Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Konferenca Shkencore: Shqipja në etapën e sotme (përfundimet e konferencës)

    Konferenca Shkencore: "Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit"

    Durrës, më 15, 16 dhe 17 dhjetor 2010

    PËRFUNDIME

    Konferenca Shkencore “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, me pjesëmarrjen e specialistëve nga tërë hapësira shqiptare, i zhvilloi punimet më 15-17 dhjetor në Durrës.

    Konferenca u zhvillua në pesë sesione. Në secilin sesion u paraqitën dy referate që sollën trajtime të thelluara të temës së sesionit, si dhe një numër prej pesë deri shtatë kumtesash që u përqendruan në problemet e veçanta. Mbi referatet dhe kumtesat e paraqitura në sesione u zhvilluan diskutime në përfundim të çdo sesioni, në të cilat diskutuesit sollën argumentet e tyre në mbrojtje, në kundërshtim, ose në specifikim të problemeve të veçanta.

    Pesë sesionet patën përkatësisht këtë tematikë:

    I - Historia e formimit të standardit. Standardi dhe legjislacioni;

    II - Probleme gramatikore të standardit;

    III - Probleme të drejtshkrimit dhe të pasurimit të standardit;

    IV - Marrëdhëniet e standardit me dialektet. Norma leksikore;

    V - Standardi dhe norma letrare (letërsia, shkolla, mediat).

    Konferenca i zhvilloi punimet në frymën e një debati konstruktiv dhe bashkëpunues, i karakterizuar nga profesionalizmi shkencor dhe, përgjithësisht, nga interesi për të dëgjuar argumentet e kolegëve dhe për të qenë i hapur ndaj tyre.

    Konferenca arriti në përfundimet e mëposhtme:

    1) Megjithëse u vendos në një epokë të ngarkuar me ideologji dhe me mungesë të lirisë shkencore, standardi gjatë gjithë këtyre viteve e ka dëshmuar vlefshmërinë e tij.
    2) Praktika e përdorimit të shqipes standarde në këto dyzet vjet dëshmon se shqipja, ashtu si të gjitha gjuhët e lëvruara, ka nevojë që t’i nënshtrohet periodikisht një shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit në të gjitha segmentet.
    3) Është e nevojshme që të shqyrtohen më tej disa rregulla të drejtshkrimit, me qëllim njësimin e tyre dhe shmangien e konflikteve të krijuara si pasojë e zbatimit të dy parimeve të ndryshme njëherësh (atij fonetik dhe atij morfologjik). Në mënyrë të veçantë, drejtshkrimi i zanores -ë ka nevojë për rishqyrtim.
    4) Të rishikohet përdorimi i shkronjës së madhe, drejtshkrimi i emrave të huaj të
    përveçëm, si dhe drejtshkrimi i toponimeve.
    5) Leksiku i standardit të shqipes të jetë i hapur ndaj prurjeve nga dialektet, sidomos nga dialekti gegë dhe nga autorët e traditës letrare në këtë dialekt. Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme.
    6) Të thellohet puna për begatimin, njësimin dhe kodifikimin e terminologjisë në të gjitha fushat.
    7) Në sistemin morfologjik, të rishqyrtohet formimi i shumësit të emrave, për një
    saktësim të mëtejshëm paradigmatik, duke synuar njësimin dhe shmangien e
    përjashtimeve të shumta.
    8) Të studiohet mundësia e integrimit të paskajores gege në standardin e shqipes.
    9) Studimet dhe hulumtimet të jenë të hapura edhe në fushën e sintaksës.
    10) Nxënia e shqipes në shkollë, në të gjithë hapësirën shqiptare, ka shfaqur vështirësi dhe probleme, ndaj propozohet përmirësimi i kurrikulave, i teksteve, i metodave të mësimdhënies, si dhe aftësimi i mëtejshëm i mësuesve të gjuhës amtare.
    11) Në konferencë u shfaqën edhe shumë mendime e teza të veçanta lidhur me standardin dhe me përdorimin e shqipes. Konferenca dëshmon se debati për çështjet e normës së shqipes dhe të përdorimit të saj është një debat pjellor, i cili e pasuron mendimin gjuhësor shqiptar dhe hap perspektiva studimore e kërkimore të domosdoshme për etapën e sotme të zhvillimit të shqipes.
    12) Krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën, me statusin e personit publik, mund të jetë një rrugë e mirë për t’u gjetur zgjidhje çështjeve të rëndësishme të politikave gjuhësore, të planifikimit të gjuhës, dhe të strategjisë për zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes.

    Komisioni Shkencor i Konferencës vlerëson se konferenca i mbylli punimet me sukses dhe se, në perspektivën e përfundimeve më sipër, duhet vijuar me studime të thelluara për çështje të veçanta, si dhe duhen gjetur mënyrat dhe mundësitë që puna e nisur të vazhdojë në mënyrë periodike, në përputhje edhe me porosinë e dalë nga Kongresi i Drejtshkrimit, në të cilin u sanksionua kodi normativ i shqipes:“Struktura e sotme e gjuhës letrare është e hapët e do të mbetet e tillë. Përndryshe zhvillimi i gjuhës letrare do të ndërpritej. Ai që ne
    quajmë ‘kristalizimi përfundimtar i normës’ në të vërtetë nuk është kurrë përfundimtar, i përjetshëm, statik; ai duhet kuptuar si vendosje e një qëndrueshmërie tipike, por relative të normës, e cila është dinamike, zhvillohet e përsoset.”

    Komisioni Shkencor i Konferencës:

    Prof. Dr. Ardian Marashi, kryetar
    Akademik Kolec Topalli, anëtar
    Akademik Ethem Likaj, anëtar
    Prof. Dr. Imri Badallaj, anëtar
    Prof. As. Dr. Valter Memishaj, anëtar

    ___________

    Lista e plotë e pjesëmarrësve në Konferencë:

    Abdulla Ballhysa - Universiteti i Elbasanit
    Agron Duro - QSA Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë
    Ali Jashari - Universiteti i Korçës
    Aljula Jubani - Fakulteti Histori-Filologji, UT
    Anila Omari - QSA, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë
    Ardian Klosi - Albanolog, përkthyes
    Ardian Marashi - QSA, Tiranë
    Ardian Vehbiu - Gjuhëtar, SHBA
    Asllan Hamiti - Universiteti i Shkupit
    Bahri Beci - Akademia e Shkencave, Tiranë
    Bahtiar Kryeziu - Universiteti i Prishtinës
    Bardh Rugova - Universiteti i Prishtinës
    Bardhyl Demiraj - Universiteti i Mynihut, Gjermani
    Besim Bokshi - Akademia e Shkencave dhe Arteve, Prishtinë
    Besim Kabashi - Universiteti i Nurenbergut, Gjermani
    Blertë Ismajli - Universiteti i Prishtinës
    Çlirim Bidollari - QSA, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë
    David Luka - Gjuhëtar
    Enver Muhametaj - QSA, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë
    Ethem Likaj - Akademia e Shkencave, Tiranë
    Ferdinand Leka - Gjuhëtar, përkthyes
    Hasan Mujaj - Universiteti i Prishtinës
    Haxhi Shabani - Gjuhëtar, Mali i Zi
    Imri Badallaj - Universiteti i Prishtinës
    Jorgji Gjinari - Gjuhëtar
    Julia Mai-Kolgjini - Universiteti Amerikan i Kosovës
    Kolec Topalli - Akademia e Shkencave, Tiranë
    Ledi Shamku-Shkreli - Gjuhëtare
    Lindita Rugova - Universiteti i Prishtinës
    Mehmet Celiku - Gjuhëtar
    Mehmet Elezi - Leksikograf, shkrimtar
    Mimoza Kore - Fakulteti Histori-Filologji, UT
    Mustafa Ibrahimi - UEJL, Tetovë
    Rexhep Ismajli - Akademia e Shkencave dhe Arteve, Prishtinë
    Rrahman Paçarrizi - Universiteti i Prishtinës
    Seit Mansaku - QSA, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë
    Shkumbin Munishi - Universiteti i Prishtinës
    Tomor Plangarica - Instituti i Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale, Paris
    Valter Memisha - QSA, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë
    Wilfried Fiedler - Gjuhëtar, albanolog, Gjermani
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    VETEM PO PERSERITEN GABIMET e vitit 1972,kurgja tjeter.Populli shqipetar nuke do te eci perpara,keto jane gabimet trashanike,gjuha jone pas disa viteve do te shkatrohet plotesisht.mbajten mbledhje edhepse shumica jane kunder ,pjesmaresit nuke luftojne per gjuhe,te gjithe jane te koruptuem,ne lamin e gjuhes dhe nuke miren vesh me gjuhen,une protestoj ne ket menyre.

  3. #3
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Kjo puna e paskajores gege nuk me pelqeu. Pse u dashka futur me zor nje gjuhe dicka qe nuk shkon, vetem e vetem per t'u bere qefin disa .....Ky eshte nje gabim, se paskajorja gege nuk i shton asgje, dhe as e pasuron standartin. Ma ha mendja se kerkojne te zevendesojne me te paskajoren e sotme. Kjo eshte qesharake!
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  4. #4
    Konferenca: Gjuha standarde vlen, thjesht të pasurohet

    Konkluzioni: “Megjithëse u vendos në një epokë të ngarkuar me ideologji e mungesë të lirisë shkencore, standardi gjatë gjithë këtyre viteve e ka dëshmuar vlefshmërinë e tij”

    Konferenca shkencore “Shqipja në etapën e sotme/ Politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”, e cila zhvilloi punimet e saj në Durrës gjatë 3 ditëve të fundit, doli me një deklaratë përkatëse, që konfirmon se “megjithëse u vendos në një epokë të ngarkuar me ideologji dhe me mungesë të lirisë shkencore, standardi gjatë gjithë këtyre viteve e ka dëshmuar vlefshmërinë e tij”.

    Ajo shton gjithsesi edhe faktin se “praktika e përdorimit të shqipes standarde në këto dyzet vjet dëshmon se shqipja, ashtu si të gjitha gjuhët e lëvruara, ka nevojë që t’i nënshtrohet periodikisht një shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit në të gjitha segmentet”.

    “Është e nevojshme që të shqyrtohen më tej disa rregulla të drejtshkrimit, me qëllim njësimin e tyre dhe shmangien e konflikteve të krijuara si pasojë e zbatimit të dy parimeve të ndryshme njëherësh (atij fonetik dhe atij morfologjik). Në mënyrë të veçantë, drejtshkrimi i zanores -ë ka nevojë për rishqyrtim.

    Të rishikohet përdorimi i shkronjës së madhe, drejtshkrimi i emrave të huaj të përveçëm, si dhe drejtshkrimi i toponimeve”, citon deklarata e përbashkët e firmosur nga Komisioni Shkencor i Konferencës, i përbërë prej kryetarit Ardian Marashi dhe anëtarët Kolec Topalli, Ethem Likaj, Imri Badallaj e Valter Memishaj.

    Sipas tyre, “leksiku i standardit të shqipes të jetë i hapur ndaj prurjeve nga dialektet, sidomos nga dialekti gegë dhe nga autorët e traditës letrare në këtë dialekt”.

    “Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme.

    Të thellohet puna për begatimin, njësimin dhe kodifikimin e terminologjisë në të gjitha fushat.

    Në sistemin morfologjik, të rishqyrtohet formimi i shumësit të emrave, për një saktësim të mëtejshëm paradigmatik, duke synuar njësimin dhe shmangien e përjashtimeve të shumta.

    Të studiohet mundësia e integrimit të paskajores gege në standardin e shqipes.

    Studimet dhe hulumtimet të jenë të hapura edhe në fushën e sintaksës.

    Nxënia e shqipes në shkollë, në të gjithë hapësirën shqiptare, ka shfaqur vështirësi dhe probleme, ndaj propozohet përmirësimi i kurrikulave, i teksteve, i metodave të mësimdhënies, si dhe aftësimi i mëtejshëm i mësuesve të gjuhës amtare”, përfundon deklarata.

    Konferenca për gjuhën shqipe, dëshmoi se debati për çështjet e normës së shqipes dhe të përdorimit të saj është një debat pjellor, i cili e pasuron mendimin gjuhësor shqiptar dhe hap perspektiva studimore e kërkimore të domosdoshme për etapën e sotme të zhvillimit të shqipes.

    ABC
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Jam i sigurt që 70% e pjesëmarrësve në këtë konferencë, edhe pse kanë tituj të ndryshëm shkencorë, janë gjysmanalfabetë dhe nuk e njohin mirë gjuhën zyrtare dhe gramatikën. E di që shumica nuk e beson këtë, por sikur të ishte e mundur të merreshin të gjithë në provim një e nga një, do ta shihnit që është kështu siç thashë.

    Për fat të mirë, këto lloj konferencash nuk marrin vendime, por janë mbledhje ku të gjithëve u bëhet qejfi dhe u jepen premtime se idetë e tyre do të shqyrtohen. Të shpresojmë që këto ide nuk do të shqyrtohen e zbatohen, se përndryshe gjuha do të bëhet lesh arapi.

    Aty jo vetëm që është kërkuar futja e paskajores gege, por qenka kërkuar edhe heqja e zanores ë! Ja t'i shqyrtojmë disa nga këto që janë thënë në konferencë:

    1) Megjithëse u vendos në një epokë të ngarkuar me ideologji dhe me mungesë të lirisë shkencore, standardi gjatë gjithë këtyre viteve e ka dëshmuar vlefshmërinë e tij.
    Kur e ka dëshmuar vlefshmërinë, pse u dashka ndryshuar?

    2) Praktika e përdorimit të shqipes standarde në këto dyzet vjet dëshmon se shqipja, ashtu si të gjitha gjuhët e lëvruara, ka nevojë që t’i nënshtrohet periodikisht një shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit në të gjitha segmentet.
    Gjuha duhet të qëndrojë e pandryshueshme. Sa më shpesh të ndryshohet, aq më keq është.

    3) Është e nevojshme që të shqyrtohen më tej disa rregulla të drejtshkrimit, me qëllim njësimin e tyre dhe shmangien e konflikteve të krijuara si pasojë e zbatimit të dy parimeve të ndryshme njëherësh (atij fonetik dhe atij morfologjik). Në mënyrë të veçantë, drejtshkrimi i zanores -ë ka nevojë për rishqyrtim.
    Ja çfarë kërkojnë disa, heqjen e zanores ë! Këta jo vetëm që nuk e shqiptojnë dot këtë zanore, por as nuk e kuptojnë dot pse është vendosur. Është e vërtetë që në shumicën e rasteve ë-ja është e pazëshme, por ajo është vendosur për të ndjekur traditën, si dhe formon shumësin e emrave.

    Emri punëtor në shumës bën punëtorë. Në të dy numrat, zanoret ë nuk shqiptohen dhe lexohen puntor. Çfarë duhet të bëjmë, numrin njëjës ta bëjmë puntor dhe numrin shumës ta bëjmë puntora?

    7) Në sistemin morfologjik, të rishqyrtohet formimi i shumësit të emrave, për një saktësim të mëtejshëm paradigmatik, duke synuar njësimin dhe shmangien e përjashtimeve të shumta.
    Sipas kësaj, nuk duhet të ketë përjashtime të emrave në numrin shumës! Shumësi i kalit nuk duhet të jetë kuaj, por kala!

    4) Të rishikohet përdorimi i shkronjës së madhe.
    Sipas kësaj, duhet të fillojnë me shkronjë të madhe të gjitha fjalët që fillojnë me shkronjë të madhe edhe në anglisht. Kjo nuk është e nevojshme të bëhet, por është thjesht majmunëri.

    MAJMUNËRI f. sh. keq.

    2. Imitim i verbër i dikujt.

    4. Të rishikohet drejtshkrimi i emrave të huaj të përveçëm...
    Sipas kësaj, duhet që Nju Jork të shkruhet New York dhe Majkëll të shkruhet Michael. Në pikën 3 u kërkua që të hiqen ë-të në bazë të parimit një shkronjë një tingull, ndërsa në këtë rast nuk duhet të vlejë, sepse këta që e kërkojnë kanë mësuar anglisht dhe u duket e çuditshme që New York të shkruhet Nju Jork. Kjo është një tjetër shfaqje majmunërie.

    5. Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme.
    Kjo është e vetmja pikë që përkrah.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 19-12-2010 më 00:13

  6. #6
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Jam i sigurt që 70% e pjesëmarrësve në këtë konferencë, edhe pse kanë tituj të ndryshëm shkencorë, janë gjysmanalfabetë dhe nuk e njohin mirë gjuhën zyrtare dhe gramatikën. E di që shumica nuk e beson këtë, por sikur të ishte e mundur të merreshin të gjithë në provim një e nga një, do ta shihnit që është kështu siç thashë.

    Për fat të mirë, këto lloj konferencash nuk marrin vendime, por janë mbledhje ku të gjithëve u bëhet qejfi dhe u jepen premtime se idetë e tyre do të shqyrtohen. Të shpresojmë që këto ide nuk do të shqyrtohen e zbatohen, se përndryshe gjuha do të bëhet lesh arapi.

    Aty jo vetëm që është kërkuar futja e paskajores gege, por qenka kërkuar edhe heqja e zanores ë! Ja t'i shqyrtojmë disa nga këto që janë thënë në konferencë:

    Kur e ka dëshmuar vlefshmërinë, pse u dashka ndryshuar?

    Gjuha duhet të qëndrojë e pandryshueshme. Sa më shpesh të ndryshohet, aq më keq është.

    Ja çfarë kërkojnë disa, heqjen e zanores ë! Këta jo vetëm që nuk e shqiptojnë dot këtë zanore, por as nuk e kuptojnë dot pse është vendosur. Është e vërtetë që në shumicën e rasteve ë-ja është e pazëshme, por ajo është vendosur për të ndjekur traditën, si dhe formon shumësin e emrave.

    Emri punëtor në shumës bën punëtorë. Në të dy numrat, zanoret ë nuk shqiptohen dhe lexohen puntor. Çfarë duhet të bëjmë, numrin njëjës ta bëjmë puntor dhe numrin shumës ta bëjmë puntora?

    Sipas kësaj, nuk duhet të ketë përjashtime të emrave në numrin shumës! Shumësi i kalit nuk duhet të jetë kuaj, por kala!

    Sipas kësaj, duhet të fillojnë me shkronjë të madhe të gjitha fjalët që fillojnë me shkronjë të madhe edhe në anglisht. Kjo nuk është e nevojshme të bëhet, por është thjesht majmunëri.

    MAJMUNËRI f. sh. keq.

    2. Imitim i verbër i dikujt.

    Sipas kësaj, duhet që Nju Jork të shkruhet New York dhe Majkëll të shkruhet Michael. Në pikën 3 u kërkua që të hiqen ë-të në bazë të parimit një shkronjë një tingull, ndërsa në këtë rast nuk duhet të vlejë, sepse këta që e kërkojnë kanë mësuar anglisht dhe u duket e çuditshme që New York të shkruhet Nju Jork. Kjo është një tjetër shfaqje majmunërie.

    Kjo është e vetmja pikë që përkrah.

    .
    Me duket gjitheshka ke theksuar eshte e drejte.

    Ne nuk duhet te imitojme ndonje gjuhe tjeter dhe te deformojme gjuhen tome!
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  7. #7
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Jam i sigurt që 70% e pjesëmarrësve në këtë konferencë, edhe pse kanë tituj të ndryshëm shkencorë, janë gjysmanalfabetë dhe nuk e njohin mirë gjuhën zyrtare dhe gramatikën.
    Disa emra qe po i shoh une te Kosoves, jo vetem qe jane njohes te mire te standardit gjuhesor dhe gramatikes, por edhe te dialekteve ne trojet shqiptare si dhe njohes te mire te arberishtes dhe ligjerues te saj (kane kaluar me dhjetra vite te jetes se tyre ne studimin e saj dhe bashkepunimin me arbereshe) si dhe jane profesore mesimdhenes ne Kosove dhe Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 19-12-2010 më 11:54

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Disa emra qe po i shoh une te Kosoves, jo vetem qe jane njohes te mire te standardit gjuhesor dhe gramatikes, por edhe te dialekteve ne trojet shqiptare si dhe njohes te mire te arberishtes dhe ligjerues te saj (kane kaluar me dhjetra vite te jetes se tyre ne studimin e saj dhe bashkepunimin me arbereshe) si dhe jane profesore mesimdhenes ne Kosove dhe Shqiperi.
    Keta ketu jo qe nuke dijne gjuhen shqipe,pore jane mbeturinat e gjuhes shqipe,keta nuke dijne qka ashte gjuha SHQIPE.Keta u mbledhen mesheftas dhe BAM,qiten kurgja ne DRITE.Keta qe mueren pjes ,keta jane anmiqet e gjuhes.PSE? Sepse nuke kane njohuri asete nji FILLESTARI te GJUHES SHQIPE.

  9. #9
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga kutje Lexo Postimin
    Keta ketu jo qe nuke dijne gjuhen shqipe,pore jane mbeturinat e gjuhes shqipe,keta nuke dijne qka ashte gjuha SHQIPE.Keta u mbledhen mesheftas dhe BAM,qiten kurgja ne DRITE.Keta qe mueren pjes ,keta jane anmiqet e gjuhes.PSE? Sepse nuke kane njohuri asete nji FILLESTARI te GJUHES SHQIPE.
    Pse po mendon ti Kutje qe ata nuk e dine gjuhen shqipe? A ka mundesi me elaborue me shume.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Pse po mendon ti Kutje qe ata nuk e dine gjuhen shqipe? A ka mundesi me elaborue me shume.
    Me gjith qef,se pari te them shumica e albanolgeve ket mbledhje, refuzuen bojkotuen.Kapaku i kesaj ashte se jane ra ne hall,se shumica munden ta hupin punen.Kane frige se ashte dale gjuha e vjeter dhe ashte ne qarkullim,e mjerishte keta nuke dine dhe nuke kane informata.E dyta ai njohesi ma i madhe i ALBANOLOGJIS,shqipetari,nuke ju erdh ne mbledhje.Arsye nuke kane lek me pague.Ne vitin 2011 2012 ashte parashtrue te jepet mesimi ne universitete,europiane gjuha shqipe,e cila do te jet nji krahe me gjuhet tjera te vjetra,dhe kryesorja Instituti i vlerave ,po me duket se i ka keto,dhe jane ra ndesh.Krejt keto kushtojne,sepse ashte KODI i GJUHES SHQIPE,kurse asnjeni nuke i ka kodet e gjuhes shqipe.Asnjeni prej listes qe u parashtrue.Tashe ashte pyetja,kush jane ata intelektual,qe posedojne gjuhen e vjeter,dhe a do ta bejne permirsimet,ku do te knaqeshin edhe gega edhe toska.Mirepo zyrtarisht,nuke ashte e mundur,sepse shifet kush udheheq keto akademi te albanologjis.Albanologjija dhe KETA ZYRTARE,ashte barazi me gjuhen shqipe ketu ashte gabimi,pa asnji fjale te re ma se 100 vjet,dhe plus viti 1972,vjedh njenin dijalekt {gege] vjedh tjetrin dialekt {toska} dhe keshtu humbe gjuha,sepse duhet ditun trungun ,dhe rranjen e gjuhes shqipe,dmth.FILLIMI,ZHVILLIMI,PERFUNDIMI i gjuhes,pastaj te kalohet ne nji gjuhe te re,pa prekun gjuhen e vjeter pa e damtue ,asnji dialekt,prandej edhe nji here. FILLIMI o ZHVILLIMI o FUNDI o gjuha e re ? si ? kure nuke dihet FILLIMI,ZHVILLIMI PERFUNDIMI.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146

    kutje, a po behesh burre e na trego : kush eshte ai njohesi i madh i albanologjise?
    Qyre burre,mos shih kusur,se u ma shume mirrna me sport...a te puna e gjuhes,me interesojne gjanat.
    Nje kafe ta kam borxh,si te na e tregosh emrin e albanologut ne fjale.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Se shpejti do ti dali libra,dhe mundesh me ble,ate liber.Pore problemi ashte se duhur blemur ende pa u botue.Sepse ashtu duhet shkaku i kopijimeve te librit.2 milon libra duhet te botohen se paku,mirepo tue pa se si shiten dhe vjedhen autorsit,ateher dihet mir.

  13. #13
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga kutje Lexo Postimin
    Se shpejti do ti dali libra,dhe mundesh me ble,ate liber.Pore problemi ashte se duhur blemur ende pa u botue.Sepse ashtu duhet shkaku i kopijimeve te librit.2 milon libra duhet te botohen se paku,mirepo tue pa se si shiten dhe vjedhen autorsit,ateher dihet mir.
    Ti shoku miku, ik meso nje here te shkruash, pastaj hajde dhe na jep mende neve ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peshkaqeni33 : 19-12-2010 më 19:50
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  14. #14
    Bato!

    Jam i sigurt që 70% e pjesëmarrësve në këtë konferencë, edhe pse kanë tituj të ndryshëm shkencorë, janë gjysmanalfabetë dhe nuk e njohin mirë gjuhën zyrtare dhe gramatikën. E di që shumica nuk e beson këtë, por sikur të ishte e mundur të merreshin të gjithë në provim një e nga një, do ta shihnit që është kështu siç thashë.
    Pak iperbolike do te thosha BATO, megjithese per sa i perket asaj qe thua se nuk merren vendime ne kete rast bashkohem me mendimin tend.

    Pjesemarres nga Shqiperia nuk kishte pervec drejtuesve.............

    Disa nga pjestaret ne konference(te pakten) jane kokat e shqipes, por nuk mjafton te arrijne ne vendime, duhen $, kohe dhe perkrahje nga qeveria/te(perfshi Kosoven) per te marre vendime, besome, jane ne gjendje disa prej pjesemarresve te sjellin shkencerisht shqipen ne nivelin e duhur te shekullit te ri, kjo duhet te behet dhe do te behet. Po, shqipja kerkon rikonstruksion, sepse shume nga vlerat e saj jane lene ne harrese, pak rendesi kane arsyet, jane duke i'u nenshtruar ndryshkut te viteve, dikush duhet te marre persiper inisiativen e pasurimit dhe intelektualet jane te ndergjegjshem se u takon atyre detyra kombetare dhe historike e pasurimit dhe rinjehesimit te saj te plote, kete radhe pa asnje ndalese ideologjike.

    Po nuk investuam nuk do te kemi rezultat.
    Kjo me pelqeu
    12) Krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën, me statusin e personit publik, mund të jetë një rrugë e mirë për t’u gjetur zgjidhje çështjeve të rëndësishme të politikave gjuhësore, të planifikimit të gjuhës, dhe të strategjisë për zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes.

    Me qenese ra fjala
    Emri punëtor në shumës bën punëtorë. Në të dy numrat, zanoret ë nuk shqiptohen dhe lexohen puntor. Çfarë duhet të bëjmë, numrin njëjës ta bëjmë puntor dhe numrin shumës ta bëjmë puntora? - sikur ta bejme puntor dhe shumsin psh.. kjo haet... po këngëtar si do ta bëjmë po mendohem, do te duket si kinesce..provoje.
    Paqe!

  15. #15
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Standarti i gjuhës letrare shqipe

    Konferenca Shkencore: "Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit" ndër konkluzionet përfundimtare theksoi:
    ''Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme''.
    dhe eshte i mirekuptuar e pranuar nga te gjithe shqiptaret.
    Sa per perpjekjet per ndryshimin e standartit, apo zevendesimin e tij me dialektin geg, kjo do te ishte marrezi dhe ATENTAT NDAJ GJUHES E KOMBIT TE UNIFIKUAR SHQIPTAR. Ata qe bejne keto perpjekje kullosin ne grazhd te huaj. Kete e kane kuptuar me mire se kushdo gjuhetaret kosovare te cilet ende e kane lirine te neperkembur dhe qe u kullon gjak. Ata dhane nje shembull te shkelqyer atdhetar kur u distancuan nga keto ''kurthe'' paçka se janë më gegë se kushdo tjeter.
    Gjuha letrare moderne shqipe i ka te ngjizura dhe mund te marre nga te dy dialektet, por kurrsesi te deformohet, pasi na kthen 50-vjet prapa.

  16. #16
    1) Megjithëse u vendos në një epokë të ngarkuar me ideologji dhe me mungesë të lirisë shkencore, standardi gjatë gjithë këtyre viteve e ka dëshmuar vlefshmërinë e tij.
    2) Praktika e përdorimit të shqipes standarde në këto dyzet vjet dëshmon se shqipja, ashtu si të gjitha gjuhët e lëvruara, ka nevojë që t’i nënshtrohet periodikisht një shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit në të gjitha segmentet.
    Qe ka funksionuar nuk ka dyshim besoj. Nje standard duhej patjeter se nuk mund te ekzistoje nje shtet me disa versione gjuhe. Por edhe duhet te shqyrtohet dhe permiresohet vazhdimisht, se njerezimi ecen perpara, Shqiperi ecen perpara, dhe gjuha duhet te beje te njejten gje.

    3) Është e nevojshme që të shqyrtohen më tej disa rregulla të drejtshkrimit, me qëllim njësimin e tyre dhe shmangien e konflikteve të krijuara si pasojë e zbatimit të dy parimeve të ndryshme njëherësh (atij fonetik dhe atij morfologjik). Në mënyrë të veçantë, drejtshkrimi i zanores -ë ka nevojë për rishqyrtim.
    4) Të rishikohet përdorimi i shkronjës së madhe, drejtshkrimi i emrave të huaj të
    përveçëm, si dhe drejtshkrimi i toponimeve.
    Kunder ketyre dy pikave. Mbase shkronja "ë" mund te rishqyrtohet per ndonje fjale te vecante, por ne asnje menyre nuk duhet te kete ndryshime te pergjithshme per rolin e shkronjes ne gjuhen shqipe.
    Sa per shkronjen e madhe, mendoj se eshte ajo qe ka thene edhe Bato qe po synohen te behet nje njehesim me gjuhen angleze ku ka shume konflikte me shqipen ne lidhje me perdorimin e shkronjes se madhe. Nese behet fjale me verte per kete, me duket nje ulje per gjuhen shqipe qe te imitoje te tjerat dhe te filojn ti shkruajme ditet e jave, muajt apo edhe "Unë" me te madhe.

    5) Leksiku i standardit të shqipes të jetë i hapur ndaj prurjeve nga dialektet, sidomos nga dialekti gegë dhe nga autorët e traditës letrare në këtë dialekt. Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme.
    6) Të thellohet puna për begatimin, njësimin dhe kodifikimin e terminologjisë në të gjitha fushat.
    Dakort me keto dy pika. Shqipja ka gjithmone vend per permiresim dhe pasurim. Nese ka shprehje apo fjele gege qe kane nje kuptim me te qarte se ajo ne standard, apo ka fjale qe nuk ekzistojne fare ne standard, atehere domosdoshmerisht qe duhen futur ne gjuhen standarde shqipe.

    7) Në sistemin morfologjik, të rishqyrtohet formimi i shumësit të emrave, për një
    saktësim të mëtejshëm paradigmatik, duke synuar njësimin dhe shmangien e
    përjashtimeve të shumta.
    Nuk e di nese eshte e nevojshme qe te rregullohet ndonje rast i vecante, por nuk besoj se shqiptaret ne pergjithesi kane probleme me shumesin. Perjashtime do kete patjeter se po flasim per gjuhe dhe jo per matematike. Jo cdo gje eshte krijuar me laps e me leter e me nje plan te qarte se nuk ka filluar shqipja ne vitet 70.

    8) Të studiohet mundësia e integrimit të paskajores gege në standardin e shqipes.
    9) Studimet dhe hulumtimet të jenë të hapura edhe në fushën e sintaksës.
    10) Nxënia e shqipes në shkollë, në të gjithë hapësirën shqiptare, ka shfaqur vështirësi dhe probleme, ndaj propozohet përmirësimi i kurrikulave, i teksteve, i metodave të mësimdhënies, si dhe aftësimi i mëtejshëm i mësuesve të gjuhës amtare.
    11) Në konferencë u shfaqën edhe shumë mendime e teza të veçanta lidhur me standardin dhe me përdorimin e shqipes. Konferenca dëshmon se debati për çështjet e normës së shqipes dhe të përdorimit të saj është një debat pjellor, i cili e pasuron mendimin gjuhësor shqiptar dhe hap perspektiva studimore e kërkimore të domosdoshme për etapën e sotme të zhvillimit të shqipes.
    12) Krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën, me statusin e personit publik, mund të jetë një rrugë e mirë për t’u gjetur zgjidhje çështjeve të rëndësishme të politikave gjuhësore, të planifikimit të gjuhës, dhe të strategjisë për zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes.
    Paskajorja ekziston ne standardin shqip, por edhe nese futet ajo gege besoj se nuk eshte ndonje ndryshim dhe aq i madh se ajo perdoret gjeresisht ne gjuhen e folur. Mbase per emertimin e foljeve, eshte me e qarte paskajorja gege. Une se shof si problem edhe keshtu sic eshte, por nese mund te behet dicka qe do ta permiresonte sadopak gjuhen shqipe, atehere le te behet.

    Mesimdhenia gjithashtu duhet permiresuar vazhdimisht se kohet ndryshojne, mentaliteti i studenteve ndrysheon dhe mjetet dhe mundesite per mesimdhenie shtohen vazhdimisht.

    Krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën eshte gjithashtu dicka shume pozitive, por shpresoj qe ky keshill te mbushet me njerez qe njohin me se miri gjuhen shqipe dhe jo te behet sa per te kaluar rradhen e per te dhene ca rroga e fonde.

  17. #17
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Arbën Xhaferri ''Mbi përdorimin e standardit te gjuhes shqipe"

    Te nderuar, ne rast se keni medyshje po ju paraqes mendimet e nje personaliteti:
    te njohur te politikave unifikuese mbareshqiptare
    Citim:
    Hë për hë për shqiptarët i vetmi ind koheziv kombëtar ka mbetur gjuha standarde shqipe. Mirëpo, kohët e fundit edhe ajo po sulmohet nga njerëz jokompetentë, të pavetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre. Siç thotë gjuhëtari dr.Ferid Rustemi gjuha e standardizuar shqipe ka mbet pa zot, veçmas në Kosovë. Pas çlirimit të Kosovës, pas ekzaltimit të natyrshëm me idenë e pavarësisë së Kosovës janë shtuar zërat për kodifikimin e një gjuhe të re, që do të ishte bazë për krijimin e identitetit të ri kombëtar, ashtu si ndodhi kryesisht me sllavët. Pjesa dërmuese e mediave elektronike kosovare tolerojnë të folmet lokale në dëm gjuhës standarde. Është e habitshme sesi gazetarët i japin rëndësi gjuhës standarde angleze dhe sa pak respekt tregojnë ndaj gjuhës standarde shqipe. Ky është fenomen i ri, që nuk përputhet as me interesin as me përcaktimet kombëtare më të hershme ose të sotme të elitës politike dhe intelektuale kosovare.
    Per me teper mund t"i referoheni sajtit
    http://vargmal.org/dan2104
    Në këtë betejë të rrënimit të indit të vetëm koheziv kombëtar, të gjuhës standarde shqipe më të zëshëm janë sidomos ata që nuk kanë kompetenca shkencore gjuhësore, as kapacitete politike vendimmarrëse. Kjo kategori e njerëzve tradicionalisht kanë vuajtur nga sëmundja e egzoglosisë. Për ta gjuha shqipe nuk ka qenë asnjëherë e mjaftueshme për t’i shprehur mendimet apo mesazhet e tyre “të thella”. Në kohën e Jugosllavisë ata shpeshherë përdornin gjuhën serbe për t’i shprehur opinionet e tyre, ndërkaq sot shërbehen me anglishten. Argumenti kryesor i tyre kundër gjuhës standarde është konstatimi se kjo gjuhë është imponuar nga sfera e politikës duke mos ditur faktin elementar se çdo gjuhë standarde dhe e kodifikuar është projekt politik që quhet planifikim gjuhësor. Çdo popull modern në botë për ta rritur kohezionin e brendshëm dhe për ta lehtësuar komunikimin e ndërsjellë e standardizon gjuhën, në përputhje me interesin kombëtar dhe përmes vendimmarrjes politike.

    Popujt më modernë të botës kanë arritur t’i standardizojnë gjuhët e tyre duke filluar nga anglishtja, gjermanishtja, italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, përfunduar me greqishten dhe hebraishten. Këta popuj, ndonëse jetojnë në katër anët e botës, ndonëse kanë të folme të ndryshme, dallime të mëdha kulturore, megjithatë kanë arritur që ta imponojnë përdorimin e gjuhës standarde në administratë, në mediume dhe në sfera të tjera publike.

    Në këtë mënyrë këto kultura kanë krijuar një strumbullar të përbashkët, që e forcon identitetin e tyre kombëtar.

    Refuzimi i respektimit të gjuhës standarde është në fakt mbulimi i injorancës gjuhësore si dhe projekt me elemente antikombëtare.

    Popujt modernë, anglezët, francezët, gjermanët, hungarezët etj, kanë krijuar komisione shtetërore, që kontrollojnë procesin e planifikimit gjuhësor, procesin e depërtimit të huazimeve dhe të zhvillimit gjuhësor në përgjithësi.

    Nga ky përcaktim bën përjashtim vetëm bota sllave, e cila në funksion të ekspansionizmit ka zbatuar procesin e disperzionit gjuhësor, krijimin e kombeve me veçori artificiale gjuhësore, saqë janë krijuar konteste të ndryshme, siç është rasti ndërmjet bullgarishtes dhe maqedonishtes.

    Nga aspekti gjuhësor, çdo dialekt, çdo e folur mund të kodifikohet dhe të standardizohet. Kjo varet nga përcaktimet politike dhe kombëtare. Në Kosovë ekzistojnë tendenca të ndrojtura për një aventurë të këtillë që nuk përkon me traditën, interesat dhe përcaktimet e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Fatmirësisht, në Maqedoni ku shqiptarët janë të liruar nga idetë, projektet shtetformuese, tendenca të këtilla nuk ekzistojnë. Në kushtetutën e Maqedonisë shqiptarët janë të kategorizuar si pjesë e popullit shqiptar, kështu që ata vazhdojnë ta ndjekin me fanatizëm rrugën e kombformimit. Në mediumet elektronike shqiptare në Maqedoni nuk vërehen fare tendencat për mosrespektim të gjuhës standarde shqipe. Madje, është arritur që në Maqedoni zyrtarisht të festohen datat historike të rëndësishme për shqiptarët, siç është 22 Nëntori dita e miratimit të alfabetit të sotëm të gjuhës shqipe.

    Procesi i shtetformësisë në Kosovë duhet të ketë një limit të caktuar që parandalon dëmtimin e mëtejshëm të vlerave kombformuese.

    Ka ardhur koha që përdorimi i gjuhës unike, standarde shqipe të mbrohet me ligj, të formohen komisione shtetërore që do ta mbikëqyrin zbatimin e tij. Është momenti i fundit që Kuvendi i Kosovës, ai i Shqipërisë t’i dalin zot gjuhës standarde shqipe, indit të vetëm koheziv kombëtar. Këtë gjithsesi do ta bëjë edhe Sobrania e Maqedonisë...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •