Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 240
  1. #21
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Kjo qeveria ja ka qit faqen e zez drenices ,por me kalimin e kohes,njerzit kan fillu ta shohin te verteten,prandaj mos e identifikoni drenicen me regjimin sepse nuk e meriton
    E di qe po te dhemb shume, mirepo kjo eshte e verteta. Dil ne DRENICE ( nese je prej DRENICE) dhe shiko se cka ka bere kjo qeveri per DRENICEN, shiko rruget shiko shkollat, shikoje shkollen ne prekaz, edhe 10 here kaq te behen investime e di qe drenices nuk mund ti dilet hakesh.

  2. #22
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Eshte kendu edhe kenga neper odat e drenices,mos genje

    Frika nga e verteta(te) shkakton halucinacione Mos u bej merak "drenicaku" se kaluese eshte kjo faze .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Foleja_ : 04-01-2011 më 14:20

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Drenicë, ktheja nderin vetes! Dënoji vetë të paudhët!
    ...skeni qka me shkru kso far lloj shkirmesh palidhje ....
    sepse Drenica e ka nderin , e ka burrnin , e ka trimerin.

    ata qe mendojn se Drenica ka humb nderin burrnin ....ata perher e kan urryer Drenicen njejt sikur se shkit.

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Adem nese ke kurajo? Pse nuk ja thua keto fjale kur te takohesh me Jakup Krasniqin

    kaloni mir
    Ishte shpërthim casti ky Pa_dorëza. Bile në bisedë me një vendas - drenicak, më tha: "po ku po je ngusht o Adem. Tanë ( të gjithë ) po vjedhin. Pse të ndahemi ne. Ku ta qet le ta qet". E c't'i thosha o Pa_dorëza. Po dashuria për Drenicën më bëri që të shpërtheja.

    Sa për Jakup Krasniqin, unë kam respekt të vecantë dhe ky për mua është i vetmi njeri në PDK që ka vlera njerëzore. Sikur të ishin edhe të tjerët sikur Jakupi, jo vetëm nga PDK-ja por edhe të partive tjera, kurrë nuk do të ishte Kosova në këtë gjendje të poshtëruar e të mjeruar me kaq korrupsion, me kaq jo mirëqenie, me kaq krim të organizuar me kaq vrasje, me kaq injorim e poshtërim të krahut të luftës e dëshmorëve, me kaq.... që s'kanë mbarim.
    Për mua mesazhi nga telefonit nga Jakupi ishte signal se edhe ai e kishte kuptuar se dicka nuk po shkonte në rregull.

    Ja përmbajtja e mesazhit në cilin e mora nga Guri i Kuq:
    Të nderuar demokratë të PDK-së: Ju njoftoj se PDK nuk ka dhënë asnjë direktivë se kë duhet votuar përveç nr. 49, pra PDK. Çdo direktivë tjetër është jodemokratike, është krim dhe dëmtim i votës së lirë, është vepër e dënueshme. Nuk është krim vetëm me e vra njeriun, krim është edhe dhunimi i votës së lirë. Dhunimi i votës së lirë është vrasje e demokracisë dhe vrasje e ardhmërisë së fëmijëve të bukur të Kosovës shtet. Mos e dhunoni gjakun e dëshmorëve, duke shitur votën për njerëz të ligj. Shpërndaje këtë mesazh për hir të demokracisë se dikush po do ta vrasë atë. Sekretari i përgjithshëm i PDK-së

    Mirëpo një shkrim më lart i Ardit ma ndryshoj qëndrimin, tani edhe unë nuk jam i sigurtë se ishte ky mesazh një vërejtje që mos të keqpërdorej vota, apo vërtet shkroi kur e hetoi se po i punohej pas shpine.

    Unë edhe më tej jam për atë që Drenica sic ka ditur të jap shembuj të mirë për clirim, tash në paqe duhet të japë shembuj konkretë civilizues, sepse drenica është edhe e dijes edhe e pushkës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 04-01-2011 më 14:53
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    DRENICA mire i ka punt ,sa te shajn shkiet bashk me poshteni albanici mire eshte puna.
    DRENICA eshte si Shkodra,SHKODRA nuk i voton komunistat e xhaxhit enver,DRENICA nuk i voton komunistat e shokut tito,te dyja i kan arsyet e veta pse votoin keshtu.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Z. Adem,
    nese me lejohet sqarimi(po kerkoj leje sepse ka ketu te atille qe mendojne se grate duhet te lajne pelena):



    "Përshëndetje ANita dhe Brari
    Do të përpiqem të jap një sqarim në lidhje me vargjet që i ka sjellë Brari. Unë po e jap variantin tim, por do të kisha dëshirë që edhe dikush që e di më mirë ta plotësojë.

    Anita, nëse je kosovare, besoj e di se në regjimin serbë këngët e këtilla kanë qenë të ndaluar dhe shumë këngëtarë për motive të tilla edhe janë burgosur. Dhe kjo ka zgjatur po thuajse një shekull."



    Une jam kosovare nga Drenica dhe besome qe e di mire çfare ishte e ndaluar. I kam perjetuar edhe vete te gjitha keto te ndaluarat qe ne moshen 2 vjeçe.Une isha pjese e nje populli te ndaluar njesoj si shumica e shqiptareve.

    "Besoj në një situatë të tillë, përpara xhandarmërisë barbare edhe unë, edhe ti edhe Brari, besa edhe goxha do trima të tjerë e kishim kënduar të njëjtën këngë me të njëjtat vargje.."



    Une ta thashe edhe njehere qe nuk dija shume per historine e kesaj kenge ose dija pak turbull.Une vetem desha te them qe Azem Bejta ka qene i perkrahur nga drenicaset.


    "P.S. Do të kisha dëshirë ta konfirmonte dikush vërtetësinë për këtë që e shkrova - rastin e Dervish Goxhulit."


    Une e pyeta babane tim ne lidhje me kete kenge.Sepse une nuk e mbaja mend mire po e di qe diqka prinderit na e kishin thene per te.As ai nuk eshte 100% i sigurte por thote qe sipas variantit qe atij i ka treguar axha i tij kengen e ka bere D.Goxhuli por nje burre nga Abria e ka nderruar tekstin nga "hajri" ne "sherri".

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Drenicake kane diture dhe do te dine gjithe here ,po fatkeqsishte te tjeret nuk ja duan te miren kesaj kosove dhe drenices ,,po drenica ishte edhe me e forte edhe gjat ditev edhe me te veshtira se keto siq po pretendojen do se keto nuk jan kumedite se sa te rendesishem per drenicaket,,se te dilen do e deshmojen at qka e kan treguar edhe me h6eret dh6e te binden tradh6taret se drenica esh6te kjo kur te vjen ne pytej kosova e jo interesat

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    [QUOTE=drenicaku;2969745]A as ky shkrim nuk po te pelqen a,e nuk eshte veq qka ta kana,duheni me u mesu edhe qka nuk ta kana oj anite hanmi.
    Po qka din ti per azem galicen,shko more kryj rangt e shpis hiqu politikes e mjer ai qe te kish ty[/QUOTE

    Ti sdoje te debatoje me mu se s'jemi te nje kalibri. Tung

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    drenica me te mirat dhe te kqijat e saja nuk dallon shum nga trevat tjera shqiptare.drenica eshte shqiperi.shqiperia eshte drenic.mal pa ujk ska .

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    DRENICA mire i ka punt ,sa te shajn shkiet bashk me poshteni albanici mire eshte puna.
    DRENICA eshte si Shkodra,SHKODRA nuk i voton komunistat e xhaxhit enver,DRENICA nuk i voton komunistat e shokut tito,te dyja i kan arsyet e veta pse votoin keshtu.

    ....qajo osht....bravo...

  11. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Nuk po pergjithsoj as ken.. por ata qe nuk e duan atdheun ne paq as ne luft nuk e kan dashur e as qe do e duajn ndonjiher.
    Zotri Adem nuk jon kto pune me te bleme po mete leme.
    Jemi popull i pa koke pa perjashtim ...Drenic e Pertej drenice nga do qe sillesh.
    Jemi popull qe qka na servilet i themi oki se Kshtu e ka ba nasip Ai nalt.
    Sjemi ma te mir as ne Jo Drenicasit,te njejt jemi si mej da nji moll ne 12 grosh.
    Nese Drenicen e akuzo per neglizhenc pse..,,,
    Kshtu mendojn te gjitha fiset se nuk i lejon nefci i keq me luftu te keqen ne mes te vet per me qen tamam nji popull qe vlerat e dikujt i vlerso pa ngjyrime.
    Tjer kanar perdorim ne shqiptaret per tjert e tjeter per vllaun.
    Vllaun gjithnji e kemi urryer derisa na e ka ba janku evo ti shiptaru vidi koj sam ja.

    Masanej ooooooooooooooo vllaaaaaaaaaaaaaaaa pooooooooooooooo kut kooooooooooooom po von .sot vertet kemi nevoj per njeri tjetrin por do duhej ket ta mendojm e mos e harrojm me kurr.
    Kshtu te mos fajsojm as fise as krahina po koken e budallinjeve me emer e mbiemer dhe numer serik ose personal.
    U pshtiell hesap u ba kerrklli apo xekerrtaravi ne gjith shqiptarhanen.

  12. #32
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Drenicë ke qenë ( dhe je ende, ndoshta edhe pak ) vend i nderit, burrërisë, trimërisë, diturisë e qëndresës.

    Drenicë, disa nga bijtë tu, duke shfrytëzuar respektin që kanë të tjerët për TY, po t’i shpërfillin këto epitete të larta që ke,

    Drenicë, tokë e larë me gjak, dikush po luan me gjakun e derdhur, dikush po luan me nderin tënd, …

    Andaj,

    Drenicë, siç ke ditur ta godasësh çdokend që të ka prekur në nder e dinjitet, dënoje dhe këtë herë të pabesin që ta shpëtosh nderin tënd!

    Drenicë dy rrugë ke: o ta dënosh krimin ( që fatkeqësisht po del nga gjiri yt ), o ta përkrahësh atë.

    E di se e ke vështirë, por aman Drenicë, bëje edhe këtë sakrificë, mos e humb atë që e ke fituar nëpër shekuj me shumë skrifica.

    Drenicakë të dashur, nënshkruajuni këtu: jeni që Drenica të marshojë akoma ballëhapur, apo ta mbroni të keqen e të jetojmë me faqe të zezë.

    Unë të kam dashur, bile shumë të kam dashur Drenica ime. Dua që edhe më tej të të dua!
    O baci Adem pom dhimesh. Pej drenice qitash nuk ka kurrgja. E kan kap hajnat e plaqkitcat n dor. Shumica po rrejn. Lexoj kajher shkrimet e agjit Halil Xanit edhe e sheh ku asht Drenica.
    Po bane ni pun. Rri se mir je atje veq n paq munci qoma ni viz e t iku edhe un ni sahat e ma perpara. Nuk po muj me i durue ma kta hajna.

  13. #33

    denone kta ne video per me pshtue drenica

    se pari kosova me PDK per ta vjedhur


  14. #34
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Ademgashi_dk

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Drenicë ke qenë ( dhe je ende, ndoshta edhe pak ) vend i nderit, burrërisë, trimërisë, diturisë e qëndresës.

    Drenicë, disa nga bijtë tu, duke shfrytëzuar respektin që kanë të tjerët për TY, po t’i shpërfillin këto epitete të larta që ke,

    Drenicë, tokë e larë me gjak, dikush po luan me gjakun e derdhur, dikush po luan me nderin tënd, …

    Andaj,

    Drenicë, siç ke ditur ta godasësh çdokend që të ka prekur në nder e dinjitet, dënoje dhe këtë herë të pabesin që ta shpëtosh nderin tënd!

    Drenicë dy rrugë ke: o ta dënosh krimin ( që fatkeqësisht po del nga gjiri yt ), o ta përkrahësh atë.

    E di se e ke vështirë, por aman Drenicë, bëje edhe këtë sakrificë, mos e humb atë që e ke fituar nëpër shekuj me shumë skrifica.

    Drenicakë të dashur, nënshkruajuni këtu: jeni që Drenica të marshojë akoma ballëhapur, apo ta mbroni të keqen e të jetojmë me faqe të zezë.

    Unë të kam dashur, bile shumë të kam dashur Drenica ime. Dua që edhe më tej të të dua!
    Z,ADEM GASHI TE RERSPEKTOJ PER KET SHKRIM TUAJIN PARTIOTIK DHE HUMAN DRENICA S I NJE RJON I CILI DIN TE LUFTOJ EDHE TASH DUHET TE DIN TE DISTANCOHET NGA NJERZ QE NE EMER TE TYRE OPSHKATRRON KOSOVEN

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Jashar Pasha në Drenicë

    Ka pas trima n'Drenicë gjithherë
    Për atdhe luftuan me nderë
    Sa herë që i sulmoi anmiku
    Këtu gjet trima t'fortë si çeliku
    Kur n'Drenicë ra Jashar Pasha
    S'dojke luftë po lypke vasha
    Tahir Gradica n'kambë na u çue
    Gjogut n'shpinë ju ka gjue
    Se te Pasha kânka shkue
    Mirë te Pasha kânka dalë
    Po m'ja thotë nja dy-tri fjalë
    Siç e ka adet shqyptaria
    Kur i vjen i huj te shpia
    A po ngon Pashë çka po t'tham
    Krejt Drenicën mbas e kam
    Ja zullumin me ndalue
    Ja prit luftën me luftue
    N'Drenicë nuk sunon i huj
    Nuk i japim vasha kërkuj
    Priti foli Pashë Osmanlia
    Ngo mirë Tahir Gradica
    N'u çoftë n'kamë krejt Drenica
    Unë për ta hiq nuk ní
    Jam ni pashë osmanli
    Kur mrrinë n'Lluga t'Kamaranit
    U panë forcat e shqyptarit
    Zeqir Kiçina t'madhe bërtet:
    Osmanlitë i baj tim vetë
    Pasha nderën e shqyptarisë
    Sa ta kam ket top t'qershisë
    Si lash vend kun osmanlisë
    Kur ja mrrini Ramë Lutani
    N'Korroticë nga nji gardhi
    Mirë e rrëzoi pashën prej kali
    Po ban pasha kuku nanë
    E la kalin e iku kamë
    Njerëz t'pa tutë këta tek janë
    Turkut hatrin nuk ja kanë
    Për liri e për vatan
    Po luftojkan a bajkan nam
    Këta s'po nijkan për kral e mbret
    Po luftojkan sa t'kanë fyshekë
    Kthehet Pasha e kqyr me sy
    Kah po jet ushtria e tij
    He Drenicë tha ty t'daltë flaka
    Si s'mun t'shkeli Jashar Pasha
    N'ushtri teme bânë kërdi
    S'kânka vend për osmanli

    Sulltani n'Stamboll kur ka ngue
    Fort i shkreti ish kanë idhnue
    Që Drenicën sëmujti me shtrue
    Fort marak t'shkretit i mbet
    Që Drenicën s'e bani fet
    Me punueqysh t'don vet
    Me i plaçkit, haraç t'ju qet

    Jashar Pasha he budallë
    Çka ke lypë n'Drenicë me ardhë?
    A ki ditë si s't lëshojmë për t'gjallë
    S'nijmë për mbret as pashallarë
    Der sa t'desim plak e i ri
    Kambë e turkut n'Drenicë s'ka me hi.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Kujtime nga Lufta e Drenicës në Vitin 1945

    Nga Hajriz Demaku*

    Me prishjen e marrëveshjes (1943) në mes partisë Komuniste Shqipëtare dhe partive Dernokratike, në Mukje, delegatët 12 me 12 patën pru vendim që Kosova t'i bashkohet nënës Shqipëri, këtë marrëveshje e prishën komunistët, ngase këtë parti e drejtonte Milladin Popoviçi e Dushan Mugosha.
    Me prishjen e Marrëveshjes së Mukjës u pa se nga komunistët selameti nuk pritet, por vetëm gazepi. U thirr Prof. Ymer Berisha në Tiranë nga Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Kolë Bibë Miraku, Ernest Koliqi e të tjerë, për t'i kumtuar lajmin se marrëveshja e Mukjës u prish për shkak të Kosovës. Pra, sa ma parë të kthehet në Kosovë në bashkëpunim me profesorët e gjimnazit "Sami Frasheri", të organizojë Kryengritje të Armatosur kundër Sllavo-komunizmit në Kosovë.
    Ymer Berishën e zgjodhën udhëheqës politik dhe ushtarak, që t'i mobilizojë të gjithë Nacionalistët në Kosovë, në Maqedoni e Sanxhak, për ta kundërshtuar me pushkë komunizmin. Për të lëvizur pa pengesa nga pushteti aktual, Ministria e Arsimit në Tiranë, i kishte siguruar një dekret, kinse, për të gjurmuar gjeologjinë dhe mbledhë folklorin Kombëtar nëpër të gjitha trojet shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e Sanxhak. Ymer Berisha shkoi te kolegët e vet në gjimnazin "Sami Frasheri" në Prishtinë, u morën vesh, i ndanë detyrat me Gjon Sereçin, Ajet Gërgurin, Adem Gllavicën, Kolë Parubin, Luan Gashin, Vasil Andonin e shumë të tjerë.
    U Shpërndanë nëpër të gjitha trojet shqiptare, jo për të mbledhur folklorin kombëtar, por për të mbledhur besën e burrave për kryengritje të armatosur kundër sllavo-komunizmit në Kosovë. Këta patriotë që u cekën më lartë, i vizituan të gjitha qytetet dhe 1400 fshatra të Kosovës, si edhe pjesën shqiptare në Maqedoni. Kosova Lindore, në atë kohë ishte me Kosovën.
    Patriotët e lartpërmendur biseduan me të gjithë Krerët-Bajraktarët, Oficerët, Kryetarë komunash, Klerin fetar shqiptar të asaj kohe, për kryengritje të armatosur kundër komunizmit sllav. U bënë lidhjet dhe me Atasheun ushtarak anglo-amerikan në Tiranë, prej nga vinin udhëzimet se si duhet vepruar. Ata organizuan rezistencë antikomuniste në gjithë territorin e Jugosllavisë, duke filluar nga Sllovenia Dobranët, Kroacia Ustashët, Serbia, Mali i Zi dhe Bosna çetnikët, Maqedonia VMRO, dhe organizata e turqve të Maqedonisë "jugjel", si edhe në Kosovë "Besa Kombëtare", më vonë "LNDSH". Mbasi u formua kjo organizatë Nacionaliste, u ndanë zonat e veprimit: zona e I Drenicë e Dukagjin, Ymer Berisha, ngase ky mbante lidhjet me Anglo-amerikanët, zona e II Rrafshi i Kosovës, Ajet Gërguri, zona e III Gjon Sereçi Anamoravë e Dardanë, Zona e IV Ahmet Selaci, Llap e Shalë të Bajgores. Kjo lëvizje në NDSH ka pasur 30000 anëtarë në tërë Kosovën, burra të zgjedhur beng e beng.
    Në fillim të nëntorit 1944, Beogradi dhe Tirana nuhatën mirë se ç'po përgatitet në Kosovë, dhe pa humb kohë filluan kurthet e tradhtisë. Së pari Enver Hoxha, një muaj para se ta çlironte vendin e vet nga gjermanët, u detyrua t'i dërgojë dy Divizione sulmuese komuniste, të V dhe të VI, për ta nënshtruar Kosovën dhe lënë Jugosllavisë. Ata e çarmatosën Kosovën dhe i burgosën e i likuiduan Nacionalistët më me autoritet, të mos ishin këto divizione me ja pastruar Kosovën si mollë të qërueme, kurrë Serbia s'pati mundësi për t'i futë turinjtë në Kosovë.
    Kur e kryen këtë shërbim me besnikëri, këto dy divizione mblodhën dhe shumë kosovarë e shkuan për Sanxhak që atë ta nënshtronin si Kosovën. Kur u krye puna edhe në Sanxhak edhe pse mbetën nja 360 Dëshmorë, Ramiz Alia u urdhërua nga Titoja, t'i merre divizionet dhe t'i qet andej kufirit, duke i dekoruar ca me nga një medaljon në kraharor sa patkoi i gomarit. Drenica, jo vetëm që e para e kuptoi këtë tradhti, por edhe e para u përballua me të. Brigadën e Drenicës as nuk e formoi Fadil Hoxha as Qamil Hoxha e as serbët, por vetë drenicasit, Shaban Palluzha, me Bajraktarët e Krenët, oficerë e urtakë të zgjedhur beng e beng, në konsultim me arkitektin profesor Ymer Berishën, i cili udhëhoqi kryengritjen antikomuniste në Kosovë. Brigada e Shabanit u formua më 6 dhjetor 1944 në Skenderaj, pa lejen e Fadil Hoxhës e as të serbëve por me iniciativën e vet drenicasve. Ditën e parë u regjistruan mbi 700 veta nga Drenica. Komunistët pak u befasuan por ata mendonin se kjo do të shkojë në dobi të tyre, ngase ishte një fushatë për boshatisjen e Kosovës nga njerëzit e pushkës. Serbët mendonin se, sa më shumë që të grumbullohemi më lehtë do të manipulojnë me neve, kurse ne mendonim të kundërtën. Fadil Hoxha e dërgoi një kasnec të vetin të ne për të marrë vesh se kush po futet në formacion, por, e pa se aty vinin njerëz jo simpatizantë të komunizmit, ishin ata që për 5 vite qëndruan në mbrojtje të kufijve kombëtarë.
    Komunistët u shqetësuan, menjëherë filluan me kurthet e tyre. Së pari e thirrën Shabanin në konsultim, ku i kishin përgatitë atentat në komandë të vendit në Skenderaj (Ali Shukria e Vllado Raigeviçi me 10 të tjerë). Shabani shkoi te ta por nuk i la armët. Kur u hyri brenda, me Ali Kastratin dhe Hamëz Istogun, ata u habitën dhe filluan me të mirë, se kah dëshiron me shkue me brigadë..., Shabani u thotë: askund, deri sa të largohen çetnikët që janë veshë në tesha të partizanëve e po bëjnë masakra në Drenicë mbi njerëzit e pafajshëm. Kur e panë se Shabani e kishte për një mend, i thanë... shko, shko se do ta rregullojmë këtë punë.
    U kthye Shabani në Shtab të brigadës së vet, tash edhe më i bindur se do të pasojnë kurthet varg e vij, për ta shpartalluar formacionin e tij kombëtar.
    Shabani deri tash i zgjidhte në formacionin e tij persona të mirë, kurse tash edhe sosh që kërkonte pushteti komunist, por për ne të pafajshëm. Shabani e konsolidoi Brigadën si ushtri të rregullt me Batalione e Kompani. Formoi Shtabin e Përgjithshëm, me sekretar Salih Azemin, referent Rifat Kotorrin, anëtar të shtabit Miftar Bajraktarin, Mulla Ilaz Brojën (Spahiun) Azem Aruçin, Jetullah Muharremin (Zabeli), Rexhep Gjelin, Mulla Ibrahim Hotin, Sadik Lutanin dhe Zukë Xanin. Komandant të Batalonit I-rë emëroi Ramë Babajn nga LLausha, të II-të Ymer Fazliun nga Radisheva, të III-të Isë Zymerin nga Prekazi- nipi i Ahmet Delisë, të IV-të Istref Temën nga Dabrashefci.
    Komandant të komp. Hazir Xhaka, Rifat Galica, Sate Boshnjaku, Istref Hoti, Xhemë Luta, Muharrem Smakiçi, Murat Kameri, Hysen Bajraktari, Bajram Bajraktari, Hetem Bajrami, Vesel Shala, Feriz Boja, Ahmet Rreci, Bajram Haziri, Isuf Hajdari dhe Selman Demiqi. Kur e panë komunistët se nga të gjitha anët e Kosovës po i bashkohen Shaban Palluzhës, filluan ta boshatisin nga shqiptarët e armatosur. Së pari e nisën brigadën e Abit Dedisë e Dervish Koprivës, jo më pak se 6000 ushtarë, për në Srem. Ani, jo prej Shalës e kah Ibri, por, kah Gjilani e në Preshevë, në tren të bagëtive e në Srem. Tani e kishim radhën ne, na urdhëruan të shkojmë në Mitrovicë, vonë në mbrëmje, u vendosëm në shkollë të muzikës. Të nesërmen më 7 janar 1945, ishte festa sllave e Krishtlindjes. Erdhën oficerët serbë, kërkuan regjistrin, filluan të na thërrasin me emër e mbiemër nga 300 deri në 400 veta për secilin grup nja 10 sish me nga një ushtar serb në ballë, kur menduam se u krye kolona e I në Pejë, e II në Prizren, e III në Gjakovë e kështu me radhë, deri në fund. Kur ka dalë, nja 5 minuta para katastrofës, në ballkon Skënderbeu i Dytë- Shaban Palluzha, ka lëshuar një zë të thekshëm, vëllezër, apo doni me u nda a me ndej bashkë-
    të gjithë njëzëri, do të rrimë bashkë, Shabani i ka hapë duart e i ka afrua, sepse zëri më s’kishte fuqi nga gëzimi e hareja. Oficerët dhe ushtarët serbë humbën si shurra e pulës.
    Më 8 janar 1945, u kthyem në Drenicë. U sistemuam nëpër fshatra përreth Skenderajt - kur dolëm te fabrika e vjetër e tjegullave, qe nja 10-15 OZN-as, e kishin lidhë një njeri dhe po e çonin për në Skenderaj, dikush e njoftoi të arrestuarin, kishte qenë djali i Rexhep Gjelit, Asllani. Në atë moment ne u dolëm para OZN-ës, as nuk e lirojshin, as na ata. Përgjegjësi i OZN-as ishte Hetem Dauti i Kryshefcit.
    Dikush e lajmëroi Shabanin, e jo Rexhepin, se Rexhepi po ta kishte pa djalin të lidhur, i kishte vra të gjithë. Erdhi Shabani, iu afrua Hetemit dhe i tha: lëshoje bre qen, djalin, Hetemi tha: jo, se urdhrin e kam me e arrestua, pa një pa dy, Shabani ja futi flakaresh Hetemit, i cili e mbante automatin var në qafë, e kërrusi kokën dhe ecte ngadalë, Shabani shkonte paralel me Hetemin, vazhdimisht duke i ra me shuplakë në qafë deri sa Hetemi e dha urdhrin për ta liruar Asllanin. Më 9 janar u ftuam për një miting të madh në Skenderaj. Erdhën Fadil Hoxha, Ali Shukria dhe Kërsta Filipoviçi. I pari Ali Shukria, pas tij Kërsta e i fundit foli Fadili. Ai tha: Lufta në Kosovë ka përfunduar, shok Shabani merri ushtarët e nisu për Podujevë e në Srem. Shabani tha: jo, derisa të ndalet mbytja e shqiptarëve natën, pa gjyqe nuk shkoj askund, qe dje i kemi nxjerrë 6, Halil Bajraktarin me 5 të tjerë në një varr dhe Tush Selmanin në një varr tjetër, bile këtij, e kam parë vetë, sytë e nxjerrë dhe buzët e premë.
    Fadil Hoxha: askush më, pa gjyq s'ka me u prek, unë garantoj. Shabani tha: Do të rrimë këtej pari edhe nja një javë, pale ta shohim, apo del ashtu si po thoni ju Fadil. Ndër kohë, për ta zbrazur sa më parë Kosovën, e formuan brigadën e VII-të më të madhen, sa 5 tjerat, që Kosova me numër të ushtarëve ish 13000, duke e Vënë në krye të saj si Komandant major Shaban Haxhinë (Pacin) nga Luma e Komesar Qamil Brovina. Më 18 janar 1945 Kasneci i Fadil Hoxhës, Sadik Tafashiku, na tha se Fadili ka thënë më 20 janar me dalë me Brigadën tuaj në Podujevë, me ju bashkëngjit Brigadës VII se do të vijë dhe unë aty. Mirëpo, serbët i prishnin planet edhe të Fadilit, tërë natën e 19-20 janarit kishin punuar për t'i kaluar 13000 ushtarët shqiptarë për në Serbi, duke u frikësuar se Shabani "Nacionalist" po ia merr ushtarët Shabanit "Komunist". Kur vajtëm në Podujevë e gjetëm vetëm një kompani të Brigadës VII me Ramadan Banushin kom. komp. dhe Shaban Haxhiun me Ismet Shaqirin. Kurse Fadili s'kishte ardhur fare. Bina ishte kurdisë në tregun e bagëtisë, sepse ne ishim 8000 veta, Shaban Palluzha tha: Ju, Shaban Haxhia më keni pre në besë, pse e ke nisur brigadën tanë pa ardhur unë. Fadilin e ka pre në besë, pse s'ka ardhur këtu ku e kemi lanë pjekën, ju komunistët nuk e mbani fjalën, Fadili më ka premtuar se asnjë shqiptar më s'ka me u pre pa gjyqe, u bë një javë mbas premtimit e presa nuk ndalet fare. Foli Shaban Haxhia, foli Ismet Shaqiri, Shaban Palluzha tha pa ardhur Fadili unë këmbën s’e luaj. Ndërkohë u thirr në qytet me folë në telefon me Fadilin, Shabani shkoi me shumë roje, foli me Fadilin, kur u kthye ishte mllefosur tej mas, sepse Fadili i kishte thanë unë nuk mund të vij por merri ushtarët e nisu për Srem. Shaban Palluzha hipi në tribunë, i hidhëruar tepër, mbas shpine i kishte nja 10 oficerë serbë, bile, edhe nëpër kulme të ndërtesave të qytetit plot serbë, vetëm pritnin urdhër për zjarr, por nuk iu erdhi. Shaban Palluzha iu drejtua ushtarëve: ". . . Vëllezër, unë jam komandant i juaj, këta gjeneralë që janë këtu s'janë kurrgjë për mua, mos e thoni na mori në qafë Shabani, në dashi shkojmë në Srem në dashi kthehemi në Drenicë.
    Midis mase e lypi fjalën Feriz Boja nga Kërrnica: "... Jo –tha- komandant se në Drenicë partizanë e çetnikë janë përzier e po vrasin gjithë natën, me ba e me shkue në Srem edhe fëmijët në djep kanë me na i pre, edhe, na asnjë s'kemi me u kthye prej andej. Atëherë Shabani tha:... Kthehuni për Drenicë, veç mos i harroni do vëllezër këtu në burg, se sabahu nuk i çelë. Feriz Bojës, Muharrem Smakiçit ia ndërroi pak, ia hoqi kapelën dhe ia vuri plisin dhe u nisëm për në burg, gardianët e hapën derën pa rezistencë, dolën të gjithë sa ishin afro 100 veta dhe erdhën me neve në Drenicë, bile edhe gardianët shqiptarë. Bujtëm atë natë nëpër katunde të Llapit. Kur u zgjuam në mëngjes, brigadat serbe na kishin rrethuar. Mehmet Gradica i kapi dy oficerë serbë në punkte të telefonit dhe i ka mbajti peng! Deri në Barilevë. Në mëngjesin e 21 janarit 1945-it u nisëm për Drenicë, rrugës Podujevë-Prishtinë, nga Abria ishim të fundit në kolonë. Pas nesh vinin kah 20 ushtarë serbë. Përveç armatimit personal kishin dhe një mitraloz kundërajror, të cilin e tërhiqnin dy kuaj. E dërguan një ushtar, në krye të kolonës të Shabanit, me na lejuar t'ua merrnim atë mitraloz, por tha- jo, se na të parët nuk do ta fillojmë luftën. Kur erdhëm në Barilevë e lëshuam rrugën Podujevë-Prishtinë, filluam të grupohemi nëpër Batalione e Kompania, mu ai mitroloz na qëlloi me rafal neve, u vra Ymer Shasivari nga Dubovci dhe u plaguan Xhemë Lutani dhe një tjetër. Pra, më 21 janar 1945 në ora 10, ra viktima e parë e luftës së Drenicës. U kthyem në Drenicë,-
    i nxumë kullat tona në Kryshefc, Marinë, Rezallë, Palluzhë,
    Makërmal, Tërstenik, Bezheniç, Likofc, Tushilë, Açarevë, Ticë, Plluzhinë, Abri e Poshtme, Abri e Epërme dhe Murgë. Vija e frontit ishte diku rreth 40 kilometra. Ushtri u bë i gjithë populli. Ishte një Orkestrinë e mrekullueshme luftarake, me të gjitha instrumentet, të mëdha e të vogla, ku morën pjesë burra e gra, fëmijë e pleq. Kjo ishte një luftë e vërtetë popullore, njerëzit ishin të gëzuar si të shkonin në dasmë, sepse, këtu mbrohej jo vetëm Kosova, por e gjithë Shqipëria.
    Lufta e Drenicës përfundoi atë ditë kur kullat e Hasan Sylës në Tërstenik e rrënuan me 28 predha të topit, më 21 shkurt 1945.
    Katër herë brenda 75 viteve, me topa lufte Serbia sulmoj Drenicën, por mbeti e pathyer
    Më 15 korrik 1924 Kulla e Azem Bejtës, më 1981 Kulla e Nebih e Tahir Mehës, më 21 shkurt 1945 kullat e Hasan Sylës, më 5 mars 1998 kullat e Adem Jasharit. Në Luftën e Drenicës, 1945, përveç luftëtarëve të Drenicës pati edhe nga viset tjera shqiptare luftëtarë, si, nga Llapi: Ejup Hoxha, Adem e Smail Zakuti, Mulla Ramë Govori, Nuhi Gashi (babai i Ministrit të Arsimit), e shumë të burgut të Podujevës, pastaj nga Shala, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Bislim Bajgora, Sherif Tërstena, Adem Voca e të tjerë. Nga Gjilani, Jusuf Ibrahimi, Raif Halimi i pari Komandat e i dyti komisar. Me 200 ushtarë të Batalionit të rinisë të Brigadës më gjakatare të Zufer Musiçit, të cilët u bashkuan me neve dhe e bombarduan shtabin Partizan në Prekaz. Mandej nga Gjakova, Qamil Hoxha e Asim Luzha, nga Shqipëria Bernard Llupi e Marije Shllaku, Kolë Parubi e Vasil Andoni si dhe Reshat Xhebrea nga Tirana.
    Në luftën e Drenicës, s'kemi pasur veshmbathje, bile, sa për këpucë apo çizme vetëm ndonjë ushtar i dezertuar nga ushtritë tjera mund t'i kishte, të gjithë të tjerët me opinga nga lëkura e lopës, edhe vetë komandanti Shaban Polluzha.
    Shumë nga ushtarët u mërdhinë këmbësh, mbetën pa gishta. Edhe furnizimi me armë ka qenë kurrfarë, vetëm ato që i patëm në fillim nga trofetë që i kapshim nga armiku. Furnizimi me bukë nja tri javë ka qenë i mirë, në javën e fundit, të gjithë mullinjtë e Açarevës ranë në duar të armikut. Tani ushqeheshim me mish dhe me tramakë misri të zier.
    Morali i luftëtarëve ishte tepër i lartë, asnjëherë s'ka ndodhur ndonjë mosmarrëveshje në mes grupeve apo individëve. Lufta frontale, përfundoi më 21 II 1945, por lufta guerile vazhdoi deri më 1949. Nga të gjitha grupet të organizuara, nga perëndimi, kundër sllavo-komunizmit në popujt e ish Jugosllavisë, flamurin e kryengritjes ma së larti e ngritën Shqiptarët e Kosovës, ngase ata luftonin për sistem të regjimit kurse neve për liri. Drenica më 1945 u bë shkrumb e hi, por gacat e zjarrit u mbuluan me atë hi, por rinia kureshtar erdhi në Drenicë, shpuri hirin gjeti gacat e ndezi zjarrin tjetrin e tjetrin deri sa me ndihmën e Miqve të vjetër e korri fitoren. Edhe vetë shovenët serbë e pranuan, Madhështinë e luftës Drenicës. Ja një citat: "Kontrarevolucioni dhe lufta e armatosur në Kosovë e Metohinë e çliruar, në fund të vitit 1944 dhe gjysmën e parë të vitit 1945 (siç e quanin ata luftën e forcave ushtarake të lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar) ishte fenomen i veçantë për Luftën e Dytë Botërore, sepse, askund në botë, që nga Moska e deri në Berlin, nuk ka ndodhur që kryengritësit të udhëheqin dhe të zhvillojnë luftë të armatosur frontale, përveç në Kosovë, ku në territorin e çliruar përfundimisht hapi front të gjerë dhe pati territor të lirë, të cilin e mbrojti fuqimisht"**.
    Neglizhenca ende po na përcjell: Ymer Berishës akoma nuk ju kanë gjetur eshtrat. Shaban Palluzhës akoma nuk i është rindërtuar Kulla, trekatëshe, e shumë tjerëve më të vegjël po.

    *Hajriz Demaku ish-ushtar i Shaban Polluzhës

    **Spasoje Gjakoviç "Sukobi na Kosovu", f. 354.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Pra Forumista Qe Kerkojn Frasje Te Liderve Qe I Votojn Shqiptaet Neese Kjo Esht Pasqyr E Nje Partie Sdo Koment

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Qeveri E Turpit Dhe E Korrupsionit Por Besoj Qe Edhe Rajoni I Drenices Dote Kuptoj Me Kalimin E Kohes

  19. #39
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    oo benyyyy tfala Adem gashin e tregoj per fitoren sa nuk na Uroj hiqq e po tutna mos ka vdek kur e ka degjue kete lajme PDK-ja FITUSE.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    DRENICA mire i ka punt ,sa te shajn shkiet bashk me poshteni albanici mire eshte puna.
    DRENICA eshte si Shkodra,SHKODRA nuk i voton komunistat e xhaxhit enver,DRENICA nuk i voton komunistat e shokut tito,te dyja i kan arsyet e veta pse votoin keshtu.
    .............................

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •