Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Zhani Ciko tregon intimitetet e jetės dhe pasionet

    "Muzikėn fillova ta dashuroj kur mė ngordhi qeni"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Muzikėn fillova ta vlerėsoj dhe ta dashuroj mė shumė kur mė ngordhi qeni i familjes". Kėshtu e nis rrėfimin e jetės sė tij muzikanti i njohur shqiptar Zhani Ciko, i cili edhe sot ndjen njė lloj trishtimi kur kalon pranė stadiumit "Dinamo", ku shumė vite mė parė ka varrosur "mikun" e tij tė fėmijėrisė.

    "Ne banonim pranė stadiumit "Dinamo" dhe atėherė mbanim nė shtėpi pula, lepuj, kanarina, papagaj, si edhe njė qen mesatar tė cilin e thėrisnim Balo. Por njė ditė qeni ngordhi pėr shkak tė pleqėrisė dhe kjo ishte njė humbje e madhe pėr mua. Qava gjithė ditėn dhe vendosa qė nė orėt e pasdrekes ta varrosja qenin nė bahēe duke organizuar njė funeral model, me arkivol dhe muzikė", tregon Zhani.

    Varrimi
    "Qeni ngordhi nė mėngjes, pikėrisht kur unė isha shtatė vjeē, por ngaqė e doja shumė qava gjithė ditėn". Kėshtu e vazhdon rrėfimin e tij pėr qenin e shtėpisė, muzikanti Zhani Ciko, i cili shton se atė ditė organizoi njė funeral pėr t'i bėrė nderimet e fundit kafshės shtėpiake. "E futa nė njė arkivol tė vogėl druri dhe e rrethova me kurora, pastaj nxora nė oborr njerėzit e shtėpisė dhe e varrosa tek njė gropė, pranė rrėnjėve tė mollės", vazhdon ai. Duke folur pėr kėtė ngjarje tė dhimbshme tė jetės sė tij, Zhani sqaron se te koka e qenit vendosi njė pllakė guri ku shkruheshin formalitetet e rastit. "Pastaj, i prekur thellėsisht nga humbja e qenit, u ula pranė harmoniumit (vegėl muzikore qė pėrdoret nė kishė) dhe u rashė disa melodive pėr tė respektuar pėrshpirtjen e tij. Atėherė ndjeva se muzika ėshtė arti i pakufishėm qė tė lejon tė shprehėsh qartazi ēdo lloj emocioni njerėzor", thekson maestroja.

    Violina
    "Kam lindur nė Tiranė, mė 8 dhjetor tė vitit 1945 dhe babai im (Mihal Ciko) mė regjistroi nė lice, qysh nė klasėn e parė kur isha 6 vjeē". Duke folur pėr lidhjet e tij tė para me muzikėn, Zhani tregon se ai ishte i rrethuar nga muzikantėt nė ēdo hap tė jetės sė tij. "Daja im, Nikolla Zoraqi filloi tė mė jepte mėsimet e para nė violinė qysh kur isha pesė vjeē, ndėrsa mė pas ato i vazhdova me profesor Papariston". Gjatė tregimit tė detajeve tė asaj kohe, Zhani thotė se nuk kishte interesa pėr sportet e moshės fėminore, prandaj tė gjithė bashkėkohėsit e mbajnė mend me violinė nė dorė. Edhe shkollėn e mesme Zhani e vazhdoi nė Liceun Artistik, ndėrsa nė vitin 1967 u diplomua nė Konservatorin e Tiranės pėr Degėn e Violinės. Pas diplomimit nisi punė si solist nė orkestrėn e TOB-it dhe nė tė njėjtėn kohė punon si pedagog, ndėrsa nė periudhėn 70-73 ėshtė drejtor artistik i TOB-it. "Nė vitin 1973, pas sulmeve qė iu bėnė kulturės dhe artit, u dėnova nga sistemi dhe pėr disa vjet punova si mėsues nė njė shkollė tė Patosit, por mė pas (1979) u riktheva pedagog i violinės dhe drejtor i Liceut Artistik", vazhdon ai.

    Bixhoz nė Kinė
    "Nė njė natė tė zymtė, nė njė hotel tė Pekinit ne artistėt shqiptarė vendosėm tė luajmė bixhoz". Kėshtu tregon Zhani sfidėn e artistėve dhe pokeristėve shqiptarė ndaj Revolucionit Kulturor kinez. "Isha unė, Avni Mula, mjeshtri i madh Mentor Xhemali dhe njė tjetėr. Luanim poker. Por jo me dollarė dhe as me lekė. Luanim me cigare. Kėto cigare na i kishin dhuruar miqtė kinezė dhe ne pėr tė kaluar kohėn i pėrdornim pėr bixhoz". Dhe pėr tė detajuar prirjet e tij nė fushėn e humorit Zhani vazhdon: "Ishte ora 10 e natės, kur unė lashė lojėn dhe u afrova pranė radios. Montova aty njė mikrofon tė vogėl dhe jashtė derės porosita njė shokun tim qė tė fliste sikur gjoja ishte spiker i "Zėrit tė Amerikės". Kur Mentori dhe Avniu ishin nė kulmin e lojės, unė i thashė se doja tė ndėrroja stacionin e radios. Atėherė i dhashė sinjalin shokut tim i cili nisi tė "jepte lajmet" jashtė korridorit tė hotelit. Shokun e kisha porositur qė tė pėrmendte emrat e artistėve nė mėnyrė qė tė shihnim reagimet e tyre. Ai filloi: Kėto ditė nė Pekin ka mbrritur njė grup artistėsh nga Shqipėria ku pėrfshihen edhe dy mjeshtrat e mėdhenj Mentor Xhemali e Avni Mula'. Kėtė ēast artistėt lanė lojėn dhe nisėn tė dėgjonin tė tronditur. Shoku vazhdoi: "Pas koncerteve dy gjigantėt e muzikės kanė qejf tė luajnė poker dhe tė ngacmojnė bukuroshet kineze, ndėrkohė qė "Zėri i Amerikės" ka informacione se ata kanė lidhje edhe me njė gazetare amerikane, bjonde". Atė ēast Zhani tregon se kishte qeshur me tė madhe ndėrsa dy artistėt mė nė fund e kishin kuptuar shakanė dhe ishin qetėsuar.

    Nata
    "Jam tip sensibėl dhe gjumin e bėj me vėshtirėsi nė orėt e vona, megjithatė nuk pėrdor ilaēe". Kėshtu e pėrshkruan Ciko natyrėn e tij, ndėrsa tregon se ėshtė i qetė nė jetėn e tij familjare. "Bashkėshortja ime Rudina Ciko ėshtė pianiste dhe pedagoge dhe ne mirėkuptohemi natyrshėm", shprehet Zhani pėr marrėdhėniet e tij me bashkėshorten. Ai nuk shpreh ndonjė trishtim tė hapur pėr mungesėn e fėmijėve, por thotė se nė shoqėri vazhdimisht ka pasur njė vend tė veēantė. "Isha simpatik dhe i hapur me njerėzit prandaj jam i lumtur pėr gjithēka qė jetova sepse ndjeva kudo respektin e tyre", pėrfundon ai.

    shkruar nga Ilir Bushi, marrė nga "Gazeta Shqiptare"

    nderime
    drini.

