Edi Muka ēon artin shqiptar nė njė ekspozitė nė Holon, nė jug tė Izraelit
"Harmoni e hidhur dhe e ėmbėl" nė Tel-Aviv
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Tel-Avivi, Majlinda Ēullhaj
Ndėrsa ambasada Amerikane largon mė shumė se gjysmėn e personelit nga Izraeli, Edi Muka sjell artin shqiptar nė tė. Dhe ndėrsa shumica e artistėve tė vendeve te tjera pezullojnė ardhjen e tyre pėr shkak tė situatės sė ndėrlikuar nė Izrael, Edi Muka si kurator dhe Sislej Xhafa njė nga 6 artistėt pjesėmarrės, ēelin mė 15 Shkurt ekspozitėn e titulluar "Harmoni e hidhur dhe e ėmbėl" nė Holon, Izrael. Kjo ekspozitė do te jetė e hapur deri nė fillim tė muajit prill.
Ulur nė njė kafe tė kėndshme nė Tel Aviv teksa jashtė po bie shi, gjė e pazakontė kjo pėr motin e ngrohtė dhe me diell tė Izraelit, Edi Muka tregon se njė ditė mė parė kishte vizituar Detin e Vdekur me njė mjet tė siguruar nga ambasada Shqiptare nė Tel Aviv. Dhe biles ai gjen rastin t'i shprehė dhe njė herė falenderimet e tij Ambasadorit shqiptar nė Izrael, Z. Bashkim Dino. I pyetur se si i dukej Izraeli, ai pėrgjigjet thjeshtė me :"si pak shumė i ngatėrruar" dhe me kaq i pėrfundon komentet e tij pėr tė. Por pyetjes se si erdhi me kėtė grumbullim punėsh artistėsh shqiptarė dhe kosovarė, ai i pėrgjigjet me mjaft imtėsi.
Kur ju kėrkua organizimi i kėtij projekti nga galeria e artit dixhital nė Holon, qytet mjaft interesant nė jug tė Tel Avivit, ai thotė se nuk kishte ndonjė titull specifik nė kokė. Edi Mukės ju ofrua puna si kurator i kėsaj ekspozite nga drejtoresha e galerisė, e cila ishte njohur me punėn e tij nė njė tjeter ekspozitė tė konceptuar nga ai, nė Gjermani.
"Sė pari fillova tė bėj pėrzgjedhjen e njė grupi artistėsh me punėt mė tė reja tė tyre, dhe natyrisht pėrshtatja e tyre me kontekstin izraelit qe mjaft e rėndėsishme", thotė ai.
Gjatė vizitės nė galeri, tek po vėshtroja videon e artistit kosovar Erzen Shkololli qė paraqiste se-kuenca tė njė ceremonie martese nė Pejė, pyeta njė vizitor izraelit qė kisha pranė se ē'mendonte.
Sė pari duhet t'ju them se unė vetė nuk kisha qenė ndonjėherė dėshmitare e njė ceremonie tė tillė martese ku nusja jo vetėm qante, por ēirrej nė njė mėnyrė makabre. Ai mė thotė se njė ceremoni tė tillė qarjeje gjatė ceremonisė sė martesės e gjen dhe tek hebrenjtė me prejardhje nga Jemeni. Dhe se i dukej mjaft interesante. Ndėrkohė qė mbikqyrėsi i galerisė mė tregon se vizitorėt e kishin pyetur shpesh se ē'po ndodhte me kėtė nuse, sepse dukej mė shumė si ceremoni varrimi se sa martese. Ndėrsa vetė Edi Muka thotė, se artisti i ri kosovar Erzen Shkololli punon mjaft me ritualet dhe folklorin lokal.
Nė njė tjetėr dhomė tė galerisė shikon tė projektuar nė mur tė mrekullueshmen "Fontana di Trevi" ne Romė dhe pasi hedh njė shikim tė dytė heton njė ēift naziskinėsh qė notojnė nė ujin e pastėr dhe qė puthen e lodrojnė si tė ishin qėniet mė ėngjėllore tė kėsaj bote. Kemi arritur kėshtu tek puna e Sislej Xhafa, njė tjetėr artist kosovar qė aktualisht punon sa nė Itali, sa nė Nju Jork. Dhe Edi muka shprehet pėr tė: Tek shikon kėtė video bėn menjėherė lidhjen me filmin "Dolce Vita" tė Felinit. Sislej Xhafa kėrkon tė profilizohet si artist nėn petkun e refugjatit. Ajo ēka ti arrin tė dallosh nė ujė janė kėta naziskinė, simboli i intolerancės, njė fenomen social i lindur si njė pėrgjigje e mospranimit tė tjetrės. Por ndėrkohe tek shikon pjesėn me kėta dy naziskinė qė luajnė rolin e njė ēifti normal romantik qė puthen e pėrqafohen duke i buzėqeshur njeri-tjetrit shikuesit i krijohet njė ndjesi brishtėsie tė ėmbėl. Dhe kjo ėshtė puna e Sislej Xhafės, qė mbėshtetet nė njė fėrkim tė vazhdueshėm midis kulturash; ka nevojė pėr konflikte dhe negocime.
Dhe hidhemi mė tutje tek puna e artistit shqiptar Adrian Paci nga Shkodra qė aktualisht ndodhet nė Milano. Ndeshesh me dy projektime nė mur perballė njėra-tjetrės. Tek njėri shikon njė vogėlushe tė vogėl qė kėndon "qingji i vogėl lara lara" me njė zė tė ėmbėl fėminor, e projektuar lart dhe me vėshtrim nga poshtė. Dhe nė murin pėrballė, nė pjesėn e poshtme tė tij, heton njė grumbull tė moshuarish qė shikojnė sipėr me pėrdėllim buzėt e mbesės sė tyre qė ndodhet larg nė Itali, dhe qė i pergjigjen dhe ata me kėngė edhe pse vetėm nė mėnyrė virtuale.
Dhe natyrisht pas kontaktit tė parė emocional, videoja ofron akoma mė shumė dhe ngren pyetje tė rėndėsishme mbi marrėdhėniet qė bazohen nė transformimet socio-politike tė Shqipėrisė post-komuniste: thotė Edi Muka.
Dhe kalojmė mė pas tek video loja e Gentian Shkurtit. Eshtė titulluar "Go West" dhe ėshtė njė video lojė me tė cilin vizitori mund tė luaj vetė dhe tė arrijė qėllimin pra tė shkojė nė perėndim. Dhe si ēdo video lojė edhe kėtu ndeshesh me armiq, qė nė kėtė rast janė rojet italiane tė bregdetit.
Po kėshtu patėn mjaft punė interesante dhe Sokol Beqiri, njė artist kosovar, dhe Anri Sala nga tirana qė tashme banon dhe punon nė Paris.
Krijoni Kontakt