Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 146
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2009
    Postime
    69

    Raport Sekret i sherbimit sekret te KFOR ndaj Xhavit Halitit

    Lexoni dhe BESONI!


    kur te hapet faqja e gazetes Le Mond kliko mbi fjalen rapport ngjyre blu e nėnvizume... SKANDAL ...

    http://balkans.blog.lemonde.fr/category/xhavit-haliti/
    Poshtė sllavo-marxisto-komunistet e SHIK-ut

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Po lexoj korrekt une, qe sipas raportit te KFOR ky person ka bashkepunuar me UDB duke i informuar keta per ngarekesat me arme qe do t'u vinin "Fark" te Rugoves, e cila organizate sipas raportit ishte ne grindje me UCK te cilen perfaqesonte ky zoteri.

    Po lexoj drejt qe ky ka bashkepunuar me Fatos Nanon dhe te dy jane multimilionere, qe ka qene "konfidant" i Demacit ne burg per 4 vjet, dhe se mendohet te kete pasur gisht ne vrasjen e keshilltarit te Rugoves?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 23-01-2011 mė 11:28

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Kush do pergjigjet ne Hage me date 25 Janar? Edi Rama dhe Fatos Nano?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Xhavit Haliti qendron prapa vrasjes se Kllokoqit vetem e vetem mos me u zbuluar gjurmet e bashkpunimit me sherbimet e fshehta serbe .


    Hajde bllaca hajde se do mi nda krminelet prej patriotave te vertet , siē thot edhe Bllaca ka bashkpunuar me sherbimet secrete te KFOR-it ne vitin 2004/2006 kete e ka konfirmuar edhe gjykata e eulex-it

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2009
    Postime
    69
    jovan,

    nuk di ne cilen gjuhe e ke lexue kete raport. Nese je anglofon, lexoje anglisht duke klikue aty ku shkruan Une rapport me ngjyre te kalter dhe e nenvizume jan e41 fare ne PDF.Mendoj qe ky eshte edhe me i forte se Raporti i Dick Martyt
    Poshtė sllavo-marxisto-komunistet e SHIK-ut

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Lexova artikullin frengjisht dhe "J2 special projects" Sekret Rel. Kfor and NATO. Cfare tjeter ka aty qe mund te shprehe me qarte trekendeshin Majtist->
    UDB - Partia Socialiste e Shqiperise (F.Nano) - Demaci/udheheqja UCK dhe qeveria sotme ne Kosove?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2009
    Postime
    69
    Degjoni forumist te nderuar Berisha duhet te ndihmohet se Demonstratat e rrebeleve te Rames jane te lidhuna me vrasesit se Xhavit Haliti.

    Beni nje krahasim ne mes te rrebelizmit te marsit 2005 ne Kosove dhe 21 janarit 2011 ne Tirane
    Poshtė sllavo-marxisto-komunistet e SHIK-ut

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2009
    Postime
    69
    A ka mundesi qe moderatoret ta bejne KRYETEME edhe kete rapport te KFOR ndaj Xhavit VRASESIT ?

    Beneni ju lutem!
    Poshtė sllavo-marxisto-komunistet e SHIK-ut

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192
    ohh none ktynevv bre oh qifti i kti e ka marr en qaff popullin shqiptar... TRADHTAR I KOMBIT KY ME KEJT PARTIN E VET ,,, t'mjer populli en dor te kujt kemi mbett...kriminelat mat mdhajj ta udhheqin shtetin marre osht kjoo.. me plot deshir kisha pas qeff mu zhdukk kta njerzzz KRIMINELAA

    i cilit vend te kosoves osht ky bee a ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ms13 : 23-01-2011 mė 12:08
    Kurr Ne Jeten Time Nuk Dot Ndryshoj Veq Sa Me i Pelqy Dikujt

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    ky eshte rezultat i bashkpunimit te hashim thacit me sherbimet sekrete te natos!
    hashim thaci e din shume mire se xhavit haliti azem syla fatmir limaj jane kreret e krimit!


    sigurisht qe CIA, FBI, BND kane shume dosje per keta 'pseudopatriotat' kriminal!
    dhe qe xhavit haliti ka bashkepunuar me udben kunder Farkut kjo eshte shume e vertete!


    se kush jane ata qe kane luftuar kunder shqiptareve ne bashkepunim me serb!
    tash kete po e thone sherbimet intelegjente te miqve tane ose ata qe na qliruan!


    keto sherbime regjistrojne info vetem kur ka te verteta dhe kjo eshte nje e vertete absolute se xhavit haliti ka dore ne vrasjen e ahmet krasniqit tok me disa tjere!

    xhavit haliti dhe dosja e tij vertetojne qe ky ka qene bashkepuntor i udebes!
    kete nuk e thot udebe se udebe edhe sot bashkepunon me halitin!

    kete e vertetuan sherbimet e forces qe garanton sigurine dhe kufijt e kosoves!
    dhe kjo eshte potesisht e besueshme se "xha" haliti eshte klysh i udebes i infiltruar ne pararojen marksiste leniniste lpk per te demtuar ceshtjen kombetare ashtu sic edhe beri!


    poshte udebashet dhe bashkepuntoret e serbise!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    O djema , xhavit halitin e njohi personalisht se jemi gati moshatare.
    Kur them e njohi, e njohi nga jeta studentore e atehershme sidomos ne ligjeratat e pergjithshme -si :- socialogji, llogjike, psikolllogji ,paraushtarak e tjera .Po edhe nga menza e studenteve .

    Kur plasen demostarat ate kohe ne fillim ne Menxen e Studenteve e mandej ne Qendren Studentore , xhaviti shkonte mes studenteve si i pa koke e tuj hapur syte poshte e perpjete .
    Kete sjellje te tij ,disa ia lane nga friga , disa nga kureshtje , disa na budallaleku .
    Por e verteta kishte qenur ndryshe .
    xhavit aliti kishte qenur informatori(spiuni ) i ibish kllokocit ( ate kohe nder kokakat me te medhaja te udb-sne Kosove ,ne mos i dyti) .

    E sic eshte rendi per kesi punesh , nje dite studentet ti hoqon nje dru te mire ama ashtu rahur burash , sa derhyri milica ( policia ) serbe e ateherhme ( qe brutalizonte demostruesit Shqiptar )per ta shpetuar dhe e derguan ne Spitalin qendror te Prishtines , ku b-ytha e tij rruhej nga policet serb qe te mos e mbysin studentet Shqiptar .
    Pastaj ky qelbanik me detyre nga udbja emigroi ne zvicer dhe ate si hero bile, se gjeja kishte ikur nga burgjet serbe .
    Prandaj u vrane dhe nuk iu lane ligjit/drejtesise ,punetoret e sigurimit te udb-se pergjegjes per Kosove nga keta komandantet e Bllaces te UCK-se se hashim lopar brojes.



    Ky duhet te denohet dhe te varet per t-opesh midis prishtines ,deri sa ti qerohet mishi nga eshtrat ( si sorat,laraskat ne kopshte me nje fjale )

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2011
    Vendndodhja
    Austri
    Postime
    390
    Citim Postuar mė parė nga Drityll Lexo Postimin
    Degjoni forumist te nderuar Berisha duhet te ndihmohet se Demonstratat e rrebeleve te Rames jane te lidhuna me vrasesit se Xhavit Haliti.

    Beni nje krahasim ne mes te rrebelizmit te marsit 2005 ne Kosove dhe 21 janarit 2011 ne Tirane

    Me te degjuar ty o kali e gjithe shqiptaria bene lufte vellavrasese por i lutem zotit qe nuk ta rras askush hiq lopo, pelo

    Ka informata qe ti ke qene atje ne Tirane dhe ke tentu me ndeze situaten qe me u vra sa me shume shqiptar

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    o kush rakun jan gazetaret serb qe punoin ne franc per ta njollos
    xhavit halitin Zeken bre
    o ju shqipfolsa mos ju gezoni kesaj se veq sa me ju marue qef juve ka dal se as per qokeve sun e kapnin Zeken ai eshte heroi legjend e gjall e UēK-se o mjerana
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Asgje tjeter, sikur raportet e dertanishme negative per Kosove piffffff!!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    sherbimet sekrete din me ja fut kot,shiqo sa te zote jane keta te sherbimeve,numri i ID UNKNOWN,ngjyra e syve UNKNOWN,religjioni UNKNOWN,emri i babait UNKNOWN,shteti ku lindi UNKNOWN hahahaha,as ngjyren e flokve nuk po e dikan keta ekspertet e sherbimeve sekrete.
    Keto jane budallakina qe i ka shkru naj informatore shqiptare per nje grushte para e status azilanti ne perendim,raporte te ketilla perfundoin ne koshin e plehrave.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Xhavit Haliti dėshmon pėr historinė e UĒK-sė
    Intervistė ekskluzive
    Xhavit Haliti, themelues i UĒK-sė: Si u organizua lufta nė Kosovė (1)
    Nė vitin 1985 nisė lėvizja guerile e Kosovės
    Kur u mor vendimi pėr krijimin e lėvizjes guerile nė Kosovė? Pse dėshtuan planet pėr atentatet kundėr Rrahman Morinės dhe Slobodan Milosheviqit? Kush ishte nė krye tė LPRK-sė? Ēfarė roli duhej tė kishte Byroja Ekzekutive?
    Xhavit Haliti ėshtė njė nga figurat mė interesante politike tė Kosovės.
    Ish i burgosur politik, i inkuadruar herėt nė Lėvizjen klandestine kosovare, nė tė tetėdhjetat bėhet njėri prej prijėsve tė Lėvizjes Popullore pėr Republikėn e Kosovės (LPRK). Fillet e organizimit tė armatosur kosovar lidhen me emrin e tij.
    Nė vitin 1990 Haliti do t’i shpėtojė atentatit tė UDB-ės.
    Nė fillimvitet e nėntėdhjeta, dukej qė LPK (Lėvizja Popullore e Kosovės, LPRK e transformuar), po ballafaqohej me njė krizė identiteti politik. Kėrkesa pėr statusin e republikės pėr Kosovėn tashmė kishte marrė legjitimitetin e Kuvendit tė Kosovės, ndėrsa skena politike e Kosovės ishte bėrė pluripartiste, me Lidhjen Demokratike tė Kosovės si parti mė e fortė. Megjithatė, nuk ishin tė paktė ata qė mendonin qė pavarėsia e Kosovės nuk mund tė arrihet pa luftė. Kjo pėrshtypje u influencua edhe prej zhvillimeve nė Slloveni, Kroaci dhe Bosnjė e Hercegovinė. Vetėvendosja dhe lufta u treguan si ēift i pandashėm. Pėrpjekjet e LDK-sė dhe LPK-sė pėr organizim ushtarak nė fillimvitet e nėntėdhjeta nuk sollėn farė rezultati. Mbase ishte herėt pėr luftė nė Kosovė. Apo, thėnė mė mirė, kosovarėt nuk ishin tė gatitur pėr luftė.
    Xhavit Haliti do tė jetė njėri prej themeluesve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nė vitet e luftės, Haliti do tė jetė njeriu kryesor i UĒK-sė nė Shqipėri. Mė vonė, ai do tė inkuadrohet nė Partinė Demokratike tė Kosovės tė Hashim Thaēit. Haliti sot ėshtė anėtar i Kryesisė sė PDK-sė dhe pėrfaqėsues i PDK-sė nė Kėshillin Tranzitor tė Kosovės.
    Ky ėshtė rrėfimi deri mė sot mė i plotė pėr organizimin e luftės nė Kosovė.
    ZĖRI: Kur mirret me vendimi i LPRK-sė qė tė inicohen format e armatosura tė organizimit politik tė kosovarėve. Duket qė ky vendim ėshtė marrė mė herėt, mė 1985, dhe nė njė mėnyrė ka shprehur limitet e lėvizjes politike tė viteve tė ’80-ta, kur u pa se politikisht, ēėshtja e Kosovės, si nė aspektin institucional ashtu edhe nė atė tė lėvizjes klandestine, kishte ngecur. Pra, kur merret vendimi, nė ēfarė rrethanash, dhe cila ishte struktura organizative, nė fillim, e krahut tė armatosur tė LPRK-sė?
    Mt: Si u krijua qeveria nė ilegalitet
    HALITI: Nė vitet 1984-1985, ne vepronim nė Kosovė. Nuk dua te bėj historinė e asaj kohe, por ėshtė e nevojshme qė tė kemi parasysh se ishin te paktėn katėr vjet qė Kosova vuante nėn njė represion tė jashtėzakonshėm, dhe UDB po bėntė gjithēka pėr tė shkatėrruar nga rėnjėt lėvizjen e organizuar tė asaj kohe. Nė Kosovė vepronte Komiteti Organizativ, si organ politik. Diku nė fillim tė vitit 1985 u mor vendim qė tė formohej Byroja Ekzekutive, e cila, nė njė mėnyrė, do tė luante rolin e njėfarė qeverie ose organi ekzekutiv, me tė gjitha segmentet, me tė gjitha funksionet qė mund t’i ketė njė qeveri nė ilegalitet.
    ZĖRI: ... Kush ishte tjetėr nė Byronė Ekzekutive?...
    HALITI: ... Ka qenė Hilmi Reēica, por edhe Xhaber Morina, Bashkim Mazreku Xhavit Haliti dhe Fehmi Lladrovci.
    ZĖRI: Cili ishte roli juaj?
    HALITI: Si anėtar i Byrosė Ekzekutive, unė isha ngarkuar tė krijoja lėvizjen guerile nė Kosovė. Me gjithė dėshirėn e madhe pėr tė krijuar kėtė lėvizje guerile dhe pėr ta zgjeruar atė nė planin politik nė tė gjitha trojet shqiptare, burgosjet e nėntorit tė atij viti ndikuan, nė njėfarė forme, qė tė pushojė sė funksionuari organizata jonė pėr njė kohė. Kjo zgjati deri sa nė tė u kooptuan anėtarė tė rinj, tė cilėt u lidhėn me pjesėn qė kishte mbetur.
    Megjithatė, Lėvizja Popullore e Kosovės, bėri pėrpjekje tė pandėrprera, nga jashtė dhe nga brenda, qė tė krijojė njė strukturė tė tillė.
    Nė momentin e marrjes sė vendimit pėr krijimin e lėvizjes guerile, ne nuk kishim realisht armatim, kishim dikund dy-tri armė, tė cilat ishin pronė e organizatės dhe, tė cilat, pas burgosjeve, u dekonspiruan dhe ato i konfiskoi UDB-ja. Kėshtu qė, pas daljes sonė nė ilegalitet, kishim mbetur katėr-pesė veta: unė, Xhavit Haziri, Nuhi Ahmeti, Abdullah Dėrguti, dhe Sadik Halitjaha, Hajdin Abazi dhe dy-tre tė tjerė, pėr tė mos u marrė me lista emrash. U mor vendimi qė unė, pėr shkak se isha rrezikuar pas rrethimit qė ma bėri atėherė UDB-ja dhe pasi ishte marrė vesh se ishte plagosur njė punonjės i Sigurimit tė Shtetit, tė largohesha pėrkohėsisht nga Kosova. Jashtė i gjeta shokėt e mi, me tė cilėt kishim punuar bashkė me njė pėrkushtim tė madh pėr tė krijuar kėtė mekanizėm ushtarak, por edhe pėr tė funksionuar mekanizmat e tjerė politikė, tė cilėt do tė duhej tė ishin vėrtet njė organizėm efikas dhe gjithėpėrfshirės, duke patur parasysh qė tė gjitha ata qė tė ishin tė gatshėm tė angazhoheshin pėr ēlirimin e Kosovės tu jepej mundėsia konkretisht.
    ZĖRI: Kush ishte, nė atė kohė, kryetar apo lider i LPRK-sė?
    HALITI: Nė Kosovė, varėsisht nga goditjet qė ka bėrė UDB-ja, kanė ndryshuar rolet e udhėheqėsve tė LPK-sė. Kanė qenė: Xhabir Morina, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Fahri Fazliu, Bardhyl Mahmuti, Afrim Zhitia. Kėta kanė qenė promotorė tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės brėnda vendit. Ka qenė Shaban Muja, njėri ndėr njerėzit mė operativė, qė ka mbajtur lidhjet Kosovė-jashtė, sė bashku me Sahit Krasniqin. Dhe, ka qenė Ahmet Haxhiu, i cili nė moshė tė thyer, por me njė vullnet tė hekurt, bėri shumė qė njerėzit tanė nė Kosovė tė jenė tė organizuar dhe u pėrpoq tė krijojė mundėsi qė ata tė kenė edhe njė pjesė tė armatimit, pėr ta ngritur kėtė organizėm.
    ZĖRI: Nė fundvitet e ’80-ta dihet qė ndodh pėrkeqėsimi i gjendjes nė Kosovė dhe u krijuan rrethanat, tė cilat thuaj se domosdoshmėrisht ēonin nė konkludimin qė lėvizja e armatosur ėshtė e pashmangshme. Duket se ka pasur veprime tė armatosura mė 1988, mė 1989: diversione, prishje tė kabllove tė rrymės elektrike nėpėr Kosovė. A ka qenė LPK-ja prapa kėtyre veprimeve dhe a ndodh nė kėtė kohė forcimi i lėvizjes sė armatosur?
    Mt: Vrasja e Afrim Zhitisė dhe Fahri Fazliut ishte goditje e rėndė pėr ne
    HALITI: Padyshim qė po. Tashmė, pėr kėtė periudhė qė flisni ju, ne ishin forcuar dhe pjekur. Nė atė kohė, ashtu si edhe e kam thėnė nė njė intervistė edhe mė herėt, gabimet tona ishin tė natyrave tė ndryshme, pasi veprimtarėt tanė, tė cilėt merreshin me diversione tė ndryshme tė kėsaj natyre qė ju pėrmendni, ishin tė implikuar edhe nė ēėshtje politike dhe nė organizimin politik. Mund tė them se ka pasur veprime, siē ishin ato tė hedhjes sė shtyllave tė tensionit tė lartė, tė cilat pėrēonin rrymėn elektrike pėr nė Mal tė Zi dhe pėr nė Maqedoni. Ideja ishte qė tė sabotohej kjo, meqė Maqedonia e blente shumė lirė rrymėn elektrike nga Kosova, e gjithashtu edhe Serbia e blente shumė lirė dhe pastaj ia shiste Kosovės. Janė shkatėrruar disa herė edhe damperėt e bartjes sė qymyrit nė Obiliq etj.
    Para vitit 1990, do tė thotė, nuk ka pasur atentate konkrete kundėr njerėzve nga LPK-ja, edhe pse nė platformėn tonė kanė qenė atentatet ose goditjet kundėr kolaboracionistėve nė Kosovė, kundėr atyre qė ndikuan qė t’i merret autonomia Kosovės, kundėr atyre qė nė njė mėnyrė ose nė mėnyrėn tjetėr shkatėrruan ēdo gjė shqiptare nė Kosovė.
    ZĖRI: Duket qė kjo UDBA, e cila ka pritur goditjet, ka qenė e informuar, nė njė mėnyrė, pėr synimet tuaja. Na kujtohet qė, nė pranverė tė vitit 1989, flitej se Rrahman Morina do tė goditej nga atentati. Pastaj, nė janar tė vitit 1990, flitej se Milosheviqi do tė jetė, po ashtu, cak i goditjes sė grupeve tė armatosura shqiptare?
    HALITI: Unė nuk e di saktė se a kanė qenė tė informuar apo jo, prandaj nuk mund tė them se kanė qenė ose nuk kanė qenė tė informuar, por dihet se UDB-ja ka pasur njė rrjet shumė tė fuqishėm tė oranizuar nė Kosovė, se pėrpjekjet e UDB-sė nė vazhdim kanė qenė qė, brenda grupeve tė organizuara, tė fusin njerėz tė tyre pėr tė marrė informacione dhe, nė momentin e duhur, kanė goditur. Vetėm njerėzit qė kanė punuar brenda UDB-sė do tė mund t’i konkretizonin kėto gjėra, nėse duan, pasi qė kanė pasur informacione. Por, gjatė kėsaj periudhe, mund tė them se lėvizja e organizuar, pra LPK-ja, pati njė goditje tė rėndė. U vranė Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Nga Kosova u largua Fadil Vata, sepse ishte shumė rėndė i sėmurė dhe, i cili, vdiq mė vonė nė spitalin e Bazelit. Bardhyl Mahmuti, gjithashtu, u detyrua tė largohej nga Kosova. Po kėshtu dy prej njerzve mė tė shkatthėt tė organizatės nė veprimet operative, Shaban Muja dhe Sahit Krasniqi, u detyruan edhe ata tė largohen. Do t ė thosha se kėtu mbaron edhe faza e parė e organizimit tė rezistencės sė aramtossur nė Kosovė. Mekanizmat, tė cilat kishin inicuar veprimin konkret ushtarak, u dobėsuan dhe procesi deri nė organizimin e ri, deri nė gjetjen e njerėzve tė pėrshtatshėm pėr tė qenė nė ballė tė Lėvizjes kėrkoi kohėn e saj, pėr faktin se njerėzit duhej tė seleksionoheshin, pėr faktin se duhej gjetur njerėz tė vėrtetė, njerėz qė nuk kishin frikė nga pushtuesi, njerėz qė punonin me pėrkushtim dhe qė nuk punonin pėr karierė. Dhe, u desh tė kalojė njė kohė bukur e gjatė deri nė konsolidimin ose fillimin e aksioneve tė organizuara, siē ishin atentatet ose veprimet e tjera qė bėri UĒK-ja mė vonė.
    ZĖRI: Megjithatė, nė dimėr-panverė tė ’89-tės, sė pari, nė bazė tė dokumenteve tė UDB-sė qė kemi botuar, nė Beograd ishte krijuar pėrshtypja se LPK-ja ėshtė duke pėrgatitur kryengritje tė armatosur nė Kosovė dhe, e dyta, ėshtė paraqitja e “Ēetės sė Llapit”, e cila, nė njė mėnyrė, vėrteton se LPK-ja nė kėtė kohė ka njė avancim nė organizim. Ē‘mund tė thuhet tani pėr organizimin e armatosur nė Llap, i cili, si duket, ishte mė i forti nė atė kohė?
    Mt: Si dėrgonim armatim nė Kosovė
    HALITI: Problemi ėshtė se ne nuk kemi pushuar asnjėherė, do tė thotė qė nga viti 1987, kur kemi filluar, qė pėr njėsitė e organizuara tė dėrgojmė sasi tė konsiderueshme tė armatimit. Mund tė them se armatim ka pasur nė gjithė Kosovėn por kuptohet jo nė sasi tė mėdha. Ēeta e Llapit ka historinė e saj. Fakti ėshtė se gjatė kėsaj periudhe LPK ka organizuar nė tė gjithė Kosovėn demonstrata tė mėdha. Njėra ndėr mė tė fuqishmet ka qėnė ajo e organizuar edhe nė Podujevė. Gjatė mbajtjes sė demonstratės qe vrarė njė polic, dhe pas kėtij rasti policia qe tėrbuar dhe u vu nė ndjekje tė tė gjithė veprimtarėve, sidomos ndaj njė grupi qė ishte dalluar mė shumė nė organizim, nė mesin e tyre ishte edhe Ali Ajeti. Nė tėrheqje e sipėr filloi shkėmbimi i zjarrit, automatiku i Aliut ishte i kalibrit 9mm dhe ishte e pa mundur qė tė arrinte cakun, kėshtuqė pas njė kėmbimi tė zjarrit goditet nga policia dhe bjen heroikisht duke luftuar pėr kauzen dhe duke mbrojtur shokėt.
    Pas kėtij rasti UDB u vu nė ndjekje tė shumicės sė veprimtarėve nė Llap, ata qėndruan edhe njė kohė nė pėrpjekje pėr t’u organizuar, por qėndrimi ishte i pamundur sepse kushtet pėr tė ndėjtur nė ilegalitet ishin tė vėshtira kėshtu qė shumica dėrsmuese e tyre u detyruan tė arratiseshin nė Pėrendim.
    ZĖRI: ... Armatimi, ka qėnė mė shumė pėr nevoja tė guerilės urbane, apo?...
    HALITI: ... Po. Po. Armatimi qė ka qenė i lehtė dhe qė mund tė ishte i pėrdorshėm pėr veprime guerile...
    ZĖRI: ... Do tė thotė se, nė atė kohė, mė shumė keni menduar qė guerila duhet tė jetė e koncentruar nė qytete, e jo nė formėn siē del mė vonė UĒK-ja?
    HALITI: Nuk ekziston kjo kontradiktė, Ideja ishte qė ne tė krijonim njė lėvizje guerile mbi bazė tė kushteve qė ekzistonin atėherė nė Kosovė . Do tė thotė, njerėzit qė do tė futeshin nė kėtė strukturė do tė duhej tė ishin tė shkėputur nga organizimi i pėrditshėm politik, nga veprimet e pėrditshme politike, nga shpėrndarja e gazetave ilegale, e trakteve apo e komunikatave qė shpėrndaheshin nė atė kohė nė Kosovė. Mbi tė gjitha, do tė duhej tė ishin njerėz qė nuk kishin rėnė nė sy tė organeve. Kėshtu, realisht ishte vėshtirė tė gjeje njerėz tė tillė.
    Ēėshtje tjetėr ishte se a do tė ruhej sekreti dhe ajo se a do tė kishte mundėsi UDB-ja tė ifiltronte njerėz nė radhėt tona. Pėr kėtė ishte krijuar njė mekanizėm, i cili bėnte filtrimin e njerėzve dhe nuk i jepte mundėsi askujt tė futej nė kėtė rreth pa qenė pjesėtar nė aksione. Do tė thotė, ideja ishte qė, nėse unė marr pjesė nė kėtė organizim, atėherė duhet tė kem marrė pjesė nė ndonjė aksion dhe tė jem i interesuar ta ruaj edhe veten time. Duke ruajtur vetveten dhe shokėt e mi, ruaj organizimin, ruaj sekretet.
    ZĖRI: T’i kthehemi edhe njėherė ēėshtjes sė atentatit mbi Milosheviqin. A ka qenė fare kjo ēėshtje qė ėshtė diskutuar tek ju?
    HALITI: Pėr Milosheviqin nuk mund tė thuhet se nuk ėshtė diskutuar. Ėshtė diskutuar dhe, mbase, ka qenė dėshirė, mendoj, e ēdo shqiptari qė mendon shqip, qė tė likuidohet Milosheviqi. Ėshtė thėnė se LPK-ja ka pėrgatitur atentat, janė pėrmendur edhe emrat tė cilėt gjoja do tė bėnin atentat, edhe nė Kosovė, edhe nė Kopenhagė. Mirėpo, vetė fakti qė kėto veprime, kėto atentate, nuk janė kryer do tė thotė se edhe nėse ka pasur pėrgatitje, ato nuk kanė qenė nė nivel, kanė dėshtuar.
    ZĖRI: A mund tė na e pėrshkruani tash se si ėshtė munduar UDB-ja serbe tė pengojė veprimtarinė tuaj personale dhe a ėshtė e vėrtetė se, nė dy raste, ka provuar tė bėjė atentat ndaj jush?
    HALITI: Nėse flasim pėr atentatet ndaj njė njeriu, ndaj njė personi, i cili don tė veprojė kundėr njė strukture aq tė organizuar siē ka qenė UDB-ja, unė mund tė them qė kam pasur katėr atentate tė natyrave tė ndryshme. Atentati i parė politik kundėr meje ėshtė bėrė gjatė demonstratave tė vitit 1981, me qėllim qė tė ma mbyllin gojėn dhe tė komprometojnė. Ky atentat ėshtė realizuar pėrmes njė grupi njerėzish, thjesht tė painformuar dhe aventurierė, tė cilėt edhe sot kanė mbetur nė skenėn politike por qė s’kanė bėrė asnjėherė autokritikė. Unė e di qė edhe kjo ėshtė bėrė me inicimin e UDB-sė...
    Box 1
    Mund tė them se ka pasur veprime, siē ishin ato tė hedhjes sė shtyllave tė tensionit tė lartė, tė cilat pėrēonin rrymėn elektrike pėr nė Mal tė Zi dhe pėr nė Maqedoni. Ideja ishte qė tė sabotohej kjo, meqė Maqedonia e blente shumė lirė rrymėn elektrike nga Kosova, e gjithashtu edhe Serbia e blente shumė lirė dhe pastaj ia shiste Kosovės.
    Box 2
    Ėshtė thėnė se LPK-ja ka pėrgatitur atentat, janė pėrmendur edhe emrat tė cilėt gjoja do tė bėnin atentat, edhe nė Kosovė, edhe nė Kopenhagė. Mirėpo, vetė fakti qė kėto veprime, kėto atentate, nuk janė kryer do tė thotė se edhe nėse ka pasur pėrgatitje, ato nuk kanė qenė nė nivel, kanė dėshtuar.


    ZĖRI: ... A mos ėshtė kjo akuza se jeni informator i Ibush Kllokoqit?...
    Mt: Skenaret pėr likudimin tim fizik
    HALITI: ... Jo, jo. Me Ibush Kllokoqin s’kam folur kurrė nė jetė. Ka ndodhur kjo mė 26 mars 1981, gjatė demonstratave. Njė shok aktual imi, Mehmet Bislimi, mė ka goditur me diēka nė kokė duke thėnė: “Spiun”. Pastaj aty u konfrontuan, u ndanė nė dy grupe, nė dy pjesė dhe kishte rrezik tė vriteshin njėra me tjetrėn. Dhe, pėr ēudi, e gjithė Kosova mori vesh se unė qenkam njėfarė spiuni i madh, njėfarė agjenti i madh etj. Nė mėnyrė mė tė studiuar, nga qarqe tė caktuara, nga shėrbimet e dezinformimit tė ish-UDB-sė tė cilat janė akoma aktive nė Kosovė, ka pėrpjekje qė, pėrmes njė psikopati, tė improvizohen gjėra tė paqena. Nė kohėn kur, realisht, Serbia ėshtė e interesuar, ashtu siē ka qenė e interesuar tash e pesėmbėdhjetė vjet, qė tė mė likuidojė fizikisht, nė kohėn kur vėrtet nga kėto shkrime dhe nga kėto dezinformata janė ēorientuar edhe familje tė njerėzve nė Kosovė, tė cilat ka rrezik tė ndėrmarrin diē - megjithėse jam i bindur se ato janė tė sigurta se n uk kam gisht nė asnjė vrasje - dhe kėshtu tė realizohet skenari mbase i pėrgatitur mirė i vitit 1990, qė u pėrpoqėn ta bėjnė nė Cyrih, qė pas eliminimit tim fizik, akuzat tė mbesin nė mes tė shqiptarėve dhe qė askush tė mos jetė nė gjendje tė thotė se cila ėshtė e vėrteta dhe se kush qėndron prapa njė atentati tė mundshėm. Megjithatė, unė as nuk e kam ndėrmend tė tėrhiqem nga politika – kėtė dua t’ua bėj tė qartė edhe atyre qė dėshirojnė qė unė tė tėrhiqem por edhe atyre qė dėshirojnė qė unė tė mos tėrhiqem nga politika – dhe as nuk e kam ndėrmend tė hesht pėr ato qė nuk duhet tė hesht. Problemi i atentateve ka qenė i tillė qė, prapa atentateve klasike tė organizuara – e kam thėnė edhe pa u potencuar nėpėr media – ka qenė UDB-ja, shėrbimet e fshehta tė Beogradit, tė cilat i kanė drejtuar Bozhidar Spasiq dhe Petar Graēanin. Ka qenė ai i Cyrihut, por ėshtė edhe ai tentimi pėr tė mė likuiduar fizikisht gjatė rrethimit nė “Aktash” tė Prishtinės, nė tė cilin kanė qenė, deri tash tė identifikuar: Ibush Kllokoqi, Xhavit Kuēi dhe njėfarė Bashkim Ēerkini, pėr tė cilin nuk di as vetė se kush ėshtė, por pėr tė kam mėsuar kur jam burgosur nė Gjermani dhe Itali, me kėrkesė tė Jugosllavisė qė tė ekstradohem nė Jugosllavi si terrorist...
    ZĖRI: ... Kur ka ndodhur kjo?...
    HALITI: ... Jam burgosur pėr kėtė ēėshtje, pėr tė mė ekstraduar nė Jugosllavi edhe mė 1990, edhe mė 1991, njėherė nė Itali e njėherė nė Gjermani. Por, me ndėrhyrjen e Komisariatit tė Lartė pėr Refugjatė, me ndėrhyrjen e Qeverisė sė Zvicrės, me ndėrhyrjen e fuqishme te komunitetit arberesh e tė shokėve tė mi nė atė kohė, pas 17 ditėsh qėndrimi nė burg, jam liruar...
    ZĖRI: ... Kėrkesa e Jugosllavisė, atėherė, pra ka qenė qė tė dorėzohet njė terrorist e jo njė i burgosur politik?...
    Mt: Akuzat pėr spiunazhė
    HALITI: ... Akuza ka qenė se ky ka goditur njė punonjės tė Sigurimit Shtetėror nė Prishtinė dhe duhet tė gjykohet si kriminel, si terrorist. Gjatė hetuesisė qė kanė bėrė veēanėrisht organet italiane dhe gjatė burgosjes atje, normalisht qė shqetėsimet e mia kanė qenė se mund tė kthehem dhe frika ime e vetme ka qenė se a do t’i pėrballoj e tė mos i jap ato qė i di. Tash nuk dua tė lavdėrohem se ēka kisha planifikuar, tė paktėn gjatė kthimit, mirėpo ishte njė procedurė njėmujore gjatė tė cilės Jugosllavia ishte e obliguar tė sillte argumentet e veta, tė cilat i kishte fabrikuar mirė, por fatmirėsisht deklarata ime pranė organeve zvicerane nė vitin 1985, 1986, kur kam kėrkuar strehim politik, me sqarimin, pa mė pyetur askush, pėr rastin e rrethimit nė “Aktash”, ka ndikuar qė kjo akuzė tė bie poshtė dhe ndėrhyrja nga Komisariati i Lartė pėr Refugjatė, nga Qeveria e Zvicrės, nga shokėt e mi dhe nga njė mik imi dhe yni pėrgjithėsisht, njė arbėresh qė ėshtė angaz huar rreth meje, z. Papituēi, jam liruar. E njėjta procedurė ka shkuar edhe nė Gjermani, gjatė burgosjes, por nė Gjermani e kisha mė lehtė sepse e kisha parasysh se ēka ka ndodhur nė Itali.
    ZĖRI: Si u bė qė ju t’i shpėtoni atentatit tė UDB-ės nė Cyrih?
    HALITI: Fillimisht ėshtė parapėrgatitur emigracioni shqiptar gjoja pėr kontradiktat dhe pėr pėrēarjet qė janė nė mesin e shqiptarėve nė migrim. Gjatė kėsaj periudhe, janė lėshuar tre trakte me fotografi tė Enver Hoxhės, me emėr tė Organizatės Marksiste-Leniniste tė Kosovės, duke i trajtuar problemet tona tė brendshme, duke thėnė se njėri ėshtė spiun i UDB-sė, se tjetri ėshtė spiun i KGB-sė, se i treti ėshtė spiun i CIA-s etj. Dhe, realisht, unė kam pritur veprim tė UDB-sė kundėr meje, pėr faktin se unė isha ndėr njerėzit mė tė ekspozuar nė protestat qė organizoheshin, qoftė nė Zvicėr e qoftė edhe nė shtetet e tjera tė Evropės, nė njėfarė forme isha ndėr militantėt kryesorė tė LPK-sė dhe, me siguri, trajtohesha si njėri ndėr organizatorėt e demonstratave por, mbi tė gjitha, unė fillova njė fushatė gjatė vitit 1988-1989, bashkė me shokė, kundėr pėrfaqėsive tė Jugosllavisė, pra kundėr konsullatave dhe ambasadave, tė cilat ishin futur thellė nė organizimin e shqiptarėve pėrmes klubeve nė emigracion. Nė disa ballafaqime tė ashpra qė kam bėrė kundėr tyre, nė prezencėn e tyre, e ku ishin edhe shqiptarėt, tė cilėt realisht janė pėrpjekur edhe tė mė pengojnė, fatkeqėsisht, sepse nė atė kohė vetėdija dhe niveli ka qenė i tillė, ne arritėm qė t’i izolojmė konsullatat dhe ambasadat e Jugosllavisė nga veprimtaria brendapėrbrenda emigracionit. Nė atė kohė, me pėrpjekjet e mia, hapėm radio-stacionin e parė nė gjuhėn shqipe qė transmetonte njė herė nė javė Radio-Zėrin e Kosovės nė Cyrih.
    Mt: Atentatet kundėr Enver Hadrit, Xhafer Shatrit dhe Xhavit Halitit
    Nga kjo situatė e krijuar, mbase gjatė vitit 1987 e 1988 lėvizjet pėr tė futur armatim nė Kosovė pėr ndonjė faktor nuk kishin filluar ende - jam i bindur se informatorėt nuk kishin munguar as atje tė arrijnė nė konkluzione dhe tė marrin vesh ndonjė gjė, UBD-ja kishte bėrė plane tė godiste kundėr meje, Xhafer Shatrit dhe Enver Hadrit, duke ditur se ne nuk ishim bashkė tė organizuar, duke ditur se Xhafer Shatri kishte qenė nė Lėvizje dhe kishte qenė kryeredaktor i “Zėrit tė Kosovės” dhe ishte ndarė – do tė thotė se ne nuk vepronim bashkė dhe unė tė kėtillė e kisha gjetur gjendjen – duke ditur se Enver Hadri, nė njė formė apo nė formėn tjetėr, nga njerėz tė papėrgjegjshėm ishte akuzuar me akuza tė ndryshme nė Bruksel dhe, realisht, kishte mbetur me pak njerėz tė vepronte, dhe meqė ne ishim nė ekspansion organizativ (demonstratat qė bėnim ishin shumė tė fuqishme), meqė isha shumė i ekspozuar ngase tė kėtillė e kisha tė pėrcaktuar detyrėn, ata morėn vend im qė ta godasin kėtė formė tė organizimit. Fatkeqėsisht, ne nuk arritėm, tė paktėn, qė me Enver Hadrin tė vazhdonim bisedimet qė i zhvilluam nė Bon, nė njė demonstratė, mė duket nė dhjetor tė vitit 1989. Enveri kėrkoi tė bashkėpunonim, meqė ai kishte lidhje tė fuqishme nė strukturat e Bashkimit Evropian, edhe kishte shoqėri por edhe kishte mundėsi tė depėrtimit, dhe u deklarua: “Nuk kam gjė kundėr qė ju tė merrni primatin nė tė gjitha takimet. Meqė unė kam lidhjet dhe ju keni masėn me veti, keni njerėzit, keni popullin, ne mund tė bėjmė mrekullira nė qoftė se bashkėpunojmė”. Ne ishim dakord dhe kjo ēėshtje u diskutua edhe nė Kryesinė e LPK-sė, ide kjo qė nuk e kundėrshtoi askush por fatkeqėsisht ndodhėn ato qė ndodhėn. Gjatė kėsaj periudhe, unė e kam pasur babanė nė Perėndim, nė punė, pas arratisjes sime, e kanė marrė, ia kanė marrė pasaportėn dhe pėr katėr vjet kanė bėrė presion, e kanė rrahur. Pas katėr vjetėsh, UDB-ja ia jep pasaportėn dhe babai niset pėr nė Zvicėr pė r t’i parė djemtė qė s’i kishte parė...
    ZĖRI: ... Me siguri, e pėrcjellin gjatė gjithė kohės?...
    HALITI: ... Ata ma kanė ditur banesėn. Nė Zvicėr nuk ėshtė problem ta identifikosh banesėn e dikujt sepse vetėm sjell numrin e telefonit dhe nė informacion ta japin adresėn, telefonin etj. Mendoj se qėllimi ka qenė qė tė ma likuidojnė edhe gjithė familjen, meqė edhe konstatimi i organeve tė specializuara tė policisė ka qenė se detonacioni ka qenė shumė i fuqishėm, e bile edhe mė kanė thėnė: “Kush ėshtė ai i krisur qė bėn kėso lloj bombash?!”. Mė kanė treguar se ka qenė bombė me teledirigjim. Mirėpo, atė ditė, unė jam nisur pėr nė Gjermani, sepse babai kėrkoi qė tė shihte se a i ka ato dokumentet e veta nė rregull a jo. Jemi nisur nė ora 4 pėr nė Gjermani. Ata janė paraqitur nė telefon, nė banesė, herė pas here, duke folur italisht. Mirėpo, nuk mė kanė kėrkuar me mbiemėr, por me emėr. Nė momentin kur, rreth orės 10, ėshtė kthyer vėllau nė shtėpi dhe e ka marrė telefonin, ata, kur e kanė dėgjuar zėrin e tij, duke menduar se jam unė, kanė vepruar shpejt e shpejt d he diku pas nja njėzet minutash a gjysmė ore ka shpėrthyer. Mė kanė ljamėruar nė Gjermani. Shpėrthimi dhe rrėnimi, ta quaj, edhe i banesės e edhe i ndėrtesės ishte i madh, por ishte fat i madh pėr fėmijėt e mi, pėr gruan time dhe pėr vėllain tim, qė ishin nė dhomėn e ndejės, qė ishte nė fund tė korridorit dhe derėn e kishte nga ana e majtė. Shpėrthimi kishte goditur bibliotekėn, kuzhinėn dhe dhomėn e gjumit, ose mė saktė vendet ku unė rrija mė shumė. Pjesėt e metalta, tė cilat ishin tė futura nė mekanizmin e pėrgatitur, kishin goditur pothuajse sikur tė godisje me mitraloz nėpėr banesė. Ato kishin goditur dyshemenė dhe kishin rėnė nė tokė pa fuqi, kėshtu qė fatmirėsisht as fėmijėt, as gruaja e as vėllau nuk patėn pasoja nga kjo...
    ZĖRI: ... Kur ndodhi kjo saktėsisht?...
    HALITI: ... Kjo ka ndodhur mė 10 janar tė vitit 1990.
    ZĖRI: T‘i kthehemi tani procesit tė organizimit tė lėvizjes sė armatosur. Nė kėtė fazė tė pėrgatitjeve tuaja pėr lėvizje tė armatosur, a keni pasur kontakte me shtetin shqiptar? Ēfare kanė qenė reagimet, nėse keni pasur kontakte? Ēfare ka qenė qėndrimi i Shqipėrisė pėr lėvizjen e armatosur?
    Mt: Depot me 30 mijė armė pėr Kosovė
    HALITI: Sė pari, dua tė them se Shqipėria ka qenė njė ndėr shtetet mė militariste tė Evropės. Shqipėria ka poseduar armatim tė nevojshėm pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan. Dhe, armatimi qė ka qenė i destinuar pėr Kosovėn, ka qenė i koncentruar nė disa depo nė veri tė Shqipėrisė...
    ZĖRI: ... Do tė thotė se nė vitet e ’80-ta ka qenė ky koncentrim?...
    HALITI: ... Edhe mė herėt, shumė mė herėt. Bile, nė bazė tė informacioneve qė kemi, ka ekzistuar njė strategji e caktuar qė, nė momentin kur nė Kosovė do tė fillonte ndonjė lėvizje, tė futeshin nga Shqipėria nė Kosovė ushtarakė tė veshur me rroba tė ushtrisė jugosllave dhe armatimi ishte kryesisht i prodhimit gjerman dhe anglez, me idenė qė dikush tė mos ketė mundėsi ta akuzojė Shqipėrinė pėr implikim nė Kosovė...
    ZĖRI: ... A dihet, ta zėmė, se pėr sa armė bėhet fjalė?...
    HALITI: ... Nė depot afėr Fusharrėzit kanė qenė 30 mijė uniforma dhe 30 mijė armė pėr qėllim tė kryengritjes. Kanė qenė pajisjet e domosdoshme tė ēdo ushtari dhe kanė qenė pajisjet duke pėrfshirė edhe lugėt, por duke pėrfshirė edhe elementet e ndihmės sė parė, sikur qė i ka ēdo ushtar i ēdo ushtrie. Megjithatė, nė vitin 1997 kėto depo janė shkatėrruar, por ka edhe tė dhėna tė burimeve perėndimore, se kėto armė janė shitur nga Ministria e Mbrojtjes, me nė krye Safet Zhulalin, me ēmim shumė, shumė tė ultė, diku nė Afrikė dhe Azi.
    ZĖRI: Po, por t’i kthehemi pyetjes bazike: a keni pasur kontakte me pjesėtarė tė shtetit shqiptar, nė atė kohė, dhe ēka mendonin ata kur u thoshit ju se ka ardhur momenti qė tė bėhet diēka nė Kosovė nė mėnyrė tė armatosur?
    HALITI: Pėrpjekjet pėr tė vėnė kontakt me shtetin shqiptar dhe pėr tė pasur mbėshtetje nga shteti shqiptar, kanė qenė tė vazhdueshme. Pėrpjekje tė tilla ka bėrė njė pjesė e madhe e aktivistėve nga Kosova, duke shkuar nėpėr ambasadat e Shqėipėrisė pėr tė marrė kontakt, pėrmes grupeve qė organizoheshin dhe pėrvidhej ndonjė aktivist, pra njeri i besuar, i cili shkonte dhe kėrkonte ndihmė pėr kėtė ēėshtje. Kėso pėrpjekjesh kam bėrė edhe unė individualisht.
    Nė vitin 1984, mė duket, nė emėr tė organizatės nga ne ka shkuar nė Shqipėri Xhabir Morina, atėherė udhėheqės o organizatės pėr tė kėrkuar ndihmėn e Shqipėrisė nė drejtim tė organizimit tonė nė Kosovė. Megjithatė, nė kėtė periudhė, ishte njė dozė mosbesimi, sepse pothuajse tė gjitha grupet zbuloheshin shpejt dhe jetėgjatėsia e tyre nė organizim, nė momentin qė hapeshin, nuk ishte mė e gjatė se gjashtė muaj ditė. Kėshtu qė, kushtet reale, pėr tė biseduar dhe pėr tė konkretizuar diēka, janė krijuar nė vitin 1989-1990, kur ne kemi shkuar nė Shqipėri dhe kemi biseduar me, nė atė kohė, presidentin Ramiz Alia, i cili ngarkoi njė strukturė nga Shėrbimi Informativ Shqiptar dhe ngarkoi kėshilltarin e tij tė parė ushtarak, zotin Adem Ēopani, qė tė merrej me ne. Ai premtoi se do tė bėnte gjithė tė mundshmen qė neve tė na krijoheshin kushtet pėr njė veprim tė tillė, meqė atėherė kishte filluar edhe shpėrbėrja e Jugosllavisė dhe ishin elementet e para se nė Jugosllavi do tė fillonte nj ė luftė, njė katrahurė, njė kasaphane, ashtu siē u bė.
    Box 1
    Gjatė kėsaj periudhe, janė lėshuar tre trakte me fotografi tė Enver Hoxhės, me emėr tė Organizatės Marksiste-Leniniste tė Kosovės, duke i trajtuar problemet tona tė brendshme, duke thėnė se njėri ėshtė spiun i UDB-sė, se tjetri ėshtė spiun i KGB-sė, se i treti ėshtė spiun i CIA-s.
    Box 2
    Nė depot afėr Fusharrėzit kanė qenė 30 mijė uniforma dhe 30 mijė armė pėr qėllim tė kryengritjes. Kanė qenė pajisjet e domosdoshme tė ēdo ushtari dhe kanė qenė pajisjet duke pėrfshirė edhe lugėt, por duke pėrfshirė edhe elementet e ndihmės sė parė, sikur qė i ka ēdo ushtar i ēdo

    ZĖRI: Tash, pėr kėto takime, nėse keni ndonjė detaj? Ēfare ka qenė marrėveshja, ēfare ka qenė ideja, ēfare ishte koncepcioni: lėvizje guerile, koncentrim i armėve nė veri, apo…?
    Mt: Dy opsionet e luftės nė Kosovė
    HALITI: Detaje kam shumė, por them se ēdo gjė ka vendin dhe kohėn e vet. Sidoqoftė, nga Shqipėria ėshtė kėrkuar prej nesh tė dinė se a kemi strukturė tė organizuar, se nė ēfarė niveli e kemi atė strukturė, se a kemi mundėsi ta mbajmė sekretin pėr lėvizjen e armatimit dhe se a kemi depo sekrete pėr armatime nė Kosovė. Edhe pse nė Kosovė ishin bėrė disa depo, ashtu siē mė ėshtė raportuar nga Ahmet Haxhiu, prapseprapė kėto depo ishin shumė tė vogla, duhej tė ishin shumė konspirative dhe nuk mund tė zėnin armatimin qė i duhej Kosovės.
    Nė kėtė kohė, nė Lėvizje ose nė strukturat tona, ka pasur dy mendime: tė marrim armatim dhe t’ia shpėrndajmė popullit, apo tė marrim armatim pėr aq njerėz sa kemi. Pėr tė marrė armatim me idenė qė t’i shpėrndahej popullit pothuajse ishte e pa mundur sepse asnjė njeri normal nė Shqipėri ate s’do ta pranonte pėr faktin se nuk ishin pjekur kushtet pėr njė veprim tė tillė dhe po tė veprohej nė mėnyrė tė tillė ne do tė hudhnim nė erė jo vetėm organizimin tonė por edhe Shqipėrinė.
    Nga ana tjetėr, nė Shqipėri, nė kėtė kohė, filluan ndryshime tė mėdha. Situata ekonomike ishte tepėr e rėndė, duke sjellė pėr pasojė rritjen nga dita mė ditė e paknaqėsisė sė popullit. Ndryshimi i sistemit u bė domosdoshmėri, qeveritė ndrroheshin njėra pas tjetres, asnjėri nga politikajt nuk kishte siguri pėr veten e tij, kėshtuqė edhe marrja e ndonjė vendimi i cili do tė zbatohej ishte e pa mundur.
    Pikėrisht nė kėtė periudhė filluan veprimet edhe tė njė fraksion i dalė nga LPK i cili bėnte pėrpjekje qė tė konsolidohej e qė quhej Fronti i Rezistencės, dhe njėkohėsisht, u bėnė edhe lėvizje tė caktuara nga Lidhja Demokratike e Kosovės, dhe pėrfaqėsia e saj nė Tiranė, pėr tė ndėrtuar strukturat e saj ushtarake...
    ZĖRI: ... Kush ishte aty?...
    HALITI: ... Ka qenė Ali Aliu, pastaj njėfarė Zymber Berisha, Hafiz Gagica, e ku ta di unė edhe kush tjetėr.
    ZĖRI: Tė kthehemi pakėz te Ēopani. A kishte ide Ēopani, si kolonel, se ēfarė duhej bėrė qė ju tė organizoheni mė mirė nė kėtė periudhė, apo gjatė gjithė kohės ju keni qenė njeriu numėr njė i LPK-sė i obliguar qė tė organizoni lėvizjen e armatosur?
    Mt: Takimet me Ramiz Alinė dhe Sali Berishėn
    HALITI: Nė tė gjitha vendimet pėr kėtė, edhe pse mė vonė janė rifreskuar vendimet, nuk ka pasur asnjė ndryshim sepse realisht ka qenė njė besueshmėri e lartė nė raport me njėri-tjetrin dhe detyrat i kemi pasur tė ndara ēdonjėri. Adem Ēopanin, nė njėfarė mėnyre, e kam pasur mentor dhe jam takuar me tė sa herė kam kėrkuar unė. Do tė thotė se nuk ka pasur ndonjė pengesė pėr t’u takuar dhe pėr t’i trajtuar problemet. Mirėpo, pas ardhjes sė Partisė Demokratike nė pushtet, pas krijimit tė strukturave politike dhe ekzekutive nė Kosovė, politikisht Sali Berisha ishte i orientuar qė tė bashkėpunonte vetėm me kėto struktura. Disa nga njerėzit qė mė kishin parė tė hyja nė presidencė edhe nė kohėn e Ramiz Alisė edhe nė kohėn e Sali Berishės mė ngacmonin dhe mė pysnin se si ėshė e mundur qė ti tė kontaktosh me tė dyja administratat. Disa nga ekstremistėt e sė majtės mė thonin se ti je shitur te Rugova e Salihu, e djathta pėshpėriste se unė po ndihmoja konsolidimin e Partisė Komuniste, thashethėna qė pėr njėrin vesh mė hynin e pėr tjetrin mė dilnin.
    Sidoqoftė, pėr tė vepruar nė kėto kushte ka qenė shumė e vėshtirė, por pėr mua vlente thėnja popullore „Qentė lehin por karvani ecėn“. Gjatė kėsaj periudhe, mua m’u bė kėrkesė nga organet e shtetit shqiptar, qė njerėzit tanė tė inkorporoheshin nė grupet tė cilat kishin ardhur pėr tė ushtruar nė Shqipėri. Meqėnėse njė vendim i tillė nuk ishte marrė nė kuadėr tė LPK-sė, unė nuk e kam pranuar asnjėherė, jo pse nuk kam dashur tė bashkėpunoj, por nuk kam besuar se mund tė ketė siguri dhe se mund tė mbahej sekreti i kėtij mekanizmi nė Kosovė, pėr vetė mėnyrėn se si ishin zgjedhur kandidatėt. Megjithate, ne kemi kėrkuar bashkėpunim dhe ate ia kemi ofruar ministrit tė mbrojtjes sė Bukoshit, Nikė Gjeloshit e jo ministrave tė tjerė tė Mbrojtjes qoftė tė Bukoshit, qoftė tė Rugovės, tė cilėt fatkeqėsisht ishin ministra pa ushtri e tė cilėt kanė qenė tė shumtė.
    ZĖRI: Pėrmendėt se mė 1990 e 1991, praktikisht kanė qenė tri struktura organizative qė pretendonin tė organizonin lėvizjen e armatosur nė Kosovė: Fronti i Mentor Kaēit, LPK dhe LDK, me Ali Aliun e Hafiz Gagicėn. A ka pasur marrėveshje me shtetin shqiptar pėr ushtrimet qė janė bėrė nė atė kohė, si janė organizuar ato ushtrime dhe si kanė rrjedhur kėto tri forma organizative?
    HALITI: Unė mendoj se bisedime kemi zhvilluar tė gjithė, por LDK-ja ka pasur mbėshtetje mė tė madhe dhe mendoj se ka pasur mbėshtetės nga strukturat e shtetit nė Shqipėri dhe ato pėrgatitje janė bėrė me leje. Ndėrsa, ne, kemi ndjekur njė taktikė krejtėsisht tjetėr. Ne nuk kemi dėrguar grupe me nga 50-60 veta, por kryesisht ėshtė bėrė trajnim me oficerė tė lartė me nga 3, 2 ose 1 njeri, i cili ka kryer kurse tė veēanta pėr javė tė tėra derisa ėshtė menduar se ėshtė kualifikuar pėr ndėrtimin e lėvizjes guerile dhe pėr tė vepruar nė kuadėr tė njė lėvizjeje guerile nė Kosovė. Dhe, pa marrė parasysh se lidhjet e mia ishin shumė tė fuqishme me Adem Ēopanin i cili realisht u pėrpoq qė t’ia mbushte mendjen Sali Berishės qė tė na mbėshteste edhe neve si strukturė por nuk ia arriti qėllimit. Pėr njerėzit nė Kosovė ėshtė ditur se ēdo gjė bėhet nė rrugė private, do tė thotė se oficerėt e Shqipėrisė e bėnin kėtė nga vullneti i mirė i tyre ose me pagesė. Kjo pėr faktin se ne nuk i shim tė interesuar qė, nėse goditemi, tė komprometohej shteti shqiptar ose tė dilte se shteti shqiptar ėshtė i implikuar nė kėtė ēėshtje, sepse pastaj Shqipėria do tė mund tė kishte probleme nė raport me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe probleme tė tjera, tė cilat asaj do t’i kushtonin shumė.
    ZĖRI: Pra, dhjetėra vetė apo qindra vetė qė kanė ardhur nga Kosova nė Shqipėri pėr tė ushtruar ishin vijė e LDK-sė…A ishin nė mesin e tyre edhe Adem Jashari, Zahir Pajaziti e tė tjerė?...
    Mt: Dekonspirimi i grupit tė Surrelit afėr Tiranės
    HALITI: ... Kanė qenė, por unė nuk i di tė gjithė emrat, sepse as qė kam tentuar t’i mėsoj. Realisht, gjatė tėrė kohės, unė nuk kam tentuar t’ua mėsoj emrat as shokėve me tė cilėt drejtpėrdrejt kam pasur punė, sepse nuk kam pasur nevojė ta ngarkoj veten me emrat e tyre, por ne jemi marrė vesh qė tė kryejmė punė. Rreth kėsaj qėshtje ka patur shumė probleme sepse grupi qė ishte pėrgatitur nė Surrel tė Tiranės, siē dihet, qe dekonspiruar i tėri. Me futjen e tyre nė Kosovė ata qenė arrestuar dhe pėr kėtė nė strukturat e specializuara tė shtetit dyshohej qė ata ishin denoncuar nga dikush dhe dyshimi mė i bazuar ishte se brenda kėtij grupi kishte njerėz tė infiltruar tė shėrbimeve serbe. Pėr kėtė ēėshtje qenė marrė edhe deklarata nga shumė veta qė kishin lidhje me grupin. Njėri qė nuk dua tia pėrmend emėrin edhe qe ndaluar dhe qe detyruar ta lėshoi Shqipėrinė, por unė nuk di nėse ėshtė vėrtetuar akuza e bėrė kundėr tij, pra nuk dua tė hap dyshime tė po bazuara nė ask end.
    ZĖRI: Nė kėtė kohė ndodh lufta nė Kroaci. Nė njė mėnyrė, nėse i kthehemi konstatimit tuaj, krijohen rrethana tė reja, jo vetėm qė t’i iket implikimit tė drejtpėrdrejtė tė shtetit shqiptar, por qė tė krijohen lidhje tė reja nė Slloveni, nė Kroaci, pėr t’u organizuar edhe nė Kosovė njė rezistencė. Asokohe flitej pėr tė famshmin “Fronti Jugor”, flitej pėr interesimin e atėhershėm tė Kroacisė qė tė hapej fronti nė Kosovė pėr t’u zhvendosur fronti qė pėr Kroacinė ishte shumė i rėndė. A keni pasur atėherė kontakte me qeverinė sllovene, me qeverinė kroate, ēfare ka qenė interesimi i tyre dhe a ka mundur tė shfrytėzohet lufta nė Kroaci qė tė inicohet lufta nė Kosovė?
    HALITI: Lufta nė Kroaci dhe Slloveni ka mundur tė shfrytėzohet shumė. Por, neve nuk ia kemi arritur qė tė bėjmė diē tė madhe pėrveēse kemi blerė njė sasi armatimi, kryesisht nga kontrabandistėt. Sasi tjetėr kemi grumbulluar nga vullnetarėt tonė, qė kanė luftuar dhe qė kishin fshehur sasi tė vogla armėsh. Ne i kemi bartur pėr Kosovė.
    Mendoj se qeveria sllovene, nė krahasim me ate kroate ka qenė mė e kujdesshme nė pėrzgjedhjen e njerėzve, tė cilėt janė futur nė kuadėr tė ushtrisė sllovene. Kjo, mbase edhe pėr faktin se lufta nuk ka zgjatur shumė, por edhe pėr faktin se ata kanė pasur tė dhėna pėr tė gjithė oficerėt shqiptarė qė kanė qenė nė Slloveni.
    Nė Kroaci, tė gjithė atyre qė kanė dashur tė inkuadrohen nė luftė, iu ka dhėnė mundėsia qė tė futen nė ushtrinė kroate. Pėrveē kėsaj, nė Kroaci ka qenė njė brigadė, tė cilėn e kanė drejtuar shqiptarėt dhe e cila e ka pasur vendqėndrimin nė Gospiq dhe qė ka qenė premtuese sipas asaj qė kemi diskutuar me Fehmi Lladrovcin, i cili gjatė krijimit tė saj kishte ardhur nė Zvicėr tė bisedonte me ne dhe tė kėrkonte mjete nga ne pėr ta ndihmuar kėtė brigadė. Mirėpo fatkeqėsisht kėsaj brigade iu bėnė sabotime dhe pengesa tė njėpasnjėshme qoftė nga tė ashtuquajturat institucione tė Kosovės qoftė nga mekanizma tė caktuar tė shtetit Kroat dhe veprimtaria e sajė u pamundėsua. Kėshtuqė Fehmi Lladrovci i demoralizuar, i pėrgjuar dhe i lėnė nėn mėshirėn e fatit, u detyrua tė emigroi nė Gjermani.
    ZĖRI: ... Fehmiu ka qenė nė strukturėn e LPK-sė?...
    HALITI: ...Po. Ka qenė. Ai ėshtė burgosur dhe ėshtė dėnuar si anėtar i organizatės sonė, mė 1986.
    Kroacia vėrtet ka qenė e interesuar qė tė shpėrthejė lufta nė Kosovė, ndoshta mė shumė pėr interesa tė vetat, sepse hapja edhe e njė fronti tjetėr do ta dobėsonte mė shumė ushtrinė e Jugosllavisė dhe do tė dobėsohej fronti nė veri. Sidoqoftė ajo ka qenė e interesuar, madje edhe pėr tė na dhėnė armė. Mirėpo, Rugova, nuk e ka pranuar njė veprim tė tillė. Kėshtu qė, ne, jemi detyruar tė veprojmė vetė. Nė kėtė drejtim, nė Kroaci kanė shkuar pėr bisedime: Ahmet Haxhiu, Ramadan Avdiu e Xhavit Haziri, tė cilėt kanė marrė kontakte, janė marrė vesh qė tė merren sasi tė mėdha tė armatimit nė Kroaci, mirėpo kjo ka mbetur vetėm njė marrėveshje, e cila ėshtė diskutuar, por qė nuk ėshtė realizuar. Pėr fajin e kujt, unė nuk jam nė gjendje tė pėrgjigjem realisht as sot. Kėsaj pyetjeje mė mirė do t’i pėrgjigjej dikush nga ata qė ka qenė nė kontakt me kroatėt.
    ZĖRI: Do tė thotė, biseda ėshtė bėrė me autoritetet kroate dhe armėt me siguri ka qenė paraparė tė jenė pa kurrfarė pagese apo me njė pagesė modeste?
    Mt: Ramiz Alia ishte i bindur qė ne nuk jemi tė organizuar pėr luftė
    HALITI: Atėherė ėshtė diskutuar edhe pėr pagesa, edhe pėr ēmime, edhe pėr mjetet qė do te jepeshin pa pagesė. Pra, tė gjitha kanė qenė tė hapura. Realisht, sikur tė kėrkohej qė tė paguanim pėr armė, ne nė atė kohė nuk kishim mjete pėr t’i paguar ato. Ndoshta, kėto pėrpjekje kanė dėshtuar edhe pėr shkak tė mungesės sė mjeteve materiale, edhepse Ahmet Haxhia dhe shokėt e tjerė nė Kosovė kishin bėrė pėrpjekje qė tė gjenin njė mekanizėm financiar i cili nuk u realizua. Pėr kėtė qėllim nė Kroaci ka biseduar edhe Ibish Neziri, besoj qė edhe Adem Demaēi, por rezultat nuk ka pasur.
    ZĖRI: A ka pasur pėrpjekje qė Kroacia ta bind disi Shqipėrinė qė, megjithatė, tė involvohet nė konflikt nė Kosovė, nė atė kohė? Kroacia ka qenė nė situatė shumė tė rėndė nė vjeshtė tė vitit 1991 dhe, nė ato rrethana, ajo sigurisht se ka pasur disponim qė nė ēfarėdo mėnyre t’i involvojė kosovarėt nė luftė?
    HALITI: Nuk e di se ēka ėshtė biseduar nė atė kohė me qeverinė shqiptare dhe me Ramiz Alinė rreth kėsaj ēėshtjeje nga shteti kroat. Di se gjatė kėsaj periudhe nė Shqipėri ka ardhur disa herė edhe Tomė Berisha, i cili ka pasė takime tė veēanta, ashtu siē mund tė ketė vepruar edhe diplomacia e fshehtė. Megjithatė, nė takim me Ramiz Alinė, ai ėshtė deklaruar se sot ėshtė koha pėr tė vepruar, por na ka thėnė se, realisht, ju nuk jeni askund, ju nuk keni konspiracion, ju nuk keni njerėz qė do t’i dalin ballė kėsaj pune.
    Box 1 Nė kėtė kohė, nė Lėvizje ose nė strukturat tona, ka pasur dy mendime: tė marrim armatim dhe t’ia shpėrndajmė popullit, apo tė marrim armatim pėr aq njerėz sa kemi.
    Box 2 Nė takim me Ramiz Alinė, ai ėshtė deklaruar se sot ėshtė koha pėr tė vepruar, por na ka thėnė se, realisht, ju nuk jeni askund, ju nuk keni konspiracion, ju nuk keni njerėz qė do t’i dalin ballė kėsaj pune.

    ZĖRI: Megjithatė, zhvillimi i luftės nė Kroaci e nė Bosnjė-Hercegovinė, krijon rrethana tė reja nė Kosovė. Paraqiten grupet e para tė armatosura, paraqitet Adem Jashari si figurė e parė e atyre viteve qė organizon njė grup tė vogėl tė armatosur. Nė atė kohė, ēfare ka qenė informacioni juaj pėr Adem Jasharin dhe pėr grupin e tij? A keni pasur lidhje? A ka pasur shenja tė UĒK-sė para se tė krijohej formalisht UĒK-ja? Si kanė ecur raportet tuaja me Adem Jasharin dhe, natyrisht, e shpjegojmė edhe momentin kur merret vendimi pėr krijimin e UĒK-sė?
    Mt: Jam takuar me tė gjithė politikanėt e Kosovės
    HALITI: Nė atė kohė, unė kam biseduar me Ahmet Haxhiun rreth pėrpjekjes sė bashkimit tė kėtyre njerėzve rreth LPK-sė, sepse ishte nė interes tė Kosovės qė tė krijohej njė strukturė e tillė. Megjithatė, kėta njerėz, tė cilėt tash dikush don t’i quajė se kanė qenė tė kėtij apo tė atij, e unė mendoj se as Adem Jashari, as Hashim Thaēi, as asnjė komandant e as asnjė ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nuk kanė hyrė nė kėtė strukturė pėr hatėr tė LPK-sė, as pėr hatėr tė Xhavit Halitit e as pėr hatėr tė kujtdo qoftė, por qėllim i tyre ka qenė ēlirimi i Kosovės. Dua tė them se UĒK nuk ėshtė krijuar nė boshllėk, por ka patur procesin e saj tė krijimit dhe ata qė pėrmėnda mė sipėr kanė qėnė figurat e para tė rezistencės mbarėkombėtare, ata qė morėn pėrsipėr tė pėrballen drejtpėrdrejt me pushtuesit serbė. Pra, asgjė nuk ka ardhur rastėsisht. Ata janė shėmbujt e parė qė lufta jonė po kalonte nga ajo guerile e ilegale, nė njė front tė hapur.
    Tjetėr gjė ėshtė roli i LPK-sė nė bashkimin e kėtyre grupeve, roli i LPK-sė nė furnizimin e UĒK-sė me armė, roli i LPK-sė nė furnizimin e UĒK-sė me mjete materiale dhe roli i LPK-sė pėr mbrojtjen politike ose pėr pėrfaqėsimin politik tė UĒK-sė nė Kosovė dhe jashtė Kosovės, kontribut tė cilin askush nuk mundet t’ia mohojė.
    Janė po kėta burra, tė cilėt atėherė ishin bashkė, nė grupet e para, tė cilėt sot janė bashkė, me ata qė kanė rėnė pėr Kosovėn dhe me ata qė sot janė nė strukturat politike dhe ushtarake tė Kosovės. Dhe, ēdo tendencė pėr ta ndarė njėrin nga luftėtarėt e lirisė, njėrin nga komandantėt e UĒK-sė, si njeri qė ka qenė i lidhur me njėrin apo me politikanin tjetėr, nuk ėshtė nė rregull, pėr faktin se, pėr shembull po e marr, edhe unė jam takuar me Rugovėn dhe tash po i takuakam Rugovės, edhe unė jam takuar me Bukoshin dhe tash po i takuakam Bukoshit, edhe unė jam takuar me Demaēin dhe tash po i takuakam Demaēit. Edhe unė kam fotografi me Rugovėn. Sikur tė isha vrarė unė, do tė thonin: ja, ky ka qenė i atij ose i kėtij dhe do tė botoheshin fotografitė. Pėr mua nuk ėshtė e drejtė qė ata qė japin intervista, ose ata qė dėshmojnė nė emėr tė historisė dhe tė sė vėrtetės pėr UĒK-nė, tė mbėshteten nė dėshmitarė tė vdekur. Strukturat e UĒK-sė kanė sot njerėzit e vet tė gjallė dhe UĒK-ja ka njė historikun e vet, ka protagonistėt qė e filluan luften dhe e pėrfunduan ate ka periudhat e rritjes e zhvillimit tė sajė, ka protagonistėt qė morren kontakt me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe ndėrtuan diplomacinė e fshehur dhe tė hapur mbi bazėn e sė cilės edhe u arrit besueshmėri reciproke. Kėshtu qė, kushdo qė pėrpiqet tė manipulojė jashtė kėtij historiku, bėn punė tė kotė. Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Mujė Krasniqi, Rexhep Selimi, Sokol Bashota, Hashim Thaēi, Kadri Veseli, Lahi Brahimaj e tė tjerė, qė kanė vepruar nė konsolidimin e UĒK-sė, janė dhe kanė qenė njė strukturė e pėrbashkėt. Mospajtime pėr probleme tė natyrave tė ndryshme ka edhe nė ēdo familje e lėre mė nė njė organizim, i cili edhe ishte i rrezikshėm, edhe ishte me pėrgjegjėsi tė madhe, edhe shkonin kokat dhe njerėzit, normalisht, nganjėherė edhe mund tė kishin mospajtime pėr problemet qė krijoheshin gjatė veprimit, por ato asnjėherė nuk ndikuan negativisht nė mbarvajtjen e organizimit tė UĒK-sė. Kjo ushtri ēdo di tė rritej dhe forcohej, si dhe ēdo ditė e mė shumė u bė tmerr pėr pushtuesin e kolaboracionistėt.
    ZĖRI: Kur merret vendimi pėr krijimin e UĒK-sė, kush ishte pjesėmarrės aty, a u zgjodh komandanti, kush ishte nė Shtabin e Pėrgjithshėm?
    Ujėmiri – vendlindje e UĒK-sė
    HALITI: Nė fillim ėshtė hedhur ideja pėr krijimin e njė strukture ushtarake. Si vendim u mor nė Mbledhjen e Tretė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė nė Kosovė. Mbledhja ėshtė mbajtur nė Ujėmirė. Vendimet konkrete pėr ngritjen e saj janė marrė nga Kryesia. Kjo edhe ngarkoi Azem Sylėn dhe Hashim Thaēin qė tė merren me organizimin e UĒK-sė nė Kosovė dhe Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti janė emėruar tė veprojnė nė Perėndim dhe nė Shqipėri pėr organizimin e UĒK-sė dhe pėr ndihmėn qė duhet t’i bėhet. Nė atė mbledhje nuk ka dalė Shtabi, sepse nuk do tė ishte normale tė bėhej Shtabi pa u krijuar struktura ushtarake.
    Nė fillimin e aksioneve nė Kosovė, ne ishim nė dilemė se si t’i emėrtonim kėto: politikisht ta akuzonim Serbinė, ashtu siē thoshte dikush, apo tė thoshim se shqiptarėt po i bėjnė kėto? Meqė u konsoliduan radhėt, nė njėfarė mase, dhe u bashkuan e u njohėn mes veti njė pjesė e atyre qė ishin tė gatshėm tė luftojnė, tė kryejnė veprime guerile nė Kosovė, tė kryejne atentate, tė kryejnė aksione sabotazhi, u vendos qė tė emėrtohet si strukturė, si Ushtri Ēlirimtare e Kosovės...
    ZĖRI: ... Kur u vendos kjo?...
    HALITI: ... Kjo ėshtė vendosur nė Mbledhjen e Kryesisė sė LPK-sė, me propozimin tim. Paraprakisht unė kisha biseduar me Azem Sylėn, me Hashim Thaēin, me Rexhep Selimin, me Kadri Veselin, dhe me dy-tre tė tjerė qė, pėr arsye tė cilat i di unė, nuk dua t’ua pėrmend emrat dhe u kam marrė miratimin rreth emėrtimit si njė formacion ushtarak, si Ushtri Ēlirimtare e Kosovės. Shtrohet pyetja se a ka qenė normale qė tė emėrtohet si ushtri, kur nė kėto struktura kanė qenė me dhjetėra veta. Nuk kanė qenė mė shumė, emėri ishte i madhė e mundėsitė tona shumė tė kufizuara, por nuk na mungonte besimi qė pas legjitimimit si forcė shqiptare ajo do tė rritej e forcohej, ashtu edhe ndodhi.
    ZĖRI: ... edhe armė keni pasur pak?...
    Mt: Komunikata e parė e UĒK-sė qė mbante numrin shtatė
    HALITI: ... Armė ka pasur shumė pak. Realisht, ka pasur armė, por, gjatė arrestimeve tė vitit 1993 nė Llap e nė disa pjesė tė tjera tė Kosovės, ato kanė rėnė nė duar tė policisė. Pastaj, nė disa vende ku ishin tė strehuara nuk kishim mundėsi t’i tėrheqnim, sepse njerėzit qė i kishin nėn kontroll ishin nė burg dhe familjarėt e tyre nuk ishin nė gjendje t’i kthenin pa miratimin e tyre, qoftė nga burgu ose nė ndonjė mėnyrė tjetėr, por ka pasur tė tillė qė armėt i kanė marrė dhe ato kurrė nuk i kanė pėrdorur, bile edhe kur kemi ēuar porosi qė ato tė dorėzohen nuk i kanė dorėzuar nga frika gjoja dekonspirimit. Nė kushtet e luftės ky ėshtė sabotim sot nė paqė ata janė “atdhetarė” tė mėdhej.
    ZĖRI: Kur lėshohet komunikata e parė dhe kush ishte autor i saj? Mė sa na kujtohet, komunikata e parė lėshohet tek nė tetor tė vitit 1994, jo mė herėt. Si duket kanė qenė ato dilemat qė pėrmendėt se a tė merret pėrgjegjėsia pėr veprime a jo?
    HALITI: Komunikata e parė e lėshuar pėr opinion ka pasur numrin 7. Ėshtė lėshuar nga njė postė e Shkupit me pliko dhe i ėshtė distribuuar disa mediave: nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė diasporė. Ka qenė e pėrpiluar dhe e shkruar nga Sektori i veēantė qė ka vepruar jashtė, nė Zvicėr. Kjo ėshtė historia e Komunikatės sė parė...
    ZĖRI: ... Kush ka qenė autor i Komunikatės?...
    HALITI: ... Komunikata e parė ka qenė mė shumė njė komunikatė sqaruese. Ka qenė shumė e shkurtėr dhe ėshtė pregatitur nga Azem Syla, Xhavit Haliti, Emrush Xhemajli e Ali Ahmeti.
    ZĖRI: ... Nėse na kujtohet mirė, ka qenė fjala pėr plagosjen e njė pjesėtari shqiptar tė Sigurimit Serb nė Drenicė?...
    HALITI: ... Nuk mund ta them tani me saktėsi se pėr cilin aksion ėshtė bėrė kjo komunikatė.
    ZĖRI: Njė punė ėshtė me rėndėsi qė lidhet me komunikatėn tuaj. Qėllimi i komunikatės suaj me siguri ka qenė qė tė njoftohet opinioni i Kosovės se prapa kėtyre aksioneve qėndron njė strukturė e organizuar shqiptare. Megjithatė, mė herėt pėrmendėt se, nė njė mėnyrė ose nė njė mėnyrė tjetėr, keni pasur personalisht kontakte me Ibrahim Rugovėn, me Bujar Bukoshin dhe me Adem Demaēin nė lidhje me ekzistimin e UĒK-sė. Kur dhe ku janė mbajtur ato takime, ēka keni thėnė ju dhe cili ka qenė reagimi i liderėve tanė?
    HALITI: Tė gjitha Komunikatat e UCK kanė njė autor deri nė mars tė vitit 1998 kur ato shkruhen dhe redaktohen nė qėndren e Shtabit tė pėrgjithshėm. Nė tė gjitha Komunikatat e lėshuara kanė dominuar tezat: Pėr njoftimin e opinionit tė brendėshėm, pėr njoftimin e opinjonit ndėrkombėtarė, eshtė kėrkuar mbėshtetje nga populli, ėshtė kėrkuar mbėshtetja e bashkėsisė ndėrkombėtare, si dhe janė kėrkuar ndihma materiale nga bashkatdhetarėt.
    Pas krijimit tė Qeverisė sė Kosovės, ne jemi pėrpjekur qė tė mbajmė kontaktet, tė lidhemi si strukturė, sepse pėr ne kjo ishte njė qeveri e parė qė bėhej nė Kosovė dhe deklarativisht ishte pro ēlirimit tė Kosovės. Tė gjitha veprimet nė terren ēonin nė drejtim tė asaj se do tė pėrpiqemi tė organizojmė luftėn dhe pse tė mos kėrkonim qė tė lidheshim dhe tė vepronim si njė front unik pėr ēlirimin e Kosovės.
    Mt: Pse nuk u blenė armėt nė vitin 1991
    Nė prag tė krijimit tė pluralizmit nė Kosovė, nė Zvicėr u mor iniciativa pėr krijimin e njė kėshilli koordinues tė subjekteve politike dhe pėr krijimin e njė fondi kombėtar, i cili do tė kishte qėllim kryesor, blerjen e armatimit, pėrgatitjen e strukturave ushtarake, pėrgatitjen e luftės pėr ēlirimin e Kosovės. Megjithatė, kėshilli koordinues funksionoi njė kohė, por vendimin pėr tė synuar diēka tė mbarė nė kėtė drejtim, e prishi ardhja e Ali Aliut nė Zvicėr, i cili bllokoi pjesėn e parė tė mjeteve tė grumbulluara, tė cilat ne, si Kėshill Koordinues nė Zvicėr, vendosėm t’i jepnim pėr blerjen e njė sasie tė armatimit qė ishte gjetur diku. Nuk e di as vetė se ku, mirėpo njeriu qė i kishte gjetur ato ėshtė ende gjallė dhe, nė kėtė mes, ishin tė involvuara jo vetėm LPK-ja por tė gjitha strukturat politike qė vepronin jashtė, pėrfshirė kėtu edhe disa aktivistė tė LDK-sė, qė kishin ardhur nga Kosova jashtė pėr tė biseduar me ne...
    ZĖRI: ... Cila ishte shuma e atyre mjeteve?...
    HALITI: ... Ishin 3 milionė marka gjermane...
    ZĖRI: ... dhe, me ato 3 milionė marka ishte paraparė tė inicohej organizimi i pėrbashkėt ushtarak, atėherė?...
    HALITI: ... Keni tė drejtė. Siē dihet ishte krijuar Kėshilli Koordinues i Partive dhe atje ishte rėnė dakord pėr krijimin e njė fondi kombėtar, synimi i tė tė cilit ishte krijimi i njė ushtrie kombėtare. Pėr kėtė ēėshtje kishin rėnė dakort tė gjithė. Me ato 3 milionė marka ishte menduar qė tė bleheshin armėt. Njeriu qė i kishte gjetur kėto armė pėr t’i blerė kishte marrė pjesė edhe nė mbledhjen e Kėshillit Koordinues dhe realisht qemė dakorduar tė gjithė qė armėt tė bleheshin...
    ZĖRI: ... Nė kėtė kohė, me siguri, lufta kishte filluar nė Kroaci, apo ishte para fillimit?...
    HALITI: ... Mė duket se kishte filluar...
    ZĖRI: ... E, takimi me Rugovėn?...
    HALITI: ... Me Rugovėn jemi takuar nė Lugano. Kjo ishte njė ndejė miqėsore, nė tė cilėn ishin prezentė edhe kryetarėt e degėve tė LDK-sė. Dhe, tė nesėrmen, pas asaj darke shoqėrore, kėrkova tė bisedonim veē me Rugovėn. I sqarova atij se ne po pėrpiqemi qė tė bėjmė diē nė kėtė drejtim dhe e informova se jemi duke futur armatim nė Kosovė. Gjatė atyre ditėve, njė shok yni, kishte rėnė nė Itali me njė sasi tė konsiderueshme armatimi, tė cilėn e transportonte pėr nė Kosovė dhe, realisht, isha i interesuar qė nga njerėzit aty, qė ishin edhe biznesmenė dhe qė kishin para, tė na ndihmohej tė paguanim avokatin pėr nxjerrjen e Ali Reshanit nga burgu nė Itali. Biseda ishte normale, pa tension, shumė miqėsore. Nė fund, Rugova mė tha: “Unė nuk i futem kėsaj veprimtarie. Unė s’mund t’ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrė vesh me mua, sepse unė nuk dua tė kem punė me kėtė ēėshtje!”.
    Kjo ka qenė e tėra, pėrveē njė grupi ushtarakėsh, tė cilėt herė pas here, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, janė pėrpjekur tė bėjnė presion mbi Rugovėn...
    ZĖRI: ... Kush ishte nė mesin e tyre?...
    HALITI: ... Ishte ajo strukturė e ushtarakėve qė ishte mė shumė nėn komandim, ta quaj, tė Nikė Gjeloshit, tė cilėt, siē mė kanė thėnė mua, nė njė takim nė Tiranė janė futur pothuajse me dhunė. Edhe nė kėtė rast, Rugova ka refuzuar tė merrte pėrsipėr qė tė mbėshteste njė veprimtari tė tillė.
    Do tė potencoi qė gjithė kėsaj periudhe unė dhe shokėt e tjerė tė sektorit tė veēantė kemi bėrė pėrpjekje qė me oficerėt qė vepronin nė pėrendim tė ndėrtonim diē tė pėrbashkėt, por pėrveē fjalėve tė mėdha e ideve tė dhena nė emėr tė profesionalizmit, asnjėherė nuk arritem tė kishim ndonjė bashkėpunim konkret.
    Box 1
    Vendimet konkrete pėr ngritjen e saj janė marrė nga Kryesia. Kjo edhe ngarkoi Azem Sylėn dhe Hashim Thaēin qė tė merren me organizimin e UĒK-sė nė Kosovė dhe Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti janė emėruar tė veprojnė nė Perėndim dhe nė Shqipėri pėr organizimin e UĒK-sė dhe pėr ndihmėn qė duhet t’i bėhet.
    Box 2
    Nė fund, Rugova mė tha: “Unė nuk i futem kėsaj veprimtarie. Unė s’mund t’ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrė vesh me mua, sepse unė nuk dua tė kem punė me kėtė ēėshtje!”


    ZĖRI: ... A jeni takuar mė vonė ndonjėherė me Rugovėn?...
    Mt: Lidhja jonė me Demaēin ka qenė Ahmet Haxhiu
    HALITI: ... Jam parė formalisht nėpėr takimet ku ka qenė ai, nė takimet me qytetarė nė Zvicėr, ku kam marrė pjesė si qytetar i thjeshtė. Vetėm kaq.
    ZĖRI: Po, me Demaēin, nė kėtė kohė, a keni pasur takime dhe a ka qenė Demaēi i informuar se po krijohet struktura e UĒK-sė?
    HALITI: Me Demaēin jam takuan vazhdimisht. Mendoj se Demaēi ka qenė i informuar pėr lėvizjet tona, nga vetė fakti qė Ahmet Haxhiu ka qenė njėri ndėr njerėzit qė ka bartur armė dhe para pėr nė Kosovė dhe ka pasur lidhje me Adem Demaēin. Personalisht kam pasur konsideratė shumė tė lartė, respekt dhe, pse jo, edhe dashuri shumė tė madhe ndaj tij. Ai ka qenė i njoftuar, dhe ka bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme qė tė na krijoj kushte pėr veprim.
    ZĖRI: Ēfarė mendonte Demaēi pėr gjithė kėtė?
    HALITI: Nė vitin 1995, jemi takuar nė Tiranė dhe ia kam sqaruar pjesėrisht ēėshtjen. Kam kėrkuar nga ai qė nė takim me Sali Berishėn tė kėrkojė nga ai qė tė na jepen armė. Megjithatė, me gjithė takimin qė u bė, me gjithė problemet qė u rrahėn, nga Berisha nuk pati lėvizje nė kėtė drejtim dhe Adem Demaēi mori obligim qė tė bisedojė me Bukoshin dhe me disa biznesmenė nga Kosova qė ishin jashtė, pėr tė na ndihmuar materialisht...
    ZĖRI: ... Ishte bindja e Demaēit se Bukoshi, sė paku nė bazė tė deklarimeve tė tij publike, kishte disponim qė tė involvohej nė njė strukturė tė tillė?...
    HALITI: ... Realisht, Demaēi kishte besim tė pakontestueshėm nė Bukoshin, nė atė kohė, dhe ishte i bindur se Bukoshi nuk do tė kursejė asgjė pėr luftėn. Mė vonė, edhe ai u zhgėnjye nė tė...
    ZĖRI: ... Po, cilat ishin raportet tuaja me Bukoshin. Ai, sigurisht, ishte i informuar pėr ekzistimin e UĒK-sė?...
    HALITI: ... Me Bukoshin jam takuar, pėr herė tė parė, mė 1992, nė Tiranė, me kėrkesėn time, nė vilėn e Mehmet Shehut, aty ku rrinte ai. Atje ia kam shtruar kėrkesėn pėr tė na ndihmuar. Nė fillim ishte shumė arrogant dhe pastaj filluam njė bisedė tamam. Ai ishte i interesuar pėr shumė gjėra duke pėrfshirė edhe mendimin tim pėr njerėzit qė ishin nė qeverinė e tij. Asnjėherė nuk ka thėnė jo, por filloi tė na jepte mėsim se si duhet filluar: njėherė me thika, pastaj t’i grabisim armėt e policėve serbė etj. Sipas asaj qė sqaronte, ai e kishte shumė tė vėshtirė t’i tėrhiqte mjete nga Fondi i Qeverisė. Mė 1995, me Bukoshin jam takuar nė njė tubim nė Cyrih dhe kam ndėrruar me tė dy-tri fjalė.
    Pas disa ditėsh mė ka thirrur nė telefon dhe ka kėrkuar qė tė takohemi. Menjėherė kam shkuar nė shtėpi kam marrė pasaportin dhe jam nisur pėr nė Ulm, ku jemi takuar nė njė piceri afėr stacionit tė trenit dhe ku kemi biseduar gjerė e gjatė. Ishte njė takim nga i cili prisja shumė sepse bėhej pikėrisht nė kohėn kur nė Kosovė ishin konsoliduar radhėt mirė por edhe kėrkesat ishin shtuar. Bėheshin pregatitje pėr aksione me pėrmasa mė tė gjėra, nėnzonat kėrkonin mjete dhe ato nuk ishin, shokėt e shtabit tė pėrgjithshėm ishin nė pozitė tė palakmueshme sepse nuk kishin mundėsi t’i plotėsonin kėrkesat. Ēdo ditė mė thėrrisnin nė telefon dhe kėrkonin mjete e ne nuk kishim qė tua dėrgojmė prandaj edhe duhej shumė herė tė kėrkonim nga shokėt e organizatės mjete mė shumė seē kishin mundėsi reale tė ipnin. Ndihmat qė vinin nė konton e Fondit ishin fare tė papėrfillshme prandaj edhe duhej vepruar pėr tė gjetur mjete. Disa rrahagjokės tė sotėm as qė qanin kokėn pėr kėtė qėshtje bile edhe shprehnin dyshime nė egzistimin e UCKės dhe lidhjeve tona me te.
    ZĖRI: ... A keni biseduar pėr probleme tė tjera, apo ishte i informuar pėr rezistencėn e UĒK-sė?...
    Mt: Si nisi komunikimi me Bujar Bukoshin
    HALITI: ... Ai ka biseduar edhe pėr probleme tė tjera, pėr tė cilat jam i mendimit qė nuk ėshtė vendi ti pėrmėnd sot, pasi do tė ishin me shumė pasoja pėr tė dhe politikėn kosovare.
    Pėrsa i pėrket informimit, nuk kishte nevojė tė informohej sepse UĒK-ja vepronte nė atė kohė dhe komunikatat e UĒK-sė shpėrndaheshin. Ajo nuk ishte fort e konsoliduar, por komunikatat lėshoheshin, veprimet kryheshin nė Kosovė.
    Por, ka qenė njė, ta quaj, taktikė e njerėzve tė ndryshėm tė strukturave tė ndryshme, tė grupimeve tė ndryshme, tė cilat, jam i bindur dhe e di se kanė shkuar te Bukoshi pėr tė kėrkuara para pėr kėtė ēėshtje, nė emėr tė UĒK-sė, pa pasur kompetenca. Dhe, unė pashė se Bukoshi ishte pak i hallakatur nga kėto veprime tė njerėzve tė papėrgjegjshėm. Ai ishte dakord qė tė na ndihmojė, mirėpo kur i bėra kėrkesėn e parė pėr tė paguar mjetet e domosdoshme qė kėrkoheshin nga shokėt nė Kosovė, nxori si problem ēėshtjen e mundėsisė sė tėrheqjes sė tė hollave, sepse vendimi duhej tė merrej nė Qeveri, tha se duhej tė gjendeshin mekanizma tė tjerė nga ai qė mjetet tė mos kalojnė pėrmes kontove e tė tjera...
    ZĖRI: ... A ju kujtohet se cila ka qenė shumė qė keni kėrkuar?...
    HALITI: ... diku rreth 60 mijė marka gjermane. Dhe ate pėr tė blerė gjashtė snajper tė precizitetit tė lartė tė cilėt i kishte gjetur njė shok i yni i cili garantonte sjelljen e tyre nė Kosovė.
    ZĖRI: ... A ju kujtohet kur ka qenė takimi i dytė?...
    HALITI: ... Pas nja dhjetė ditėsh a dy javėsh takim nė tė cilin u lėshuam mė shumė nė biseda politike dhe krijova pėrshtypjen se tani do tė na shkojė ēdo gjė nė rregull. Nė takim i kėrkova qė ta thėrriste delegacionin e kryesisė sė LPK nė takim pėr tė cilin ishte bėrė kėrkesė nga ana e kryesisė me shkrim. Takimi ishte i domosdoshėm qė tė diskutonim ēėshtjet politike dhe tė uleshin gjakrat dhe tė ndėrpritej propaganga reciproke qė zhvillohej kundėr njėri-tjetrit. Tė them tė drejten pasi u ndamė fluturoja nga gėzimi sepse mendova qė gjėrat po rregulloheshin dhe shpresat pėr organizimin e rezistencės po shtoheshin. Me tė kėthyer nė Zvicėr takova Azem Sylen dhe pa i thėnė gjė pėr marrėveshtjen i thash se tani e tutje puna e financimit do tė zgjedhet pa problem.
    ZĖRI: ... Kjo ishte nė vitin?...
    HALITI: ... 1995. Dhe, Bukoshi ishte dakord qė tė vazhdojmė. Kėrkonte qė mbulesėn politike ta bėnte ai...
    ZĖRI: ... A kishte Bukoshi ide pėr organizimin politik tė UĒK-sė, pastaj pėr involvimin e oficerėve qė paguheshin prej tij nė atė kohė...
    Mt: Shaban Muja ishte lidhja jonė me Bukoshin
    HALITI: ... Unė kam mbajtur kontakt tė rregullt me oficerėt, tė cilėt njėherė ishin bashkė e pastaj u ndanė nė krahun e Nikė Gjeloshit dhe nė krahun e Bujar Bukoshit. Dhe, jam pėrpjekur sinqerisht t’i angazhoj qė ata tė bashkohen me strukturat e UĒK-sė, pėr tė dhėnė ndihmėn e tyre profesionale nė UĒK.
    Megjithatė, disa intervistaxhinj tė pasluftės dhe disa komandantė tė famshėm, tė cilėt ndoshta nuk kanė marrė pjesė asnjė ditė nė luftė, dhe qė Bujar Bukoshi i ka mbajtur herė si sėvendėsministra tė Mbrojtjes e herė nė detyra tė tjera tė larta, mė kanė deklaruar se nuk duan tė shkojnė dhe nuk duan tė kenė punė, ashtu siē i kanė quajtur me njė rast, edhe me banda. Pėr mua ky ishte njė ofendim shumė i rėndė dhe i papranueshėm.
    Tash t’i kthehem mbėshtetjes politike qė kėrkonte t’ia jepte Bukoshi UĒK-sė. Si kryeministėr i atėhershėm qė ishte, pėr mua ishte normale dhe do tė duhej ishte normale qė Bujar Bukoshi tė involvohej krejtėsisht, me tė gjitha mundėsitė e veta, me tė gjithė njerėzit e vet, nė drejtim tė ndihmimit tė organizimit tė luftės. Dhe, jam i bindur se askush nuk do tė ishte kundėr. Para se tė shkoja nė takim, Kryesia e LPK-sė kishte bėrė njė kėrkesė pėr takim me Bukoshin dhe kėrkesa ishte, thjesht, pėr tė biseduar pėr ēėshtjet. I thashė Bukoshit se po e zvarrit takimin dhe se ne duhej tė takoheshim pėr tė biseduar. Pas dy ditėsh e bėmė takimin dhe biseduam. Takimi u organizua nė Bled tė Sllovenisė. Nga LPK ishin tė pranishėm unė, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu dhe Halil Selimi. Kėrkuam nga Bukoshi qė tė na ndihmojė nė forcimin e UĒK-sė.
    Koincidoi qė, pas takimit, tė nesėrmen, u bėnė ato sulmet mbi kampet e refugjatėve serbė nė Kosovė. Kur shkuam nė takim, Bukoshi tha: “Ėshtė bėrė njėfarė veprimi, por janė lajmėruar shumė vetė dhe s’po di kush se ēka po bėhet!”. Tė them tė drejtėn, nuk mė erdhi mirė qė u deklarua ashtu. Megjithatė, mendova se nuk po dėshiron tė flasė nė prezencė tė tė gjithėve dhe takimi kaloi mė shumė nė biseda politike, me kėrkesė tė theksuar edhe rreth ndihmimit tė UĒK-sė. Unė jam i bindur se atij i kanė shkuar edhe njerėz tė tjerė dhe i kanė thėnė: “Ne jemi shefat qė i goditėm kėto e ato” e tė tjera.
    Gjatė kėsaj periudhe, nė takimet qė kishte pasur me Adem Demaēin, Bukoshi kishte marrė obligime tė reja pėr financim, mirėpo kėrkonte qė unė tė mos shkoja pėr t’u takuar me tė, pėr faktin se mund tė dekonspiroheshim. Dhe, u ngarkua Shaban Muja qė tė jetė lidhje pėr tė marrė mjetet nga Bukoshi. Shabani edhe dy herė ka realizuar mjete nga Bukoshi...
    ZĖRI: Nė kėtė kohė, nė 1996 a keni ju Shtab tė Pėrgjithshėm?
    HALITI: Nė kėtė kohė ka funksionuar Shtabi, por ishte njė shtab i ngushtė, me njerėz tė caktuar, tė besueshėm, tė cilėt kanė planifikuar dhe kanė urdhėruar aksionet nė Kosovė. Ēėshtjet politike janė mbuluar nga strukturat e LPK-sė dhe tė sektorit tė veēantė, ēėshtje pėr tė cilėn ishim marrė vesh nė mbledhjen e shtabit.
    ZĖRI: Kush ka qenė nė Shtab tė Pėrgjithshėm?
    HALITI: Emrat janė dhėnė publikisht. Janė po ata emra.
    ZĖRI: Ėshtė njė avantazh mė 1996, 1997: sinkronizimi i veprimeve – nė Llap, nė Deēan, nė Drenicė, nė Prishtinė... Do tė thotė se edhe ky ėshtė qėndrim juaji, me siguri? Duket se nė shtator tė vitit 1997, ėshtė hera e parė kur bėhen dhjetė aksione pėrnjėherė?
    Mt. Si na u bashkua struktura e Llapit
    HALITI: Nė atė kohė, pasi qė funksiononin, nė njėfarė forme, strukturat e UĒK-sė, vepronte edhe struktura e Llapit, e cila nuk ishte e lidhur me strukturat e UĒK-sė. Nė Zvicėr, si pėrfaqėsues tė tyre, pėr tė biseduar kanė ardhur Ismet Abdullahu dhe Pajazit Jashari. Kanė biseduar me Ali Ahmetin dhe, pas raportimit qė ka bėrė Aliu, kemi zhvilluar njė debat se si duhet tė lidhen kėto struktura. Kuptohet, i ėshtė dhėnė lidhja njeriut kryesor tė UĒK-sė nė Kosovė dhe kanė realizuar takimin mbi bazėn e njė marrėveshjeje me parulla dhe nga ajo ditė kanė vepruar sė bashku nė tė gjitha aksionet dhe vendimet...
    ZĖRI: ... Ai takim ėshtė mbajtur nė varrezat e Prishtinės, apo jo?...
    HALITI: ... Diku nė Prishtinė. Nuk e di saktėsisht se ku.
    ZĖRI: Adem Jashari, megjithatė, ka qenė i angazhuar nė atė kohė?
    HALITI: Po, po. Adem Jashari ka qenė nga fillimi...
    ZĖRI: ... Do tė thotė vetėm Zahir Pajaziti ėshtė inkuadruar mė vonė?
    HALITI: Si strukturė lokale kėta kanė vepruar, qė do tė thotė se janė kryer aksione nė Llap dhe vende tė tjera, mirėpo nė fillim nuk kanė qenė tė lidhur me kėto strukturat e tjera. Nuk ka pasur koordinim veprimi.
    ZĖRI: Kur fillon lufta dhe kur intensifikohen zhvillimet nė Kosovė, ēfarė janė lidhjet tuaja nė atė kohė me Bukoshin, a provohet atėherė tė bėhet njė koordinim mė i fortė, se situata nė Kosovė keqėsohej pėr ēdo ditė?
    HALITI: Gjatė kėsaj periudhe janė bėrė shumė lėvizje nė drejtim tė Bukoshit. Dhe, ai shfrytėzoi Televizionin Shqiptar qė tė bėjė propagandė pėr t’i grumbulluar mjetet pėr luftėn, meqenėse kėtu filloi rezistenca e madhe, u bė goditja kundėr familjes Jashari, dhe ēdo shqiptar, ēdo njeri nė kurbet, pėrpiqej tė jepte njė kontribut tė vetin. Atėh
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Atėhere ai deklaroi publikisht se i „ i kishte 200 mijė ushtarė“.
    Shihej se Bukoshi po grumbullonte mjete tė mėdha. E di se i kanė shkuar shumė njerėz pėr tė kėrkuar mjete. Unė, nė kėtė kohė, ia kam bėrė edhe njė telefonatė dhe i thashė: “Tė kuptoj se tė kanė ardhur shumė. Por, nėse je i interesuar, vazhdon e njėjta skemė. Shaban Muja ėshtė njeriu, tė cilit, nėse do tė kėrkosh mendimin e UĒK-sė, duhet t’ia japėsh mjetet”. Mė tha: “Do tė shoh, se m’u ka bėrė tollovi e madhe kėtu”. Ndėrkohė, mė njoftojnė nga Zvicra, Bardhyl Mahmuti ka bėrė takim me Ahmet Krasniqin, i cili premton se tė gjitha mjetet e Qeverisė sė Kosovės i ka tash ai, si i ngarkuar, dhe se tė gjitha kėto mjete janė tė destinuara pėr UĒK-nė...
    Box 1
    Bukoshit sė pari i kėrkuam 60 mijė marka gjermane pėr tė blerė gjashtė snajper tė precizitetit tė lartė tė cilėt i kishte gjetur njė shok i yni i cili garantonte sjelljen e tyre nė Kosovė.
    Box 2
    Ndėrkohė, mė njoftojnė nga Zvicra, Bardhyl Mahmuti ka bėrė takim me Ahmet Krasniqin, i cili premton se tė gjitha mjetet e Qeverisė sė Kosovės i ka tash ai, si i ngarkuar, dhe se tė gjitha kėto mjete janė tė destinuara pėr UĒK-nė.


    ZĖRI: ... Kjo ndodh nė pranverė tė vitit 1998?...
    HALITI: ... Po. Ai i thotė Bardhylit se nuk po kanė lidhje se ku t’i dėrgojnė nė Shqipėri. Bardhyli, normalisht, gjatė bisedės ka kėrkuar qė ai tė bėjė letėr me shkrim. Dhe, letra ėshtė pėrcjellur tek unė dhe nė Shtab tė Pėrgjithshėm...
    ZĖRI: ... Letra konfirmonte fjalėt e Ahmet Krasniqit?...
    HALITI: ... Po. Letra ishte e Ahmet Krasniqit dhe e nėnshkruar nga Ahmet Krasniqi...
    ZĖRI: ... A e keni kėtė letėr?...
    Mt: Takimet me Ahmet Krasniqin
    HALITI: ... Po, e kam njė kopje tė saj. Pas pak kohėsh, Shaban Muja kėrkoi tė takoheshim me Ahmet Krasniqin, sepse ai kishte bėrė bisedė me tė. Dhe, unė kam shkuar nė Zvicėr dhe kam takuar Ahmet Krasniqin, Hilmi Nebiun, nuk e di a ka qenė Agim Mehmeti, nė banesėn e Bilall Sherifit dhe kemi biseduar. Ai qėndronte nė premtimin e bėrė se do t’i jepte tė gjitha mjetet nė funksion tė luftės dhe se tė gjitha mjetet e qeverisė i kishte ai vetė nė administrim.
    ZĖRI: ... A kishte ndonjė parakusht aty?...
    HALITI: ... Jo. Nuk kishte asnjė parakusht. Thoshte: “Duam tė luftojmė bashkė”. Normalisht se unė ia thashė Ahmetit pengesat qė janė bėrė nė tė kaluarėn nga Bukoshi. Realisht, nuk kisha besim se kėto mjete i ka nė dorė Ahmet Krasniqi dhe kėshtu doli mė vonė, kur erdhi momenti i veprimeve konkrete...
    ZĖRI: ... A tė kujtohet se pėr cilat mjete flitej?...
    HALITI: ... Pėr tė gjitha paratė e Qeverisė sė Kosovės...
    ZĖRI: ... Ndoshta pėr dhjetėra, qindra miliona marka gjermane?...
    HALITI: ... Pėr tė gjitha mjetet e Qeverisė sė Kosovės, tė dedikuara pėr kėtė punė. Dhe, buxheti ynė nė atė kohė ishte shumė, shumė i varfėr. Ne nuk kishim mjete...
    ZĖRI: Cili ishte buxheti juaj nė atė kohė?
    HALITI: Unė kam thėnė se gjatė sulmit qė ėshtė bėrė nė Prekaz, Fondi “Vendlindja thėrret” ka pasur rreth 70 mijė franga zvicerane borxh, do tė thotė se ishim nė minus. Dhe, nė periudhėn kur jemi takuar, mendoj se nuk kanė qenė mė shumė se 300-400 mijė franga nė buxhetin e Fondit “Vendlindja thėrret”. Unė i kam kėrkuar nja 3 milionė e diēka marka gjermane pėr tė financuar njė pjesė tė veprimtarisė sė UĒK-sė dhe pėr tė blerė armė nė Shqipėri nga fshatarėt dhe nga njerėzit qė thenin depotė dhe kam kėrkuar nja 8 milionė marka, pėr tė bėrė njė kontratė jashtė pėr njė armatim mė tė sofistikuar. Ai ishte dakord dhe tha se kjo do tė realizohet shumė shpejt. Megjithatė, pjesa e parė – 3.270.000 marka gjermane – ėshtė realizuar, pra na janė dhėnė kėto mjete, ndėrsa ajo tjetra ka mbetur nė muhabete.
    Mt: Takimi nė Osllo me Adem Demaēin dhe Ahmet Krasniqin
    Pas njė kohe, kėrkoi nga unė qė tė shkoj nė Osllo. Aty kam gjetur: Adem Demaēin, Fatmir Zymberin, Shaban Mujėn, Agim Mehmetin dhe Ahmet Krasniqin. Aty kemi biseduar rreth mundėsisė sė bashkimit, po kryesisht rreth mundėsisė sė tėrheqjes sė fondeve pėr tė krijuar mundėsi tė zhvillimit tė UĒK-sė...
    ZĖRI: ... Po mendoni, pėr krijimin e fondit tė pėrbashkėt?...
    HALITI: ... Jo pėr krijimin e fondit tė pėrbashkėt, sepse ata kanė pasur boll para, por qė ato mjete tė pėrdoreshin pėr destinacion, e destinacion i tyre ishte UĒK-ja dhe lufta nė Kosovė. Ahmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti kanė kėrkuar qė tė mos lėshohet mė asnjė komunikatė e UĒK-sė pa e nėnshkruar vetė Ahmet Krasniqi. Kjo ishte thjesht njė kėrkesė e pabazuar, njė kėrkesė qė duhej tė ndėrmerrej pas vendimit tė UĒK-sė se po e pranonte Ahmet Krasniqin si ministėr tė Mbrojtjes (ministri i Mbrojtjes mund t’i lėshonte komunikatat e veta dhe Shtabi i Pėrgjithshėm ose shefi i Shtabit mund t’i lėshonte komunikatat pėr veprimet e veta, si organizim qė funksiononte)...

    ZĖRI: ... A ka pasur, asokohe, disponim qė, ta zėmė, tė pranohej Ahmet Krasniqi si ministėr i Mbrojtjes?...
    Mt: Azem Syla ishte komandant i padeklaruar i UĒK-sė
    HALITI: ... Nuk ka pasur disponim tė tillė. Ka pasur disponim qė tė bashkohej me ne, qė tė vinin oficerėt nė Kosovė, qė tė vinte me ta edhe Ahmet Krasniqi, qė t’i kryenin detyrat qė do t’ju ngarkoheshin dhe, shprehimisht, u ėshtė thėnė se ditėn e dytė qė tė shkoni nė Kosovė ju mund tė bėheni edhe gjeneralė, por ata kėkonin qė unė nė Shqipėri t’i ngarkoja oficerėt me detyrėn e komandantėve tė brigadave, kompetencė kjo tė cilėn unė nuk e kisha...
    ZĖRI: ... Po, a ishte nė atė kohė Azem Syla komandant i UĒK-sė?...
    HALITI: ... Po. Azem Syla ishte komandant, por nuk ishte i deklaruar.
    ZĖRI: Megjithatė, a arrihet ndonjė marrėveshje midis jush nė Osllo?
    HALITI: Arrihet njė marrėveshje qė ne tė bėjmė pėrpjekje pėr tė bashkėpunuar. Dhe, kjo pėrpjekje ka vazhduar derisa ėshtė vrarė Ahmet Krasniqi...
    ZĖRI: A ėshtė e vėrtetė se Ahmet Krasniqi tė ka thirrė me telefon atė ditė qė ėshtė vrarė dhe tė ka thėnė: “Kemi nevojė pėr njėri-tjetrin”?
    HALITI: Jo atė ditė. Njė ditė pėrpara. Mė ka thirrė nė aeroport, pas qindra pėrpjekjesh konfrontuese veēanėrisht kundėr meje, duke pasur parasysh ndoshta edhe fuqinė time qė kam pasur qoftė nė Shqipėri, qoftė pėr besimin qė kam pasur brenda radhėve tė UĒK-sė, qoftė pėr dhjetė vjetėt e flijuara tė veprimtarisė sė pandėrprerė nė Shqipėri pėr tė gjitha ēėshtjet qė nė sot tė rrimė kėshtu, por jo vetėm nga kjo strukturė, mirėpo edhe nga strukturat e tjera. Kėto struktura kanė dhėnė edhe para, janė pėrpjekur tė blejnė ministra, janė pėrpjekur tė blejnė njerėz tė shėrbimeve tė ndryshme dhe kėrkesė e tyre kryesore ka qenė: “Hiqnie Xhavitin nga kombinimi dhe merruni me ne!”. Meqė unė isha i autorizuar nga Shtabi i Pėrgjithshėm, nuk ishte normale qė as organet e shtetit, e as nga asnjė ministėr, tė luanin sepse luanin me fatin e popullit, luanin me fatin e UĒK-sė. Pėrpjekje qė tė na bashkojė ka bėrė edhe Qeveria e Shqipėrisė. Na kanė ulur nė zyrat e tyre sė bashku dhe kemi biseduar, por s’kemi mundur tė arrijmė kėtė. Pėrpjekja e fundit ka qenė nga njė grup i kombinuar nga Shqipėria dhe nga Kosova, tė cilėt ishin informuar se Xhavit Haliti nuk po don tė bashkėpunojė me ne, se Bukoshi ėshtė i gatshėm qė t’ia japė tė gjitha mjetet e ku ta di unė. Dhe, mua mė ra disi nė befasi pyetja kur mė thanė se a je i gatshėm tė takohesh me ta. Unė iu thashė: “Po. Sa herė tė dojė Ahmet Krasniqi, unė takohem me tė. Sa herė tė dojė, unė bisedoj pėr tė gjitha problemet me tė”. Por, problemi ėshtė aty se unė nuk kam kohė tė bėjė politikė nė Tiranė dhe tė rri kot me orė tė tėra. Ata krijuan strukturat e veta. I emėrtuan si i emėrtuan dhe ne ishim kundėr. Megjithatė, u takuam me njė grup negociatorėsh tė ashtuquajtur...
    ZĖRI: ... Kush ishte ndėrmjetėsues?...
    HALITI: ... Shefqet Dizdari, Remzi Ejupi por edhe njė shok tjetėr. Thoshin, herė po vjen Ahmet Krasniqi, herė po vjen Bukoshi. Kėta kėrkonin qė unė tė deklarohem se jam dakord pėr tė bashkėpunuar. Ja, jam dakord pėr bashkėpunim. Ja ku janė mundėsitė pėr blerjen e armėve. Realizoni kėto kontrata. Unė nuk po dua mė tė shkoj tė bėj pazar. Bile, nė njė rast, kur kam shkuar nė njė vend tė caktuar pėr tė bėrė njė pazar tė tillė, por s’gjeta, Ahmet Krasniqi ma ka dhėnė njė oficer tė vetin me veti, njė oficer me mbiemrin Kalaveshi, si specialist tė armatimit por edhe si njeri qė fliste edhe anglisht. Kemi shkuar, kemi parė armė, ka qenė prezent nė tė gjitha bisedimet dhe ėshtė kthyer shumė i entuziasmuar qė do tė bėhet diēka dhe mė vonė ėshtė dėshpruar shumė dhe sot e di se ėshtė tėrhequr nga tė gjitha dhe se jeton diku nė Slloveni. Atė e kishin dezinformuar rreth meje. Dy ditė e kemi pritur Bukoshin nė Lincė tė Tiranės, sepse ishte vend mė i qetė, por ai nu k ka pasur kohė qė tėvijė nga Tirana nė Lincė pėr t’u marrė vesh. Dhe, pas tė gjitha akuzave qė bėhen kundėr nesh, lind pyetja: a jemi fajtorė ne, qė i kemi ftuar pėr bashkim, qė kemi qenė tė gatshėm pėr bashkėbisedim me ta, pėr trajtim tė problemeve me ta, apo janė fajtorė ata qė s’kanė dashur tė merren vesh me ne?
    ZĖRI: Ju keni organizuar edhe disa takime si, pėr shembull, mes Hashim Thaēit e Rexhep Selimit me Bujar Bukoshin. Llogaritej se ėshtė arritur marrėveshja, se megjithatė po bėhet njė bashkėpunim?
    Mt: Takimi mes meje, Hashim Thaēit dhe Bujar Bukoshit nė Tiranė
    HALITI: Ne jemi takuar nė Tiranė pėr dy ditė radhazi me Bujar Bukoshin dhe janė shtruar kėrkesa konkrete. Ėshtė kėrkuar nga Bukoshi qė tė deklarohet se a ka FARK apo nuk ka. Ėshtė kėrkuar nga ai qė mjetet me tė cilat disponon t’i jepen UĒK-sė. Bukoshi ėshtė deklaruar se nuk ka strukturė tjetėr. Pėr kėtė ka lėshar komunikatė publike. Megjithėse nuk mund tė them qė ne ishim dakord me tė gjitha ato qė kėrkonte Bukoshi nga ne, por bisedat janė zhvilluar nė njė formė krejtėsisht normale...
    ZĖRI: ... A keni pasur ju ofertė ndaj tij?...
    HALITI: ... Nė takimin tjetėr qė kam pasur me Bukoshin nė Pėrfaqėsinė e Kosovės nė Shqipėri, jemi ndalur vetėm unė e ai dhe nė katėr sy kemi biseduar rreth dy orė. Ai shprehu pakėnaqėsinė e tij pėr takimin tonė tė pėrbashkėt me Hashimin e Rexhepin, mirėpo e bėri njė pyetje tė ēuditshme: “Kush do tė jetė kryeministėr i Kosovės pas ēlirimit?”. Mua kjo m’u duk shumė e ēuditshme dhe i thashė: “Nėse ti lėviz nė kėtė drejtim, a ka njeri qė do ta kontestojė kėtė? A ka njeri qė do ta kontestojė veprėn tėnde dhe angazhimin tėnd rreth luftės dhe rreth ēlirimit tė Kosovės?”. Ky ka qenė takimi, tė them, i fundit miqėsor mes meje dhe Bukoshit. Nė takimin e fundit, qė e kemi pasur nė prezencė tė Rexhep Qosjes dhe tė Hydajet Hysenit, kur ka ardhur Bukoshi nė takim ia kam dhėnė dorėn dhe i kam thėnė: “Si je shoq?”. Mė ka thėnė: “Nuk e di se a jemi shokė a jo, unė e ti!”...
    ZĖRI: ... Ku ėshtė mbajtur ky takim?...
    HALITI: ... Nė Tiranė, nė ish-vilėn e Enver Hoxhės...
    ZĖRI: ... Kjo ndodh para vrasjes sė Ahmet Krasniqit, apo pas kėsaj?...
    HALITI: ...Pas vrasjes sė Ahmet Krasniqit. Mė duket pas vrasjes...
    ZĖRI: Thatė se Ahmet Krasniqi ju ka thirrė njė ditė para vrasjes. A ju kujtohet se ēka keni biseduar?
    HALITI: Problemi ėshtė se pas pėrpjekjeve tė mėdha, qoftė me mito, qoftė nė forma tė ndryshme pėr ta marrė situatėn nė duart e veta, sepse unė e di se kanė dhėnė para tė mėdha diku-diku, dhe pas krijimit tė reparteve tė tyre nė Tropojė, nė Kukės, pas krijimit tė Qendrės sė Ministrisė sė Mbrojtjes, tė ashtuquajtur nė Tiranė, tė Shtabit, e ku ta di unė, tė cilėt vepronin me komoditet tė madh, me lidhje telefonike satelitore, me komandime tė cilat gjoja i bėnin nė Kosovė pėrmes Tahir Zemės, tė cilin e kishin dėrguar nė Kosovė, pas premtimeve qė bėnin pėr arritjen e armatimeve moderne nga shtetet mike e ku ta di unė se ku mendonin ata se do t’i merrnin armėt, pas dyshimeve se nuk do tė kishin mundėsi t’i tėrheqin ato dhe pas garantimit qė ua kam bėrė se unė do t’i tėrheq ato mjete dhe se asnjė plumb nuk do tė ketė mundėsi kush tė ma ndalojė nė Shqipėri dhe pas gjithė kėtij blofi tė madh i cili nuk ishte asgjė tjetėr pr vetėm mashtrim, dhe sa mora vesh nga njerėzit tė cilėt pėrpiqeshin tė ishin dofarė intermediatorėsh mes meje dhe Bukoshit, Bukoshi ishte deklaruar se unė nuk do tė paguaj armė dhe nuk do tė kemi armė, sepse do tė na i marrin kėta. Dhe, ky ishin “kėta”? Ai kishte thėnė: “Kėta tė UĒK-sė!”. Unė nuk e di se kujt dėshironte t’ia dėrgonte ato armė, nėse jo UĒK-sė. Njė ditė mė thirri Ahmet Krasniqi, nuk jam i sigurt se njė ditė apo dy ditė pa u vrarė, dhe mė tha, pas asaj “si je? e “ku je?”: “Kemi nevojė tė takohemi sepse unė nuk po mundem pa ty dhe ti ke nevojė pėr mua”. Si zakonisht, qė asnjėherė nuk e kam refuzuar, i thashė: “S’ka problem, por njėherė jam duke shkuar nė aeroport dhe takohemi kur tė duash”. Tė nesėrmen, kisha njė delegacion qė kishte ardhur nga Izraeli dhe as ai nuk mė thirri e as unė nuk e takova ditėn. Por, nė mbrėmje, diku rreth orės 19 a mė vonė, kjo saktėsisht nuk mė kujtohet, nė Hotelin “Rogner”, ku e kisha lėnė takimin me tė huajt, kishte qenė edhe Ahmet Krasniqi me Fatmir Toplicėn. Atė natė vetėm jemi pėrshėndetur nga larg se isha i zėnė me tė huajt dhe kam dalė nga aty. Me tė huajt kam biseduar nė zyrėn time dhe nga zyra kemi shkuar pėr tė ngrėnė darkė...
    ZĖRI: ... Ky delegacion nga Izraeli kishte ardhur pėr marrėveshje rreth armatimit, apo?...
    Mt: Drejtėsia duhet ta jap fjalėn pėr vrasjen e Ahmet Krasniqit
    HALITI: ... Po, gjatė gjithė kėsaj periudhe muhabetet kanė qenė kryesisht pėr kėto ēėshtje. Dhe, diku rreth orės 22 apo mė vonė, prapė nuk e di saktėsisht, mė kanė telefonuar organet e shtetit dhe mė kanė pyetur se ku jam. U kam treguar. Mė kanė pyetur se a e di unė se ēfarė ka ndodhur. U kam thėnė: “Ēka?”. Mė janė pėrgjigjur: “Ėshtė vrarė Ahmet Krasniqi”. U thashė se unė jam kėtu dhe nėse keni nevojė tė bisedoni me mua, mund tė vij, ose ejani ju kėtu dhe bisedojmė, nėse mendoni se duhet tė bisedohet pėr diēka me mua. Mė thanė: “Jo. Jo. Vetėm deshėm ta dimė se ku je!”.
    ZĖRI: A u befasove, kr dėgjove se ėshtė vrarė Ahmet Krasniqi?
    HALITI: Realisht, kjo mė ra si befasi, sepse nuk kisha dėgjuar kurrė nga dikush se duhet vrarė Ahmet Krasniqi. Tjetėr gjė ėshtė kur dėgjon njerėz tė thonė se duhet tė vritet filan fisteku, se ėshtė kėshtu e ashtu e tė tjera. Fjalė ka pasur rreth tij nga njerėz tė papėrgjegjshėm apo nga njerėz tė pakėnaqur me tė, ka pasur probleme dhe brendapėrbrenda strukturave tė tyre, m’i ka shprehur edhe vetė Ahmeti se po pėrpiqen ta largojnė, se po pėrpiqen t‘ia marrin pozitėn. Nuk e kam pėr propagandė kėtė qė po e them, por realiteti ėshtė ky. Pra, kjo ishte pėr mua njė gjė e befasishme dhe as sot s’mund tė jap shpjegim. Pėr mua nė kėto raste do tė duhej qė mė sė miri fjalėn e vet ta jepte drejtėsia, organet e specalizuara. Unė, mbase, jam anatemuar rreth vrasjes sė Ahmet Krasniqit. Jam deklaruar publikisht se nuk kam lidhje me atė punė, se jam i haptė pėr organet e drejtėsisė, se jam i haptė pėr familjen e Ahmet Krasniqit qė tė ulemi sipas zakonit dhe nuk k am ndonjė diēka qė mė mundon rreth vrasjes sė tij. Nė ndėrgjegjien time nuk ka asnjė send qė mė rri varė rreth vrasjes sė tij.
    Box 1
    Nė takimin tjetėr qė kam pasur me Bukoshin nė Pėrfaqėsinė e Kosovės nė Shqipėri, jemi ndalur vetėm unė e ai dhe nė katėr sy kemi biseduar rreth dy orė. Ai shprehu pakėnaqėsinė e tij pėr takimin tonė tė pėrbashkėt me Hashimin e Rexhepin, mirėpo e bėri njė pyetje tė ēuditshme: “Kush do tė jetė kryeministėr i Kosovės pas ēlirimit?”
    Box 2 Unė, mbase, jam anatemuar rreth vrasjes sė Ahmet Krasniqit. Jam deklaruar publikisht se nuk kam lidhje me atė punė, se jam i haptė pėr organet e drejtėsisė, se jam i haptė pėr familjen e Ahmet Krasniqit qė tė ulemi sipas zakonit dhe nuk kam ndonjė diēka qė mė mundon rreth vrasjes sė tij.


    ZĖRI: A do tė mund tė krijohej, ta zėmė, njė komision i pėrbashkėt midis Kosovės dhe Shqipėrisė qė tė hulumtohet nė mėnyrė mė komplete vrasja e Ahmet Krasniqit? Ēka mendoni ju, sepse ju personalisht po tėrhiqeni zvarrė nėpėr media, po keqpėrdoreni rreth kėtij rasti?
    HALITI: Unė po lexoj nėpėr gazeta se nė kėtė vrasje ka dorė Fatos Nano, a dorė Fatos Klosi, ka dorė Xhavit Haliti, kanė dorė emisarėt e UĒK-sė e tė tjera. Unė, edhe pse ndoshta nuk do tė pajtohen gazetat e famshme kombėtare, jam i bindur qind pėr qind se as njėri e as tjetri nuk kanė dorė nė vrasjen e tij, sepse as njėrit e as tjetrit nuk i ka interesuar vrasja e Ahmet Krasniqit ngase ai nuk ishte farė pengese ose nuk ishte njeri qė i ka sjellur telashe as Fatos Nanos, as Fatos Klosit, as Xhavit Halitit, as organeve tė shtetit...
    ZĖRI: ... Domethėnė, nuk ka qenė njeri konfliktuoz?...
    HALITI: ... Ahmet Krasniqi nuk ia ka rrezikuar karrigen askujt, as nė Kosovė e as nė Shqipėri dhe pse do tė duhej tė vritej. Se nga kush ėshtė vrarė dhe se kush e ka vrarė Ahmet Krasniqin, mendoj se duhet lėnė kohės. Organet e specializuara nuk besoj se nuk e kanė dosjen, nė Shqipėri sė paku. Ėshtė thėnė nė intervista tė ndryshme se i njohim ekzekutorėt dhe urdhėrdhėnėsit. Ėshtė mirė qė, meqė po u ditkan kėto informata, ato tė kėmbehen me organet e specializuara nė Shqipėri dhe vėrtet tė ndriēohet rasti se si ka ndodhur.
    ZĖRI: Kemi mbetur pa sqaruar si ėshtė bėrtė organizimi i armatimit nė Shqipėri. Sa ju ka ndihmuar Qeveria e Shqipėrisė? Ju e dini se ka spekulime tė lloj-llojshme pėr kėtė ēėshtje. Si keni arritur tė organizoheni nė Shqipėri, duke ditur se po tė mos ishte ky organizim nė Shqipėi, UĒK-ja do tė ballafaqohej me probleme tė mėdha?
    Mt: Marrėveshja me kreun e Shqipėrisė
    HALITI: T’ju them sinqerisht se gjėja mė e vėshtirė ėshtė tė veprosh ashtu siē kemi vepruar ne, pa mekanizėm pėrgjegjės, pa mbėshtetje institucionale nė Kosovė, pa mjete tė sigurta financiare, pa mbėshtetje nga ndonjė fuqi e madhe. Dhe, mbi tė gjitha, mbėshtetja jonė ka qenė nė pėrpjekjet tona tė vazhdueshme dhe nė gatishmėrinė tonė pėr tė sakrifikuar dhe pėr tė bėrė gjithė atė qė ėshtė e mundur qė luftėtarėt tė kenė mundėsi qė mjetet e domosdoshme pėr luftė t’i kenė nė dorė. Askush nuk duhet tė harrojė se nė ishim njė lėvizje ēlirimtare dhe ēdo gjė duhej ta siguronim vetė. Spekulime tė natyrave tė ndryshme ka nė ēdo kohė dhe po vazhdojnė spekulimet pėr ēėshtje tė ndryshme edhe sot. Mund tė bėhen edhe nga naiviteti dhe mosnjohja, por shumica e tyre ka vetėm njė qėllim: trajtimin e luftės ēlirimtare tė popullit tonė si njė luftė banditėsh, diskreditimin e njerėzve kryesorė tė UĒK-sė, nxjerrjen nė skenė tė njerėzve tė dorės sė tretė, tė katėrt ap o edhe tė atyre qė vėrtet nuk kanė pasur ndonjė rol dhe nuk kanė bėrė ndonjė gjė tė madhe dhe shtrembėrimin e historisė dhe tė sė vėrtetės pėr UĒK-nė dhe pėr luftėn nė Kosovė.
    Ne nuk ishim aventurierė politikė qė tė bėnim diē dhe tė mos pėrpiqeshim tė kemi, tė paktėn, aleatė dhe mbėshtetės politikė nė Kosovės. Dhe, mbi tė gjitha, tė mos komunikonim dhe tė mos informonim strukturat apo, t’i quajmė, institucionet, tė cilat mė shumė kanė funksionuar nė letėr nė Kosovė, me qėllim qė tė jemi bashkė nė luftė, sepse kam pasur bindjen se vetėm lufta e armatosur mund t’i zgjedh problemet. Kuptohet, edhe mendja dhe veprimi i menēur politik.
    Shqipėria, realisht, ishte nė situatė tė rėndė. Ishte njė vit pas shkatėrrimit tė depove dhe pas asaj katruhure qė u bė nė Shqipėri. Kishte problemet e saj tė brendshme dhe organet e shtetit vėrtet nuk funksiononin. Shteti kontrollonte njė pjesė tė vogėl tė Shqipėrisė dhe nuk kishte arritur akoma ta kontrollonte Veriun e Shqipėrisė absolutisht. Ne kishim grupe tė vogla, tė cilat merreshin me gjetjen e armatimit, me blerjen e armatimit, me sjelljen e armatimit, me bartjen e armatimit dhe, mbi tė gjitha, ne bėmė njė marrėveshje fillimisht me ministrin e Mbrojtjes atėherė, Sabit Brokaj, me drejtorin e Policisė, Sokol Bare dhe me Fatos Klosin...
    ZĖRI: ... Kur ka ndodhur kjo?...
    HALITI: ... nė shkurt ose nė mars tė vitit 1998.
    ZĖRI: Ēfare ishte kjo marrėveshje?
    HALITI: Pėr tė kaluar nė Veri ėshtė vetėm njė rrugė, s’ke nga shkon tjetėr, dhe mundėsia e kapjes nga policia ėshtė nė ēdo kohė. Prandaj, mundėsia ishte qė njerėzit e policisė ta kapnin armatimin dhe pėr zhbllokimin e kėtij armatimi ishte pėrgjegjės drejtori i Policisė. Pėr nxjerrjen e armatimit nga depotė, ishte ministri i Mbrojtjes, gjente diēka, na sugjeronte ndonjė mundėsi tjetėr dhe na sugjeronte edhe ndonjė kamion i cili do ta transportonte armatimin. Dhe, mbi tė gjitha, pėr organizimin e veprimit tė padukshėm, pėr faktin se nė botė askush nuk tė mbėshteste dhe Shqipėria fajėsohej se po bėn kontrabandė me armė dhe se po e financon ose po e inicion luftėn nė Kosovė, njerėzit e shėrbimeve tė caktuara, tė cilėt janė profesionalistė pėr kėtė ēėshtje, ishin tė ngarkuar me dokumentacionin pėrkatės pėr transport deri nė Veri. Mė vonė, u krijua situatė shumė e rėndė nė raportin Shqipėri-OSBE e tė tjera dhe kėrkuan qė kjo tė ndėrpritet. Megjithatė, nė k ėtė periudhė, mund tė them se filluan kontaktet e dendura me diplomacinė kryesisht perėndimore. Levizjet tona ishin nė drejtim tė shteteve nga tė cilat kishim shpresė qė do tė na ndihmonin. Mbi tė gjitha, raportet tona kishin filluar tė ndėrtoheshin me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės...
    ZĖRI: ... Si funksionoi kjo marrėveshje? A keni pasur probleme? A janė hapur depotė e armėve pa kundėrshpėrblim pėr UĒK-nė apo sėrish ka vazhduar vetėm grumbullimi i armatimit?
    Mt: I gjithė armatimi nė Shqipėri ėshtė blerė
    HALITI: Nė periudhėn e fundit ka pasur hapje tė depove pa pagesė, atėherė kur edhe Qeveria e Shqipėrisė kishte njė miratim ndėrkombėtar, mirėpo deri nė periudhėn e fundit i gjithė armatimi ėshtė blerė edhe nė Shqipėri. Unė tash nuk mund ta akuzoj as njėrin e as tjetrin, por njerėzit privatisht vraponin nė depo, grumbullonin armatimin, djemtė e blenin, vinin na thonin se sa ėshtė ēmimi dhe bėhej transporti pėr nė Veri. Pastaj, ka qenė njė vendim i pashkruar nė bazė tė tė cilit kanė qenė tė ngarkuar ministri i atėhershėm i Financave, Arben Malaj, ministri i Brendshėm, ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i SHIK-ut, qė tė operonin nė drejtim tė mbėshtetjes sė UĒK-sė, sepse kėto struktura i kishin nė dorė rrugėt, i kishin nė dorė kufijtė, i kishin nė dorė portet, aeroportin dhe tė gjitha. Realisht, gjatė tėrė kohės, kjo ka funksionuar pa asnjė problem. Janė bėrė, ndoshta, veprime mė shumė propagandistike qė gjoja po pėrpiqemi tė godasim, por realisht janė tėrhequ r prapė mjetet. Ne kemi pasur shumė divergjenca mes veti, me Shqipėrinė veēanėrisht, dhe pėrpjekjet kanė qenė tė shumanshme qė strukturat e UĒK-sė tė pėrēaheshin. Nga njė pjesė, ndoshta kanė qenė edhe interesat personale. Nga njė pjesė tjetėr, interesat politike, pėrmes tė cilave mendonin tė avancoheshin nė Kosovė. Dhe, pjesa e tretė, qė kishte ēdo gjė tė rregulluar, dhe nuk kėrkohej sakrificė nga askush por kėrkohej veprim, sepse nuk kishte nevojė tė sakrifikohej asgjė nė Shqipėri.
    ZĖRI: Gjatė gjithė kohės, autoritet suprem i UĒK-sė nė Shqipėri keni qenė ju personalisht?
    HALITI: Po. Unė dhe Azem Syla.
    ZĖRI: A keni takuar nė atė kohė Fatos Nanon, qė ishte kryeministėr, sepse pa lejen e tij nuk kishte mundur tė bėhej ky organizim?
    HALITI: Nė fillim, unė kam qenė i prekur me Fatosin, pėr faktin qė nuk pranonte realisht as tė takoheshim ngase e dinte se pse e kėrkoja pėr takim. Dhe, mesazhet i shkonin ēdo ditė: ēka po thua dhe ēka ke obligim. Nė pėrpjekjet e mia, ndihmesė tė madhe pėr ta sqaruar kam pasur edhe nga rrethi i shokėve tė Fatosit, tė cilėt i njihja edhe unė, dhe tė disa strukturave tė shtetit. Dhe, njė ditė prej ditėsh, mė kanė ftuar dhe jemi marrė vesh pėr tė gjitha. Do tė thotė: do ta mbėshtesim UĒK-nė, nuk do ta pengojmė nė veprimet e saj nė Shqipėri, do tė pėrpiqemi pėr aq sa mundemi t’ju japim edhe armė nė Kosovė. Fatosi ma ka propozuar shemėn organizative tė kėsaj strukture, nė bazė tė tė cilės edhe kemi vepruar. Pra, pėr tė mos dekonspiruar veprimet tona nė det, nė tokė, ne kishim krijuar njė grup nga njerėz shumė tė besuar tė Shqipėrisė, tė cilėt ishin nė rolin e oficerėve tė ushtrisė dhe tė shoferėve qė bėnin transporte pėr nevoja tė ushtrisė. Nga Kosova, nė kėtė linjė, ishte vetėm njė njeri, i cili kishte tė drejtė tė futej nė depo dhe tė nxirrte kamionat nga kėto depo dhe, njėkohėsisht, edhe tė operonte nė linjat, qoftė nga deti, qoftė nga ajri. Kjo ka funksionuar pėr mrekulli deri nė kohėn e ardhjes sė z. Majko.
    ZĖRI: A e dini se sa armė kanė hyrė nė atė kohė pėrmes Shqipėrisė nė Kosovė?
    Mt: Askush nuk di sa armė janė futur nė Kosovė
    HALITI: Me hamendje kėtė mund ta thotė gjithkush, por realisht nuk ka bir nėne qė i bie nė fije kėsaj, sepse aty kanė bartur armė nė forma tė ndryshme...
    ZĖRI: ... Sepse edhe tjetėrkush ka bartur armė, ndonėse zyrtarisht ka qenė vetėm vija juaj?...
    HALITI: ... Zyrtarisht ka qenė vetėm vija jonė. Mirėpo, tė administrosh njė veprim ēfare ka qenė nė Shqipėri, do tė duhej pasur 300 vetė nė administratė dhe kjo ishte e pamundur. Edhe t’i kesh 300 njerėz nė administratė, edhe tė ruash sekretin, edhe tė veprosh nė ēėshtje tė ndryshme qė nevojiteshin atėherė – ėshtė diēka qė nuk mund ta arrijė askush. Armatim kanė blerė djemtė nė Tropojė, nė Kukės, nė Has, nė Fusharrėz dhe deri nė Jug tė Shqipėrisė. Dhe, ky armatim pėr t’u administruar, ashtu siē flasin disa ideologė tė sotėm dhe disa pretendentė se do tė kishin bėrė rregull tė madh, atėherė ato armė njė herė do tė duhej tė silleshin nga Kukėsi nė Tiranė, tė humbej nja njė javė nė regjistrimin e tyre ndėrsa ka ndodhur qė nė Veri shokėt e mi janė hidhėruar qė u ėshtė vonuar armatimi vetėm pėr dy orė. Ose, ka pasur raste, pėr shembull, kur kemi pasur mundėsi tė dėrgojmė sasira tė mėdha tė armatimit nė Veri dhe nga ky entuziazmim, qoftė me qėl lim e qoftė pa qėllim, kanė dėrguar me nga 5-6 mijė vetė, nė kohėn kur unė u kam thėnė se nuk ka armatim dhe ėshtė ditur se nuk ka armatim. Njerėzit, pastaj, kanė mbetur duke u sjellur kot nėpėr Tropojė...
    ZĖRI: ... pa ushqime...
    HALITI: Jo. Pa ushqime nuk kanė mbetur, sepse u kemi dėrguar tė holla pėr ushqim. Ushqimi i ushtarėve tė UĒK-sė ka qenė bukė, djath dhe domate. Ndėrsa, ushqimi i Shtabit tė Bukoshit nė Tropojė ka qenė njė viē nė ditė. Dallime ka pasur. Dhe, realisht, asnjė nga ushtarėt qė kanė ardhur pėr armatim, edhe pse ju kanė thėnė: “Ejani e hani bukė te ne. Ejani e merruni vesh me ne, sepse i kemi tė gjitha”, nuk kanė shkuar ta hanė mishin e viēit tė Bukoshit, pėr faktin qė nuk ka pasur marrėveshje, por kanė ngrėnė bukė, djath e domate tė shtirė nėpėr tokė nė livadhet e Tropojės.
    ZĖRI: Flitet shumė se Sali Berisha, ish Presidenti i Shqipėrisė e ka ndihmuar UĒK-nė nė Veri, se madje ka ofruar ndihmė pėr ju dhe pėr tė tjerėt. A jeni takuar nė atė kohė me Berishėn?
    HALITI: Berisha, realisht, nuk ka ndihmuar nė kohėn sa ka qenė president i Shqipėrisė sa i ka pasur tė gjitha nė dorė. Ky ėshtė defekti i tij i madh. Kontaktet tona nuk kanė munguar edhe me Berishėn dhe personalisht e kam takuar disa herė. Ia kam pėrsėritur edhe kėrkesat...
    ZĖRI: ... Do tė thotė se Berisha e ka ditur pėr ekzistencėn e UĒK-sė...?
    Mt: Takimi me Sali Berishėn dhe porositė e Azem Hajdarit
    HALITI: ... Po. Sigurisht se e ka ditur. Nuk e konstestoj pėrpjekjen e Berishės pėr tė ndihmuar, por mundėsitė e tij kanė qenė tė kufizuara dhe, realisht, ai edhe po tė donte tė ndihmonte, nuk kishte ēka tė ndihmonte mė. Unė e kam takuar Berishėn gjatė luftės, me kėrkesė tė tij. Ishte njė periudhė shumė e rėndė pėr ne, ngase ishim tė bllokuar, sepse kėrkohej nga Qeveria e Shqipėrisė qė tė mos veprojmė, pėr faktin se nga bashkėsia ndėrkombėtare i bėheshin akuza Shqipėrisė. Kjo ishte ndoshta periudhė e shkurtėr, por ishte goditėse pėr ne dhe ishte pikėrisht kjo periudha kur nė Tropojė kishin ardhur mbi 5 mijė veta pėr armė. Sot mund tė thotė kush tė dojė e ēka tė dojė. Mirėpo, ne qė kishim obligim ndaj kėtyre njerėzve, ndaj strukturave nė Kosovė, nuk e kemi ndier veten mirė aspak dhe, t’ua them sinqerisht, kam qenė nė njė gjendje shumė, shumė tė rėndė shpirtėrore, sepse njerėzit ishin, mjete nė Tiranė kishte, mirėpo lėvizja e tyre nuk lejohej. Nė kėtė periudhė mė ka ftuar Sali Berisha. Jemi takuar, i kemi trajtuar prblemet dhe kam folur me tė haptas. Por, nė bisedė e sipėr, ai kėrkoi qė UĒK-ja ta mbėshteste Rugovėn. Normalisht, UĒK-ja s’kishte si ta mbėshteste Rugovėn, derisa Rugova nuk e mbėshteste UĒK-nė politikisht. UĒK-ja nuk kishte si ta mbėshteste Rugovėn, derisa ai kishte thėnė se kėto janė dorė e zgjatur e Serbisė. Dhe, gjatė gjithė kėsaj periudhe, ai nuk bėri asnjė hap, qoftė edhe tė vogėl politik, qė tė thoshte: “Shpreh dėshirėn qė tė takohem me kėta djem” ose, siē i quante ai, me kėto grupe tė armatosura. Unė i thashė Saliut se nuk kam kurrgjė as kundėr Rugovės, as kundėr askujt tjetėr. Kam kėtė mision dhe dua tė vazhdoj tė bashkėpunoj me tė gjithė dhe dua tė mė ndihmoni edhe ju. Mirėpo, sa i pėrket Rugovės, ne mund tė merremi vesh vetėm nėse Rugova bėn hapa tė caktuar politikė, nėse merret vesh nė Kosovė me njerėzit tanė dhe nėse merret vesh me Adem Demaēin, i cili nė kėtė kohė ishte caktuar tė krijonte Asamb lenė e Kosovės. Mbėshtetja pastaj edhe nuk ishte shumė e rėndėsishme, sepse bėheshim bashkė. Pas takimit me Saliun, i cili realisht premtoi se do tė pėrpiqet qė nė zonat e Veriut, pėrmes njerėzve tė tij, do tė shikojė qė tė mos pengohen njerėzit tanė gjatė transportimit tė armėve, jam takuar me Azem Hajdarin dhe me Shaban Meminė, me tė cilėt kemi biseduar ēėshtje tė caktuara, bile edhe me hapa se nga mund t’i ikim patrullave tė policisė nėse ato nuk na lejojnė tė bartim armatim. Kemi trajtuar probleme tė ndryshme, mė shumė shoqėrore dhe, realisht, ky ka qenė edhe takimi i fundit edhe me Saliun edhe me Azemin.
    Box 1 Ne kemi pasur shumė divergjenca mes veti, me Shqipėrinė veēanėrisht, dhe pėrpjekjet kanė qenė tė shumanshme qė strukturat e UĒK-sė tė pėrēaheshin.
    Box 2 Berisha, realisht, nuk ka ndihmuar nė kohėn sa ka qenė president i Shqipėrisė sa i ka pasur tė gjitha nė dorė. Ky ėshtė defekti i tij i madh. Kontaktet tona nuk kanė munguar edhe me Berishėn dhe personalisht e kam takuar disa herė.

    Si armatosej UĒK nė linjat ndėrkombėtare
    Pse dėshtoi blerja e armėve nga Izraeli? Ēfarė biseduan Bislim Zyrapi dhe Halil Bicaj pėr kėtė ofertė? Cila ėshtė afera pėr blerjen e armėve nė vlerė prej dy miliardė dollarėsh? A ka pasur oferta nga Irani pėr armė pa para?
    ZĖRI: A kishin Saliu e Azemi armė a depo nė Veri, qė mund tė pėrdoreshin nga ju?
    HALITI: Jo. Tė paktėn nė informatat e mia nuk figuron askund se Azem Hajdari ka shitur armė apo se ka pasur depo armatimi. Unė kam kėrkuar nga ata, por janė pėrgjigjur negativisht. Megjithatė, ekziston njė informatė, qė unė nuk e kam tė verifikuar, se nė periudhėn e ikjes sė refugjatėve, pas ofensivės sė parė dhe pas vendosjes sė disa oficerėve tė FARK-ut nė Tropojė, me makinat e ndihmave pėr refugjatė, mė kanė thėnė se Azem Hajdari u ka dėrguar kėtyre njė sasi tė konsiderueshme armėsh, por unė nuk e kam tė konfirmuar dhe nuk e di se a ėshtė kjo e vėrtetė apo jo. Por, nuk mund tė them se ata nuk kanė qenė dakord me veprimet tona. Dhe, realisht, nė njė takim tė rastit, sepse takoheshim shpesh, ka ardhur dhe ma ka dhėnė dorėn Azemi, duke mė thėnė: “Bravo tė qoftė!”.
    ZĖRI: Pėrmendėt mė herėt se Bukoshi ju ka dhėnė disa herė nga dhjetėra mija marka dhe njė herė 3,5 milionė marka nė periudhėn e negociatave qė natyrisht janė koncentruar nė ēėshtjen financiare. A ka ndodhur mė qė tė jepen mjete nga ai?
    Mt: Takimet e Bislim Zyrapit me Halil Bicajn
    HALITI: Pas deklarimit tė Ahmet Krasniqit se mjetet i ka ai, pėrmes tij Bukoshi i ka dėrguar 3.270.000 marka gjermane, tė cilat edhe vetė Bukoshi i ka deklaruar nė raportin e tij pėr Parlamentin. Njė herė, pas ofensivės sė parė, kur ne ishim nė njė situatė tepėr tė rėndė, kam shkuar sė bashku me Musė Jasharin e Prekazit, tė cilin e kam marrė pėr tė qenė prezent me mua, ishte njė aferė e cila kėrkonte veprim tė shpejtė nė Kroaci dhe i kam kėrkuar 2,5 milionė marka, tė cilat edhe i ka dhėnė, kuptohet pas njė bisede dy-tri orėshe qė e kemi bėrė dhe pas sqarimeve tė mundshme qė kemi bėrė mes veti gjatė kėsaj periudhe. Mirėpo, ėshtė njė problem tjetėr. Te njė pjesė e njerėzve ishte njėlloj xhelozie se pse kėtij po i ecėn gjithkund. Nuk ishte problemi se unė isha ndonjė njeri me magji, por unė isha i ngarkuar dhe veprohej nė kuadėr tė kėtij autorizimi dhe nė kuadėr tė detyrės qė kisha nga Shtabi i Pėrgjithshėm. Dhe, u pėrpoqėn tė krijohen shumė linja. Pas vrasje s sė Ahmet Krasniqit dėgjova akuzat se unė, gjoja, e kam vrarė. Pos dėshtimeve qė u bėnė gjatė bisedimeve me Halil Bicajn, ku ua ofrova tė gjitha mundėsitė pėr ta forcuar UĒK-nė meqė ata i kishin mjetet, unė hoqa dorė nga kontaktet me kėta njerėz qė pėr mua atėherė ishin tė papėrgjegjshėm, ishin ata qė kishin mundėsi ta forconin UĒK-nė dhe sabotuan, ishin ata qė po tė donin tė vepronin nuk do tė kishte mundėsi Serbia tė digjte edhe tokėn e Kosovės dhe nuk do tė kishte mundėsi Serbia t’i mblidhte djemtė dhe vajzat e Kosovė, t’i ēojė burgjeve dhe t’i vrasė rrugėve nė masė kaq tė madhe. Do tė thotė, edhe sikur tė lėviznin kėta, barazimi me forcat serbe nuk do tė mund tė arrihej, sepse ne bartnim armė me shpinė, me gomarė e me kuaj, kurse ata kishin mudėsi ta bėnin kėtė me ushtri, me trena, me kamiona, me aviona. Serbėt nuk e kishin problem armatimin, por e kishin problem sigurinė e tyre nė tokėn e huaj. Sikur tė kishim mundėsi ta kishim kėtė lloj armatimi, tė cilin e k ishim nė dorė ta gjenim dhe ofertat i ka pasur Halil Bicaj sepse ka qenė nė takimin qė ėshtė bėrė me grupin nga Izraeli dhe ata kanė shkuar edhe nė Izrael dhe e kanė parė armatimin, ne do tė mund ta forconim shumė rezistencėn tonė...
    ZĖRI: ... Halil Bicaj e zėvendėsoi nė atė kohė Ahmet Krasniqin?...
    Llapi is invisible Shto Reputacionin e Llapi Raporto Mesazhe tė Pahijshme Pėrgjigju Duke Cituar

    ZĖRI: ... Halil Bicaj e zėvendėsoi nė atė kohė Ahmet Krasniqin?...
    HALITI: ... Po, e zėvendėsoi Ahmetin. Mirėpo, nuk u bėnė lėvizje. Kėshtu qė pėr mua u bė disi e kotė qė unė tė vrapoja pas tyre. Ndėrsa, gjatė kėsaj periudhe, ka ardhur pastaj Bislim Zyrapi me Kadri Veselin. Bislimi ka qenė koleg me Halil Bicajn, kanė zhvilluar bisedime dhe njė ditė mė kanė ftuar qė edhe unė tė shkoj nė ato bisedime. U kam thėnė: “Unė nuk marr pjesė nė bisedime dhe nuk marr pjesė nė asnjė marrėveshje, sepse dyshoj se do t’i keqpėrdorni. Megjithatė, nėse arrini marrėveshje, ajo pėr mu do tė jetė valide. Unė do ta kryej detyrėn time”. Mė kanė ftuar nė atė takim pėr marrėveshjen e Osllos. I kam sqaruar nė prezencė tė Agim Mehmetit dhe tė tė gjithė atyre qė pretendonin se ka pasur ndonjė marrėveshje kushedi pėr ēka dhe jam larguar. Jemi takuar me Halil Bicajn shumė herė, takohemi edhe kėtu dhe mund tė them se jemi miq...
    ZĖRI: ... Pra, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli nuk arritėn marėveshje?...
    HALITI: ... Ata i kanė zvarritur, edhe Bukoshi e edhe Halili. Edhe atyre ju kanė premtuar, por veprimi ka qenė zero.
    ZĖRI: Ēfare ka qenė oferta nga Izraeli?
    HALITI: Izrealitėt, nuk po them shteti, janė njerėz tė cilėt kanė linjat e tyre tė furnizimit dhe pothuajse kėto linja i kontrollojnė nė botė, janė thjesht nė duart e tyre. Siē janė nė duar tė tyre edhe diamantėt dhe shumė ēėshtje tė tjera, ashtu edhe furnizimi me armė ėshtė nė duart e tyre. Dhe, janė gjetur linjat tė cilat kishin mundėsi tė sillnin armatim edhe nga Lindja por edhe nga vetė fabrikat qė prodhojnė nė Izrael, ku kanė qenė edhe vetė pėr t’i parė nė vend njerėzit e Ahmet Krasniqit dhe vetė Ahmet Krasniqi. Por, veprimi nuk ėshtė bėrė.
    ZĖRI: A ka qenė shumė e madhe e mjeteve ajo qė ėshtė dashur tė jepet. A ishin nė pyetje dhjetėra miliona marka, apo?
    Mt: Linjat e armatimit tė UĒK-sė
    HALITI: Ėshtė njė problem. Njerėzit, kėtu, kur ke sukses thonė mirė, por nėse dėshton, tė gjithė tė hidhen nė qafė. Ne nuk kishim sasi tė mėdha tė hollash. Ndoshta kishim mundėsi ta bėnim njė kontratė dy-tri milionėshe pėr ta paguar atė por ne nuk kishim mundėsi tė siguronim leje pėr transportim armatimi dhe, pa kėtė leje, askush, nė asnjė shtet tė botės nuk lėvron armatim. Tė gjitha kėto duhej bėrė nė tė zezė e dihet se veprimet nė tė zezė janė me rreziqe shumė tė mėdha. Ne, prandaj, kishim ndėrtuar njė strategji. Ishte gjetur njė linjė nė Rumani, njė linjė nė Bullgari, njė linjė nė Turqi, njė linjė ishte nė Izrael, tė cilat, nė njė mėnyrė ose nė mėnyrėn tjetėr, ishin linja shumė tė sigurta qė i kisha parė dhe i kisha prekur vetė. Me kėto katėr-pesė linja qė ishin, ne do tė duhej tė rrezikonim fillimisht me nga dy-tre milionė marka nė tė gjitha. Dhe, njėra nga kėto mund tė dėshtonte, se mund tė na mashtronin, ashtu siē ka ndodhur tė nė mashtrojnė. Por, dy -tri tjerat do tė funksiononin dhe nė to pastaj do tė investonim sasi tė madhe dhe do tė investonim me kontroll tė pėrbashkėt. Sikur unė tė investoja pa pyetur kė ato mjete qė kam pasur – shkuan dhe pastaj: ēka u bė, kush i keqpėrdori. Ky ka qenė defekti i kėsaj qė Bukoshi dhe strukturat e tij nuk janė futur nė kėtė lloj bashkėpunimi. Dhe, mbi tė gjitha, gjatė kėsaj periudhe ju dhashė njė porosi djemve qė merreshin me gjetjen dhe me blerjen e armatimit qė ta ndėrpresin kėtė punė, sepse nuk kishte nevojė tė shpenzonim tė holla pėr armatim, tek e fundit, jocilėsor, sepse vinin 2 miliardė armatim shumė cilėsor nga linja e Bukoshit.
    ZĖRI: A ju kujtohet se cila periudhė ka qenė kjo?
    HALITI: Ka qenė maji i vitit 1998. I pyeta se ēka kėrkohet nga unė. Mė thanė: “Nga ti kėrkohet qė tė mos e marrin komunistat!”. Dhe, ata kėrkonin qė ky armatim pėr 24 orė tė hynte nė Kosovė. Kur mendoja, 2 miliardė armatim tė hyjė pėr 24 orė nė Kosovė, po ta kishe edhe hekurudhėn tėnde nėpėr Shqipėri, 2 miliardė armatim nuk do tė mund t’i lėvizje pėr 24 orė. U thashė: “Unė garantoj me jetė se asnjė fishek nuk guxontė na e prek kush, por gjithė armatimin do ta kalojmė nė Tropojė dhe Has, pa pasur mundėsi tė na ndalojė kush”. Nė rregull, u morėm vesh. Erdhi e premtja, s’ka armatim! Ēka u bė? Thanė: “Tash kemi blerė kuaj dhe i kemi operuar nė fyt pėr tė mos pasur mundėsi tė bėjnė zhurmė. Nė vend tė patkojve tė metaltė ju kemi gjetur patkoj specialė tė gomės, tė cilėt edhe nuk i lėnė tė rrėshqasin edhe nuk bėjnė zhurmė!”. Thanė se do tė vinė javėn e ardhshme. Javėn e tretė, thanė: “Armatimi ka ardhur” “Ku ėshtė armatimi?”. “Armatimi ėshtė nė Kosovė, por nuk po di se cilės UĒK t’ia jap – times apo tėndes?!”. U thashė: “Jepjani tė dyjave”...
    ZĖRI: ... Kėto biseda janė bėrė Ahmetin, apo?...
    HALITI: ... Po, po. Me Ahmetin. I thashė: “Jepja armatimin tė dyjave, nė paē ti UĒK tėnden atje. Unė e di se ėshtė vetėm njė UĒK nė Kosovė dhe pėr kėtė ėshtė deklaruar publikisht edhe kryeministri yt, z. Bukoshi, pas takimit qė kemi pasur me Hashim Thaēin e Rexhep Selimin”. U pa se kėto ishin, thjesht, mashtrime dhe, tani, po e pyes njėrin, i cili ka qenė ndėrmjetėsues me qėllim tė mirė qė tė na bashkojė, siē thoshte ai. I thashė: “A di tė mė sqarosh se pse Bukoshi nuk vepronte qė t’i jepte mjetet pėr armatim?”. Mė tha se me veshėt e tij e ka dėgjuar tė thotė: “Nuk blej armatim, sepse na e marrin ata!”. Dhe, kush ishin “ata” pėr tė? Mbase ka menduar nė Beogradin, por nėqoftėse ka menduar nė UĒK-nė, duhet tė vlerėsojnė njerėzit qė mendojnė drejt, qė mendojnė politikisht, se kush ishin “ata” pėr tė: a ishin tė huaj ata qė luftonin kundėr Serbisė, a ishin pjesė e Kosovės, a ishin qytetarė tė Ko sovės, apo ishin rusė qė kishin ardhur tė luftonin pėr Kosovėn. Kėto kanė qenė ato qė, realisht, mua - po e pėsėris prapė – si fėmijė tė uritur tė Kosovės mė kanė detyruar qė, nė njėfarė forme ose nė njė formė tjetėr, tė tėrhiqem dhe tė mos kem punė me kėtė strukturė.
    ZĖRI: Thuhej edhe se ka pasur oferta qė tė jepej njė armatim i madh nga Irani, nga Malajzia, nga shtetet islamike... Po supozojmė se ėshtė e vėrtetė se refuzimi juaj eventual ka qenė i motivuar nga ajo qė gjithsesi t’i shmangeni akuzave se gjoja midis jush ka fundamentalizėm, se gjoja ka edhe muxhahedinė si vullnetarė qė luftojnė pėr UĒK-nė?
    Mt: Ofertat tė cilat nuk kanė mundur tė pranohen prej nesh
    HALITI: Tani ka shumė informacione dhe edhe atėherė ka pasur, por lėvizjet pėr tė gjetur mundėsi pėr tė siguruar armatime dhe pėr tė siguruar mbėshtetje ushtarake dhe politike, ka pasur tė shumta dhe nga shumė anė, qoftė nga segmentet e Qeverisė sė Bukoshit, qoftė edhe nga njerėzit tanė tė cilėt janė pėrpjekur pėr tė bėrė diēka. Unė respektoj ēdo vullnet tė shteteve mike, tė atyre shteteve dhe tė atyre popujve qė kanė treguar gatishmėri pėr tė na ndihmuar nė luftė, jo vetėm me armatim por edhe me njerėz, nė fund tė fundit...
    ZĖRI: ... Do tė thotė se ka pasur edhe oferta pėr ndihmė me ekspertė?...
    HALITI: ... Ka pasur oferta, kurse realisht ėshtė trotikur edhe nė dyert e shteteve fqinje, edhe nė republikat e ish-Jugosllavisė: nė Bosnjė, nė Kroaci e nė Slloveni, por ėshtė trokitur edhe nė dyert e Turqisė dhe tė shteteve tė tjera. Nė fazat e tilla tė luftės, tė gjitha shtetet qė janė tė interesuara pėr rajonin, pėrpiqen tė involvohen pėrmes shėrbimeve tė tyre, kuptohet edhe pėr t’i realizuar interesat e tyre, por mbase ndonjėri edhe me qėllim tė mirė qė tė na ndihmojė.
    Beogradi na ka akuzuar nė vazhdimėsi se ne jemi tė lidhur me lėvizje islamiste, se kėtu po luftojnė fundamentalistė islamikė e tė tjera. Unė nuk mund tė mohoj gatishmėrinė dhe pėrpjekjet e grupimeve tė ndryshme pėr t’u futur nė Kosovė dhe pėr tė ardhur gjoja nė ndihmė. Ka pasur informacione se njerėz tė tillė ka pasur ndonjėherė, qė pėr mua realisht ėshtė e panjohur se pėrmes kujt kanė hyrė. Ne, si strukturė politike dhe ushtarake e UĒK-sė, kemi pasur qėndrim tė qartė se ēka mund tė ndodh nėse involvohen nė luftė kėto segmente dhe nėse ne do tė lidheshim me ta, pėr hir tė asaj qė, njė shtet, i cili mund tė jetė ndoshta mik dhe me qėllim tė mirė mund tė na ndihmojė, por qė ai shtet mund tė jetė nė listat e shteteve terroriste nė botė...
    ZĖRI: ... Qoftė edhe nėse ishte fjala pėr armatim?...
    HALITI: ... pėr tė gjitha, sepse po e more armatimin, ato tė tjerat vijnė vetė. Nė kuadėr tė analizave pėr kėto ēėshtje konstatimet ishin se a i konvenon Kosovės njė luftė 20-30 vjeēare tė cilėn do ta mbėshteste dikush dhe ta kishim armiq Perėndimin dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės? A do tė ishim nė gjendje si Kosovė qė ta pėrballonim njė luftė tė tillė? Pastaj, disponimi nė Kosovė nuk ka qenė asnjėherė pėr tė krijuar shtete islamike e tė tjera. Unė nuk e besoj. Unė nuk e besoj se sikur tė kishim shkuar nė kėto rrjedha qė ne nuk do tė kushtėzoheshim me to. Gjatė gjithė kontakteve qė kisha me shokėt nė Kosovė, me ushtarėt qė vinin nė Shqipėri dhe me tė gjithė njerėzit qė kam komunikuar nė Kosovė, insistimi im ishte qė ēdo gjė tė bėhej nė pėrputhje me atė qė jemi miq tė Shqipėrisė, qė ne duhet tė veprojmė dhe t’i garantojmė SHBA-tė, dhe kėto garanca tė mos jenė vetėm me fjalė, qė ne nuk do tė bėnim terror nesėr kundėr popullit serb, qė ne nuk do tė lidheshi m me rrjetet mafioze tė drogave, qė ne nuk do tė lidheshim me rrjetet e terrorizmit ndėrkombėtar, por qė ne po bėnim njė luftė tė cilėn na e imponoi Serbia dhe pa tė cilėn Kosova nuk do tė ēlirohej dhe pa tė cilėn Kosova gradualisht po shndėrrohej nė njė vend jashtė orbitės tokėsore, ku njerėzit ndoshta realisht jetonin, por ishte njė jetė e pakuptimtė e tė gjithė atyre njerėzve, sepse nuk funksiononte kurrgjė normale kėtu.
    Box 1
    Ne nuk kishim sasi tė mėdha tė hollash. Ndoshta kishim mundėsi ta bėnim njė kontratė dy-tri milionėshe pėr ta paguar atė por ne nuk kishim mundėsi tė siguronim leje pėr transportim armatimi dhe, pa kėtė leje, askush, nė asnjė shtet tė botės nuk lėvron armatim.
    Box 2
    Nė kuadėr tė analizave pėr kėto ēėshtje konstatimet ishin se a i konvenon Kosovės njė luftė 20-30 vjeēare tė cilėn do ta mbėshteste dikush dhe ta kishim armiq Perėndimin dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės?


    Blerim Shala
    ZĖRI: Pse hezitohej tė shpallej udhėheqja politike e UĒK-sė? Pse ajo u shpall tek nė gusht tė vitit 1998?
    Mt: Ideja pėr krijimin e Asamblesė sė Kosovės
    HALITI: Thėnė realisht, ne kemi pasur probleme natyrash tė ndryshme brenda vendit, pėr faktin se shumica e shokėve qė kanė vepruar, kishin vepruar pėr njė kohė tė gjatė dhe kishin vėshtirėsi tė paraqiteshin si komandues, sė pari, sepse edhe kur ngritej ēėshtja e komandimit qendror, thoshin se e kemi vėshtirė qė t’ju themi shokėve se unė jam komandanti yt, meqenėse kemi qenė nė aksione njėri me tjetrin. Mirėpo, ėshtė dhe njė tjetėr ēėshtje se njerėzit sot, pas luftės dhe pas pėrpjekjeve tė tashme pėr ta vendosur paqen, e kanė lehtė tė thonė se pse nuk doli ky apo ai komandant me kohė. Ndoshta, ne, qė kemi qenė tė involvuar drejtpėrdrejt nė atė ēėshtje, e dimė se jo pėr tė komanduar, por ka pasur njerėz qė s’kanė guxuar as para tė dėrgojnė nga jashtė brenda dhe as s’kanė guxuar fare tė lėvizin nėpėr Kosovė, e lėre mė tė dalin me emra dhe mbiemra si komandantė, si njerėz qė kanė drejtuar politikisht e tė tjera.
    ZĖRI: Kemi pėrshtypjen se dalja publike e UĒK-sė me udhėheqės politikė, qė ėshtė bėrė nė gusht tė vitit 1998, ėshtė bėrė edhe me ndikimin amerikan, pėr arsye se edhe Qeveria amerikane kėrkonte partner politik nė anėn e UĒK-sė. A ėshtė kjo e vėrtetė?
    HALITI: Ai ka qenė mė shumė edhe imperativ i kohės, pėr tė dalė me pėrfaqėsim politik. Ne kemi bėrė njė pėrpjekje, do tė thotė diku nė korrik tė vitit 1998 ose mė mirė tė them nė maj, nė qershor ose nė korrik tė vitit 1998, tash nuk jam shumė i sigurt nė datėn, pėr tė bėrė edhe njė draft, elaborat, pėr krijimin e Asamblesė sė Kosovės, prej nga do tė dilte Qeveria dhe kjo Asamble do tė duhej tė ishte e pėrfaqėsuar nga tė gjitha partitė politike tė Kosovės dhe nga njerėzit me ndikim. Kuptohet, sipas njė marrėveshjeje paraprake me pjesėmarrjen nė pėrqindje sipas meritave, sipas ndikimit politik qė kishin atėherė ato struktura politike.
    ZĖRI: A ju kujtohet, ta zėmė, pėrqindja qė ka qenė midis UĒK-sė, LDK-sė...?
    HALITI: Realisht, ideja ka qenė qė Asamblenė e Kosovės ta pėrfaqėsojnė mbi 50 pėr qind strukturat dhe njerėzit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ndėrsa tė tjerat tė plotėsohen me parti dhe me njerėz me ndikim.
    ZĖRI: A ka pasur ide pėr tė zgjedhur Qeverinė, gjegjėsisht kush ka qenė sipas tė gjitha rrethanave kandidat mė serioz pėr kryeministėr?
    HALITI: Nuk ka pasur emra tė cilėt do tė duhej tė ishin nė Qeveri, pėr faktin se ne njėherė do tė duhej tė krijonim Asamblenė, mirėpo ndodhi ajo qė ndodhi – ofensiva e parė e Serbisė nė Drenicė dhe nė Dukagjin, pastaj shumica e njerėzve nuk ishin bashkė, ata qė duhej tė vendosnin, u prish pėrkohėsisht sistemi dhe nuk qe e mundur qė tė konsolidohej kjo Asamble. Me kohėn, lindi nevoja qė tė bėnim njė pėrpjekje tjetėr mė legale, sepse kjo ishte kryesisht njė pėrpjekje e strukturave tė UĒK-sė, do tė thotė se pėr krijimin e Asamblesė sė Kosovės dinte vetėm Qeveria shqiptare, ndėrsa nė Kosovė dinte vetėm Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė dhe Drejtoria Politike e SHP tė UĒK-sė.
    ZĖRI: A ėshtė menduar qė Asambleja dhe Qeveria tė funksionojnė nė Prishtinė apo nė mal?
    Mt: Ftesa pėr Adem Demaēin
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FALEMINDERIT SHQIPĖRI!
    - Shkruan: Xhavit Haliti


    Tani kur zhurmat e gėzimit tė festės pėr pavarėsinė e Kosovės kanė filluar tė fashiten dhe tė gjithė i jemi futur punės sė pėrditshme me mė shumė intensitet dhe pėrkushtim, kthejmė sytė nga ajo qė iku dhe reflektojmė...
    Gjithēka, edhe pse mė ēmim shumė tė shtrenjtė gjaku dhe jete, shkoi siē duhej, u krye brenda afateve tė vėna nga analistė politikė dhe brenda kufijve tė durimit tė popullit tė Kosovės, qė vite tė tėra ėndėrronte pėr ditėt qė po pėrjeton sot.
    Ēmimi pėr tė pėrjetuar Kosovėn e pavarur ishte shumė i lartė; ishin qindra mijėra jetė qė u kėputėn nė lule tė moshės, qindra tė burgosur e tė torturuar nė burgjet serbe, e shumė tė tjerė, fati i paditur i tė cilėve, vazhdon tė mos s’na lėrė tė qetė.
    Por fatmirėsisht nė kėtė kalvar vuajtjesh nuk mbetėm vetėm.
    Perėndimi i qytetėruar nuk mund t’u qėndronte indiferent skenave tė masakrės, qė filluan tė shfaqeshin nė sytė e tė gjithėve. Aleatėt e mėdhenj SH.B.A.-ja,BE-ja mbėshtetėn luftėn Ēlirimtare dhe realizuan ndėrhyrjen ushtarake tė NATO-s pėr t’i dhėnė fund regjimit serb.
    Njė Shqipėri shumė pranė ndėr vite, na ka mbajtur gjallė shpresėn dhe besimin se njė ditė do tė jetonim tė lirė e tė pavarur,
    por dhe forcėn pėr tė ruajtur me ēdo ēmim identitetin kombetar. Partitė politike nė Shqipėri, edhe pas rėnies sė komunizmit, pavarėsisht nga ngjyrimet politike e kanė mbėshtetur Kosovėn nė vite nė shumė mėnyra, para dhe gjatė luftės.Nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare kishte shumė djem, madje edhe vajza nga Shqipėria, disa prej tė cilėve e falėn edhe jetėn pėr kėtė ditė.
    E ndėrsa nė kėtė kohė ushtarėt e Milosheviēit dėbuan nga shtėpitė e tyre mbi qindra mijė kosovarė, sėrish patėm pranė dikė. Vėllezėrit tanė nė Shqipėri qė ndiqnin me dhimbje atė ēka ndodhte nė Kosovė, nuk ngurruan aspak. Tė gjithė hapėn dyert dhe na pritėn,na ushqyen, na ngushėlluan,duke na mbajtur gjallė shpresėn se ditė mė tė mira do tė vinin pas kėsaj.
    Shqiptarėt e Shqipėrisė dhe ne tė Kosovės, popull i ndarė padrejtėsisht vite mė parė qė deri atėherė ishim njohur shumė pak, pėr shkak tė kufijve tė mbyllur, nė atė kohė u lidhėm shumė. U njohėm dhe u deshėm. Gjaku i njėjtė thirri.
    Bashkė pėrjetuam ditėt e rėnda tė luftės, derisa NATO deklaroi kapitullimin e Milosheviēit dhe erdhi koha qė tė ktheheshim nė shtėpitė e djegura e tė shkrumbuara.
    U kthyem, dhe nga Shqipėria morėm me vete mikpritjen e paharruar dhe shpresėn e tė gjithėve se herėn tjetėr do tė ritakoheshim nė Kosovėn e lirė dhe tė pavarur.Kaq vite dhe vėllezėrit tanė prej njė gjaku i kishin sytė nga ne. Ndiqnin me kujdes dhe pėrjetonin ēdo gjė qė ndodhte nė Kosovė.
    Kufiri mes Kosovės dhe Shqipėrisė ishte i hapur dhe hyrjet e ndėrsjellta u shpeshtuan; filluam ta njihnim edhe mė mirė njėri-tjetrin dhe nga viti nė vit tė afroheshim shumė. Tė qėndroje nė udhėkryq mes Tiranės dhe Prishtinės, nuk dije kė tė zgjidhje... tė dyja ishin shumė tė dashura.
    Vitet kalonin dhe ēėshtja e Kosovės u bė njė ēėshtje ndėrkombėtare qė natyrisht nuk mund tė mos kishte vėmendjen e plotė tė diplomacisė sė Tiranės. Diku shumė brilante, diku pasive apo paksa e kritikueshme, Tirana zyrtare bėri atė ēfarė ishte mė e mira pėr Kosovėn. Deklaratat e matura, lobingu nė shumė vende tė botės, i shtuan zėrat ‘pro’ zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje nė botė.
    ... Dhe tani pas kaq vitesh mendoj se Shqipėria, toka ku jetojnė vėllezėrit tanė tė tė njėjtit gjak e qė flasin tė njėjten gjuhė, ka qenė gjithmonė aty. Ndaj sot, nė kėto ditė kur ėndrra u bė realitet dhe nuk ėshtė mė njė ėndėrr, nuk mund tė mos i pėrcjellim njė falenderim tė veēantė Shqipėrisė, tokės dhe njerėzve tė saj. Atyre qė na deshėn e na pritėn, na mbėshtetėn e luftuan bashkė me ne, atyre qė me ankth pritėn kėtė ditė dhe gėzuan si ne pėr lirinė tonė, lirinė e gjithė shqiptarisė.
    Vėllezėr shqiptarė!
    Kurrė nuk e harrojmė se sa i dhembi tokės suaj kur e jona u nda nga gjiri i saj nė 1913.
    Nuk e harrojmė se sado tė ndryshėm, jemi vėllezėr tė njė gjaku.
    Ne nuk i harrojmė lotėt qė derdhėt pėr ne nė ditė hidhėrimi dhe flamujt e gėzimit qė valvitėt nė 17 shkurt, kur Kosova u shpall shtet mė vete, sovran dhe i pavarur.
    Dhe e dimė se ti Nėnė Shqipėri, do tė jesh gjithmonė aty, pėr ne. Sa herė tė kemi nevojė!
    Faleminderit Shqipėri!

    Prishtinė,29,02,08

    Xhavit Haliti – Anetar i Kryesise sė Parlamentit tė Republikės sė Kosovės
    __________________
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Bre thojke i ndjeri Rugova qe jan elemente te serbis,kogja ne ate koh ju pa per te madhe,veq kadal dale po bien senet krejt ne vend.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979








    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •