Mė shumė njerėz nė botė pėrpiqen tė mėsojnė gjuhėn angleze se cilėndo gjuhė tjetėr. Anglishtja ėshtė gjuha e bisedimeve politike, biznesit ndėrkombėtar, komunikacionit ajror, shkencės dhe mjekėsisė botėrore. Mirėpo, nga erdhi anglishtja dhe si u bė kaq popullore? Materiali nė vijim i hedh njė vėshtrim historisė sė gjuhės angleze qė fillon rreth 5 mijė vjet mė parė, diku pranė brigjeve veriore tė Detit tė Zi nė Evropėn juglindore.

Ekspertėt thonė se banorėt e brigjeve tė Detit tė Zi flisnin njė gjuhė qė sot quhet proto-indo-evropianishte. Ajo gjuhė nuk flitet mė dhe hulumtuesit nuk e dinė se si tingėllonte.

Por familja proto-indo-evropiane e gjuhėve besohet tė jetė paraardhėsja e shumicės sė gjuhėve evropiane, pėrfshirė greqishten e vjetėr, gjermanishten e lashtė, latinishten dhe ilirishten. Kėto gjuhė u zhdukėn si gjuhė tė folura, por lanė pas bijat e tyre. Latinishtja evoluoi nė spanjishte, frėngjishte dhe italishte. Gjermanishtja e lashtė u shndėrrua nė holandishte, danishte, gjermanishte, norvegjishte, suedishte dhe nė njėrėn nga gjuhėt qė mė vonė mori trajtėn e anglishtes sė sotme.

Gjuha angleze ėshtė rrjedhojė e dyndjeve tė Britanisė nga popuj tė ndryshėm. Dyndjet e para u ndėrmorrėn rreth 1 mijė e 500 vjet mė parė nga anglėt, njė fis gjerman i cili kaloi kanalin e Lė Manshit, qė ndan Evropėn kontinentale nga ishulli britanik. Mė vonė edhe dy fise tė tjera tė tjera, saksonėt dhe jutėt, invaduan Britaninė.

Keltėt, qė ishin populli i lashtė i Britanisė, iu kundėrvunė me luftė dyndjeve tė fiseve gjermane, por shumica e vendasve u vranė ose u skllavėruan dhe disa syresh u larguan drejt pjesėve tė tjera tė ishullit. Me kalimin e kohės, banorėt e rinj, anglėt, saksonėt dhe jutėt, pėrzien gjuhėt e tyre tė ndryshme, duke krijuar gjuhėn anglosaksone apo anglishten e vjetėr.

Anglishtja e vjetėr ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u kuptuar dhe vetėm disa ekspertė mund ta lexojnė kėtė formė tė gjuhės angleze. Nė anglishten e vjetėr u shkrua poema epike e Bevulfit, e cila i kushtohet njė mbreti popullor. Ekspertėt thonė se ajo ėshtė e para poema nė gjuhėn angleze dhe se u shkrua mbi 1 mijė vjet mė parė nga njė autor i panjohur.

Rreth 1 mijė e 100 vjet mė parė, Britania u pushtua sėrish, kėsaj radhe nga njė popull luftarak tė quajtur vikingė. Kėta vinin nga Danimarka, Norvegjia dhe vendet e tjera nordike me synimin pėr tė rrėmbyer mallra dhe skllevėr. Por shumė vikingė ngelėn pėrherė nė Britani dhe ndikuan edhe nė gjuhėn angleze. Shumė fjalė tė rėndėsishme qė pėrdoren sot nė anglishte vijnė nga gjuhėt tė cilat fliteshin nė vendet nordike.

Mė pas, nė vitin 1066, Britaninė e pushtuan normandėt, njė popull frėngjishtfolės nga krahina e Normandisė, nė veri tė Francės. Ata u bėnė sundimtarėt e rinj tė Britanisė dhe pėr shekuj me radhė folėn vetėm frėngjisht. Ajo ishte gjuha e njerėzve tė arsimuar, ndėrsa anglishtja e vjetėr mbetej gjuha e njerėzve tė thjeshtė nė Britani.

Anglishtja e vjetėr huazoi shumė fjalė nga frėngjishtja normane, sidomos nė drejtėsi dhe administratėn shtetėrore. Shumica e fjalėve angleze qė pėrdoren sot nė kėto fusha vijnė nga frėngjishtja, si p.sh. fjalėt “parliament” dhe “justice”, qė domethėnė drejtėsi.

Frėngjishtja qė pėrdorėn sundimtarėt normanė ndryshoi mėnyrėn sesi flitej anglishtja 800 vjet mė parė dhe populli filloi tė fliste njė gjuhė qė ekspertėt e quajnė anglishte e mesme. Me kalimin e kohės, as pushtetarėt nuk flisnin mė frėngjisht, por flisnin njė gjuhė tė pėrzier tė anglishtes sė mesme me frėngjishten.

Anglishtja e mesme tingėllon si anglishtja moderne, por ėshtė akoma e vėshtirė pėr t’u kuptuar. Njė nga veprat mė tė famshme nė kėtė formė tė gjuhės angleze ėshtė poema e Xhefri Shoserit, “Tregime nga Kanterbėri”, shkruar mbi 600 vjet mė parė. Poema flet pėr vizitorėt e ndryshėm nė qytetit e Kanterbėrit dhe ekspertėt thonė se pasqyron qartė njerėzit tė asaj kohe. Eksperėt gjithashtu cilėsojnė Xhefri Shoserin si autorin e parė tė rėndėsishėm qė pėrdori gjuhėn angleze nė shkrimet e tij.

Historia e gjuhės angleze vazhdon me shndėrrimin e anglishtes sė mesme nė anglishten moderne qė flitet sot.