Carla del Ponte eshte shprehur dikur ne kete ceshtje, e kjo eshte nje prokurore e nje niveli te larte.Ajo nuk terhiqet nga ajuza e saj dhe shkon me tej duke e permendur dhe ne librin e saj.
Dick Marty,eshte senator sviceran.Te mendosh se merret me shpifje nje njeri me nje status te tille ,do te dilja nga kjo bote shume i zhgenjyer.Te meresh me nje shpifje te ketij niveli , ku rrezikon jeten , me duket kontradiktore.Nga shkrimi me poshte i "gazetes shqiptare" meson se flitet per vitet 99, e ne keto vite eshte perfolur Xhoana Nano,e cila trafikonte femije te porsalindur si dhe nena qe shkonin per te lindur ne greqi ,qe e falnin femijen e tyre per 500 mije drahmi.Dhe avjoni i blere nga Fatos Nano u perfol per kete trafik.Dhe raporti shprehet se ne kete trafik kane dore dhe shiku shqiptar e si rrjedhoje politika ,pasi desitnacioni ishte Rinasi.Dikush aludon se Thaci ka pase te ardhuna te mjaftueshme nga ndihmat dhe ska arsye per tu marre me kete ceshtje, por dhe Nano e Xhoana kishin po ashtu, por fjalet dolen.Fundja une nuk di ndonje mafioz qe terhiqet nga rruga e tij, sepse eshte i ngopur. Thaci nga sa kam pare ne diskutimet tuaja dhe te shtypit eshte perfshire ne afera korruptive gjate detyres se tij si kryeminister.
Carla del Ponte ka disa vjet qe e ka akuzuar ,por Thaci nuk e denoncoi per kete akuze qe e fyen rende ate.Gjate gjithe kesaj kohe ndonese libri shitej lirshem ne librarite europiane ai vazhdonte te bete "qorrin".Fundja nese dikujt qe akuzon, i kerkohen fakte, e njeta gje i kerkohet dhe atyre qe e mbrojne ate.Politika shqiptare nuk duhet te ngutet ne prononcimin e saj ne kete ceshtje.Mua me vjen keq qe populli i kosoves nuk ka nuhatje per preferencat e nderkombetareve ne zgjedhjen e liderevet e tij.Nje gje eshte e sigurte,qe nderkombetaret jane ato qe e sollen kosoven deri ne ditet e panvarsise, dhe jane ato te interesuara po ashtu qe kosova te shkoje ne rruge te mbare.Mes nderkombetareve (te keshillit te europes)dhe politikaneve kosovare, e drejta eshte gjithmone nga nderkombetaret e jo nga politikanet e kosoves.Dhe ne shqiperi nderkombetaret e keshillit te europes,kane qene me te besuarit se vete politikanet shqiptare.Jo ambasadoret , ato shpesh jane pjese e korrupsionit politik.Une e shoh Thacin dhe politiken shqiptare qe tentojen qe akuzen ta trajtojne si fyerje ndaj shqiptareve, ta integrojne ate interesin serb, por kjo eshte turpshme.Shqiptaret nuk erdhen ne kete bote ne vitin 99 por jane nje nga popujt me te vjeter te europes dhe ne edukimin e tyre nuk eshte kjo sjellje makaber.Secili dash varet nga kembet e veta dhe Thaci te dali si burre dhe ti dorzohet drejtesise.
Elira Ēanga
Operacionet pėr heqjen e organeve tė serbėve qė u kapėn rob gjatė luftės sė vitit 1999, kryheshin nė territorin shqiptar dhe mė pas niseshin drejt Rinasit, pėr tė shkuar nė klinikat nė Turqi. Akuzat e rėnda tė pėrfshira nė raportin e raportuesit tė Kėshillit tė Europės, Dick Marty, qė implikojnė edhe Shqipėrinė nė aferėn e dyshimtė, janė pėrsėritur dje nga vetė ai nė njė konferencė pėr shtyp nė Paris. Raporti tronditės i paraqitur prej tij u miratua nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kėshillit tė Europės, gjė qė duket se i hap rrugėn tani vazhdimit tė hetimeve, edhe kriminale lidhur me trafikun e organeve dhe pėrfshirjen e kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi nė kėtė ēėshtje. Pas miratimit tė raportit, qė pėrmend dėshmi por nuk bėn tė ditur emrat e dėshmitarėve, Marty tha se “kishte prova qė mbėshtesnin hetimin e tij dhe se kėto ishin siguruar nga grupi me tė cilin ai bashkėpunoi pėr dy vjet lidhur me kėtė”. Ai theksoi disa herė se ky nuk ishte hetim kriminal, por njė raport i kėrkuar nga Kėshilli i Europės, nisur nga “akuzat” e paraqitura nga ish-kryeprokurorja e Hagės, Carla del Ponte nė librin e saj “Gjuetia”.
Shtėpia e verdhė
Duke e mbrojtur raportin e tij, Marty doli pėr “Shtėpinė e verdhė”, pranė Burrelit, qė tėrhoqi vėmendjen e medias botėrore pikėrisht pasi u tha se aty hiqeshin organet qė mė pas pėrdoreshin pėr transplante. “Nė kėtė shtėpi, qė ėshtė vizituar edhe nga UNMIK e EULEX, me anė tė luminolit u gjeten gjurmė gjaku, por familjarėt dhanė justifikimi kontradiktore, duke thėnė njė herė se aty ishin therur bagėti dhe njė herė se aty kishte pasur njė lindje. “U takon autoriteteve tė zbulojnė ēfarė ka ndodhur dhe gjithashtu EULEX-it. Pėr tė gjetur prova duhet tė kėrkosh. Ne kemi folur me persona tė pėrfshirė direkt nė kėtė ēėshtje dhe ata na kanė dhėnė dėshmi domethėnėse”, - shtoi Marty. Sipas raportit, ‘Shtėpia e verdhė’ nė Rripė pranė Burrelit, ku mendohet se ėshtė kryer heqja dhe trafikimi i organeve, ėshtė vetėm njė element nė mes tė episodeve shumė mė tė mėdha e komplekse. Por, raporti thekson se kjo shtėpi ėshtė pėrdorur vetėm si burg pėr serbėt, ndėrsa operacionet e heqjes sė organeve kryheshin nė njė shtėpi tjetėr nė Fushė-Krujė, 20 kilometra larg Tiranės. Nė raport konstatohet se disa prej tė burgosurve u ėshtė treguar pėr fatin qė i priste dhe thuhet se i kanė kėrkuar qė tė “mos priteshin nė copa”.
Implikimi shqiptar
Sipas dėshmive tė mbledhura nė raport, tė gjithė tė burgosurit vriteshin zakonisht duke u qėlluar me njė plumb nė kokė, pėrpara se tė operoheshin pėr t’u marrė njė apo mė shumė organe. Organet besohet se dėrgoheshin nė Turqi, nė njė grup kriminal tė drejtuar nga Jusuf Sonmez, i njėjti doktor turk nė kėrkim nga Interpoli pėr pėrfshirjen e tij nė aferat e dyshimta tė klinikės ‘Medikus’.
Ndėrkohė, Marty foli edhe pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė kėtė aferė, duke thėnė se organet trafikoheshin duke u nisur nga aeroporti i Rinasit. Nė raport theksohet se ndėrtesa nė Fushė- Krujė ishte zgjedhur enkas qė tė ishte afėr me aeroportin ndėrkombėtar tė Tiranės.
Faktet
“Ne kemi fakte ndaj dhe i kemi publikuar nė atė raport emrat e personave tė implikuar, por qė tashmė janė liderė apo zyrtarė tė lartė nė Kosovė. Pėrndryshe do tė shfaqeshim si hipokritė”, - shtoi ai, duke iu referuar aludimeve kryeministrin e Kosovės si njė bos mafioz, qė drejtonte trafikun vitit 1999. Sipas raportit, Thaēi operonte me mbėshtetje dhe pjesėmarrje jo vetėm nga Shqipėria pėr strukturat e qeverisjes formale, duke pėrfshirė edhe ato tė qeverisė socialiste nė pushtet nė atė kohė, por edhe nga shėrbimet sekrete tė Shqipėrisė e madje, edhe nga mafia e vėshtirė shqiptare. Sidomos nė raportet konfidenciale, agjencitė e angazhuara pėr luftimin e kontrabandės sė drogės, nė tė paktėn pesė vende, kanė quajtur Hashim Thaēin dhe anėtarė tė tjerė tė grupit tė Drenicės, si kontrollorė tė dhunshėm mbi tregtinė e heroinės dhe drogave tė tjera.
Krijoni Kontakt