Une e kam fjalen per hotele dhe restorante te njohur, s'do te thote patjeter luksoze se ne fund te fundit, cfare mund te konsideroj une luks, ndoshta ti nuk e konsideron te tille dhe vice versa. Sa per mom-pop shops apo bizneset e vogla familjare, edhe nje turist i huaj nuk pret qe ata te flasin gjuhen e tij, prandaj dhe ata vijne te pergatitur me nje fjalor apo me nje liber me frazat kryesore qe perdoren ne ate gjuhe. Une nuk mund te pretendoj qe te shkoj neser ne nje fshat te Kines dhe ajo plaka ne dyqan te flasi shqip apo anglisht.
Gjithsesi ka disa gjera qe cdo turist kerkon kur shkon diku, sic jane: qetesia e atij vendi, bukurite natyrore, arkitektura, antikiteti, bregdeti, cmimi i avionit, hotelit, ushqimit, pastertia, infrastruktura, e shume gjera te tjera.
Une nuk flas dot per Shqiperine si vend turistik sepse nuk kam udhetuar ne vendin tim sidomos keto kohet e fundit kur thone qe shume gjera jane permiresuar ne kete drejtim. Une pushimet e veres i kaloja me familjen cdo vit te Uji i Ftohte ne Vlore dhe ne plazhin VIP te Semanit. Megjithate shpresoj qe te vij dita qe te bej nje udhetim nga veriu e deri ne jug te Shqiperise qe te pakten te them qe e di se cfare bukurish ka vendi im.
Krijoni Kontakt