94 %, Thaçit s’ia mbushin syrin
E mërkurë, 05 Janar 2011 20:41
Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi nuk ka qenë i kënaqur me përqindjen e daljes së votuesve në Skenderaj, megjithëse atje është raportuar se dalja ka qenë 94 për qind. Si duket, kryeministri në largim ka kërkuar që edhe “6 për qind e atyre që nuk kanë votuar”, ta bëjnë një gjë të tillë.
Fillimin e fushatës tre ditore për zgjedhjet e reja në pesë komuna, Thaçi e kaloi në Skenderaj. Me këtë rast, ai kërkoi nga qytetarët e kësaj komune që të dalin ën zgjedhje edhe më shumë se herën e kaluar.
“Duhet të dilni në zgjedhje, qysh keni dal me të 12-in, tash edhe më shumë”, ka thënë Thaçi, raporton Klan Kosova.
Ai i ftoi qytetarët e Drenicës që të votojnë PDK-në dhe kandidatët e saj.
Thaçi shoqërohej nga nënkryetari Hajredin Kuçi, kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Ramadan Gashi dhe kryetari Sami Lushtaku. /Indeksonline
Krijoni Kontakt