Rekord turistėsh, ''Fajin'' e ka Saliu
Vincent TRIEST
Gazeta prestigjioze holandeze "Algemeen Dagblad" e hapi gazetėn me njė artikull special pėr Shqipėrinė me titullin "Shqipėria vendi turistik numėr njė". Ky mesazh pozitiv dhe qindra tė tjerė tė botuar nė shtypin ndėrkombėtar dėshmojnė qartė se zhvillimi i turizmit ėshtė njė nga arritjet mė tė mėdha tė kabinetit "Berisha I dhe II". Berisha dhe gjithė ministrat e tij kanė krijuar njė imazh shumė pozitiv pėr Shqipėrinė dhe kjo ka sjellė nė Shqipėri njė fluks turistėsh. Kėtė vit pritet ta vizitojnė Shqipėrinė mė shumė turistė sesa ka banorė. Po cilat janė arsyet kryesore pėrse qeveria e djathtė ka mundur tė tėrheqė nė njė vit mė shumė turistė sesa socialistėt nė 4 vite?
Turizmi nė Shqipėri njeh rritje mė shpejt nė krahasim me vendet e tjera nė Evropė, gjithė kjo ėshtė arritur vetėm me punė e djersė tė kabinetit tė pėrkushtuar, diēka qė nuk vlente pėr Bashkim Finon, ish-ministėr i Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit. Sipas zėvendėsministres sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Suzana Turku, pėr periudhėn janar deri nė qershor numri i vizitorėve tė ardhur nga vendet e huaja dhe shqiptarė tė kthyer nė vendin e tyre ėshtė 1,2 milion. Numri i vizitorėve me shtetėsi tė huaj ėshtė 764.539 persona, qė ėshtė njė rritje prej 39,2% nė krahasim me tė njėjtėn periudhė gjatė 2010, kur numri i vizitorėve tė huaj ishte 549.105. Kėto shifrat dėshmojnė qartė se qeveria ka patur njė sukses tė shkėlqyer nė rritje tė numrit tė vizitorėve nė Shqipėri. Po tė krahasojmė numrin e vizitorėve nė 2004, pra kur socialistėt ishin nė qeverisje, nė vendin tonė kishin ardhur 300.000 vizitorė gjatė gjithė vitit, me njė fjalė katėr herė mė e ulėt sesa gjashtėmujori i parė i kėtij viti.
Gazetat dhe revistat mė prestigjioze nė mediat ndėrkombėtare, si "Lonely Planets" dhe CNN kanė vlerėsuar maksimalisht arritjet nė fushėn e turizmit. Po kėto vlerėsime nuk vlejnė veē pėr bukurinė e Shqipėrisė, por edhe pėr punėn e madhe se ka bėrė qeveria nė vendin tonė. Sipas shkrimit tė gazetės holandeze, para afro 5-6 vitesh Shqipėria ishte vetėm pėr turistėt mė tė guximshėm, kjo sepse qeveria e atėhershme nuk merrte masa pėr tė luftuar krimin e organizuar nėpėr Shqipėri. Po detyrimet, tė cilėt socialistėt i lanė zvarrė, kabineti Berisha I dhe II mori gjithė masat pėr pėrmirėsimin e strukturave tė Policisė sė Shtetit dhe luftėn e policisė kundėr ēdo lloj aktiviteti kriminal. Kjo ka patur njė efekt direkt dhe ka shėrbyer pėr rritjen e sigurisė nė vend. Ndryshime tė tjera janė kryer nė tė gjitha fushat, por sidomos nė fushėn e taksave, sepse ajo ka lehtėsuar bizneset nė vend. Kėto lehtėsime financiare kanė qenė pėr gjithė biznesin nė Shqipėri, po nė kėto masa kanė pėrfituar edhe bizneset nė fushėn e turizmit dhe kjo ka ndikuar direkt nė rritjen e kushteve pėr turizmin, si pėr shembull rritje tė hoteleve dhe lokaleve. Njė tjetėr efekt mjaft pozitiv nga ulje e taksave ėshtė se ka ulur ēmimet nė vend, gjė qė ka tėrhequr akoma mė shumė turistė. Sigurisht edhe Ministria e Mjedisit ka patur dorė nė rritje tė fluksit tė turistėve, sepse me pastrimin i vendit nga varrezat e makinave dhe mbjellje tė pemėve nė gjithė qarqet, ka ndikuar nė njė Shqipėri akoma mė tė bukur dhe shumė mė tė pastėr.
Shqipėria ka njė potencial tė pafund pėr turizmin malor, bregdetar dhe kulturor. Shqipėria me malet e shumta, bregdetin e gjatė, monumentet dhe vendet historike pa fund, si dhe veshjet dhe muzikėn e saj karakteristike janė njė element tėrheqjeje pėr turistėt e huaj. Po kėto bukuri kulturore dhe natyrore kanė qenė tė njėjta, si ato nė kohėn e qeverisjes nga tė majtėt, po ka qenė meritė e plotė e qeverisė sė djathtė se ka tėrhequr njė fluks tė madh turistėsh.
Nėse do tė krahasoni Shqipėrinė e vitit 2005 me atė tė cilėn ėshtė aktualisht do tė shihni se ndryshimi i premtuar i Berishės ėshtė njė premtim elektoral plotėsisht i mbajtur. Arritjet janė tė dukshme nė tė gjitha fushat dhe sidomos nė atė tė turizmit, energjetikės, rrugore dhe politika e taksave. Me kėto ndryshime Shqipėria ėshtė nė rrugėn e duhur pėr anėtarėsimin nė familjen e Bashkimit Evropian. Le tė shpresojmė se "fajtori" pėr gjithė kėtė, Sali Berisha, tė vazhdojė reformat pėr tėrheqjen e akoma mė shumė turistėve.
Bota sot
Krijoni Kontakt