Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Edi Muka

    Edi Muka ēon artin shqiptar nė njė ekspozitė nė Holon, nė jug tė Izraelit

    "Harmoni e hidhur dhe e ėmbėl" nė Tel-Aviv


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Tel-Avivi, Majlinda Ēullhaj

    Ndėrsa ambasada Amerikane largon mė shumė se gjysmėn e personelit nga Izraeli, Edi Muka sjell artin shqiptar nė tė. Dhe ndėrsa shumica e artistėve tė vendeve te tjera pezullojnė ardhjen e tyre pėr shkak tė situatės sė ndėrlikuar nė Izrael, Edi Muka si kurator dhe Sislej Xhafa njė nga 6 artistėt pjesėmarrės, ēelin mė 15 Shkurt ekspozitėn e titulluar "Harmoni e hidhur dhe e ėmbėl" nė Holon, Izrael. Kjo ekspozitė do te jetė e hapur deri nė fillim tė muajit prill.

    Ulur nė njė kafe tė kėndshme nė Tel Aviv teksa jashtė po bie shi, gjė e pazakontė kjo pėr motin e ngrohtė dhe me diell tė Izraelit, Edi Muka tregon se njė ditė mė parė kishte vizituar Detin e Vdekur me njė mjet tė siguruar nga ambasada Shqiptare nė Tel Aviv. Dhe biles ai gjen rastin t'i shprehė dhe njė herė falenderimet e tij Ambasadorit shqiptar nė Izrael, Z. Bashkim Dino. I pyetur se si i dukej Izraeli, ai pėrgjigjet thjeshtė me :"si pak shumė i ngatėrruar" dhe me kaq i pėrfundon komentet e tij pėr tė. Por pyetjes se si erdhi me kėtė grumbullim punėsh artistėsh shqiptarė dhe kosovarė, ai i pėrgjigjet me mjaft imtėsi.
    Kur ju kėrkua organizimi i kėtij projekti nga galeria e artit dixhital nė Holon, qytet mjaft interesant nė jug tė Tel Avivit, ai thotė se nuk kishte ndonjė titull specifik nė kokė. Edi Mukės ju ofrua puna si kurator i kėsaj ekspozite nga drejtoresha e galerisė, e cila ishte njohur me punėn e tij nė njė tjeter ekspozitė tė konceptuar nga ai, nė Gjermani.

    "Sė pari fillova tė bėj pėrzgjedhjen e njė grupi artistėsh me punėt mė tė reja tė tyre, dhe natyrisht pėrshtatja e tyre me kontekstin izraelit qe mjaft e rėndėsishme", thotė ai.

    Gjatė vizitės nė galeri, tek po vėshtroja videon e artistit kosovar Erzen Shkololli qė paraqiste se-kuenca tė njė ceremonie martese nė Pejė, pyeta njė vizitor izraelit qė kisha pranė se ē'mendonte.

    Sė pari duhet t'ju them se unė vetė nuk kisha qenė ndonjėherė dėshmitare e njė ceremonie tė tillė martese ku nusja jo vetėm qante, por ēirrej nė njė mėnyrė makabre. Ai mė thotė se njė ceremoni tė tillė qarjeje gjatė ceremonisė sė martesės e gjen dhe tek hebrenjtė me prejardhje nga Jemeni. Dhe se i dukej mjaft interesante. Ndėrkohė qė mbikqyrėsi i galerisė mė tregon se vizitorėt e kishin pyetur shpesh se ē'po ndodhte me kėtė nuse, sepse dukej mė shumė si ceremoni varrimi se sa martese. Ndėrsa vetė Edi Muka thotė, se artisti i ri kosovar Erzen Shkololli punon mjaft me ritualet dhe folklorin lokal.

    Nė njė tjetėr dhomė tė galerisė shikon tė projektuar nė mur tė mrekullueshmen "Fontana di Trevi" ne Romė dhe pasi hedh njė shikim tė dytė heton njė ēift naziskinėsh qė notojnė nė ujin e pastėr dhe qė puthen e lodrojnė si tė ishin qėniet mė ėngjėllore tė kėsaj bote. Kemi arritur kėshtu tek puna e Sislej Xhafa, njė tjetėr artist kosovar qė aktualisht punon sa nė Itali, sa nė Nju Jork. Dhe Edi muka shprehet pėr tė: Tek shikon kėtė video bėn menjėherė lidhjen me filmin "Dolce Vita" tė Felinit. Sislej Xhafa kėrkon tė profilizohet si artist nėn petkun e refugjatit. Ajo ēka ti arrin tė dallosh nė ujė janė kėta naziskinė, simboli i intolerancės, njė fenomen social i lindur si njė pėrgjigje e mospranimit tė tjetrės. Por ndėrkohe tek shikon pjesėn me kėta dy naziskinė qė luajnė rolin e njė ēifti normal romantik qė puthen e pėrqafohen duke i buzėqeshur njeri-tjetrit shikuesit i krijohet njė ndjesi brishtėsie tė ėmbėl. Dhe kjo ėshtė puna e Sislej Xhafės, qė mbėshtetet nė njė fėrkim tė vazhdueshėm midis kulturash; ka nevojė pėr konflikte dhe negocime.

    Dhe hidhemi mė tutje tek puna e artistit shqiptar Adrian Paci nga Shkodra qė aktualisht ndodhet nė Milano. Ndeshesh me dy projektime nė mur perballė njėra-tjetrės. Tek njėri shikon njė vogėlushe tė vogėl qė kėndon "qingji i vogėl lara lara" me njė zė tė ėmbėl fėminor, e projektuar lart dhe me vėshtrim nga poshtė. Dhe nė murin pėrballė, nė pjesėn e poshtme tė tij, heton njė grumbull tė moshuarish qė shikojnė sipėr me pėrdėllim buzėt e mbesės sė tyre qė ndodhet larg nė Itali, dhe qė i pergjigjen dhe ata me kėngė edhe pse vetėm nė mėnyrė virtuale.

    Dhe natyrisht pas kontaktit tė parė emocional, videoja ofron akoma mė shumė dhe ngren pyetje tė rėndėsishme mbi marrėdhėniet qė bazohen nė transformimet socio-politike tė Shqipėrisė post-komuniste: thotė Edi Muka.

    Dhe kalojmė mė pas tek video loja e Gentian Shkurtit. Eshtė titulluar "Go West" dhe ėshtė njė video lojė me tė cilin vizitori mund tė luaj vetė dhe tė arrijė qėllimin pra tė shkojė nė perėndim. Dhe si ēdo video lojė edhe kėtu ndeshesh me armiq, qė nė kėtė rast janė rojet italiane tė bregdetit.

    Po kėshtu patėn mjaft punė interesante dhe Sokol Beqiri, njė artist kosovar, dhe Anri Sala nga tirana qė tashme banon dhe punon nė Paris.

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    E ndjek disi nga larg veprimtarine dhe punen e Edi Muke's te cilin e respektoj shume si nje nga kuratoret e artit shqiptar.
    ketu do tju percjell intervista, shkrime/ese si dhe disa imazhe te puneve te tija si artist.

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    SHQIPERIA SOT - KOHA E OPTIMIZMIT IRONIK



    EDI MUKA

    Shqipėria duket e lidhur nga njė fat i ēuditshėm, qė e dėnon atė tė jetė njė vend i askujt, njė kufi dhe tokė e emigracionit: strehė pėr tė shpėrngulurit nga Kosova, por edhe pikė nisjė pėr ikjet e mėdha drejt mitit Perėndimor. Ndėrsa bota flet pėr globaizim, pėr "fshatin global", apo pėr nacioalizma tė rinj, Shqipėria praktikon ēdoditė prerjet e nomadizmit e tė deterritorializimit, duke provuar mbi lėkurė ato ēka nė botė janė veē koncepte kyc tė kritikės sė re. Shqipėria pėrjeton dramėn e distancės: banorėt e saj janė tė detyruar tė vuajnė mbajtjen larg, nostalgjinė dhe nė tė njėjtėn kohė, besimin nė njė tė ardhme qė duket se nuk do tė arrijė kurrė. Nga Shqipėria iket dhe shpresohet, vetėm sepse ka ende kurajo pėr tė menduar njė tė ardhmen mė tė mirė.

    Ky ekuilibėr i thyeshėm, kjo pėrzierje e ēuditshme dhe hibride prodhon njė optimizėm cinik, qė mbush kulturėn dhe artin bashkėkohor shqiptar. Artistėt shiptare janė ekuilibristė, tė cilėt ecin mbi njė fill tė tendosur mes tragjedinė e komedisė, ironisė dhe pėrshtatjes me brutalitetin e jetės sė pėrditshme. Tė reflektosh tragjedinė e sė tashmes nė njė njėjtin ēast qė kėrkon tė ikėsh prej saj: pikėrisht ky sensi i njė optimizmi ironik, e vetmja rrugėdalje nga ankthi i historisė. Sot nė Shqipėri, tė bėsh art do tė thotė nė njė kuptim tė pėrballesh me utopinė dhe ėndrrėn e sė ardhmes socialist, artistėt shqiptarė mėsuan ta gėrryejnė utopinė me armėt e ironisė dhe pakuptimit.

    Tė gjithė artistėt e kėsaj ekspozite i pėrgjigjen kėsaj ndjeshmėrie, secili me strategjinė e tij apo tė saj personale: njė komb, i cili dashje pa dashje pėrjeton ēdo ditė diasporėn dhe ndarjen e forcave politike dhe sociale, nuk mund tė ofronte njė imazh artistik unitar. Por ėshtė pikėrisht nė ndryshueshmėrinė e mjeteve dhe tonaliteteve stilistike dhe emotive vendi ku qėndro pasuria e pjesmarrjes sonė nė panoramėn e artit botėror. Kjo shf qje e artit shqiptar nuk nxit ndonjė drejtim a rrymė, e as ndonjė situatė gjithpėrfshirėse, pėrkundrazi aspiron tė tregojė hapjen dhe ndryshueshmėrinė e konetksti artistik nė lėvizje tė pėrhershme, nė tė cilin pėrzihen referenca autobiografike dhe dhunė infantilizėm. Pak rėndėsi ka nėse nuk formojemė njė grup, njė koalicion solid: pas rėnies sė mureve ideologjikė, Shqipėria mėsoi tė mos u zerė besė uniteteve dhe sist meve. Mė mirė perferojmė tė ecim nė rrugina pa krye, duke pranuar heterogjeneitetin dhe ndryshueshmėrinė si tė vetmen tė vėrtėtė tė besueshme.
    Arti shqiptar nuk ngre teza, por vetėm hipoteza tė subjektivitetit dhe ndryshueshmėrisė, tė cilat pėrēmojnė stereotipet e atyre qė do tė donin ta inkuadronin artin tonė nė kornizėn e "kulturave margjianle apo periferike", siē do t'u pėlqente ta vendosnin kuratorėt nga tregu global.
    Pikėrisht pėr tė ikur nga kjo formė e re kanibalizmi, Sislej Xhafa do t'i undhėheqė vizitorė nė njė shėtitje nėpėr qytetin e Venecias: nė rolin e njė Ciceroni tė veēantė, Xhafa nuk do tė pėrshkruajė bukuritė e lagunės, ai do tė gėrryejė mitin e qytetin. Ėshtė njė ndėrrim rolesh, nė tė cilin i huaji, emigranti mė sė fundi ngre zerin dhe gjykon Perėndimin me armet e atij vetė. Me kėt veprim Xhafa kten drejtimin e vėshtrimit kondensues qė turistėt dhe kolonizatorėt kanė hedhur gjithmonė mbi kultural e margjinalizuara: mė sė fundi vihet nė pikėpytje vetė gustoja klasike perėndimore.
    Lala-Meredith Vula pėrdor njė strategji tė ngjashme gjithashtu, duke adoptuar vėshtrimin pozitivist dhe dokumentarist tė fotografisė etnografike Perėndimore. Duke transformuar njerėzit nė objekte, antropologjia pertedon tė kryejė studimin e Tjetrjr, ndėrsa Vula e pėrmbys kėtė pėrfundim duke pėrdorur tė njėjtat instrumente tė analizės antropologjike pėr tė pėrshkruar kulturėn e saj Kosovare, duke lozur me vėshtrimin e ftohtė tė dokumentaristit dhe empatinė e pėrjetimit.
    Arti shqiptar shtrihet nė kėtė hapėsirė, i baraslarguar nga pushteti dhe kritika e drejtpėrdrejtė: artistėt shqiptarė e kanė kthyer fragmentarizimin dhe heterogjeneitetin nė forcė dhe subversion dhe jetojnė me strategji po aq delikate sa ē'shtė delikate gjendja jonė pėrpara historisė.

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •