Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 101
  1. #21
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    E zbulove Ameriken per se dyti here o Projekt!Po a mire po te duken keto genjeshtra a??
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  2. #22
    Raporti identifikon Hashim Thaçi si "peshk i madh" në krimin e organizuar

    E Premte 28 Janar 2011 11:14

    Kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, është identifikuar si një nga "peshqët e mëdhenj" në krimin e organizuar në Kosovë, kjo sipas raporteve të Sherbimeve Sekrete Ushtarake perendimore.

    Dokumentet e NATO-s, të cilat janë të shënuara si "Top Sekret", tregojnë se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera përendimore edhe gjatë mbështetjeve të qeverisë së Kosovës kanë pasur dijeni të gjerë mbi lidhjet e tij kriminale për disa vite me radhë.

    Ata gjithashtu identifikojnë dhe një tjetër politikan të lartë të qeverisë në Kosovë, i cili ka lidhje me Mafian shqiptare, si dhe duke deklaruar se ..“ai ushtron kontroll të konsiderueshëm mbi Thaçin, një ish-udhëheqës i gueriles në Kosovë“.

    " KFOR-i" Amerikan, jep informacione të detajuar në lidhje me rrjetet e organizuara kriminale në Kosovë në bazë të raporteve nga agjencitë e zbulimive inteligjente perëndimore dhe informatorët e tyre . Shpërndarja gjeografike e bandave kriminale në Kosovë është e përcaktuar, së bashku me detajet e familjeve të dyshuara dhe në lidhjet e biznesit.

    Këshilli i Evropës tashme ka kërkuar zyrtarisht një hetim të pretendimeve se Hashim Thaçi ishte kreu i një rrjeti "mafioz" përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe organeve njerëzore gjatë dhe pas luftës së 1998-99 të Kosovës.

    Akuzat për trafikimin e organeve janë të përfshira në një hetim zyrtar botuar muajin e kaluar nga Dick Marty raportues i keshillit te te drejtave të njeriut.

    Raporti i tij akuzoi Thaçin dhe disa figura të tjera të larta të cilet vepronin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për lidhje me krimin e organizuar, duke shkaktuar një krizë të madhe diplomatike sidmos në Keshillin e Evropes dhe vendet e BE-së

    Raporti e paraqet Thaçin të kete ushtruar "kontroll të dhunshem" mbi tregtinë e heroinës, dhe u vendos të paraqitet vetem tani pasi konflikti me Serbine ka përfunduar.

    Thaçi, i cili ishte Ministër u zgjodh Kryeministër disa muaj para se të shpallej Pavaresia dhe ka qenë i mbështetur fuqimisht nga fuqitë e NATO-s. Qeveria e tij ka hedhur poshtë raportin e Dick Marty si pjesë e një komploti Serbe dhe Ruse për të destabilizuar shtetin e ri.

    Megjithatë, dokumentet e fundit të zbuluara ishin përgatitur nga KFOR-i, forca paqeruajtëse e NATO-s përgjegjës për sigurinë në Kosovë. KFOR-i ësht krijuar nga forcat ushtarake që ndërhyne në luftën e Kosovës në 1999, duke ndihmuar për t'i dhënë fund një fushate të spastrimit etnik nga ana e forcave serbe të Sllobodan Millosheviçit.

    NATO- dhe KFOR-i në një deklaratë të dhene se fundmi deklaroi se kishte filluar një "hetim të brendshëm" për të qartsuar se nga kann rrjedhur dokumentat të cilat jan të cilesuara „Top Sekret“, dhe jane mbledhur nga Sherbimet e Fshehta Sekrete Ushtarake të KFOR-it dhe NATO-s deri para Trazirave të Shqiptareve të Kosovës në vitin 2004.

    Në dokumentet, Thaçi është identifikuar si "peshku i madh" në qarqet e organizuara kriminale. Kështu eshte identifikuar dhe Xhavit Haliti, një ish-kreu i logjistikës për UÇK-në i cili është tani një aleat i ngushtë i kryeministrit dhe një deputet i lartë në partine e Thaqit PDK- e cila eshte në pushtet.

    Megjithatë, në raport shërbimet e fshehta të NATO-s kishin njohuri krahas mbi rolin e tij si një politikan i shquar, Haliti është edhe një kriminel në nje rrjet të organizuar, që mbart një pistoletë 9mm çeke, dhe ka pushtet të konsiderueshëm mbi Kryeministrin.

    E përshkruar atë si "fuqi pas Hashim Thaçi", në raport pohohet se Haliti ka lidhje të forta me mafien shqiptare dhe të shërbimit sekret të Kosovës, i njohur si SHIK-u. raportohet se Haliti "Kontrollonte mëseshumti" Fondin për luftën në Kosovë në fund të viteve 1990-1999, duke përfituar përsonalisht nga Fondi i Luftes. "Si rezultat, Haliti u kthye në nje kriminel i organizuar në një shkallë të madhe," paralel me shtetin.

    Raportet thonë se ai është "i përfshirë shume në tregti të armëve, prostitucionit dhe droges dhe kontrabandës" dhe që përdorte një hotel në kryeqytetin, Prishtinë, si një bazë operacionale. Haliti gjithashtu shërben si një këshilltar politik dhe financiar i kryeministrit, por, sipas dokumenteve, është ndoshta "bosi i vërtetë" në marrëdhënie. Haliti përdor një pasaportë të rreme për të udhëtuar jashtë vendit për shkak se ai është i shenuar me të zi- në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, citon një raport i shteteve të bashkuara.

    Haliti është i lidhur në frikësimin e kundërshtarëve politikë në Kosovë dhe dyshohet për dy vrasje që datojne në fund të viteve 1990, kur daton Lufta e UÇK-së dhe është thënë se kan rezultuar në vrasje të shumta.

    Njëri ishte një kundërshtar politik i Halitit i cili u gjet "i vdekur afer kufirit të Kosovës", me sa duket pas një debati me Halitin. Një përshkrim i vrasjes tjetër të dyshuar, një gazetar i ri në Tiranë, gjithashtu përmban një referencë tek emri i kryeministrit, por pa e pershkruar si fajtor.

    Nga Sherbimet Intelegjente të SHBA-ve dhe NATO-s Haliti citohet se është i "lidhur" me vrasjet e ndodhura edhe në vazhdim të formimit të shtetit.
    Ali Uka, një gazetar në Tiranë, punonte në „Gazeta Shqiptare“ që mbështeste Lëvizjen e Pavarësisë, por ishte kritik ndaj Halitit, Në banesen e tij në vitin 1997, Ali Uka ishte shëmtuar brutalisht me një shishe dhe kaçavidë dhe shoku i tij në dhome në atë kohë ishte Hashim Thaçi.

    Haliti është cituar dhe në raportin e Dick Marty, Raport që përmban deshmi të Sherbimit Inteligjent të FBI, MI5 dhe Sherbimi i fshehte i NATO-s.

    Raporti i Dick Marty përfshin XhavitHalitin në një listë të aleatëve të ngushtë të Hashim Thaçit dhe në disa raste mbikqyres personalisht në "vrasje, arrestime, rrahje dhe marrjes në pyetje", gjatë dhe menjëherë pas luftës.

    Haliti nuk gjendej për koment megjithatë, në një intervistë në medium Balkan Insight javen e fundit ai i hodhi poshtë raportin e Dick Marty si "politike" dhe i projektuar për të "diskredituar UÇK-në". "Unë nuk isha i habitur nga ky raport. Unë e kam ndjekur këtë çështje për vite me rradhë dhe përmbajtjen e këtij raporti dhe për mua është politik," tha ai.

    Por ai pranoi se Këshilli i Evropës ka gjasa të miratojë një rezolutë kushtuar hetimeve nga ana e misionit të drejtësisë të BE-mbështetur në vend, i njohur si EULEX.

    Unë mendoj se është një organ kompetent hetues," tha ai, "Ky është një organ Evropian hetimor. Unë mendoj se nuk ka asnjë mundësi që njësia Hetimore e EULEX-it të preket nga politika e Kosovës dhe ajo Shqiptare.

    Në përgjigje të akuzave në raportet e shërbimit të fshehtë të NATO-s , një zëdhënës i qeverisë së Kosovës tha: "Këto janë akuza që kanë qarkulluar për më shumë se një dekadë, dhe më së fundi riciklohen në raportin e Dick Marty ato janë të bazuara në thashetheme dhe të krjuara nga sigurimet e fshehta serbe.

    "Megjithatë, kryeministri ka bërë thirrje për një hetim nga EULEX-i dhe ka premtuar bashkëpunim të plotë të autoriteve që zbatojn ligjin.

    "Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, dhe bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar se kriminaliteti nuk ka vend në zhvillimin e Kosovës."
    Hetimi mbi trafikimin e organeve në Kosovë, rrugen për në Strasburg e ka marrë prej më shumë se dy vitesh, për të arritur deri në Pallatin e Evropës, një ndërtesë e madhe në Strasburg që shërben si shtab i Këshillit të Evropës.

    Hetimi zyrtar në trafikimin e organeve në Kosovë u nxit nga Kryprokurorja e krimeve të luftës në Hagë, Karla Del Ponte, e cila tha se ajo kishte qenë e penguar për të hetuar mizoritë e dyshuara të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Zbulimet e saj më tronditëse por që ishin njoftime të pakonfirmuara për vrasjet e roberve të Luftes të kapur nga UÇK –ja dhe që u ishin marr organet, e shtynë Dick Marty nga Keshilli për të Drejtat e Njeriut drejt nje hetimi formal.

    Raporti i tij, botuar muajin e kaluar, sugjeroi , por nuk kishte prova se komandantët e UÇK-së kontrabanduan robërit përtej kufirit në Kosovë dhe u hoqen organet roberve serbë.
    Hulumtimet në raportin e Dick Marty do të jene tanime subjekt i nje hetimi te urdheruar nga Parlamenti Evropian ne strasburg.

    Përkthej dhe e përshtati
    Moderatori i Zëri i Kosovës
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    E zbulove Ameriken per se dyti here o Projekt!Po a mire po te duken keto genjeshtra a??
    Merru me shkrimin dhe jo me mua. Unë nuk jam autor i këtij shkrimi. Fundja ende nuk e kam postuar shkrimin e plotë. Tash lexoje dhe e sheh se nuk është aq serioz shkrimi.
    Mbi të gjitha unë nuk zbulova asgjë. Për rastin e parë fatkeqëisht doli e vërtetë. Ishalla kësi herit del gënjeshtër!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #24
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    E kisha lexua kete shkrim me heret sot,dhe per at dhe e shkrova kete koment!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    proxhekt..

    cka ndodhur..

    si ka mundesi gazeta e lpk-se tregon zell me botue shkrime ku flitet keq per hashimin..

    ??

    hm...

    e dija..

    qe nuk do vononte hakmarrja e klaneve gjakatare enveriste qose m.utaviste edvino-ruciste.. ndaj hashimit..

    e thash athere se.. kte "herezi" .. pra vajtjen e Hashimit ne perurim te rruges se Kombit.. qe beri berish bash olldashi.. nuku do ja fali shtabi i vjeter kanibal.. edvino nexhmijan ramizo klos mejdan.. ruco qose-jan.. lepekero.lahperian..

    dhe po duken qarte shenjat..

    dhe vrulli lejfenist.. demago-goist.. veli -mutist i VEVE-së se albinit.. kunder Hashimit.. e dyshova se kishte nxitje nga envero-lpk-izma e qosizma-m.uto-ed-rucizma..

    hmmm..

    ..

  6. #26
    Fakte Fakte ne dojm Fakte jo fjal te Pubave te Londres ( Kjo esht njesoj sikurse te akuzosh princeshen Elizabeth II se esht organizatore e krimit ne britani te akuzosh esht leht mirpo njerzit deshirojn fakte.???)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ekskluzive: Pse nuk zbardhet vrasja gazetarit dhe zëdhënësit të parë të UÇK-së Ali Ukajt?

    Bajrush Morina - Bota sot

    Në mesnatën e 28 korrikut të vitit 1997 ka ndodhur një vrasje misterioze ende e pazbuluar deri më tash. Ali Ukaj 27 vjeçar, me profesion gazetar, i konsideruar si një nga zëdhënësit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ideatorët e emblemës së UÇK-së, është gjetur i vrarë e madje i masakruar në një nga banesat e Tiranës. Bile në pllakën përkujtimore mbi varrin e Ali Ukajt që tash gjendet në varrezat e fshatit Lumbardh të Deçanit familjarët kanë vënë mbishkrimin “Zëdhënës i parë i UÇK-së”.
    Vrasja e Ali Ukajt u konsideruar si një prej krimeve më të mëdha të asaj kohe.
    Por prej 28 korrikut të vitit 1997 kanë kaluar 14 vjet ndërsa kjo vrasje mbetet e mbuluar me “dheun e zi” njësoj si trupi i Aliut që tash prehet në vendlindjen e tij në Lumbardh.
    Ali Ukaj ishte me profesion gazetar. Punonte në të përditshmen “Gazeta shqiptare” në Tiranë. Ata që kanë pasur rastin ta njohin dhe ta takojnë e vlerësojnë si një djalë të qetë, të urtë e të mençur.
    Por Ali Ukaj ishte më shumë se sa gazetar. Përveç se botonte artikujt të parë për ekzistencën dhe veprimtarinë e UÇK-së si forcë e armatosur e shqiptarëve të Kosovës në luftë për rezistencë kundër okupatorit serb.
    Për vrasjen e Ali Ukajt janë shkruar artikuj të ndryshëm që kanë tentuar të zbardhin vrasjen e Ali Ukajt. Ka shkruar edhe gazeta “Bota sot”. Për zbardhjen e kësaj vrasje flet ekskluzivisht për “Bota sot” edhe vëllau i Aliut, Shefqet Ukaj.
    (Më gjerësisht për këtë vrasje do të lexoni në numrin ardhshëm të gazetës “Bota sot)
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    proxhekt..

    cka ndodhur..

    si ka mundesi gazeta e lpk-se tregon zell me botue shkrime ku flitet keq per hashimin..

    ??

    hm...

    e dija..

    qe nuk do vononte hakmarrja e klaneve gjakatare enveriste qose m.utaviste edvino-ruciste.. ndaj hashimit..

    e thash athere se.. kte "herezi" .. pra vajtjen e Hashimit ne perurim te rruges se Kombit.. qe beri berish bash olldashi.. nuku do ja fali shtabi i vjeter kanibal.. edvino nexhmijan ramizo klos mejdan.. ruco qose-jan.. lepekero.lahperian..

    dhe po duken qarte shenjat..

    dhe vrulli lejfenist.. demago-goist.. veli -mutist i VEVE-së se albinit.. kunder Hashimit.. e dyshova se kishte nxitje nga envero-lpk-izma e qosizma-m.uto-ed-rucizma..

    hmmm..

    ..
    edhe për mua Brari ishte e cuditshme kjo!!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #29
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    A ka mundesi me me tregua dikush nje gje:
    A nuk paska ,,peshq te medhenje LDK-ja e partit tjera a?
    Kjo po i bie sikur ai i zoti i shtepis,ne korrjen e grurit ka pyet:
    -Kush e ka korr ketu bre?Familjret nga friga qe eshte korr keq thon:
    -Nusja valla
    Prap pyet Ai dhe keta tere kohen thon per nusen!Ne fund gjithe meritat i merr nusja e tjeret mbeten duar thate(Pagat)Z.Ademi e trego me mire!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Ndersa une nese me lejohet e panjohura do te te them nje aforizme.
    Ne pemen me fruta hidhen gure se ne ate te thaten sgjuan askush. Per veq ndonje cope druri te thate,sbie asgje nga ajo.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    [I eturi kur ta gjene nje kru e shterre, e i joni kure te bjene ne uje mendon si ta mer ate ne shtepi.[/I] Kroni edhe prroni mer politikanin jane te tijat.

  12. #32
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    A ka mundesi me me tregua dikush nje gje:
    A nuk paska ,,peshq te medhenje LDK-ja e partit tjera a?
    Kjo po i bie sikur ai i zoti i shtepis,ne korrjen e grurit ka pyet:
    -Kush e ka korr ketu bre?Familjret nga friga qe eshte korr keq thon:
    -Nusja valla
    Prap pyet Ai dhe keta tere kohen thon per nusen!Ne fund gjithe meritat i merr nusja e tjeret mbeten duar thate(Pagat)Z.Ademi e trego me mire!
    hahahahah. mund ta thoshe edhe më shkurt:

    Rrufeja lisat e gjatë i vret/gjuan ( dhe jo kaçubat )

    ose

    Shqiponja nuk gjuan miza.

    ... por i thonë politikë dhe në politikë nganjëherë vie në shprehje thënia:

    Çuba( kaçuba) e vogël mban lepurin e madh.

    Ky raporti i Dick Marty-t mua më duket dallavere, ama nuk duhet marrë krejt si hic gjë, se fjala e urtë thonë: dy të pashpritë, i treti pa krye.
    Fundja e shihni ka rënë entuziazmi dhe humori te elita politike.
    Unë jam plotësisht i bindur se edhe kësaj radhe Kosova do të trumfojë, do të dalë fitimtare.
    Megjithëkëtë mund të dalë ndoshta ndonjë individ me ndonjë vërejtje të vogël, pradaj unë ende mbaj qëndrimin se më mirë të dënohet individi se Kosova. Kosova është më e madhe se secili individ dhe nuk jepet për individë!

    P.S. E panjohura, mua më vijnë shumë shkrime gjatë ditës. Shkrimet e tilla nuk po i botoj në faqen e radios sonë. As këtë nuk e kisha ndërmend ta postoja, por Brari e gjeti pse e kam postuar. Pikërisht unë mbeta pa frymë kur një shkrim i tillë dilte nga LPK.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 28-01-2011 më 19:23
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  13. #33

    Lavdi luftes herojike te Tahir Zemes

    Qyky ka liftue bacit, se jo si Hashimi qi ka vra mas shpine. Hashimi kurrkun nuk ja ka ba bam. Kush te din nej aksijon te tij de ta thot
    Lexone kur i ka than Hashimi me ty kam me luftue si me shka.
    Do sena po i dina na e jo t hujt.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...4&postcount=22

  14. #34
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ardit Mustafa, mesa e kuptoj une Plaku, ketu hashimi akuzohet per varsje e masakra shkiesh!
    Le ma nga Marty, po ja qe dhe ish Lpk-istat e vete i dalin kunder! Zeri Kosoves ashete gazete e PS te kosoves. Te brengos faketi se keto kan dite dhe din per hashimin me shum se cdo kush qe ase e ka njofet hashimin. Une se kupetoj pse ia mevshin kete akuze te kote hahsimit?!Cdo shqyptar e ka per detyre ta gre zanin nga padrejtesia qe i behet liderit, ministrit Kosoves. Kam frige se mbase ketyne akuzave qendron krejte diqka tjeter?
    Per te zhdukunit e shqyptareve dhe per vrasjet nder shqyptare kerkush se vrete mendjen!
    Kjo iu takon instutucioneve Kosoves te zbardhin te verteten. Nese nuk e bejn,atehre populli duhet ta ngre zanin per tua kujtu pushtetarve dhe nder kombetareve ,se ne kosove perpos shkaut qe na vrau e na poshtroi, na vran dhe disa tanet qe sot skan ase nam ase nishan.
    Kur populli heshet dhe ia lejon vetes ti behet lloj lloj manipulimesh, athere si mund pushtetaret tane basheke em nderkombetaret te zbardhin te keqijat qe i perjetoj para dhe mbas luftes? Populli duhet te ushtron presion mbi administraten e hashimit dhe te eulexi,ndoshta per ate dhe xhaviti a shku ne strasburg per hallet e popullit?
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    e panjohura

    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    E zbulove Ameriken per se dyti here o Projekt!Po a mire po te duken keto genjeshtra a??
    jo jo ne nuk po zbulojm as gje por sherbimi sekret amerikan paska informata per kso marifetlleqesh per hashimin e dhe disa ish dosta te tij nese genjen sherbimi sekret ah,ther esht qeshtje tjeter uroj te jet prapagant kjo qe po thuhet per hashimin
    por europa dhe amerika kan edhe disa pun perti kryer me hashimin sidomos me dialogun prishtin beograd e pastaj do ja hapin dosjen hashimit edhe fort bile

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    E kisha lexua kete shkrim me heret sot,dhe per at dhe e shkrova kete koment!
    Ne kete shkrim lexova edhe ket qe pdk ka qen e mbeshtetur financiarisht nga organizata islamike te dyshimta dhe kjo me shokoi dhe keto shkrime nuk eshte qe ne po i shpikum por jan te hetuara dhe te vertetuara nga shtetet e ndyshme te natos ne kete rast te amerikes

  17. #37
    Financuesit dhe njerëzit e SHIK-ut

    Prishtinë, 28 janar - Bizneset që aktualisht përfitojnë nga tenderët publikë, sipas Inteligjencës amerikane të KFOR-it, kanë mbajtur gjallë Shërbimin Informativ të Kosovës që agjentët e kësaj njësie e përshkruajnë si polici të Partisë Demokratike të Kosovës. Në raportin sekret të Inteligjencës amerikane, që përfshin periudhën 2001 deri në fund të vitit 2004, e të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, shpjegohet në mënyrë të detajuar mënyra e financimit të SHIK-ut. Sipas këtij raporti, SHIK-u ka pasur lidhje të forta me një numër të madh të organizatave kriminale, të cilat aktivitetin e tyre e kanë pasur të bazuar në punë ilegale.
    “’Hotel Victory’ në Prishtinë dhe ‘Kosova Petrol’ janë kompanitë që i qëndrojnë përballë SHIK-ut me mbështetje. ‘Hotel Victory’ është vendi që SHIK-u e ka përdorur për pastrim parash”, thuhet në këtë raport. SHIK-u gjithmonë ka gjetur mënyra se si të funksionojë edhe nga të ardhurat e tjera.
    “SHIK-u gjithashtu përdor taktika të frikësimit që të marrë para nga kompanitë e ndryshme. Kompanitë “Lesna” dhe “Agro Llapi” e një firmë ndërtimi janë në mesin e kontribuuesve më të mëdhenj që financojnë SHIK-un”, theksohet në raport. Po ashtu sipas raportit sekret, Latif Gashi e Rrustem Mustafa - Remi janë dy personat që kanë dhënë gjithashtu mjete për SHIK-un, përpos gjatë kohës kur ata kanë qenë në burg. Amerikanët kanë gjetur se përpos Kadri Veselit e Elmi Reçicës, në krye të SHIK-ut janë edhe Driton Hoxha, anëtar i UÇPMB-së e Rexhep Selimi. Raporti shpjegon edhe për ekzistimin e një lidhjeje të Xhavit Halitit, si njëri nga udhëheqësit e PDK-së, me organizatat islamike. “Xhavit Haliti ka qenë prezent duke operuar në këto organizata joqeveritare islamike. Haliti është i lidhur me Hamdi Thaçin, president i Organizatës Islamike (NFDK). Thaçi dhe Haliti kanë ndërtuar pa ndonjë autorizim një xhami të madhe në qendër të Prishtinës”, thuhet në raport. “Disa nga organizatat islame kanë financuar Partinë Demokratike të Kosovës”, thekson raporti.
    Agjentët amerikanë të KFOR-it e përshkruajnë SHIK-un në raportin e tyre si një vegël politike e futur thellë në Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo organizatë funksiononte si kompromis i disa anëtarëve të G2-shit, një trupë për kundërzbulim që operonte brenda Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Xhavit Haliti, si njëri nga kryesuesit e SHIK-ut, kishte lidhje të fuqishme me Shërbimin Informativ të Shqipërisë. Ndërkaq Elmi Reçica e Kadri Veseli, dy të tjerët që kryesonin këtë organizatë, ishin kundër Halitit.
    Veseli është i pari në SHIK dhe është i lidhur në mënyrë të fuqishme me Hashim Thaçin. Ndërsa Reçica është numër dy në hierarkinë e SHIK-ut”, thekson raporti i amerikanëve.
    Sipas këtij raporti sekret, SHIK-u numëronte 3 mijë agjentë.
    Ndërkaq 200 deri në 500 persona që kanë qenë anëtarë të SHIK-ut kanë qenë të punësuar edhe në Departamentin e TMK-së të njohur si G2. “Menjëherë pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, në vitin 1999, SHIK-u ka afruar afër vetes 5 mijë persona”, thekson raporti sekret i Inteligjencës amerikane të KFOR-it.
    Inteligjenca amerikane e KFOR-it e përshkruan Pejën si vendin më të rëndësishëm në perëndim të Kosovës. Ky qytet, sipas këtij raporti, menjëherë pas luftës u vu nën kontrollin e Ramush Haradinajt, që kishte në dorë qeverinë komunale të udhëhequr nga Ethem Çeku, i cili nga amerikanët vlerësohet si politikan joprofesional. “Ethem Çeku ka qenë në gjendje që të realizojë marrëveshje të fuqishme kriminale me njerëz të fuqishëm lokalë, për interesa të tij personale dhe të Ramush Haradinajt, i cili kishte nevojë për rritje të fuqisë politike”, theksohet në këtë raport sekret të Inteligjencës amerikane. Sipas skemës së paraqitur në këtë raport sekret, zona kriminale në rajonin e Pejës kontrollohet nga Xhavit Haliti, në njërën anë, e nga Ekrem Lluka dhe Riza Lluka, në anën tjetër, që vlerësohen si të afërt me Haradinajn.
    Xhavit Haliti është i lidhur me familjet Kelmendi dhe Muriçi, të cilët merren me tregun e drogës, armëve, haraçit dhe të prostitucionit. Sipas kësaj skeme, këto dy familje që janë të lidhura me Halitin kanë një nivel të vogël të bandave kriminale me kapacitete terroriste të udhëhequra nga banda “Ferizi”. Ndërsa Lluka funksionon në anën tjetër duke kontrolluar tregun e prostitucionit, të cigareve, naftës, drogës dhe të mallrave të ndryshme. Ndërsa familja Devolli ushtron kontroll mbi Doganat e Kosovës. “Në një periudhë të shkurtër perandoria LLUKA është pasuruar jashtëzakonisht shumë përmes korrupsionit, i cili ka prekur edhe komunitetin në këtë rajon, ndërsa në mënyrë indirekte edhe përmes UNMIK-ut”, thekson raporti i KFOR-it amerikan.
    “Ai (Lluka v.j.) llogaritet nga të dy (Thaçi e Haradinaj v.j.) si njeri i besueshëm së bashku me Isa Balajn dhe Ali Haskajn, të cilët kanë qenë të përfshirë në trafikime ilegale të llojeve të ndryshme”, thekson raporti. Haskaj përmendet se kishte lidhje të afërta me familjen Kelmendi nga Dukagjini.
    Lluka kishte lidhje me Xhavit Halitin përmes drejtorit të Fabrikës së Birrës, Agron Elshani. Një tjetër biznesmen po nga Peja, që përmendet në raport, është Sali Nimani, i cili përshkruhet si njeri që ka pasur lidhje të ngushta me politikanë të PDK-së, në mënyrë të veçantë me kreun e saj, Hashim Thaçi, përmes së cilit ka qenë i përfshirë në aferën e Fabrikës së Birrës në Pejë.

    Amerikanët në raportin e tyre e përshkruajnë Sabit Gecin si njeri i afërt me Halitin, i cili i qëndronte përkrah së bashku edhe me vëllezërit e tij në krimin e organizuar që zhvillohej në Prishtinë.
    “Grupi Geci ka qenë i lidhur me Xhavit Halitin, Rexhep Selimin dhe anëtarët e Policisë Speciale, që ka ekzistuar gjatë luftës në Kosovë”, thekson raporti. Në këtë raport gjithashtu ceket se Hamdi Geci është pjesë e klanit “GECI”, si një grup i organizuar kriminal. Vlerësohet se grupi kriminal “GECI” ka vazhduar aktivitetet e tij, ndërsa Naim Oruçaj pronar i picerisë “Kulla” në Prishtinë, besohet se ka kontrolluar bizneset në interes të Xheladin dhe Sabit Gecit.
    Sipas raportit, Hamdi Geci ka qenë i lidhur me grupin kriminal të Hamdi Mehmetit.
    “Në vitin 1999, Mehmeti dhe disa njerëz të tjerë kanë tentuar të vrisnin Enver Sekiraçën, i cili në një deklaratë që është dërguar në Tribunalin e Hagës kishte përmendur emrat e familjes Geci”, theksohet në raport. Përveç lidhjeve me Gecin, njëri nga krerët e PDK-së, sipas amerikanëve, kishte lidhje me Ali Haskajn, një ish- spiun që ka një reputacion të madh për sulme vrasëse, ku kostoja për një sulm kap shumën prej 10 mijë deri në 20 mijë marka gjermane.
    “Haliti ka qenë i përzier në grupin e Haskajt bashkë me Hashim Thaçin”, thekson raporti. Sipas amerikanëve, të tjerë njerëz që merren me aktivitete ilegale në Kosovë janë Naim Muja, një diler armësh me bazë në Prishtinë, si dhe Daut Haradinaj, i cili mendohet të jetë i lidhur me krimet që zhvillohen në Pejë (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

  18. #38
    Eshte mire per keta di aforumist te ster knaqure te dalin edhe publikishte the te thojen edhe to qka nuk i keni diture dhe nuk i keni degjuar kurr me pare dhe e mir te mires eshte qe ju te shkoni dhe nte tuboni materialel edhe ng sherbimet sekret serbe dhe to tjeraa,,,dhe vertet tani e kishit be edhe me interesnt ju keto tema,se vertet jeni hstretgji pwer gjdo shqiptare,,po me vjen mire ngaa ju se shkiet vrn msakrun dhe kurr nje here nuk e ngrite zerin kunder tyre po dikujte tjeter ,po psi eshte shiptare ne kry te kosoves edhe keto shpikje qe ju siot po i beni vzhdoni dhe thoni edhe publikishte pr te gjithev e mos u beni sikur ato grat e kqij apas shpine se kur njeri eshte i drejt dhe flet te verteten athere del publikishte dhe i thot ato qka i keni pa dhe to qka i keni degjuar nga sherbimet ehuj,,se thaqit s qe j nin qk thon shkiet ebogrdit dhe te grekut dhe rusit per te eshte mbi te gjith ase poplli i vete e don dhe e respekton se te jerat te gjithe jnae shpifje dhe keto do te rgumentohen shme shpejte ,,,

    Po ky eshte thaqi qe evriopes i thot ti je ti eune jam une se gjithe here kan menduar qe kosoven t ashofin nder serbi ku edhe sot shume shtete evropjna e deshirojen nje gje te till ,,, po ky jv e ben mat...edhe per auto rrugen ekombit evropa ishte kunder ndertimit ,ani kur nuk jva dha atyre ata u dogjen dhe sot poi e tregonen veten at po ky nuk nin se eshte i paster si loti

  19. #39
    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin

    shko dhe dil publikishte e thuje te gjitha qka i ke ndegjuar dhe i ke p se i till je dhe je nje pjell e dikujte qe nuk je gjak shqiptari,,e amerikanet qka jan ta a ng ta ka shum te drejte aaaaa,,a e din s shkavi ka punuar ne us ne kosve a jo oooooooj trullajke

  20. #40
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Eshte mire per keta di aforumist te ster knaqure te dalin edhe publikishte the te thojen edhe to qka nuk i keni diture dhe nuk i keni degjuar kurr me pare dhe e mir te mires eshte qe ju te shkoni dhe nte tuboni materialel edhe ng sherbimet sekret serbe dhe to tjeraa,,,dhe vertet tani e kishit be edhe me interesnt ju keto tema,se vertet jeni hstretgji pwer gjdo shqiptare,,po me vjen mire ngaa ju se shkiet vrn msakrun dhe kurr nje here nuk e ngrite zerin kunder tyre po dikujte tjeter ,po psi eshte shiptare ne kry te kosoves edhe keto shpikje qe ju siot po i beni vzhdoni dhe thoni edhe publikishte pr te gjithev e mos u beni sikur ato grat e kqij apas shpine se kur njeri eshte i drejt dhe flet te verteten athere del publikishte dhe i thot ato qka i keni pa dhe to qka i keni degjuar nga sherbimet ehuj,,se thaqit s qe j nin qk thon shkiet ebogrdit dhe te grekut dhe rusit per te eshte mbi te gjith ase poplli i vete e don dhe e respekton se te jerat te gjithe jnae shpifje dhe keto do te rgumentohen shme shpejte ,,,

    Po ky eshte thaqi qe evriopes i thot ti je ti eune jam une se gjithe here kan menduar qe kosoven t ashofin nder serbi ku edhe sot shume shtete evropjna e deshirojen nje gje te till ,,, po ky jv e ben mat...edhe per auto rrugen ekombit evropa ishte kunder ndertimit ,ani kur nuk jva dha atyre ata u dogjen dhe sot poi e tregonen veten at po ky nuk nin se eshte i paster si loti
    Jo valla ju kan ftof morrat thaqit krejt se deri qitash nuk la gja pa pranue po tash nuk po ja dojn veq pranimin po e thrrasin per krim. ky far servilli veq n b.oth qka si ka puth ( po tham se nuk e di nashta edhe i ka puth ). Nuk shkon kunglli gjith mi uj.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •