Zbulimi, drita shtyn objektet të fluturojnë

Një kërkim i një grupi shkencëtarësh amerikanë ka treguar se drita është në gjendje që të bëjë objektet të fluturojnë, lajmëroi mëngjesin e sotëm revista shkencore “Space”.
Nëpërmjet një rreze të fuqishme drite, ata ishin në gjendje që të ngrinin një objekt të vogël nga toka, ndërsa tani punohet për të kryer eksperimente me trupa gjithmonë e më të rëndë.

Sipas shkencëtarëve, ata kanë zbuluar mënyrën se si do të ndërtohen mjetet hapësinore të së ardhmes, të shtyra jo më nga forca e motorëve me hidrogjen të lëngshëm, por nga drita e diellit.

Përveçse fluturoi, objekti prej disa milimetrash ishte në gjendje edhe të drejtohej, sipas drejtimit me të cilin fluksi i dritës e godiste. Forca ngritëse krijohet si pasojë e përthyrjes së dritës në një objekt transparent.

Në eksperimentet e ardhshme, kërkuesit do të testojnë materjale të tjera, me një koefiçent të ndryshëm reflektimi, ndërsa pritet të shikohet edhe se si ndikojnë mikrovalët e ndryshme të fotoneve të dritës.

Ideja e krijimit të mjeteve fluturese hapsinore që do të funksionojnë me shtytje lazeri është debatuar prej kohësh që prej vitit 1927, kur pioneri Friedrich Zander spekuloi mbi mundësinë, por shtytja e dritës mund të jetë një zgjidhje për të ardhmen, duke qenë se ajo është e gjendshme në natyrë.

http://www.top-channel.tv/artikull.p...0859&ref=onews