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Sa i bukur ky perkufizim i Zhanit.
    " Muzika eshte arti i pakufishem qe te lejon te shprehesh qartazi cdo lloj emocioni njerezor."
    Te falenderoj (drini_nė_ L. A.) qe na e solle ketu kete shkrim te bukur .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Corazon, me pakufi asgje s'mund te shprehesh qarte, bile as kufirin. Pakufi eshte vetem nata, boshlleku, asgjeja. Prandaj ajo thenia e Zhanit s'vjen nje lek.

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    As kjo e jotja ornament.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Falemnderit Mi Corazon! Ornament,
    mendoj dhe besoj se s'ka asgjė absolute nė botkuptimin njerzor, dhe kur vjen ēėshtja pėr kėtė botkuptim gjithēka ėshtė relative. Ēfarė mund tė jetė kufiri pėr ty, mund tė mos jetė pėr njė tjetėr... pra nėse dikush harrinė, dhe beson se ka harritur tė shpreh plotėsishtė diēka qė ka ndjerė mund tė thuhet se e ka kaluar atė kufi qė ky njeri mendon se ka pas. Ėshtė plotėsisht relative Ornament...
    Shumė Nderime
    drini.

  6. #6
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Zhani Ciko humb ndjenjat

    Zhani Ciko humb ndjenjat tek “Tajvani”

    Njė qeveritar pengon hyrjen e mjekėve tė Urgjencės nė lokal, sepse mund t’i prishnin darkėn

    Autori i Lajmit: Ilir Bushi

    Muzikantit tė njohur Zhani Ciko i bie tė fikėt tek Tajvani, por bluzat e bardha tė urgjencės qė erdhėn pėr t’i dhėnė ndihmėn e parė, pengohen tek dera e lokalit, nga bodigardėt e njė zyrtari tė lartė shqiptar.
    Kjo gjė vonoi dhėnien e ndihmės sė parė dhe mjekėt pritėn deri sa Zhani Cikon e nxorėn miqtė e tij tek dera kryesore, pėr ta ēuar mė tej nė dhomat e urgjencės. Nė orėn 19.30 tė sė dielės, kur sapo kishte rėnė errėsira, nė Urgjencėn e Tiranės ra telefoni. Dikush i kėrkoi mjekėve tė rojės, ndihmėn e parė me urgjencė, pėr shkak se Zhani Cikos i kishte rėnė tė fikėt. Pa humbur kohė dhe me njė shpejtėsi shembullore, mjeku i rojes Besnik Lamēe, sė bashku me ndihmėsmjekun Frrok Bardhi, i hipėn ambulancės sė drejtuar nga shoferi Astrit Baja dhe brenda disa minutash u gjendėn para ndėrtesės sė “Tajvanit”. Dhe, ashtu siē i ka mėsuar prej kohėsh eksperienca e tyre e punės, Lamēe e Bardhi vrapuan drejt sallės sė klubit kryesor, kur papritur ata u penguan nė mėnyrė tė dhunshme nga bodigardėt. “Nuk lejohet tė hyni brenda, sepse aty ėshtė njė zyrtar i lartė”, thanė ata dhe ia ndaluan plotėsisht tė drejtėn e hyrjes dy punonjėsve tė urgjencės. Dhe, megjithėse duket disi e ēuditshme, duhet thėnė se kjo ėshtė e vėrtetė. Jo rallė, drejtuesit e lartė tė shtetit e tė politikės shqiptare nuk kanė pranuar tė sakrifikojnė darkat e tyre pėr t’i ardhur nė ndihmė jetės sė njerėzve tė tjerė. Dhe nė kėtė rast Zhani Ciko kishte nevojė urgjente pėr ndihmėn e parė, por hyrja e mjekėve u ndalua plotėsisht nė mėnyrė tė vendosur. Mė vonė Zhani Cikon e nxorėn tek dera kolegėt e tij artistė, por askush nuk e mori vesh plotėsisht se kush po darkonte atė ēast nė lokal. Dhe kushdo qė tė ishte ai zyrtar, mund dhe duhej tė kishte bėrė gjestin mė modest dhe mė tė detyrueshėm qė duhet tė bėj ēdo njeri nė kėto raste. T’i japė ndihmė atij qė ka nevojė, ose tė paktėn mos tė bėhet shkak pėr tė penguar ndihmėn e parė ndaj tė sėmurit. Dhe kjo, jo vetėm pėr faktin se nė kėtė rast i sėmuri ishte njė muzikant i madh i Shqipėrisė, por edhe sikur aty tė gjendej nė nevojė, njė njeri i zakonshėm e i thjeshtė. Megjithatė, pasi e nxorėn tek dera kryesore e lokalit, bluzat e bardha e hipėn Zhanin nė autoambulancė dhe e ēuan nė ndėrtesėn e urgjencės, pranė stadiumit “Dinamo”. Gjatė rrugės, bluzat e bardha janė shqetėsuar shumė, sepse pulsi i zemrės sė Cikos numėronte 39 rrahje, nga 70 rrahje qė duhej tė kishte normalisht. Ndėrsa, matja e tensionit shėnoi shifra tė pabesueshme 9 me 3, ose 90 me 30. Prandaj menjėherė pas mbrritjes nė ndėrtesėn e Urgjencės, (Zhani Ciko aty u shoqėrua nga bashkėshortja, disa miq tė tij), mjekėt filluan menjėherė nė dhėnien e ndihmės sė parė. Gjatė kėsaj periudhe bluzat e bardha nxorėn si konkluzion dy mundėsi: ose probleme tė zemrės, ose helmim. Pėr kėtė arsye, rreth orės 21.00 tė darkės, ekipi mjekėsor e shoqėroi Zhani Cikon nė spitalin “Nėnė Tereza”, tek reparti i Kardiologjisė. Aty ekipin e shoqėroi edhe kėngėtari Luan Zhegu, i cili aktualisht ėshtė kryetar i njė minibashkie tė Tiranės. Dhe ashtu siē pritej, gjatė gjithė natės ekipi i mjekėve tė Urgjencės shprehu shqetėsim pėr gjendjen e Cikos, prandaj nė orėn dy tė natės, ata shfrytėzuan rastin e dėrgimit nė spital tė njė pacienti tjetėr, pėr t’u interesuar sėrish mbi shėndetin e muzikantit. Mirėpo, kėtė rradhė ata mėsuan se Zhani Ciko ishte transferuar nė repartin e intoksikacioneve, ku pėrfundimisht ishte konstatuar se shkaku i sėmundjes sė tij ishte helmimi. Duket se analizat e mėtejshme tė repartit tė intoksikimeve, pas analizave urgjente, vėrtetuan diagnozėn e helmatisjes, por nuk konstatuan shkakun e kėtij intoksikimi. Sipas Cikos, shkaku i vėrtetė i helmimit mund t’i ketė ardhur nga ushqimet e drekės, tė cilėn e hėngri nė shtėpi, por nuk pėrjashtohet mundėsia e ndonjė shkaku tjetėr. Ndėrsa tek “Tajvani”, Ciko ka pirė vetėm njė birrė dhe kjo nuk mund tė ketė ndikuar, ngaqė edhe tė tjerėt qė pinė nė tė njėjtin vend, nuk pėsuan gjė. Megjithatė, duhet thėnė se personeli i bluzave tė bardha qė kontaktoi me Cikon gjatė gjithė natės, reflektoi njė sjellje shembullore ndaj muzikantit, deri nė atė shkallė, saqė ai, pas daljes nga spitali u shpreh se nuk gjente fjalė pėr tė falenderuar gadishmėrinė e tyre. Dhe, megjithėse gjithēka pėrfundoi pa pasoja, pėrsėri nuk mund tė lemė pa pėrmendur edhe njėherė ndalimin fatal qė i kanė bėrė bluzave tė bardha tek “Tajvani”, bodigardėt e njė zyrtari tė lartė, qė ndofta kujtojnė gabimisht, se darka e njė politikani vlen shumė mė tepėr se sa jeta e njė muzikanti tė madh.

    Gazeta "Ballkan"

  7. #7
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    cilido politikan qe te ishte as jeta e tij nuk vlen sa gishti i zhani cikos.me vjen mire qe ka shpetuar dhe mjeket jane treguar te sjellshem si gjihmone.sepse duhet respektuar cdo njeri e le me nje vip shqiptar.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o zoterinj intelektuale te nderuar sikurse Zhani qe jane brez pas brezi ajka e ketij vendi.. mos hyni neper TAJVANA..
    Pse ja shtoni xhirot bandave qe ato klube e bordello i kane bere duke trafikuar vajzat tona shqiptare duke ja u fikur cigaret ne trup duke i vrare e masakruar..e duke ja u nxire jeten qindra familjeve shqiptare..

    mereni mikun e miken ne shtepite tuaja e hani ato meze nga dora e grave tuaja e mos llupni qurret spermen e zhulin e katundareve e krimineleve qe u bene pronare e guzhinjiere e kamarire bordellosh e pabesh te degjeneruar..

    Me mire ai cop ballkon i shpise se ai luksi i lokaleve mafioze te llojit te Artan Lames e orik shytave qe kane gjak te pafajshmish ne ato miljona me te cilat mbajne ne pushtet banden e nano edvinave e meto braceve..

    ctu desh o Zhan violinisti te hysh ne Taivan te shurdhosh ato vesh me muzik dreqnish kur fare mire ne shtepine tende pi nje got birre me miqte e luan ne violine a piano nje sonat te a vals te bethovenit e shtrausit a shubertit..

    majmuna...

    aty kujtoni se eshte defrimi..e jeta.. aty ku shpresa se do keni rast ti buzeqeshni bo-lemadhit nano a fino..qe kane 30 vjet qe han e pin qyl klubeve ..

    tarallaker..

    shkoni shkoni .. ne furriqet e mafies..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    e pse s'e bekan publike emrin e ketij zyrtari 'te larte'?

  10. #10
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    hajde hajde cfare behet andej .... xhungel hesapi !!!

    na qenka nje zyrtar aty .. dhe avash se mos i prishim darken .... pffff vend i poshter ( ku nuk gjen dot drejtesine ...tjetrin lere te vdesi per nje hajdut zyrtar .. nuk ka rendesi se ishte Zh Ciko ..kushdo te ishte sikur dhe nje punetor i thjeshte ... )

    sa me larg atij vendi !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 30-09-2004 mė 11:03
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    e pse s'e bekan publike emrin e ketij zyrtari 'te larte'?
    Me siguri ka qene noi "i modh" se vetem ata mbajne bodigarda ne lokale publike,jo nga dicka tjeter po nga frike.
    Me vjen mire qe Zhani eshte shendosh e mire.Roli dhe kontributi i tij per Shqiperine eshte me qindra here me i madh se cdo politikan shqiptar i tanishem.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ciko: E fal ministrin qė mė rrezikoi jetėn

    Gazeta “Ballkan” publikoi tė martėn skandalin e ditės sė diel, kur bodigardėt e njė zyrtari ndaluan dhunshėm, tek dera e “Tajvanit” ekipin e mjekėve tė Urgjencės qė kishte ardhur t’i jepte ndihmėn e parė muzikantit tė njohur Zhani Ciko, i cili kishte humbur ndjenjat, pas njė intoksikacioni akut. Ishte pikėrisht mjeku i rojes sė Spitalit tė Urgjencės, Besnik Lamēe dhe ndihmėsmjeku i turnit Frrok Bardhi, qė kanė nxituar urgjentisht nė vendin e ngjarjes, pas telefonatės sė orės 19.30, e cila kėrkonte ndihmė mjekėsore pėr Zhani Cikon. Mirėpo, vrapi i bluzave tė bardha ėshtė penguar tek dera e lokalit, ku bodigardėt e njė zyrtari tė qeverisė shqiptare, kanė ndaluar dhunshėm hyrjen e ekipit mjekėsor, me pretekstin se mund tė shqetėsohej “shefi”, dhe se mund tė prishej darka e tij. Pėr kėtė arsye, mjeku Besnik Lamēe dhe ndihmėsmjeku Frrok Bardhi kanė pritur me shqetėsim pėr minuta tė tėra tek dera kryesore e lokalit, derisa disa njerėz tė nxirrnin trupin pa ndjenja tė muzikantit tė madh, pėr t’i dhėnė pastaj ndihmėn e parė. E gjithė kjo ngjarje e pasqyruar realisht nė gazetėn “Ballkan”, ka ngjallur shqetėsimin e mbarė opinionit publik shqiptar, tė cilėt i janė adresuar redaksisė sė gazetės pėr tė ēuar nė gjyq shkaktarėt e kėsaj ngjarjeje, ose pėr tė zbardhur deri nė fund tė vėrtetėn e mbrėmjes sė 26 shtatorit. Pėrveē kėsaj, personeli mjekėsor i spitalit tė Urgjencės ka protestuar ashpėr kundėr kėsaj mėnxyre, duke pėrmendur kėtu se normat ndėrkombėtare nė tė gjithė botėn, ligjėrojnė lėvizjen absolute dhe tė pakufizuar tė mjekėve tė Urgjencės, ku autoambulancat mund tė qarkullojnė edhe kundėr tabelave. Sidoqoftė, ajo qė ndodhi tė dielėn nė mbrėmje u konstatua nga shumė qytetarė dhe njerėz tė rastėsishėm, tė cilėve u erdhi keq pėr trajtimin qė i bėnė bodigardėt mjekėve tė Urgjencės. Nga ana e tyre, personeli mjekėsor mbajti njė qėndrim korrekt, duke paralajmėruar penguesit, se sjellja e tyre ishte e pafalshme. Ndėrsa, njeriu qė priste ndihmėn e parė mjekėsore brenda mureve tė lokalit ishte Zhani Ciko. Nė ato ēaste ai vetė nuk e dinte se ē’po ndodhte tek dera kryesore. Madje, edhe tė nesėrmen, kur gjendja e tij u pėrmirėsua nė spital, pėrsėri Ciko nuk e mėsoi dot arsyen e vonesės sė mjekėve tė Urgjencės. Ai vetė, e mori vesh kėtė pas publikimit nė gazetėn “Ballkan”, tė intervistės sė ndihmėsmjekut Frrok Bardhi, i cili ishte njėri, nga dy pėrfaqėsuesit e bluzave tė bardha. Mirėpo, publikimi i kėtij fakti qė ngriti nė kėmbė qindra njerėz e bėri Cikon tė rikujtonte ngjarjen dhe tė shprehej i dėshpėruar pėr pengesėn qė kishte ndodhur tė dielėn ndaj ekipit tė ndihmės mjekėsore. “Unė dhe njerėzit e tjerė rreth meje u ēuditėm pėr vonesėn e mjekėve tė Urgjencės dhe nuk e dinim se ata po pengoheshin tek dera”, u shpreh ai gjatė ditės sė djeshme. Pėr kėtė arsye, Ciko dėnoi rėndė sjelljen e palejueshme ndaj ekipit mjekėsor dhe tha se “ky fenomen, moralisht nuk mund t’i falet asnjė zyrtari tė lartė”. Por, nga ana tjetėr, duke folur pėr vijimėsinė e hetimeve, Ciko u shpreh se nuk ka dėshirė tė ēojė nė gjyq zyrtarin, i cili po darkonte atė mbrėmje nė lokal. “Unė do ta fal atė njeri, nė mėnyrė qė ta vrasė ndėrgjegja e tij”, u shpreh Ciko. Nė kėtė mėnyrė, muzikanti i madh tregoi edhe njė herė urtėsinė e tij, duke vėrtetuar se “menēuria qėndron nė thjeshtėsinė, ashtu si trimėria nė urtėsinė”. “Unė nuk dua tė bėj asnjė pėrplasje me zyrtarin, por dua tė dėnoj fenomenin e indiferencės sė tij, duke ju siguruar se kėtė do ta bėja, pėr ēdo njeri tjetėr qė mund tė ishte nė vendin tim”, vuri nė dukje ai. Ndėrsa, emri i ministrit, pėr arsye etike, pėr Cikon nuk duhet tė bėhet publik. Mirėpo, nėse Ciko ėshtė gati ta falė zyrtarin qė mund tė bėhej shkaktar pėr vdekjen e tij, pėrkundrazi, kolegėt e tjerė artistė kanė bėrė tė kundėrtėn. Ata e kanė ndėshkuar rėndė veprimin e bodigardėve ndaj ekipit mjekėsor, duke e cilėsuar atė si njė “krim”. Dhe numri i atyre artistėve me tė cilėt komunikuam gjatė ditės sė djeshme, ka qenė shumė i madh. Pėr kėtė arsye, ne vendosėm tė publikojmė sot vetėm disa prej intervistave qė zhvilluam me pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė tyre.
    Urgjenca
    Ishte pikėrisht shefi i Klinikės sė Urgjencės, Emanuel Dungu, i cili nuk pranoi asnjė kompromis me shkaktarėt qė pengojnė punėn e personelit mjekėsor tė kėtij institucioni. “Ēdo njeri, kudo nė botė e di fare mirė se sistemet e Urgjencės nuk ndalohen kurrė, nga askush”, u shpreh ai i shqetėsuar. Nė kėtė kontekst, Dungu vuri nė dukje se pengesa tė tilla kanė dalė edhe herė tė tjera nga pronarė lokalesh, por asnjėherė nga bodigardė ministrash. Ai vetė, duke ndėshkuar aktin e ndalimit tė mjekėve nga bodigardėt, u shpreh se ndofta vetė ministri nuk ka dijeni pėr ngjarjen dhe se, mund tė mos ketė qenė ai qė ka urdhėruar bodigardėt. Sepse, sipas tij, vetė ministri apo zyrtari i lartė, nuk do ta toleronte kėtė sjellje. “Do tė verifikojmė ngjarjen, dhe, nėse ndalimi i mjekėve ėshtė bėrė me urdhėr tė zyrtarit, atėherė zgjidhjen e ēėshtjes do ta kėrkojmė nė instancat mė tė larta”, nėnvizoi ai. Pėr kėtė arsye, Dungu pėrmendi edhe njėherė vėshtirėsitė e shumta me tė cilėt ndeshen ēdo ditė bluzat e bardha tė Urgjencės, duke filluar qė nga trafiku i rėnduar i rrugėve e deri tek vėshtirėsitė teknike tė mjeteve. Mirėpo, sipas tij, pavarėsisht nga kėto vėshtirėsi, punonjėsit e klinikės sė Urgjencės janė nė ēdo minutė nė krye tė detyrės. “Kjo ėshtė njė shkelje flagrante qė i bėhet ligjeve tė shtetit shqiptar, sepse detyra jonė ėshtė qė t’i shėrbejmė ēdo njeriu nė nevojė, pavarėsisht nga gradat dhe meritat qė ka”, tha ai. Dhe, sipas tij, nė rast se ngjarja nė fjalė do tė pėrfundonte me vdekje pėr shkak tė vonesės, atėherė pėrgjegjėsia e shkaktarėve do tė ishte e pafalshme. Mirėpo, falė Zotit, Zhani Ciko ėshtė ende gjallė dhe darka ministrore apo indiferenca e tyre, nuk e dėmtoi dot muzikantin e madh, deri nė atė masė saqė kjo darkė zyrtarėsh tė kthehej mė tej nė njė mallkim popullor pėr tė gjithė ministrat dhe politikanėt e Shqipėrisė.
    Emri
    Emri i zyrtarit tė lartė tė shtetit shqiptar nuk ėshtė identifikuar ende. As Zhani Ciko dhe as pėrfaqėsuesit e ekipit mjekėsor nuk e pėrmendin emrin e tij, qoftė edhe pėr arsye etike. Mirėpo, ajo qė ka ndodhur tė dielėn nė mbrėmje, ka shėnuar mė nė fund tagenten fatale tė moralitetit shoqėror, ku jeta e njė njeriu sakrifikohet pėr hir tė darkės sė njė zyrtari. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund tė ndodhte as nė vargėzimet e Iliadės, kur Perėnditė mblidheshin nė Olimp dhe as nė rrėfimet tragjike tė Hygoit, kur lypėsve i binte tė fikėt nėpėr gjirizet e Parisit. Por, kjo ka ndodhur dhe mund tė ndodhė pėrsėri nė Tiranė, ku ministrat tranzitė, shteti i ka marrė me qera dhe i ka zgjedhur jo nga aftėsia, por nga shpirtligėsia. Kėtu zyrtarėt e lartė tė pushteteve, duke u marrė mė shumė me pronat e tyre private, se sa me hallet e njerėzve, mendojnė se e kanė tė privatizuar edhe rrugėn ku ecin dhe madje edhe kariget ku ulen pėr tė pirė njė kafe. Mirėpo, mbase ka ardhur koha qė kjo racė zyrtarėsh tė identifikohet me krijesat primitive, tė cilėve u ka ikur koha. Jo mė kot, kompozitori i njohur Shpėtim Saraēi ka reaguar me ashpėrsi duke thėnė se: “Edhe Presidenti i SHBA-sė, po tė ishte prezent nė atė kohė, ai do ta kishte ndihmuar vetė ēdo njeri nė nevojė, sepse kjo ėshtė ABC-ja e etikės dhe humanizmit”. Sidoqoftė, tanimė, gjithēka ka ndodhur dhe ka pėrfunduar. Zhani Cikon nesėr ose pasnesėr e pret njė orkestėr muzikantėsh nė Austri, nė mėnyrė qė ai ta drejtojė atė me gjenialitetin e vet. Ndėrsa, ministrat e ēdo kohe qė kishin njė rast pėr tė treguar se kush janė, i pret rruga, ku ata janė nisur me kohė. “E keqja do tė keqėsohet edhe mė, ndėrsa e mira do tė kėrkojė identitetin”, thotė ndihmėsmjeku i turnit, Frrok Bardhi. Dhe Zhani Ciko, pas intoksikacionit akut qė pėsoi tė dielėn, tani po pėrgatit kalendarin dimėror tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, pėr tė emocionuar publikun me kryeveprat e mjeshtrave tė mėdhenj. Ai do tė duartrokitet gjatė dhe do tė jetė gjithmonė midis njerėzve, ndėrkohė qė zyrtarėt shpirtvegjėl do tė mbeten vetėm.

    Shenimi im. Te ben pershtypje mospublikimi i emrit te ministrit (sic e tha edhe dikush me siper). Duket qarte qe gazetes nuk ja ka qejfi kete gje. Po te donte e bente, se sic e thote edhe vete, ka me dhjetra deshmitare ne ngjarje. Por botuesi i gazetes "Ballkan", pronari i firmes "Ferlut" sic dihet eshte i lobit Nano, keshtu qe behet e qarte arsyeja. Ketu del edhe perplasja e interesave midis gazetarit qe gjen lajmin dhe pronarit qe boton gazeten.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Shume ne rregull! S'e botoi Ferluti qe eshte mik i Nanos, mund ta publikonte dikush tjeter, RD psh... Sigurisht qe me ben pershtypje qe flitet per nje zyrtar fantazem, dhe per sa kohe nuk permenden emra po flitet thjesht ne hava, dyshoj ne vertetesine e artikullit.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    KUQKE, edhe Zhani Ciko ne radhet e miqve te Nanos eshte, pasi ai e vuri drejtor te TOB-it gje qe eshte shume here me i mire se ajo prezantuesja e hitparades te rtvsh(Z.Cela).
    Megjithate te shohim me vone cfare do te thone edhe gazetat e tjera

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Kuqka,

    Qe ZhaniT i kishte rene te fiket ishte e vertete por se kush ishte ai "Trimi " kete e dine vetem "organet kopetente". Kur t'i duhet mund edhe ta nxjerrin. Ne populli nuk dime gje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Shyqyr ihere qe paska shpetu Zhani se ku do ishim mbytur neve pastaj!?

    Heren e fundit qe e kam pare ne tv, ishte duke dhene piket tek EuroVizioni.
    Kishte theks t'lezecem francez ai!

    Pas incidentit, ai dha nje interviste tek Gazeta Agrare ku thoshte....

    Badigardat e Ministrit - 1 pue

    Stafi i Tajvanit - 2 pue

    Ndihma e Shpejte - 3 pue

    Fatos Nano - 12 pue

    Ministri Misterioz - asnji pue fare.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Nje e forte e Zhanit.

    Ne 19996 kur ishte Drejtor i tvsh-se ne perfundim te Festivalit ne RTVSH ku me duket se fitoi Elsa Lila(mbesa e Tur Qorrit, qe ka ca dite 2-3 dite qe ka shku ne Worchester me green card, te cilin e pershendes), Zhani i fali nje disk te arte me kenget e Festivalit Sali Berishes me fjalet "Merreni Z.President kete disk te epokes suaj"...

    Besoj se te tilla fjale mund t'i a kete thene edhe Nanos, edhe Ambasadorit Grek, edhe edhe...

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Zhani Ciko

    Ciko: Pse u ndalua nė diktaturė muzika e Rilindjes
    Kulturee Premte, Prill 6th, 2012




    Zhani Ciko

    “Pena e muziktarėve tė Rilindjes”, koncert nė TKOB

    .

    E vėrteta e interpretimit tė “Skėnderbeut” tė Nolit dhe zbulimi i veprave tė panjohura.

    “Pena e muziktarėve tė Rilindjes”. Kėshtu titullohet koncerti vokalo-simfonik qė do tė ngjitet nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, nėn drejtimin e maestro Zhani Cikos.
    Njė program i pasur me veprat e para tė muzikės serioze nė Shqipėri, prej vitit 1881 deri nė vitet 1930-1940, qė mbajnė autorėsinė e kompozitorėve Palok Kurti, Lec Kurti, Frano Ndoja, Mikel Koliqi, Fan Noli, Prenk Jakova etj. Njė pjesė e tyre e shpluhurosur nga arkivat e operės apo Arkivit tė Shtetit ekzekutohen pėr herė tė parė nga orkestra e TKOB dhe solistėt Irini Nikolla, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Erjona Gjyzeli etj. Maestro Ciko tregon pėr krijimtarinė muzikore tė kėsaj periudhe, pėrfaqėsuesit kryesorė dhe arsyet pse u lanė nė harresė gjatė viteve tė komunizmit.
    Kėto ditė nė TKOB vjen njė koncert me krijimtarinė e kompozitorėve tė Rilindjes. Ē’ofron kjo periudhė?
    Gjatė kėtyre viteve janė kryer studime lidhur me veprat e sė kaluarės, pėr tė cilat ose nuk ėshtė folur fare, ose janė mbajtur qėndrime tė rezervuara, si gjatė viteve tė monizmit, por edhe nė periudhėn e parė tė demokracisė, si rezultat i mungesės sė kėrkimeve. Duke e studiuar kėtė periudhė, rezulton se kemi tė bėjmė me njė periudhė surprizuese, e cila, e nxitur nga fryma e lėvizjes kombėtare, sidomos pas Lidhjes sė Prizrenit, qė frymėzoi edhe Rilindjen Kombėtare, u tregua njė vėmendje pėr ta futur muzikėn shqiptare nė kanalet e asaj europiane. Gradualisht, krahas kėngės patriotike shqiptare, filloi kthimi nė gjuhėn shqipe i ritualeve shqiptare. Kjo filloi nė qytetet kryesore, ku krahas shkollės shqipe, nisėn tė krijohen dhe formacionet e para tė thjeshta, tė bandave frymore, shoqėritė korale etj. Dhe janė tė njėjtėt muziktarė qė krijuan kėto formacione, qė u morėn dhe me krijimtari muzikore. Nuk ėshtė e rastit qė Palok Kurti, Frano Ndoja nė Shkodėr, Thoma Nasi nė Amerikė etj., janė krijuesit e parė tė veprave qė shkruan vetė apo pėrshtatėn me tematikėn e kėsaj periudhe. Kemi kthimin nė shqip tė liturgjisė fetare nga Noli apo prelatė tė tjerė kryesisht tė fesė katolike.
    Cilėt janė pėrfaqėsuesit mė nė zė tė saj qė do tė interpretohen nė kėtė koncert?


    Mikel Koliqi

    Njė ndėr ta ėshtė Palok Kurti, njė muziktar i palodhur, qė ka hedhur bazat e muzikės jo vetėm nė qytetin e Shkodrės, por dhe muzikės popullore. Njė pjesė e repertorit mė brilant tė kėngės qytetare shkodrane janė krijuar prej tij, si: “Ta dish, ta dish”, “Kenke nuri i bukuris”, “Marshallah bukuris sate” deri te “Pėr mu paska ken kismet”. Pėrmendim Martin Gjokėn, njė nga krijuesit mė seriozė, qė ka trajtuar tema pikante tė historisė sė Shqipėrisė nė vitet e trazuara ’17-’18. “Vo is de fride” ėshtė njė vepėr vokale e tij shumė e ndjetė, mbėshtetur mbi tekstin e autorit gjerman Shinkler. Thoma Nasi ka njė sėrė veprash si rapsodi, pjesė instrumentale, kėngė tė ndryshme, tė cilat janė repertori bazė i njė jete qytetare tė kultivuar nė Korēėn e viteve ’20. Njė nga gjėrat mė surprizuese ėshtė gjetja e njė fragmenti tė panjohur pėr ne nė Arkivin e Shtetit. Bėhet fjalė pėr njė pjesė tė Frano Ndojės, muzikė pėr dramėn e Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros”.Njė nga pjesėt qendrore tė krijimtarisė sė kėsaj periudhe ėshtė vepra simfonike “Skėnderbeu” e Nolit, tė cilėn kemi pasur mundėsi ta njohim qysh herėt.
    Njė nga kompozitorėt interesantė tė kėsaj periudhe ėshtė edhe Lec Kurti…


    Lec Kurti

    Lec Kurti, njė njeri i ditur, diplomat dhe politikan i njohur, rezulton njė krijues me njė densitet mendimi dhe dramaciteti tė mahnitshėm. Njė pjesė e krijimtarisė sė tij ėshtė botuar nėn kujdesin e kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe pėrkujdesin e prof. Sokol Shupos nga mesi i viteve ’90. Ai ka shkruar edhe operėn “Arbėreshėt”, e cila ėshtė e para opera shqiptare, por nuk dihet nėse ėshtė ekzekutuar ndonjėherė. Mospėrputhja e pikėpamjeve tė tij nacionaliste dhe antikomuniste ka bėrė qė veprat e tij tė zhduken, tė persekutohen, ashtu si veprat e Mikel Koliqit, tė cilat i ruajti pėr 40 vjet kompozitori Tonin Harapi. Mė pas, nėn orkestrimin e Gjon Simonit dhe orkestrės sė RTSH-sė, arritėm tė paktėn t’i jepnim kėnaqėsinė autorit nė ditėt e fundit tė jetės sė tij t’i dėgjonte tė ekzekutuara.
    Janė ekzekutuar mė parė kėto vepra?
    Njė pjesė e mirė e tyre nuk janė ekzekutuar, duke filluar qė nga “Bashkimi i Shqipnisė” e Palok Kurtit, tė cilėn e kemi transkriptuar pėr orkestėr simfonike nė sajė edhe tė kontributit tė kolegėve tė mi si Robert Radoja, tė cilit i kemi besuar disa vepra pėr t’i sjellė nė plotėsinė e tyre. Janė tė panjohura romancat e Lec Kurtit, ose pėrpunimet e Martin Gjokės me meloditė popullore: “Kenkan mbush malet me dėborė”, “Shqiptarja e gjydetnueme”, njė valle tė kėnduar vajzash, apo “Vo is de fride” e shumė tė tjera, qė vijnė pėr herė tė parė. Sigurisht, nuk mund tė linim pa pėrmendur njė vepėr tė Prenk Jakovės, njė arie, tė cilėn ai mė vonė e pėrfshin nė operėn “Mrika”. Por ne e sjellim nė versionin e parė, kur kjo bėnte pjesė nė melodramėn “Juda Makabe”, e cila u ndalua dhe shkaktoi edhe burgimin e Prenk Jakovės. Janė vepra tė karakterit instrumental, vokal, koral, a kapela dhe tė veprave simfonike.
    Deri ku shkon kufiri i krijimtarisė sė muzikės serioze nė Shqipėri?
    “Bashkimi i Shqipnisė” ėshtė dokumenti mė i hershėm, i vitit 1881. Ky ėshtė njė fakt i ditur, por vepra nuk ėshtė ekzekutuar asnjėherė. Ky koncert zhvendos shumė konceptet tona. Pėr shembull, fragmenti i operės “Arbėreshėt” tė Lec Kurtit, zhvendos jo datėn e ekzekutimit tė njė opere shqipe, por krijimin e saj nga njė autor shqiptar. Cili ka qenė fati i saj, pse ka humbur, cili ėshtė versioni origjinal? Kėrkon mė shumė thellime. Prej kėtij koncerti zbulohet edhe prirja europiane e disa artistėve, ku duket lidhja e tyre me kulturat austriake, gjermane, italiane dhe tendenca pėr tė krijuar muzikė shqiptare, mbėshtetur nė tema shqiptare.
    Pėrveē Lec Kurtit e Mikel Koliqit, tė ndaluar pėr motive politike, po pjesa tjetėr e krijimtarisė sė kėsaj periudhe, pėrse ka mbetur nė harresė?


    Fan Noli

    Do ndalesha nė veprat e Nolit, pėr tė cilin jam dėshmitar. Pėr herė tė parė e kemi dėgjuar tė interpretuar poemėn simfonike “Skėnderbeu” nė vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes. Ekzekutimi ėshtė zhvilluar nė studion e orkestrės, ku erdhėn edhe autoritete tė larta tė kohės pėr ta dėgjuar dhe sigurisht pėr tė mos e ekzekutuar mė. Sepse kishte xhelozira tė brendshme, partiake. Me kėtė rast dilte figura e njė eruditi dhe njė politikani si Fan Noli, qė i bėnte hije figurės sė diktatorit, duke qenė edhe kompozitor. Shumė nga kėta autorė nuk mund tė shkruanin sipas kanuneve tė kohės, si hyjnizimi i njė figure. Kujtoj qė nė janar tė vitit 1973, fill pas sė cilit, filluan pėrndjekjet e Plenumit IV, interpretuam veprėn “Gaspari i vorfėr” tė Nolit, tė cilin e interpretoi Gaqo Ēako. Zgjodhėm atė dhe jo ndonjė tjetėr, sepse ajo ėshtė shkruar mbi njė poezi tė Pol Verlenit, sepse nė njė moment, kur flitet pėr tė varfrit, autori ka cituar motivin e “Internacionales” dhe ky ishte njė pretekst qė ne e pėrdorėm pėr ta ekzekutuar kėtė vepėr. As qė mendohej atėherė tė flisje pėr uverturėn bizantine tė Nolit, edhe pse e gjithė krijimtaria e tij, edhe ato tė liturgjisė fetare ėshtė njė kontribut i madh pėr ēėshtjen kombėtare.

    ALMA MILE

    panorama

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    eshte pak sa si i peshtire ky Zhani ....para 90's vishte perdite nje pale xhinse dhe lekuren e ka te pudrosur, kur flet eshte sikur i ve kolofon harkut politik qe gjithmone e mbeshteti ne c'do kohe.....do re mi e kiu fiu etj...etj...etj
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    INTERVISTA/ Flet Drejtori i TOB-it, akademiku, Zhani Ciko


    “PENA E MUZIKTARĖVE RILINDAS”, njė koncert me risi

    Lec Kurti Konsulli i parė nė Athinė ėshtė shpallur “Qytetar Nderi i Athinės”
    Dokumenti mė i hershėm i muzikės shqiptare “ Bashkimi i Shqipėnisė” i Palok Kurtit, i krijuar mė 1881


    Albert ZHOLI

    Para disa ditėsh nė TOB nėn kujdesin e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinise dhe Sporteve nė kuadėr tė vitit tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė u shfaq “Pena e muziktarėve rilindas” me muzikė nga Arkivi.
    Nė koncert u ndoq dokumentin i parė i muzikės shqiptare (1881) “Bashkimi Shqipėrisė”,
    “Himni i Organizatės Vatra” (i cili ekzekutohet pėr herė tė parė) e deri tek krijimet e viteve 1930 – 1940. Njė pjesė e mirė e repertorit u ekzekutua pėr herė tė parė. Autorėt:Palok KURTI, Frano NDOJA, Fan S. NOLI, Lec KURTI, Martin GJOKA , Thoma NASI, Murat SHEHU, Mikel KOLIQI, Prenk JAKOVA, Kristo KONO.

    Interpretuan solistėt:
    Irini Nikolla, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Sonila Baboēi, Shpresa Beka, Eriona Gjyzeli, Irida Dragoti, Denis Skura, Solen Alla
    Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOB

    Nė kuadrin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, cilat janė prurjet e reja tė TOB-it?

    Jubileu i 100 - vjetorit nga mėnyra se si po zhvillohet nga muaji nė muaj, po sjell prurje tė reja, tė cilat nė njė vėshtrim tė parė ishin tė paimagjinueshme. TKOB sjell nė ēdo muaj njė premierė veprash skenike shqiptare siē ishte “Lulja e kujtimit” kompozuar nga Kristo Kono. Kjo vepėr ishte njė rizgjim i kėsaj vlere tė njė opere qė solli momentet e afrimit tė pavarėsisė, nė fakt pėrfaqėson veprėn skenike qė i kushtohet kėsaj date historike, mė pas mund tė pėrmend dhe rivėnien nė skenė tė veprės “Plaga e dhjetė e Gjergj Elez Alisė”, njė nga veprat mė tė suksesshme qė ka sjellė “Eposin e kreshnikėve” nė gjininė e baletit.


    Tė ndalemi tek koncerti i fundit “PENA E MUZIKTARĖVE RILINDAS”...
    Koncerti me veprat e muziktarėve tė rilindjes plotėson njė kapitull qė mbas viteve ‘90 ka ekzistuar vetėm nė historiografinė e shkruar muzikore shqiptare vetėm si renditje emrash tė kėtyre autorėve. Sigurisht qė, kjo punė ėshtė tepėr e rėndėsishme pasi u bė hapi i parė pėr hapjen e kufirit tė historisė sonė tė muzikės drejt fillimeve tė para tė saj. Ndėrsa prurjet nė jetėn koncertore tė tyre kanė qenė shumė tė vakėta dhe pothuajse kanė munguar tėrėsisht. Pas njė kėrkimi tė gjatė nė arkivat e shtetit shqiptar dhe ne arkiva tė tjera nė familjet e veēanta tė kompozitorėve tė cilat kanė ruajtur kėto vepra, mundėm tė kristalizojmė njė program, i cili u shfaq para publikut nė kėtė mbrėmje koncertore. Qėllimi ishte qė tė plotėsohej gjerdani i krijimtarisė muzikore mė tė vjetėr nė skenė. Veprat qė mbeten nė arkiva dhe ne biblioteka asnjėherė nuk kanė jetė vetvetiu, ndryshe nga letėrsia qė mes shtypit lexohet vetijshėm, kurse arti muzikor vetėm nėpėrmjet ngjitjes nė skenė gjallon dhe komunikon pėrmbajtjen dhe emocionet tek publiku. Ky kėrkim solli vėrtetė gjėra surprizuese.

    Dhe cilat ishin ato?
    Pėr herė tė parė doli dhe tingėlloi dokumenti mė i hershėm i muzikės shqiptare qė ėshtė “Bashkimi i Shqipėnisė” i Palok Kurtit, i krijuar mė 1881. Kjo vėrteton atė tezė tė cilėn e kam shprehur edhe herė tė tjera, qė zhvillimet muzikore me kahje evropiane, rikthimi nė shtratin evropian mbas rreth 500 vjetėsh inkubacioni, e ka marrė shtysėn nga lėvizja patriotike e njohur si Rilindja Kombėtare, pjesė e sė cilės u bė dhe ajo. Pra, ne, nė ndryshim nga shumė vende tė tjera, ku fillimet muzikore kanė qenė si rezultat i pėrpjekjeve tė klasės politike elitare, kryesisht shtresave aristokratike, ose tė grupeve tė ndryshme tė mecenatit artistik, tek ne shqiptarėt, ky fenomen si shtysė ka patur Rilindjen kombėtare. Ka qenė impakti i figurave tė rilindjes qė i dhanė shtysė zhvillimit tė arteve. Krahas kėngės patriotike qė ėshtė sinjali i parė qė erdhi vetvetishėm mbas Lidhjes sė Prizrenit, filluan tė gjallojnė shoqėritė kulturore. Njerėz qė patėn vepra muzikore, dikush tė realizuar pėrmes studimeve artistike apo edhe tė fushave tė tjera si ato teologjike e intelektuale, krijuan nė qytetet mė kryesore tė Shqipėrisė (atje ku kishte premise pėr njė fillim tė jetės kulturore), shoqatat e para, bandat e para, shoqėritė korale tė para, ku asnjėherė nuk mungoi fryma patriotike brenda tyre. Kjo ėshtė meritė e jashtėzakonshme e tė gjithė kėtyre anėtarėve tė devotshėm tė armatės rilindase.

    Pra, nė kėtė kohė filloi organizimi i shoqėrive tė mirėfillta muzikore?
    Dokumenti i parė ishte vepra “Bashkimi i Shqinisė”, i Palok Kurtit mė pas ėshtė veprimtaria e Martin Gjokės, Frano Ndojės dhe autorėve tė tjerė me radhė si: Thoma Nasi, Thanas Floqi, Spiridon Ilo, Mihal Ciko, etj., qė morėn pjesė nė kėtė zhvillim muzikor patriotik. Secili prej tyre kishte njė prurje tė veēantė. Kjo erdhi me spikatjen e duhur nė koncert. Mė e veēanta ishte ekzekutimi pėr herė tė parė i himnit tė Federatės mbarė shqiptare “Vatra” nė Amerikė. Njė krijim i Refo Ēaparit, muzikė tė Thoma Nasit, i orkestruar nga Ylli Ramazoti, qė tingėlloi pėr herė tė parė nė mjedisin shqiptar. Edhe nė Amerikė e kanė pasur tė pamundur tė kenė njė regjistrim me kėto pėrmasa. Po kėshtu shumė interesante ishin edhe vepra e Martin Gjokės, e kėtij muziktari me vlera tė mėdha, qė i pėrket jo vetėm sferės sė krijimtarisė por edhe shkollės muzikore qė ai inicioi, njė pamflet muzikor poetiko-politik do ta konsideroja unė krijimin e tij Vvo ist der Friede (Ku ėshtė Liria) teksti i poetit gjerman F. Eicherl
    Ėshtė njė baladė qė del tej konceptit tonė mbi rolin dhe mėnyrėn si shkruhej muzika nė atė kohė. Njė vepėr e vitit 1917 adresuar mė shumė drejt publikut tė huaj dhe atyre qė vendosnin mbi fatin e vendit tonė asokohe. Njė vepėr me vlerė tė veēantė ishte edhe fragmenti nga melodrama “ Vdekja e Pirros” me muzikė tė F. Ndojės sipas veprės letrare tė Mihal Gramenos. Fragmenti qė pėrfaqėson njė marsh funebėr meriton tė futet padyshim nė tė gjitha okazionet e zhvillimit tė procesioneve funerale, siē janė tė shtetit e tė tjera. “Vdekja e Pirros” qėndron shumė mirė krah literaturės qė koha ka sjellė nga repertori botėror dhe ai tipik i derisotėm.




    Cilat vepra tė tjera do tė veēoje?
    Me vlerė janė edhe veprat e Mikel Koliqit, siē janė melodramat e tij, “Ruba e kuqe”, “Rozafa” dhe “Rrethimi i Shkodrės” tė cilat i pat shpėtuar nė momentin e arrestimit tė Don Mikelit ish nxėnėsi i tij dhe pasuesi i veprės sė tij muzikore, kompozitori i shquar Tonin Arapi i cili mbajti tė fshehura nė shtėpinė e tij pėr 50 vjet. Me punėn qė ėshtė bėrė mbas viteve ‘90-tė me Orkestrėn e RTSH, mundėm t’ia kthenim veprėn e Mikel Koliqit pėrpara se kardinali i parė shqiptar tė mbyllte sytė, redaktuar dhe orkestruar me kujdesin e mikut tonė tė paharruar Gjon Simonit. Vepra tė tjera tė kompozitorit Thoma Nasit me spikatje tė valles popullore janė tė mrekullueshme.
    Ishte edhe Rapsodia Nr.2 e njė emigranti nė Amerikė, beratasi Murat Shehu qė malli pėr atdhe e kishte djegur nga brenda dhe e bėri tė studiojė seriozisht muzikėn kombėtare. Ka shkruar 5 rapsodi pėr orkestrėn simfonike, ose Fan S. Noli qė mbetet personaliteti mė i madh muzikor i viteve ’30-40. Vepra e tij simfonike “Skėnderbeu”, ėshtė vepra mė e madhe qė mbyll kėtė periudhė tė historisė kombėtare, ku ai kreu studimet e plota muzikore nė Boston. “Skėnderbeu” ėshtė pjesė e atij pėrkushtimi total nolian ndaj kėsaj figure. Nė poemėn simfonike nė fjalė, gjėja me e veēantė ėshtė se pėrmbajtjen autori e ka marrė jo nga krijimet e tij poetike apo historike mbi Skėnderbeun por nga njė vepėr tjetėr siē ėshtė poema e H. Longfellovv mbi heroin tonė kombėtar qė e pat pėrkthyer nė shqip, ku figura e Skėnderbeut nuk ėshtė vetėm figurė luftarake, por shtrihet edhe ne dimensione tė tjera. Fan Noli e nis me kthimin e Skėnderbeut, sinjalet e trompave qė lajmėrojnė afrimin e tij nė Krujė dhe e mbyll me Korabin e famshėm nga Pasionet sipas Shėn Mateut tė J.S Bach. Ai tregon se triumfi i Skėnderbeut duke e vendosur nė njė temė triumfi “Ohampt voll Blut und Vvunden”, ngrohet nė nivel europian.
    Pra kemi njė vizion tepėr tė gjerė rreth kėsaj figure, e cila bėn qė vepra tė mos ketė atė efektin “guerresc” (tė jashtėm luftarak), por tė sjellė njė zbėrthim tė plotė tė botės sė brendshme tė figurės sė Skėnderbeut.
    Duke u shkėputur tani nga kėto pėrsihatje rreth veprave, mund tė pohoj se ky operacion kėrkimor nė Arkivin muzikor tė muzikatarėve tė hershėm na bėri disa surpriza.
    Nė ē’kuptim?
    Po nxorėm nė pah dhe krijmatarinė e Lec Kurtit, kėtij ideologu, patrioti dhe njė njeriu tė arteve shumė tė rėndėsishėm. I panjohur pėr shkak tė qėndrimit tė tij nacionalist. (Ai nė Shqipėri ka operuar nė mjediset e Ballit Kombėtar nė kuadrin e pėrpjekjeve te tij pėr Ēlirimin e Shqipėrisė, dhe pastaj ėshtė larguar pėrgjithmonė. Pra, si meteor. Ai ėshtė Konsulli i parė nė Athinė dhe ėshtė shpallur “Qytetar Nderi i Athinės”, ka qenė nė Itali, Bari, Romė, Londėr, pra nė konsullatat tona tė Mbretėrisė. Ka ardhur nė Shqipėri, pas pushtimit fashist, ka parė si po zhvilloheshin ngjarjet, ėshtė larguar dhe mė pas ka vdekur nė Romė. Krijimtaria e tij muzikore ėshtė e madhe. Ai i adresohet (me ato pak krijime qė janė gjetur) botės muzikore tė kohės nė Itali. Ka edhe njė opera shkruar nė 1915-ėn e largėt qė daton si e para opera shqiptare e titulluar “Arbresha”, me kontekst historik dhe patriotik. Vepra ėshtė zhdukur dhe sot kemi vetėm disa fashikuj tė saj nga akti i parė, ruajtur nė shtėpinė e tij. Kėshtu mundėm tė nxjerrim Arien e Arbreshės, ku gjithė monologu zhvillohet nė formėn e deklamacionit me tė cilėn ne u njohėm pėr herė tė parė nė ekzekutimin e saj. Vepra e Lec Kurtit, ku nuk mungon edhe njė katalogu i muzikės sė dhomės, dėshmon se Kurti ėshtė njė nga intelektualėt e parė nė gjirin e kompozitorėve shqiptarė tė tė gjitha kohėrave.

    Po nga autorėt e pas viteve 1940- tė cilin do tė veēonit?
    Prenk Jakova erdhi nė koncert, me njė krijim tė tij tė shkruar rreth viteve ‘40 – ‘50. Njė melodramė e titulluar “Juda Makabe” me tekst tė Gjergj Fishtės. Por opera “Mrika” e tij mbetet e para opera e shkruar dhe shfaqur nė skenėn shqiptare.
    “Juda Mekabe” sipas tekstit tė Fishtės, ėshtė ekzekutuar nė Shkodėr nė ditėt e para tė viteve ‘45-‘46. Vepra u ndalua dhe autori pati njė pėrndjekje tė egėr personale dhe tė tė gjithė familjarėve tė tij. Nga kjo melodramė Aria e “Juda Makabe”, me dramaticitetin e saj e detyroi vetė autorin pėr tė mos e lėnė nė harresė kėtė pjesė qė pa mėdyshje mund tė konsiderohet aria mė e bukur shqiptare, tė cilėn ai e rimori vetė duke i ndėrruar tekstin dhe pėrfshirė nė operėn “Mrika” e njohur si “Aria e Gjinit”.

    Si u ndoq ky koncert?
    Koncerti pati mjaft prurje tė kėsaj natyre tė cilat bėnė qė ai tė ndiqej me shumė interes. Kėtė e shikojmė nga kontaktet qė kemi pasur dhe pėrshtypjet qė na ka dhėnė publiku. Ka pasur njė impenjim total tė tė gjithė artistėve. Kjo u shpėrblye me vlerat e muzikės qė paraqitėm atje. Si konkluzion koncerti nuk pėrmbajti vetėm vlera historike e tė gjallimit tė Arkivit, sado qė edhe kjo nuk ėshtė pak por solli dhe kėnaqėsinė e pėrfitimit tė vlerave tė mirėfillta artistike. Njė pjesė e dallueshme e tyre mund tė konsiderohen qė tani si pjesė e repertorit tė qėndrueshėm muzikor kombėtar. Evidentoi jo thjesht emra krijuesish muzikorė por zbuloi formimin, pėrkushtimin dhe rezultatin krijues tė Muziktarėve Rilindas pėr tė cilėt shkon shumė shprehja qė thotė francezi: “T’i heqėsh kapelėn”.
    Ėshtė njė traditė qė duhet njohur dhe studiuar ende.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  2. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  3. Mėnyra e shkrimit tregon tendencat e vetėvrajses
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 00:04
  4. MARADONA tregon njė tė fshehtė...!!!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 01:44
  5. Ish studenti ne Moske tregon...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •