26 Mars 2011 - 11:09 | Shqiperi

Ballsh, vritet nga shpėrthimi i granatės pranga adoleshentit

BALLSH- Njė adoleshent ėshtė arrestuar si autor i vrasjes sė nėnės sė dy fėmijėve, Violeta Mehmeteti e cila u plagos rėndė nga shpėrthimi i njė granate sapo tentoi tė dilte nga banesa pėr tė hapur dyqanin, ndėrsa dha shpirt rrugės pėr nė spital. Ngjarja e rėndė ndodhi nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm nė lagjen "Gllavenicė" tė qytetit tė Ballshit.

Pa kaluar 12 orė nga krimi, gjatė orėve tė natės policia ka vėnė nė pranga Aleksander Dokon, nga qyteti i Selenicės, nė rrethin e Vlorė si dhe ka ndaluar edhe 19 vjeēarėt Xhuljano Lamaj dhe Ertion Lamaj nga qyteti i Ballshit nėn akuzėn e moskallzimit tė krimit.

Nga kontrolli qė policia bėri nė banesėn e autorit tė krimit u gjetėn prova tė plota materiale qė dokumentojnė autorėsinė e krimit si dhe 2300 fishekė mod 56. Sipas hetimeve paraprake tė policisė mėsohet se ngjarja ka ndodhur pėr motive tė dobėta, ndėrkohė qė burime brėnda grupit hetimor konfirmojnė se autorėt dhe vajza e viktimės kanė njohje dhe janė konviktorė nė shkollėn artistike "Jakov Xoxa", nė Fier, ēka pėrbėn dhe burimin e konfliktit. Ngjarja ka ndodhur ditėn e premte rreth orės 07.00 nė qytetin e Ballshit, kur shpėrthimi i njė granate vendosur nė derėn e banesės sė familjes Mehmeti shkaktoi vdekjen e 42 vjeēares nga shpėrthimi i sė cilės humbi jetėn shtetėsja Violeta Mehmet
(s.g/balkanWeb)