Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Cezar Kurti

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Cezar Kurti

    Ēezar Kurti u lind nė vitin 1935.
    Ka kryer studimet nė Institutin e Lartė Pedagogjik 4 vjeēar (Gjuhė dhe Letėrsi Ruse) mė 1957 dhe nė vitin 1964 kreu Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Tiranės.
    Punoi si redaktor-pėrkthyes nė Agjencine Telegrafike Shqiptare deri kur u emėrua pedagog nė Universitetin Shtetėror nė Tiranė nė vitin 1962.
    Mė 1973 u emėrua shef i katedrės sė gjuhės dhe letėrsisė ruse.
    Nė vitin 1976 “pėr mungesė vigjilence dhe zbutje tė luftės sė klasave” e larguan nga Universiteti dhe e dėrguan me punė tė detyruar nė Minierėn e Bakrrit nė Kurbnesh tė Mirditės, ku punoi si punėtor nėntoke.
    Nė vitet 1981-1989 punoi si mėsues nė shkollėn e Mesme tė Maminasit nė rrethin e Durrėsit.
    Nga viti 1976, kur botoi pėrkthimin e tregimeve tė Gallsworthit "Shpėtimi i Forsajtit", atij iu ndalua botimi pėr dhjetė vjet rresht.
    Nė vitin 1985 mundi tė botonte pėrkthimin e veprės sė Eskilit "Prometeu i Lidhur", ndėrsa nė vitin 1989 redaktoi romanin e Tolstoit "Lufta dhe Paqja".
    Ka pėrkthyer dhe botuar nė gjuhėn shqipe disa vepra tė letėrsisė botėrore, si "Ferri" tė Dante Aligerit, "Kujtime nga Shtėpia e tė Vdekurve" tė Dostojevskit, "Toka e Njerėzve" tė Antoin De Sent Exupery, "Zadigu ose Fati" tė Volterit, “Sonete” dhe “Antoni dhe Kleopatra” tė Shekspirit etj.
    Ceazr Kurti ėshtė autor i librave "Learn Alabanian - Mėsoni Shqip" per lexuesit anglisht-dhe rusishtfoles dhe "Bashkėbisedues Shqip-Anglisht".
    Zoti Kurti ėshtė njohės i mirė i disa gjuhėve tė huaja: anglisht, rusisht, frėngjisht, italisht.
    Ėshtė i martuar me zonjėn Adelina Gina dhe gėzojnė dy fėmijė intelektualė, njė vajzė dhe njė djalė.
    Vajza e tyre ka mbaruar doktoraturen PHD pėr sociologji. Punon pedagoge nė Fordham University nė Nju Jork, ndėrsa djali, vazhdon studimet master's degree.
    Jeton bashkė me familjen e tij nė Nju Jork, Sh. B.A.

    Poezi nga Cezar Kurti

    Nata njujorkeze

    Nė monitor nata njujorkeze me yje,
    me yje - pikla nė sfondin sterr tė zi.
    Dhe unė rri shoh si yjet bien mbi grataēiele
    Duke lėnė njė bisht tė ndritur pas.
    Kėshtu pata parė qiellin me yje
    nga maja e Kulmeve tė Dervenit,
    kur dilja natėn nga turni i tretė.
    Dhe isha i kėnaqur qė nuk i shihja
    nga prapa telave me gjemba
    apo nga vrima e vockėl e qelisė.
    Sa herė pata vendosur tė mėsoja
    yjet dhe emrat e tyre nė hartė,
    sikur ta dija se kurrė s'do mė shqitej nga pamja
    qielli natėsor me yje.
    Dhe ja tani vėshtroj natėn e Nju Jorkut
    nė ekranin e monitorit.
    Dhe tė afėrmit e mi tė dashur
    ndodhen larg, larg,
    pėrtej detrash, oqeanesh,
    dhe unė nuk e di
    nė ē'drejtim t'i kėrkoj,
    sepse kurrė nuk mėsova
    tė gjejė Arushėn e Vogėl
    dhe as yllin polar,
    dhe pse e dija qė e kam mallkim
    tė kundroj yjet nė natėn sterr tė zezė,
    larg, shumė larg nga tė dashurit e mi,
    dhe tani edhe nga mėmėdheu im.


    Ankth

    Pėrse ky ankth mė ka pushtuar
    Dhe mendjen po ma pėshtjellon?
    Njė zor ndiej krejt tė papėrshkruar,
    Qė trup e shpirt m'i drithėron.
    Nga botė e huaj i rrethuar
    S'gjen qetėsi ky shpirti im,
    Veē hije rri duke kėrkuar
    Nė dhe tė huaj, nė mėrgim.
    Ato qė dua s'i shoh dot,
    Ato qė shoh nuk mė gėzojnė,
    Dhe endem unė nėpėr botė
    Me hijet tok qė s'mė lėshojnė.


    Sa tė vij tek ti

    Jam ulur para monitorit,
    nė zgavellėn e Bronxit.
    Katėrmbėdhjetė vjet shkuan
    qė kur i mbylle sytė pėrgjithnjė.
    Dhe mė le vetėm,
    kur kisha aq nevojė pėr ty.
    Dhe ike e dėshpėruar,
    e plakur, e drobitur,
    kur duhej tė ishe e lumtur.
    O zot, si mė shtrėngon nė zemėr,
    kur mendoj se u bėra shkaku
    i pezmit tėnd tė pasosur.
    Dhe kurrė s'mė the njė fjalė qortimi,
    gjithnjė mė dhe kurajo.
    "Kurajo, mik!" mė thoshe
    kur shpresat i humbisja
    dhe nė heshtje psherėtija.
    Dhe mė tregoje pėrrallėn e "Ofi" -t.
    Dhe dilja pėr tė kėrkuar "Ofi"-n"
    duke e ditur se "Ofi" yt
    ish pa mbarim.
    Pa mbarim
    deri sa i mbylle sytė
    atė ditė tė ndezur prilli,
    kur qielli dhe ajri
    dukeshin si tė flakaritur.
    Dhe ti mbarove nė krahėt e mi,
    mė shikoje me sytė e zmadhuar
    dhe s'mė pėrgjigjeshe dot.
    Dhe tė thirra
    e tė thirra mė kot
    deri sa ngrive e tėra.
    O zot i madh, sa tė vij tek ti edhe unė.
    Sa tė vij dhe tė shtrihem tek kėmbėt e tua
    nė harrim!


    Zgavella moderne

    Pėrsėri nė zgavellė…
    Pėrsėri nė punė tė detyruar...
    Nuk kam mė zhele,
    s'mė janė gjakosur duart nga lopata,
    s'mė dhėmbin as kėmbėt as krahėt
    nga shtytja e vagonit,
    por i njėjti ajėr i ndotur
    nė njė zgavellė moderne.
    Kurrizi mė dhemb
    i kėrrusur gjithė ditėn
    pėrpara monitorit,
    duke shtypur
    tėrė idiotėsitė e botės.
    Dhe kur dal nga zgavella,
    nuk shoh mė pyllin e gjelbėrt,
    nuk thith mė ajrin e pastėrt
    tė Kulmeve tė Dervenit.
    Endem midis thasėve tė zinj
    me garbixhin e ndotur tė Bronxit.
    Eci rrugės para vitrinave plot dritė,
    para dyqaneve tė mbushura plot,
    me mllefin e vazhdueshėm
    pėrse tė jemi kaq tė varfėr,
    dhe me frikėn nė zemėr
    se dikush mė kall njė thikė pas zverkut.
    Kur dal nga zgavella,
    thith ajrin e ndotur tė Bronxit
    dhe s'kam mė shpresa tė vagėta
    si nė Kulmet e Dervenit.
    S'shoh asnjė dritė pėrpara
    kur dal nga zgavella moderne
    e Bronxit tė New Yorkut.


    Nė endėrr a kllapi….

    Nuk di nė jam
    nė ėndėrr a kllapi,
    Por veten shoh
    tė shtrirė gjatė e gjerė,
    Zė trupi im
    hapėsirėn pa kufi,
    Ky trupi im
    zė Shqipėrinė e tėrė.
    Pėrsipėr sorra,
    korba mė vėrtiten,
    Pėrqark plot hiena,
    qenėr angullijnė,
    Si t'isha kėrmė
    ata nuk po mė shqiten
    Qė tė mė shqyejnė,
    tė mė pėrpijnė.
    Si shqip, sllavisht,
    greqisht a dreqėrisht
    Me korbat
    qent' e hienat ulurasin,
    Pastaj mbi mua
    turren qenėrisht,
    Nga kockat mishin shpejt
    qė tė ma zhvasin.
    S'duroj dot korbat
    mishin kur ma grijnė,
    As hienat
    kur kockat m'i lėpijnė.


    Lutje pėr Riēin

    Tė lutem, Zot, ndihmoje motrėn time.
    Tė lutem, nėnė, lutju Zotit
    Qė ta ndihmojė Riēin.
    Ėshtė e sėmurė Riēi,
    Ėshtė lodhur e po vuan.
    Ndihmojeni, ju lutem,
    Shpėtojeni, ju lutem.
    Gjithė jetėn ndihmoi tė tjerėt,
    Gjithė jetėn u cfilit pėr tė tjerėt.
    Kurrė nuk u ankua,
    Gjithnjė e urtė,
    Kurajoze, vetėmohuese.
    Ndihmojeni, ju lutem,
    Shpėtojeni, ju lutem!
    Ndodhem larg e s'mund t'i rri pranė
    T'i japė zemėr, t'i japė kurajo,
    T'ia lehtėsoj vuajtjet,
    Tė vuaj edhe unė bashkė me tė,
    T'i marr njė pjesė tė vuajtjeve.
    O Zot, ndihmoje, o Zot,
    Dhe ti, nėnė, lutju Zotit ta ndihmojė!


    Kurrizin unė i ktheva shpejt veriut

    Kurrizin unė i ktheva
    shpejt veriut.
    Kam para diellin,
    qiellin tok me det,
    Kam Moln' e Robit,
    Malin e Njeriut,
    Dhe prapa tij
    njė mall e njė qytet.
    Mė vjen ndėr mend
    ai ēast nė vegjėli,
    Kur prapa malit
    krejt e xixėlluar
    Njė fashė ergjendi
    bredh nė kaltėrsi
    Dhe ik nga ne me vrap,
    me t'iu afruar.
    Mė kot nga deti
    unė e hedh vėshtrimin,
    Mė kot tė mbushem pres
    me kaltėrsi,
    E humbėn det e qiell
    krejt shkėlqimin,
    Gėzim s'mė japin
    si nė vegjėli.
    Mbyll sytė me kurrizin
    drejt veriut
    Dhe xixat shoh
    pas malit tė Njeriut.


    Ēdo gjė e shoh…

    Ēdo gjė e shoh
    siē ėshtė nė t'vėrtetė,
    syhapur qark
    kur rri duke vėshtruar,
    mė duket toka - tokė
    dhe deti - det,
    mė duket bota
    krejt e pėrcaktuar.
    Dhe rri e shoh
    si t'isha i nemitur,
    ēdo gjė qė mua
    qark mė ka rrethuar!
    Por kur mbyll sytė
    si pėr tė dremitur
    ēdo gjė mė duket
    krejt e pėshtjelluar.
    Mė ngjan se varet
    toka pėrmbi det,
    dhe deti ngjan
    si t'ishte ngurtėsuar,
    ēuditem, shtangem,
    kur si t'ish vėrtetė
    mbi det shoh tokėn
    kokėposhtė kthyer.
    Me sytė hapur
    ndihem i nemitur,
    Me sy tė shqyer
    rri duke dremitur.



    Buēet e ulurin furneli

    Buēet e ulurin furneli i thellė
    Nga mija zėra kėrcėnues, tė frikshėm,
    Veē tym e mjegull pa pushim ai vjell,
    Kandili vezullon krejt i pėrzishėm.

    Nga gjumi zgjohem unė krejt papritur,
    Vėshtrimin n'errėsirė hedh mė kot,
    Oh, nė skėterrė mė kanė vėrvitur,
    Qė kurrė i gjallė tė mos dilkam dot.

    Me flakn'e zemrės dritė e bėj errėsirėn,
    Me flakn'e zemrės terrin unė e ēaj,
    Sa zemra zemrės sime shpesh i thirrėn,
    Qė nga skėterra shpejt nė dritė tė dal!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Pėrkthime nga Cezar Kurti

    William Shakespeare

    "Sonete"


    XXVIII

    Si mund tė ndiekam sėrish gėzim,
    Kur s'kam tė drejtėn as pėr tė pushuar ?
    Ngacmime ditėn, natėn plot trazim,
    Si ditėn natėn ndihem i dėrrmuar.

    Dhe ditė e natė - armike aq tė vjetra -
    Shtrėngojnė duart pėr tė mė munduar,
    Me punė njėra, me ankime tjetra,
    Qė larg prej teje rri i pėrmalluar.

    I bėra qejfin ditės dhe i thashė:
    Ti qiellin plot me re e hijeshon,
    Tė zezėn natė pa e mburrur s'lashė:
    Kur yjet zbehen, mbrėmjen ti praron.

    Si dita, vuajtjet dita bėn tė gjata,
    Si nata, dhembjet shton mė shumė nata.

    XXX

    Kur para gjyqit tė mendimit heshtur
    Kujtimet ndjell tė kohės qė ka shkuar,
    E shoh si humbjet shtohen pa u reshtur,
    Dhe qaj me lot qė s'paskan tė pushuar.

    Pėrloten sytė e mi nga dėshpėrimi
    Pėr shokė e miq qė vdekja fsheh nė varr,
    Pėr dashurinė e humbur nga trishtimi
    Po tretem unė e mbeta duke qarė.

    Vajtoj me dhembje dhembjet e dikurshme,
    Nis me rėnkime duke numėruar
    Njė varg tė gjatė humbjesh tė pashlyeshme,
    Qė prapė i qaj dhe pse i kam vajtuar.

    Por kur mendoj pėr ty, o mike e dashur,
    Mė ngjan se humbje kurrė s'paskam pasur.

    XXXII

    Po mbete gjallė deri atėherė,
    Kur vdekj' e ashpėr hi mė bėn e pluhur
    E fati i ringjall edhe njė herė
    Ca vargje qė t'i la njė mik i humbur,

    Dhe vargjet krahason me poezinė,
    Qė shkruan rinia ku e ku mė mirė,
    Tė miat duaji pėr dashurinė,
    Rinisė ēmoji rimėn e arrirė.

    Mė ngushėllo, e dashur, me mendimin:
    "Me kohėn muzė e mikut t'ishte rritur,
    Mė ngrohtė do ma bėnte pėrkushtimin
    Dhe majat mė tė larta kish arritur.

    Ai vdiq. Dhe pse kėndon mė mirė rinia,
    Ajo ka stil, tek ai zjen dashuria!"

    XXXIV

    Pse mė premtove ditė kaq tė bukur,
    Mė bėre qė tė dilja veshur lehtė,
    Kur njė stuhi me shi mė zuri rrugės,
    Shkėlqimin tėnd me terr mbuluan retė.

    S'mjafton qė retė prapė i shpėrtheve
    Pėr tė mė tharė trupin e fytyrėn.
    S'e quajmė tė mirė mjekun neve,
    Kur plagėn ai shėron , por jo munxyrėn.

    As turpi yt s'e zhduk trishtimin tim,
    Dhe pse pendohe, prapė i humbur jam.
    S'i sjell keqardhja e fyesit lehtėsim
    Atij qė fyerjet si njė kryq i mban.

    Por loti yt si perlė dashurie
    Ma zhduk ēdo gjurmė a vepėr ligėsie.

    XLIII

    Shikoj mė mirė kur puliten sytė,
    Qė gjėra tė pakėndshme shohin ditėn,
    Kur fle, nė ėndėrr del vegimi yt
    Dhe terri i natės kthehet bėhet dritė.

    Kjo hija jote qė dhe terrin ndrit
    Ē'tabllo tė bukur do tė kish krijuar
    Njė ditė tė kthjellėt me mė shumė dritė,
    Kaq fort kur ndrit pėr syrin e verbuar.

    Ah, si do t'i uroja unė sytė,
    Po tė tė shihnin ditėn plot me dritė,
    Kur dhe nė errėsirė imazhi yt
    Prej syve as nė gjumė nuk m'u shqit !

    Si nata, dita nxin kur s'tė shikoj,
    Zbardh natėn dita kur tė ėndėrroj !

    XLIV

    Sikur ky kurmi im tė ish mendim,
    S'kish largėsi qė tė mė priste rrugėn,
    Mes hapėsirės si njė vetėtimė
    Drejt teje do ta kisha ēarė udhėn.

    S'prish punė dhe sikur tė jem aherė
    Larg teje, dhe nė fund tė botės qoftė,
    Kapton mendimi tokė e det si erė
    Dhe vjen tek ti posa mė shkrep nė kokė.

    Mė vret mendimi qė nuk jam mendim
    Dhe nuk vij dot atje ku ti ke shkuar,
    Ē'tė sjellė koha pres me pikėllim,
    Sepse me ujė e baltė jam gatuar.

    Por uji e balta lotė mė dėrgojnė,
    Tė dy me brengė shpirtin ma helmojnė.

    XLVIII

    Me sa kujdes, kur udhėn pata marrė,
    Me kyē ēikrrimat unė i pata mbyllur,
    T'i prekė s'desha as njė gėnjeshtar
    Ca sende krejt pa vlerė qė kisha kyēur.

    Por ti, qė perlat kthen nė send pa vlerė,
    Qė ngushullim mė je dhe brengė e mall,
    Qė tė kam shpirt e nė kujdes pėrherė,
    Pėr ēdo kusar je pre nė rrugė tė madhe.

    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,
    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,
    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,
    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

    Se dhe aty tė vjedhin kam ca frikė,
    Gurin e ēmuar e vjedh dhe njė fisnik.

    L

    Sa rėndė e kam qė rrugėn ta vazhdoj,
    Kur mesi aq i lodhshėm u pėrshkua.
    Me veten time flas edhe mendoj:
    "Sa udhė u bė, aq zemra t'u largua".

    E lodhur nga mjerimi qė rėndon,
    Kjo kafshė qė mė bart po ec javash,
    Se me instinkt djallushka e kupton
    S'ka qejf kalorėsi nga ti ta ndash.

    Mamuzet-gjak i ngulen nė lėkurė,
    Por kafsha hapin kurrė s'e nxiton,
    Njė hingėllimė nxjerr nga kjo munxyrė,
    Qė mė fort se mamuzet po mė shpon.

    Ky kalė mė kujton me hingėllimin:
    Pas gazin lashė e para kam hidhėrimin.

    LI

    Ja fal vonesėn, pra, tė shkretės kafshė
    Qė teje mengadalė mė largoi:
    Kur ik nga ti, pse mos tė ec javash ?
    Kur kthehem vetėm duhet tė nxitoj.

    Aherė kafshėn si do mos e shaj,
    Dhe vrapi do mė duket i ngadaltė !
    I hipi erės, e shpuroj pastaj,
    Mbi flatra hipur kush mund tė ma dalė ?

    Kur rend dėshira, lindur dashurie,
    M'i shpejti kalė s'mundet t'ia kalojė,
    Dėshira hingėllin prej krenarie,
    Dhe, ja, gėrdallėn prapė e shfajėsoj :

    "Nga ti kur iki, le tė ecė ngadalė,
    Tek ti kur vij, nevojė s'kam pėr kalė".

    LV

    Mermeri i pėrmendoreve mbretėrore
    Dot nuk jeton sa vargu i fuqishėm,
    Nė varg do tė shkėlqesh mė madhėshtore
    Se nė njė gur qė Koha shemb furishėm.

    Kur luftėrat shtatoret do t'pėrmbysin,
    Pėrleshjet kur s'do t'lėnė gur mbi gur,
    As shpatė e zjarr i Marsit ty s'tė zhdukin,
    Pėrjetė rron nė vargun qė po thur !

    As vdekja, as harresa s'tė cėnojnė,
    Kujtimi yt do mbetet i pashuar
    Nė sytė e brezave qė do t'jetojnė
    Gjer ditėn e Gjyqit Madh sa pa filluar.

    Gjer ditn' e Gjyqit Madh, kur tė tė zgjojnė,
    Ti rron nė kėngė e sy qė dashurojnė.

    LX

    I sulen bregut plot me gurė valėt,
    Minutat tona nė njė fund shpejtojnė,
    Ndėrrojnė vend tė prasmet me tė parat
    Dhe tok pėrpara me mundim nxitojnė.

    I porsalinduri sa del nė dritė
    Drejt pjekurisė ēapat i nxiton,
    Me errėsirėn luftė bėn pėrditė,
    Me Kohėn-mėmė qė e shkatėrron.

    Se Koha shumė shpejt e ēart tė ritė,
    Ballin e bukur e shėmton, e rrudh,
    As mė e bukura ndėr bukuritė
    Nga kosė e Kohės nuk shpėtoka kurrė.

    Pėrballė Kohės vargjet do qėndrojnė
    Dhe pėr inat lavdi do tė kėndojnė.

    LXIV

    Kur dorė e Kohės shoh si e shėmton
    Ēdo gjė tė bukur pa asnjė mėshirė,
    Tė lartat kulla shesh si i rrafshon,
    Tė shndritshmin bakėr kthen nė errėsirė;

    Kur Oqeanin shoh tė zemėruar
    Tek mbretėrinė e Tokės zhvat pėrditė,
    O Tokėn, humbjet pėr tė plotėsuar,
    Sa herė Detit tokėn i grabit;

    Kur stinėt shoh pėrherė si ndėrrohen
    Apo njė shtet qė s'ka asnjė shpėtim,
    Kėto qė shoh mė bėjnė tė mendohem:
    Do marrė Koha dhe gėzimin tim !

    Si vdekja ky mendim i zi mė duket
    Dhe pėr thesarin qan ky shpirt e lutet !

    LXVI

    I lodhur vdekjen lus, s'duroj mė dot
    Kur shoh nė lypės dinjitetin kthyer,
    Dhe laron me tė mira mbushur plot,
    Dhe pabesisht mirėbesimin thyer,

    Dhe ndern'e lartė keqas poshtėruar,
    Dhe tė pėrkryerėn me qėllim pėrbuzur,
    Dhe vashėn virgjėr egėrsisht ēnderuar,
    Dhe forcėn nga i dobėti pėrulur,

    Dhe marrėzi tė ēiltrėn emėrtuar,
    Dhe nga gėnjeshtra tė vėrtetėn tallur,
    Dhe artin nga pushteti tė pranguar,
    Dhe marrėzinė urtėsi tė shpallur.

    Tė gjitha mė mėrzitėn, dua tė iki,
    Por mė vjen keq mos vetėm mbetet shpirti.

    LXXX

    Sa ndruhem kur pėr ty nis pėr tė shkruar!
    Njė mė i mirė shkruan pėr hirin tėnd
    Dhe, me lėvdata duke tė lartuar,
    Ma lidh ai gjuhėn sa tė sjell ndėr mend.

    Por vlera jote ngjan si oqeani,
    Qė mban tok me anijen barkn'e vogėl,
    Ēan dallgėt barka ime si luani,
    Paēka se mund tė duket sa njė gogėl.

    Me pakėz ndihmė mė mbaje ti mbi valė,
    Kur ujėrat tua anijė e tij pėrshkon,
    Por kush pėr barkėn vritka mendjen vallė,
    Kur detin njė anijė e zbukuron ?

    Po qe se ai lundron e mbytem unė,
    Do thonė nga dashuria ra nė fund.

    XCI

    Krenohen ca se janė nga derė e parė,
    Pėr pasuri a forcė plot tė tjerė,
    Pėr kuaj ca, fajkoj apo zagarė,
    Disa pėr rrobat aq pa shije prerė.

    I ka secili qejfet krejt tė ndryshme,
    Por vetėm njė mė shumė i jep gėzim,
    Pėr mua janė ato tė papranueshme,
    Asnjė nuk mė kėnaq sa qejfi im.

    Kur ti mė do, nuk pyes pėr derė tė parė,
    Pėr pasuri a rroba bukur prerė,
    As pėr fajkoj, pėr kuaj a zagarė,
    Kur tė kam ty, tėrė botėn kam aherė.

    Trishtohem kur mendoj se mos ma merr
    E mbetem krejt i varfėr dhe i mjerė !

    CXXVII

    E bukur s'quhej ngjyrė e zezė dikur,
    Edhe kur ish, tė bukur nuk e ēmuan,
    E zeza ka tani dhe hir, dhe nur,
    Gjersa me turp tė bukurėn mbuluan.

    Qėkur ēdokush si do ndryshon Natyrėn
    Dhe fsheh me ngjyra fallso ēdo shėmtim,
    Tė bukurės ia ndotėn krejt fytyrėn,
    Ajo u nxi e humbi ēdo nderim.

    E dashura ime dhe flokėt edhe sytė
    Prandaj i ka tė zinj e tė vajtuar,
    Ata sikur po mbajnė zi tė dy
    Pėr bukurinė keqas poshtėruar.

    Asaj kaq shumė i shkon ky petk i zi,
    Sa thua tjetėr s'ka mė bukuri.

    CXXVIII

    Sa herė ti, qė je muzika ime,
    Me gishtat tu mbi drurin e bekuar
    Muzikė luan dhe plot drithėrime
    I shkrin aq ėmbėl tingujt e kulluar,

    Ia kam zili kėrcimit tė ēdo tasti,
    Qė hidhet lart tė t'puthi dorėn pak,
    Tė shkretat buzė, qė u ikėn rasti,
    Nga trimėri' e tyre skuqen flakė.

    Sa shumė tė preken buzėt dėshėrojnė,
    Tė nd'rrojnė vend me tastet kėrcimtare,
    Aq butė gishtat nėpėr to kalojnė,
    Sa druri s'duket mė i vdekur fare.

    Ti falua gishtat tasteve tė lumtur
    Dhe mua buzėt falmi pėr t'i puthur.

    CXXX

    S'i ndrisin sytė tė dashurės si dielli,
    M'i kuq se buzė e saj ėshtė ēdo koral,
    Ka flok tė zi spėrdredhur porsi teli,
    Dhe gjinjėt-grurė s'janė borė e bardhė.

    Kam parė trėndafil tė kuq, tė bardhė,
    Me trėndafilin nuk ka ngjashmėri,
    Parfumi tė kėnaq me ern' e rrallė,
    Kurse e dashura era vjen njeri.

    Kam qejf qė ta dėgjoj ajo si flet,
    Dhe pse muzika ėshtė mė e ėmbėl,
    Nuk di njė perėndeshė si baret,
    Nė dhe e dashura vė dy kėmbėt.

    Dhe prapė, pėr qiell, e dashura mė pėlqen,
    Mė pak tė stisur se ajo nuk gjen.

    CXXXII

    I dua sytė e zinj plot pikėllim
    Qė keq u vjen pėr mikun e harruar,
    Tregon kjo zi me sa trishtim
    I shohin vuajtjet qė mė ke shkaktuar.

    S'i shkon shkėlqimi i diellit mėngjezor
    Tė zbehtės Lindje herėt nė agim,
    S'ua shton as ylli i plotė mbrėmėsor
    Shkėlqimin qiejve nė Perėndim.

    Sa bukurinė ta shton ky sy i zi !
    Oh! zemra jote mė do kishte hir,
    Sikur si sytė ajo tė mbante zi
    Edhe tė kish pėr mua pak mėshirė.

    Do tė betohesha unė atėherė
    Se bukuria qėnka e zezė sterr !

    CXXXVIII

    Kur be mė bėn se thotė tė vėrtetėn,
    Sikur besoj, paēka se mė gėnjen,
    Mos mė kujton kaq tė pazot pėr veten,
    Njė buzėqumėsht qė nuk njeh hiletė ?

    Mė kot mendoj se mė kujton tė ri,
    Tani pėr mua vapa shkoi me gushtin,
    Qė mė gėnjen dhe vetė ajo e di,
    Dhe me gėnjeshtra njėri tjetrin mbushim.

    Po pse s'mė thotė ajo se mė gėnjen ?
    Po pse s'i them as unė se jam plak ?
    Besnike tė mė duket i pėlqen,
    Tė jem i vjetėr s'mė pėlqen aspak.

    Ja pra si e gėnjej dhe mė gėnjen,
    Gėnjeshtra qė tė dyve na pėlqen.

    CXLI

    Pėr besė, nuk tė duan sytė e mi,
    Qė vese shohin tek personi yt,
    Veē zemra ra me ty nė dashuri
    Dhe s'pyet pėr ato qė shohin sytė.

    Me fjalė veshėt s'm'i ke mrekulluar,
    Nga prekja dora s'ndjen kėnaqėsi,
    As shija me nuhatjen si tė ftuar
    Qejf s'kanė tė tė vijnė nė gosti.

    Tė pesė shqisat dhe as mendja ime
    S'ia kthejnė mendjen zemrės sė marrosur,
    Si skllave ty ajo tė bėn nderime
    Dhe mė ka bėrė si tė handakosur.

    Prej saj s'fitoj asgjė veēse mjerim,
    Me dhėmbje ma shpėrblen mėkatin tim.

    CXLIII

    Porsi amvisa qė, kur do tė kapė
    Ndonjė nga zogat gardhin tek kapton,
    Lėshon pėrdhe fėminė e shkon me vrap
    Tė ndjekė zogėn qė po fluturon,

    Ndėrsa nis e bėrtet me lot e vaj
    Kėrthiri i gjorė e turret tė arrijė
    Atė qė s'sheh veē zogėn para saj
    Dhe foshnjėn lė tė qajė e tė ulurijė,

    Ashtu po rend ti pas atij qė ik,
    Dhe unė, foshnja jote, pas tė vi.
    Por po e kape, ec tek unė vrik,
    Si nėnė mė qafo me dhemshuri.

    Po erdhe prapė tė mė qetėsosh,
    Do lutem Uillin tėnd ta rifitosh.

    CXLVIII

    Ē'm'i zu, tė mjerit, sytė dashuria,
    Me tė vėrtetėn s'po ujdis vėshtrimi :
    Ku paskan shkuar vallė mendt' e mia
    Qė tė vėrtetėn s'shquajnė nga mashtrimi ?

    E bukur nė i duket syrit tim,
    Pse bota si tė bukur s'e vėshtron ?
    Tė paktėn ta pranonte shpirti im:
    Nga dashuria syri po gabon.

    Si mund ta shohin sytė tė vėrtetėn,
    Kur dashuria me lot i ka mbuluar ?
    Shpesh herė nuk shikon as dielli vetė
    Nga reja qielli pėr pa u pastruar.

    Dinakja dashuri mė ka verbuar,
    Tė metat sytė pėr tė mos dalluar.

    CLII

    E di dhe ti qė ta kam shkelur besėn,
    Por edhe ti dy herė ke tradhtuar:
    Pėr mua shkele nė fillim martesėn,
    Pastaj njė tjetėr duke dashuruar.

    Pse tė qėrtokam pėr tradhtitė e tua,
    Kur njėzet herė unė kam tradhtuar ?
    Tė shaj sepse tė ndahem teje dua,
    Nė nderin tėnd mė duke mos besuar.

    Tė jam betuar se ke mirėsi,
    Se je e dashur, je e drejtė, e besės,
    Qė tė shkėlqesh, verbova sytė e mi
    Dhe i ndėrseve kundėr sė vėrtetės.

    Pėr bukurinė tėnde u betova ,
    Dhe me gėnjeshtra veten e mbulova.

    CLIV

    Kur Zoti i dashurisė ra tė flinte,
    Pishtarin zemėrndezės vuri pranė,
    Por, nimfat, qė tė qeta flaka s'linte,
    Iu qasėn, kur nė gjumė atė e panė.

    M'e bukura pishtarin pati marrė
    Qė mija zemra njerėzish kishte ngrohur,
    Ky gjeneral dėshirash plot me zjarr
    Nga njė e virgjėr shpejt qe ēarmatosur.

    Nė ujė nimfat shpejt pishtarin shuan,
    Pėrroin ngrohu zjarri i dashurisė.
    Nga dashuria plot kėtu shpėtuan.
    U futa mos shpėtoja prej lubisė.

    Nga zemra ime ujėt shpejt u vak,
    Nga ujėt zemra nuk u ftoh aspak.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Perkthime nga Cezar Kurti

    Volter

    "Zadigu ose Fati"


    Polemikat dhe audienca tek mbreti
    Kėshtu, pra, Zadigu tregonte ēdo ditė shkathtėsinė e mendjes dhe mirėsinė e shpirtit tė tij. Tė gjithė e admironin, si rrjedhim tė gjithė e donin. Ai konsiderohej si mė i lumturi midis njerėzve, e gjithė mbretėria e mbante nė gojė emrin e tij, tė gjitha gratė i kishin sytė tek ai, tė gjithė qytetarėt mburrnin drejtėsinė e tij, dijetarėt e shikonin si orakullin e tyre, priftėrinjtė thoshnin vetė se ai dinte mė shumė se arkimagu plak Jebor. Askush nuk mendonte ta hidhte pėrsėri nė gjyq pėr grifonėt. Tė gjithė besonin vetėm atė qė ngjante e besueshme.

    Nė Babilon ekzistonte njė grindje e madhe, qė kishte filluar pesėmbėdhjetė shekuj mė parė dhe e kishte ndarė mbretėrinė nė dy sekte kundėrshtare. Njėri sekt pretendonte se nė tempullin e Mitrės2 duhet hyrė vetėm me kėmbėn e majtė, sekti tjetėr e quante mėkat njė gjė tė tillė dhe futej nė tempull vetėm me kėmbėn e djathtė. Tė gjithė prisnin me padurim ditėn e festės sė madhe tė Zjarrit tė Shenjtė pėr tė mėsuar se cilin sekt do tė favorizonte Zadigu. I gjithė universi i kishte ngulur sytė tek dy kėmbėt e tij dhe i gjithė qyteti ishte i shqetėsuar dhe nė pritmėri. Zadigu hyri nė tempull duke kėrcyer me tė dy kėmbėt e bashkuara dhe provoi pastaj me njė fjalim kuptimplotė se zoti i qiellit dhe i tokės, qė nuk i mban hatėrin askujt, nuk i jep mė shumė rėndėsi kėmbės sė majtė se kėmbės sė djathtė. Ziliqari dhe e shoqja e tij pretendonin se nė fjalimin e Zadigut nuk kishte patur mjaft figura retorike, se ai nuk kishte bėrė qė tė kėrcenin malet dhe kodrat. Ai ėshtė i thatė dhe nuk ka mprehtėsi, thonin ata. Tek ai nuk sheh as detin duke shterrur, as yjet duke rėnė, as qiellin duke u tretur si qiriri, ai nuk ka stilin e bukur oriental. Por Zadigu kėnaqej qė kishte stilin e arsyes. Tė gjithė njerėzit ishin me tė, jo pse ishte nė rrugė tė mbarė, jo pse ishte i arsyeshėm, jo pse ishte i dashur, por sepse ishte kryevezir.

    Zadigu i dha fund me sukses edhe procesit tė madh midis magėve tė bardhė dhe magėve tė zinjė. Tė bardhėt thonin se ishte mėkat tė ktheheshe nė kohėn qė luteshe nga jugėlindja, ndėrsa tė zinjtė thonin se zoti i kishte tmerr lutjet e njerėzve qė ktheheshin nga veriperėndimi. Zadigu urdhėroi qė njerėzit tė ktheheshin nga t’u donte qejfi.

    Ai gjeti gjithashtu mėnyrėn mė tė pėrshtatshme pėr t’i zgjidhur qė nė mėngjes si punėt e veēanta, ashtu dhe punėt e pėrgjithshme. Pjesėn tjetėr tė ditės ai merrej me zbukurimin e Babilonit. Kishte dhėnė urdhėr qė nė mbrėmje tė shfaqeshin tragjedi, qė i bėnin njerėzit pėr tė qarė, dhe komedi, qė i bėnin njerėzit pėr tė qeshur. Njė gjė e tillė kishte kohė qė kishte dalė nga moda, por ai e pėrtėriu, pasi ishte njė njeri me shije. Ai nuk pretendonte se dinte mė shumė se

    artistėt, i shpėrblente kėta me dhurata dhe bamirėsira dhe nuk ishte aspak xheloz pėr talentin e tyre. Nė mbrėmje ai merrej shumė me zbavitjen e mbretit, por mė shumė akoma - tė mbretėreshės. Mbreti i thoshte: "Ministri i madh!", mbretėresha i thoshte: "Ministri i dashur!" dhe qė tė dy shtonin: "do tė kishte qenė njė dėm i madh sikur ta kishin varur".

    Kurrė ndonjėherė njė njeri nė kėtė post nuk kish qenė i detyruar tė presė kaq shumė zonja. Pjesa mė e madhe vinin pėr tė folur pėr punė qė nuk ekzistonin, pasi nė tė vėrtetė vinin vetėm e vetėm pėr tė pasur punė me tė. Gruaja e Ziliqarit kishte ardhur ndėr tė parat. Ajo i ishte betuar pėr Mitrėn, Zend-Vestėn dhe zjarrin e shenjtė se e kishte pėrbuzur sjelljen e tė shoqit. Ajo i kishte thėnė se i shoqi ishte xheloz dhe brutal. Madje ajo i kishte thėnė se perėnditė ishin duke e dėnuar tė shoqin, pasi i kishin refuzuar efektet e vyera tė zjarrit tė shenjtė, e vetmja gjė qė e bėn njė burrė tė ngjashėm me tė pavdekshmit. Ajo e kishte pėrfunduar rrėfimin duke lėnė qė t’i binte zharetieri. Zadigu e kishte ngritur me mirėsjelljen e zakonshme, por pa rėnė nė gjunjė para zonjės. Ky gabim i vogėl, po qe se nuk pati qenė i vetmi gabim qė pati bėrė, u bė pastaj shkak i fatkeqėsive mė tė tmerrshme. Zadigu as qė e vrau mendjen pėr kėtė, por ama gruaja e ziliqarit pėrkundrazi.

    Ēdo ditė vinin plot gra. Analet e fshehta tė Babilonit thonė se ai mėkatoi njė herė. Por duhet thėnė edhe njė gjė: ai kishte vėrejtur i ēuditur se nė krahėt e gruas nuk ndjente asnjė kėnaqėsi dhe e puthte dashnoren mjaft i hutuar. Kjo grua, tė cilės ai pa e kuptuar as vetė i kishte treguar shenja simpatie, ishte njė nga damat qė shėrbenin tek mbretėresha. Babilonasja e kėndshme pėr tė ngushėlluar veten mendonte: "Me siguri kėtij njeriu i vlon koka nga punėt, pėrderisa mendon pėr to edhe kur bėn dashuri". Nė njė nga ato ēaste, kur disa nuk thonė asnjė fjalė, kurse tė tjerė shqiptojnė vetėm fjalė tė shenjta pėr ta, Zadigu papritmas thirri: "Mbretėreshė!". Babilonasja kujtoi se ai mė nė fund kishte ardhur nė vete dhe nė njė ēast tė kendshėm i kishte thėnė: "Mbretėresha ime!". Por Zadigu, qė ishte gjthnjė tepėr i hutuar, shqiptoi emrin e Astartės. Dama, qė nė kėto rrethana tė lumtura e shpjegonte ēdo gjė nė favorin e saj, kujtoi se ai donte tė thoshte: "Ju jeni mė e bukur se mbretėresha Astartė". Ajo doli nga saraji i Zadigut me dhurata shumė tė bukura. Pastaj shkoi t’ia tregonte kėtė aventurė tė shoqes sė Ziliqarit, qė e kishte mikeshėn e saj intime. Kjo e fundit u prek shumė nė sedėr qė Zadigu kishte preferuar jo atė, por dikė tjetėr. "Kurse mua as nuk denjoi tė ma lidhte kėtė zharetiere, qė s’dua ta mbajė mė nė trup", - tha e shoqja e Ziliqarit. "Aha, - i tha fatlumja tė shoqes sė Ziliqarit, - ju mbakeni zharetiere krejt tė njėllojta me ato tė mbretėreshės. Me sa duket i porositkeni tek i njėjti dyqan?". Gruaja e Ziliqarit nuk u pėrgjigj, ra nė mendime tė thella dhe vajti tek i shoqi pėr t’u kėshilluar.

    Ndėrkaq, Zadigu e kishte kuptuar se nė kohėn e pritjeve ishte gjithnjė i hutuar. E mendoi kėtė gjė, por nuk dinte tė gjente shkakun. Sidoqoftė, ky ishte mundimi i vetėm qė kishte.

    Njė natė pa njė ėndėrr: iu bė sikur ishte shtrirė mbi barė tė thatė, nėn tė cilin kishte plot gjėmba qė nuk e linin tė bėnte rehat. Pastaj iu bė sikur u shtri nė njė shtrat tė butė me trėndafila, prej nga doli njė gjarpėr qė e pickoi mu nė zemėr me thimthin e tij tė mprehtė dhe tė helmatisur.

    - Ajme! - tha ai me vete. - Prej kohėsh po rri shtrirė mbi kėtė barė tė thatė plot gjemba. tani jam shtrirė mbi njė shtrat trėndafilash, por kush do tė jetė vallė gjarpėri?".

    ______________________________

    1. Emėr i shkurtuar pėr Zend- Avestėn, qė pėrmban njėqind kėshilla, tė cilat konsiderohen si portat pėr t’u futur nė mbretėrinė e qiellit (prej kėtej emri Sad-der, qė do tė thotė Njėqind portat).

    2. Perėndia e dritės hyjnore nė besimin e vjetėr persian.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Perkthime nga Cezar Kurti

    Anton Pavlloviē Ēehov

    "STEPA"

    Fragment

    VII


    Edhe natėn tjetėr qerrtarėt bėnė pushim dhe zien supė. Kėsaj rrradhe qė nė fillim ndihej nė ēdo gjė njė trishtim i papėrcaktuar. Ishte zagushi. Tė gjithė pinin shumė ujė, por nuk mund ta shuanin etjen. Hėna qė doli ishte shumė e bakėrt dhe e vrenjtur, sikur tė ishte e sėmurė, edhe yjet ishin mvrejtur, muzgu ishte mė i dendur, horizonti mė i turbullt. Natyra sikur parandjente diēka dhe po lėngonte.

    Pranė zjarrit nuk ishte mė ajo gjallėria e djeshme. Tė gjithė ishin tė mėrzitur dhe flisnin me pėrtaci dhe pa dėshirė. Pantelei vetėm psherėtinte, ankohej pėr kėmbėt dhe herė pas here fliste pėr vdekjen mizore.

    Dimovi ishte shtrirė nė bark, nuk fliste dhe pėrtypte njė fije kashte; nė fytyrė kishte njė shprehje neverie, sikur kashtės t'i vinte erė e keqe; dukej i inatosur dhe i lodhur... Vasja ankohej se ndjen therje nė nofull dhe profetizonte mot tė keq; Emeljani nuk i tundte krahėt, rrinte pa lėvizur dhe vėshtronte i vrenjtur zjarrin. Po dergjej edhe Jegorushka. Ecja nė kėmbė e kishte lodhur, ndėrsa nga vapa e ditės po i dhimbte koka.

    Kur zjeu supa, Dimovi nga mėrzitja filloi tė grindej me shokėt.

    - Deri tani ndejti, nishani! Tani vjen dhe e fut lugėn i pari! - tha ai, duke parė me inat Emeljanin. - Makut! I pari do tė ulet tek kusia! Kėngėtar ka qenė dhe mendon se ėshtė zotni! Sa kėngėtarė si ti bredhin nėpėr botė dhe kėrkojnė lėmoshė!

    - Po ti ē'ke? - e pyeti Emeljani, duke vėshtruar gjithashtu me inat.

    - Ēfarė kam? Mos u fut i pari tek kusia, kėtė kam. Dhe mos shit mend shumė!

    - Ti je budalla, - tha Emeljani me zė tė ngjirrur.

    Duke e ditur nga eksperienca se si pėrfundojnė gjithnjė bisedat e kėtij lloji, Pantelei dhe Vasja ndėrhunė dhe filluan tė bindin Dimovin qė tė mos shajė kot.

    - Kėngėtar... - nuk pushonte ēapkėni, duke qeshur me pėrbuzje. - Kėshtu mund tė kėndojnė tė gjithė. Rri ulur nė kishė dhe kėndo: "Mė jepni lėmoshė, pėr hir tė Krishtit!".

    Emeljani nuk u pėrgjigj. Kjo heshtje e tėrboi Dimovin. Ai e vėshtroi akoma mė me urrejtje ish kėngėtarin dhe tha:

    - Nuk do t'i hyjė sherrit me mua, pa ja tregoj unė qejfin, le tė shesė mend pataj!

    - Ēfarė ke qė mė je qepur, mor xhahil! - u nxe Emeljani. - Po tė ngacmoj unė ty?

    - Si mė quajte? - pyeti Dimovi, duke u drejtuar, dhe sytė iu mbushėn tėrė gjak. - Si? Xhahil? Ashtu? Na atėherė! Shko e kėrkoje!

    Dimovi i rrėmbeu Emeljanit lugėn nga dora dhe ia vėrviti larg. Kirjuha, Vasja dhe Stepka brofėn nė kėmė dhe vrapuan ta gjenin, ndėrsa Emeljani po shikonte Pantelein me njė vėshtrim pyetės dhe lutės. Papritmas fytyra e tij u bė e vockėl, u rrudh, u drodh, dhe ish kėngėtari filloi tė qante si fėmijė.

    Jegorushka, qė e urrente prej kohėsh Dimovin, ndjeu se si nė ajėr befas u bė njė zagushi e padurueshme, se si zjarri po i digjte dhe pėrvėlonte fytyrėn; atij i lindi dėshira tė shkonte me vrap tek qerrja, nė errėsirė, por sytė e liq dhe tė mėrzitur tė ēapkėnit nuk e linin tė largohej. Duke pasur njė dėshirė tė madhe pėr t'i thėnė ndonjė gjė jashtėzonisht fyese, ai eci nė drejtim tė Dimovit dhe i tha, duke iu marrė fryma:

    - Ti je mė i ligu nga tė gjithė! Me sy nuk tė shoh dot!

    Pas kėtyre fjalėve ai donte tė vraponte tek qerrja, por nuk mundi tė lėvizte kurrėsesi nga vendi dhe vazhdoi:

    - Nė botėn tjetėr ti do tė digjesh nė ferr! Do t'i ankohem Ivan Ivanoviēit! Si guzon tė fyesh tė tjerėt! Si guxon tė fyesh Emeljanin!

    - Pa shiko, shiko! - tha me qesėndi Dimovi. - Edhe ky klysh, qė nuk i ėshtė tharė akoma qumėshti nė buzė, dashka tė mė mėsojė mua. Po sikur tė tė kap pėr veshi?

    Jegorushka ndjeu se nuk mund tė merrte frymė mė; ai papritmas, gjė qė nuk kishte ndodhur me tė kurrė, filloi tė dridhej i tėri, pėrplasi kėmbėt dhe klithi me njė zė therės:

    - Rrifeni atė! Rrifeni atė!

    Lotėt i vėrshyen nga sytė; i erdhi turp dhe, duke u lėkundur, rendi tek qerrja. Ai nuk pa se ēfarė pėrshtypjeje bėri klithja e tij. Duke ndenjur shtrirė mbi thesin me lesh dhe duke qarė, atij i dridheshin duart e kėmbėt dhe pėshpėriste:

    - Mama! Mama!

    Edhe njerėrzit, edhe hijet pėr rreth zjarrit, edhe thasėt e errėt, dhe rrufeja e largėt qė ndriste ēdo minutė tutje larg, tė gjitha i dukeshin tani tė frikshme dhe armiqsore. Ai po tmerrohej dhe i dėshpėruar pyeste veten se si dhe pėrse kishte qėlluar nė kėtė tokė tė panjohur dhe kishte rėnė nė shoqėrinė e kėtyre fshatarėve tė tmerrshėm? Ku tė jenė tani ungji, at Kristofori dhe Deniska? Pėrse po vonohen kaq shumė? Mos e kanė harruar? Mendimi se e kanė harruar dhe e kanė braktisur nė mėshirė tė fatit e bėnte tė ndjente tė ftohtė dhe tė kishte kaq frikė, sa disa herė u bė gati tė kėrcente nga thesi poshtė dhe tė ikte me vrap, pa e kthyer kokėn prapa, por kujtimi i kryqeve tė zinj, tė vrenjtur, qė do tė haste patjetėr rrugės, si edhe rrufeja qė ndriste larg e bėnin tė kthente mendje... Dhe vetėm kur pėshpėriste: "Mama! Mama!" sikur e ndjente veten mė tė lehtė...

    Me sa duket edhe qerrtarėt ndjenin frikė. Pasi ishte larguar Jegorushka me vrap nga zjarri, ata nė fillim kishin heshtur njė copė herė, pastaj me gjysmė zėri dhe pa bėrė zhurmė kishin filluar tė thoshnin se ai ėshtė duke ardhur dhe se duhet ikur sa mė shpejt prej tij... Ata hėngrėn darkė shpejt e shpejt, shuajtėn zjarrin dhe nė heshtje filluan tė mbrehin kuajt. Nga ecejaket dhe frazat e tyre tė shkėputura dukej se ata parashikonin ndonjė fatkeqėsi.

    Para se tė niseshin nė rrugė, Dimovi iu afrua Panteleit dhe e pyeti me zė tė ulėt:

    - Si e quajnė?

    - Jegorij... - u pėrgjigj Pantelej.

    Dimovi vuri njėrėn kėmbė nė rrotėn e qerres, kapi litarin, me tė cilin ishte lidhur thesi, dhe u ngrit lart. Jegorushka pa fytyrėn dhe kokėn e tij kaēurrele. Fytyra ishte e zbetė, e lodhur dhe serioze, por tani nuk shprehte mė inat.

    - Jerush! - tha ai me zė tė ulėt. - Na, qėllo!

    Jegorushka e vėshtroi me habi. Nė kėtė kohė shkrepi njė rrufe.

    - S'ka gjė, bjer! - pėrsėriti Dimovi.

    Dhe pa pritur qė Jegorushka ta qėllonte apo tė fliste me tė, ai kėrceu poshtė dhe tha:

    - Sa i mėrzitur jam!

    Pastaj, duke u lėkundur herė nė njėrėn, herė nė tjetrėn kėmbė, filloi tė ecte me pėrtaci rrėzė qerres dhe me njė zė si vajtonjės, si keqardhės pėrsėriste:

    - Sa i mėrzitur qė jam! O zot! Kurse ti mos mė merr inat, Emelja, - tha ai, duke kaluar pranė Emeljanit. - Jeta jonė ėshtė e kotė, njė jetė e mallkuar!

    Nė tė djathtė shkrepi njė vetėtimė dhe, sikur tė ishte reflektuar nė pasqyrė, menjėherė ndriti larg.

    - Jegorij, merre! - thirri Pantelej, duke i dhėnė qė poshtė njė send tė madh dhe tė zi.

    - Ē'ėshtė kjo? - pyeti Jegorushka.

    - Rrogoz! Po tė bjerė shi, mbulohu me tė!

    Jegorushka u ngrit pakėz dhe vėshtroi rreth vetes. Horizonti ishte nxirė dhe mė shpesh se ēdo njė minutė vezullonte njė dritė e zbetė. Errėsira e zezė prirej djathtas sikur tė kishte pėrsipėr njė peshė tė rėndė.

    - Babagjysh, do tė kemi fortunė? - pyeti Jegorushka.

    - Ah, kėmbėt e mia tė sėmura, tė ngrira! - po thoshte si duke kėnduar Pantelei, pa i dėgjuar fjalėt e tij dhe duke pėrplasur kėmbėt.

    Nga e majta dikush sikur ndezi njė shkrepse nė qiell; vezulloi njė fashė e zbetė fosforike dhe u shua. U dėgjua se si diku shumė larg dikush po ecte nėpėr njė ēati llamarine. Me siguri ishte duke ecur zbathur, sepse llamarina hungronte shurdhėr.

    - Ėshtė me shi! - thirri Kirjuha.

    Midis horizontit dhe qiellit nė tė djathtė shkrepi njė vetėtimė dhe kaq qartė sa ndriēoi njė pjesė tė stepės dhe vendin ku qielli i kthjellėt kufizohej me errėsirėn. Njė re e frikshme po vinte dalėngadalė, si njė masė e plotė; nė cep tė saj vareshin laskarė tė mėdhenj tė zi; tė tillė laskarė, duke shtyrė njėri tjetrin, ishin grumbulluar nė horizontin e djathtė dhe tė majtė. Kjo pamje e shqyer, e laskarosur e resė i jepte asaj njė shprehje prej pijaneci ēapkėn. Kjartė dhe fort ushtoi njė bubullimė. Jegorushka bėri kryqin dhe filloi tė vishte shpejt pallton.

    - Jam i mėrzitur! - u dėgjua thirrja e Dimovit nga qerret e para dhe nga zėri i tij mund tė mendoje se kishte filluar pėrsėri tė inatosej. - Jam i mėrzitur!

    Befas fryu era dhe me kaq forcė sa gati ia rrėmbeu Jegorushkės boēen dhe rrogozin; duke u dridhur, rrogozi u turr nė tė gjitha anėt dhe u pėrplas me thesin dhe fytyrėn e Jegorushkės. Era rendi me vėrshėllimė nėpėr stepė, u vėrtit nė mėnyrė tė ērregullt dhe bashkė me brain ngriti njė zhurmė aq tė madhe, sa nuk dėgjoheshin mė as bubullima dhe as kėrcitja e rrotave. Ajo frynte prej resė, duke sjellė me vete bashka pluhuri dhe aromėn e shiut dhe tė tokės sė njomur. Drita e hėnės u mjegullua, sikur u bė mė e ndotur, yjet u vrenjtėn edhe mė shumė, dhe dukej se si nėpėr cepin e rrugės vraponin diku prapa bashkat e pluhurit dhe hijet e tyre. Pėshtjellat, duke u vėrtitur dhe duke marrė me vete pluhurin e tokės, brain e thatė dhe pendėt, ngriheshin me sa duket tani deri nė qiell. Me siguri afėr resė sė madhe tė zezė tani ishin duke fluturuar lulet bredharake, qė kushedi sa frikė do tė kenė! Por pėrmes pluhurit, qė tė zinte sytė, tanimė nuk dukej asgjė, pėrveē ndriēimit tė rrufeve.

    Jegorushka, duke menduar se nė ēast do tė fillojė shiu, u ul nė gjunjė dhe u mbulua me rrogoz.

    - Pantele-ej-ej! - thirri dikush pėrpara. -- A...a...va!

    - Nuk dėgjohet! - u pėrgjigj me njė zė tė lartė dhe melodioz Pantelej.

    - A...a...va! Arr-rraa-rra!

    Gjėmoi me zemėrim njė bubullimė, u rrokullis nėpėr qiell nga e djathta nė tė majtė, pastaj prapa dhe shtangu afėr qerreve tė pėrparme.

    - Zot, zot, zot, zoti Savoaf, - pėshpėriste Jegorushka, duke bėrė kryq. - Mbushe qiell e tokė plot me lavdinė tėnde, o zot!...

    Errėsira e qiellit hapi gojėn dhe ēfryu zjarr tė bardhė; menjėherė gjėmoi bubullima; porsa ajo heshti, njė rrufe pėrshkėnditi kaq shumė, sa Jegorushka pėrmes vrmave tė rrogozit befas pa tė gjithė rrugėn e madhe deri nė horizont, tė gjithė qerrtarėt dhe bile bluzėn e Kirjuhės. Laskarėt e zinj nė tė majtė po ngriheshin pėrpjetė dhe njėri prej tyre, i ashpėr, i ngathėt, si njė pėllėmbė me gishtrinj, u zgjat nė drejtim tė hėnės. Jegorushka vendosi tė mbyllte sytė fort, tė largonte mendjen dhe tė priste, kur tė gjitha kėto tė mbaronin.

    Shiu sepse nuk po fillonte pėr njė kohė tė gjatė. Jegorushka me shpresė se reja ndoshta do tė iki anash, vėshtroi nga vrima e rrogozit. Ishte tmerrėsisht errėt. Ai nuk shihte as Pantelein, as thesin, as veten; vėshtroi me bisht tė syrit atje ku mė parė kishte qenė hėna, por atje nxinte e njėjta errėsirė si nė qerre. Kurse rrufetė nė kėtė errėsirė dukeshin mė tė bardha dhe mė verbuese, aq sa tė dhimbnin sytė.

    - Pantelej! - thirri Jegorushka.

    Nuk pasoi asnjė pėrgjigje. Por ja era e tundi pėr herė tė fundit rrogozin dhe iku diku tutje. U dėgjua njė zhurmė e qetė, e njėtrajtshme. Njė pikė e madhe e ftohtė ra nė gjurin e Jegorushkės, tjetra i rrėshqiti nėpėr dorė. Ai vuri re se gjunjėt ishin tė pambuluara dhe donte tė ndreqte rrogozin, por nė kėtė kohė diēka u derdh dhe filloi tė trokiste nėpėr rrugė, pastaj nėpėr trupin e kafshės, nėpėr thes. Ky ishte shiu. Ai dhe thesi sikur e kuptuan njėri tjetrin mirė, filluan tė flasin shpej, gėzueshėm dhe nė mėnyrė tė neveritshme, si tė ishin dy sorra.

    Jegorushka kish ndenjur mė gjunjė, ose mė mirė tė themi kish ndenjur mbi ēizme. Kur trokiti shiu mbi rrogoz, ai nxori trupin pėrpara pėr tė mbrojtur gjunjtė, qė u bėnė qull menjėherė. Gjunjtė mundi t'i mbulonte, por jo mė pak se pas njė minuti njė lagėshti e pakėndshme u ndje nga prapa, poshtė kurrizit dhe nė pulpa. Ai mori qėndrimin e mėparshėm, nxori gjunjėt nė shi dhe filloi tė mendonte se ē'duhet bėrė, si ta ndreq rrogozin e padukshėm nė errėsirė. Por duart i kishte tani tė njoma, nė mengė dhe pas jakės rridhte jė, shpatullat i ngrinė. Dhe ai vendosi tė mos bėnte asgjė, por tė rrinte pa lėvizur dhe tė priste kur do tė mbarojė gjithēka.

    - Zot, zot, zot... - pėshpėriste ai.

    Befas sipėr kokės sė tij me njė tėrsėllėmė tė frikshme shurdhuese u shqye qielli; Jegorushka u pėrkul dhe mbajti frymėn, duke pritur kur do tė bien nė zverkun dhe kurrizin e tij copat e qiellit. Sytė pa dashur iu hapėn dhe ai pa se si mbi gishtrinjtė e tij, mėngėt e lagura dhe currilat qė binin nga rrogozi, mbi thes dhe poshtė nė tokė shkrepi dhe vezulloi nja pesė herė njė dritė therėse e verbuese. U dėgjua njė gjėmim tjetėr, po aq i fortė dhe i tmerrshėm,. Qielli tani nuk gjėmonte, nuk ushtonte, por lėshonte ca tinguj tė thatė, kėrcitės, si tingujt e njė druri tė thatė kur thyhet.

    "Tr-r-ah!Tah-tah!tah!" - gjėmonte shkoqur bubullima, rrokullisej nėpėr qiell, pengohej dhe diku pranė qerreve tė para apo diku prapa larg pėrmbysej me njė 'traa!..." plot zemėrim.

    Mė pėrpara rrufetė ishin vetėm tė frikshme, ndėrsa me njė bubullimė tė tillė ato ishin bėrė lemeritėse. Drita e tyre djallėzore depėrtonte pėrmes qepallave tė mbyllura dhe shpėrndahej e ftohtė nė tė gjithė trupin. Ē'tė bėsh qė tė mos i shikosh? Jegorushka vendosi tė kthehet me kokėn prapa. Me kujdes, sikur tė kishte frikė se janė duke e mbikqyrur, ai uli duart pėr tokė dhe, duke ecur me duar e me kėmbė nėpėr thesin e njomur, u kthye prapa.

    "Tr-r-ah! tah! tah!" - u dėgjua sipėr kokės sė tij, ra nėn qerre dhe shpėrtheu-"R-r-r-a-a!".

    Sytė iu hapėn pėrsėri padashur, dhe Jegorushka pa njė rreik tė ri; pas qerres ishin duke ecur tre gjigantė tė mėdhenj me heshta tė gjata. Rrufeja pėrshkėnditi nė majat e heshtave dhe i ndriti qartė figurat e tyre. Kėta ishin njerėz me pėrmasa gjigante, me fytyra tė mbuluara, me koka tė ulura dhe me njė ecje tė rėndė. Ata dukeshin tė trishtuar dhe tė mėrzitur, tė zhytur nė mendime. Ndoshta ata ecnin pas karvanit jo pėr tė bėrė ndonjė tė keqe, por megjithatė prania e tyre tė kallte tmerrin.

    Jegorushka u kthye shpejt pėrpara dhe, duke u dredhur me tė gjithė trupin, thirri:

    - Pantelej! Babagjysh!

    "Tr-r-ah! tah! tah!" - iu pėrgjigj qielli.

    Ai hapi sytė pėr tė parė nė se janė aty qerrtarėt. Rrufeja pėrshkėnditi nė dy vende dhe ndriēoi rrugėn deri nė horizont, tė gjithė karvanin dhe tė gjithė qerrtarėt. Nėpėr rrugė rridhnin rrėke uji dhe nėpėr to kėrcenin njė mizėri me flluska. Pantelej ecte pranė qerres, kapelen e tij tė gjatė dhe supet i kishte mbuluar me njė rrogoz tė vogėl; figura e tij nuk shprehte as frikė, as shqetėsim, sikur tė ishte shurdhuar nga bubullima dhe tė ishte verbuar nga rrufeja.

    - Babagjysh, gjigandėt! - i thirri Jegorushka duke qarė.

    Por babagjyshi nuk dėgjonte. Mė tutje ecte Emeljani. Ai ishte mbuluar me njė rrogoz tė madh nga koka te kėmbė dhe kishte tani formėn e njė trekėndshi. Vasja, krejt i pambuluar, ecte si njė shkop i ngrirė, duke ngritur lart, si gjithnjė, kėmbėt dhe pa pėrkulur gjunjtė. Nga shkėlqimi i rrufesė dukej sikur karvani nuk ecte, qerrtarėt kishin shtangur nė vend dhe Vasjes i kishte ngrirė kemba e ngritur lart...

    Jegorushka thirri edhe njė herė babagjushin. Duke mos marrė pėrgjigje, ai u ul pa lėvizur dhe tani nuk po priste mė se kur do tė mbaronte gjithēka. Ai ishte i bindur se nė ēast do ta vrasė rrufeja, se sytė do tė happen padashur dhe ai do tė shikojė pėrsėri gjigantėt e tmerrshėm. Dhe tani nuk po bėnte mė kryq, nuk po thėrriste babagjyshin, nuk po mendonte pėr tė ėmėn dhe vetėm kishte ngrirė nga tė ftohtėt dhe nga njė bindje e sigurt se shtrėngata nuk do tė mbarojė kurrė.

    Por befas u dėgjuan zėra.

    - Jegorij, po ti po fle kėshtu? - i thirri qė poshtė Pantelej. - Zbrit! Je shurdhuar, taravol!...

    - Kėsaj i thonė shtrėngatė! - tha njė bas i panjohur dhe gagariti nė mėnyrė tė tillė si tė kishte pirė njė gotė tė mirė me vodkė.

    Jegorushka hapi sytė. Poshtė afėr qerres kishin qėndruar Pantelei dhe trekendėshi Emeljan me gjigantėt. Kėta tė fundit tani dukeshin mėtė vegjėl nga shtati dhe, kur Jegorushka i vėshtroi mirė, doli se ata ishin fshatarė tė zakonshėm, qė mbanin nė sup jo heshta, por cfurqe hekuri. Nė hapėsirėn midis Panteleit dhe trekėndshit ndriste dritarja e njė kasolleje tė ulėt. Domethėnė karvani kishte ndalur nė fshat. Jegorushka hoqi rrogozin, mori boēen dhe kėrceu shpejt nga qerrja. Tani, kur afėr po flisnin njerėz dhe po ndriēonte dritarja, ai nuk ndjente mė frikė, megjithėse bubullima sokollinte si edhe mė parė dhe rrufeja e ēante herė pas here qiellin mes pėr mes.

    - Shtrėngatė e mirė, nuk ke ē'i thua... - belbėzonte Pantelej. - LAvdi zotit... Kėmbėt m'u lagėn pak nga shiu, por nuk ka gjė... Zbrit, Jegorij! Mirė, shko nė kasolle... Nuk ka gjė...

    - Zot, zot, zot... - pėshpėriste Emeljani. - Me siguri ka qėlluar diku... Ju tė kėtushėm jeni? - pyeti ai gjigantėt.

    - Jo, prej Glinove... Ne jemi glinovas. Tek zotėrinjtė Pllaterė punojmė.

    - Shini grurė, ė?

    - Tė ndryshme. Hė pėr hė korrim grurin. E ēfarė rrufesh! Ka kohė qė nuk ka patur njė shtrėngatė si kjo...

    Jegorushka hyri nė kasolle. Atje takoi njė plakė tė dobėt, tė krrusur, me njė mjekėrr tė mprehtė. Ajo mbante nė dorė njė qiri salloje, rrudhte sytė dhe psherėtinte me zė tė zvargur:

    - Ēfarė shtrėngate na dėrgoi zoti! - tha ajo. - Kurse tanėt flenė nė stepė, janė duke vuajtur, zogat e nėnės! Zhvishu, biri i nėnės, xhvishu...

    Duke u dridhur nga tė ftohtėt dhe duke u mbledhur nga sikleti, Jegorushka hoqi pallton e lagur, pastaj hapi duart dhe kėmbėt dhe pėr njė copė herė nuk lėvizi. Edhe lėvizja mė e vogėl i shkaktonte ndjenjėn e pakėndshme tė lagėshtisė dhe tė ftohtėsisė. Mėngėt dhe kurrizi i kėmishės ishin njomur, pantallonat i ishin ngjitur pas kembėve, nga koka rridhte ujė...

    - Hė, djalosh, mos do tė rrish kėshtu si trung? - i tha plaka. - Shko ulu!

    Duke hapur kėmbėt sa mė gjerė, Jegorushka iu afrua tavolinės dhe u ul nė njė stol afėr kokės sė dikujt. Koka filloi tė lėvizte, lėshoi nga hunda njė shtėllungė ajri, u pėrtyp dhe u qetėsua. Nga koka pėr sė gjati stolit zgjatej njė si kodėr, e mbuluar me peliēe prej lėkure delesh. Ishte duke fjetur njė fshatarkė.

    Plaka, duke psherėtirė, doli dhe u kthye shpejt me njė shalqi dhe njė pjepėr.

    - Ha, biri im! Nuk kam gjė tjetėr qė tė tė gostis... - tha ajo, duke gogėsitur, pastaj kėrkoi nė tavolinė dhe nxori prej andej njė thikė tė gjatė tė mprehtė, tė ngjashme me ato thikat qė kusarėt pėrdorin nėpėr hane pėr tė therur tregtarėt. - Ha, biri im!

    Jegorushka, duke u dridhur si ndėr ethe, hėngri njė thelė pjepėr me bukė tė zezė, pastaj njė thelė shalqi dhe filloi tė kishte akoma mė shumė tė ftohtė.

    - Tanėt flenė nė stepė... - psherėtiu plaka, kur ai ishte duke ngrėnė. - Ėshtė zemėruar perėndia... Mirė ėshtė tė ndez njė qiri para ikonės, por nuk e di ku e ka futur Stepanida. Ha, biri im, ha...

    Plaka gogėsiti dhe, duke hedhur prapa dorėn e djathtė, kruajti me tė shpatullėn e majtė.

    - Do tė jetė ora nja dy tani, - tha ajo. Edhe pak e duhet tė ngrihem. Tanėt flenė nė stepė... Do tė jenė bėrė qullė...

    - Gjyshe, - tha Jegorushka. - Unė dua tė fle.

    - Shtriu, biri im, shtriu... - psherėtiu plaka, duke gogėsitur. O zoti Jezu Krisht! Isha duke fjetur, kur dėgjoj sikur dikush troket. U zgjova, shikoj, zoti kish dėrguar shtrėngatė... Duhet ndezur njė qiri, por nuk po e gjej dot.

    Duke folur me vete, ajo hoqi nga tavolina njė si rreckė, me siguri dyshekun e saj, hoqi nga gozhda afėr furrrės dy peliēe dhe filloi tė shtrohte pėr Jegorushkėn.

    - Shtrėngata nuk do tė pushojė, - pėshpėriste ajo. - Se mos, na ruajt zoti, na bie zjarri. Tanėt flenė nė stepė... Shtriu, biri im, fli... Krishti qoftė me ty, bir... Pjeprin nuk po e heq, ndoshta kur tė ngrihesh ha ndonjė thelė.

    Psherėtimat dhe gogėsitja e plakės, frymėmarrja e qetė e fshatarkės sė fjetur, errėsira e kasolles dhe zhurma e shiut jashtė dritares ndillnin gjumė. Jegorushkės i vinte turp tė zhvishej nė sytė e plakės. Ai hoqi vetėm ēizmet, u shtri dhe u mbulua me peliēen prej lėkure delesh.

    - U shtri djaloshi? - u dėgjua pas pak zėri i Panteleit.

    - U shtri! - u pėrgjigj duke pėshpėritur plaka. - Ėshtė inatosur perėndia! Bubullon e gjėmon, kurrė nuk ka tė sosur...

    - Tani do tė kalojė... - pėshpėriti Pantelej duke u ulur. - U qetėsua pak... Djemtė u shpėrndanė nėpėr kasolle, kurse dy veta qėndruan tek kuajt... Djelmoshat-de... Nuk bėn... Mund tė marrin kuajt. Ja po rri pakėz kėtu, pastaj po shkoj t'i ndėrroj.. Nuk bėn, mund tė na i marrin kuajt ...

    Pantelei dhe plaka ishin ulur pranė tek kėmbėt e Jegorushkės dhe flisnin duke pėshpėritur dhe duke e ndėrprerė tė folurit e tyre me psherėtima dhe gogėsima. Kurse Jegorushka nuk po ngrohej dot. Sipėr kishte njė peliēe tė ngrohtė, tė rėndė, por i gjithė trupi i dridhej, duart dhe kėmbėt dridheshin si nė ethe, edhe tė pėrbrendshmet i dridheshin... U zhvesh nėn peliēe, por as kjo nuk ndihmoi. Tė dridhurat po bėheshin gjithnjė e mė tė forta.

    Pantelei shkoi pėr tė zėvendėsuar djemtė dhe pastaj u kthye pėrsėri, ndėrsa Jegorushkėn akona nuk e kishte zėnė gjumi dhe atij po i dridhej i gjithė trupi. Diēka ia shtypte kokėn dhe gjoksin, e mundonte dhe ai nuk e kuptonte se ē'ishte kjo gjė; pėshpėritja e pleqve apo era e rėndė e lėkurėve tė deleve. Nga thelat e shalqirit dhe tė pjeprit qė kishte ngrėnė ai kishte nė gojė njė shije tė pakėndshme metalike. Pėr mė tepėr e pickonin edhe pleshtat.

    - Babagjysh, unė kam ftohtė! - tha ai dhe nuk e njohu zėrin e vet.

    - Fli, bir, fli... - psherėtiu plaka.

    Titi me kėmbėt e holla iu afrua dyshekut dhe i tundi duart, pastaj u rrit deri nė tavan dhe u kthye nė mulli ere. At Kristofori, me veshjen e plotė tė priftit dhe me kandillo nė dorė, krejt ndryshe nga si rrinte nė pajton, kaloi rreth e qark mullirit dhe e spėrkati me ujė tė bekuar, kėshtu qė ai nuk po i tundte mė krahėt. Jegorushka, duke e ditur se ishte nė kllapi, hapi sytė.

    - Babagjush! - thirri ai. - Mė jep ujė!

    Askush nuk u pėrgjigj. Jegorushka filloi tė ndjente njė zagushi tė padurueshme dhe nuk mund tė rrinte shtrirė. Ai u ngrit, u vesh dhe doli jashtė kasolles. Po gdhinte mėngjesi. Qielli ishte i vrenjtur, por shi nuk kishte. Duke u dridhur e duke u mbėshtjellur me pallton e lagur, Jegorushka kaloi nėpėr oborrin tėrė baltė dhe vuri veshin tė dėgjonte. I ra nė sy njė katua i vogėl me njė derė kallamash gjysmė tė hapur. Vėshtroi nė katua, u fut brenda dhe u ul nė njė cep tė errėt mbi njė grumbull bajgash tė thara.

    Nė kokėn e tij tė rėndė mendimet po ngatėrroheshin, gojėn e kishte tė thatė dhe ndjente njė shije tė keqe metalike. Ai vėshtroi kapelen e tij, ndreqi pendėn e palloit dhe iu kujtua se si kishte shkuar me mamanė pėr ta blerė kėtė kapele. Futi dorėn nė xhep dhe nxori qė andej njė top qiriēi tė murrmė dhe ngjitės. Si ishte futur ky qiriē nė xhepin e tij? Ai mendoi, nuhati: vinte era mjaltė. Aha, ishte kulaēi i ēifutes! Si ishte qullur, i shkreti!

    Jegorushka vėshtroi pallton. Kishte njė pallto bojė gri, me pulla tė mėdha prej kocke, qepur nė formėn e redingotės. Duke qenė njė rrobė e re dhe e shtrenjtė, nė shtėpi palltoja rrinte varur jo nė korridor, por nė dhomėn e fjejtjes, bashkė me fustanet e mamasė. I lejohej ta vishte vetėm ditėt e festave. Duke e vėshtruar, Jegorushkės i erdhi keq pėr tė, iu kujtua se ai dhe palltoja qė tė dy janė braktisur nė mėshirėn e fatit, se nuk do tė kthehen mė nė shtėpi, dhe filloi tė qante me kaq dėnesė sa gati u rrėzua nga plehu.

    Njė qen i madh i bardhė, i njomur nga shiu, me tufa leshi nė turi, hyri nė katua dhe po vėshtronte me kureshtje Jegorushkėn. Me siguri po mendonte, tė lehė apo jo? Pasi vendosi se nuk duhej lehur, iu afrua me kujdes Jegorushkės, hėngri shtresėn e sipėrme tė kulaēit dhe doli.

    - Kėto janė tė Varllamovit! - thirri dikush nė rrugė.

    Pasi qau mirė e mirė, Jegorushka doli nga katoi dhe, duke kapėrcyer njė pellg me ujė, doli nė rrugė. Mu pėrpara portės nė rrugė kishin qėndruar qerret. Qerrtarėt e lagur, me kėmbėt tėrė baltė, tė plogėsht dhe tė pėrgjumur, si mizat e vjeshtės, vėrtiteshin sa andej kėtej apo uleshin nėpėr mashkujt e qerres. Jegorushka i vėshtroi dhe mendoi me vete: "Sa e mėrzitshme dhe sa e rėndė ėshtė jesh fshatar!". Ai iu afrua Panteleit dhe u ul pranė tij nė mashkull.

    - Babagjysh, kam ftohtė! - tha ai duke u dridhur dhe duke futur duart nė mėngė.

    Nuk ka gjė, sė shpejti arrijmė, - gogėsiti Pantelei. - Nuk ka gjė, do tė ngrohesh.
    -------------------------------






    P. E. TAVIANI

    "AVENTURA E MAHNITSHME

    E KRISTOFOR KOLOMBIT"

    GJENOVA - MAGJIA E DETIT

    Stėrgjyshi Antonio dhe gjyshi i Zbuluesit tė madh, Xhovani Kolombi, qenė fshatarė nga Mokonezi, njė fshat nė malin Kiavari, ku vinte gruri i bartur me mushka nga Pianura Padana, nga Piaēenca.

    Mullinjtė e Mokonezit dhe tė fshatrave pėr rreth e bluanin grurin, duke shfrytėzuar ujėrat e njė lumi tė bollshėm. Po me mushka mielli transportohej pastaj nė Kuinto. Nė ditėt tona Kuinto ėshtė njė nga rrethinat e qytetit tė Gjenovės. Nė ato kohėra ai ishte njė fshat nė breg tė detit, pesė milje nė lindje tė qytetit (prandaj dhe quhet Kuinto, qė do tė thotė pesė milje).

    Ka mundėsi qė paraardhėsit e largėt tė Kolombit tė kenė ardhur nė Mokonezi nga Piaēenca, duke pėrshkuar rrugėn e mushkave, qė pėr shkak tė transportimit tė grurit quhej Rruga e Bukės. Nėpėr Rrugėn e Bukės Xhovani u shpėrngul nė Kuinto, ku vazhdoi tė mirrej me punimin e tokės. Kėtu lindi i biri, Domeniku, i cili mėsoi mjeshtrinė e leshpunuesit dhe u shpėrngul pastaj nė Gjenovė.

    Nga viti 1439 deri nė vitin 1447 Domeniku e ushtroi zanatin e leshpunuesit nė Gjenovė, ku lufta midis partive tė Adornėve dhe tė Fregozėve ishte shumė e mprehtė.

    Le tė dėgjojmė dėshminė e njė historiani, pothuajse bashkėkohor. "Nė vitin 1447, - shkruan Xhustiniani i shquar, - me 4 janar, u zgjodh Dozhė Barnaba Adorno, gjė qė ishte kurdisur e gjitha nga tarafi i Adornėve. Por sundimi i Barnabasė qe shumė i shkurtėr, sepse me 30 janar Xhani da Kampo Fregozo, i cili pėr katėr vjet me rradhė i kishte nxjerrė shumė telashe partisė sė Adornėve, provoi tė bėnte njė aventurė. Dozha Barnaba Adorno kishte njė numur tė madh ushtarėsh, midis tė cilėve ndodheshin gjashtėqind luftėtarė tė zgjedhur qė ia kishte dėrguar mbreti Alfons i Aragonės. Xhani vjen natėn me njė galerė tė vetme, futet nė qytet dhe me tetėdhjetė e pesė luftėtarė shumė trima sulmon pallatin dukal. Atje i bėnė njė rezistencė burrėrore dhe u zhvillua njė pėrleshje e egėr, aq sa tė gjithė ata qė ishin me Xhanin u plagosėn, por megjithatė trimėria dhe vendosmėria e Xhanit qe aq e madhe, sa doli fitimtar dhe pushtoi selinė e dozhės".

    Domenik Kolombi ishte njė nga ata tė shumtėt qė, brenda mureve tė qytetit, morėn pjesė nė pėrleshje nė anėn e Fregozės. Ai ishte, siē jemi mėsuar tė themi sot, njė aktivist. Njė aktivist i vendosur dhe i sprovuar. Dhe nė fakt, me 4 shkurt, domethėnė pesė ditė mė vonė, dozha i ri Xhani emėroi "si roje tė kullės dhe tė portės sė Olivelės tė pėrzgjedhurin e tij Domenik Kolombin".

    Detyra e rojes sė portės, njė detyrė delikate dhe e pagueshme, zgjaste sipas zakoneve tė atėhershme trembėdhjetė muaj. Me 5 nėntor tė vitit 1448 kulla e Olivelės nuk i besohet mė kujdesit tė Domenik Kolombit.

    Nė verėn e vitit 1450 njė Fregozė tjetėr, Pjetri, zuri postin e dozhės dhe e riemėroi aktivistin besnik Domenik Kolombi nė detyrėn e rojes sė portės. Kjo ndodhi me 1 tetor tė vitit 1450.

    Ndėrkohė Domeniku qe martuar me Suzana Fontanarozėn, qė i pati sjellė si pajė njė shtėpi dhe njė copė tokė nė Kueci.

    Nė vitin 1451 lindi Kristofor Kolombi nė shtėpinė qė ndodhej

    nė rrugėn Olivela ose mbase nė Kuinto, po qe se e ėma pati shkuar pėr tė lindur, sikundėr ishte zakoni atėherė, nė shtėpinė e vjehrrit.

    Nė vitin 1455 Domeniku u shpėrngul nė njė shtėpi tjetėr nė rrugėn Viko Dirito, qė gjithashtu ndodhej nė famullinė e San Stefanos, nė lokalitetin e Sant Andrea di Pontiēelos.

    Gjatė pesė shekujve qė na ndajnė nga ato kohėra shtėpia ėshtė meremetuar dhe rikonstruktuar, por ka mbetur po nė atė truall qė ka qenė, pesėdhjetė metra nėn Portėn e Sant Andreas, e cila ruan pamjen qė ka patur nė ato kohėra. Nė katin e poshtėm ndodhej dyqani i babait pėr punimin e leshit, nė katet e sipėrme ndodheshin kthinat pėr banim. Drita ishte e pakėt, sepse shtėpia ishte e ngjitur me godina tė tjera, qė vinin rradhė njėra pas tjetrės nė njė rrugė tė ngushtė. Prapa, midis vargut tė pandėrprerė tė ngrehinave dhe tė mureve tė qytetit, kishte ca hapėsira tė vogla: kėta ishin rripa tė ngushtė toke, qė quheshin kopshte. Njė copė tokė ishte e Kolombėve. Kjo copė tokė pėrkon me truallin ku qe rindėrtuar Kuvendi i vjetėr i Sant Andreas.

    Fantazia e njė fėmije tė zgjuar duhet tė ketė vuajtur shumė nga njė ngushtėsi kaq e madhe midis dyqanit dhe kthinave tė banimit, ku e ėma pėrkujdesej pėr fėmijėt e tjerė mė tė vegjėl. Mbase dhe mund tė jetė tronditur.

    Ja, pra, pėrfytyrimi i parė qė kemi pėr Kristofor Kolombin: ai mėsoi tė kuptonte lumturinė e paarritshme tė ėndėrrave. Qė nė fėmini ėndėrroi pafundėsinė e hapėsirave nė njė cep tė dhomės sė errėt, nė tė njėjtėn mėnyrė sikundėr njė tjetėr italian i madh, Leopardi, do tė pėrjetonte horizontet e pakufishme dhe tė largėt nga njė qoshe e kopshtit tė rrethuar me gardh.

    Pėrtej mureve tė shtėpisė, pėrtej kopshtit ishte qyteti: Gjenova ose Gjena, sikundėr e quanin bijtė e saj dhe, si rrjedhim, edhe Kristofor Kolombi.

    Gjenova, bukuroshja, e cila e detyron tė lėshojė pasthirrma mrekullimi atė qė e sheh pėr herė tė parė nga deti.

    Gjenova, krenare pėr kishat, shtėpitė dhe pallatet e saj. Pėr shkallėn monumentale tė mbisunduar nga fortesa e Kasteletos. Gjithmonė e pasur, e pasur edhe sot e kėsaj dite.

    Gjenova, shtriga qė tė magjeps dhe tė robėron, por qė nuk mund tė tė japė asgjė, e mbyllur nė mes tė maleve, pa tokė, qė duke mos qenė krejt shpėrnjohėse, pllenohet vetėm me disa barėra thatanikė dhe shkurre tė shtrembėruara nga erėrat e detit. Nuk mund tė tė japė asgjė dhe prandaj tė shtyn drejt detit, qė ėshtė gjithēka pėr tė, prej tė cilit merr ēdo gjė dhe i jep vetėm punėn, kėmbėnguljen, zellin dhe zgjuarėsinė e bijėve tė saj.

    Gjenova, kjo zanė me gratė e saj tė druajtura, por tė zgjuara dhe tė pakursyera nė dashuri; me detin e saj pa plazhe, qė tė fton dhe tė detyron tė futesh nė thellėsi; me qiellin e saj tė kulluar, plot dritė gjatė ditėve tė shumta kur fryn tramontana, njė qiell qė tė mbush me gėzim; me faltoret e saj nė majė tė maleve qė tė shkėpusin nga dashuritė, deti, qielli dhe tė kujtojnė Zotin.

    E tillė ėshtė Gjenova edhe sot e kėsaj dite, megjithėse e shpėrfytyruar pak nga punishtet dhe nga ndonjė zhgarravinė arkitektonike. E tillė ishte Gjenova edhe nė ato kohėra. Kanė mbetur shumė nga ato qė ishin, sepse malet e kanė mbrojtur nga molepsjet e mėdha dhe deti nuk ka pėsuar asnjė ndryshim.

    Ėshtė krenare po ta shikosh nga deti, janė krenarė pallatet, kishat, rrugėt dhe sheshet e saj kryesore. Dhe ēfarė labirintesh nė mes tyre! Rrugė e rrugica tė mbajtura keq, tė lėna pas dore, ku nė ēdo hap tė pengojnė harqet, urat, trarėt, shkallėt, bankat dhe mė nė fund ngrehina tė vėrteta prej druri tė mbeshtetura pas godinave tė mėdha qė arrijnė deri nė lartėsinė e katit tė parė, duke tė kujtuar tavernat nė Romėn para Augustit.

    Krenare, por e mbyllur dhe e ngushtė.

    I tillė ka mbetur pėr shekuj karakteri i gjenovezėve, i tjetėrsuar dhe i thellė pėr gjėra tė mėdha: pėr muret, kullat, portat, pallatet, kishat, portin nė det; i kursyer dhe nopran pėr gjėrat e jetės sė pėrditshme, qė ata e kalojnė nėpėr rrugica tė errėta, tė thepisura dhe dredha-dredha.

    Nė kėtė Gjenovė u lind dhe u rrit Kolombi.

    Nėpėr rrugėt e ngushta tė kėsaj Gjenove ai pati bėrė hapat

    e parė bri tė ėmės dhe tė atit. Nė kėto rrugica qe ndeshur me aventurat e

    para tė fėminisė.

    Nga Viko Dirito, qė ndodhej mu nėn portėn e Sant Andreas, nga njėra anė, dhe nė rrėzė tė kodrės sė Molēentos, nė anėn tjetėr, Kristofori fėmijė shkonte shpesh nė kishėn e Santo Stefanos, nė famulli. Shpesh kalonte para Pallatit Dukal, ku vinin kaluar mbi kuaj prijėsit e familjeve tė Fregozėve, Adornėve, Spinolėve dhe Fieski. Shpesh shkonte nė Via Rexhia pėr tė parė baldakinėt e zonjave.

    Nuk ka tė ngjarė qė Kristofori tė ketė provuar ndonjė kėnaqėsi nga pėrjetime tė tilla. Nuk ka tė ngjarė as qė kėto pėrjetime t'i kenė ngjallur ndonjė interes tė veēantė. Ai mėsonte nė shkollėn fillore tė Korporatės sė leshpunuesve. Mėsonte nė gjuhėn gjenoveze fenė, arithmetikėn, gjeografinė dhe merrte konceptet e para tė artit tė lundrimit. Shkruante nė latinishten e asaj kohe, qė kishte ndryshuar shumė nė krahasim me atė tė Jul Ēezarit dhe tė Ciceronit, por qė sidoqoftė ishte gjuha zyrtare e Kishės dhe e dokumenteve tė Republikės sė Gjenovės.

    Qė nė moshė tė njomė, sikundėr e pohon edhe vetė, Kristofori filloi tė lundronte, por me siguri, dhe kjo ka mė shumė tė ngjarė, ai do tė ketė patur kontakt edhe mė parė me detin. Por ku?

    Nė port dhe nė plazh.

    Nė port: nuk ishte e vėshtirė pėr njė fėmijė tė futej pa u vėnė re dhe pa rėnė nė sy nė turmėn shumėngjyrėshe tė njerėzve. Anije dhe marinarė qė flisnin gjuhė tė ndryshme vinin nga tė gjitha viset e Mesdheut - nga Lindja dhe Perėndimi, si edhe nga Portugalia, nga Flandra dhe Anglia. Sa shumė vela qė kishte! Sa kallumna hepoheshin, lėkundeshin, haseshin e pėrplaseshin.

    Dhe mbi tė gjitha e kudo kundėrmimi i detit, njė kundėrmim ngacmues dhe tėrheqės.

    Ja dhe pėrfytyrimi i dytė: Kolombi, shtatė apo tetė vjeē, duke u sorollatur nėpėr kalatat e portit, duke ndalur herė pas here pėr tė parė lėvizjet e anijeve me vela, manovrimet e velave, tė timonit, tė ankorės, pėr t'u larguar apo pėr t'u ankoruar nė port. Dhe ėndėrron. Ėndėrron tė ndodhet njė ditė prej ditėsh nė njė nga kėto anije qė po largohen nga porti nė drejtim tė detit tė largėt, ku kundėrmimi i kripur nuk ėshtė i ndotur, nė drejtim tė porteve tė tjerė, drejt qyteteve tė tjerė, drejt njėqind qyteteve, ku jetojnė dhe nga vijnė tė gjithė kėta njerėz tė shumtė tė ndryshėm dhe tė ēuditshėm.

    Nuk ka tė ngjarė qė Kristofori tė ketė shkuar nė detin e Albaros apo dhe vetėm nė zallishten e grykės sė Bisanjės. Nuk ka tė ngjarė, sepse pėr tė bėrė njė gjė tė tillė duhej tė dilje nga qyteti dhe tė bėje disa kilometra nė fushė tė hapėt. Nė ato kohėra tė dilje nga qyteti ishte problem pėr njė tė rritur dhe jo mė pėr njė fėmijė.

    Pjesa mė e madhe e grave dhe madje edhe mjaft burra nė atė kohė lindnin, jetonin dhe vdisnin brenda rrethit tė mureve tė qytetit. Kėshtu ndodhte nė Gjenovė, sikundėr edhe nė qytete tė tjera tė Italisė, Provansės, Francės dhe Flandrės.

    Natyrisht, nuk ėshtja fjala pėr Domenik Kolombin, artizan dhe tregtar, aq mė tepėr aktivist partie. Nuk bėhet fjalė as pėr Suzana Fontanarozėn qė kishte lindur nė Kueci.

    Megjithatė, po qe se Kristofori do tė ketė dalė jashtė mureve tė qytetit, kėtė do ta ketė bėrė i shoqėruar nga i ati ose e ėma, ose nga tė dy prindėrit sėbashku. Po pėr tė shkuar ku?

    Nė Kuinto.

    Nė Kuinto ishte akoma shtėpia e gjyshit. Njė nga shtėpitė tipike tė fshatarėve liguras: katėr mure tė ndarė nė njė farė lartėsie nga njė tavan prej dhogash. Njė shkallė e ngushtė prej dhogash qė tė shpie nga kati pėrdhesė nė katin e sipėrm. Nė katin pėrdhesė ndodhen porta e hyrjes, vatra e zjarrit, shpesh ndonjė lopė, ndonjė viē, ndonjė gomaricė, disa vegla pune dhe zaire ushqimesh tė pėrkorme. Kėtu nėna pėrkujdesej pėr fėmijėt duke tjerrur lesh apo duke thurur, nė rast se nuk shkonte pėr tė ndihmuar tė shoqin nė punėt e rėnda tė bujqėsisė. Vajzat qė ishin pak mė tė mėdha i rrinin rreth e rrotull, duke punuar edhe ato apo duke zierė nė zjarr kusinė plot me barishte tė mbledhura, tė gatuara me vaj dhe kripė, "prebuxhion", sikundėr e quanin kėtė lloj gjelle. Nė dhomėn sipėr ngjiteshin pėr tė fjetur natėn prindėrit dhe fėmijėt e tė dy sekseve, duke u ndarė nga njėri tjetri me kallama.

    Kristofori me siguri do tė ketė jetuar nė shtėpinė e gjyshit nė Kuinto, nė vitet e para tė ekzistencės dhe mė vonė gjatė verės apo gjatė tė korrave tė varfėra tė vjeshtės. Nga kjo shtėpi nuk ishte e vėshtirė tė zbrisje nėpėr lėndina dhe gėrxhe deri nė det.

    Nė ditėt e sotme e gjithė kjo zonė ėshtė mbuluar nga shtėpitė, asfalti dhe ngrehinat e mbishtuara. Por afėrsia e detit me shkėmbinjtė, qė herė janė tė pėrhimė dhe herė tė errėt, ka mbetur po ajo qė ka qenė.

    Edhe sot e kėsaj dite ai qė qėndron sipėr ndonjėrit prej kėtyre shkėmbinjve dhe arrin tė pėrqėndrohet nė vetėvete, duke harruar rrėmujėn arkitektonike dhe zallamahinė e qytetit qė e ka prapa krahėve, mund tė ringjallė ndiesitė qė pati provuar me siguri Kristofor Kolombi. Ndiesitė e njė deti me horizont tė pafundmė, rrallėherė tė qetė, shpesh tė trazuar, me ngjyra tė ndryshueshme, me shirita tė kaltėrt, herė bojė qielli tė hapėt, herė nė njė blu tė thellė, dhe nga njė herė nė njė blu aq tė thellė sa tė duket sikur ėshtė nė ngjyrė vjollcė apo krejt i errėt.

    Nuk janė kurrė ndiesi tė ėmbla, as kur qielli ėshtė i pastėrt dhe ujėrat janė jashtėzakonisht tė qeta. Janė gjithnjė ndiesi tė forta, violente, qė e kalisin karakterin, duke e shtrėnguar tė bjerė nė meditime tė thella dhe tė heqė dorė nga ēdo mendim i sipėrfaqshėm dhe i lehtė.

    Dhe pikėrisht sipėr kėtyre shkėmbinjve mė tepėr se sa nė portin e Gjenovės Kristofori do tė jetė njohur pėr herė tė parė me detin.

    Dhe ja njė pėrfytyrim i tretė pėr Kolombin fėmijė. Ai tashmė kishte mėsuar tė notonte nė njė det qė ėshtė mė mirė tė mos i afrohesh, po nuk dite tė notosh, kaq i ngushtė ėshtė plazhi. Ai tashmė e kishte njohur detin dhe e kishte dashuruar. Dhe e vėshtronte. Pėr njė kohė tė gjatė rrinte duke e vėshtruar ulur sipėr ndonjė shkėmbi. Nuk ėndėrronte mė pėr horizontin, sepse e kishte para syve, e shihte. Endėrronte pėr ditėn kur do tė shkonte mė nė fund ta prekte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •