Close
Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 289 prej 289
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e vanesa2
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Postime
    40
    Arvizu: Organizatorët e 21 janarit të vihen para drejtësisë

    Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka dorëzuar sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë raportin e ekpertëve amerikanë për ngjarjet e 21 janarit.

    Në fjalën e tij ambasadori Arvizu theksoi se ekspertët amerikanë janë shprehur se qëndrimi i policisë së shtetit në demonstratë është i drejtë.


    “Gjatë dhunës policia e shtetit ishte e pambrojtur dhe ka shprehur kurajo që duhet lavdëruar. Ata qëndruan të palëvizuar në sulmet që iu bënë përfshirë këtu gurë dhe bomba molotov” theksoi Arvizu.


    Gjithashtu ambasadori Arvizu kërkoi që organizatorët e akteve të dhunshme të ballafaqohen me drejtësinë.

    ORA News
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-02-2011 më 10:23
    Të gjithë duan të kenë një mik, askush nuk përpiqet të jetë një mik.

  2. #282
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    21 Janari, një muaj burg për 3 gardistë lirohet i katërti

    TIRANE- Gjykata e Shkallës së Parë vendosi sot të mbajë në burg për 1 muaj 3 nga 4 gardistët e arrestuar për ngjarjet e 21 Janarit ku mbetën të vrarë 4 demonstrues. Trupi gjykues caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë për gardistët Mark Nikolli, Sadik Ãtelaj dhe Gazmend Ahmetaj.
    ndersa u caktua detyrim paraqitje për gardistin e katert, Agron Malaj.

    Prokurori i ceshtjes kerkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura. Një kërkesë e tillë u kundërshtua nga avokati i njërit prej gardistëve. Avokati Marash Ibraj kundërshtoi kërkesën e prokurorit duke u shprehur se klienti i tij, dhe vetë ai, nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se janë të hapur për të dhënë deklaratat e tyre në lidhje me akuzat e ngritura. Pasi trupi gjykues ka dëgjuar palët ka vendosur që seance të vijojë me dyer të mbyllura ku dhe u dhane masat e mesiperme.

    Gardistet u arrestuan më 12 shkurt në kuadër të hetimeve për vrasjen e 4 demostruesve në demonstratën e 21 janarit. Ndaj Gardisteve Policia ekzekutoi vendimet e Gjykatës së Tiranës. Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës si dhe të dyshuar si autorë të vrasjes së katër protestuesve gjatë protestës së 21 janarit. Mark Nikolli, Agron Malaj, Sadik Ãtelaj, dhe Gazmend Ahmetaj, u arrestuan të premten në darkë.

    Ndërsa gjykata në bazë të kërkesës së prokurorisë, kishte kërkuar vendosjen e masës së sigurisë arrest me 30 ditë burg për katër efektivët e Gardës së Republikës.

    Ndërsa sot gjykata e Tiranës beri rivlerësimin e masës së sigurisë, gjatë kësaj kohe, prokuroria duhet të gjejë prova të reja për të arrestuarit, për përfshirjen e tyre në vrasjet e 21 janarit.

    (s.g/balkanWeb)

  3. #283
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Spartak Ngjela në prokurori për dhunën e 21 janarit

    Vazhdojnë në prokurorinë e Tiranës dëshmitë e politikanëve të opozitës lidhur me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.

    Në këtë prokurori është paraqitur paraditen e sotme, politikani opozitar Spartak Ngjela, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, i cili do të japë deklarimet e tij lidhur me demonstratën e dhunshme të opozites në 21 para selisë së Kryeministrisë.

    Ditët e fundit në prokurorinë e Tiranës kanë dhënë deponimet e tyre mbi keto ngjarje përfaqësues të opozitës, disa nga të cilët deputetë të Partisë Socialiste.

    Policia ka referuar në prokurori një kallzim penal kundër lidershipit të opozites, për nxitjen e dhunës në demonstratën e opozitës ne 21 janar, ku pati katër shtetas të vrarë, dhjetra të tjerë të plagosur, civilë dhe policë si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

    TV Klan

  4. #284
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Wollfarth: Partitë politike,mbështetje për zgjedhjet vendore


    Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, iu bashkua sot Presidentit të Republikës Bamir Topi në thirrjen ndaj të gjitha partive politike për të mbështetur përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e qeverisjes vendore të 8 majit 2011.

    "Qytetarët shqiptarë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 8 maj 2011, në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Dita e zgjedhjeve po afrohet me shpejtësi, koha po kalon," tha Ambasadori Wollfarth.

    "Për këtë arsye, u bëj sërish thirrje të gjitha partive politike të njohin detyrimet e tyre ligjore dhe të respektojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të votuar. Unë i nxis ato parti politike, që deri tani nuk kanë dhënë kontributin e tyre për përgatitjet e ndershme dhe transparente duke mos propozuar komisionerë, ta bëjnë këtë pa humbur më kohë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të mbështetet nga afër në detyrën e tij për të caktuar të gjithë anëtarët e komisioneve në të 66 zonat e administrimit zgjedhor. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e gatshme të mbështesë Shqipërinë edhe në këto zgjedhje demokratike" tha me tej Wollfarth.

    "Ora News"
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #285
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Deklaratë e Prokurorisë Shqiptare mbi disa shqëtesime që lidhen me procesin hetimor


    Prokuroria Shqiptare shpreh shqetësimin për disa raste të përsëritura në ditët e fundit, ku në media të ndryshme janë botuar komente mbi disa të dhëna të procesit të hetimit të ngjarjeve të ndodhura në 21 janar. Përpara se të shprehim vlerësimin tonë mbi këtë shqetësim, dëshirojmë të bëjmë me dije përpara opinionit publik se Prokuroria, gjatë kryerjes së veprimeve të saj hetimore, për probleme të veçanta që lidhen sidomos me procesin e kqyrjes dhe ekspertimeve të ndryshme të provave për të cilat kërkohen njohuri të posaçme nga ekspertë të fushave përkatëse, bashkëpunon edhe me institucione të tjera.
    Ndaj, nisur nga komentet mbi të dhënat e publikuara në media, pavarësisht vërtetësisë apo deformimit të tyre, si dhe nga verifikimet e kryera nga ana jonë referuar këtyre rasteve, është konstatuar se këto të dhëna mbi të cilat është mbështetur media, janë marrë në ato raste kur gjatë procesit hetimor kanë qenë të përfshirë edhe institucione të tjera, siç janë Policia e Shtetit, ekspertë të kriminalistikës apo të mjekësisë ligjore.
    Në asnjë rast, kur të dhënat e hetimit kanë qenë të administruar nga prokurorët dhe oficerët gjyqësorë të çështjes, nuk ka ndodhur që të ketë pasur rrjedhje informacioni mbi procesin hetimor.
    Prokuroria Shqiptare ka ndjekur me përkushtim dhe profesionalizëm detyrat e saj për të hetuar në mënyrë të plotë, të gjithëanëshme dhe objektive për të gjitha rrethanat dhe pistat e hetimit si për ngjarjet e 21 janarit ashtu edhe çështje të tjera që lidhen me punën e saj të përditshme.
    Përsa i përket publikimit të kërkesës së bërë nga institucioni i Prokurorisë ndaj Kuvendit të Shqipërisë për autorizimin për procedim ndaj dy deputetëve, Z. Ilir Meta dhe Z. Dritan Prifti, sqarojmë se pavarësisht se nuk janë akte që mbrohen nga sekreti hetimor, është vlerësuar nga ana jonë se informimi i publikut me këtë këtë fakt, mund të menaxhohej nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arësye, korrespondenca është konsideruar sekret, dhe nuk është vlerësuar që të përcillej mediatikisht nga institucioni i Prokurorisë. Dokumentet e kësaj çështjeje si dhe ekspertiza filmike ndodhen prej kohësh në dispozicion të Prokurorisë dhe në asnjë rast nuk kanë dalë në media informacion mbi to. Rasti i publikimit për autorizimin për procedim ndaj dy deputetëve, ka ndodhur pa autorizmin e Prokurisë dhe pikërisht pasi kërkesa e protokolluar nga ana jonë, është dorëzuar në datën 11.02.2011 në Kuvendin e Shqipërisë.
    Shqetësimi ynë mbi këto raste të publikimeve në media, lidhet së pari me konfidencialitetin e hetimit, çka cënon dhe mbarëvajtjen e procesit hetimor. Në përmbushjen e detyrave tona, ne kërkojmë nga ana e institucioneve të tjera të përfshira në proces hetimi, të përmbushin detyrimin e tyre ligjor për ruajtjen e sekretit hetimor. Gjithashtu, duke e vlerësuar median për rëndësinë e saj në informimin e opinionit publik, kërkojmë që në rastet e publikimit të të dhënave që kanë lidhje me hetimin, të shprehin realisht në artikullin e shkruar burimin e informacionit si dhe të kërkojnë minimalisht konfirmimin nga ana e organit të akuzës të këtyre informacioneve.

    Tiranë më 12.02.2011

    Prokuroria e Pergjithshme

  6. #286
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Te gjithe Shqyptaret ne mbrojteje te Gardistve. Nuk mund te lejohet qe te arrestohen mbrojtesit e ligjit dhe te administrates shyqptare. Nese dikush duhet te japi llogari per huliganizmin dhe mos perfillejen e ligjit shqyptar, jan krye organizatoret qe skenuan ate huliganizem me 21-1- 2011. Kur them te gjithe shqyptaret ne mbrojteje te Gardistve dhe shtetit shqyptar, fjalen e kam, ku do qe gjindet shqyptar qe ia do te miren Shqypnis, me ane te organizatave qevritare dhe jo qeveritare, me ane te perfaqesusve te dergojn peticione, rezoluta, ne Washington, bruksel, dhe qeveris shqyptare, qe ta mbrojn Shqypnin nga krye banditet qe skenojen dhe imponojen dhune mbi shtetin dhe qytetaret shqyptar.Ne radhe te pare kete duhet ta bejen qytetaret e shqypnis qe nuk e deshirojen kete dhune nga huligan te rrugeve, dhe cdo shqyptar ku jeton ne diaspor ta ngrin zanin kunder krimit,dhunes qe i behet Shqypnis qytetareve saj dhe qeveris shqyptare. Tua bejem me dije botes qytetnueme se qyqet si qose,kokolari,cukali e disa zena nga prapaskena,nuk perfaqesojen gje perpos interesin e tyne qyqar qe nxisin grupthe te vogla hiluganesh per interesa personale, mercenar huligan, kriminel per ta destabilizua Shqypnin prishe demokracin,dhe masakrue qytetarin e ndershem shqyptar. Kush i udheheq dhe nxite keto grupe gjoja per demostrata "paqesore" ne realitet shifet paqesia e tyne, u pa me 2011-1-21 kur iu turren femis 15-16 vjecare si hienat per ta perpi pse me buzeqeshje foli ndryshe nga ato, nuk dukeshte si korbat, nuk duhej te jetonte Bekimja e re dhe shum bekime e bekim qe nuk iu perngjante syrratit prplekve edi-ngjelave?! Kush e ndjen veten shqyptar ne mbrojteje te shqypnis dhe qeveris shqyptare. Sot shihet kjaret se kobezit si nga mbrenda dhe jashete i turren shqyptarit dhe shqypnis, me metoda te ndryshme, provokime nga ma tinezaret, ne Kosove perpiqen me cdo kushete tia ndalin rriten Kosoves dhe liris qe e fitoj me gjak. Ne shkup behet e njeta gje,me provokime e metoda djallezore nxitet shqyptari per tiu imponua ndonje e pa pritun vetem horedhit sllave per ti dhen shkake vetes te djegin e te therin femi shqyptar. Ne shqypni u pa paster skena me 2011-1-21 se cfare qellimi kishen "paqesoret" u habit bota mbare se si akoma ka grupe qe skan gje te perbasheket me njerzimin. ambasadori grek ne korece dhe nikollaisi mbjellesi se keqes e tjera grupe qosiano-cukale qe iu fryn nga mbas ketyne turmave gjakpirese! Shqyptari ku do qe ashete, qytetari shqyptar ,ne perkraheje dhe permes qeveris shqyptare duhet ta gre zanin kunder aneti shqyptarizmit dhe aneti demokracis qe i behet sot nga udheheqsit e ketyne horedhive aneti shqyptare.

    z.Mesuesi, nese do Amerika dhe Avropa, na ndihemon, na le dore te lire ta qesim macen vete nga persheshi. Shqyptari ashete i Zoti vete tia shtyp koken gjarpenit, nese bota demokratike nuk na imponon ligje te renda gjoja per ta ushtrua demokracin ne vend ! Shqyptaret i din kobezit dhe burimin e kobezive. Por asenejhere nuk i ashete lene dore e lire ta mberon veten ashtu si duhet. Per ate edhe zgjati kaq gjate tranzacioni nga diktatura ne demokraci.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #287
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pret në një takim Ambasadorin Amerikan në Tiranë

    Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj priti në një takim Ambasadorin Amerikan në Tiranë, z. Alexander Arvizu.
    Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte dorëzimi i raportit të Ambasadës amerikane, ku shqyrtoheshin rrethanat e demonstratës së 21 janarit.
    Gjatë fjalës së tij në këtë takim, z. Alexander Arvizu, ndër të tjera theksoi se: “Gjatë shqyrtimit të këtij raporti, për mua është e qartë që Policia e Shtetit pati një plan operacional të mirëzhvilluar për t’u ballafaquar me një demonstratë që do organizohej, si dhe ata ekzekutuan planin operacional në mënyrë mëse të mirë. Gjatë dhunës ekstreme të 21 janarit, Drejtori i Përgjithshëm, Burgaj, inicioi masa dhe procedura të jashtëzakonshme në mënyrë që t’i mundësohej Policisë që të mbante nën kontroll dhe të menaxhonte situatën sa më shumë që të ishte e mundur, duke pasur parasysh burimet e tyre shumë të kufizuara.
    Punonjësit e Policisë gjatë demonstratës ishin në pjesën më të madhe të pambrojtur dhe disiplina dhe kurajoja që ata demonstruan duhet lëvduar.
    Ata qëndruan të palëvizur gjatë goditjes me objekte të forta, duke përfshirë gurë, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata qëndruan përballë këtyre sulmeve duke iu bindur urdhrave, nuk i thyen radhët e tyre dhe as nuk u hakmorën kur u provokuan fizikisht. Policia e Shtetit vazhdon të mësojë dhe të zhvillojë plane operacionale për të menaxhuar sa më mirë që të jetë e mundur demonstrata, të cilat që kur organizohen nuk janë paqësore, në mënyrë që të ruhet rendi dhe të respektohen të drejtat e njeriut.”
    Në mbyllje të takimit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderoi Ambasadori Amerikan për raportin duke theksuar se: “Këtë raport do ta shikojmë dhe realizojmë me shumë përgjegjësi. Ju falenderojmë për mbështetjen dhe ju garantoj që Policia e Shtetit do të jetë si gjithnjë në shërbim të qytetarëve dhe vetëm në zbatim të ligjit.”
    Në vijim keni fjalën e plotë të Ambasadorit Amerikan dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjatë këtij takimi.


    Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm te Policisë së Shtetit

    Kam nderin t’i uroj mirëseardhjen në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikës Zotit ARVIZU, ne këtë vizite te Tij të parë ne Policinë e Shtetit .

    Më lejoni që në emër Policisë se Shtetit të falënderoj zotin Ambasador dhe Qeverinë e SHBA për mbështetjen e pa kursyer për Policinë e Shtetit, e cila ka influencuar dukshëm ne rritjen e efiçencës se strukturave te Policisë dhe për rrjedhoje ne rritjen e parametrave te sigurisë ne vend.

    Pa dashur t’u marr shume kohe me lejoni te përmend disa elemente kyç te kësaj mbështetje siç janë :

    Dhurimi i pajisjeve dhe instalimi i plotë i Sistemit TIMS në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit;
    Asistenca për strukturën e analizës se informacionit kriminal,
    Asistenca për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë,
    Asistenca për forcimin e luftës kundër korrupsionit, sidomos për organizimin dhe funksionimin e Task - Forcave;
    Bashkëpunimi për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim në koordinim me FBI;
    Asistenca për hetimin e aseteve kriminale dhe pastrimin e parave;
    Dhurimi i pajisjeve për ekzaminimin e krimeve kompjuterike.
    Mbështetjen e vazhdueshme me mjete dhe pajisje logjistike për strukturat kundër krimit te organizuar, te sigurisë publike dhe policinë Kufitare dhe Migracionit;

    Rol të rëndësishëm në këtë proces ka qenë edhe ndihma e dhënë për ndryshimin dhe ngritjen e një sistemi të ri të arsimimit e trajnimit policor, i cili i shërben në mënyrë më efikase jo vetëm organizatës, por e shndërron atë në një shërbim të vërtetë për individin dhe komunitetin.

    Ne mënyre te veçante duhet te përmend asistencën e vyer që kane dhenë këshilltarët e Programit ICITAP ne kryerjen e reformave me jetike për Policinë e Shtetit. Këto reforma kane bere te mundur rritjen e nivelit dhe përmirësimin e standardeve te performancës të Policisë se Shtetit.

    Gjithashtu ne kemi bashkëpunuar në mënyrë të suksesshme me Zyrën e Sigurisë të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe me OPDAT-in.

    Edhe për të ardhmen ne kemi projekte të rëndësishme, të cilat do të luajnë rol për punën tonë.

    Kështu do të veçoja:

    Bashkëpunimit e pritshëm me FBI për shkëmbimin e të dhënave për gjurmët papilarë të personave të dënuar për vendet respektive, si dhe të dhëna të ADN;
    Trajnime të specialistëve në fushën e provave dixhitale e kompjuterike;
    Si dhe mjaft trajnime që do të zhvillohen edhe në fusha të tjera me interes.
    Se shpejti do te realizohet dërgimi i oficerit te kontaktit ne SHBA.

    Duke përfituar nga ky rast, dëshiroj i nderuar Zoti Ambasador t’ju siguroj se bashkëpunimi dhe ndihma juaj do t’na shërbejë për përmirësimin e vazhdueshëm të punës tonë për t’i shërbyer forcimit të shtetit ligjor si dhe përmirësimin të vazhdueshëm të performancës së Policisë së Shtetit.


    Fjala e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, z. Alexandër Arvizu

    Zoti Drejtor i Përgjithshëm, Burgaj, ju falënderoj që i prekët të gjitha këto fusha bashkëpunimi që keni patur me ne gjatë viteve të kaluara, dhe ju falënderoj dhe që më pritët sot.
    Doja t’ju shpjegoja se një nga qëllimet kryesore të vizitës sime sot në Drejtorinë e Përgjithshme është që t’i dorëzoja zotit Burgaj një raport të përpiluar nga ekspertët që janë këshilltarët e ICITAP-it.
    Është një raport që shqyrton rrethanat e demonstratës së 21 janarit. Ky raport merret në mënyrë specifike me përgatitjet e kryera nga policia e Shtetit për demonstratat si dhe me qëndrimin e Policisë së Shtetit gjatë zhvillimit të demonstratës.
    Gjatë shqyrtimit të këtij raporti, për mua është e qartë që Policia e Shtetit pati një plan operacional të mirëzhvilluar për t’u ballafaquar me një demonstratë që do organizohej, si dhe ata ekzekutuan planin operacional në mënyrë mëse të mirë.
    Gjatë dhunës ekstreme të 21 janarit, Drejtori i Përgjithshëm, Burgaj, inicioi masa dhe procedura të jashtëzakonshme në mënyrë që t’i mundësohej Policisë që të mbante nën kontroll dhe të menaxhonte situatën sa më shumë që të ishte e mundur, duke pasur parasysh burimet e tyre shumë të kufizuara.
    Punonjësit e Policisë gjatë demonstratës ishin në pjesën më të madhe të pambrojtur dhe disiplina dhe kurajoja që ata demonstruan duhet lëvduar.
    Ata qëndruan të palëvizur gjatë goditjes me objekte të forta, duke përfshirë gurë, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata qëndruan përballë këtyre sulmeve duke iu bindur urdhrave, nuk i thyen radhët e tyre dhe as nuk u hakmorën kur u provokuan fizikisht.
    Policia e Shtetit vazhdon të mësojë dhe të zhvillojë plane operacionale për të menaxhuar sa më mirë që të jetë e mundur demonstrata, të cilat që kur organizohen nuk janë paqësore, në mënyrë që të ruhet rendi dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Duhet të jetë e garantuar e drejta për t’u mbledhur për të gjithë. Por nga ana tjetër edhe protestuesit kanë detyrimin që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe paqësore.
    Ata që organizuan dhe morën pjesë në aktet e dhunshme duhet të ballafaqohen me drejtësinë.
    Do doja të përmend hetimin që është duke u kryer nga Prokuroria e Përgjithshme. Shumë herë e kemi theksuar se hetimi duhet të jetë i plotë, i gjithanshëm dhe i besueshëm. Hetimi duhet t’i përfshijë të gjitha fazat e ngjarjeve të 21 janarit, duke filluar që nga organizatorët, protestuesit, si dhe ata të cilët janë përgjegjës për faktin që u qëllua, gjë e cila rezultoi me një ditë tragjike dhe me vdekjen e katër shtetasve shqiptarë dhe plagosjen e shumë demonstruesve te tjerë, sikurse dhe plagët e shumta që morën forcat e policisë. Është shumë e rëndësishme që ky hetim të vazhdojë të çohet përpara pa ndërhyrje të jashtme në mënyrë që t’u jepet përgjigje pyetjeve që shumë shqiptarë kanë për ngjarjet e 21 janarit dhe që të evitohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.
    Edhe njëherë z. Burgaj, ju falënderoj që më pritët dhe që më dhatë mundësinë t’jua dorëzoj këtë raport dhe shpresoj qe të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen.

    Policia e Shtetit

  8. #288
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Gjykata lë në burg tre gardistët e “grupit të zjarrit”, liron një

    Mark Nikolli, Sadik Çela dhe Gazmend Ahmetaj 30 ditë burg, Agron Malaj “detyrim paraqitjeje”

    Në prezencë të një numri të madh kolegësh dhe dashamirësish, katër gardistët e “grupit të zjarrit” gjatë demonstratës së 21 janarit, kanë dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Para gjyqtarit Shkëlqim Mustafa janë paraqitur me radhë Mark Nikolli, Sadik Çela, Gazmend Ahmetaj dhe Agron Malaj, të cilët, pas dhënies së gjeneraliteteve, nuk kanë pranuar të japin asnjë shpjegim, duke ia lënë në dorë avokatit, Marash Ibraj. Ky i fundit, në fillim të seancës gjyqësore, deklaroi se prokuroria nuk ka asnjë provë ndaj klientëve të tij, madje tha se ky është një precedent i rrezikshëm për drejtësinë shqiptare, e cila mban në burg 30-ditor disa persona për të cilët thotë se do të gjejë prova. Megjithatë, prokurori Adriatik Cama tha se ka dyshime të konfirmuara se tre nga katër gardistët kanë qëlluar në drejtim të demonstruesve të 21 janarit, ndërsa po sipas tij, ekspertizat në Ministrinë e Brendshme nuk kanë përfunduar. Përfaqësuesi i prokurorisë konfirmoi se armët e tre prej gardistëve dyshohet se kanë vrarë dhe plagosur gjatë demonstratës, kjo e parë edhe në pamjet filmike të transmetuara në disa televizione private. Prokurori tha se Mark Nikolli, Sadik Çela dhe Gazmend Ahmetaj duhet të qëndrojnë në burg në një masë 30-ditore, ndërsa gardisti Agron Malaj duhet të hetohet me masën “detyrim paraqitjeje”. Cama vijoi se nga ekspertiza ka rezultuar se gardisti Malaj nuk ka qëlluar ndaj demonstruesve, duke kërkuar ndaj tij një masë më të lehtë. Ndërsa deklaroi se ndaj tre gardistëve të tjerë duhet të merret masa e lënies në burg 30-ditor, pasi ka dyshime se pikërisht ky grup, i drejtuar nga një ish i arrestuar, Alfred Ahmetcenaj (i pranishëm dje në gjykatë), ka qëlluar ndaj demonstruesve. Akuza ka dyshime se “grupi i zjarrit” ka shkaktuar viktima dhe të plagosur gjatë 21 janarit, madje deklaron se nga armët e këtyre gardistëve janë qëlluar mbi 300 fishekë. Prokuroria ka vijuar me paraqitjen e provave para gjyqtarit Mustafa, i cili, pas leximit të gjeneraliteteve të të hetuarve, ka vendosur që seanca e vlerësimit të masës së sigurisë të zhvillohet me dyer të mbyllura. Krahas largimit të mediave të pranishme në seancë, gjykata ka larguar edhe kolegët e të afërmit e katër gardistëve, duke deklaruar se të dhënat që mund të paraqiten në këtë seancë gjyqësore janë sekret hetimor. Prania e shumtë e gardistëve ka sjellë kaos në Gjykatën e Tiranës për dhjetëra minuta dhe është dashur ndërhyrja e policisë për largimin e të pranishmëve jashtë godinës së gjykatës. Nga ana tjetër, brenda seancës, mësohet se avokati Ibraj ka vijuar mbrojtjen e klientëve, megjithatë kërkesa e tij nuk është aprovuar nga gjykata. Gjyqtari Shkëlqim Mustafa vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke lënë në burg Nikollin, Çelën e Ahmetajn dhe duke liruar Malajn. Në dalje të gjykatës, avokati Marash Ibraj tha për mediat se vendimi i gjykatës është i njëanshëm, pasi pohoi se është pranuar një kërkesë absurde e prokurorisë për të lënë në burg disa persona, për të cilët thotë se do të gjejë prova. Në fund të prononcimit, Ibraj tha se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës. Duket se vetëm një prej gardistëve të akuzuar për vrasjet e 21 janarit është në masën “burg pa afat”. Megjithëse u prenë fillimisht gjashtë urdhra ndalimi dhe më pas u arrestuan edhe katër të tjerë, personi i vetëm që ndodhet në burg pa afat është Agim Llupo, i dyshuar për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi.

    "Gazeta Shqip"
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Gjatë dhunës ekstreme të 21 janarit, Drejtori i Përgjithshëm, Burgaj, inicioi masa dhe procedura të jashtëzakonshme në mënyrë që t’i mundësohej Policisë që të mbante nën kontroll dhe të menaxhonte situatën sa më shumë që të ishte e mundur, duke pasur parasysh burimet e tyre shumë të kufizuara.
    Punonjësit e Policisë gjatë demonstratës ishin në pjesën më të madhe të pambrojtur dhe disiplina dhe kurajoja që ata demonstruan duhet lëvduar.
    Ata qëndruan të palëvizur gjatë goditjes me objekte të forta, duke përfshirë gurë, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata qëndruan përballë këtyre sulmeve duke iu bindur urdhrave, nuk i thyen radhët e tyre dhe as nuk u hakmorën kur u provokuan fizikisht.



    Mbas kesaj deklarate te ambasadorit del Besnik Bithbare i PS e thote qe Basha duhet arrestu

    hajde merre vesh se si e lexon PS-ja

Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •