Bajrush Morina - Bota sot
Në mesnatën e 28 korrikut të vitit 1997 ka ndodhur një vrasje misterioze ende e pazbuluar deri më tash. Ali Ukaj 27 vjeçar, me profesion gazetar, i konsideruar si një nga zëdhënësit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ideatorët e emblemës së UÇK-së, është gjetur i vrarë e madje i masakruar në një nga banesat e Tiranës. Bile në pllakën përkujtimore mbi varrin e Ali Ukajt që tash gjendet në varrezat e fshatit Lumbardh të Deçanit familjarët kanë vënë mbishkrimin “Zëdhënës i parë i UÇK-së”.
Vrasja e Ali Ukajt u konsideruar si një prej krimeve më të mëdha të asaj kohe.
Por prej 28 korrikut të vitit 1997 kanë kaluar 14 vjet ndërsa kjo vrasje mbetet e mbuluar me “dheun e zi” njësoj si trupi i Aliut që tash prehet në vendlindjen e tij në Lumbardh.
Ali Ukaj ishte me profesion gazetar. Punonte në të përditshmen “Gazeta shqiptare” në Tiranë. Ata që kanë pasur rastin ta njohin dhe ta takojnë e vlerësojnë si një djalë të qetë, të urtë e të mençur.
Por Ali Ukaj ishte më shumë se sa gazetar. Përveç se botonte artikujt të parë për ekzistencën dhe veprimtarinë e UÇK-së si forcë e armatosur e shqiptarëve të Kosovës në luftë për rezistencë kundër okupatorit serb.
Për vrasjen e Ali Ukajt janë shkruar artikuj të ndryshëm që kanë tentuar të zbardhin vrasjen e Ali Ukajt. Ka shkruar edhe gazeta “Bota sot”. Për zbardhjen e kësaj vrasje flet ekskluzivisht për “Bota sot” edhe vëllau i Aliut, Shefqet Ukaj.
(Më gjerësisht për këtë vrasje do të lexoni në numrin ardhshëm të gazetës “Bota sot)