Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Qëndresa skënderbejane kishte stabilizuar qendrën në Novobërdë

    Gjatë viteve 1443 dhe 1444 qytetarët e Novobërdës përshëndetnin çdo aksion kundër turqve. U përshëndet sidomos prin*ci arbëror Gjergj Arianiti, i cili kishte ngritur arbrit në kryengritje; Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili kishte braktisur ushtrinë turke në betejën e Nishit. Ajo që tërheq më tepër vëmendjen këtu është pjesëmarrja e Skënderbeut në Betejën e Dytë të Kosovës (më 17-19 tetor 1448), çështje që ndërlidhet edhe me fatin e Novobërdës përball sulmeve turke

    Jahja Drançolli

    Pa dyshim se ndër qytetet më të zhvilluara në Arbëri dhe në Ballkan ishte Novobërda. Novobërda dhe rrethina, për nga pasuritë e veta nëntokësore, njihen që nga periudha e antikitetit. Gjatë antikitetit në këtë anë u ngritën fortesa në Cërnicë, Binçë e Gernçar. Të gjitha këto fortesa janë ndërtuar si të thuash nëpër minierat e xeheve të plumbit, arit e të argjendit, ku ekzistojnë sa e sa gjurmë të xehtarisë së vjetër. Sipas njoftimeve, që dalin nga përnjohjet e kryera kohë më parë nga punonjësit e Institutit Arkeologjik të Kosovës, si dhe nga ndonjë studiues tjetër, duke kraha*suar burimet materiale të gjetura në terren dhe të dhënat e shkruara, që bëjnë fjalë për xehëtarinë e rëndësishme në tokat e pirustëve e të dasaretëve, shumë në afërsi të dardanëve, që i kishin fqinjë, mund të konstatohet me lehtësi se pasuria jashtëzakonisht e madhe e këtyre viseve me xehe ka kushtëzuar shfaqjen shumë të hershme të xehtarisë dhe të vend*banimeve në këtë anë. Më dobi të këtij kon*kludimi shkon edhe gjetja e monedhave antike në kompleksin e krahinës xehëtare të Janjevës e të Novobërdës. Duket se interesimi i romakëve, bizantinëve dhe raguzanëve më sonë për këto vise nuk qe i shtyrë vetëm nga shkaqe ekonomike dhe këmbimi i të mirave por edhe nga angazhimi i drejtpërdrejtë për shfrytëzimin e pasurive të mëdha xehëtare të Novobërdës.

    Në rrethinën e Novobërdës janë gjendur edhe dy qytete. Prilepi (castrum Prieliepaç prope Nuam Berdam) dhe Prizrenci (Priesrienaç) si qytet (castrum). Se përnjë*mend Novobërda ishte qendër e madhe, dësh*mon edhe numri i madh i banorëve të këtij qyteti, si dhe pasuritë e mëdha të tij. Këtë të dhënë e ilustrojnë më së miri dokumentet zyrtare të shek. XIV-XV, të cilat ruhen në arki*va italiane, raguzane e turke. Njoftime intere*sante sjellë edhe udhëpërshkruesi francez i shek. XV, Bertrandon de la Broquere, i cili në udhëpërshkrimin e quajtur. Le voyage d'Outremer theksonte se, Novobërda gjendet buzë lumit Moravë në kufijtë midis Bullgarisë, Arbërisë, dhe Bosnjës ( "A une ville que fon nonune Nyeuberghe qui est sur la rivyere de la Morave sur la marche de Vulgarie et de d'Albanie et de Bossen". Në këtë qytet gjendet një xeherore e arit dhe e argjendit dhe nga ajo nxirren për çdo vit më tepër se 200.000 dukate ari ("Et en ceste ville a mine d'or et d'argent tout ensemble, et en tire tous le ans plus IIC mille ducatz".
    Mbrojtja e qytetit

    Meqë Novobërda ishte qyteti më i rëndë*sishëm xehetar, në zhvillimin e tij një rol me rëndësi përveç vendorëve kishin edhe treg*tarët raguzanë. Lidhur më këtë është me rëndësi të zihet ngoje një dokument që del nga vitit 1405 kushtuar raguzanëve. Sipas këtij dokumenti raguzanët ishin të detyruar që të merrnin pjesë në ndërtimin e mureve, në rua*jtjen dhe mbrojtjen e qytetit.

    Pas Betejës së Kosovës (1389), Qeveria Raguzane më 1396, për shkaqe të situatës së krijuar, mori vendim për emërimin e konsul*lit dhe gjykatës për Novobërdë dhe rrethinë. Ky vendim kishte për qëllim t'i mbronte tregtarët e vet nga sulmet e ndryshme që bëheshin në këto anë. Konsulli dhe gjykatësi ishin të detyruar të interesoheshin për shpëtimin e tregtarëve dhe mallit të tyre. Kontaktet e qytetarëve novobërdas me turqit datojnë nga koha e sundimit të sulltan Bajazitit I. përkatësisht nga vitit 1392. Mirëpo, ato u intensifikuan në gjysmën e parë të shek. XV Këtej, sulltan Musa iu afrua Novobërdës më 1412. Në mbro*jtjen e qytetit morën pjesë edhe raguzanët e ven*dosur në të. Pas sprapsjesh së sulmit turk, në vitin e ardhshëm u ndërmorën masa ekonomike, të cilat bashkërendoheshin edhe me angazhime në forcimin e mureve të qytetit. Sulmet turke mbi Novobërdën vazhd*uan edhe në kohën e sundimit të sulltan Muratit II. Njoftimet raguzane bëjnë fjalë për përgatitjet e raguzanëve të Novobërdës më 1425, me ç'rast raguzanët u armatosën me harqe dhe shigjeta. Viti 127 shënon një rrethim të fuqishëm të Novobërdës. Këtij rrethimi qytetarët e Novobërdës iu shmangën falë rezistencës.
    Rënia parë e Novobërdës

    Në fund të viteve tridhjetë, kur turqit kishin pushtuar Smederevën, situata kishte pllako*sur edhe Novobërdën. Me t'u informuar për "novitade delli Turchi', në qershor të vitit 1439 Qeveria Raguzane urdhëroi bujarët dhe treg*tarët raguzanë, të cilët gjendeshin në atë kohë në Novobërdë, që në rast të sulmit turk, të qën*dronin, si dhe t'u rrinin besnikë bujarëve, zotërinj të atyre tokave.

    Turqit pushtuan Novobërdën për herë të parë më 1441. Së pari u pushtua tregu i qytetit dhe pas një qëndrese të fuqishme, iu dorëzua bejlerbeut të Rumelisë edhe fortesa. Sipas njoftimeve të humanistit novobërdas, Martin Segoni, rrethimin e Novobërdës e shoqëronte edhe zia e bukës. Këtej, qytetarët ushqeheshin edhe me gjëra të ndaluara, madje për ushqim përdornin edhe duart e veta ("E scrivano che in detto longo assedio di quatro anni fu tanta la fame che alcuni, oltre al manaiare cose obscene e prohibite, si corrosero altresi e si mangiarono le proprie mani"). Atëbotë, për të vazhduar më me sukses në pushtime, turqit shfrytëzuan me të madhe pasuritë e rajonit të Novobërdës. Natyrisht, për të arritur rezul*tate ca më të mira në këtë aspekt, sulltani u dha qytetarëve novobërdas privilegje.
    Novobërda e lirë mund t'i shërbente si pikëmbështetje Skënderbeut dhe Huniadit

    Gjatë viteve 1443 dhe 1444 qytetarët e Novo*bërdës përshëndetnin çdo aksion kundër turqve. U përshëndet sidomos princi arbëror Gjergj Arianiti, i cili kishte ngritur arbërit në kryengritje; Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili kishte braktisur ushtrinë turke në betejën e Nishit. Ajo që tërheq më tepër vëmendjen këtu është pjesëmarrja e Skënderbeut në Betejën e Dytë të Kosovës (më 17-19 tetor 1448), çështje që ndërlidhet edhe me fatin e Novo*bërdës përballë sulmeve turke. Thirrjes së Huniadit për këtë kryqëzatë iu përgjigj vetëm Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Despoti Gjergj Brankoviqi arsyetohej ndërkaq se kishte bërë më parë marrëveshje me sulltanin. Sipas të dhënave zyrtare venedikase nën muret e Lezhës Skënderbeu për ta mbrojtur Kosovën, bashkë me pjesëtarët e Lidhjes arbërore, me 4 tetor 1448 bëri page me Republikën e Venedikut. Përveç të dhënave për epilogun tragjik të aleancës së krishterë në Kosovë, janë ruajtur hollësi edhe për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës. Këtej, del se një pjesë e tru*pave, pasi që kishte marrë rrugën për në jug, jo shumë larg Fushë-Kosovës, u ndesh me Skënderbeun që ishte nisur t'i bëhej shok lufte Huniadit. Edhe pjesës tjetër të trupave që ishin nisur në drejtim të Hungarisë, u buzëqeshi fati, sikur pohon edhe vetë Huniadi, meqë në malet Çiçavicë, në afërsi të Vushtrisë, u përpoqën me dukë Bogdanin, një stërgjysh i Pjetër Bogdanit, përmes të cilit pa vështirësi do t’i shmangen rrezikut nga tru*pat turke, që u shkonin pas. Duke falenderuar ndërhyrjeve të Skënderbeut dhe Huniadit në Kosovë shihen disa vjet stabilizimi edhe në Novobërdë. Mirëpo, nga mesi i viteve pesëd*hjetë turqit u dukën përsëri në rajonin e Novobërdës. Luftat rreth Novobërdës trego*nin se turqit ishin duke përgatitur një fushatë të madhe mbi Novobërdën. Me këtë ishin të njohtuar qytetarët dhe princi i qytetit, arbërori, Llesh Spani, i cili në dhjetor të vitit 1454, për ta siguruar pasurinë, depozitoi në Raguzë afro 390 dukate ar të cilat do t’i tërheqë 20-vjet më pas. Gjatë rrethimit të Novobërdës, që kishte nisur në prill të vitit 1455, pra 550-vjet më parë, në këtë qytet mund t’i ndeshim banorët ven*dorë dhe vetëm disa të huaj, të cilët i kishte zënë koha.
    Sulmi vendimtar u krye nga vetë sulltan Mehmeti II Fatihu

    Pasi që qytetarët nuk kishin pranuar ta dorëzojnë qytetin, sipas kronisti turk Ashik Pasha Zade, sulltan Mehmeti II-Fatihu (Pushtuesi i Kostandinopojës më 1453) kishte marrë sulmin vendimtarë. Kronisti bizantin. Kritobuli njoftonte se ushtria turke në përbërje prej 50.000 ushtarësh me një armatim dhe teknikë më moderne për kohën, pas 25 ditësh nga Edrena kishte arritur nën muret e Novobërdës. Epërsia teknike turke ishte e qartë. Me këtë teknikë (e realizuar nga inxhinierët perëndimorë) dhe artileri të ngjashme, Mehmeti II, kohë më parë kishte pushtuar Kostandinopojën. Ndërkaq, sipas fjalëve të Kritobulit, topat zgjidhnin çdo enigmë në dobi të ushtrisë turke. Kështu ngjau edhe me Novobërdën. Nuk dimë saktësisht sa zgjati rrethimi. Gjithnjë, sipas njoftimeve të Kritobulit, qyteti u gjunjëzua pas luftërave 40-ditëshe. Sipas Ashik Pasha Zadës, ndërkaq, qyteti kishte rënë 7-ditë pas ardhjes së sulltanit. Kur kemi parasysh edhe nga distanca e sotme, fortifikatën e Novobërdës, jemi të prirur të konstatojmë se, rrethimi ka zgjatur së paku një muaj, deri më l qershor 1455, kur Novobërda kishte rënë përfundimisht nën turqit.
    Rrugët e ekzilit

    Rënia e Novobërdës shënon fundin e shekullit të art të këtij qyteti. Ajo, në vitin 1456 u shoqërua edhe me murtajë, dhe më 1459 me tërmetin e fuqishëm (ose eksplodimi i gazit të xehërorës), për të mbaruar në ecejake ekzili të popullatës. Nga ky qytet, sikur edhe më vonë nga Shkodra, morën rrugën e mërgimit pothuaj të gjithë novobërdasit, si, në Raguzë, Venedik, Veronë, Padovë, etj.

    Sukseset e arritura gjatë luftërave kundër*turke të novobërdasve gjetën afirmim nga një varg burrash tanë të shquar. Vend të veçantë në mesin e tyre zinin edhe dy kosovarë nga Novobërda, diplomati Gjergj Pelini dhe humanisti Martin Segoni.

    Sipas humanistit të shquar, Martin Segoni nga Novobërda (? - 1485), mësojmë se, pasi që qyteti tij kishte rënë përfundimisht në duar të turqve, atëbotë nga Novobërda ishin ndarë edhe disa krijues të njohur, të cilët, duke vijuar shkollimet e filluara në vendlindje, bënë emër të burrave të shquar në dhe të huaj. Këtej, Martin Segoni kishte mbaruar dok*toratën në Universitetin e Padovës. Për të qenë më afër ngjarjeve që e kishin kapluar Atdheun në vitin 1482, erdhi në Ulqin, ku shër*beu si ipeshkëv Duke qenë dëshmitar i afërt i përmbysjes së shtetit arbëror dhe i nismës së rrezikut për pushtimin e Italisë, Martin Segoni shkroi një skicë jetëshkrimi mbi Skënderbeun të titulluar Tregim mbi Gjergj Kastriotin, i quajtur nga Turqit në gjuhën e tyre Skender Beg, d.m.th. Aleksandër i Madh, shkrim i parë i njohur deri sot kushtuar fatosit tonë.



    Rënia e Novobërdës shënon fundin e shekullit të artë të këtij qyteti. Ajo, në vitin 1456 u shoqërua edhe me mur*tajë, dhe më 1459 me tërmetin e fuqishëm
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •