Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 54 prej 54
  1. #41
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Antarsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,475
    Faleminderit
    0
    73 falenderime n 64 postime
    Kerkoj ndihme per te pergatitur dicka nga kumquat (pervec recelit, qe e kam provuar , sigurisht) Jo receta nga interneti, por ne rastin kur e keni provuar ta beni vete, ose ndonje i aferm. Se ndryshe kur te thote njeri beje keshtu se del e mire dhe ndryshe kur e ben pa ditur se cdo te dale, se s'kam nerva sot, ta gatuaj e ta hedh ne plehra.
    Ndryshuar pr her t fundit nga MI CORAZON : 03-02-2012 m 14:31 Arsyeja: Nuk po i bashkangjis dot nje foto. (lol)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #42
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime n 12 postime
    Citim Postuar m par nga Marya Lexo Postimin
    edhe une kehtu e gatuaj vecse kur e skuq shtoj edhe nje luge mielli qe te behet pak lengu pak me konsisten dhe hedh edhe karrota te grira imet dhe me shume vere qe ti jape me shume thartesi.
    Miellin e mendova, por nuk e perdora kete rradhe. Ndersa per veren ke te drejte, edhe une i hodha gati nje shishe te tere. Karrotat dhe perimet e tjera nuk i perdora per kete recete, thjesht sepse ne ate mendje isha ate dite : )



    Citim Postuar m par nga EDLIN
    Kjo eshte nje recete tipike e stines se veres. Une zakonisht si erza perdor gjethe menderze te fresketa te grira holle ose rigon te thate.Gjithashtu perdor edhe sedano te grire holle, merr nje arome te pa pare...
    Zakonisht une e gatuaj nga vjeshta kete lloj tave, kur fillon ftohet pak koha, sepse ne vere sikur nuk iken gjithe javen era e qepeve. Por ke te drejte eshte tave e lehte per trupin, qepe dhe perime ka me shume, ndaj mund te haet ne cdo stine. Kush quhet gjethe menderze? Do provoj sedanon heren tjeter.

  3. #43
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime n 12 postime
    Ketej nga bregu jone, ne nuk i perdorim shume kumquat, ndaj nuk gjenden gjithmone ne kuzhinen time qe te te beja ndonje gje per prove : ). Megjithate gjera te provuara qe dalin mire jane 'kumquat bread' - Kek me kumquat ose Krepa me kumquat. Kekun me kumquat e bej zakonisht si mund te beja Kekun me Banane(jap kete si shembull sepse dhe e konsumojme me shpesh). Por sot nuk po bej kekun duke qene se receta per te kerkon shume gjalpe etj etj dhe e di qe do perfundoj ta ha te teren vete.

    Si per kekun ashtu dhe per krepat, kumquat parapergatitet njesoj. I pret ne dy pjese, ju heq farat dhe pastaj ose i grin holle, ose futi ne grirese frutash dhe i ben atje si pure.


    Krepa

    Krepat i bej zakonisht me kos, dmth si petulla te fshira, duke qene se vete e kam qejf thartiren e kosit, por kete rradhe zgjodha te bej krepa origjinale, pra thjesht me qumesht e veze.

    • 1 gote miell (une perdor miell organik te pa zbardhur, por cdo lloj mielli ben per kete recete)
    • Dy veze te medha
    • Gjysem gote qumesht (gota ne fotografi eshte e ndarre ne masa, dmth kur them nje gote behet fjala per nje gote sasi matese)
    • Gjysem gote uje (une ne fakt i hodha nje gote te plote qumesht, harrova kur po mbushja goten)
    • Dy luge gjelle gjalpe te shkrire
    • Kripe sipas deshires
    • Fruta, arra, bajame, recel, cokokrem sipas deshires


    Fillimisht ne nje ene te thelle perzieni vezet me miellin, me pas shtoni gjalpin e shkrire dhe ne fund shtoni qumeshtin dhe ujin. Vazhdoni te perzieni masen derisa te mos kete me kokrra mielli (nq se keto do ishin krepa me kumquat, perzierjes do i shtonit dhe purene e dy kokrrave mesatare).

    Ne zjarr mesatar nxehni tiganin dhe hidhni 1/4 gotes nga masa qe sapo pergatitet. Tiganin mund ta lyeni pak me gjalpe qe te mos ngjitet peta, por ne rastin tim dhe pa gjalpe fare, dolen shume mire. Pasi te hidhni lengun ne tiganin, ngrini tiganin dhe rrotullojeni nga pak qe gjithe lengu te mbuloje siperfaqen e tiganit.

    Per t'i pjekur krepat, mjaftonjne 45 sec per cdo ane. Me pas mund t'i mbushni me cokokrem, recel, fruta...ose mund ti shoqeroni me djathe te bardhe dhe sallam. Secili sipas shijes se vet



    Bon Appetit
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  
    Ndryshuar pr her t fundit nga Fiori : 04-02-2012 m 13:46

  4. #44
    FH7
    Antarsuar
    19-02-2012
    Vendndodhja
    Anonim
    Mosha
    18
    Postime
    6
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    a mundet dikush te ma jap nje recet te lehte per mengjes per shkolle ??

  5. #45
    EPIROT Maska e EDLIN
    Antarsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bhen qinglat
    Postime
    1,499
    Faleminderit
    6
    6 falenderime n 5 postime
    Kush quhet gjethe menderze? Do provoj sedanon heren tjeter.
    Menderza ose gjethe mente
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  
    Epiri sht dhe do t mbetet gjithmon shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #46
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime n 12 postime
    Per besimtaret orthodokse, e diela e kaluar shenonte diten e fundit te ngrenies se mishit deri per Pashke, ndersa pas dites se neserme nuk haen as bulmetrat apo produkte te tjera kafshesh. Me sa kuptoj edhe besimtare te feve te tjera ne kete periudhe mbajne kreshma qe ju pershtaten besimeve te tyre. Personalisht perfitoj gjithmone nga kjo kohe e vitit per te pastruar organizmin si dhe per te mesuar ndonje restorant apo recete te re vegjetariane.

    Kete rradhe provova per here te pare te gatuaja dicka nga kuzhina indiane. Ne pergjithsi i kam shume qejf ushqimet pikante, por dhe nuk mund te ha ne te gjitha restorantet ku serviren keto lloj ushqimesh ndaj kur pashe sa e lehte ishte receta me poshte vajta bleva menjehere erezat e ndryshme.


    Chana Masala (qiqra djegese) me Spinaq

    Dhe ne te vertete i gjithe suksesi i kesaj recete varet tek perdorimi i erzave. Nje shishe e vogel nga keto erza kushtonte rreth $10, por jam e sigurt nq se i merr ne dyqane indiane apo ethnike i gjen dhe me lire. Me poshte do i vendos emrat e erzave ne anglisht sepse nuk jam e sigurt si i qaujme ne shqip dhe nuk dua te prish gjithe idene e recetes me shqiperime.

    • Dy kuti me qiqra ne uje, ose nq se i zieni vete duhen rreth 3 gota (mase) qiqra te ziera
    • Nje qepe e qerruar dhe e grire holle
    • 5 - 6 thelpinj hudhre te prera holle
    • vaj ulliri per skuqjen
    • 3 luge gjelle vaj ulliri
    • lengun e nje limoni (perafersisht 2 luge gjelle)
    • Nje luge e gjysem pluhur curry
    • Nje luge pluhur coriander (une perdora kokrra sepse s'gjeta pluhur)
    • Nje luge e gjysem pluhur cumin
    • Nje luge e gjysem pluhur garam masala
    • Nje tufe e madhe me spinaq
    • Gjithashtu une shtova nje maje luge piper cayenne sepse kur po e gatuaja sikur s'mu duk shume djegese



    Fillimisht ne nje tigan hidhni vajin, qepet dhe hudhrat dhe lerini keto te fundit te zbuten disi ne zjarr mesatar. Pas 4 - 5 minutash hidhni dy kutite me qiqra me gjithe ujin qe kane ne kuti. Shtoni me pas erzat dhe lengun e limonit dhe lerini te ziejne perseri ne zjarr mesatar. Kur keto te gjitha te kene marre vale, shtoni dhe spinaqin dhe gjithe masen lereni te zieje derisa te jete gatuar spinaqi. Gjate zierjes provova nje nga qiqrat dhe vendosa t'i lija te zienin pak me gjate (rreth 30 min gjithsej) ne menyre qe qiqrat te thithnin lengun me ereza.

    Gjate kohes qe isha duke gatuar masen me lart, ne nje tenxhere me tre gota uje (ose leng perimesh) gatova nje gote e gjysem oriz dhe bera pilaf te cilin e shoqerova me pas me qiqrat dhe spinaqin.


    Jo vetem qe shtepia mbante arome te mire por dhe ushqimi ishte shume here me i lehte se cdo ushqim indian qe kisha ngrene ndonjehere. Duke pasur parasysh sa pak kohe mu desh te gatuaja kete recete, kam idene do e provoj perseri here tjeter.



    Bon Appetit
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  7. #47
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime n 12 postime
    Per nje mbasdite romantike duke pare Oscars, me ne fund perdora cokollaten qe kisha dhe bera nje tufe me luleshtrydhe dhe cokollate.


    Luleshtrydhe me cokollate

    Arsyeja perse e kisha lene pas dore kete lloj 'embelsire' eshte sepse gjithmone me dukej sikur do me duhej shume kohe dhe tasa/pjata per te shkrire cokollaten. Por me te pyetur u zgjidh puna : ). Copen e cokollates e vendosa ne nje ene qelqi dhe e shkriva ne mikrovale. Cokollata lihet ne mikrovale vetem 15 sec, nxirret trazohet dhe vendoset perseri 15 sec. Vazhdohet keshtu derisa te jete shkrire plotesisht.

    • Luleshtrydhe
    • Cokollate e zeze e paperpunuar dhe pa sheqer te shtuar (ose cfare te preferoni)
    • Shkopa te holle qe perdoren per BBQ
    • Rrip i holle jeshil qe perdoret per buqeta lulesh
    • Nje vazo te vogel lulesh


    Luleshtrydhet me cokollate mund te behen ne shume menyra, ndoshta dhe me te thjeshta se kjo qe perdora une, psh mund te blini cokollate te shkrire te parapergatitur, mund te gjeni shkopa jeshile etj Por une zgjodha kete menyre ne varesi te gjerave qe me ndodheshin ne kuzhine ne ato momente.

    Fillimisht pastroni luleshtrydhet dhe kulloni ujin qe mos jene te lagura kur ti lyeni me cokollate. Me pas, zvogeloni shkopinjte e holle ne varesi te vazos qe do perdorni. Vendosni nga nje luleshtrydhe ne shkop dhe thurni rripin e holle jeshil rreth tyre qe te japin idene e bishtit te luleve. Gjate kohes qe jeni duke u marre me keto parapergatitje, vazhdimisht vendosni cokollaten ne mikrovale per 15 sec dhe trazoheni qe mos kete flluska.

    Me pas futini luleshtrydhet ne cokollaten e shkrire dhe vendosini ne vazo sipas deshires. Sa me shume luleshtrydhe aq me bukur duket buqeta, gjithashtu dhe fruta te tjera mund te shtohen per te krijuar idene e nje buqete te vertete. Une u mundova mos beja shume sepse zakonisht perfundoj ha me shume vete nga keto gjera. Vetem gjate pergatitjes hengra gjysmen e cokollates se shkrire vetem sepse dukej e mire : )

    Me pas luleshtrydhet me cokollate i vendosa ne frigorifer per aq kohe sa mu desh te hiqja nga kuzhina gjithe gjerat e vogla qe perdora per t'i pergatitur. Ne fund do te shoqerohen me shampanje dhe bajame.


    Bon Appetit
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura   
    Ndryshuar pr her t fundit nga Fiori : 27-02-2012 m 10:38

  8. #48
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Antarsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,475
    Faleminderit
    0
    73 falenderime n 64 postime
    Wow, beautiful! Se per te shijshme dihet.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #49
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,185
    Faleminderit
    117
    142 falenderime n 115 postime
    Yum..Luleshtrydhe mbuluar me shtrese cokollate eshte e shijshme dhe ka dhe aparence. Kam provuar pineapple covered me cokollate.
    I kishin dhene dhe nje forme arushe, s'kishte sy fare. Shija,.. ja ashtu. Aq me shume qe nuk jam ndonje big fan of pineapples.
    Feelings change - memories don't.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Antarsuar
    30-11-2008
    Postime
    2,458
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Citim Postuar m par nga Fiori Lexo Postimin
    Ketej nga bregu jone, ne nuk i perdorim shume kumquat, ndaj nuk gjenden gjithmone ne kuzhinen time qe te te beja ndonje gje per prove : ). Megjithate gjera te provuara qe dalin mire jane 'kumquat bread' - Kek me kumquat ose Krepa me kumquat. Kekun me kumquat e bej zakonisht si mund te beja Kekun me Banane(jap kete si shembull sepse dhe e konsumojme me shpesh). Por sot nuk po bej kekun duke qene se receta per te kerkon shume gjalpe etj etj dhe e di qe do perfundoj ta ha te teren vete.

    Si per kekun ashtu dhe per krepat, kumquat parapergatitet njesoj. I pret ne dy pjese, ju heq farat dhe pastaj ose i grin holle, ose futi ne grirese frutash dhe i ben atje si pure.


    Krepa

    Krepat i bej zakonisht me kos, dmth si petulla te fshira, duke qene se vete e kam qejf thartiren e kosit, por kete rradhe zgjodha te bej krepa origjinale, pra thjesht me qumesht e veze.

    • 1 gote miell (une perdor miell organik te pa zbardhur, por cdo lloj mielli ben per kete recete)
    • Dy veze te medha
    • Gjysem gote qumesht (gota ne fotografi eshte e ndarre ne masa, dmth kur them nje gote behet fjala per nje gote sasi matese)
    • Gjysem gote uje (une ne fakt i hodha nje gote te plote qumesht, harrova kur po mbushja goten)
    • Dy luge gjelle gjalpe te shkrire
    • Kripe sipas deshires
    • Fruta, arra, bajame, recel, cokokrem sipas deshires


    Fillimisht ne nje ene te thelle perzieni vezet me miellin, me pas shtoni gjalpin e shkrire dhe ne fund shtoni qumeshtin dhe ujin. Vazhdoni te perzieni masen derisa te mos kete me kokrra mielli (nq se keto do ishin krepa me kumquat, perzierjes do i shtonit dhe purene e dy kokrrave mesatare).

    Ne zjarr mesatar nxehni tiganin dhe hidhni 1/4 gotes nga masa qe sapo pergatitet. Tiganin mund ta lyeni pak me gjalpe qe te mos ngjitet peta, por ne rastin tim dhe pa gjalpe fare, dolen shume mire. Pasi te hidhni lengun ne tiganin, ngrini tiganin dhe rrotullojeni nga pak qe gjithe lengu te mbuloje siperfaqen e tiganit.

    Per t'i pjekur krepat, mjaftonjne 45 sec per cdo ane. Me pas mund t'i mbushni me cokokrem, recel, fruta...ose mund ti shoqeroni me djathe te bardhe dhe sallam. Secili sipas shijes se vet



    Bon Appetit
    dhe une ia bej femijeve ato e kane qef me nutella ose me marmalate molle per vete i ha me djathe te bardhe,dhe une vetem me qumesht i bej ujin se perdor fare heren e fundit i bera ne vend te qumshtit me (schmand)si me e thene shqip kos kajmaku ka shume yndyre sh te mire dolen............une kam blere mjetin qe i pjek kastile nuk duan shume yndyre
    flm per keto recewpte qe sjell
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  11. #51
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime n 12 postime
    Kek me pineapple (ananas?) - vegan

    Keku ne vazhdim nisi fillimisht si nje eksperiment, qe nuk me zhgenjeu ne fund. E kam provuar disa here ta gatuaja me veze, kos etc dhe ka dale shume i mire, por kete rradhe doja t'i hiqja nga perdorimi bulmetrat dhe vezet. Ndaj ne vend te kosit dhe vezeve perdora uthull molle si dhe ne vend te vajit perdora salce molle.

    • 1 dhe 1/4 gote miell (gjysem miell organik te pa zbardhur, gjysem miell te bardhe)
    • 1/2 filxhani sheqer
    • 4 luge gjelle sheqer kafe (te zi)
    • 1/2 luge gjelle kripe (shikojeni pak me sy kete, mund te duhet dhe me pak)
    • 5 - 6 kokrra qershi (ose kokrra recel qershie)
    • 6 - 7 rrathe ananas (perseri ose konserve ose te fresket, po sido qe te jete mbajeni lengun qe ta perdorni ne vend te ujit)
    • 1 gote matese leng ananasi
    • 1/2 gote molle te grire (ose salce molle)
    • 3 luge gjelle uthull molle
    • pak vaj perimesh per te lyer enen ku do e vendosni te piqet
    • nje luge kafeje vanilje
    • nje luge kafeje esence ananasi (mund te behet dhe pa kete)



    Fillimisht perzieni miellin, sheqerin e bardhe, kripen ne nje ene. Ne nje ene tjeter perzieni perberesit e lengshem duke filluar nga lengu i ananasit, mollet e grira, uthulli dhe vanilja. Me pas shtroni tepsine/enen ku do e piqni me fetat rumbullake te ananasit, mbi to shtroni sheqerin e zi.

    Perzieni dy masat qe pergatitet me lart dhe shtrojini mbi tepsine ku vendoset fetat e ananasit dhe sheqerin e zi. Futeni ne furre - 375 per 35 minuta ose derisa mezi te jete pjekur mire (ketu mund te beni proven me nje pirun te vogel per te pare ne eshte pjekur plotesisht).

    Pasi ta nxirrni nga furra, lerni te ftohet per 10 min dhe ktheheni permbys mbi enen ku do sherbeni. Ne fund vendosni qershite tek rrumbullaket e ananasit per zbukurim.


    Bon Appetit
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  

  12. #52
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Antarsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,475
    Faleminderit
    0
    73 falenderime n 64 postime
    Me pelqen shume ky lloj keku dhe e bej shpesh, por jo from scratch, sic e ke bere ti. E blej te gatshem pluhurin. Por ti thua sheqer te zi. Mos e ke fjalen per brown sugar? Se une ate i hedh perpara se te shtroj pineapples.

    Me sa shoh nga perberesit, vetem ananasi dhe qershite duhet te shijojne njesoj, se tendja e marr me mend qe duhet te jete me delicious.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  13. #53
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime n 12 postime
    Hah per ate sheqer e kam fjalen dhe une, por s'po dija si ta quaja 'sheqer kafe'? Kesaj me lart i hodha dhe pak sode (baking soda) ... e paskam harruar ta permend me lart.

    Shija shume e mire dhe jo shume ndryshe nga ajo qe thua ti se dhe une e kam provuar ate menyre me pare. E vetmja gje mu duk pak si shume e embel dhe kam idene se 'salca e molleve' dhe 'lengu i ananasit' i kishin shtuar embelsine ndaj ndoshta sheqeri s'duhet perdorur aq shume (kjo pasi e provova per te ngrene dje ne darke).

  14. #54
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Antarsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,475
    Faleminderit
    0
    73 falenderime n 64 postime
    Lol
    Te te tregoj nje sekret per ngrenien e embelsirave. Une gjithmone I ha esell,sepse stomaku eshte bosh dhe ka vend per gjysmen e tepsise.
    Pra,hiq dore nga ngrenia e tyre darkave. Sa per demet qe shkakton ne shendet,i diskutojme here tjeter tek forumi perkates.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •