Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Fituesit e Konkursit Letrar Albasoul 2010

    Si ju premtuam nė fillim tė pranverės kur pjesmarrėsit e konkursit filluan tė dėrgonin krijimit e tyre, sot do tė shpallim fituesit e Konkursit Letrar Albasoul 2010.

    Dua tė falenderoj fillimisht supermoderatoren me pseudonim 'shigjeta', pėr ndihmėn qė ka dhėnė jo vetėm nė kėtė konkurs por pėr ndihmėn, kohėn qė ka shpenzuar si dhe materialet qė ka sjellė (etj etj) nė forumin e Letėrsisė gjatė 8 - 9 viteve tė kaluar.

    Dua tė falenderoj belami, Edmond Shallvarin, Alma Papamihalin si dhe tė gjithė krijuesit e admiruesit e letėrsisė shqiptare. Nė vecanti admiruesit dhe pjestarėt e rregull tė forumit tė letėrsisė. (s'po pėrmėnd mė shumė emra pėr arsye kohe por ju falenderoj sinqerisht tė gjithėve )

    Faleminderit gjithashtu pjestarėsve tė konkursit tė kėtij viti. Nė tė njėjtėn kohė ju uroj suksese nė fushėn e letėrsisė. Nė konkurse mund tė ketė vetėm nga njė fitues, por pėr mendimin tim krijuesit janė tė gjithė fitues nė jetė falė shpirtit tė tyre krijues.

    Krijimet pėr konkursin e kėtij viti filluan tė dėrgohen nė adresė tė forumit nė datėn 2 Maj, 2010. Morėn pjesė 16 krijues me krijimet e tyre pėr ndarjen poezi dhe 8 krijues pėr ndarjen prozė. Mė poshtė mund tė njiheni me krijimet e pjesmarrėsve:

    Ndarja Poezi

    Ndarja Prozė


    URIME: Fituesit e vėndit tė parė pėr prozė dhe poezi do tė marrin nga $100 si dhe nga nje certifikatė. Fituesit e konkursit janė:


    Ndarja Poezi:

    Nudo - Valentina Pantina (Nanushi) - Vėndi i Parė



    Ndarja Prozė:

    Puthja e Vdekjes - ( nė pritje tė informacionit nga shigjeta ) - Vėndi i parė




    -----------------------------------------------


    -Nudo-

    E bėrė lėmsh, lidhur, detyruar- kufizuar,
    nga zėri im i brendshėm –shkallmuar e varur jam,
    kundėr vehtes luftoj pėr tė luftuar…!
    Pasqyrė, pasqyra ime nė mur,
    jam e hollė, e lehtė apo e gjatė?
    Jam e ēmendur, apo e humbur nė shtrėngatė?
    Mė trego pėrallėn, m’a trego mitin e asaj tė sėmurės!
    Shpirtzbehur nė kėtė guaskė prej terri,
    udha ime pėr parajsė mė solli deri tek ferri!
    dhe nga ky ferr sytė mė janė verbuar,
    si qenėsia ime gjithnjė e qortuar…

    Nga zėri qė mė kėrkon mua, prapa hijes sime,-
    vetėm pėr tė parė mė tė keqen time.
    Vdes pėr tė parė ato eshtra tė spikatura,
    edhepse njė pjesė e imja ėshtė gjithnjė nė grindje,
    me mua qė nuk jam unė,
    qė e mendon mė tė keqen pėr mua;
    qė njeh fshehtėsitė e mia, sheh tė metat e mia;
    qė do donte zvarrisjen time nė katėr kėmbė,
    pėr tė arritur nė thelbet e mia tė fundit;-
    Klavikulat boshe dhe shpinėn e dalė…
    Mezi dėgjojė atė zėrin tjetėr,
    qė flet pėr logjikėn, kuptimin dhe zgjedhjen;-
    “Ti je e sėmurė” ajo qan, “nuk e sheh dot”?..-
    Unė vetėm shoh mė tė keqėn time, mė fal o ZOT!


    -----------------------------------------------



    “Puthja e vdekjes”


    Siandra u ul mbi barin e lagur nė majė tė kodrės. Qyteti dukej mė bukur nga aty, ndėrsa poshtė ndriēohej nga drita e hėnės sė plotė. Ky kishte qenė gjithmonė vendi i tyre. Ata u takuan kėtu, poshtė, ndėr secilin ndrim hėnėje, ēdo errėsireje, ēdo mundėsie. Sė bashku ata rrinin ulur, pėrshpėritur pėr ėndrrat e tyre dhe tė gjitha gjėrat qė do bėnin kur do plakeshin. Disa mendonin qė ėshtė e frikshme qė ata kishin zgjedhur mu kėtė vend, aq afėr varrezave, por ata e dinin se ishte vendi mė i pėrsosur.
    Sonte, ajo ishte ėm. Duke gėlltitur njė lotė tė humbur nga faqja e saj ajo bėrtiti ndėr lotė. “Kjo ėshtė e padrejtė”.
    Njė shtresė e mjegulltė bie nė perden e syve tė saj. Qėndronte e paralizuar pa e ditur se ēfarė po bėnte kėtu, kė po priste, dhe ku do prekte shpirti i saj ende pa’prehur nė kėtė rrėmujė mendore. Koha ndalon, ndėrsa ajo ndjen sesi diēka madhore filloj tė rritej brenda saj. Diēka si devijim. Edhe sa kohė e humbur do kalonte nga ajo rrugė e drejtė dhe e ngushtė drejtė errėsirės!. Devijimi nxiste njė rreze shprese. Ndoshta nė errėsirė ajo mund tė gjente njė copė drite dhe kėtu do pėrfundonte shėtitja e saj e pėrjetshme. Dhe ndoshta, nė , do mund tė pushonte njėherė e mirė zemrėn dhe shpirtin e lodhur.
    Por, a kishte Siandra kėtė guxim?
    A kishte guximin qė tė largohej nga gjurmėt e dhėmbjeve tė saja, ku ishte njė jetė e pa’jetė?
    A kishte guximin qė tė qėndronte nė tė panjohurėn ku fundi ishte vetėm mundėsi?
    “E dija qė do ishe kėtu”.
    Zėri ishte shumė i butė, njė pėrshpėritje nė erė. Tė dridhurat vėrshuan tėrė trupin e saj ndėrsa tundi kokėn. “Dhe unė e dija qė ti nuk do ishe.”
    “Por, unė jam.”
    Gjethet shushuriten pas saj me tė filluar era. Ajo u kthye, duke shiqur nė hijet, derisa lotėt vėrshuan sytė e saj. “Ti nuk je kėtu..Do dėshiroja…por”
    Era largoj flokėt e saj, pėrpara se t’i vendoste pėrsėri nė qafė,“Ti mė ke dashur, apo jo?”
    Ajo mbyti njė rėnkim dhe lėshojė fytyrėn e saj nė duart e njoma. “ Nuk munda tė ta them! Nuk e dija se si.”. Fjalėt e saja ishin tė buta, njė pėrgjigje qė ajo nuk e kuptojė qė do e ipte.
    Ajo ndjeu qė aty, njė ledhatim pėrgjatė fytyrės sė saj. Mjekrra e saj u ngrit, duke kėrkuar prekjen e aq shumė dėshiruar.
    “Siandra, Siandra ime e dashur. Sa shumė qė mė ke munguar”.
    ėt e saja u thanė dhe fryma u kėput diku nė fytė. Ajo mund t’a ndjente atė. Aromėn e freskėt tė lėkurės sė tij; aluzionin djegės tė kolonjės sė tij.
    “Tė ndjejė”. Gishtat e saj lundronin nė errėsirė, “, tė ndjejė!”
    “Jam kėtu.” Zėri i tij kėsaj here ishte mė i ė. Ajo mund tė ndjente peshėn e pėllėmbės sė tij nė fytyrėn e saj, frymėn e tij nė veshin e saj. “Nuk do tė tė lė kurr”.
    Ajo bėrtiti, me zėrin e saj tė lėkundur, “Por ti e bėre! Ti mė ke lėnė kėtu vetėm!”
    Njė korb thirri pas saj, krahėt e tė cilit lehtėsisht rrihnin derisa binte poshtė. Ajo nuk kishte nevojė tė dinte se ku u ulė, ajo mund tė ndjente vėshtrimin edhe pas shpinės sė saj.
    “Hapi sytė, Siandra. Hapi sytė dhe shiqo qė unė nuk tė kam lėnė”.
    Frika e pėrfshiu tė tėrėn. Ajo e dinte qė ai kishte ikur; ajo kishte qėndruar aty derisa lopata e fundit plotė dhe kishte rėnė mbi arkivolin e tij. Ajo kishte qėndruar nė shi, me lotėt e saj pėrzier me pikat e ftohta tė lagėshtisė qė binte nga retė. Por sonte ishte njė natė magjike, ēdogjė mund tė ndodhte!. Qetėsisht dhe ngadalė hapi sytė e saja.
    Nė fillim nuk pa asgjė, vetėm disa lėvizje mashtruese poshtė saj. Pastaj njė dredhje tymi nga e majta kapi vėmendjen e saj. Dukej e ndritur nė dritė tė hėnės, njė e dredhė e butė qė vinte nga toka.
    “Eja tek unė, Siandra”
    Me tė rrahura tė llahtarshme, Siandra ndoqi gjurmėt e tymit, duke u kthyer ngadalė. Ajo e dinte nga tė shkonte, ishte instinkti ajo qė pėrcillte.
    Pema ishte nė tė majtė tė saj, pėrtej portave tė varrezave. Ajo vėshtronte nė tė, duke kėrkuar korbin qė ajo e dinte se do ta gjente aty.
    Krakėllitja e korbit fuqizohej ndėrsa ajo afrohej, “Po vijė, Dior”.
    Era filloj tė furfullitej mė fortė se herėn e parė ndėrsa ajo ndjeu pikėn e parė tė shiut nė fytyrėn e saj. Mori hapa tė ngadalshėm, tė pasigurtė por pa frikė. Ra nė gjunjė mu pėrpara pemės dhe shtriu dorėn e saj pėr tė prekur gdhendjen aty. Siandra dhe Diori ishin ende aty, ende thellė skalitur, dhe zemra qė rrethonte emrat e tyre ende lakuar nė mėnyrė tė pėrkryer.
    “Mė shiko, Siandra. Unė jam kėtu, por ti duhesh tė vish tek unė.”
    Duke ngritur kokėn, ajo shikoi pėrreth. Atje. Tek hijet. Ai ishte aty. Siandra buzėqeshi dhe u ngrit ngadalė nga gjunjėt. Hezitoj vetėm pėr njė ēast tė vetmin, e mė pas mori hapin drejtė figurės nė errėsirė. “Dior?”
    “Siandra, eja te unė”. Ajo mund tė shihte zgjatjen e krahėve tė tij, duart e tija tė hapura vetėm pėr tė, “Do doje tė jesh me mua?”
    Ajo ndaloj. Gjaku i saj pulsonte pa kontroll, duke e tėrhequr drejt tij. Ajo e donte zėrin e tij. Gjithmonė e kishte dashur. Ishte qetėsues, i ėmbėl, ngjirur. Ripėrtrirė, ajo lėvizi shpejtė tek hijet.
    Krahėt e tij rrethuan atė nė hapin e saj drejtė tij. Siandra ndjeu atė, nė mishė, nė palc, ndėrsa ai kishte varrosur fytyrėn e tij nė qafėn e saj. “Tė kam pritur aq gjatė, Siandra.”.
    Por diēka nuk ishte nė rregullė. Ai shijonte diē ndryshe. Ishte i tėri i ftohtė, shumė ftohtė. Por prap, ajo u ngjit nė tė, edhepse shqisat e saja britnin qė ajo tė ikte. “Mė mungon aq shumė!” Ajo qau fjalėt e saja nė gjoksin e tij, duke mbėrthyer krahėt e saja pėrreth tij. “Mos mė le mė kurr, tė lutėm, mos mė le.”
    Siandra ndjeu dremitjen e tij, ndjeu buzėt e tij, tė akullta, por ende tė plota dhe tė buta pėrderisa puthte mbi buzėt e saj. “Mė pranon, dashuri?”
    “Po, oh Dior, Tė dua aq shumė! Ndėrsa dridhej u largua pėr pak sa pėr t’a shikuar njėherė mirė.
    tij pėrshkoi flokėt e saj, duke e shtrėnguar ēmendurisht, ndėrsa s’pushonte sė rreshturi duke shikuar nė sy pėrlotur. Sytė e tij ndrisnin, tė kuqe dhe tė verdhė nė errėsirė. “Pėrjetsisht, dashuri! Ne kurr s’do ndahemi mė”.
    Siandra mbylli sytė, duke pėrcjellur ritmin e afėrsis dhe ndjesisė sė brishtė qė ndjente ēdo atom i saj. Njė ēast. Njė frymė. Hiē mė shumė. Dhe ja ku qėndronte, prap, vetėm, pėrqafuar me erėn e asaj nate qė kishte marr ēmendinė kudo pėrreth. Derisa lotėt rridhnin faqeve tė saj, dhe digjnin edhe dheun ku binin, ajo pėrshpėritit, “Pėrjetsisht, dashuri!. Deri nė amshim!.”



    ----------------
    Krijimi 'Njeriu dhe deti' ka konkretisht me shume vota se krijimi 'Puthja e Vdekjes' por votuesit ne vazhdim te cilet kane votuar per 'Njeriu dhe deti' jane regjstruar ne Dhjetor te ketij viti dhe si rrjedhoje skualifikohen nga numerimi i votes: alkuraj, arben99, banmoni, bashaanila, belinda1998, dalmatika, eribiberi, erlimon, gjiro, hortenca, kacurrelsi, lonloni, MELISA88, NTEPELENA,or shpulla,orkidea82,piko,razopushki, renci2001, ripa, shenjeza.

    Per me shume mbi kete rregull mund te lexoni tek rregullat e konkursit.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    aderi (04-02-2014)

  3. #2
    Edhe une uroj te gjithe anetaret qe moren pjese ne kete konkurs. Nje pershendetje e vecante per Fiorin si organizatore kryesore e Konkursit Letrar Albasoul, qe gjen gjithmone kohen dhe mundesite, duke krijuar nje tradite te bukur letrare per kete forum.

    Me kete rast, pershendes gjithashtu te gjithe ata/ato anetar qe kane lene gjurme ne forumin e letersise nder vite, te cilet kane ndare emocionet e krijimeve te tyre, duke na dhene kenaqesine per t'i lexuar. Lista per t'u permendur eshte e gjate dhe duke mos dashur te harroj asnjerin prej tyre i uroj suksese te gjitheve, kudo qe jane.

    Duke iu kthyer fituesve te konkursit, ne proze fiton vendin e pare krijimi
    "Puthja e Vdekjes" nga po e njejta autore - Valentina Pantina (Nanushi).
    Urime!

    Gezuar festat!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vertet ndodhi nje arritje e suksesshme e moderatoreve te ketij forumi mbareshqiptar, shigjetas dhe Fiorit, qe me perkushtim dhe me kulture organizuan konkursin letrar. E ndoqa hap pas hapi konkursin, me shume bile se i vjetshmi ku isha pjesemarres, duke dhene dhe voten time per cka me pelqeu me shume. Paskam goditur ne shenje e ndjehem vertet mire kete cast. I uroj krijueses se talentuar Valentina Pantina (Nanushi) cmimin fitues te merituar si ne poezi, ashtu dhe ne proze, c'ka deshmon per mua per nje firme me zerin e saj ne boten e bukur e te mundimshme te krijimtarise. Uroj dhe firmat e tjera pjesemarrese, disa prej te cilave me sikletosen gjate votimit per nga vlerat letrare e artistike qe mbartin.
    Nuk eshte vendi per analiza kritike, pasi dua te percjell vetem gezimin, ne kete dite feste Krishtlindjes dhe trokitje te Vitit te Ri 2011.
    Nga mot gezuar, miq forumista!
    Perqafime, Mondi.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    236

    Gabim

    Si e fitoi Puthja e Vdekjes vendin e pare kush do ma shpjegoje?

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    Te nderuar,

    Shfrytezoje rastin qe perzemersisht te falenderoje "Fiorin" dhe "shigjeten" per iniciativen e mbare ne Konkursin Letrar 2010, dhe per punen e palodhshme ne Forumin Letrar....
    Shfrytezoje rastin qe perzemersisht te falenderoje dhe te gjithe ata qe ma besuan dhe voten e tyre, dhe besuan ne penen time...JU FALEMNDERIT..
    Shfrytezoje rastin qe perzemersisht te falenderoje dhe anetaret e tjere qe kan percjellur cdo krijim timin ne forum, dhe me kritikat dhe fjalet e bukura te tyre me kane dhene dhe kurajon te vazhdoje dhe sot edhe te gezoje kete dite, te shpallem fituese e Konkursit Letrar Albasoul 2010.
    JU FALEMNDERIT MIQE.....JU FALEMNDERIT "Fiori" dhe "SHigjeta".....JU FALEMNDERIT "votues"....TE FALEMNDERIT "Forum Shqiptar"......

    Gezuar dhe Festat......Per shume mot inshallah!..

    Me shume nderime
    Valentina Pantina (Nanushi)
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    Te nderuar,

    Shfrytezoj rastin te falenderoje perzemerish “Fiorin” dhe “shigjeten” per kontributin e madhe qe kane dhene tek Forumi Letrar, dhe qe u kane dhene mundesine qe krijuesit te ndjehen prestigjioz me krijimet e tyre ne kete Forum… JU FALEMNDERIT

    Shfrytezoje rastin te falenderoje perzemersisht edhe votuesit e mirefillte, qe kane besuar ne krijimet e bukura te secilit prej nesh… Kane besuar ne penen e secilit prej nesh….JU FALEMNDERIT

    Shfrytezoje rastin, personalisht, te falenderoje te gjithe ata qe kane kontribuar qe sot une personalisht te gezoje kete dite te madhe…

    FALENDEROJE te gjithe miqte e mi te Forumit Letrar, qe kane percjellur vazhdimisht krijimet e mia, qe kane besuar ne penen dhe iden time, te gjithe ata qe me kane votuar dhe besuar voten e tyre krijimeve te mia…

    FALEMNDERIT MIQE…..FALEMNDERIT FORUMIT SHQIPTARE.. . FALEMNDERIT VOTUES… FALEMNDERIT DHUNTI….e nje falenderim me te vecant FALEMNDERIT ZOT….

    Shfrytezoje rastin te pershendes te gjithe krijuesit e forumit, dhe t’u thene: “FALEMNDERIT PER PENEN E JUAJ TE ARTE”…

    Gezuar Festat!...

    Me shume nderime
    Valentina Pantina (Nanushi)
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  8. #7
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Nanushi , urime per fitoren dhe suksese te metejme ne krijimtarine tende letrare.Vertete shkruan bukur, dhe ja vlene te lexohen shkrimet e tua gjithemone. Urime

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    Si perdorues te thjesht ne nuk kemi te mundesine qe te hyrje apo akses te informacioni i moderatoreve per te pare kur u rregjistrua nje votues. Shkrimtarja e poesise NUDO shprehet ne nje koment se ajo ka akses ne informacion e votuesve te kompetitoreve te saj!

    Pse nuk na thoni sa vota kishte fitoesja nga persona te sapo rregjistrua? dhe si pati ajo akses te informacionit te votuesve te poezise Ne Mund!
    ajo shprehet ketu!
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=122186

    mua me duket se ka parregullsi

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Nanushi , urime
    me te vertet punimet e tua jan ne vendin e parė me plot meritė
    te deshiroj suksese te reja , ndonje liber me poezi apo roman...

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Nanushi , urime
    punimet e tua Nudo edhe Puthja e Vdekjes me plot mrit e kan zan vendin e pare...
    me kan pelqye edhe punimet e tjerve antar , ishin me te vertet shum te mira , por punimet e tua kishin diqka ma te veqantė....
    de deshiroj suksese ne te ardhmen me ndonje permbledhe poezi ose nje roman...

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Edhe une uroj te gjithe anetaret qe moren pjese ne kete konkurs. Nje pershendetje e vecante per Fiorin si organizatore kryesore e Konkursit Letrar Albasoul, qe gjen gjithmone kohen dhe mundesite, duke krijuar nje tradite te bukur letrare per kete forum.

    Me kete rast, pershendes gjithashtu te gjithe ata/ato anetar qe kane lene gjurme ne forumin e letersise nder vite, te cilet kane ndare emocionet e krijimeve te tyre, duke na dhene kenaqesine per t'i lexuar. Lista per t'u permendur eshte e gjate dhe duke mos dashur te harroj asnjerin prej tyre i uroj suksese te gjitheve, kudo qe jane.

    Duke iu kthyer fituesve te konkursit, ne proze fiton vendin e pare krijimi
    "Puthja e Vdekjes" nga po e njejta autore - Valentina Pantina (Nanushi).
    Urime!

    Gezuar festat!

    Urime autores dhe gjithe pjesemarresve ne kete konkurs !

    G...

  13. #12
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    UROI FITUESEN DHE NĖ TĖ NJĖJTEN KOHĖ SHPREHI NJĖ FALEMNDERIM STAFIT TĖ FSH QĖ PO ARRIN QĖ TĖ JAP KONTRIBUT NĖ ZHVILLIMIN E KULTURES DHE GJUHĖS SONĖ!

    Gjuha jonė ėshtė gjuhė perendie , dhe nuk ka kush qė do ta shuaj!


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    urime fituesit
    por a mund te dime autoret e krijimeve te tjera
    flm

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    Citim Postuar mė parė nga DOR Lexo Postimin
    Si perdorues te thjesht ne nuk kemi te mundesine qe te hyrje apo akses te informacioni i moderatoreve per te pare kur u rregjistrua nje votues. Shkrimtarja e poesise NUDO shprehet ne nje koment se ajo ka akses ne informacion e votuesve te kompetitoreve te saj!

    Pse nuk na thoni sa vota kishte fitoesja nga persona te sapo rregjistrua? dhe si pati ajo akses te informacionit te votuesve te poezise Ne Mund!
    ajo shprehet ketu!
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=122186

    mua me duket se ka parregullsi
    DOR,

    Nuk kam asnje akses me shume sesa kushdo tjeter tek Forumi Shqiptar..Megjithate, menyra qe kam perdorur te shihja votuesit qe ishin regjistruar se fundmi, ishte e thjeshte, te klikoja direkt ne emer te tyre dhe te shihja tek profili i tyre se kur jan regjistruar... Shume menyre e thjeshte...

    Ma do mendja qe nuk ka pas asnje parregullsi, meqe shume thjeshte eshte thene qe ne fillim qe votat e anetarve qe kan me pak se 3 muaj regjistrim tek Forumi Shqiotar nuk do llogariten...

    Shpresoj se te ktheva pergjigjen e duhur...

    Me nderime
    Nanushi
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •