Teoria e fundit e shkencave që merren me trurin quhet “rezervat njohëse”. Kuptimi i kësaj shprehjeje shpjegon se ata që kanë rezerva më të mëdhaja neuronesh dhe aftësi më të mëdhaja mendore, mund të “thithin” dëmtimet e trurit që vijnë nga mosha dhe të mos shfaqin fare simptoma.
Me pak fjalë, në botën shkencore ekziston bindja se sa më shumë ta përdorim trurin, aq me pak rrezik kemi për të shfaqur probleme me funksionin e tij.
Ne c’mënyrë mund të “stërvisim” trurin? Lexoni më poshtë disa keshilla të mjekes Tracy Packiam nga libri i saj i ri me titull “Duke stërvitur trurin tuaj”.
Flisni shpejt
Folja e shpejtë bën mrekullira për kujtesën e shkurtër. Gjatësia e një fjale ka shumë rëndësi për ta mbajtur mend atë. Për shembull fjalet e gjata janë më të vështira për tu mbajtur mend. Për të përmirësuar këtë aftësi, bëni mirë që tekstet pervec se ti lexoni edhe ti degjoni njëkohësisht.
Zhdukni fenomenin e “spo më vjen fjala”
Të gjithëve na ka ndodhur të mos gjejmë dot një fjalë në një moment të caktuar edhe pse mund ta përshkruajmë atë saktë me fjalë të tjera. Zakonisht nuk mund të kujtojmë lehtë fjalët që përdorim më rrallë. Për këte fakt, mundohuni të pasuroni fjalorin tuaj të perditshëm dhe të mos përdorni gjithmonë të njëjtat fjalë.
Lozni këtë lojë: Mundohuni që të kujtoni sa më shumë kafshë që mundeni brenda 30 sekondave. Pastaj bëni dicka më të vështirë: Mundohuni të kujtoni sa me shumë kafshë që fillojnë me shkronjën P, brenda 30 sekondave. Qëllimi është që truri të fillojë të bëj sa më shumë lidhje brenda një kohe relativisht të shkurtër.
Stresi tkurr trurin
Shkencëtarët kanë vënë re se nivelet e larta të stresit kanë ndikim negativ tek pjesa e trurit e cila është përgjegjëse për thithjen e informacioneve të reja. Me ushtrime të thjeshta si fjalëkryqet, mund të ndihmoni veten të clodheni por edhe të mbani trurin tuaj në formë.
ALBNOW
Krijoni Kontakt