http://www.kosovapress.com/ks/reposi...limi_thmb1.jpg
Kush do tė qajė pėr ne!?
Prishtinė, 2 shkurt 2011 (Kosovapress) Koha 11:16
Mehmet Bislimi
Para shumė vjetėsh, atėherė kur Adem Demaēi kishte vuajtur me burg dėnimin e parė, kishte shkuar pėr ta vizituar Tahir Prekazi, i cili kishte pasur tė birin e vet tė dėnuar nė njė grup me Ademin. Zoti Demaēi e kishte pritur mirė Tahirin. Nė bisedė e sipėr ai, duke dashur qė Ademit t’i jepte disa kėshilla tė urta prindėrore, i kishte thėnė: “Adem, shyqyr qė mbarove burgun, tani ke ardhur nė shtėpi shėndosh e mirė pranė familjes dhe mjaft ke vuajtur, tani lė tė bėjnė edhe tė tjerėt ca, se ju keni dhėnė mjaft!”... Ademi kishte heshtur ca, dhe pas pak iu kishte pėrgjigjur axhės Tahir me njė ton tė prerė dhe tė qartė: “E mor axha Tahir, unė jo, ti jo, yt bir jo, bijtė e tjerė tė kėsaj toke jo... e kush do tė qajė pėr kėtė Kosovė tė shkretė!”... Mbeta i shtangur - mė thoshte axha im, Tahiri, shumė vjet mė vonė. Kur plasėn demonstratat e vitit 1981, unė isha student atė kohė, dhe axha im mė pati thėnė: “Po, Adem Demaēi kishte tė drejtė biri im, prandaj dikush duhet tė qajė pėr kėtė Kosovė tė shkretė, ani pse kostoja e haraēit do tė jetė e shtrenjtė”...
Qė nga ajo kohė e deri mė sot kanė kaluar rreth 50 vjet, si pėr ironi tė fatit bijtė tanė ende po gjykohen e po dėnohen nga gjykatat e pushtetit gjakatar serb, ende! Ditė mė parė nga Gjykata Supreme e Serbisė nė Beograd u dėnuan bijtė tanė me 101 vjet heqje lirie, me mė shumė se njė shekull burg!!! Janė kėta pjesėtarėt e “Grupit tė Gjilanit”, pėr kinse krimet e bėra gjatė periudhės qershor-shtator tė vitit 1999. U dėnuan me burg tė rėndė: Agush Memishi 15(!); Faton Hajdari 10(!); Ahmet Hasani 10(!); Nazif Hasani 10(!); Samet Hajdari 15(!); Ferat Hajdari 8 (!); Kamber Sahiti 8(!); Sylejman Sadiku 15(!); Burim Fazliu 10(!) vjet burg. Edhe sot, pas njė shekulli robėrie e pas njė decenie “lirie”, bijtė tanė arrestohen, torturohen nėpėr hetuesitė serbe, mbahen nė qelitė serbe, gjykohen nėpėr gjykatat serbe, vuajnė dėnimin nėpėr burgjet serbe (!), kush tjetėr pėrveē shqiptarėt anė e kėnd gjeografisė sė tyre qė nga Medvegja e deri nė Ulqin?!
Kush do tė qajė pėr ju pėrveē nėnėshkretave?!
Po, ėshtė koha e fundit, ne duhet t’i thėrrasim ndėrgjegjes dhe tė mos lejojmė mė qė bijtė tanė tė dėnohen dhe tė mbahen nėpėr burgjet e Serbisė gjakatare, qofshin ata nga Gjilani, Presheva, Medvegja apo Bujanoci, Ulqini, Shkupi, Tetova, Dibra e Kėrqova. Ne duhet ta ngremė zėrin e arsyes, si komb nė rend tė parė, si shtete Kosovė - Shqipėri, nėse tė tillė jemi (!?), nė mėnyrė qė bijtė tanė tė mos vuajnė mė, tė mos dėnohen mė pėr vepra tė pabėra, edhe nėse i kanė bėrė ( tė supozojmė), Kosova ka gjykatat e veta, ka burgjet e veta, dhe tė gjithė ata qė kanė bėrė krime, qofshin ato edhe krime lufte, Kosova ka kapacitete ku do t’i mbajė tė dėnuarit e vet. Doemos shtrohet pyetja: sa serbė qė kanė bėrė krime lufte nė Kosovė gjatė viteve ‘97-‘99 janė dėnuar nė gjykatat e Kosovės dhe sa vuajnė dėnimet nė burgjet e Kosovės? Nėse jo, pse bijtė tanė tė dėnohen ende nga gjykatat e Serbisė dhe tė mbahen nė burgjet e saj? Sinqerisht, jeta e tyre atje ėshtė nė rrezik. A nuk ishin bijtė tanė ata qė u kthyen nė arkivole nga burgjet e Serbisė qė i mbyti UDB-eja serbe nė mėnyra tė ndryshme, si: Fazli Greiqevci - Drenicė, Zija Shemsiu - Gjilan, Ibrahim Kelmendi - Dushanovė, Ibrahim Krasniqi - Smallushė, Abedin Bala - Drenicė, Xhemajl Berisha – Prizren, dhe mė e tmerrshmja, mė se 173 tė dėnuar shqiptarė u ekzekutuan nė mėnyrėn mė ēnjerėzore nė Burgun e Dubravės e qindra tė tjerė mė herėt e mė vonė, qė regjimi serb i likuidoi, dhe jo vetėm nga burgjet serbe, por edhe nga kazermat ushtarake tė Serbisė, shqiptarėt i kthyen nė arkivole, duke i mbytur tmerrėsisht mė se njėqind ushtarė shqiptarė, djem tė rinj - siē i thonė fjalės: “Sa i kishin rėnė brisk fytyrės!”, tė cilėt atė kohė po bėnin shėrbimin ushtarak nė kėtė shtet lubi, i cili kudo po mbillte vdekje pėr shqiptarėt. Duhet ta ngremė zėrin me gjithė fuqinė e shpirtit, si popull, si institucione, si shoqėri dhe si shtet: deri kur shqiptarėt nėpėr burgjet e Serbisė?!
Tani, prapė si dikur, nėnėloket tona, duke rėndur stacioneve tė trenit Beograd e Llapovė, duke pritur para dyerve tė burgjeve serbe pėr t’i vizituar bijtė e tyre, duke bartur me vete bukėn e ngrohtė, tė cilėn e kanė gatuar mė shumė me lot se sa me ujė, motrat, nuset, nėnat pėr vėllezėrit, burrat dhe bijtė e vet, tė cilėt po vuajnė nė burgjet e Serbisė dh qė gdhijnė e ngrysen me vdekjen mbi kokė! Dhe sikur nuk mjaftoi me kaq, sė fundi ėshtė ndėrmarrė edhe njė fushatė e paparė kundėr forcave ēlirimtare tė Kosovės dhe kundėr vetė lirisė sė saj, fushatė kjo tė cilės po i prin Dik Marti, i yshtur nga krerėt e shtetit Serb i cili me akuzat e veta ndaj shqiptarėve dhe ndaj lirisė sė tyre, qiellin e Kosovės e mbuloi me re tė zeza. Ai nga njė anė shprehet aq paturpėsisht se gjoja nuk qenka kundėr lirisė sė Kosovės, ndėrkaq nga ana tjetėr, me akuzat e tij, mobilizoi forcat proserbe nė gjithė Evropėn dhe Kosovės e popullit tė saj i dha njė grusht ndėr mė tė rėndėt qė nga paslufta, duke stopuar me dhjetėra njohje tė reja qė priteshin t’i bėheshin Kosovės, duke futur frikėn te investitorėt e huaj, duke ndalur zhvillimin e saj ekonomik, duke zymtėsuar rrugėn e saj drejt Evropės dhe progresit, duke e vėnė nė dyshim edhe Misionin pėr tė cilin ai thotė se ėshtė i pėrkushtuar pėr tė mbrojtur tė drejtat e njeriut! Fatmirėsisht shteti prej nga vjen Dik Marti nuk ėshtė nė linja tė njėjta me zotin Marti. Zvicra demokratike me kohė ka njohur tė drejtėn e popullit tonė pėr tė jetuar tė lirė nė tokat e veta. Dik Marti ėshtė nė linja tė njėjta me interesat serbo-ruse. Zoti Marti thirret nė emėr tė tė drejtave tė njeriut, por, pėr ironi tė misionit tė tij, ai nuk paska dėgjuar ose nuk e paska tė qartė se edhe ne shqiptarėt jemi njerėz!, si tė gjithė tė tjerėt. Dhe si qenie njerėzore qė jemi a duhet qė edhe tė drejtat tona tė mbrohen nga dikush? A ka ngritur zėrin ky zotėri pėr djegien e tokės sė Kosovės, mė shumė se treqind mijė shtėpi e objekte tė djegura anembanė Kosovės, me mė shumė se katėrmbėdhjetė mijė shqiptarė tė vrarė e masakruar, mė shumė se 90% e tyre civilė, gra, pleq e fėmijė tė djegur, tė masakruar e tė dhunuar, mė shumė se dy mijė tė zhdukur sot e mot, pa nam e nishan, tė djegur nėpėr shkritoret e Zveqanit e tė Maēkaticės, hienat soldateske serbe, madje zhvarrosėn edhe kufomat e shqiptarėve, tė cilat i bartėn pėr nė Serbi nė mėnyrė qė tė fshihnin gjurmėt e krimit, duke i hedhur ato nėpėr liqenet serbe, nėpėr male tė Serbisė, nė pėrroska e shpella e ku jo...
Kulmi i arrogancės mospėrfillėse tė tij ėshtė qėndrimi i tij absurd dhe i paskrupullt. Ai tha: “Jam i bindur se Misioni Evropian pėr Sundimin e Ligjit nė Kosovė, EULEX, nuk ėshtė nė gjendje tė kryejė hetimet pėr trafikimin e organeve njerėzore, pėr shkak se ky organ nuk ka program pėr t’i mbrojtur dėshmitarėt!”. Pėr mė tej Dik Marty mbetet nė linja tė njėjta me mendimin e presidentit serb Tadiq, qė tė formohet njė “ekip ekspertėsh tė veēantė”, qė do tė nėnkuptonte njė ekipe e cila brenda vetes do tė ketė “specialistė”, qė do tė mbronin interesat meskine tė Serbisė. Madje Diku shkon edhe mė larg, pretendon qė edhe skenėn politike nė Kosovė ta ndryshojė dhe ta pėrgatisė me njerėz tė cilėt do tė ishin lojalė pėr bisedimet e ardhshme me Serbinė, anipse ata nuk kanė mbėshtetjen e popullit, mjafton tė jenė lojalė si nė kohėt e Sinan Hasanėve e tė Ali Shukrive. Tė tillė po kėrkon Dicku, kur thotė: “Skena politike nė Kosovė duhet tė ndryshojė dhe se vendi nuk duhet tė udhėhiqet nga politikanėt e dyshimtė!” Shumė e qartė, politikanėt e zgjedhur me votėn e popullit nuk janė tė dėshiruar dhe nuk iu shkojnė pėr shtati interesave tė Serbisė, e aq mė pak Dickut.
Njeriu qė ka dy kokrra mend nė kokė e gjen fare lehtė fillin e lėmshit, tė cilin zoti Marti e ngatėrron aq paturpėsisht. Pra Dick Marti shpreh mosbesimin e tij tek forcat e EULEX-it, kuadro kėto profesionale, me pėrvojė tė gjatė evropiane nė fushėn e drejtėsisė qė pėr dėrgimin e tyre nė Kosovė ėshtė marrė vendimi nga institucionet mė tė larta tė Evropės (nga rrjedh edhe vetė Dick Marti), tė cilave ai nuk iu beson!... A keni dėgjuar diēka mė absurde deri mė tani? Zoti Marti thotė se nuk iu beson kolegėve tė vet ?! Dhe kėrkon ekspertė tė tjerė tė veēantė nga shtetet qė do t’i mbronin interesat serbo-ruse, ndryshe nuk ka se si tė kuptohet. Kjo i bie sikur t’i thėrrasim nazistėt dhe fashistėt pėr tė hetuar krimet e Luftės sė Dytė Botėrore, t’i thėrrasim rusėt pėr tė hetuar krimet qė kanė bėrė vet nė Ēeēeni etj.
Njė gjė duhet tė dihet botėrisht, dhe duhet ta themi pa u hamendur: ne shqiptarėt, pra, kurrė nuk kemi hyrė nė luftė me shtetet fqinje, lufta na ėshtė imponuar si e vetmja mundėsi e mbijetesės, ne kurrė nuk kemi bėrė luftėra gllabėruese, por gjithmonė mbrojtėse, ne kurrė nuk kemi bėrė krime gjatė luftėrave qė na janė imponuar, dhe kėtė nuk e kemi as nė traditė dhe as nė gjene. Nuk mbahet mend asnjėherė, nuk ka diēka tė shėnuar as nė kronikat mė tė lashta tė kohės sė perandorive tė mėdha qė i kemi pėrballuar me shekuj e deri tek krajlitė serbo-sllave. Ėshtė Serbia ajo qė ka provokuar luftėrat e njėpasnjėshme nė Ballkan qė nga viti 1912 e deri tė ditėt e sotme. Serbia ishte ajo qė sulmoi Slloveninė, Kroacinė, Bosnjėn, Kosovėn, provokoi Malin e Zi dhe Vojvodinėn. Serbia ėshtė ajo qė vrau qindra sllovenė, mbi njėqind mijė kroatė, mbi treqind mijė boshnjakė dhe mbi katėrmbėdhjetė mijė shqiptarė! Serbia ėshtė ajo qė vrau, masakroi, dhunoi e dogji ēka gjeti pėrpara. Serbia ėshtė ajo qė nuk po i dorėzon kriminelėt e luftės si Mladiq e tė tjerė... Dhe pėr ironi tė fatit edhe pėrkundėr gjithė kėsaj ploje gjaku qė Serbia u shkaktoi popujve tė Ballkanit, sot disa nga “margaritarėt” e Evropės thonė: “Serbia me kėta hapa ėshtė shumė mė afėr Evropės!”... A nuk do tė pėlliste edhe gomari tėrė ditėn e ditės - logjika e shėndoshė tė shpie tek pėrfundimi i sėmurė se “Serbia paska bėrė gabim qė nuk i ka shfarosur kėta popuj - nė veēanti popullin shqiptar tė Kosovės, ngase me kohė do tė ishte nė bashkėsinė evropiane!”... Ja, kjo ėshtė drejtėsia sot, ky ėshtė sot qėndrimi humanist i pėrfaqėsuesit tė Kėshillit tė Evropės sė Dik Martit, qė “mbron” tė drejtat e njeriut, mision tė cilin ai e ka marrė pėrsipėr pėr tė provuar qė Kosovėn dhe popullin e saj edhe njė herė ta “rehatojė” nėn tutelėn serbe, nė mos tė paktėn ndarjen e Kosovės ta vėrė para aktit tė kryer, duke kėnaqur kėshtu pėrfundimisht apetitet serbe. Zoti Marti, me kėto veprime tė pamatura, popullin shqiptar tė Kosovės e mė gjerė, po e shtyn edhe njė herė drejt njė lufte tė re dhe drejt njė pėrgjakjeje tė re, e cila po qe se do tė ndodhė, mos harroni, ajo pėr turpin e shekullit tė ri, do ta mbajė emrin e Dick Martit!...
Lė tė dihet botėrisht:
Shqiptarėt nuk duan luftė – atėherė mos ua impononi atė!
Shqiptarėt duan paqe – atėherė mos ua trazoni atė!
Shqiptarėt duan progres – atėherė mos ua pritni rrugėn e pėrparimit!
Shqiptarėt duan tokat dhe lirinė e vet – atėherė mos i detyroni qė prapė t’i rrokun pushkėt pėr t’i mbrojtur ato, sepse nuk kemi rrugė tjetėr, nuk kemi tokė tjetėr, nuk kemi atdhe tjetėr!
Shqiptarėt nuk e duan robėrinė – atėherė mos i detyroni qė prapė tė pėrgjaken pėr lirinė e tyre mu nė dyert e Evropės demokratike tė shekullit tė 21-tė, vetėm e vetėm pėr hir tė interesave tė njėanshmėrisė “ demokratike”, qė kanė ngritur kokėn mu nė gjirin tėnd, Evropė!
Krijoni Kontakt