Prishtinë, 24 dhjetor - Albanologu Istvan Schütz, i cili kontribuoi që letërsia shqiptare të bëhet e pranueshme për evropianët me përkthimin e disa veprave shqiptare, është përkujtuar në Prishtinë. Në kujtim të veprës së tij në fushën e letërsisë, akademik Rexhep Ismajli tha se me përkthimet e veprave letrare si romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Kadaresë dhe shumë veprave të tjera, ai ka bërë që letërsia shqipe të jetë pjesë e asaj botërore. Schützi ka hartuar dhe botuar edhe një dorëshkrim të vëllimshëm të gramatikës shqipe për hungarezë. Libri me titull “Libri i Gjuhës Shqipe” dhe ‘’Njollat e Bardha në Ballkan”, që u botua në vitin 2002. Istvan Schütz u lind me 27 mars 1923 në një fshat rumun në kufi me Hungarinë dhe u nda nga jeta me 27 nëntor 2010
Krijoni Kontakt