Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Ajo Vdiq

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Ajo Vdiq

    DASHURI


    Erdhi errėsira, e bashkė me zbehjen e dritės, kur nata qėndroi mbi mua e rreth meje pėr tė mė bėrė shoqėri, u mbaruan fjalėt, dhimbja ime u nis drejt venave pėr tė mė helmuar shpirtin duke klithur: Ajo vdiq!
    Pas kėsaj, shpirti im u flak gjithė pėrbuzje nė botėn jashtė meje, i vuri zjarrin vetes, nisi tė digjej nė njė tym tė dendur tė zi, dhe depėrtoi nė lėkurėn e njė qeni kobndjellės, qė cmendurisht vrapoi nė varreza, aty ku ATA po hapnin njė varr pėr time bijė nė mes tė natės. Qeni ndaloi dhe lėshoi njė kujė, qė mbushi si njė lėng i ngjitshėm nė duar, gropėn e zbrazėt nga dheri. Varrmihėsit shtangėn, u pėrpėlitėn mes frikės e dhimbjes kur qeni u tregoi dhėmbėt, e nėn kėrcėnimin e tij pėr pak u tėrhoqėn mbrapa pėr tė rėnė nė varrin e ri. Kurse unė, pa ndjekur dot veprimet e njėpasnjėshme, rashė nė njė gjumė, ah, sa do tė dėshiroja tė ishte vdekje pėrhumbja qė solli pakėz prehje nė mendimet e mia.

    ^ ^ ^

    -Ku jam kėshtu?!-pyes veten dhe shoh dhomėn e zbrazur, tė rrokullisur pėrmbys, me xhama tė thyer, dritare qė nuk janė nė vendin e tyre dhe gjak gjithandej. Pastaj ndjeva njė tronditje tė cuditshme nė zemėr, sikur ajo qė po pėrjetoja ishte njė eksperiencė e trupit dhe jo e shpirtit, mė tej sikur tė mos kishte ndodhur aspak rrėmuja e mėparshme e inatit tim, u pėrplasa nė gjunjė e klitha:
    -Eni vdiq!
    Vajza ime mė braktisi. Katėrmbėdhjetė vjetėt e saj ishin shumė pak, ishin njė krim ndaj Zotėrve nė qiej qė zgjatėn dorėn pėr tė marrė ekzistencėn e porsaformuar.
    Kur u ul vala e mendimeve tė mia, si ngurtėsoi llava e zjarrtė qė plluskonte prej indeve dhe dhimbjes sime, e kuptova sa keq do tė ishte tani pa atė. E ndjeva se edhe unė do tė vdisja shumė shpejt, se nė vetminė time nuk do tė ishte e mundur njė mbijetesė pa Enin. Pastaj u pėrpoqa tė sjell ndėr mend tiparet e gjalla tė saj, por vėshtrimi i turbullt mė formuloi njė trup tė paformė, qė i ngrirė qėndronte si statujė mbi shtratin ku flinim tė dy bashkė cdo natė.
    -Babi, mos u mėrzit kur unė tė vdes! Gjithmonė do jem pranė teje, nuk tė braktis si tė tjerėt!
    E ku janė demonėt e botės, qė vendosin drejtėsinė e kėsaj jete muti?-klitha me njė pasion tė tėrbuar pėr tė vdekur e pėr t’i dhėnė asaj frymė sėrish.
    -Sa mirė tė shohėsh gjithcka nga lart, ėshtė shumė bukur tė jesh e tejdukshme qė tė tė shohin vetėm njerėzit qė ti do dhe askush tjetėr. Eh, babi. Unė do tė jem njė ėngjėll dhe gjithmonė do tė vij tė strukem tek ty, tė fle me ty, tė tė mbroj ty, tė tė dua ty sepse ti s’ke asnjė tjetėr, je vetėm…
    Dialogjet e vajzės sime erdhėn si njė vaj i pėrzishėm, i kobshėm, i njėjtė me klithmat e bashkėmoshatareve tė saj qė e vajtuan me zė, si tė rritura, tė droguara nga frika e dėshira pėr tė mos humbur Enin edhe ato.
    Pa dashur, rashė sėrish nė shtrat, i dendur me valiume pėr t’i prerė rrugė mendimeve, qė tėrbueshėm kafshonin mishrat e trurit tim tė varfėr.

    . . .
    -Eh, dashuria, dashuri!
    Dikur jetonte njė qytet vetėm pėr dy njerėz, i formuluar pėr ndjenja pėrrallore, me tė cilat ata ushqenin njėri tjetrin. Vajza ishte e lumtur, e qeshur, ndjente njė dhimbje pėr tė dashurin e saj, sepse e donte aq fort, nė pėrmasa aq tė pabesueshme sa njė fije e flokut tė tij i tensiononte shpirtin dhe e helmonte nė skutat mė tė errėta tė zemrės.
    Foleza qytet e tė rinjve tė dashuruar, ishte njė zinxhir qė pėrhapej kontureve dhe e bėnte tė tejdukshme strehėn nė sytė e njerėzve normalė apo tė padashuruar.
    Dikur, djali nėn tensionin e hormoneve tė veta, i dehur keqas nga alkoli dhe afshi qė i verbonte syte, pėrdhunoi nė njė natė pa hėnė dėshirat, besnikėrinė dhe gjumin e vajzės. E keqtrajtoi dhe bėri tė zhdukej pėrfundimisht lidhja shpirtėrore e tyre qė do idealizohej nga martesa.
    Kėshtu, duke thyer premtimet dhe ndjenjat e veta, djali garantoi njė vdekje tė pahirshme, jo tė denjė pėr vajzėn qė dashuronte, ajo dha shpirt po atė natė, kurse tė nesėrmen i gjithė qyteti nga i tejdukshėm u materializua falė shkatėrrimit qė i erdhi nga tėrbimi i djaloshit. I errėsuar nga dhimbja, mėkati dhe pafuqia ndaj vdekjes, duke i vėnė zjarrin inatit dhe qytetit tė vet, djaloshi vdiq i karbonizuar nga flakėt, qė shėmben romantizmin dhe kolonat e qytetit, mbi rrėnojat e tė cilit, akoma e nxehtė dhe e paformėsuar, si feniks persian, lindi dashuria reale, mėkati fillestar, pasioni shpirtėror dhe epshi fizik. Ky qytet, rrėnojat e tė cilit sot janė tė pashėnuara nė cdo lloj harte, ėshtė pikėtakimi i dashurive tė vdekura me ato tė gjalla, kėshtu ka qėnė dhe do tė jetė hėpėrhė pėrjetėsisht…


    . . .
    Nuk po fle dot, ekzistenca ime ėshtė bėrė e pamundur, trupi sa po vjen dhe po rėndohet nga njė shėmti gjithnjė e mė e dukshme. Vuajtja ėshtė shtresėzuar nė trupin tim. Nuk e ndjej kohėn nėse ikėn apo ka mbetur nė vend, e aq mė keq akoma s’e dalloj dot nėse jetoj sot, pėrderisa pėr mua vetėm e shkuara egziston.
    Mė ndodh qė tė shoh nė endėrr edhe atė, gruan time tė dikurshme, nėnėn e Enit tė cilėn falė rastėsisė e takova dhe e braktisa dy herė: Rradhėn e parė kur ngjizėm foshnjėn tonė pa dijeninė e asnjėrit, dhe sėrish pas 9 muajsh, kur ndjeva nė duar pėrgjėgjėsinė e njė vogėlusheje qė mė shihte me ėmbėlsi dhe mė fliste nė njė dialekt tė panjohur nga mua.
    Qė atėherė pėr gruan, nėnėn e Enit, nuk kam ditur asgjė, megjithatė gjithnjė i kam folur time bije pėr njė grua aq tė bukur e tė kėndshme, sa ka qėnė pak pėr t’i thėnė pėrrallore, me impulse dhe instikte tė tilla sa ka qėnė e parezistueshme pėr cdo lloj burri, tė cdolloj kategorie nė gjithė botėn.
    Sa herė flisja pėr tė, vajza ime qeshte, mė shihte me vėmendje dhe mė pyeste me pasiguri dhe dyshim nėse ishte aq e bukur sa nėna e saj, e kur unė e merrja nė krahė dhe e mbuloja me pėrkėdhelje prindi duke i thėnė se bukurinė e saj nuk e kishte kush, ajo lotohej, e nėn pėrndezjen e syve tė saj fantazonte tė ardhmen, martesėn, princin e kaltėr qė vonoi t’i vije dhe s’i erdhi mė kurrė…
    E braktis veten prej mendimeve tė mia, ngrihem dhe sistemoj njė pjesė tė rrėmujės, nga forca e zakonit. Pastaj i afrohem sendeve tė Enit, i prek, i ledhatotoj por nuk guxoj t’i heq prej aty. E ndiej qė njė kontakt mė pak i mundshėm me cdo gjė tė saj, do sillte mė pak dhimbje pėr mua, por unė nuk dua dicka tė tillė.
    Ulem nė gjunjė duke shletuar shėnime tė sakatosura nga njė shkrim i tensionuar, thuajse ishin shėnime me frikėn mos lexoheshin nga dikush.
    Kudo flitej pėr djem tė bukur, pėr princesha dhe histori dashurie. Pastaj mė bie ndėr mend qė dėshira e vajzes sime leucemike ishte tė vishej nė vdekjen e saj me njė shkėlqim tė bardhė, tė bukur, vajzėror, plot hijeshi dhe takt, tamam sikur po shkonte nė dashurinė e jetės, nė takimin e parė me njė djalė, pa shoqėrinė apo mbikqyrjen time.
    U mbyta rishtazi nga lotėt dhe nga njė kollė e lagur, qė pėrskuqi mushkėritė e mia.
    Dola nė rrugė, dhe zymtėsia e qiellit iu var peshė nė qafė gjendjes sime. Po errej, dhe me njė tėrheqje tė pavetėdijshme unė u adresova nė varreza. Nė atė pak ndricim tė fundit, e gjeta si nėpėr ėndėrr varrin e vajzės sime. E pashė fotografinė e saj dhe u mbyta nga njė pėrlotje e pashpresė, ajo ishte larg, e unė nuk mund tė bėja asgjė pėr tė. E ndėrkohė, gėrvishta mermerin pėr tė afruar mė shumė se c’duhej kontakti im me tė.
    -Do jem me ty pėrjetėsisht, nė pėrėndim tė jetėve dhe nė rilindjen e botės sė ardhme, i pėshpėrita me dėshirėn mė tė tmerrėshme qė ajo tė mė kishte dėgjuar tė paktėn pėr herėn e fundit sa tė isha gjallė.
    Nėn atė pritje tė mistershem qė po bėja, nata mė gjeti tė papėrgatitur, por mbrojtja ime e vetme ishte shenjtėria e fėmijės qė kishte vdekur e njomė, ndaj s’kisha frikė nga asgjė e prej asgjėje.
    --Ti je larg, -i pėshpėrisja Enit,-por kush po e can kokėn se sa larg ti ndodhesh. Unė do tė arrij pėrherė, kudo qė tė jesh, do tė tė ndjek, do tė tė dua shpirti im, fėmija ime. Qė tani do nis kėrkim e cmendur drejt teje, do vdes dhe do tė vij aty, nė parajsėn tėnde pėr tė tė marrė dhe plotėsuar tė gjitha dėshirat e tua tė cmendura…
    Padashur njė zhurmė ndėrpreu epilogun tim me tė vdekurėn, njė tronditje, gjėmim i nėndheshėm lindi qė poshtė, varret e bardha tė fėmijėve tė tjerė u tronditėn, po ashtu edhe ai i Enit. Nisi njė zverdhje e menjėhershme e gjetheve, e luleve, kurse qipariset varėn kokat si tė vdekur. U sprapsa i tmerruar dhe u strehova nė njė gropė ende tė freskėt, tė hapur nga shumė pak.
    Varret ishin pėrmbysur, kryqet, gjysmėhėnat, mermerėt kishin krisur, ciflat e tyre ishin shpėrndarė nė atmosferė prej njė fuqie tė mistershme.
    Pėrpara meje po ndodhte njė ridimensionim i realitetit, rregullsia, qetėsia, ajri i pastėr dhe freskia qė shpėrhapte kjo varrezė, u zėvendėsuan nga njė kaos gėrmadhash, prej gurėve tė thyer, shtėpive tė rrėnuara, rrugicave tė papėrfunduara dhe tė lėna pėrgjysmė.
    Mė tej u dukėn para meje trarė tė ndezur nga flakė tė pėrjetshme, thuajse isha nė ferr u ndjeva. Nxehtėsi, tym, padurim dhe njė pėshtjellim i pėshtirė vinte gjithandej. Rrėmujė, zhurmė, tinguj tė pasvdekjes qė ishin tė vėshtirė tė kuptoheshin pėr mua. Mė ngjante sikur kishte rilindur qyteti i legjendės, varri i pėrbashkėt i djalit dhe vajzės, ku e kishte marrė fillesėn dashuria.
    Miti erdhi tek unė e mė pėshpėriti historinė, por deluzionet, tėrbimi im u derdhėn pa frikė nė kėrkim tė varrit tė vajzės, i cili ishte zhdukur pa lėnė shenjėn mė tė vogėl tė gjurmės nė atė rrėmujė.
    Dola nga gropa ku isha strehuar, por nuk pashė asnjė tė vdekur mbi tokėn ku unė hidhja hapat. Gjithcka ndodhte vetė, por s ’vonoi shumė qė edhe nga nėntoka sinjalet tė shpeshtoheshin, e tė jepeshin detajet e ringjalljes sė shpirtrave.
    Mė nė fund, me idenė e mjegullt tė pozicionit tė varrit tė Enit, strehohem diku dhe pres...Prej aty shoh njė gropė, thellėsia e tė cilės ėshtė e pakonceptueshme. Mbi tė vjen e zė vend njė dritė e verdhė, tmerrėsisht verbuese dhe e kėndshme: ėshtė njė hėnė e plotė qė zbukuroi mbajtėset e dherit gjithandej. Trembem e largohem me vrap, rrotullohem dhe kthehem pas, mė nė fund fantazmat po dalin, por unė frikėn e ndiej nga zhumra, melodia e gropės qė s’guxoj t’i afrohem.
    Pastaj i shtyrė nga njė kėrcėnim i brendshėm, shtoj shpejtėsinė e cuditėrisht pengohem buzė gropės sė hapur, ku dikur vdiste trupi i vajzės sime, Enit.
    Shikoj poshtė, dhe drita e fortė qė sa vjen e qartėsohet, mė vė nė kontakt me dicka mbinjerėzore:
    Nė gropė ka zėnė vend njė shtrat bashkėshortor, e aty unė shoh tė lėvizė dikush, dalloj kolorin e artė tė flokėve tė Enit, ndiej njė melodi tė largėt tė saj, shoh vajzėn time qė pėrkedhelet me dikė, duike i pėshpėritur fraza tė gjata dashurie. Padashur nėn zgjatjen gjithmonė e mė kėmbnėngulėse tė kokės, ndiej dherin tė lėvizė, e nuk mbahem dot derisa rrėshkas e bie nė gropė, buzė vendit ku vajza ime po ledhatohej nga njė tjetėr mashkull.
    -Uh, babi, ti qenke?
    Dėgjoi zėrin e Enit, qė mė rikujton cdo fragment tė asaj nate tė cmendur, ngultazi kap shpatullat e atij tjetrit, i shkund me forcė pėr tė pritur eshtrat tė shpėrndahen nga njėra tjetra, por AI kthehet dhe e kuptoj qė s’paskam tė bėj me njė adoleshent sa vajza ime, as me njė tw vdekur, por me njė burrė mesatar, qė cmendurisht mė ngjan nė mėnyrėn mė perfekte… Ai jam unė…
    Shtrati ku ata tė dy janė ulur, ėshtė shtrati i dhomės sime, me inicialet e mia dhe tė Enit tė shkrojtura pėrsipėr. Vetmia, dhimbja, pamundėsia pėr tė pėrballuar jetėn i vetėm, mė shkruhen para syve e mė kujtojnė qė nė atė gropė ėshtė Eni, babai i Enit dhe dashnori i saj, pra unė!!!
    Gjithcka kthehet nė tallje, me sytė e zgurdulluar prek Enin, shpatullat dikur tė sėmura tė saj, qė tregojnė pėrgjumjet tona nė tė njėjtin shtrat, dehjet e mia dhe ngacmimet egzotike nė ėndėrr, natėn.
    Gjithcka qesh, mė vjen rrotull e mė tall, sapo e prek Eni shndėrrohet nė pluhur, dhe duket sikur gjithcka po mbaron, vetėm unė s’lėviz, po pres agimin, momentin e ndėshkimit tė mėkatarėve, kur incesti im pasiv tė akuzohet pėr vrasje, e unė tė pėrvėlohem nga flakėt e ferrit, tė clirohem nga mekatet dhe tė vij mė nė fund i lirė tė takoj Enin tim, vajzėn e aqdashuruar mė tepėr sec duhet, gjithė pasion, mėkat, dehje, si dikur djaloshi qė i vuri flakėn qytetit, vrau vajzėn dhe e la veten nėn ndėshkimin e qiejve dhe perėndive, pėr t’u pastruar me vdekjen e ndjenjave dhe impulseve tė tij…


    ERIS RUSI
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    kjo ketu

    eshte kaq e gjalle dhe une e di se ka ndodhur...
    para vitesh degjova ne lajme nje baba mbante te mbyllur vajzen e vetme te cmendur dhe i bente dashuri.kur e pyeten si mundi ta bente tha se ashtu i sherbente vetem asaj, i jepte ca caste...

    e verteta, e drejta, ligjet, incestet, instiktet...ngaterrohen dhe permbyllen ne trupin tone te varfer dhe te pamundur te jape zgjidhje...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •