Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Koncept për një transplantor kulturash që iku pa më marrë leje

    Mimoza Ahmeti

    Kush ishte J.V?

    As unë nuk e dija
    deri atë mëngjes kur ra telefoni:
    Jam unë, tha ai, sot më 11
    te Lidhja e Shkrimtarëve.
    Kishte fytyrën e habisë natyrale
    dhe sytë e tij ishin dy flegra pas të cilave
    montohej në distancë inteligjenca;
    trupi i tij i mëndafshtë i pështjellë
    me një kostum
    në filenë e të cilit gëzohej
    një trekëndësh shamie.
    Dridhesha, si para një violinçeli të akorduar
    që nuk dija si prekej.
    Ai me siguri e vuri re këtë dhe:
    A e dini përse ju kam kërkuar?
    Po, i thashë, pa ditur kurrgjë,
    kishit ndier që doja të njihja një njeri sëre,
    diçka si puna juaj, d.m.th. vetë ju,
    gjë që e kisha shtyrë gjithmonë për më tej
    pasi nuk po ndodhte.

    Jeni e çuditshme, ia bëri ai,
    pastaj sikur të kish zbritur një vranësirë pranë
    i erdhi kujtesa:
    Erdha nga Milano më 1944. Disa ditë
    vakancë në vendin tim,
    kush mund ta mendonte
    se angloamerikanët do të na linin ashtu...
    Ishte më e besueshme të mendohej se Toka
    do të rrotullohej në të kundërt.
    Më futën brenda, 12 vjet,
    para meje, çvarrosën tim atë
    dhe ia hoqën kufomës dhëmbët e florinjtë,
    i hodhën eshtrat,
    në qeli flija me gjoks,
    pasi më shpinë
    lagështira të bën tuberkuloz.

    Çfarë dinte për mua J.V?

    Më thoni, tha ai,
    a keni bërë dashuri me E.R?
    Kjo ishte një pyetje hapsaqe,
    nuk mund të them budallaqe,
    që J.V e hodhi si zar
    në mes bisedës sonë.
    Nuk po ju kuptoj, pëshpërita.
    Asgjë, buzëqeshi ai, si të doni.
    Jemi puthur pa pështymë. Kaq, ju përgjigja J.V- së.
    Pa pështymë- Ho, ho, ho
    qeshi ai lehtësisht
    sikur diku në një trup tjetër
    zemrën e tij
    e grithnin me gjilpëra.
    E çuditshme, jeni e çuditshme-
    por ndjeja se ai nuk qe aspak i çuditur
    deri në lëvizjen e dorës që shtynte limitin
    dhe pashë se çuditej pse
    nuk çuditej fare.

    Thomëni, ia bëri ai,
    do të bënit dashuri me mua?
    (Ishte e treta herë që takoheshim,
    këtë herë në shtëpi)
    Nuk mundem, nuk kam aftësi.
    Thomëni që nuk ju pëlqej.
    Përkundrazi i thashë, por s'kam predispozitë.
    Si të doni.
    Dhe filloi të tregojë për një Princ
    të Anglisë:
    e dini si bënte
    dashuri ky princ me të dashurën
    e tij? në dy shtretër përballë, lakuriq
    vetëm shiheshin.
    Do t'ju pëlqente një dashuri e tillë?
    Ky kuriozitet më bën të shkoj-
    thashë dhe u çova.
    Epo mirë. Si të doni.

    Çudi,
    e ndjeja se J.V s'më kish për shije,
    psherëtinte për femra dhe ja
    s'i vinte aspak rëndësi refuzimit tim,
    ndaheshim si miq,
    takoheshim me mall.
    Një lloj emocioni që mua më tensiononte disi
    ndërsa atë veçse e hidhte në harrimësi zhvillimesh
    ku dëgjimi im
    nuk kish fort rëndësi për të.

    ....


    ....
    Ku jetonte J.V?

    Jetonte në vilë, tani të gjithën,
    dikur vetëm katin përdhes
    si i deklasuar që ishte
    Kishte edhe një tjetër vilë
    që ia banonte një
    anëtarë i Byrosë Politike
    dhe një tjetër në Paris
    të tjetërsuar poashtu
    dhe shumë prona të pamata, të pushtuara
    të cilat s'i mori kurrë
    pasi, siç tha:
    Nuk kam ndërmënd të rri pas dyerve.
    Vitet e fundit i kaloi në Paris,
    e mora në telefon një ndër herët, por e shoqja:
    Doni J.V?
    Po, dua J.V.
    Kush jeni ju?
    Jam M.A si gjithmonë.
    Nuk e dini se J.V është i martuar?
    Po edhe unë jam e martuar.
    D. m. th. ju pëlqen J.V.
    Sigurisht që më pëlqen J.V.
    Ashtu?
    Po, kështu.
    Bram.


    J.V është një matuf sklerotik
    më pat thënë E.R.
    Aman, J.V ashtu bën për të
    gjitha, më pat thënë O.V
    Shërbëtor dhe servil regjimi,
    më pat thënë A.P.

    E dija që nuk qe kështu,
    por një gen bastard
    midis genesh gjeniale
    qeshte te të gjithë miqtë e mi.
    J. V ishte perri njerëzore
    dhe nuk e kishte këtë gen
    që ndoshta përfundimisht ndan sërën
    nga vulgu.

    Ishte e fundit specie e tillë
    edhe për ne në Francë
    tha K.A, një shkrimtar provokativ
    nga Parisi,
    në atë kohë homo, fytyra e të cilit
    ishte abstraksion i gjallë i intelektit:
    Ishim në veturë të dy, me J.V
    dhe ndalova, pasi përpiqte
    këmbët, qante dhe thoshte:
    Kam jetuar shumë, o sa e padurueshme
    të jetosh kaq gjatë.
    Doja ta qetësoja, por ishte e pamundur.
    J.V ishte i një elegance të rrallë.

    Vuante nga një egoizëm i shfrenuar
    tha I.K, padroni i tij,
    sikur i vinte inat që po jetonte,
    duhet të gëzohesh, i thosha,
    në vendin tënd njerëzit gëzohen
    të jetojnë kaq gjatë;
    po ç'jetë është kjo
    pa rini, pa para dhe pa femra,
    ç'Paris është ky- më sulej mua.
    E tillë është jeta tani
    edhe për të rinjtë e Parisit,
    ti njeh Parisin e paraluftës,
    por ky i konsumizmit
    është ndyshe. Mos kërko
    gjëra që nuk janë më-
    më shpjegonte I.K me mllefin
    e atij që ka humbur mjeshtrin.

    ...

    Punë e madhe se vdiq J.V,
    më ke mua, tha O.V,
    e cila tani nuk ngre as telefonin.
    Shëtisja vetëm trotuarit, me një fustan
    ruzhë idol,
    e pata veshur një herë për J.V
    Frynte. Frynte një zbrazëtirë e pashpjegueshme
    në gjithë kyeqytetin.
    Një zbrazëtirë moti e përzier me
    zbrazëtirë politike, si një eros i vdekur.
    Ç'më bëre J.V- thirra befas-
    si vdiqe pa më marrë leje?
    Kindat e fustanit i tërhiqte
    zbrazëtia dhe flokët një vetmi e pashpresë
    dhe krejt e ndjeva veten
    vejushë
    midis gjithësisë së ve.
    ...


    Mimoza Ahmeti


    fragmente
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    moj, kjo thashethemnaja e mozes nukmedukte poezi mua.
    cudi!
    Apo eshte proze e ardhur ne fjali te thyera. (po as si proze nukme duket)
    Ka shume katundarllek,
    ka shume boshllek
    me tha, i thashe , kishte thene , me pati thene
    (fare pak mund te gjesh figura nga ato te mozes.megjithese me mllefet ndaj meshkujve eshte ndare bukur ne poezi)lol
    si me te miren poeteshe kjo poezi nuk e demton (ne kete rast te dembtuarit jemi ne admiruesit e saj)
    ...
    dhe....
    j.v , a ka vdekur apo jeton moj kush me thote se te betohem une sot e mora vesh kush ishte)
    ...
    dikea, te jam borxhlie qe e solle. te perqaf!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Plak matuf dhe ashik
    Ky isuf Vrioni palafik
    Dhe kjo llacka katunare
    qenka marrosur fare

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Brari im fisnik dhe ti macia blu që të xen nata jashtë...jo për 1 viç (lol), një minut të qëndrosh pranë Mimozës e ndjen se ajo femër është shumë voluptoze (epshndjellëse), poete që rrallë e has edhe në kombet e tjera, sidomos në vëllimin e saj "Bëhu i bukur!" shpërthen fuqishëm. Bile nuk ishte e lehtë se ishte viti 1976 dhe dara e realizmit socialist kishte shtërnguar të gjithë në morsë!
    Këtë që e solli Dikea në forum kurrë nuk e kisha lexuar më parë, por Jusuf Vrioni fisnik - nuk besoj...nejse!
    Jusufi ka meritën që "padronit" të vet Kadaresë i ka dhënë FAMËN duke e përshtatur veprën e tij me artin mjeshtëror të përkthimit nga shqipja në frëngjisht!
    "O dhëndër ku vete kshtu?
    Shkoj tek nusja kam punë!".....
    kjo perlë popullore përmetare me vjen ndër mend dhe shoh me sytë e imagjinatës sesi dhëndëri zgjidh ushkurët!...
    Agimi

  5. #5
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    gim, kot me te pyet..... sa perqind me ke kuptu ne ato qe kam thene per mozen????
    Dhe cuditem si nuk e paske ndjere, nuhatur, kuptuar se eshte e e treta dashuri imja ne emra poetesh...MIGJENI, NDOC GJETJA<, MOZA...., keshtu qe mozen nuk ke pse e mbron nga te dashurit e saj....as nga urrejtesit....
    me vjen te uleras, si kaq shpesh nuk me kupton, se nuk dua te them se me kupton se ben sikur jo, qe te thuash ato qe te jepet nje shans per ti thene....
    te perqaf...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Eshte shkruar me profesionalizem, duket qe shrimtarja M. Ahmeti ja ka perkushtu jeten letersise. Ky eshte dallimi ne mes teje mace dhe asaj, megjithese ti si "amatore" ke shpesh shperthime poetik te nje force te rradhe, s'besoj te Mimoza te ket te tille, me kaq fuqi.
    Ngaqe ajo dhe Inatin, po ashtu si dashurine, e ka te LEMUAR, te STUDIUAR, te RAFINUAR, me STIL. Prandaj e ndjen thelle humbjen e J. V., e ndjen veten fajtore qe nuk e njohu seksualisht ate, mendoj kjo e shpetoi nga zhgenjimi perfundimtar por dhe do ta ngertheje ne "intelektualizmin letrar" aq banal e te demshem per te bere letersi te mire.

    PS; shtoj qe nje botim i ri i Mimozes, ka disa muaj ne standet e librarive Pariziane, ilustrimi grafik tek kapaku i tij eshte punuar nga O.V. me te cilen M.A. e ka gjet me sa duket gjuhen e perbashket.

  7. #7
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ornament mund te na e sjellesh ate kapakun e bere nga O.V librin e M.A

    faleminderit dikea qe e solle.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  8. #8
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Ishte një vogëlush si drita
    me sytë si nata
    i gjithi yll.

    Qëndroi përpara humnerave të mia,
    i befasuar klithi:
    Zonjë, ju po rrëzoheni!

    E di, i pëshpëriti vështrimi im,
    dhe me krahët e mi e pështolla
    puthjen e tij të qumësht si seksi i tij-
    aq mund të më dhuronte të më shpëtonte.


    Gjithë ditën fekondonte lule
    dhe në mbrëmje, kur e pickonin yjet
    vraponte, thërriste:
    Zonjë! Ju po vdisni, ju po gremiseni!
    dhe prapë një puthje qumësht.


    Ishim të dërmuar të dy:
    puthjet me gjarpërinj që patëm premtuar
    dhe përqafimet me ujqër
    nuk mundëm t‚i bëjmë.


    Dhamë ca puthje me bolla lënguese
    që pas një dite bëheshin shëruese.
    Shpejtësinë e plumbit ndjeja përballë humnerës
    dhe shvoshkjen e pakapshme nga gëzhoja...


    Shko vogëlushi im, mos ma shto vetminë
    me përpëlitjen tënde për të më shpëtuar,
    Shiko si i lëpijnë buzët e kulloshtra, të dobëtit,
    duke na lakmuar...


    Unë e di: do të qash me lotë zemre për mua
    dhe do ta përdorësh seksin tënd si kamë
    për t‚ua ngulur në bark
    atyre që përqeshin përpëlitjen.


    Dhe në gremisjen time do të shoh si në ëndërr
    pjalmimin e luleve.
    Dhe do të jem per ty më e Bukura e Parajsës
    sikurse isha dhe më e bukura e ferrit.

  9. #9
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    qe ti je gomar kjo eshte nje gje qe duket...

    Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
    ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
    ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
    per mbetur gjalle diku
    ne lemoshe ndjenje.
    Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
    dekompozimin,
    trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
    Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
    Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
    Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
    vdiresh ne rere.
    Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
    Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
    vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
    me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
    roberon
    me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
    Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
    menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
    fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
    asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
    Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
    gerryejne si macet gjire grash te lena.
    Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
    qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
    Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
    mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
    Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
    dhe ky eshte shkaku
    qe une te dua tmerresisht.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    214

    Re: Koncept për një transplantor kulturash që iku pa më marrë leje

    "E dija që nuk qe kështu,
    por një gen bastard
    midis genesh gjeniale
    qeshte te të gjithë miqtë e mi.
    J. V ishte perri njerëzore
    *dhe nuk e kishte këtë gen*
    që ndoshta përfundimisht ndan sërën
    nga vulgu."


    ... ja enigma e dashurise se M.A. Nje gen i vogel ,i strukur,i harruar ne zinxhirin e pafund te geneve ; nje gen jashte mode ,i shperfillur,per me teper nje gen qe s'mund ta shohe cdo sy..,nje brilant i hedhur ne balten e rruges ,i shkelur, i shtyre perdite nga hapat e turmes njerezore..
    diku Gand'hi ka thene:- "sa me pak kemi ,aq me pak kerkojme", prandaj do ta quaja veten idiotin me te madh po te besoja qofte dhe nje cast te vetem se Maces dhe Dikeas nuk iu ka sterpelqyer kjo poezi.


    "Ç'më bëre ..- thirra befas-
    si vdiqe pa më marrë leje?"
    sidoqofte kete varg e kam lexuar me pare tek Macia_blu,bile thellesisht me te bukur :
    "me tradhetove...-
    si vdiqe pa me thene..."

    ( ka te drejte ornamenti... )
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  11. #11
    E vetmja fatkqesi qe ka pas Moza rrebelja eshte mungesa e konkurences femerore ne letersine shqipe.

    He Eli Marku u bere gati per roman se po presim.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  12. #12
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Poezia është një aksident historik--Mimoza Ahmeti

    Vështirë të mund të përcaktosh origjinën e Poezisë. Ajo lëviz si moti midis gjuhëve të tjera të komunikimit njerëzot, dhe i sjell ato në vete. Mund të kujtojmë fjalët e Leonard Cohen, kur e pyetën se nga i vjen frymëzimi për këngët e tij: "Nëse do ta dija nga vijnë këngët, unë do të shkoja më shpesh atje".
    Për Ulrikka Gerens, një poete daneze, që jeton dhe ka bërë emër, poezia paraqitet si gjuha e rezistencës dhe se nuk mund të shkruhet poezi pa pasur një respekt të thellë dhe kujdes për qënien njerëzore si individ. Ajo shton se poezia ofron një gjuhë e cila i reziston gjuhës së komercit, gjuhës manipuluese të politikës dhe zhurmës së reklamave, Poeti është mbrojtës i gjuhës nga papastërtitë dhe brutalizimet.
    Të shkruarit poezi kërkon një përqëndrim të thellë me dëgjimin e atij që është zë natyror i njeriut. Ky zë reagon, insiston në qënien tonë, kërkon të dëgjohet, të ndërtojë sipas natyrës. Duket se është një zë i mirfilltë, burimet e të cilit janë të thella dhe të vjetra dhe që sa herë duam t'i shpjegojmë bëhemi pak mistikë.
    Për filozofë të ndryshëm, ky zë, i ngjan prirjes për të vendosur një rend të ri në marrëdhëniet e gjërave, një rend pajtues dhe balancues; për poetë tendenciozë, revolucionarë, Poezia paraqitet si një koncept i ri që përmbys atë të vjetrin; (nuk ka pak prirje që tentojnë me ose pa ndërgjegje të interferojnë interesat në këtë zë).
    Megjithatë, poezia në të vetvete, është e lirë nga tendecat subjektive, sepse jetëgjatësia e saj lidhet me të prekurit e shpirtërave në të gjitha kohërat.
    Sic thuhet, poezia është arti që kërkon më pak investim (material). Një laps dhe një fletë, mund të ndërtojë një botë që të trondisë atë që është.
    Artur Rembi mendon se Poeti është ai që u zbulon njerëzve format e të dashuruarit. Ai vetë punonte të bëhej një vizionues i tyre. Marrëdhënia me veten është një objekt manjetik për të, pasi ai mendon se vetja ose Uni kapen dhe kuptohen në mënyrë asnjëherë stabile dhe të kuptuar siç duhet nga subjekti eksperimentues i "Unit". Sipas tij Uni mund të kapet nga crregullimi sistematik i shqisave, ku përfshihen të gjitha format e dashurisë, vuajtjes, madje dhe çmendurisë.
    Në tërësi, ajo që i bashkon të gjitha poezitë për mua, është muzika dhe harmonizmi. Mund të kujtoj një shprehje timen "nuk ka mendim pa muzikë".
    TË kënduarit e mendimit në mendjen tonë, është shenjë që jemi të futur në një gjendje, ngarkesa e së cilës mund të quhet Poezi. Kjo gjendje mund të kërkojë një sërë faktorësh që të shfaqet si strukturë e mirëfilltë poetike, por gjithsesi ajo vepron tashmë, manjetizon jetën, sjelljen, marrëdhënien. Ajo afekton. Ka fusha të pafundme të veprimit të poezisë në jetën tonë. Poezia është sjellje. NDoshta është një aksident historik të shfaqurit e saj si një art më vete. Poezia është mënyrë. Të gjitha përpjekjet njerëzore duan të rivalizojnë këtë mënyrë. Por ajo është e parivalizueshme. Sepse është e bukura. Njeriu ka gjetur shumë mënyra për të kompensuar të bukurën, por s'i ka bërë dot ballë disfatës për ta zëvendësuar atë. Nësë vuani dhe nuk dini cfarë doni, ju siguroj: ju vuani për pak poezi.

    Mimoza Ahmeti
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  13. #13
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    "Ai (ajo) ishte nje poet madheshtor. Por edhe ai/ajo ka kufijte e tij, ku kryesori eshte, cuditerisht, mungese totale e drejtimit te kufijve. Kenga e vet eshte gjithmone me e goditur sec duhet per subjektin qe mbulon." Oscar Wilde

    Ndryshuar nga Fiori.

  14. #14
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    o Fjore, me ça e perktheve me maqine eeee! Pranej e ke ndrit, te ishte me e perkthy PO AQ BUKUR, e perktheja vete mi goc.

    Mbi perkthimin tend;

    Jo "Madheshtor" po "i madh"; jo "kufij/te" (perdoret per vende) por "kufizim/e" ose "limit/e",(perdoret per njerez, ose mjete); jo "drejtim/it" por SENSIN, ndjeshmerine.
    Hehe, e vetmja fjale e pa ndryshuar eshte "TOTALE", kur kjo mund te ndryshohej me lehte se fjalet SENS e LIMIT. Per fjalen "totale", ne kemi fjalen qe tingellon me bukur "PLOTE".

    Gjithashtu per "absence totale" jo "mungese totale" as "mungese e plote", por "MANGESI E PLOTE". Kjo perdoret per individe, ndersa "mungese" per inventarin e nje depoje. E tjera, e tjera.
    Heh! gjuha, nje thes me shkonja, aspak lehte.

    ps; une e di qe ti s'di frengjisht aq mire (as une), sa me perkthy fraza me kaq ndjeshmeri.
    Titulli i librit nga esht marre botimi francez (imi), ne origjinalin (nje permbledhje) eshte;
    " The importance of being a wit: The insults of Oskar Wilde."
    Gjeje lexoje e mos ja dorezo armikut, haha....bej shaka.......ne te ka mendime shume te holla per ç'do situate, ja vlen ta perkthesh, ti anglishten e din me mire. Ciao!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  2. E.Çabej: Ilirishtja dhe Shqipja
    Nga BARAT në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 19:00
  3. Anëtarët e LDK bëjnë me faj kryesinë e partisë për humbjen në zgjedhje
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 07:55
  4. Feja, koncept vetëzhvlerësues
    Nga KVS në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 09:36
  5. Immanuel Kant
    Nga fisnik në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •