Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 159 prej 159
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    E "verteta" e Liljanes dhe e verteta e mashtruesve qe qendrojne pas saj !

    Jane artista si Nexhmija dhe Ramizi ! Ta shtrin kabllin dhe s'e merr vesh nga te vjen korrenti ! Ha....ha...ha...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 28-12-2010 mė 17:48

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E mer Kat;ta pyesim edhe Liljanen,nuk i dihet,mbase na e shpegon se kush ka qene Nexhmia,Ramizi,e Saliu..etj etj....(edhe gjyqet per kafe).
    u the me mire te pjesim rajersonin, o serafim,...



    gjyqet per kafe u bene per ti bo marketing lori kafes dhe illi kafes, mendoj se do thote busavata

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #143
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kryeministri shqiptar pritet te mare ēmimin Nobel per misionin humanitar te shpetimit te femijeve te liljana hoxhes, "derguar" peng tek fideli ne havana ...

    ramizit duhet ti jete kerkuar te dorezoje ēmimin e kampionit per ushqimin e Shqiperise, per tia kaluar kryeministrit sali berisha, i cili i veshi, i mbathi, i ushqeu, i ngrohu, i ujiti, votoi per shumicen e Shqiptareve edhe ne zgjedhjet e fundit, i la ne dere duke trokitur per kandidat te BE, u dha levizjen e lire ne Schengen (ua rrembeu europian-perendimoreve) ...

    oh sa mire me ken ...

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mir i tha komunisti Ruci ne parlament Salise.
    Dy veta ke ne bote si veten tende Kastron, Hugo Chavez.
    Ka tre ne fakt se ka harruar Ruci Kim Jong Il te Korese se Veriut.

    Di luane Sot ka bota
    Nje Azia nje Evropa
    Kim Jong Ili ne Kore
    Dhe Saliu eshte te ne
    Jan dhe di ne Amerike
    Po luanet i kan frike
    Dhe nuk dalin dot ne gare
    Se luanet jane barbare
    Albania Uber Alles

  5. #145
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin
    te pjesim liljanen e hoxhajve thom u ;)

    Liliana Hoxha: Fotot me Berishėn, nė datėlindjen e dytė tė tim biri

    Intervistoi: Habjon Hasani

    Tiranė- Liliana Hoxha, e njohur tashmė mediatikisht pėr frymėn kritike ndaj pjesės tjetėr tė familjes, ka pohuar mbrėmė pėr MAPO-n rrethanat nė tė cilat u bėnė fotot qė kanė zėnė faqet e para tė gazetave. Nė kėtė intervistė ajo tregon se fotot janė bėrė nė Pogradec, kur ajo vetė ka ftuar Sali Berishėn dhe bashkėshorten e tij nė datėlindjen e dytė tė djalit tė saj Shpatit.

    Zonja Hoxha, ju keni dėrguar njė deklaratė publike nė media, ku pretendoni se fotot tuaja familjare sė bashku me familjen Berisha janė pėrdorur, ose mė saktė keqpėrdorur politikisht. Jemi tė interesuar tė dimė diēka mė shumė. Pse mendoni se janė keqpėrdorur?

    Shpesh dalin nė shtyp tė dhėna mbi personazhe, por unė, kur jam njohur me daljen e kėtyre fotove, jam ndjerė e befasuar dhe e lėnduar.

    Cila ėshtė arsyeja e kėtij lėndimi?

    Sepse ata, pėr tė arritur qėllimet e tyre politike, nuk duhet tė na pėrdorin ne.

    Gjithsesi, duhet thėnė se kėto foto kanė tėrhequr sė tepėrmi interesin e publikut znj. Hoxha...

    Padyshim, padyshim. Por ėshtė edhe njė gjė. Kjo marrėdhėnie jona nuk ėshtė fshehur ndonjėherė. S’e kam fshehur kurrė unė, e kam thėnė edhe mė pėrpara. Unė i kam thėnė me kohė kėto gjėra dhe fakti qė bėjnė sikur nuk i kanė dėgjuar, nuk mė pėlqen. Unė e kam thėnė me kohė qė pėr ata qė mė kanė ngacmuar drejtpėrdrejt, kam reaguar duke shfaqur dhe anėn familjare apo personale tė miqėsisė. Domethėnė, kohėn kur miqėsia ishte shumė e ngushtė.

    Zonja Hoxha, na e shpjegoni mė qartė kėtė thėnie tuajėn, mbi kohėn kur miqėsia ishte shumė e ngushtė?

    E kam fjalėn pėr personazhet e sotėm. Nė rastet kur shoqėria nė tė kaluarėn, me kėta personazhe ka qenė shumė e ngushtė dhe ata pas ‘90-ės kanė ngacmuar politikisht dhe bėhen mė tė egėr, pas revanshit, atyre qė kanė atakuar, u jam pėrgjigjur. Duke u bėrė tė qartė se ne njihemi dhe nuk ėshtė mirė qė bėni kėshtu. Nė kėtė sens, kam folur edhe pėr Kryeministrin, kam thėnė qė Kryeministri nuk mė ka ngacmuar personalisht. Domethėnė ėshtė ēėshtje parimi, kufiri qė nuk e kam shkelur ndonjėherė, tė ngatėrroj miqėsinė nė rang personal me politikėn.

    Zonja Hoxha nė ē’vit janė bėrė ato foto?

    Ato duhet tė jenė bėrė kur kam festuar dyvjetorin e djalit, tė Shpatit. Ne rrinim nė Pogradec zakonisht nė atė kohė. Nė Pogradec ka ardhur, mesa duket, tė pushojė dhe Berisha. Dhe unė, shumė e prirur drejt miqėsive dhe pėr tė festuar me miq, ata ishin me fėmijėt e tyre, thashė pse jo. E kam ftuar Sali Berishėn me tė shoqen dhe fėmijėt.

    Keni qenė ju qė e keni ftuar Kryeministrin e sotėm aty?

    Po, e kam ftuar unė.

    Keni patur raste tė tjera takimesh familjare pėrveē kėtij, zonjė?

    Ne kemi patur miqėsi pra, unė kėtė po them, nuk jam duke fshehur qė kam patur miqėsi. Por nuk kam patur rastin mė parė ta shpalos kėtė miqėsi.

    Zonja Hoxha, ēfarė keni menduar gjatė kėtyre viteve, kur Berisha sulmonte nė mėnyrė tė pėrsėritur Bllokun?

    Atėherė unė po tė them se kjo ėshtė njė ēėshtje pėr t’u ulur e pėr tė folur gjatė. Jo pėr tė folur vetėm pėr Berishėn, po pėr gjithēka qė ka ndodhur. Kjo ėshtė ēėshtja. Por Berisha pėr mua nuk pėrfaqėson asnjė gjė pėrveē se ėshtė njė i njohuri im, njė nga tė njohurit e vjetėr. Kur tė gjithė mė kthyen shpinėn dhe janė sjellė mizorisht, Berisha hipi nė krye tė partisė, mori kontrollin e sė djathtės, e djathta dihej qė do ishte revanshiste dhe vetėm kaq. I kam parė shumė politikisht gjėrat dhe privatisht nuk mė kanė interesuar.

    Megjithatė, si e vlerėsoni Berishėn e sotėm, nė krahasim me Berishėn qė keni pasur dikur mik?

    Me atė merruni ju. Mua po mė habit se pėrse kohėt e fundit ka njė vėmendje tė madhe ndaj meje dhe tim shoqi. Unė kam 10 vite qė dal nė shtyp dhe qė them qė ka pushtim tė brendshėm dhe janė po ata qė kanė qenė dikur nė pushtet, kam kundėrshtuar kėtu edhe Berishėn, por duke filluar nga Ramiz Alia, i pari. Ndėrsa sot ju mė bėni njė pyetje tė tillė. Nuk ka ē’mė duhet Berisha mua, pėr mua ka rėndėsi Ramiz Alia dhe tė tjerėt, pse dolėn ata kundėr Enverit dhe kundėr Shqipėrisė nė atė kohė? Kjo ėshtė ajo qė unė kam. Unė jam e majtė dhe Berisha ėshtė i djathtė, ėshtė nė krye tė tė djathtėve.

    Zonja Hoxha, pėrgjatė kėtyre viteve ėshtė folur shumė mbi sponsorizimin e klasės sė sotme politike nga nomenklatura komuniste? Pas publikimit tė kėtyre fotove, a mendoni se mund tė thuhet edhe pėr Berishėn kjo gjė?

    Absolutisht jo. Nga kjo jo, se, nėse ai lundronte nė liqenin e Pogradecit, nuk lundronte me dėshirė tė Nexhmie Hoxhės apo Enver Hoxhės. Ai lundronte aty vetėm me dėshirėn time dhe tė Sokolit. Por unė e kam thėnė, Blloku ėshtė politika sot, nė tė majtė dhe nė tė djathtė. Nuk jemi vetėm unė edhe Sokoli, ne jemi delja e zezė e Bllokut dhe e socialistėve. Quhemi tradhtarė. Nė kėtė rast mua nuk mė intereson fare Kryeministri, mua mė intereson ēėshtja. Mė intereson imazhi im dhe nuk dua tė mė pėrdorin mua, kur duan tė luftojnė Kryeministrin. Se unė Kryeministrin e luftoj vetė.

    Nė kėndvėshtrimin tuaj, cilat kanė qenė marrėdhėniet e Berishės me Bllokun?

    Unė besoj qė gjatė diktaturės ai pėr mbijetesė ka patur pozicion tė spikatur nė marrėdhėnie me Bllokun. Sepse ėshtė karizmatik, ėshtė natyrė e tillė, ėshtė realisht i zoti. Kėshtu qė, me aq sa mundet, ka njė integritet, njė energji tė vetėn, njė kundėrshti tė vetėn. Ėshtė nga kėta njerėz.

    Po ju vetė, si e mbani mend Berishėn nė atė kohė?

    Shumė i pėrgatitur, shumė i gjallė, shumė energjik. Unė po flas pėr tė si individ, por politika pastaj dihet si ėshtė.

    mapo e madhe,...;)
    Shoqja Liljana, mos u tall me socialistet e rruges, leri te gezohen e lepihen me fotot. Eshte e vetmja gje qe mund te gezojne ne keto momente, te na e nxjerrin Berishen komunist si vetja.

    Dhe eshte interesante ne fakt: ngadhenjimi i socialisteve te sotem shqiptare me fotot me lart, nuk vjen nga fakti qe po e anatemojne Berishen me elektoratin e tyre te djathte, perkundrazi. Ngadhenjehen, pasi ne ato mendjet e tyre, fotot e tilla si keto me lart, e nxjerrin Berishen "komunist si ne".

    Dhe ajo qe me dhuron mua buzeqeshje, eshte fakti qe keta capacule socialiste qe terhiqen prej hunde nga mediat e Edvin Rames, kujtojne se keto fotot me lart do te rrenojne elektoratin e djathte te Berishes pasi ky eshte komunist e demokrat. Harrojne qe ne te njejten kohe, fotot me lart e bejne Berishen "te pranueshem" per ate elektoratin e majte socialist, qe vuan nga nostalgjia per figurat e byrose komuniste. Ne mendjet e tyre, "Berisha eshte nje prej tyre...".

    Kur e moren ne telefon nje pensionist te thekur socialist, qe kish votuar per PS ne te gjitha zgjedhjet, se per ke do te votonte ne zgjedhjet e fundit parlamentare, ky u pergjigje per habine e njerezve te PS qe e moren ne telefon:

    - Do votoj per Berishen!
    - Xhaxha, po Berisha eshte djalli me brire, .... (i numeruan 100 te keqija).
    - E di, po ai ma rriti pensionin!

    Edhe xhaxhai, edhe pse u lind e thinj nen komunizem, e kuptoi me fund politiken. Ajo nuk eshte e ngritur mbi propaganden boshe te fotografive e llafollogjise, ajo eshte e ngritur mbi interesa. Interesi i xhaxhait ishte pensioni.

    Po interesi i atyre qe sulmojne Berishen cili eshte?

    Ta perdorin pushtetin jo per tu ardhur ne ndihme njerezve, por per tu pasuruar sa me shume. E sulmojne Berishen, pasi ai po shkaterron simbiozen e frikshme te politikes me krimin e organizuar ne vend. Per keta njerez, Berisha duhet rrezuar, para se ligji te na hedhi hekurat e te na nxjerri ne drite te gjitha aferat kriminale.

    Albo

  6. #146
    BOOMERANGU MBI GJOL


    Kėto ditė mediat opozitare kanė bėrė publike dy foto tė kryeministrit tė Shqipėrisė Sali Berisha, nė shoqėri intime tė familjes sė djalit tė Enver Hoxhės, Sokolit.

    Qė mjeku kardiolog Berisha ka qenė njė courtier i bllokut nė ato vite, kėtė gjithkush e di, me pėrjashtim tė militantėve tė PD-sė; prandaj nuk them dot se fotot, tė paktėn mua, mė habitėn.

    Shto kėtu edhe qė, nė parim, unė jam kundėr botimit tė fotove private kundėr dėshirės sė pronarėve tė tyre; por si gjithnjė nė raste tė tilla pėr mediat e Tiranės, burimi mbetet i panjohur.

    Megjithatė, tani qė fotot qarkullojnė dhe komentohen, besoj se ka vend edhe pėr njė analizė, sado tė pjesshme, tė pėrmbajtjes dhe tė efektit tė tyre, pėrtej bllok-manisė qė i ka kapur politikanėt tiranas.

    Para sė gjithash, Berisha spikat nė rolin e vet, tashmė tė diskutuar nė kėtė blog, tė njė oborrtari tė bllokut; njeri qė do tė jetė gjykuar si absolutisht i sigurt, pėr t’u lejuar – nė barkė – me tė birin e Enverit (nga pozitat e tė sotmes, mė tepėr se i sigurt do tė gjykohej si absolutisht i padėmshėm).

    Nga ana tjetėr, mes bllokmenėve tė atij vakti, Sokol Hoxha ka qenė nga mė padėmshmit vetė; i papėrzier e i papėrlyer politikisht, i lidhur me kupolėn pėr shkak tė gjakut, jo zellit militant as frikės. Qė ėshtė shoqėruar me tė birin e Enverit nuk ėshtė se ia cenon, sado pak, résumé-nė tonit, po ta krahasosh me ca tė tjerė, qė nė atė kohė rrinin me gjithfarė hetuesish e qelbėsirash tė tjera tė policisė sekrete.

    Fotot mbėshtetin, nė mėnyrėn e tyre, njė mendim qė kam shprehur mė parė, se njė ambicioz pa mbėshtetje nepotike nė kryeqytet, si Berisha, nuk kishte rrugė tjetėr pėr t’u afirmuar nė elitat tiranase tė viteve tetėdhjetė, pėrveēse duke iu bashkėlidhur princave si Sokol Hoxha. Pėr kėtė arsye, edhe pozicionimi i tij i sotėm kundėr bllokut ėshtė fund e krye qesharak.

    Vėreni pozimin e tij nė fotot, intensitetin e heshtur tė vėshtrimit, shtangien e supeve, kėmishėn me mėngė tė gjata, flokėt e skulpturuara; mė tepėr se sa pjesė e shoqėrisė sė lartė, ai njeri ka qenė njė statujė nė sfond si ato nimfat prej gipsi qė hijeshojnė hauzet nė parqet e pallateve mbretėrore, ose element praktikisht anonim i dekorit tė pėrgjithshėm.

    Asnjė e keqe deri kėtu; madje tė qenėt oborrtar as pėrjashton mundėsinė qė Berisha, qė nė atė kohė, tė jetė ndier krejt i zhgėnjyer nga propaganda totalitare e regjimit. (Nuk besoj tė ketė pasur njeri me shkollė dhe tė menēur, nė Shqipėrinė e asaj kohe, qė tė mos i ishte pėrzier tashmė nga kutėrbimi i gėnjeshtrės qė vinte prej kupolės.)

    Ēfarė ndodhte, nė rrethana tė tilla, ishte tipikisht dyzimi midis privates dhe publikes, madje mė keq akoma, normalizimi i kėsaj ndarjeje mė dysh, ose shumėzimi tė personalitetit. Pakėnaqėsitė, zhgėnjimet, neveritė ndaj regjimit i pėrkisnin njė dimensioni; veprimtaria publike njė dimensioni tjetėr.

    Qė mjeku Berisha kishte zgjedhur tė pėrdorte miqėsinė me pinjollė tė kupolės si Ilir Hoxha, kjo nuk na thotė asgjė, absolutisht asgjė, pėr ēfarė kishte ai njeri nė mendje aso kohe.

    Tė kthehemi tani te fotot, ose mė mirė, te efekti i botimit tė tyre tė tanishėm. M’u duk se pikasa njė lidhje, jo vetėm kohore, midis deklaratės sė deputetit tė PS-sė Braēe, pėr njė CD me kėrcėnime qė i paskėsh mbėrritur nga njė farė Kadriovski (po ku i gjejnė kėta emra xhanėm?), dhe fotove tė publikuara njė ditė mė pas.

    Ēfarė lidhjeje? Pikėrisht qė kėto goditje dhe kundėrgoditje ndjekin njėra-tjetrėn, si nė njė lojė shahu. Logjika ta do qė Fiks Fare (emisioni qė i bėri fotot publike i pari) t’i ketė pasur fotot prej kohėsh; prandaj ka vend tė pyetet pse u zgjodh pikėrisht momenti i tanishėm pėr t’ua treguar njerėzve.

    Teoricienėt e komploteve do tė nxirrnin pėrfundimin se njė shantazh sapo ka dėshtuar; por ky pėrfundim ėshtė fund e krye spekulativ.

    Mbrėmė, nė Kuvend, Berisha tha gjėra tė ēuditshme, tė denja pėr monolog nė njė pjesė teatri absurd; pėr testamente, varrime dhe vdekje. Nėse ka pasur ndonjė shantazh pas atyre fotove, qė ka dėshtuar kėtė s’e dimė; por dimė me siguri qė komunikimi mes forcave politike ka mbėrritur njė kuotė tė re nėn zero; loja nė Kuvend mund tė cilėsohet tashmė si me shumė negative – siē e tha mirė Piftoja nė njė koment kėtu, Kuvendi ėshtė katandisur nė njė “pjesė tė hapėsirės publike ku realizohet faktikisht moskomunikimi i palėve politike gjatė procesit tė qeverisjes.”

    Po ēfarė i kumtojnė publikut ato foto, pėrtej informacionit, tashmė redundant, pėr Berishėn ish oborrtar tė Bllokut? Tek e fundit, pėr brezin e ri, Sokol Hoxha nuk ėshtė veēse njė relike kurioze e komunizmit si ballo me maska, ose karneval i Shqipėrisė sė vjetėr; edhe vetė pamja e varkės nė gjol nuk konoton luks, as arrogancė pushteti, por mė tepėr njė relaksim pothuajse viktorian, prej aristokratėsh qė duan t’i largohen qytetit, politikės dhe faqes 2 tė gazetės “Zėri i Popullit”.

    Siē e kam vėnė re edhe nė njė koment dikur, pėr njė foto tė ngjashme tė kryeministrit tė sotėm me Hysni Kapon tė bėrė publike para zgjedhjeve tė fundit parlamentare, dokumente tė tilla kanė pėr efekt kryesor tė dėshmojnė sa i vjetėr ėshtė Berisha; jo aq nė moshė sesa si produkt qė i ka kaluar tashmė data e skadimit; madje aq i vjetėr, sa t’u krijojė tė rinjve pėrshtypjen se kanė njė dinosaur mbi krye, qoftė edhe vetėm nė kuptimin e mirė tė fjalės.

    Paradoksalisht, kjo mund tė jetė edhe pikėrisht ēfarė duan nostalgjikėt e sė djeshmes, qė pėrndryshe votojnė mekanikisht PS-nė nė ēdo zgjedhje.

    http://xhaxhai.wordpress.com/2010/12...angu-mbi-gjol/
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Shoqja Liljana, mos u tall me socialistet e rruges, leri te gezohen e lepihen me fotot. Eshte e vetmja gje qe mund te gezojne ne keto momente, te na e nxjerrin Berishen komunist si vetja.

    Dhe eshte interesante ne fakt: ngadhenjimi i socialisteve te sotem shqiptare me fotot me lart, nuk vjen nga fakti qe po e anatemojne Berishen me elektoratin e tyre te djathte, perkundrazi. Ngadhenjehen, pasi ne ato mendjet e tyre, fotot e tilla si keto me lart, e nxjerrin Berishen "komunist si ne".

    Dhe ajo qe me dhuron mua buzeqeshje, eshte fakti qe keta capacule socialiste qe terhiqen prej hunde nga mediat e Edvin Rames, kujtojne se keto fotot me lart do te rrenojne elektoratin e djathte te Berishes pasi ky eshte komunist e demokrat. Harrojne qe ne te njejten kohe, fotot me lart e bejne Berishen "te pranueshem" per ate elektoratin e majte socialist, qe vuan nga nostalgjia per figurat e byrose komuniste. Ne mendjet e tyre, "Berisha eshte nje prej tyre...".

    Kur e moren ne telefon nje pensionist te thekur socialist, qe kish votuar per PS ne te gjitha zgjedhjet, se per ke do te votonte ne zgjedhjet e fundit parlamentare, ky u pergjigje per habine e njerezve te PS qe e moren ne telefon:

    - Do votoj per Berishen!
    - Xhaxha, po Berisha eshte djalli me brire, .... (i numeruan 100 te keqija).
    - E di, po ai ma rriti pensionin!

    Edhe xhaxhai, edhe pse u lind e thinj nen komunizem, e kuptoi me fund politiken. Ajo nuk eshte e ngritur mbi propaganden boshe te fotografive e llafollogjise, ajo eshte e ngritur mbi interesa. Interesi i xhaxhait ishte pensioni.

    Po interesi i atyre qe sulmojne Berishen cili eshte?

    Ta perdorin pushtetin jo per tu ardhur ne ndihme njerezve, por per tu pasuruar sa me shume. E sulmojne Berishen, pasi ai po shkaterron simbiozen e frikshme te politikes me krimin e organizuar ne vend. Per keta njerez, Berisha duhet rrezuar, para se ligji te na hedhi hekurat e te na nxjerri ne drite te gjitha aferat kriminale.

    Albo
    A i ziu ti o albo
    Tani qe i erdhi fundi Salise te doli dhe ty boja qe smarrke vesh nga dynjaja
    Pavaresisht gjuhes tende te moderuar qenke dhe ti me zyze kali qe i dalloke shqiptaret ne demokrate e socialiste.
    Akoma se ke mare vesh qe ne Shqiperi ska as demokrate as socialiste.
    Akoma se ke mare vesh qe jane zogjte e Alise qe gjoja kane nderruar sistemin.
    Albania Uber Alles

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Kete vit Shqiperia kaloi dhe Gjermanine per rritjen e prodhimit kombetar dhe te ardhurave !

    Keshtu qe te na rroje Partia e Punes qe na ka pergatitur udheheqes kaq rezultativ dhe te mencur Si Sala & co ! Hallall Sokolit dhe Liljanes qe benin kuplara me Saliun dhe Lirien (Sllobodanken) etj. dhe i kane stervitur se si rritet mireqenia e popullit ! Ha...ha...ha...


    Kur do ta bejme kongresin e fitorjeve mo ? ha....ha....ha.

    Te na rroje Partia dhe te na leje pas !

    Kesaj i thone fshati digjet dhe Sala krihet !

  9. #149
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga bamatat Lexo Postimin
    Kete vit Shqiperia kaloi dhe Gjermanine per rritjen e prodhimit kombetar dhe te ardhurave !

    Keshtu qe te na rroje Partia e Punes qe na ka pergatitur udheheqes kaq rezultativ dhe te mencur Si Sala & co ! Hallall Sokolit dhe Liljanes qe benin kuplara me Saliun dhe Lirien (Sllobodanken) etj. dhe i kane stervitur se si rritet mireqenia e popullit ! Ha...ha...ha...


    Kur do ta bejme kongresin e fitorjeve mo ? ha....ha....ha.

    Te na rroje Partia dhe te na leje pas !

    Kesaj i thone fshati digjet dhe Sala krihet !
    nuku u lodhe bre bamke?

    po vdiq ky miku ?? ēa leshin do na serviresh???""

    "operacioni zjarri"

  10. #150
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    N.q.f.s. do vazhdojmė akoma me biografitė...nuk e kuptoj pse ata qė mbrojnė kauzėn socialiste,i kanė kaq qef biografitė.
    Na paska dalė me Enverin!E ēė pastaj?Edhe Enveri ishte njė shqiptar qė ka pozuar me qindra e me mijra njerėz.
    Nuk besoj se del gjėkundi pasi tė kapesh pas njė fotoje.Ėshtė kohė e harxhuar keq dhe me inat tė pakuptimtė!
    Ne fakt edhe kryeministri yne nuk mbetet mbrapa per qendisma biografish megjithese nuk eshte nje mbrojtes i kauzes socialiste,ose te pakten keshtu thote.Eshte shume e drejte ajo qe thua ti se politikanet tane nuk duhet te humbin kohe me te tilla idiotesira duke lene detyrat e tyre pas dore.Megjithese ata punen e tyre"zhvatjen"nuk e lene per asnje moment pas dore nderkohe qe per te "punuar" te qete,hedhin fishekzjarre te tilla per konsum popullor.Nje opozitar ideal nuk servir thiatro te tilla per te nxire imazhin e kryeministrit te tij por ama edhe nje kryeminister ideal nuk genjen popullin e tij si ne rastin kur Berisha i cilesoi keto foto si te montuara pasi te gjithe e dime se retushuesit e bllokut qene te specializuar per te fshire njerez nga fotot dhe jo per te shtuar...

  11. #151
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    nuku u lodhe bre bamke?

    po vdiq ky miku ?? ēa leshin do na serviresh???""

    "operacioni zjarri"
    Hajt mo burre mos u merzit se per gallate po i themi (pavaresisht se eshte per te qare dhe jo per te qeshur ) ! As une prej kendej nga jam kurbetosur nuk e heq dot Salen dhe, tamam , tamam, kjo histori nuk eshte thjesht e Sales , por e dukurise saliste ! Dukuria si te mbahet peng nje komb i tere !

    Te te bej nje pyetje : Pse valle ti je dakort me menyren si ndertohet demokracia ne Shqiperi ? Me kete "konfliktualitet" te sajuar , vetem per te mbajtur te percare njerezit , per te vjedhur me kollaj vendin ? Ca jane "shqiptare te ndershem" , ndersa pjesa tjeter 3/4 nuk na qenkan shqiptare ????? Nuk eshte ngulur asnje gozhde per vendin , jane prere pyje te tera dhe nje fije shkrepse nuk u prodhua ne Shqiperi , por vijne nga Bullgaria ????!!!! Shqipetaret nuk ndertokan dot shtet dhe institucione qe te mundet t'i sherbejne vendit dhe gjithe popullates ??? etj.etj. , madje shume gjera te mira qe mund te behen , nuk duan as para , por vetem vullnet !

    E cfare te them se nuk kane te mbaruar gjerat negative dhe do behem vertet i besdisshem !

    Po e mbyll duke te pershendetur .

  12. #152
    i/e regjistruar Maska e fotoni
    Anėtarėsuar
    25-12-2010
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    51
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Kur e moren ne telefon nje pensionist te thekur socialist, qe kish votuar per PS ne te gjitha zgjedhjet, se per ke do te votonte ne zgjedhjet e fundit parlamentare, ky u pergjigje per habine e njerezve te PS qe e moren ne telefon:

    - Do votoj per Berishen!
    - Xhaxha, po Berisha eshte djalli me brire, .... (i numeruan 100 te keqija).
    - E di, po ai ma rriti pensionin!


    Albo
    une e di ndryshe kete tregimin me xhaxha.
    e moren ne telefon nje dite nje xhaxha dhe e pyeten:- kush ta fuste me shume enveri apo saliu-?
    xhaxhai u pergjigj:- te dy sa krahu ta fusin por te pakten enveri e lyente me vaj ne fillim-.

  13. #153
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Kur e moren ne telefon nje pensionist te thekur socialist, qe kish votuar per PS ne te gjitha zgjedhjet, se per ke do te votonte ne zgjedhjet e fundit parlamentare, ky u pergjigje per habine e njerezve te PS qe e moren ne telefon:

    - Do votoj per Berishen!
    - Xhaxha, po Berisha eshte djalli me brire, .... (i numeruan 100 te keqija).
    - E di, po ai ma rriti pensionin!

    Albo
    Epo nuk hoqen dore nga pensionet keta greket ! Ha.......ha.....ha..... Po pse mo me pensione do te vjedhi Saliu pasurite e vendit ? Pse mo sa vlera e pensioneve ben jugu dhe deti mo qe do tu fali grekeve , apo greket duan te marrin ?

    Hajde njerez dy leksha hajde ! Kaq lire e paskeni shitur ju vehten , sa mendoni se te gjithe kaq lire shiten ?

  14. #154
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    E bukura ėshtė se shkruajnė: "pse kapeni pas dy fotografive, gabim tė kapesh pas tyre".
    Unė shtroj pyetjen: po ju pse u kapėt aq gjatė (dhe vazhdoni tė kapeni) pas fotos sė E.Ramės nudo nė plazh??
    Ah po, tani u kujtova atje kishit se ku tė kapeshit dhe tė mbaheshit fortė.

  15. #155
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Nexhmije Hoxha, "Jeta ime me Enverin 2", Tiranė, 2004
    ... Enveri e mbėshteti Kadarenė, e inkurajoi dhe kur e deshi rasti edhe e mbrojti nga dashakeqėt a ziliqarėt, nė rrugėn e tij tė ngjitjes. Pas pėrmbysjeve, qė ngjanė nė Shqipėri, ai ndėrmori njė fushatė tė padenjė pėr emrin e tij kundėr Enver Hoxhės..."


    Ndėrsa z. Kadare i kundėrpėrgjigjet tė vejes sė diktatorit:

    "Unė do i thosha qė nuk ishim aq budallenj sa tė ishim tė sinqertė me ju. Natyrisht, shkrimtari ka detyrė tė jetė i sinqertė me homologun e vet - njeriun, por jo me bishėn e egėr. Kur pėrpara i del bisha, shkrimtari ka tė drejtė tė mbrohet. Ata ishin bisha tė egra, ishin vrasės, ishin tjetėr racė nga neve. Ne nuk kishim asgjė tė pėrbashkėt. Prandaj unė mundohesha vetėm tė jem i kujdeshėm sa tė mos mė zhdukin, asgjė tjetėr."


    -------------------------------------------------
    -------------------------------------------------

    Dr. Berisha, djali i dy bujqve nga njė fshat i humbur nė skaijin mė tė largėt tė Shqipėrisė, nuk kishte asnjė lidhje gjaku apo shpirtėrore me Bllokun.
    Ai, ashtu si 2,5 milion shqiptarė tė tjerė tė burgosur nė kampin e pėrqėndrimit "Shqip-Hausen", vetėm sa i bindej instiktit mė tė fuqishėm qė ka ēdo frymor, atij tė MBIJETESES.




    Blloku dhe lidhjet e gjakut me tė, lidhje kjo qė nuk mund ta zhbėhet kurrė, ishte ky :

    - Edi Rama, i biri i Kristaq Ramės, anėtar i Komitetit Qendror dhe anėtar i presidiumit tė Kuvendit Popullor.
    Nipi i Spiro Kolekės, antar i Byrosė Politike.

    - Dashamir Peza, i biri i Myslym Pezės, mbante disa poste tė larta nė shtetin komunist

    - Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, sekretar i parė i partisė pėr Tiranėn, anėtar i Komitetit Qendror tė PPSH-sė

    - Ditmir Bushati, i biri i Sulejman Bushatit, sekretarit tė Komitetit tė Partisė nė Shkodėr, anėtar i Komitetit Qendror tė PPSH-sė

    - Ledi Shamku (Enkelejda Shkreli), mbesa e Hamit Shamkut, anėtar i Komitetit Qendror

    - Ilir Beqja, i biri i Hamdi Beqės anėtar i Komitetit Qendror

    - Fidel Ylli, nipi i Karaman Yllit, ministėr Arsimi

    - Alfred Dalipi, dhėndri i Llambi Gegpriftit, kandidat i Byrosė Politike

    - Qemal Minxhozi, i biri i sekretarit tė parė tė partisė nė rrethin Mat

    -Gramoz Ruci, sekretar i parė i Tepelenės, Ministri (i fundit) i Brėndshėm i diktaturės komuniste (i PPSH-sė).


    - Namik Dokle, anėtar i Komitetit Qendror tė Partisė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 02-01-2011 mė 07:01

  16. #156
    Nuk ka nevoje as per foto e as per lista per te mesuar se kush ka pasur lidhje me bllokun atere. Te gjitha dihen. Prandaj eshte qesharake kur shahen me njeri tjetrin per keto gjera.

  17. #157
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ky Albani thote se eshte tejkaluar koha e ikjes se sali berishes, por nuk jep ndonje opcion se ku do te shkonin valle zarat e tij ... nejse ...
    SHEKULLI ONLINE, 07/01/2011

    Mė i vjetri i Ballkanit
    Alban Daci

    Shqipėria dhe shqiptarėt pėrjetuan, pėr rreth 50 vjet, qė nga mbarimi i Luftės sė Dytė deri nė fillim tė viteve '90, njė ndėr diktaturat mė tė egra qė kishte njohur bota. Mė nė fund, Shqipėria, si pasojė e kalbjes sė brendshme tė regjimit enverist, si dhe pėr shkak tė faktorėve ndėrkombėtarė, ku regjime tė ngjashme po binin njė e nga njė, sikur tė ishin gurė shahu, arriti tė ēlirohet nga ai regjim mizor dhe t'ia nisė nga para me njė formė tė re tė menduari, qeverisuri dhe tė bėrit shtet.

    Nė Shqipėri nuk ndodhi ashtu siē ka ndodhur gjithmonė gjatė historisė, sepse u pėrmbys regjimi, por jo elita politike ekzistuese, e cila thellė-thellė mbeti po e njėjta dhe nuk u zėvendėsua me njė elitė tė re politike.

    Zakonisht, nė vendet e tjera dhe nė histori, pėrmbysja e regjimeve, kur ndodh nga poshtė, pra nga lėvizjet popullore, bėn tė mundur qė edhe figurat e reja tė elitės politike tė jenė krejtėsisht tė reja dhe vijnė po nga populli. Nė Shqipėri nuk ndodhi kėshtu.

    Edhe pse populli shqiptar pati njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė pėrmbysjen e sistemit, ai mbeti po jashtė pektis sė pushtetit. Elita e re ishte pėrsėri e maskuar me pektėn e vjetėr tė regjimit mizor.

    Nė fillim tė viteve '90 tė gjithė besuan dhe menduan se, mė nė fund, Shqipėria do tė bėhej demokratike dhe perėndimore (kėtu e kam fjalėn pėr nga forma e qeverisjes).

    Shumė liderė tė rinj, qė dolėn nė sheshe nė kėtė kohė ju premtuan qytetarėve liri-demokraci. Kėto liderė tė rinj, edhe pse po dilnin pėr herė tė parė nė skenėn politike, nuk ishin aq tė rinj nė formė tė menduari dhe tė reaguari, sepse ato kishin frekuentuar "oborrin mbretėror" tė asaj kohe. Ato jo vetėm i kishin frekuentuar ato mjedise, por pėr vite me radhė kishin qenė plotėsisht dakord me idealet dhe qėllimet e oborrtarėve tė asaj kohe.

    Askush nuk e kishte menduar se, edhe pas 20 vitesh, njė ndėr liderėt mė tė rėndėsishėm tė sė djathtės shqiptare, i cili ishte edhe presidenti i pari i pluralizmit politik, do tė ishte pėrsėri njė ndėr drejtuesit kryesor, si dhe lideri i shumicės nė vend.

    Ky lider, i cili me dorėn e tij tė hekurt tė stilit despotik ballkanas, si dhe duke shfrytėzuar emocionet e pashėruara tė qytetarėve pėr nevojėn pėr tė pasur gjithmonė njė faraon prirės, shkon dhe merr pjesė edhe nė mbledhjet e Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara dhe me krenari shprehet se me kaq dashamirėsi me pritėn nė kėtė sallė edhe para 20 vitesh.

    Liderėt botėrorė, qė qenė tė pranishėm, shikuan tė habitur nė sy njėri-tjetrin, duke belbėzitur, se edhe pas njė vitesh qenka e pėrfaqėsuar Shqipėria pėrsėri nga i njė i njėjti lider politik.

    Liderėt mė tė mėdhenj, qė kishte njohur bota perėndimore nė 20 vitet e fundit, si: Tony Blair, Bill Clinton, George W. Bush dhe shumė tė tjerė, jo vetėm qė nuk ishin mė liderė tė rėndėsishėm politikė, por kishin shkruar edhe biografitė e tyre (ky akt shėnon fillimin e pensionit pėr njė lider nė botėn perėndimore) dhe kishin shitur miliona kopje.

    Edhe pse Shqipėria vazhdon tė kalojė njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni politik dhe ekonomik, ajo vazhdon tė pėrfaqėsohet, si jashtė ashtu edhe brenda, nga i njėjti lider, i cili doli pėr herė tė parė nė skenėn politike nė fillimin tė viteve '90 dhe vazhdon tė qėndrojė duke shpresuar se Zoti do ta ndihmojė shumė pėr tė jetuar gjatė pėr tė garantuar edhe shumė vite tė tjera si lider i padiskutueshėm i shqiptarėve.

    Edhe vendet e tjera europiane kanė probleme tė ngjashme, kur pėr mė shumė se dy dekada vazhdojnė tė qeverisen dhe tė pėrfaqėsohen nga tė njėjtat personazhe.

    Nė lidhje me kėtė fenomen aspak demokratik, qė do ta konsideroja unė, ka disa opinione. Njėri dhe ndoshta mė kryesori qė qarkullon ėshtė: Nėse njė lider vazhdon tė votohet nga populli i tij, ai ka tė drejtė tė qeveris. Unė, nuk jam aspak dakord me kėtė ide, pėr faktin se janė njė serė faktorėsh qė ndikojnė pėr konfirmimin e njė lideri.

    Sė pari, zgjedhjet, tė cilat zhvillohen nė njė vend, qė presupozohet demokratik, janė tė lira, apo jo. Duke pasur parasysh rastin e Shqipėrisė, nuk besoj se nė Shqipėri janė realizuar nė kuptimin e plotė tė fjalės zgjedhjet krejtėsisht tė lira. Sė dyti, duhet tė merret parasysh fakti, nėse qytetarėt kanė njė kulturė tė lartė politike, apo jo. Shqiptarėt nuk mendoj se kanė pasur dhe kanė njė kulturė tė lartė politike.

    Perse ka ndodhur kjo? Duke qenė se Shqipėria ka kaluar nė 20 vitet e fundit njė periudhė tė vėshtirė ekonomike, sociale, qytetarėt kanė menduar gjithmonė pėr tė plotėsuar nevojat elementare tė jetesės dhe pėr pasojė nuk kanė qenė tė qetė dhe nuk kanė pasur kohė tė mjaftueshme pėr tė bėrė angazhim tė plotė politik, si dhe pėr tė reflektuar pėr situatėn politike nė vend.

    Pjesa mė e madhe e qytetarėve shqiptarė ėshtė krejtėsisht indiferente kundrejt politikės dhe pasojave qė ajo sjell nė shoqėri.

    Njė ndėr shprehjet mė tė zakonshme pėr qytetarėt shqiptarė mbi politikėn ėshtė, se ajo nuk na intereson, sepse politikanėt shikojnė vetėm interesat e tyre. Ata harrojnė se, pikėrisht, fati dhe jeta e tyre varet nga aksionet kryesore qė liderėt politikė ndėrmarrin nė kurriz tė qytetarėve.

    Duke shfrytėzuar kėtė terren mjaft pjellor pėr tė, lideri i mazhorancės shqiptare jo vetėm qė vazhdon me dekada tė tėra tė qeveris i patrazuar, por nė shumė konferenca shtypi shprehet se edhe nė vitin 2017 pėrsėri unė do tė jem kėtė nė kėtė sallė (nė sallėn e konferencave tė Kėshillit tė Ministrave) duke ju qeverisur. Kjo lloj shprehje ka dy domethėnie.

    Sė pari, ndoshta shqiptarėt pėlqejnė tė kenė gjithmonė njė faraon qė qeveris me dorė tė hekurt, duke iu shkelur demokracinė dhe tė drejtat. Sė dyti, ndoshta qytetarėt shqiptarė akoma nuk i bėjnė pyetje vetės, se si ka mundėsi qė edhe pas 20 vitesh qė rrėzuan regjimin mizor tė simbolizuar me Enver Hoxhėn, vazhdojnė tė qeverisen me njė person tjetėr tė ngjashėm si ai qė rrėzuan, i cili ka krijuar njė sistem tė ngjashėm me atė tė Rusisė, Bjellorusisė, tė vendeve tė Azisė Qendrore.

    Udhėheqėsi aktual i Shqipėrisė ėshtė i fundit dhe mė i vjetri nė Ballkan. Tė gjithė liderėt e tjerė tė vendeve Ballkanike, qė dolėn nė skenėn politike nė fillim tė viteve '90, tashmė, kanė dalė nė pension politik. Kėshtu, pėr shembull, mė mizori, Sllobodan Milloshevic, jo vetėm qė nuk ėshtė mė lider politik, por ai, ndoshta, prehet nė ferr pėr bėmat qė ka bėrė.

    Po ashtu edhe lideri historik i Kroacisė, i cili i siguroi pavarėsinė, Franjo Tuđman, nuk ėshtė mė lider politik dhe prehet nė botėn tjetėr. Gjithashtu, edhe lideri historik i Rumanisė, Ion Iliescu, qė zėvendėsoi diktatorin mizor Nicu Ceauşescu, pasi bėri tre mandate si president, tashmė, ka dalė nė pension politik.

    Edhe nė Mali tė Zi, ku lider i saj i padiskutueshėm pėr njė vitet e fundit, Djukanovic, dha dorėheqjen nga jeta politike.

    I vetmi nė Ballkanin Perėndimor edhe Lindor, qė edhe pse ka mė shumė se 20 vjet nė politik dhe qė pretendon krejt gėzim se do tė jetė edhe pėr 20 vite tė tjera, ėshtė ky i yni, i cili vazhdon me metodat e tija autoritare dhe tiranike tė qeveris vendin.

    Ndoshta, ka ardhur momenti tė mendojmė, se pas kėsaj periudhe tė gjatė qė lideri jonė ka nė politikė, ai nuk ka mė vizione tė reja pėr tė pėr tė na qeverisur pėr njė tė ardhme me mė shumė progres dhe mirėqenie.

    Ndoshta, ai thjesht mendon tė qėndrojė nė politikė pėr tė mbrojtur interesat e tij dhe tė persona qė e ndihmojnė pėr tė qėndruar krejt i sigurt nė pozicionin e tij komod tė njė udhėheqėsi absolut. Edhe pse koha kalon, ai mendon se ėshtė i pazėvendėsueshėm. Nė botėn njerėzore asgjė nuk ėshtė e pazėvendėsueshme.

    Lideri i mazhorancės aktuale me tė vėrtetė ėshtė mė i vjetri i Ballkanit, por ne, shqiptarėt, jemi mė tė rinjtė nė Europė. Prandaj, ne duhet tė kėrkojmė njė model tė ri, njė lider tė ri qė ka energji, ide dhe vizione pėr tė na qeverisur me metoda demokratike.

    Mendoj se ka ardhur momenti qė nė Shqipėri tė ndodhė njė alternim i vėrtetė demokratik pushteti, i cili jo vetėm rrit shpresėn pėr njė demokraci tė shėndoshė nė vend, por do tė sjellė edhe njė formė tė re qeverisje duke vėnė nė qendėr tė vėmendjes qytetarėt, hallet e tyre dhe jetėn e tyre tė pėrditshme.

  18. #158
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd

    -


    Nė 5 vite nė Fier janė ndėrtuar 410 km rrugė, ndėrtuar e rindėrtuar 72 shkolla, 68 sisteme kanalizimesh


    Fier, inaugurohen dy projekte infrastrukturore, me vlerė 436 milionė lekė


    Kryeministri Berisha inauguroi dje pėrfundimin e punimeve pėr rikonstruksionin e rrugėve Strum-Qafa e Marinzės dhe Sheq-Marinėz, nė qarkun e Fierit, njė investim qė kap vlerėn e 436 milion lekė. Kėto dy segmente rrugore, gjatėsia e tė cilave ėshtė 28,3 km, shėrbejnė pėr tė lidhur komunat Strum, Zharrėz, Kuman, me akset kombėtare tė rrugėve Fier-Berat dhe me qytetin e Fierit. Nė fjalėn e tij Berisha u ndal nė investimet qė qeveria ka realizuar nė 5 vitet e fundit nė qarkun e Fierit, janė ndėrtuar dhe asfaltuar 410 kilometra rrugė janė ndėrtuar dhe rindėrtuar 72 shkolla, 68 sisteme kanalizimesh, janė ndėrtuar me dhjetėra qendra shėndetėsore. "Pėr ju tė dashur qytetarė dhe qytetare tė mbarė vendit, sigurisht qė korrupsioni pėrbėn njė tė keqe tė vėrtetė. Por nė kėtė vend dhe kjo mazhorancė ka zhvilluar dhe zhvillon njė luftė tė vendosur ndėr mė tė suksesshmet , kundėr kėsaj sėmundje, kundėr kėtij kanceri social. Kjo luftė ka bėrė tė mundur qė ne sot tė jemi i vetmi vend qė nė harkun kohor katėr vjeēar, kemi dyfishuar tė ardhurat buxhetore. 97 milion lekė kanė inkasuar nė vitin e fundit paraardhėsit tanė, 188 milion lekė kemi inkasuar ne nė vitin 2009 dhe nuk po marr dy vitet e fundit 2010 dhe 2011, sepse janė shumė mė tė mėdha. Duke pėrfunduar ju bėj njė apel vėllazėror, njė thirrje vėllazėrore. Le tė bėjmė ne, gjithēka qė kėto zgjedhje tė jenė tė lira dhe tė ndershme . Tė shndėrrisin para nesh para botės si drita e diellit sot. Tė respektojmė ne vullnetin e njeri -tjetrit, tė votojmė tė gjithė sė bashku alternativėn e vlerave , tė ndjekim ne politikėn e vlerave, politikėn e interesave tona fisnike,tė fėmijėve tanė tė komunitetit ku jetojmė" u shpreh Berisha. Nė arritjet e suksesshme tė qeverisė, kryeministri pėrmendi edhe anėtarėsimin Shqipėrisė nė NATO, njė vlerėsim pėr luftėn e vendosur tė maxhorancės kundėr korrupsionit. Njė sukses tjetėr sipas kryeministrit ishte vendosja e sistemit elektronik nė prokurime, ishte krijimi i sistemit tė sportelit tė vetėm pėr regjistrimin e biznesit, i Qendrės Kombėtarė te Investimeve, tė cilat bėnė tė mundur qė Shqipėria tė behėt njė ndėr vendet mė tėrheqėse pėr investimet e huaja."Ishin kėto pėrpjekje ato qė bėnė tė mundur, qė Shqipėria dhe shqiptarėt tė ndėrmarrin projektet ndėrtimore mė tė mėdhatė nė historinė e tyre, ndėr mė tė mėdhatė nė rajon. Ishin kėto pėrpjekje dhe suksesi i tyre, ato qė bėnė tė mundur qė Shqipėria tė rrisė pesė herė nė pesė vite investimet e huaja nė mbarė vendin. Ishin kėto suksese, ato tė cilat bėnė tė mundur qė ju sot qytetarėt dhe qytetaret e Fierit dhe tė mbarė Shqipėrisė , tė lėvizni tė lirė pa viza nė mbarė Evropėn" theksoi Berisha.


    Projektet, brenda 3 viteve do ndėrtohen 13 mijė km rrugė


    Qeveria do tė ndėrtojė rreth 13 mijė kilometra rrugė brenda 3 viteve tė ardhshme. Duke dhėnė kėtė premtim kryeministri Berisha kėrkoi nga qytetarėt shqiptarė qė nė 8 maj tė shkojnė drejt zgjedhjeve tė lira dhe tė votojnė tė gjithė sėbashku alternativėn e vlerave tė tyre. Nė pėrshėndetjen e tij pėr banorėt e qarkut tė Fierit kryeministri u ndal nė premtimet e realizuar nga kjo mazhorancė si ndėrtimi i 7 mijė km rrugė,dyfishimi i tė ardhurave buxhetore, dyfishimi i rrogave tė mėsuesve, mjekėve dhe infermiereve, dyfishimi i pensioneve tė ulta nė fshat dhe tė qytet tė cilat sipas tij erdhėn si rezultat i luftės ndaj Korrupsionit. "Ky ėshtė rezultat i reformave tė thella tė qeverisė i ndryshimeve tė mėdha tė arritura gjatė kėtyre viteve. Vetėm nė infrastrukturė janė ndėrtuar dhe rindėrtuar mbi 7 mijė kilometra rrugė dhe 13 mijė do tė finalizohen brenda tre viteve qė vijnė. Ne ia kemi dalė tė shndėrrojmė nė realitet ėndrrat tona tė mėdha dhe tė fėmijėve tanė. Por nė qoftė se ne kemi arritur sot tė transformojmė infrastrukturėn e kėtij vendi, tė dyfishojmė dhe mbi dyfishojmė rrogat e mėsuesve, mjekėve dhe infermiereve, tė dyfishojmė pensionet e ulta tė fshatit dhe tė qytetit, nė rast se ne, Ky ėshtė faktori mė vendimtarė i sukseseve tė kėsaj qeverie. Gjithashtu, nga Fieri, Kryeministri siguroi shqiptarėt se qeveria e tij do tė investojė 2 herė mė shumė nė mbarė komunat dhe fshatrat e kėtij vendi nga sa ka investuar nė 4 vitet e fundit. "Ju siguroj ju banorėve tė fshatrave tė kėtyre komunave, se nė ēdo fshat, nė ēdo lagje tuajėn, ne do tė ndėrtojmė atė infrastrukturė qė ekziston nė qytetin e Fierit dhe nė ēdo qytet tjetėr. Vendosmėria jonė ėshtė e madhe, sikundėr garantoj fermerėt e Fierit dhe tė mbarė Shqipėrisė se qeveria do tė shumėfishojė mbėshtetjen dhe investimet nė bujqėsi, se fillimi i qėndrueshėm rural, pėrbėn njė nga pėrparėsitė mė madhor tė kėsaj qeverie. Nė konceptin tonė nuk ka dhe nuk mund tė ketė Shqipėri tė zhvilluar pa fshat tė zhvilluar, ndaj dhe ne jemi tė vendosur tė investojmė dy herė mė shumė se katėr vitet qė shkuan nė mbarė komunat dhe fshatrat e kėtij vendi. Ne jemi tė vendosur tė subvencionojmė tu mbėshtesim nė prodhimet tuaja dhe tė krijojmė tregje nė tė cilat ju ti shisni ato, por nė rast se ju vitin e kaluar fermerėt e Fierit dhe tė mbarė Shqipėrisė keni dyfishuar eksportet tuaja, mos harroni se vitin e kaluar pėr herė tė parė nė historinė e kėtij vendi popullata juaj u dyfishua, ne kemi marrė vitin e kaluar 3.5 milion turistė, kemi dyfishuar dhe mbi dyfishuar tregun e vendit" theksoi kreu i qeverisė.


    20 vjet nga diktatura, nė NATO e pa viza nė Europė

    Kryeministri Berisha vlerėsoi kontributin e qytetarėve shqiptarė tė cilėt nė 20 vite arritėn ta shndėrrojnė Shqipėrinė nga njė vend diktatorial nė njė vend demokratik. Gjatė inaugurimit tė dy akseve rrugore nė qarkun e Fierit, Berisha shprehu kėnaqėsinė e tij pėr simbolikėn e kėtij viti i cili shėnon 20 vjetorin e rrėzimit tė diktaturės sė egėr Komuniste. "Kam gjithashtu kėnaqėsi tė madhe, sepse ne inaugurojmė kėtė rrugė nė njė vit nė tė cilin ne sėbashku me guxim, me vendosmėri ia dolėm tė pėrmbysim nė Shqipėri, diktaturėn mė tė egėr qė Evropa kishte njohur pas lufte. Ia dolėm me vendosmėrinė tonė, menēurinė dhe guximin, tė pėrmbysim Gedafėt, Ben Alitė dhe Mubarakėt, qė po pėrmbysin sot popujt arabė. Ia dolėm nė 20 vjet me mund, me djersė, me sakrificė, tė ndryshojmė kėtė vend mė shumė se nė 20 mijė vite tė marra sėbashku. Ne jemi tė vetėdijshėm se ku e nisėm, nė ēfarė rrethanash e nisėm ne rrugėtimin e lirisė dhe tė demokracisė. Vendi i vetėm i triskave dhe tollonave, i urisė dhe mjerimit, vendi qė kishte mė shumė kampe dhe burgje pėrqendrimi, se stadiume dhe spitale. Vend, i cili ishte i rrethuar nga tela me gjemba dhe pėrjetonte izolimin mė tė thellė tė tė gjitha kohėrave. Sot ne shohim njėri -tjetrin drejt e nė sy me krenari, sepse ne ia dolėm kėto 20 vite ti dėshmojmė njėri -tjetrit, fėmijėve tanė, miqve tanė kudo nė botė, se jemi tė zotė se jemi tė aftė, se jemi tė vendosur, se jemi tė sakrificės, pėr tė ecur mė shpejt se kushdo tjetėr nė rrugėn e lirisė" theksoi Berisha. Nė kėtė kontekst, Berisha e cilėsoi si rrugėn e tė ardhmes lirinė e shqiptarėve e cila dallon shumė nga 20 vite mė parė. "Rruga e lirisė, ėshtė rruga e vlerave, ėshtė rruga e tė ardhmes. Nė kėtė kontekst, ne arritėm tė ndėrtojmė nė Shqipėri njė ekonomi solide tregu, ekonomi e cila prej 3 vitesh qėndron nė krye tė rritjes ekonomike nė Evropė dhe nė Botė. Nė kėto vite ne ia dolėm tė mbi dyfishojmė rrogat dhe pensionet e ulta. Nė kėto vite ne ia dolėm tė anėtarėsojmė Shqipėrinė nė NATO, ta bėjmė atė mė tė sigurtė se nė tė gjitha kohėrat. Nė kėto vite, ne ia dolėm tė ndryshojmė nė mėnyrėn mė rrėnjėsore infrastrukturėn e prapambetur qė trashėguam" u shpreh Berisha.

  19. #159
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    pata bere nje koment lidhur shkrimin e sjellur nga ky me siper, se nuk ka lidhje fare me ate qe eshte titulluar tema. Administratori kushdoqofte mos te veproje kaq flagrant, qofte edhe sikur te jete Saliu me emrin brar!

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •