha njëri prej tyre - veç po i emërton viktimat e ardhshme të gardistëve të Republikës së tij!
    Lajmet e këqija, të zymta për Shqipërinë në botë u shtuan kur Sali Berisha ua shtoi nga një rrogë të gjithë policëve që u kishin qëndruar përballë protestuesve; kur ua shtoi nga dy rroga të gjithë policëve që ishin plagosur apo gërvishtur prej protestuesve; kur ua shtoi rrogat gardistëve që e kishin “mbrojtur” godinën e qeverisë së tij; kur e urdhëroi ministrin e financave të ndajë eurot me të cilët do të paguhen spiunët që do të “tregojnë” kush prej protestuesve dhe me çka ishte i armatosur; kur formoi Komision njëpartiak parlamentar për hetimin e puçit; kur u takua me policët dhe familjarët e tyre; kur u takua me gardistët që i quajti heronjt e ri të Shqipërisë demokratike, kur u takua me oficerët – gjeneralët, kolonelët dhe majorët e Ushtrisë së Shqipërisë si të ishte komandant suprem i tyre ai e jo kryetari i shtetit, Bamir Topi.
    Ohoho! Ohoho! Ohoho! Ohoho! Ohoho! U pesëfishuan çuditjet e disa deputetëve në Parlamentin Evropian. Me gjuhën që flet klasa politike shqiptare, me sjelljet që bën klasa politike shqiptare, me gjuhën që flasin dhe me sjelljet që bëjnë, sidomos, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian? A është e mundshme kjo? - e shprehu dëshpërimin e tij një eurodeputet. Shqipëria është kriza e Evropës. Si Bjellorusia. Nuk do ta rëndojmë Evropën me papërgjegjshmërinë e tyre? Nuk është e arsyeshme!
    Dhe, kështu vala e sjelljeve të çmendura politike në Shqipëri dhe vala e lajmeve të zymta që prej Shqipërisë shkonin në botë vetëm sa po rritej! Si pasojë e kësaj batice sjelljesh e lajmesh Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më në fund, sadopak e ashpërsuan gjuhën ndaj Shqipërisë. Kur e pa se gjuha e tyre sadopak po ndryshon, kryeministri Sali Berisha, i pushoi rrenat dhe kërcënimet. E harroi puçin. Ua la në përdorim vetëm disa pretorianëve të padukshëm më parë. Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi,prokurorja e përgjithshme, Ina Rama dhe Shefi i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, nuk po quhen më bashkëpuçistë. Pretorianët kryesorë të kryeministrit – ministri i Rendit Publik, ministri i Mbrojtjes, ministri i Rrugëve dhe deputetët e deputetet e shpërdorura në fushatën puçiste të kryeministrit njëherë për njëherë nuk shihen më në media. Fytyrat e tyre janë brë shumë të padëshiruara, madje të neveritshme, për shumicën e shqiptarëve, kurse gjuha e tyre politike shumë komprometuese për shtetin shqiptar në botë.
    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili dikur marrëveshjes prej pesë pikash të paraqitur prej Parlamentit Evropian në restorantin emërsimbolik Krokodili, i ishte përgjigjur shkurt Kurrë , tani do t’i thotë drejtorit menaxhues për krizat në Ballkan: “Vetëm më thuaj ç’të bëj tani dhe unë do të bëj”!
    Dëgjoni dhe shikoni mirë! Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i tha kështu “Vetëm më thuaj ç’të bëj tani dhe unë do të bëj” jo kryetarit të Bashkimit Evropian, jo komisioneres për siguri dhe politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, jo kryeministres së Gjermanisë, jo kryeministrit britanik, jo kryeministrit të Francës, të Danimarkës a të Holandës, po një çuni sllovak, i quajtur Mirosllav Lajçak, që zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian e çojnë në vendet e krizave ku përtojnë apo nuk denjësojnë të shkojnë vetë!
    Kryeministri i Shqipërisë mjerueshëm i gjunjëzuar para Lajçakut! Vetëm për të mbetur në pushtetin aq të ndotur prej vetë atij.
    Para tij, para Lajçakut, pra, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u bie hashe, domethënë i përbin, të gjitha ato që i kishte pështyrë gjatë tri javëve përpara: të gjitha gënjeshtrat, të gjitha mashtrimet, të gjitha kërcënimet, të gjitha marrëzitë, të gjitha paranojat, të gjitha ndyrësitë e tij të shqiptuara e të bëra në Shqipëri.
    Nuk ka dyshim se maska, që para shqiptarëve i kishte rënë që në vitin 1991, para zyrtarëve të institucioneve evropiane dhe amerikane i bie tek tani. Plotësisht. Por me shumë vonesë.
    Komprometimi i tij është i plotë.
    Gënjeshtari ontologjik tregohet edhe servil ontologjik. Pse jo? Rrena dhe Servilizmi ndaj të huajve e egërsia ndaj të vetëve janë mjeti i tij, taktika e tij, strategjia e tij, për më tepër qenia e tij.
    Por, komprometimi i tij është një komprometim edhe i shtetit shqiptar, madje, edhe i vetëdijes shtetërore shqiptare. Çfarë populli është ky që duron një kryeministër të këtillë: mashtrues, gënjeshtar, shpifës, fyes, fyes ndaj meshkujve dhe grave, i korruptuar, agresiv, kërcënues, servil, rrënues i parimeve, standardeve, vlerave themelore të demokracisë - do të thonë ata që thanë: Të mos e bëjmë Togon si Shqipëria! Të mos e tolerojmë një Shqipëri të dytë në rajonin tonë (latinoamerikan)!
    Çfarë populli është ky që duron një kryeministër të tillë, i cili nesër kur të mbetet pa pushtet mund të jetë i detyruar të dalë në gjyq për shkeljet e kushtetutës, aferat e ndryshme korruptive të anëtarëve të qeverisë së tij, tragjedinë e Gërdecit, vrasjen e dëshmitarit kryesor të Gërdecit, Kosta Trebickës, katër vrasjet në protestën e 21 janarit. E të tjera.
    Dinjiteti shtetëror i Shqipërisë, vetëdija shtetërore e popullit shqiptar, kultura e tij është rëndë e fyer prej kryeministrit të Shqipërisë dhe kryetares së Kuvendit të tij, Jozefina Topalli. Populli shqiptar duhet ta mbrojë e ta rikthejë dinjitetin e vet. Dhe vetëdijen e vet shtetërore. Dhe, do t’i mbrojë e t’i rikthejë duke e larguar Sali Berishën me shërbëtoren e tij prej pushtetit siç e largoi populli tunizian Ben Alinë, edhe pse Ben Alia ishte shumë më i kulturuar se kryeministri shqiptar dhe ashtu siç e largoi populli egjiptian Mubarakun, edhe pse Mubaraku ishte shumë, shumë më i qytetëruar se kryeministri shqiptar. E them me bindje e me përgjegjësi se: në qoftë se e largon Sali Berishën prej pushtetit, nderimi i botës për popullin shqiptar do të rritet dhe do të rritet-shumë, shumë, siç u rrit tani për popullin tunizian mbasi e largoi Ben Alinë dhe për popullin egjiptian mbasi e largoi Mubarakun.

    Prishtinë 10.2.2011.
    Po si more Qose çfarë populli jemi ne?!
    Ne jemi popull si ty Qose,shqiptar dhe jetojmë në një vënd që quhet Shqipëri.
    Ne jemi një popull që ta themi edhe ty se me këto që shkruan, nuk je në terezi!
    Si nuk shkruan një rresht për dhunën që u ushtrua ndaj shtetit dhe kush e ushtroi!!!
    Në gjithë këtë "zallamahi" që na përshkruan,pa faj na qënka PS-ja?!
    Të mos marrësh pjesë në parlament për një vit e gjysëm dhe qënke pa faj?!
    Të ushtrosh dhunë ndaj shtetit tënd dhe qënke pa faj?!
    Të mos çosh emrat e komisionerëve,d.m.th. të shkelësh kushtetutën dhe qënke pa faj?!
    Ti shikon,kupton dhe dëgjon por siç duket,alergjia ndaj Berishës nuk të lë të gjykosh!
    Lere për një çast Berishën dhe shikoje Shqipërinë tënde të dashur!
    A të intereson ty të merret pushteti me atë mosbindje civile?!
    A do pranosh ti të vriten të tjerë?!
    Apo edhe 13 mijë nuk janë gjë?!
    Nëse është kështu,vazhdo dhe shkruaj shoku Rexhep!

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    Po sipas disa burimeve ky qosiqi nuk eshte shqiptare hiq,as emrin e verte nuk e ka rexhep qosja por e ka ndryshe, ky person eshte pru nga mali i zi po me kete emer pasi eshte dresu qe te punoj si nje patriot shqiptar qe populli ti shkoj mbrapa,mirpo serbia e ka bere llogarin gabim se shqiptaret nuk mashtrohen leht,tani ky person ka mbetur si nje qen,kurse shpresa e fundit i ka mbet ne edvin ramen ne shqiperi dhe ne kliken e hashim thaqit ne kosoiv,nese edhe me keta nuk mundet me arrit me kry misionin qe ja ka dhan atdheu i ti ateher do ta pushkatojn vete ata qe e kan dresiru,
    Kjo ka ndodh sikur pas luftes se dyt botrore,kur serbia i shkolloi shum slla(rus,bullgar,serb,etj)dhe i bani hoxhollar,ua nderroi identitetin ua vuri emat mnusliman dhe i shkepi neper troje shqiptare,ku nepermes tyre i arriti qellimet qe i kishte planifiku at bot,Ashtu ka vepru dhe me shum qosiqa tjer ne shqipri ne kosov makedhoni etj.
    Edhe un nga pleqet tan kur u bejshin keso bidseda,kam ndegju qe qosja nuk eshte fare shqiptare,por vetem nje serb,i prgatitur dhe shkooluar enkas me identitet tjeter i futur ne kosov,dhe me ndihmen e vet serbis ky arrit te behet akademik por edhe patriot qe me von ti shkon populli mbrapa,por ket kurth heret e kishin pas kuptu dhe pleqet tan.

  3. #163

    Rexhep Qosja, ky ligjërues vajc .

    Rexhep Qosja, ky ligjërues vajc .


    E martë, 22 Shkurt 2011 14:20 . .
    Nga:AMIK KASORUHO

    http://www.panorama.com.al/panorama/...20kasoruho.jpg

    Herën e parë pata dëgjuar për z.Qosja kur nisi të dialogonte me shkrimtarë, rreth viteve ‘70. Aso kohe nuk kisha as mundësi dhe as të drejtë t’u afrohesha qarqeve të shkrimtarëve: ish të burgosurit kishin vetëm detyrime dhe jo të drejta. Nuk qenë pjesë e atij dialogu të gjithë shkrimtarët e internuar, burgosur apo vrarë si Mark Ndoja, Lame Kodra, Arshi Pipa, Qemal Draçini, Musine Kokalari, Donat Kurti e dhjetëra të tjerë.
    Z. Qosja pati jehonë në Shqipërinë e diktatorit Hoxha. Ndoshta, sepse zbuloi me veprën e tij që realizmi socialist na qenkësh romantizëm dhe jo realizëm. Nuk e stigmatizoi atë rrymë për skematizmin dhe ideologjizimin e krijimtarisë letrare.
    Kështu ndoshta mund të shpjegohet pse në Shqipërinë socialiste ai qe një nga shkrimtarët e paktë kosovarë të botuar në Tiranë.
    Mungesa e titujve akademikë nuk më bën të ndihem inferior e të mos e them fjalën time për z. Rexhep Qosja, i cili nuk ngurron të vejë titullin përpara emrit, sa herë që boton ndonjë shkrim.
    Përpara se të shkruaj mendohem gjatë, qoftë edhe për një paragraf, me merakun se mos ndonjë fjalë e saj mbart urrejtje dhe përçmim. Me asi fjalësh kemi qenë mbërthyer gjatë gjithë kohës së diktaturës.
    Këto ditët e fundit më qëlloi të lexoja një shkrim tij, ku përsëritej deri në mërzi një pasthirrmë ironike e mjerane. Shprehja ngazëlluese – ohoho!- që përshkon atë shkrim të stërzgjatur, i cili mbron me patos, një përpjekje të dështuar për shkatërrimin e Tiranës, apo edhe të Shqipërisë me demonstratën e dhunshme të 21 janarit, shprehje kjo e shkruar nga akademiku Qosja, më mbeti në kujtesë po aq sa më kanë mbetur edhe ngazëllimet histerike të turmave në kohën e rinisë sime, kur dënoheshin, vareshin, pushkatoheshin dhjetëra intelektualë të pafajshëm nga regjimi komunist. Perceptimi i z. Qosja për gjithë absurdin e ndodhur në 21 janar, fajësimet që ia vesh veresie forcave të rendit, të kujtojnë pretencat e prokurorëve të dikurshëm të “pushtetit popullor”.
    Gjykimi, mënyra e të shprehurit e z. Qosja nuk bëjnë tjetër, veçse thellojnë edhe më shumë çarjen që dikush po përpiqet të krijojë midis popullit shqiptar. Përmendja e përsëritur e emrit të Kryeministrit të Shqipërisë, gjatë gjithë shkrimit është një përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën historike, një djallëzi e pashoqe, e cila nuk i ka hije një burri të pjekur, që pretendon fort se e njeh gjendjen e Shqipërisë dhe gjithë problemet e saj kulturore, politike, shoqërore.
    Nuk është aspak etike t’i përmendësh Kryeministrit të Shqipërisë të kaluarën e tij në radhët e PPSH-së dhe të heshtësh për kontributin e tij të madh gjatë 20 viteve për demokratizimin e Shqipërisë. Është djallëzore fakti që nuk përmendet aspak e kaluara e ish-ministrave të kohës së PPSH-së, të cilët militojnë në forumet udhëheqëse të Partisë Socialiste. A thua nuk duhet kërkuar këtu keqdashja?
    Asnjëherë ky akademik, avokat i zjarrtë i kryetarit aktual të Partisë Socialiste, nuk është ndier ngushtë, për faktin që i përkëdheluri i tij nuk ka folur asnjëherë për Kosovën, për të drejtat e shqiptarëve në atë rajon. Dhe, si rastësisht, harron të përmendë kontributin e madh të Berishës për çështjen e Kosovës.
    Prej zotërisë kam pritur një prononcim shumë të fortë për një zviceran që fyen fatin e qindra kosovarëve dhe shqiptarëve, duke i akuzuar për krime lufte. Ato ditë që Dik Marti do lexonte raportin e tij, këtu shpërtheu një dhunë e pashembullt, një përpjekje për të destabilizuar shtetin. Dhe në korin e atyre që shprehën indinjimin për këtë raport (qofsha i gabuar), nuk gjeta emrin e zotit Rexhep Qosja. Çuditërisht e gjeta në tri gazeta të Tiranës, kur ndjeu nevojën të jepte mendimin e tij (krejt të njëanshëm dhe keqdashës) për Kryeministrin shqiptar, Berisha.
    Mohimet e mëdha të z. Qosja njihen dhe janë lexuar. Ishte pikërisht ai që i mohoi letërsisë shqiptare vlerën e saj dhe shkrimtarët tanë i degdisi deri në Librazhd, duke e ngritur veten dhe vetëm veten në nivelin e shkrimtarit europian; ishte pikërisht z. Qosja, që si pakkush nuk la gjë pa thënë kundër shkrimtarit dhe njeriut Kadare. Dhe përsëri, qe ai që në debatin për identitetin tonë kombëtar, futi me zell ligësinë, zilinë dhe mllefin e tij akademik!
    Nuk kam parë shqiptar të mos gëzojë për heqjen e vizave, ndërsa akademiku habitet kur ne gëzojmë, sepse ai nuk e ka provuar çdo të thotë të jesh i penguar në lirinë tënde.
    Nuk kam parë dhe dëgjuar asnjë shqiptar, prind, bashkëshort, fëmijë të mos jetë ndjerë krenar për gjestin e forcave të rendit më 21 janar, kur mbronin institucionet, apo kur njëri prej tyre ngrinte flamurin kombëtar, duke e mbrojtur nga breshëritë e gurëve dhe thirrjet histerike. Unë kujtoj sa gjak e sakrificë është dashur për të atë flamur, edhe në sheshet e Kosovës.
    Më krijohet përshtypja se zoti Qosja, duke shprehur inatshëm mllefin që ushqen ndaj Kryeministrit Berisha ai, (pa dashur?!) mohon qëllimisht të gjitha arritjet e popullit tonë gjatë këtyre njëzet vjetëve. Errësimi i atyre të vërtetave që u panë nga të gjithë ata që më 21 janar ishin para televizorit, është një akt i dënueshëm. Një njeri që shkruan me kaq shumë mllef dhe urrejtje, nuk mund të jetë i besueshëm në keqardhjen e tij për të vrarët, vdekja e të cilëve, përtej keqardhjes po përdoret politikisht, duke u harruar respekti njerëzor për vetë vdekjen.
    Asnjë anëtar i Partisë Socialiste nuk e shpreh mllefin dhe urrejtjen për Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Demokratike, aq sa zoti Qosja. Kjo më bën të mëdyshem gjatë leximit të mendimeve të shprehura prej tij. Jam i bindur se po nuk pate ide të qarta, nuk mund të shprehesh me një gjuhë të kuptueshme.
    Kjo kohë ka përcjellë mjaftueshëm tension dhe ngritje nervash mes tonë. Jemi acaruar shumë, nuk përjashtohet që në këtë acarim të kenë gisht edhe fqinjët tanë, që asnjëherë nuk na e kanë dashur të mirën.
    Nëse z. Qosja do të ishte ndier sado pak shqiptar, do të kishte menduar se ajo për të cilën kemi nevojë është një këshillë a sugjerim, që miku i vërtetë di dhe jep. Gjë që nuk ndodh me shkrimin e gjatë të zotit Qosja.
    Në mos jam shkrimtar i rangut të dialogjeve me z. Qosja, ky shkrim shpresoj të shërbejë si një ogur i mirë që shqiptarët dhe shqiptaret mos kërkojnë benzinë për zjarrin e urrejtjes. Nuk besoj që demokracinë e fituam për të harruar edhe një herë gjithë martirët dhe të thurim lavdi, apo ndjellim urrejtje për lider e kryetarë, por ajo që besoj më fort është se demokracinë e kemi dhe e duam për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të dashur më shumë Shqipërinë.

  4. #164
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!

    Qosja ende nuk ngiti zërin kundër rexhimit jo demokratik e antishqiptarë në Kosovë.
    Nuk e di , por besoj se kjo kritikë që Qosja i ka bërë një intelektuali servil në Shqipëri , do të përshtatej mjaft shumë me servilizmin e vet Qosjes ndaj hashim kriminelt dhe hijenave të tij që e rrethojnë.
    Krejt cka tha për Kosven tha "...gati sovrane"



    Qosja: Situatës i bëjnë dëm intelektualët servilë
    Nga: REXHEP QOSJA


    Përkufizimi i popullizmit
    Është profesor universiteti; dhe shkencëtar. Është ulur karshi gazetares, dikur spikere, kurse tani edhe spikere edhe gazetare.
    E ka mbushur mirë karrigen.
    Flet gjithnjë duke qeshur.
    Dhe, ashtu, i shkrirë në gas, thotë, pa e pyetur gazetarja, se i do shumë e i lexon shpesh, Konicën dhe Fishtën. Vetëm ata të dy, nuk përmend tjetërkënd -as Naimin, as Nolin, as Lasgushin, as Migjenin! Nuk ka dyshim se Konicën e Fishtën nuk i lexon pse janë të mëdhenj (ç'është e vërteta i dyti shkrimtar i madh, kurse i pari mesatar), por pse, ia merr mendja atij, profesorit dhe shkencëtarit tonë, është e leverdishme të thotë se i do shumë dhe i lexon shpesh!
    Shihet: është i lumtur.
    Sikur të ma falte vetëm një pjesë të vogël të asaj lumturie, ndoshta, do të pajtohesha me shumë çka shoh e dëgjoj sot në jetën tonë, sidomos, në jetën tonë politike. Por, kështu siç jam, pa atë lumturinë e tij, nuk po mund të pajtohem me gjithë çka shoh e dëgjoj, sado mospajtimi më sjell shumë goditje, fyerje, denoncime, gënjeshtra me të cilat bëhen përpjekje të më kyçet goja! Kot. Jam mësuar t'i duroj. Dhe, t'i dëshiroj, sepse e di se sa më tepër të më sulmojnë sot aq më shumë do të jem i çmuar e i dashur nesër, prej brezave të ardhshëm. Pse jo? Do të kuptojnë se për ta, për brezat e ardhshëm, bëj betejat kundër gënjeshtrave, mashtrimeve, padrejtësive, korrupsionit, dhunës e dhunëtarëve. Dëshiroj që ata, brezat e ardhshëm, të mos jetojnë me gënjeshtra, e ndër gënjeshtra, mashtrime, padrejtësi, korrupsion, dhunë si ne, sot dhe deri sot.
    Intelektuali, profesori, shkencëtari, që është ulur karshi gazetares, i shkrirë në gas, flet për demonstratat në përgjithësi, kurse për demonstratat e 21 janarit në veçanti.
    Nuk mund ta di a e kanë thirrur të flasë apo është paraqitur vullnetarisht që të flasë për to.
    Prej të gjitha atyre që thotë në bashkëbisedim me gazetaren, e cila njëkohësisht është edhe spikere, në mendje më nguliten dy tema: popullizmi dhe politizimi, në të vërtetë përkufizimet që u bën ai popullizmit dhe politizmit.
    Të them pa u vonuar: edhe popullizmin, edhe politizimin i shpjegon dhe i përkufizon jo siç është e vërteta, jo siç mendon, ndoshta, edhe vetë, por siç i përgjigjet pushtetit, atyre për hir të të cilëve merr pjesë në emision!
    Ndihmona, Zot!
    Popullizmi, thotë, natyrisht i buzëqeshur, të çon në rrugë të gabuar!
    Dhe, si shembull me të cilin do të donte ta bënte të bindshëm këtë përkufizim, i merr pikërisht demonstratat e 21 janarit, për dënimin e të cilave është ftuar apo është paraqitur vullnetarisht që të flasë në televizion.
    Meqenëse në demonstratat, në protestat, në grevat është i përmbajtur popullizmi; dhe, meqenëse demonstratat, protestat, grevat janë shprehje e popullizmit, atëherë për të dy këto arsye demonstratat, protestat, grevat janë një e keqe politike dhe shoqërore, që do të duhej të mos ndodhë!
    Çka të them për përkufizimin që intelektuali ynë, profesori ynë, që dëgjoj, i bën popullizmit?
    Nuk besoj se ai, intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj në televizion sot, nuk e di se demonstratat, protestat, grevat, në përgjithësi, prandaj edhe protesta e ndodhur e 21 janarit, janë institucione të rëndësishme të demokracisë, të pranuara si të tilla, si demokratike, në kushtetutat e të gjitha vendeve demokratike.
    Nuk besoj se intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, nuk e di dhe nuk e sheh se në shumë vende në kontinentin evropian dhe në kontinente të tjera shumë shpesh bëhen demonstrata, protesta, greve, të cilat, në të shumtën e herave, e përmirësojnë gjendjen e atyre që çohen në demonstrata, në protesta, që hyjnë në greva.
    Nuk besoj se intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, nuk e di se në sajë të demonstratave, protestave, grevave janë zgjidhur dhe vazhdojnë të zgjidhen çështje për hir të të cilave edhe bëhen ato demonstrata, protesta, greva.
    Nuk besoj se intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, nuk e di se me demonstrata, protesta, greva shumëherë dhe shumëkund i është kontribuar dhe vazhdon t'i kontribuohet shumë demokracisë: zhvillimit, ngritjes, përshtrirjes së saj. Nuk besoj se intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion nuk e di se edhe çështje të mëdha kombëtare janë ngritur , janë ndërkombëtarizuar dhe, më në fund, janë zgjidhur, duke sjellë pavarësinë e disa kombeve, në sajë të demonstratave, protestave dhe grevave.
    Pse, atëherë, i dënon ai demonstratat?
    Intelektuali ynë dhe shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, i dënon demonstratat, protestat dhe grevat, sepse , duke i dënuar ato, do që t'i urojë ata që demonstruesit, protestuesit dhe grevistët i heshtin apo edhe i lajnë në gjak! Si më 21 janar!
    Përkufizimi i politizimit
    E thash se përpos për popullizmin, intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj e dëgjoj në televizion sot, flet edhe për politizimin, në të vërtetë bën një përkufizim të politizimit, ashtu siç e bëri edhe përkufizimin e popullizmit.
    Dhe, thotë shkurt: politizim ka në shtresat e ulta. Pikërisht kështu: politizim ka jo në shtresat e larta po në shtresat e ulta. Domethënë: politizimi është një e keqe që karakterizon vetëm shtresat e ulta! E shtresë e ultë, dihet, janë fshatarët, punëtorët, zanatlinjtë, nëpunësit e vegjël, në përgjithësi të pangriturit! Skamnorët! Sigurt do të thotë, me buzëqeshtje edhe tani, se si të pangritur që janë, si skamnorë që janë ata edhe shfrytëzohen për demonstrata, për popullizëm, prej njerëzve të ndryshëm të politikës, që janë kundër atyre që ai, intelektuali ynë, shkencëtari ynë uron: që të jenë gjithmonë në pushtet! Qoftë dhe kur vrasin demonstrues siç vranë më 21 janar.
    Duke folur për politizimin prej të cilit vuajnë vetëm "shtresat e ulta", intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, shton: ne jemi Evropë! Domethënë: pikërisht pse "jemi Evropë" as në shtresat tona të ulta nuk guxon të ketë politizim siç s'paska në Evropë!
    Prej shpjegimeve të këtilla që jep intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, rrjedh përfundimi: në Evropë nuk ka politizim të "shtresave të ulta", sepse politizimi, në këtë mes politika, është privilegj vetëm i shtresave të larta: i shtresave të larta sikundër është ky intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj në televizion sot dhe siç janë ata të cilëve ai do t'u servilizojë sa më barkazi me këto shpjegime të tij jo vetëm kundërdemokratike, por edhe fyese ndaj "shtresave të ulta", ndaj fshatarëve, punëtorëve, zanatlinjve, nëpunësve të vegjël, ndaj prindërve të shumë pjesëtarëve të "shtresave të larta", madje, ndaj prindërve të shumë pushtetarëve të cilëve ai u serviloset aq barkazi!
    Pse intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj e dëgjoj në televizion sot, e shvlerëson aq shumë politizimin? Pse intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj në televizion sot, ua merr të drejtën "shtresave të ulta" që të mendojnë politikisht, që të kenë bindjet e tyre politike, që t'i shprehin edhe me demonstrata, protesta dhe greva përkatësitë dhe dëshirat e tyre politike?
    Pse, vërtet, pse?
    Pse intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj e dëgjoj në televizion sot, çohet kundër të drejtës demokratike të qytetarëve për t'u çuar në demonstrata, në protesta, në greva, duke i quajtur këto prodhuese të popullizmit: të popullizmit që, thotë ai, të çon në rrugë të gabuar?
    Ka vetëm një përgjigje të sigurt në këto dy pyetje: sepse është servil; sepse do që t'i servilizojë pushtetit të përtashëm në përgjithësi, kurse ndonjë pushtetari të përtashëm në veçanti; sepse është mësuar që me servilizëm ndaj pushtetit në përgjithësi, kurse ndaj ndonjë pushtetari në veçanti, të përfitojë, t'i shtojë leverditë, që mund t'i ketë të ndryshme. Ato e bëjnë të lumtur. Dhe, le ta bëjnë. Sot si dje!
    Duke e dëgjuar intelektualin tonë, shkencëtarin tonë, që shikoj dhe dëgjoj në televizion sot, se çka flet për demonstratat, për popullizmin dhe për politizimin e "shtresave të ulta", aq shumë të nënçmuara prej tij, mendja më kthehet në Kosovën e kohës së komunizmit dhe në demonstratat, protestat, grevat e shpeshta që bëheshin kundër regjimit serb. Edhe atëherë disa intelektualë, shkencëtarë, shkrimtarë e krijues të tjerë pa kërkesë apo, me kërkesë të komitetit të LKK-së, ngriheshin kundër popullizmit, që nuk ishte nocion shpesh i përdorur e, në mënyrë të veçantë, kundër politizimit. Jo njëherë i kam dëgjuar disa prej tyre duke thënë se nuk duhet të politizohen njerëzit, nuk duhet të politizohet populli; dhe, nuk duhet të politizohen njerëzit, nuk duhet të politizohet populli, sepse ka kush merret me politikë, janë të merituarit e politikës, udhëheqjet politike që merren me politikë! Çka do të bëhej po të merreshin të gjithë me politikë? Nuk do të kishte kush të punonte: as në fabrika, as në ara e livadhe, as në arsim, as në shëndetësi!
    Pse këta intelektualë - shkencëtarë, shkrimtarë e krijues të tjerë ngriheshin kundër të ashtuquajturit politizim? Pse thoshin se nuk pajtohen që të gjithë të fusin hundën në politikë? Pse thoshin se ka kush merret me politikë edhe për ta, në vend të tyre?
    Ka vetëm një përgjigje të sigurt: sepse ishin intelektualë servilë dhe donin t'i servilizonin pushtetit komunist. Ishte koha kur shqiptarët, më së shumti studentët, punëtorët, fshatarët, kur e kur edhe nxënës të shkollave të mesme, bënin demonstrata, protesta, greva kundër politikës së shtypjes e të dhunës së pushtetit serb e me të edhe të pushtetit jugosllav ndaj shqiptarëve në Kosovë.
    Nuk është e nevojshme të flitet tani se sa i madh, se sa vendimtar ishte roli i këtyre demonstratave, protestave, grevave për ardhmërinë e Kosovës, për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës. Është e padyshimtë se pa to Kosova nuk do të ishte çka është sot: Kosovë e lirë, e pavarur dhe gati sovrane. Dhe, nuk do të ishte çka është sot, sepse pa to nuk do të krijohej as Ushtria Çlirimatre e Kosovës, që e çliroi Kosovën.
    Sasia sjell cilësinë
    Të ngrihesh kundër demonstratave, protestave, grevave siç ka ndodhur dhe siç po ndodh të ngrihen disa intelektualë, shkencëtarë e krijues tanë të tjerë, siç u ngrit kundër demonstratave dhe kundër politizimit "të shtresave të ulta" intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj në televizion sot, domethënë të ngrihesh kundër demokracisë pa të cilën nuk ka liri, domethënë të vihesh në shërbim të regjimeve edhe kur ato shpërdorojnë demokracinë, edhe kur ato shkelin Kushtetutën e vendit, edhe kur ato e humnerojnë kulturën politike dhe kulturën në përgjithësi, edhe kur ato i bëjnë mjete të tyre gënjeshtrën dhe dhunën, edhe kur ato vrasin protestues që protestojnë kundër korrupsionit dhe dhunës së tyre, siç vranë më 21 janar!
    Tiranët, despotët, diktatorët nuk i bën të tillë natyra; nuk i bën të tillë i Madhi Zot. Jo. Tiranët, despotët, diktatorët i bëjnë të tillë servilët, lajkatarët, puthadorësit - kjo faunë rrëshqanësish njerëzorë, që aq shumë rrenën, mashtrimin dhe dhunën e ka frymëzuar dhe e ka bërë të mundshme në jetën tonë.
    Pas rënies së komunizmit servilizmi ndaj pushtetit do të duhej të ishte komprometuar njëherë e përgjithshmonë në jetën tonë politike, kurse servilët, lajkatarët, puthadorësit, do të duhej të kishin marrë mësimin e duhur. Por, sikundër po shihet, jo vetëm prej servilizmit të intelektualit tonë, të shkencëtarit tonë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, që nuk do të përtonte t'i servilizonte as kolonelit të çmendur të Libisë, siç s'po përton t'i servilizojë kryeministrit delikuent dhe parak të Shqipërisë, kjo nuk ka ndodhur: as servilizmi nuk është komprometuar, as servilët, puthadorësit e të pushtetshmëve nuk kanë marrë mësimin e duhur, në sajë të të cilit do të duhej t'u drejtohej kurrizi aq shumë i përtokur.
    Servilë, puthadorës, sot, ndoshta, mund të ketë pak më pak se në kohën e komunizmit, por aftësia e tyre për të servilizuar, për t'u përtokur është përsosur. E kuptueshme: sasia e djeshme e servilizmit ka sjellë cilësinë e sotme të servilizmit, që aq mjeshtërisht, aq artistikisht, aq puthadorshëm e tregoi intelektuali ynë, profesori ynë, shkencëtari ynë, që shikova e dëgjova në televizion sot, e që aq shumë i do e aq shpesh i lexon vetëm Konicën dhe Fishtën! As Naimin, as Nolin, as Lasgushin, as Migjenin, por vetëm Konicën e Fishtën!
    Medet për ne! Medet për mua! Pesëdhjetë vjet bëj punë Sizifi: të gjitha betejat kundër servilizmit i kam humbur! Shkolla jonë e servilizmit po tregohet shumë më ndikuese dhe shumë më e çmuar se vepra ime!
    Prishtinë, 6.3.2011
    (Artikull i botuar në Gazetën Shqiptare)
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Rexhep Qosja eshte SHQIPTAR.
    Zagaret lehin kot.
    Por klasa degjenerate e sotme e quan te skaduar!
    Sa i MADH eshte.

  6. #166
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!




    Citim Postuar më parë nga N.Lajthia Lexo Postimin
    Rexhep Qosja eshte SHQIPTAR.
    Zagaret lehin kot.
    Por klasa degjenerate e sotme e quan te skaduar!
    Sa i MADH eshte.
    o Lajthi , nuk e ki lexu Qosjen ti po duket.
    Nuk besoj se atij do ti përlqente ti thuhet "Sa i MADH është"
    Lexoje Qosjen cfarë thot për kësi mbiemra!

    Qosja është SHQIPTARÊ , por i tillë duhet edhe të mbetet!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #167
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Duket si ze ne shkretetire. Rexhep Qosja eshte thuajse i vetmi ze, i cili flet qarte, drejtperdrejt, pa ekuivoke.

    Ndonese nuk pajtohem me te gjitha idete qe ka shpalosur ne artikujt e tij te meparshem, me kete pershkrim te intelektualeve servile - jam totalisht dakord.

    I lumte dora qe e ka shkruar, edhe mendja, edhe shpirti!

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per veten e ka shkruar.

    ai eshte servil i vjeter ne servilizem.

    ja ka bere autoportretin vehtes pisi..
    mir ka bere..

    eshte gati tja lepije hallatet gramoz rucit e taulant balles..

    ke te fala i thoni nga zan caushi e luiza vampirja..

  9. #169
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ketu jeni ? haj nje pershendetje per te gjithe ju ne kete teme,teme e atyre qe gjuajn nje gure ne uje ,dhe mepastaj nje komb mundohet ta nxjerri me dekada!

    "Mosbindja" do te thote jete jashta sistemit te organizuar politik, dmth mosrespektim ligji dhe institucioni dmth anarki ,dmth crregullim i jetes normale te nje kombi....ka ndegjuar akademiku per zgjedhje te lira dhe vote shumice ne rruge normale demokratike dhe te qytetruar?

    Elektorati te sjelle ne pushtet dhe te largon me vote te lire! te tjerat jane humbje kohe dhe ngecje ne zhvillim-vendnumrim,percarje ,dhimbje kombetare dhe varrosje e nje perspektive per zhvillim ,bashkim dhe lumturi te pergjithshme kombetare!

    me nderime ,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anëtarësuar
    02-08-2008
    Postime
    251
    o Sali Berisha o BABA I KOMBIT SHQIPTAR, edhe PIKE.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •