Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    Si mund të mbani trurin në formë ?

    Emri:  truri-i-njeriut.jpg

Shikime: 679

Madhësia:  33.1 KBTeoria e fundit e shkencave që merren me trurin quhet “rezervat njohëse”. Kuptimi i kësaj shprehjeje shpjegon se ata që kanë rezerva më të mëdhaja neuronesh dhe aftësi më të mëdhaja mendore, mund të “thithin” dëmtimet e trurit që vijnë nga mosha dhe të mos shfaqin fare simptoma.

    Me pak fjalë, në botën shkencore ekziston bindja se sa më shumë ta përdorim trurin, aq me pak rrezik kemi për të shfaqur probleme me funksionin e tij.

    Ne c’mënyrë mund të “stërvisim” trurin? Lexoni më poshtë disa keshilla të mjekes Tracy Packiam nga libri i saj i ri me titull “Duke stërvitur trurin tuaj”.



    Flisni shpejt

    Folja e shpejtë bën mrekullira për kujtesën e shkurtër. Gjatësia e një fjale ka shumë rëndësi për ta mbajtur mend atë. Për shembull fjalet e gjata janë më të vështira për tu mbajtur mend. Për të përmirësuar këtë aftësi, bëni mirë që tekstet pervec se ti lexoni edhe ti degjoni njëkohësisht.

    Zhdukni fenomenin e “spo më vjen fjala”

    Të gjithëve na ka ndodhur të mos gjejmë dot një fjalë në një moment të caktuar edhe pse mund ta përshkruajmë atë saktë me fjalë të tjera. Zakonisht nuk mund të kujtojmë lehtë fjalët që përdorim më rrallë. Për këte fakt, mundohuni të pasuroni fjalorin tuaj të perditshëm dhe të mos përdorni gjithmonë të njëjtat fjalë.

    Lozni këtë lojë: Mundohuni që të kujtoni sa më shumë kafshë që mundeni brenda 30 sekondave. Pastaj bëni dicka më të vështirë: Mundohuni të kujtoni sa me shumë kafshë që fillojnë me shkronjën P, brenda 30 sekondave. Qëllimi është që truri të fillojë të bëj sa më shumë lidhje brenda një kohe relativisht të shkurtër.

    Stresi tkurr trurin

    Shkencëtarët kanë vënë re se nivelet e larta të stresit kanë ndikim negativ tek pjesa e trurit e cila është përgjegjëse për thithjen e informacioneve të reja. Me ushtrime të thjeshta si fjalëkryqet, mund të ndihmoni veten të clodheni por edhe të mbani trurin tuaj në formë.
    ALBNOW
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #2
    Interesante!
    Une kam lexuar diku qe per te mbajtur trurin ne pune te ndihmojne fjalekryqet ose sudoku.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Interesante!
    Une kam lexuar diku qe per te mbajtur trurin ne pune te ndihmojne fjalekryqet ose sudoku.
    Fjalekryqet mbase se sudoku vetem numra kot ka ska snje kuptim mua me lodh
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Fjalekryqet mbase se sudoku vetem numra kot ka ska snje kuptim mua me lodh
    hahaha, jo!! sudoku pikerisht pse te lodh ta mban trurin ne forme... une i perdor shume si fjalekryqet dhe sudokun s'me rrihet pa i plotesuar cdo dite

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    ato ta lodhin trurin, fjalekryqe, sudoku, leximet ne pergjithesi.. e e mira e te mirave per trurin eshte te ecesh me ore per cdo dite ne pylle e shoqeruar me nje qen

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga i/regjistruar Lexo Postimin
    ato ta lodhin trurin, fjalekryqe, sudoku, leximet ne pergjithesi.. e e mira e te mirave per trurin eshte te ecesh me ore per cdo dite ne pylle e shoqeruar me nje qen
    kjo qe thua ti eshte per te hequr stresin por trurin s'ka si ta mbaj ne forme.... do filloj truri te fluturoj pastaj bashke me zogjt ne pyll

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga i/regjistruar Lexo Postimin
    ato ta lodhin trurin, fjalekryqe, sudoku, leximet ne pergjithesi.. e e mira e te mirave per trurin eshte te ecesh me ore per cdo dite ne pylle e shoqeruar me nje qen
    une skam qen a vjen ti ne vend te tij
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  8. #8
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    Sa e komplikoni jeten ju femrat, jo me kot femra plaket me shpejt se mashkulli (e vertetuar shkencerisht)

  9. #9
    i love my friends Maska e *romantiku*
    Anëtarësuar
    25-01-2011
    Vendndodhja
    mes luleve...
    Postime
    176
    qenka forumi mire ky paskem dhe ndimen e shpejte ketu,,,,se kemi perparuar ne shqiptaret..edhe ne internet merr keshilla nga doktoret po ecim perpara ..
    NE QOFTE SE NJEREZIT FLASIN PRAPA KRAHEVE TE MI,ATEHERE DO TE THOTE QE UN JAM NJE HAP PERPARA TYRE.?

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga i/regjistruar Lexo Postimin
    Sa e komplikoni jeten ju femrat, jo me kot femra plaket me shpejt se mashkulli (e vertetuar shkencerisht)
    Ku e pe ti qe e komplikojme jeten ne femrat (nese e kishe per mua dhe helene) ? Te plotesoj fjalekryqe e sudoku nuk ma komplikon jeten fare

    La vita non si spiega, si VIVE!

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga i/regjistruar Lexo Postimin
    Sa e komplikoni jeten ju femrat, jo me kot femra plaket me shpejt se mashkulli (e vertetuar shkencerisht)
    po plaket me shpejt por kush ron me shume?
    pse ndodh kjo gje?
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Si mund të mbani trurin në formë ?

    6 ide se si ta mbani trurin aktiv dhe në formë

    Nëse keni pasur ndonjëherë ndjenjën se nuk jeni më aq të mprehtë sa dikur, për shembull ndoshta zhgënjeheni kur nuk gjeni dot emrin e një aktori ose politikani që shfaqet në ekranin e televizorit, kjo mund t’ju ​​ketë nxitur të ndaleni dhe reflektoni mbi aftësinë e trurit tuaj, dhe nëse mos nga ai moment ka nisur “tatëpjeta”.

    Është e vërtetë se zakonisht truri e përfundon zhvillimin në të 20-at tona, pas së cilës ka një ngadalësim gradual të aftësive njohëse me kalimin e moshës, prandaj është mirë që të filloni të mendoni herët për këto gjëra. Më vonë ekziston edhe rreziku i demencës, i shkaktuar nga sëmundje të tilla si Alzheimeri.

    Vendet me popullsi të plakura, po përjetojnë tani rritje të normave të demencës. Por fatmirësisht, normat e ngadalësimit të aftësive njohëse dhe rreziku i demencës, ndikohen qëtë dyja nga ato që ekspertët i quajnë “’faktorë rreziku të modifikueshëm”. Pra ka arsye të jeni optimistë, pasi ka disa gjëra që mund të bëni për të ruajtur mprehtësinë e trurit tuaj, dhe për ta mbrojtur veten nga rreziku i demencës.

    Qëndroni mendërisht aktivë, për të ndërtuar “rezerva”të aftësisë tuaj njohëse

    Psikologët dhe gerontologët i referohen një koncepti të njohur si “rezervë njohëse”, e cila është në thelb aftësia e trurit për t’iu përshtatur përballë plakjes ose sëmundjes. Për shembull, nëse një person ka rezervë të lartë njohëse, atëherë edhe nëse shfaq disa nga shënuesit biologjikë të Alzheimerit, ka mundësi që të vazhdojnë të performojnë mirë në testet e tyre mendore.

    Më e rëndësishmja:ka shumë aktivitete që mund të ndërtojnë rezervën tuaj njohëse, si leximi, luajtja e instrumenteve muzikorë apo këndimi, zgjidhja e lojërave me enigma, mësimi i një gjuhe të 2-të të huaj dhe udhëtimet.

    Socializohuni me të tjerët

    Ju mund të keni parë në internet lojëra të shumta që e trajnojnë trurin për të qenë i freskët. Por problemi me këto lojëra, është se përfitimet e tyre nuk përgjithësohen. Madje ato madje mund të jenë të dëmshme, nëse luajtja për shumë kohë me to, ju largon nga shoqërimi me miqtë dhe familjen.

    Izolimi social,cilësohet si një faktor kryesor rreziku për demencën. Një ekip studiuesish në Universitetin e Groningenit në Holandë, theksuan në studimin e tyre të fundit se “njerëzit me më pak pjesëmarrje sociale, kontakte shoqërore më pak të shpeshta, dhe më shumë ndjenja të vetmisë, kanë një rrezik në rritje për të zhvilluar demencën”.Prandaj kërkoni shoqërinë e të tjerëve sa herë që keni mundësi.

    Qëndroni fizikisht aktivë

    Për të funksionuar si duhet, truri juaj varet nga oksigjeni dhe lëndët e tjera ushqyese. Prandaj sa më i mirë që është shëndeti juaj kardiovaskular , aq më i aftë dhe më i shëndetshëm do të jetë edhe truri juaj. Njëkohësisht, një mënyrë jetese sedentare dhe obeziteti janë të lidhura me rënien më të shpejtë të aftësive njohëse dhe rritjen e rrezikut të demencës.

    Prandaj përpiquni të ndërtoni një mënyrë jetese aktive në rutinën tuaj. Këtë gjë e garanton vrapimi i rregullt, çiklizmi, noti apo disiplina të ngjashme ushtrimesh. Por nëse nuk mundeni atëherë mund të provoni thjesht të ecni dhe të ngjitni shkallët më shpesh, apo të qëndroni më aktivë përmes kopshtarisë, ose të ushtroni rregullisht ndonjë lloj hobi tjetër që nxit rrahjet e shpejta të zemrës.

    Hani shëndetshëm

    Për trurin është shumë mirë nëse mund të keni një dietë të shëndetshme. Shmangia e tepërt e yndyrave të ngopura do të ndalojë bllokimin e arterieve, dhe konsumimi i shumë frutave dhe perimeve jeshile, do t’i sigurojnë trupit tuaj antioksidantë të bollshëm që ndihmojnë në pastrimin e trurit nga “radikalet e lira”, një lloj nënprodukti i dëmshëm i proceseve të ndryshme biologjike.

    Për t’i arritur këto qëllime, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të ashtuquajturën “Dieta Mesdhetare”, e cila është e pasur me fruta, perime, bishtajore (si thjerrëzat, fasulet dhe bizelet), arrat, drithërat dhe vaji i ullirit, ndërsa ka pak përmbajtje yndyrnash dhe mishi.

    Jini vazhdimisht kuriozë

    Ekziston një lidhje e fortë midis personalitetit dhe shëndetit të trurit. Njerëzit që janë më të hapur ndaj përvojave të reja, kanë tendencën të jenë mendërisht më të freskët, dhe më pak

    të rrezikuar nga demenca. Siç shprehet në një studim të fundit një grup ekspertësh nga Universiteti i Xhorxhias në SHBA “të qenit me i hapur ndaj përvojave të reja lidhet me njëshpejtësi më të mirë psikomotorike, fleksibilitet konjitiv,dhe një kujtesë më të mirë”.

    Mendoni pozitivisht

    Jo pak studime tregojnë se qëndrimet tuaja ndaj plakjes, mund të kenë pasoja reale për shëndetin tuaj nervor. Nëse prisni që të bëheni gjithnjë e më të ngadaltë dhe të prirur ndaj harresës, kjo mund të bëhet një profeci vetë-përmbushëse, shkruan Living shqip.

    Por nëse e kuptoni se shëndeti i trurit tuaj është deri diku në duart tuaja, dhe është e mundur – përmes stilit të jetës dhe rutinave të duhura, që të qëndroni mendërisht të shkathët gjatë jetës, atëherë nga kjo qasje ka të ngjarë të përfitojë truri juaj. Prandaj kërkoni gjithmonë modele pozitive.


    https://inlajmi.com/2022/04/27/6-ide...-dhe-ne-forme/

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: Si mund të mbani trurin në formë ?

    Mund të mbahet truri në formë me disa veprime dhe sjellje të rregullta. Këtu janë disa këshilla:

    Ushtroni trurin tuaj: Përdorni lojëra dhe aktivitete mendore që nxisin trurin tuaj, si p.sh. sudoku, shah, kryqëzime fjalësh, etj. Kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës dhe në mbajtjen e trurit tuaj aktiv.

    Ushtroni trupin tuaj: Aktiviteti fizik rregullt mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në furnizimin me oksigjen dhe nutrientë trurit. Mund të ushtroni trupin tuaj me aktivitete si kërcimi, ecja, plazh dhe lojëra sportive.

    Ushqehuni me një dietë të shëndetshme: Ushqimi i shëndetshëm është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm të trurit. Konsumoni ushqime të pasura me nutrientë, si fruta, perime, fara dhe peshk, dhe shmangni ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sheqer dhe yndyrë.

    Ushqeni mendimet pozitive: Meditimi dhe yoga

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •