Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1

    Dhjetor 2010: Rezultati i zgjedhjeve parlamentare ne Kosove

    Sipas exit pollit, PDK-ja del fituese






    Prishtinė, 12 dhjetor -(E plotėsuar) Rreth orės 19 e 45 minuta ka filluar konferenca pėr dhėnien e rezultateve tė para tė njė exit polli (anketė dalėse) tė kryer nga qendra Gani Bobi. Sipas rezultateve tė kėsaj ankete tė kryer me mbi 2 000 votues pas daljes sė tyre nga vendet e votimit, del se PDK-ja ka fituar rreth 31 pėr qind tė votave, LDK-ja 25, Vetėvendosja 16, AAK-ja 12.5, AKR-ja 6.5, FER-i 4.5, LDD_ja 2.5 dhe tė tjerat subjekte 2 pėr qind tė votave.
    Shkelzen Maliqi, drejtues i kėtij exit polli tha se gabimi i kėtij vlerėsimi mund tė jetė deri nė 3.5 pėr qind, por theksoi se rezultatet e publikuara kurrsesi nuk mund tė merren si tė sakta, por vetėm si njė tendencė.
    Nė konferenca tė ndara pėr gazetarė, shumė shpejt pas publikimit tė rezultateve tė exit pollit, kanė reaguar AAK-ja dhe LDK-ja. Besnik Tahiri i PDK-sė e ka kontestuar kėtė rezultat dhe e ka quajtur tė manipuluar nga PDK-ja, sikundėr edhe Arben Gashi i LDK-sė, i cili ka thėnė se sipas rezultateve qė ka shtabi zgjedhor i kėsaj partie, LDK-ja ka fituar nė Prishtinė dhe nė disa komuna tjera nė Kosovė dhe kjo e demanton rezultatin anketės dalėse tė qendrės Gani Bobi.


    PDK-ja ka fituar rreth 31
    LDK-ja 25,
    Vetėvendosja 16,
    AAK-ja 12.5
    AKR-ja 6.5
    FER-i 4.5
    LDD.ja 2.5

    dhe tė tjerat subjekte 2 pėr qind

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,70,43258

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Mbi 2000 votues qė do tė thot njė % shumė e vogel!

    Nejse po presim cka po na thot KQZ apo cila i jep rezultatet! E shpresojm qė kjo mos tė ndodh cka ka thon Ganiu.

    Vetvendosje me ken e para!

    AAK-LIR e dyta.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Si paska mundesi 94% te votuesve moren pjese ne Skenderaj !?

    Skenderaj, afėr 94 pėrqindėshit tė daljes nė zgjedhje
    Skenderaj, 12 dhjetor – Sipas rezultateve tė Komisionit Komunal Zgjedhor, pėrqindja e daljes nė votime sot ishte 93.60 pėr qind, ose 43.170 votues Ndryshe, Christopher Dell, ambasador i SHBA-sė nė Kosovė, 15 minuta para mbylljes sė vendvotimeve e ka vizituar Qendrėn e Votimit nė gjimnazin “Hamėz Jashari” nė
    Skenderaj. Ai ka treguar se Skenderaj ėshtė komuna e 12-tė dhe e fundit qė e ka vizituar sot nė ditėn e zgjedhjeve.
    “Pėr tė gjitha qendrat qė vizituam kam koment tė njėjtė, ėshtė proces i suksesshėm i votimit, pasi edhe pėrgatitjet ishin tė mira, ndėrkohė qė edhe pėrqindja e daljes nė votime ėshtė mė e madhe se herėt e kaluara”, ka thėnė Dell.
    I pyetur nga KD-ja se a janė incidentet e raportuara tė asaj natyre qe t’i japin arsye ndonjė subjekti qė tė mos i pranojnė rezultatet, ai ka thėnė se nuk i takon atij tė gjykoj. “Por, mendoj se kėto janė parregullsi tė zakonshme qė nuk mund tė pėrdoren si arsyetim pėr diēka tė tillė”, ka thėnė nė fund Dell.
    http://www.koha.net/index.php?cid=1,70,43263
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Genti.. : 12-12-2010 mė 16:32

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nese

    nese rezultatet e vetvendosjes jane te sakta atehere ajo eshte guri themelor ne krijimin e qeverise se ardhshme..
    me ben pershtypje qe ja kurgje nuk beri djali i rugoves apo daci..te dyja demtuan rende lldk-ne..keshtu eshte kur per inate te vjehrres shkon e flen me mullixhine
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Rezultetet e Demokracise ne Veprim:

    PDK 34 %
    LDK 25 %
    VV 12 %
    AAK 10 %

    Keto rezultate jan vetem nga numrimi i 30 % te votueseve.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Doli ajo shtriga e KQZ tha neser do vendosim per rezultate. Pra sonte asgje. Gjithmone deri me sot po ate nate jan shpallur rezultatet e kete here jo! Po planifikohet dicka e madhe sikur!?
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DV shpall rezultatet paraprake, Thaēi shpalli fitoren e PDK-sė

    PDK-ja prin me 34.4 pėr qind
    LDK-ja 25.35 pėr qind
    Vetėvendosje 11.97 pėr qind
    AAK-ja 10.18 pėr qind
    AKR-ja 7.56 pėr qind
    LDD-ja 2.86 pėr qind
    FER-i 2.26 pėr qind

    Publikuar: Sot, mė 12 dhjetor 2010

    Prishtinė, 12 dhjetor – Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia nė Veprim” shpalli rezultatet paraprake pas numėrimit tė votave nė gati njė tė tretėn e vendvotimeve nė Kosovė. Ismet Kryeziu njoftoi gazetarėt se, nė bazė tė numėrimit tė votave nė kėto vendvotime nga aktivistėt e kėtij rrjeti,
    PDK-ja prin me 34.4 pėr qind tė votave, para LDK-sė me 25.35 pėr qind, tė pasuara nga Vetėvendosje me 11.97, AAK-ja me 10.18, AKR-ja me 7.56, LDD-ja me 2.86 dhe FER-i me 2.26 pėr qind.
    Pak para orės 23 e 30 minuta, ende pa u shpallur rezultatet preliminare tė KQZ-sė apo tė Demokracisė nė Veprim, kryetari i PDK-se, Hashim Thaēi, tė dielėn nė Sheshin 21, iu drejtua simpatizantėve tė partisė sė tij me njė fjalė rasti, duke uruar fitoren e PDK-sė. “Fitorja ėshtė jona, urime, urime demokratė, urime qytetarė tė nderuar tė Kosovės, kjo ėshtė fitore e demokracisė dhe e vlerave demokratike”. Ai tha se PDK-ja ka shėnuar fitore bindėse e tė thellė nė Prizren, Mitrovicė, Gjilan, Ferizaj e shumė komuna tjera. I emocionuar si rrallė herė, lideri PDK-sė kėtė e cilėsoi si fitore jo kundėr dikujt, por fitore pėr Kosovėn. Ai tha se si kryeministėr do tė vazhdojė edhe mė fuqishėm ndėrtimin e Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Para gjysme ore AKR mbajti konference per shtyp dhe sipas informatave qe i kane nga terreni

    LDK-ja udheheq 31 %

    PDK 25 %

    AKR - KKR 9 %

    Pra, Thaci mos te festoje pa rezultate nga KQZ-ja (qe as ata spo e kryejne punen e tyre), se secili po jep rezultate sipas qejfit.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Sillni vetem lajmet me te fundit mbi rezultatin e zgjedhjeve ne kete teme, e mos beni asnje koment mbi to. Kjo teme sherben per te informuar publikun mbi procesin e numerimit te votave, ne temat e tjera te hapura mund te beni komentet tuaja per zgjedhjet.

    Albo

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia nė Veprim” ka bėrė publikimin e rezultateve tė pjesshme preliminare pėr 51.8 % tė vendvotime nė Kosovė, ku PDK-ja ka pėsuar rėnie, megjithatė prin me 30, 69 pėr qind, e pėrcjellė nga LDK-ja me 26.2 pėr qind, Vetėvendosje! me 12.28 pėr qind dhe AAK-ja me 10.89 pėr qind.

    /telegrafi/

    “Demokracia nė Veprim” prezanton rezultatet preliminare
    Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia nė Veprim” ka prezantuar rezultatet preliminare pėr dymbėdhjetė komuna tė Kosovės, pėr Prishtinė, Deēan, Prizren, Mitrovicė, Klinė, Rahovec, Gjakovė, Gjilan, Pejė, Mamushė, Ferizaj dhe Obiliq. “Demokracia nė Veprim” nė konferencėn pėr media ka prezantuar rezultatet pėr kryetarė tė kėtyre komunave dhe pėr asambletė komunale, pėrjashtuar komunėn e Ferizajt, pėr tė cilėn nuk janė prezantuar rezultatet pėr asamblenė komunale. Rezultatet e kėsaj organizate janw si vijon;

    Prishtinė

    Pėr kryetar komune – PDK 11.53 pėr qind, LDK 57.79 pėr qind, AAK 6.94, LDK-AKR 21.03 pėr qind, tė tjera 2.71 pėr qind.

    Pėr asamble komunale - PDK 14.91 pėr qind, LDK 49.94 pėr qind, AAK 8.41 pėr qind, LDD 4.62 pėr qind, AKR 15.66 pėr qind, tė tjera 6.46 pėr qind.

    Deēan

    Pėr kryetar komune – PDK 3.89 pėr qind, LDK 26.61 pėr qind, AAK 64.35 pėr qind, LDK/AKR 3.23 pėr qind, tė tjera 1.92 pėr qind.

    Pėr asamble komunale – PDK 6.20 pėr qind, LDK 22.87 pėr qind, AAK 63.06 pėr qind, LDD 7.87 pėr qind.

    Prizren

    Pėr kryetar komune – PDK 33.01 pėr qind, LDK 29.88 pėr qind, AAK 6.62 pėr qind, LDK/AKR 13.71 pėr qind, tė tjera 5.04 pėr qind

    Pėr asamble komunale – PDK 29.92 pėr qind, LDK 28.16 pėr qind, AAK 8.80 pėr qind, LDD 6.12 pėr qind, AKR 4.05 pėr qind, ORA 1.45 pėr qind, tė tjera 20.90 pėr qind.

    Mitrovicė

    Pėr kryetar komune – PDK 39.29 pėr qind, LDK 18.85 pėr qind, AAK 13.42 pėr qind LDD/AKR 25.95 pėr qind, ORA 1.38 pėr qind, tė tjera 1.11 pėr qind.

    Pėr asamble komunale – PDK 36.04 pėr qind, LDK 22.01 pėr qind, AAK 12.57 pėr qind, LDD 6.34 pėr qind, AKR 16.75 pėr qind.

    Klinė

    Pėr kryetar komune – PDK 39.45 pėr qind, LDK 18.67 pėr qind, AAK 31.60 pėr qind LDD/AKR 4.36 pėr qind, tė tjera 5.92 pėr qind.

    Pėr asamble komunale – PDK 39.76 pėr qind, LDK 20.92 pėr qind, AAK 30.03 pėr qind, LDD 9.30 pėr qind.

    Rahovec

    Pėr kryetar komune – PDK 33.50 pėr qind, LDK 23.12 pėr qind, AAK 14.91 pėr qind, LDD 3.13 pėr qind, AKR 13.01 pėr qind, ORA 1.00 pėr qind, tė tjera 11.34 pėr qind.

    Pėr asamble komunale – PDK 34.79 pėr qind, LDK 22.12 pėr qind, AAK 19.41 pėr qind, LDD/AKR 13.77 pėr qind, tė tjera 9.91 pėr qind.

    Gjakovė

    Pėr kryetar komune – PDK 2.95 pėr qind, LDK 5.11 pėr qind, AAK 50.84 pėr qind, LDD/AKR 41.10 pėr qind.

    Pėr asamble komunale – PDK 7.54 pėr qind, LDK 12.83 pėr qind, AAK 28.15 pėr qind, LDD 7.51 pėr qind, AKR 19.45 pėr qind, ORA 5.62 pėr qind, tė tjera 18.90 pėr qind.

    Gjilan

    Pėr kryetar komune – PDK 37.34 pėr qind, LDK 29.33 pėr qind, AAK 13.92 pėr qind, LDD/AKR 7.37 pėr qind.

    Pėr asamble komunale – PDK 35.14 pėr qind, LDK 25.09 pėr qind, AAK 13.07 pėr qind, LDD 10.94 pėr qind, AKR 10.55 pėr qind, ORA 1.02 pėr qind, tė tjera 4.18 pėr qind.

    Pejė

    Pėr kryetar komune – PDK 14.33 pėr qind, LDK 13.97 pėr qind, AAK 41.14 pėr qind, LDD/AKR 14.55 pėr qind, ORA 11.55 pėr qind.

    Pėr asamble komunale – PDK 14.55 pėr qind, LDK 16.89 pėr qind, AAK 34.17 pėr qind, LDD 10.27 pėr qind, AKR 5.36 pėr qind, ORA 9.92 pėr qind, tė tjera 8.85 pėr qind.

    Mamushė

    Pėr kryetar komune – PDK 2.15 pėr qind, LDK 3.03 pėr qind, KDTP 72.36 pėr qind, LDD/AKR 22.46 pėr qind.

    Pėr asamble komunale – PDK 9.59 pėr qind, KDTP 74.61 pėr qind, AKR 15.80 pėr qind.

    Ferizaj

    Pėr kryetar komune – PDK 51.56 pėr qind, LDK 11.25 pėr qind, AAK 4.17 pėr qind, LDD 15.64 pėr qind, AKR 16.07 pėr qind, PSK 0.74 pėr qind, PSDK 0.57 pėr qind.

    Obiliq

    Pėr kryetar komune – PDK 32.40 pėr qind, LDK 20.84 pėr qind, AAK 28.93 pėr qind, LDD/AKR 3.35 pėr qind.

    Pėr asamble komunale – PDK 21.73, LDK 36.73 pėr qind, AAK 223.87 pėr qind, LDD 0.67 pėr qind, AKR 5.17 pėr qind, tė tjera 11.82 pėr qind.

    “Demokracia nė Veprim” gjatė ditės sė djeshme ka bėrė monitorimin e zgjedhjeve nė tė gjitha qendrat e votimit nėpėr komunat e Kosovės, ndėrkohė qė nė disa konferenca pėr media gjatė ditės sė djeshme ka bėrė prezantimin e tė gjeturave tė raportuara nga vėzhguesit e saj nė terren./Bota sot/

    PS: Tek Obiliqi per asamble komunale AAK duhet te kete 22,3 apo dicka e ngjashme por jo 223% gabim nga gazeta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga strange : 13-12-2010 mė 04:48
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  11. #11
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    E fundit nga RTK
    PDK-30.69%
    LDK-26.2%
    Vetėvendosje-12.78%
    AAK-10.89%
    AKR-7.85%
    LDD-2.78%
    FER-2.35% .
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaēi e shpall fitoren e PDK-sė



    Fjalimi i kryeministrit me rastin e fitores nė zgjedhjet parlamentare tė 12 dhjetorit 2010




    Tė nderuar bashkėqytetarė tė Republikės sė Kosovės kudo qė jeni;
    Tė dashur anėtarė dhe simpatizantė tė PDK-sė,
    Tė nderuar demokratė tė Kosovės,

    Fitorja ėshtė e jona-urime fitorja

    Fitorja jonė ėshtė referendum qytetar pėr qeverisjen e mirė tė PDK-sė- ėshtė besim nė vizionin tonė pėr tė ardhmen.

    Me lejoni qė nga thellėsia e shpirtit tim, t’ju uroj juve, qytetarėve tė Republikės sė Kosovės kudo qė janė, t’ju uroj fitoren e madhe demokrateve

    tė Kosovės, t’i uroj Kosovės, fitoren e madhe tė demokracisė dhe vlerave euro-atlanike.

    Sot foli dhe vendosi qartė vullneti i qytetarėve tė Kosovės.

    Sot foli Kosova evropiane, sot foli Kosova euroatlantike.

    Zgjedhjet sot ishin edhe refernedum pėr tė ardhmen evropiane.

    Sot folėn dhe vendosėn evropianėt mė tė rijnė.

    Kosova foli qartė dhe njėzėri, ne e shprehem vullnetin tonė pėr vlerat europiane.

    Ndėrsa, tani Kosova me plotė tė drejtė qė edhe Bashkimi Evropian tė flet njėzėri dhe qartė pėr tė ardhmen tonė evropiane.

    Kosova nuk ka kohė pėr tė humbur, dhe poashtu edhe Evropa nuk duhet tė humbas kohė.

    Tashmė, rruga e jonė pėr tė ecur pėrpara ėshtė e konfirmuar.

    Me votėn e tyre pėr Partinė Demokratike tė Kosovės, qytetarėt e Kosovės folėn zėshėm dhe qartė qė mbi ēdo interes tjetėr, mbi ēdo parti ėshtė sė pari Kosova.

    Urime fitorja Kosovė-urime popull i dashur i Kosovės.

    Fitorja ėshtė e jona-urime demokrat tė Kosovės.

    Tė dashur qytetar tė Kosovės evropiane

    Para 3 vitesh, mu nė kėtė sallė, e nisėm rrugėtimin tonė pėr ta ndryshuar vendin pėr tė mirė.

    Ishte rrugėtim qė i vuri interesat e shtetit tonė mbi ēdo interes tjetėr, qoftė ai partiak apo grupor.

    Ishte rrugė qė filloi me shpalljen e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran.

    Ishte rrugė qė vazhdoi me ndėrtimin e Kosovės sė shpresės, tė mundėsive pėr ēdo qytetar, burra, gra, fėmijė.

    Tė Kosovės evropiane, tė Kosovės me tė cilėn mund tė krenohemi.

    Tė nderuar qytetarė tė Kosovės evropiane;

    Demokratė tė bashkuar;

    Nė tri vitet e kaluara tė qeverisjes sonė, ne kemi bėrė progres tė madh.

    Tė bashkuar e shpallem veten tė lirė dhe tė pavarur.

    Ndėrtuam shtetin tonė dhe vendosėm themelet e sigurta pėr ardhmėrinė tonė.

    Konsoliduam dhe forcuam shtetin tonė.

    Tė bashkuar, ndėrtuam shkolla tė reja dhe u dhamė fėmijėve tanė shkollimin modern.

    Ndėrtuam rrugė tė reja anekėnd vendit tonė duke krijuar njė infrastrukturė moderne.

    Veteranėve dhe pensionistėve tanė ju siguruam pensionet qė i kanė merituar.

    Kosovėn, nga terri i trashėguar, e nxorėm nė dritė, duke siguruar furnizim me energji elektrike.

    Kemi ulur taksat pėr bizneset pėr tė nxitur zhvillimin ekonomik dhe pėr tė hapur vende tė reja pune.

    Kjo s’do tė ishte e mundur pa pėrkrahjen, fuqinė dhe unitetin e tė gjithė qytetarėve tė kėtij vendi.

    Mbėshtetja e juaj pėr vendimet tona ėshtė meritore pėr suksesin tonė si qeveri, pėr tė ardhmen e sigurtė tė vendit tonė.

    Ju falėnderoj tė gjithėve qė na e dhatė mundėsinė qė ėndrrat e juaja para 3 vitesh t’i bėjmė realitet.

    Por, rruga drejt tė ardhmes mė tė mirė nuk ka pėrfunduar kėtu.
    Tė dashur qytetar tė Republikės sė Kosovės

    Tė dashur demokrat tė bashkuar tė Kosovės

    Ne nuk do tė mjaftohemi kurrė me atė qė kemi arritur.

    Kemi bėrė shumė- kemi edhe shumė pėr tė bėrė.

    Sfidat me tė cilat po pėrballemi nuk njohin kufij ose pėrkatėsi politike.

    Ato janė sfidat tė Kosovės-Kosovės evropiane.

    E sonte qytetarėt tanė tė dashur e dhanė njė sinjal tė qartė pėr tė gjitha partitė politike: qė tė punojmė bashkė pėr Kosovėn.

    Mesazhi i tyre, tė cilin mė sė mirė gjithmonė e pranon Partia Demokratike ishte i qartė:

    “ Ata sot me votėn e tyre tė shenjtė, na thanė qė ne tė bashkuar ti tejkalojmė sfidat tona.

    Qė ti lemė anash ndasitė politike dhe ta ēojmė Kosovėn tė bashkuar pėrpara”.

    Ndėrsa pėrgjigjja ime sonte ėshtė e thjeshtė dhe njerėzore.

    Unė ju them qė kur i dėgjojmė zemrat tona dhe e pyesim veten se ēka ėshtė e drejtė pėr vendin tonė dhe tė ardhmen e fėmijėve tanė, kur i lėmė anash ndasitė, kur i pėrveshim mėngėt dhe punojmė tė bashkuar, atėherė Kosova fiton.etarė tė Kosovės;
    Sonte dua t’ju drejtohem botės demokratike.

    Sonte, Kosova, edhe njėherė, e dėshmoi qė ne jemi shtet ligjor dhe i parimeve demokratike.

    Jemi shtet demokratik dhe kėtė e dėshmuam duke kryer me dinjitet tė lartė detyrėn mė tė shenjtė tė demokracisė: duke shfrytėzuar tė drejtėn e votės sė lirė.

    Procesi zgjedhor e dėshmoi sėrish qė ne jemi vend demokratik dhe tė lirė, vend i cili aspiron tė jetė anėtar i aleancės euroatlantike, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

    Ne i dėshmuam vetes dhe botės se ne jemi vend demokratik kur qytetarėt kanė tė drejtė tė votojnė lirshėm dhe e ushtrojnė lirshėm kėtė tė drejtė.

    Tani ne presim me tė drejtė, qė shumė shpejt, pa vonesė, tė jemi pjesė e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

    Sepse pikėrisht pėr kėtė votuan sot qytetarėt e Kosovės.

    Unė jam krenar tė jem kryeministri i Kosovės, kryeministri i juaj qė kėtė vullnet tuajin t’a bėjė realitet.

    Evropa duhet ta pėrqafojė Kosovėn si partner i pėrgjegjshėm nė gjirin e vetė.

    Tė dashur qytetarė,

    Dita e nesėrme ėshtė fillim i njė epoke tė re tė vazhdimit dhe fuqizimit tė punės.

    Unė u jam mirėnjohės qytetarėve tė Kosovės pėr kėtė mundėsi.

    Ju me keni dhėnė pėrgjegjėsi tė reja tė cilat nuk janė edhe tė lehta.

    Ju faleminderit pėr kėtė nder.

    Unė ju garantoj qė do ēdo ditė, ēdo ēast, do ta kem para vetes kėtė pėrgjegjėsi ndaj jush.

    Le tė vazhdojmė sė bashku ta ndėrtojmė njė Kosovė mė krenare, mė tė fuqishme dhe mė tė mirė pėr fėmijėt tanė dhe brezat qė do tė vijnė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Kusari-Lila: LDK-ja prin

    Mimoza Kusari-Lila
    13.12.2010
    Radio Evropa e Lirė
    Aleanca Kosova e Re ka paraqitur rezultatet preliminare tė partisė pėr 30% tė votave tė numėruara, sipas tė cilave, Koalicioni pėr Kosovėn e Re ka fituar 9.5%, Lidhja Demokratike e Kosovės 31%, Partia Demokratike e Kosovės 28%, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės 12%, Vetėvendosja 14%, Lidhja Demokratike e Dardanisė 2.2% dhe Fryma e Re 2.2%.

    Kėto tė dhėna i publikoi nėnkryetarja e AKR-sė, Mimoza Kusari, e cila foli edhe pėr arritjet e partisė nė komuna tė caktuara.

    “AKR prin nė Gjakovė, forca e dytė nė Hanin e Elezit, ėshtė duke qėndruar mirė nė Prishtinė, edhe pse ende nuk janė numėruar tė gjitha votat edhe nė disa komuna tė tjera nė Kosovė”, tha ajo.

    Kusari shprehu bindjen se do tė ketė njė ngritje tė rezultatit tė AKR-sė me pėrfundimin e numėrimit tė tė gjitha votave.

    AKR-ja, sipas saj, pret qė tė arrihet njė rezultat i ngjashėm me atė tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2007.

    Kusari theksoi rėndėsinė qė qytetarėt “tė kufizohen nė aspektin e festimeve dhe nė hyrjen e panevojshme tė konflikteve”. Festimet e disa partive, ajo i cilėsoi si papjekuri.

    “Asnjė parti tė mos ngutet tė shpallė fitoren”, theksoi Kusari.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    KQZ publikoi rezultatet preliminare



    KQZ: PDK 33.5%, LDK 23.6%, VV 12.2%, AAK 10.8%

    Nga Express mė 13 dhjetor 2010 nė ora 20:43

    Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka dhėnė rezultatet preliminare pėr zgjedhjet parlamentare tė 12 dhjetorit.

    Sipas KQZ-sė e para ėshtė PDK me 33.5%, e pasuar nga LDK me 23.6%, Lėvizja Vetėvendosje 12.2%, AAK 10.8%, Koalicioni Kosova e Re 7.1%, LDD 3.3% dhe FER 2.2%.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KQZ publikoi rezultatet preliminare
    Komisioni Qendro i Zgjedhjeve, gjatė njė konference pėr media, ka publikuar rezultatet preliminare tė zgjedhjeve. ...



    PDK 33.5 % 238959 vota


    LDK 23.6 %


    VV 12.2 %


    AAK 10.8 %


    AKR 7.1 %


    LDD 3.3 %


    FER 2.2 %
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Thaēi: Vendimi pėrfundimtar i KQZ-sė, tė respektohet nga tė gjithė

    Nga Express mė 13 dhjetor 2010 nė ora 17:59

    Kryeministri Hashim Thaēi ka bėrė sot kėtė deklaratė pėr media, pėrmes sė cilės ka pėrgėzuar qytetarėt e Kosovės pėr pėrfundimin “me sukses tė plotė tė zgjedhjeve parlamentare tė 12 dhjetorit 2010”.

    “Bazuar nė vlerėsimet e gjithanshme, tė bėra deri tash nga misionet e ndryshme tė vėzhguesve vendorė dhe ndėrkombėtarė, pėrfshirė kėtu edhe Deklaratėn Zyrtare tė Bashkimit Evropian nga Zyra e Baroneshes Catherine Ashton dhe tė Komisionerit tė BE-sė pėr Zgjerim, Stefan Fule, procesi zgjedhor ėshtė vlerėsuar shumė i qetė, i pėrgatitur mirė dhe pa deformime serioze teknike, qė do tė mund tė vėnin nė dyshim rezultatin zgjedhor. Prandaj, pėrfitoj nga rasti qė tė falėnderoj qytetarėt e Republikės sė Kosovės pėr maturinė e treguar dhe pėr pjesėmarrjen shumė tė kėnaqshme nė procesin e votimit”, thuhet nė deklaratėn e Thaēit.

    “Gjithashtu, dua tė uroj edhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pėr pėrgatitjen e kėtyre zgjedhjeve nė kėtė afat tė shkurtėr zgjedhor. Pėr me tepėr, sot, ėshtė obligim ligjor i KQZ-sė dhe i Panelit pėr Ankesa dhe Parashtresa qė tė adresojnė tė gjitha ankesat e mundshme, qė me profesionalizėm t’i adresojnė tė gjitha vėrejtjet e mundshme dhe me vendimet e tyre t’a pėrmirėsojnė ndonjė parregullsi tė mundshme. Kėto veprime janė tė domosdoshme pėr tė siguruar se vullneti i shprehur i qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, i shprehur pėrmes votės sė lirė, tė respektohet dhe tė implementohet nė tėrėsi”, shtoi ai.

    Thaēi ka falėnderuar tė gjitha partitė politike tė Kosovės pėr kontributin e tyre nė mbarėvajtjen e kėtij procesi zgjedhor.

    “Tani ėshtė jetike qė tė tregohet pjekuri politike, andaj apeloj tek tė gjitha partitė politike qė tė angazhohen pėr t’ia mundėsuar organeve kompetente kushtetuese qė ta japin vlerėsimin e tyre pėrfundimtar pėr mbarė procesin zgjedhor. Cilido qė tė jetė vendimi pėrfundimtar i KQZ-sė dhe Panelit pėr Ankesa dhe Parashtresa, ai duhet tė respektohet nga tė gjitha partitė politike”, theksoi ai.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qytetarėt e Kosovės edhe njė herė dėshmuan demokracinė nė vepėr

    Prishtinė, 13 dhjetor 2010 (Kosovapress) Koha 20:11

    Qerim Pllana

    Zgjedhjet qendrore tė 12 dhjetorit janė njė dėshmi tjetėr e pjekurisė demokratike.

    Pse gjithė kjo zhurmė pėr dalje kinse “enorme ne votime” tė popullit nė Drenicė!?

    Njė vend i ri dhe i pavarur, me njė jetė 10 -11-vjeēare nga ēlirimi dhe dy-tri vjet nga shpallja e pavarėsisė, respektivisht (me 17 shkurt 2008), tri herė i sprovuar nė zgjedhje qendrore dhe katėr herė me ato lokal ėshtė njė test dėshmues dhe inkurajues pėr shumė asociacione ndėrkombėtare dhe vendore. Kosova me zgjedhjet e fundit dėshmoi se ka hyrė nė rrugėn e demokracisė institucionale. Ėshtė e aftė dhe e pėrgatitur pėr mbarėvajtjen e procesit institucional dhe kushtetues edhe atėherė kur shkelet mbi kushtetutėn nga ana e njeriut, i cili u ndėshkua nga ana e Gjykatės Kushtetuese e cila mbikėqyrė dhe vendos pro ligjit qė s`duhet nėpėrkėmbur! Tė mbahen zgjedhje tė jashtėzakonshme, duke u arritur limit i kėrkuar sipas standardeve demokratike me njė shtet, jeta e tė cilit ėshtė mė pak se tri vjet, ka njė prioritet, frymė dhe legalitet demokratik pavarėsisht te gjithave!
    Fushata para dhe ajo zgjedhore nė Kosovė gjatė gjithė kohės ishte nė nivelin e duhur ligjor, demokratik dhe praktik politik. Ditėn e zgjedhjeve, pavarėsisht disa incidenteve tė vogla teknike, pavarėsisht numrit tė mjaftueshėm tė dalė nėpėr qendra tė ndryshme rurale dhe urbane dhe pavarėsisht daljes “enorme” tė qytetarėve nė zgjedhje siē u shėnuan nė dy komunat e Drenicės, Skenderaj dhe Drenas, zgjedhjet pėrfunduan pa ndonjė tronditje apo rast shėnimi qė do tė lėndonte, apo prishte nė tėrėsi nė veēanti imazhin e tyre. Kjo nė Kosovė nuk ndodhi gjatė se dielės tė 12 dhjetorit tė 2010. Pos ne pjesėn e veriut tė Mitrovicės.
    Ajo qė u pa nė disa pjesė ku bashkėjetojnė minoritetet, qoftė nė brendi apo nė veri tė Kosovės, nuk ka tė bėjė as me kushtet e as me parakushtet, infrastrukturėn zgjedhore etj., siē pėrpiqen faktorė tė ndryshėm ekstrem nga Beogradi pėr tė paraqitur gjendjen nė Kosovė, respektivisht nė ambientet ku jeton minoriteti serb! Ndikimi i mėtejmė i faktorėve qoftė pozitė apo opozitė serbe nė elementin dualist tė qytetarit serb nė Kosovė ka prapavijė dekurajuese, qėllim tė ruajtjes sė status-quos dhe pėr mė keq destabilizimin dhe pėrpjekjen kinse pėr tė dėshmuar pėr njė imazh tė keq nė Kosovė. Ēėshtje kjo tashmė krejtėsisht e njohur, e amortizuar dhe e stėrkequr, e cila shkon vetėm nė dėm tė qytetarėve serb nė veri.

    Drenica ishte dhe mbetet atdheu i Luftės Ēlirimtare tė Kosovės

    Pėrqindja “enorme” e daljes nė zgjedhje tė elektoratit votues nė dy komunat e Drenicės, Skenderaj dhe Drenas, polemikat, deklaratat dhe krijimi i njė lloji “befasie” tek disa analist, parti apo udhėheqės partish, pėr mendimin tim ėshtė fare pa koment, i gabuar dhe i keqkuptuar nė esencė. Drenica pas shumė luftėrave, pas shumė pėrjetimeve, djegieve dhe gjenocidit mbi popullsinė e saj, pėr herė tė parė apo tė dytėn, ky elektorat e ndien veten tė lirė, tė ēliruar madje edhe te sakrifikuar mė shumė se ēdo krahinė apo regjion jo vetėm nė Kosovė! Nga kjo krahinė vjen pėr herė tė parė, tani po rikthehet pėr herėn e dytė njė qeveri e cila udhėheqėsin e ka mu nga Drenica dhe vendbanime te tjera rurale tė saj. Pastaj kjo krahinė ndėr mė tė pazhvilluarat nė hapėsirėn kombėtare dhe nė Ballkan, mbanė primatin (njė lloj pėrparėsie historike), pėr tė qenė edhe te pakėnaqur, por edhe krenar! Sepse me shekuj dhe dekada ishin tė privuar nga liria, ēlirimi, demokraci dhe zhvillim. Duke mos pranuar kurrė as njė pushtues tė huaj. Dhe sė fundi nga kjo krahinė dolėn luftėtarėt e parė nė krye me heroin dhe komandantin legjendar Adem Sh. Jashari, duke mos i harruar trimat, heronjtė dhe luftėtarėt tjerė tė kėsaj ane. Dikush mund tė thoshte po ē`lidhje ka sot Hashim Thaēi, Jakup Krasniqi, apo Azem Syla, Sami Lushtaku, Rezhep e Sylejman Selimi dhe shumė emra tė heronjve tė rėnė nė altarin e lirisė. Pikėrisht kjo ėshtė esenca, qė populli s`harron, por ai nė kohė hapėsirė dhe nė mundėsitė e dhėna kryen borxhin e tij moral. Jo mbase ndaj emrave tė theksuar e qė janė gjallė, sa pėr dėshmorė, heronj dhe martirė tė kombit.
    Prandaj, historia nuk harrohet aq lehtė, nuk harrohen as punėt e bėra tė paktėn rreth infrastrukturės rrugore, ndonjė investim qė ėshtė bėrė dhe duhet tė bėhet shumė mė shumė pėr Drenicėn, jo vetėm nga qeveritarėt aktual, por nga kushdo qė vjen nė krye tė ekzekutivit, legjislativit, gjyqėsorit, presidencės dhe institucioneve tjera shtetėrore, komunale etj. Kishte me qenė gabim i papranueshėm, qė kjo dalje e elektoratit tė Drenicės me kėtė pėrqindje, tė krahasohet me ndonjė lloj monizmi, njėpartiak e aq mė keq tė quhet njė lloj “enverizmi, apo parti e punės”! Ky popull e ka ndierė nevojėn e larjes sė borxhit, ndaj atyre qė ranė pėr tė mirėn e kėtyre qė janė gjallė, qė tė mos mbesin prapa, pėr gjenerata tė cilat duhet t`i gėzohen lirisė, zhvillimit, demokracisė dhe zhvillimit ekonomik, kulturor e historik.
    Mirėpo, janė politikanėt ata, qeveritarėt, udhėheqėsit e institucioneve shtetėrore, tė cilėt ndaj dėshmorėve, heronjve, martirėve dhe popullit, i cili del nė kėtė masė pėr t`i zgjedhur, votuar, ata tė cilėt do tė duhej menduar net e ditė pėr nxjerrjen jo vetėm tė Drenicės nga prapambetja shekullore, injoranca dhe sfidat qė i pėrjetojė populli nė Kosovė, sidomos nė Drenicė! Nė kėto raste lavdia i takon popullit e jo atyre tė cilėt, do tė mundėn pėr ta mbajtur pushtetin njė apo dy mandate. Ky nuk ėshtė provincializėm as primitivizėm, nuk ėshtė vjedhje as keqpėrdorim, por ėshtė nderė, sakrificė dhe mend pėr ata, tė cilėt i marrin votat nga toka e djegur deri nė palcė, pėr t`mos i keqpėrdorur etj! Ēdo vend nė botė, Evropė dhe Ballkani e ka nga njė Drenicė, qoftė tė luftės, kulturės, artit, apo historisė pėr diē tė njohur, pra si Kosova Drenicėn, hapėsira kombėtare, Sulin, Mirditėn, Ēamėrinė etj., pa e anashkaluar asnjė krahinė qoftė Dukagjini, Llapi, Gollaku etj!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Zgjedhjet nė Kosovė rezultatet paraprake KQZ: Kryeson PDK

    PRISHTINE- Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia nė Veprim" bėn publikimin e rezultateve pas numėrimit tė mė shumė se 51 % votave. Partia Demokratike e Kosovės ėshtė ajo qė prin me numėr mė tė madh tė votave. Hashim Thaēi shpalli mbrėmė fitoren e partisė sė tij nė zgjedhjet e jashtėzakonshme parlamentare qė u zhvilluan dje nė Kosovė. Denoncohen parregullsi ne komunen Drenas e Skenderaj.

    REZULTATET PARAPRAKE, KQZ: KRYESON PDK ME 33.5%
    ORA 20:50- Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) doli para pak minutash me rezultate preliminare tė zgjedhjeve parlamentare tė sė dielės, nė tė cilat dolėn 47.5 pėr qind e qytetarėve me tė drejtė vote. Kryetarja e KQZ-sė, Valdete Daka, tha se nė bazė tė votave tė numėruara qė janė 28564, fituese del PDK-ja me 33.5% tė votave. Numėrimi ėshtė bėrė nė 2280 qendra votimi. Sipas krytares sė KQZ-sė sė Kosovės nuk janė numėruar ende 23 qendra votimi.

    Sipas rezultateve paraprake pas PDK renditet LDK me 23.6 pėr qind, Lėvizja Vetėvendosje me 12.2 pėr qind, AAK 10.8 pėr qind tė votave, AKR 7.1, LDD 3.3 pėr qind. Fryma e Re - 2.2 %.

    PZAP PRANON 131 ANKESA
    ORA 20:00- Deri nė orėn 19:00, kur ka qenė afati i fundit pėr paraqitjen e ankesave tė partive politike, Paneli Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 131 te tilla. Lajmin e bėri tė ditur Mul Desku, kryetari i Sekretariatit tė PZAP-it.
    Desku tha se ankesat lidhur me ecurinė e procesit zgjedhor tė sė dielės, kanė ardhur kryesisht nga Lėvizja Vetėvendosje, por edhe nga Aleanca Kosova e Re dhe disa parti tė tjera.

    THACI: PARTITĖ TĖ RESPEKTOJNĖ VENDIMIN E KQZ-SĖ
    ORA 18:11- Kryeministri nė largim i Kosovės, Hashim Thaēi falenderoi sot qytetarėt e Kosovės pėr pėrfundimin me sukses tė plotė tė zgjedhjeve parlamentare tė 12 dhjetorit 2010, sic tha ai. “Bazuar nė vlerėsimet e gjithanshme, tė bėra deri tash nga misionet e ndryshme tė vėzhguesve vendorė dhe ndėrkombėtarė, pėrfshirė kėtu edhe deklaratėn zyrtare tė Bashkimit Evropian nga zyra e Baroneshes Catherine Ashton dhe tė komisionerit tė BE-sė pėr zgjerim, Stefan Fuele, procesi zgjedhor ėshtė vlerėsuar shumė i qetė, i pėrgatitur mirė dhe pa deformime serioze teknike, qė do tė mund tė vėnin nė dyshim rezultatin zgjedhor”, ka deklaruar Thaēi.
    Thaci falenderoi edhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pėr pėrgatitjen e kėtyre zgjedhjeve nė kėtė afat tė shkurtėr zgjedhor. “Pėr me tepėr, sot, ėshtė obligim ligjor i KQZ-sė dhe i Panelit pėr Ankesa dhe Parashtresa qė tė adresojnė tė gjitha ankesat e mundshme, qė me profesionalizėm t’i adresojnė tė gjitha vėrejtjet e mundshme dhe me vendimet e tyre ta pėrmirėsojnė ndonjė parregullsi tė mundshme”, ka thėnė kryeministri Thaēi, raporton Zeri.

    Kryeministri Thaēi, pėrmes kėsaj deklarate pėr medie, ka deklaruar se vendimi pėrfundimtar i KQZ-sė dhe Panelit pėr Ankesa dhe Parashtresa, ai duhet tė respektohet nga tė gjitha partitė politike.

    EULEX PĖRGĖZON POLICINĖ E KOSOVĖS PĖR ZGJEDHJET
    Ora: 16:56- Shefi i misionit tė EULEX, Xavier Bout de Marnhac, pėrgėzoi sot Policinė e Kosovės pėr angazhimin gjatė ditės sė votimit.
    “Dua tė pėrgėzoj Policinė Kosovės pėr profesionalizmin e treguar dhe popullin e Kosovės pėr pjekurinė e tyre tė lartė e cila rezultoi pozitivisht dje. Ato pak incidente qė ndodhen dje u trajtuan nė njė mėnyrė profesionale dhe duke zvogėluar tensionin, nga ana e policisė sė Kosovės tė mbėshtetur nga EULEX-i”, tha Marnhac.
    Gjatė ditės sė zgjedhjeve, Policia e Kosovės ishte e ngarkuar me detyrėn e sigurisė nė zgjedhje ku pėr realizimin e kėsaj detyrė ata angazhuan rreth gjashtė mijė policė, tė mbėshtetur nga EULEX-i dhe KFOR-i.

    SHBA, DELL: PROCESI EFIKAS, ME PĖRJASHTIME SERIOZE
    Ora: 16:24- Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Prishtinė pėrshėndet qytetarėt e Kosovės pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve tė para tė pėrgjithshme pas shpalljes sė pavarėsisė.
    Nė njė deklaratė tė Ambasadės Amerikane nė Prishtinė theksohet se “zgjedhjet ishin shprehje e demokracisė dhe ne ishim tė ngazėlluar qė pamė aq shumė kosovarė qė treguan pėrkushtimin e tyre me daljen nė votime anekėnd vendit”.

    “Kosova tashmė ka pėrpara saj njė test, derisa numėrohen votat. Institucionet e Kosovės duhet t’i tregojnė opinionit publik se ato janė tė gatshme pėr tė mbrojtur integritetin e sė drejtės pėr tė votuar” theksohet nė deklaratė.
    Vėzhguesit amerikanė ishin tė pranishėm nėpėr qendrat e votimit kudo nėpėr Kosovė mė 12 dhjetor dhe ata vėzhguan njė proces, qė me disa pėrjashtime serioze, ishte kryesisht efikas.
    Ambasadori Dell vėzhgoi zgjedhjet nė 17 vendvotime nė 12 qendra votimi, nė komunat e Gllogocit, Gjakovės, Deēanit, Pejės, Klinės dhe Skenderajt.
    “Ambasadori po ashtu vėzhgoi numėrimin e votave nė shkollėn e mesme “Hamėz Jashari” nė Skenderaj (vendvotimi 2101x/02R). Aty pati parregullsi gjatė numėrimit, tė cilin ambasadori e vėzhgoi, e kundėrshtoi dhe e raportoi”vijon komunikata.

    51 ANKESA PĖR ZGJEDHJET
    Ora: 15:29- Paneli Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa vetėm gjatė ditės sė zgjedhjeve ka pranuar rreth 40 ankesa nga disa prej partive politike qė kanė garuar nė zgjedhjet parlamentare tė 12 dhjetorit
    Kryetari i PZAP-sė, Shukri Sylejmani beri te ditur se veē 40 ankesave qė janė pranuar nė ditėn e zgjedhjeve, partitė kanė paraqitur sot edhe 11 tė tjera.
    Sylejmani ka thėnė se ankesat kryesisht kanė ardhur nga Lėvizja Vetėvendosje, e pasuar nga Aleanca Kosova e Re dhe parti tė tjera.
    Afati i fundit ligjor pėr pranimin e ankesave ėshtė dita e sotme deri nė orėn 19:00.

    BE: TE KENAQUR ME ZGJEDHJET, FORMONI SHPEJTE QEVERINE
    Ora 14. 30 -Bashkimi Evropian ėshtė i kėnaqur me mėnyrėn e zhvillimit tė zgjedhjeve nė Kosovė dhe bėn thirrje pėr krijimin e shpejtė tė qeverisė sė re.
    "Ne urojmė popullin e Kosovės pėr zgjedhjet e 12 dhjetorit, qetėsinė dhe rregullin tė cilat shoqėruan pjesėn mė tė madhe tė votimeve", tha shefja e diplomacisė evropiane, Kethrin Eshton dhe eurokomisioneri pėr zgjerimin, Stefan Fule.

    "Tani ėshtė e rėndėsishme qė tė krijohet shpejt qeveria e re, tė zgjidhet presidenti nė mėnyrė qė tė pėrballen me sfidat qė i presin", tha Eshton dhe Fule duke theksuar "Na pret shumė punė pėrpara nesh nė vitin qė vjen nė mėnyrė qė Kosova tė ecė pėrpara drejt BE-sė".

    AAK: ZGJEDHJET LARG STANDARDEVE
    Ora 12: 54- Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės vlerėson se zgjedhjet e djeshme ishin larg pėrmbushjes sė standardeve tė parapara dhe denoncon raste tė tjera manipulimesh jo vetėm nė Skėnderaj e Drenas.
    Shefi i Shtabit Zgjedhor tė AAK-sė, Blerim Kuēi, tha se AAK-ja konsideron se sistemi zgjedhor dhe demokracia nė Kosovė janė dėmtuar rėndė.
    “Rasti Skenderaj dhe Drenas janė sa pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit, por keqpėrdorime tė mėdha ka pasur edhe nė komuna tė tjera, si nė Shtime, Malishevė, Klinė Kaēanik etj.”, tha Kuēi.
    Lidhur me rezultatet e prezantuara nga "Demokracia nė Veprim", Kuēi tha se ato janė pjesė e manipulimeve tė pėrgjithshme nė zgjedhjet e sė dieles.
    Kuēi tha se AAK-ja do prononcohet nėse do t’i pranojė apo jo rezultatet e zgjedhjeve, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t'i japė rezultatet e para preliminare.

    EURODEPUTETET: MASA LIGJORE PER TE ZGJIDHUR PROBLEMET NE SKENDERAJ E DRENAS
    Ora 12. 30 -Delegacioni vėzhgues i Parlamentit Evropian qė mbikėqyri ecurinė e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme parlamentare nė Kosovė vlerėson se procesi nė pėrgjithėsi ishte organizuar mirė dhe se pjesėmarrja nė votime inkurajon zhvillimin e demokracisė nė vend.
    Eurodeputėtėt u kanė kėrkuar institucioneve pėrgjegjėse tė ndėrmarrin masat e nevojshme ligjore pėr tė zgjidhur problemet qė flasin pėr mashtrime nė komunėn e Skėnderajt dhe tė Drenasit
    Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka bėrė thirrje kosovarėve qė tė respektojnė institucionet dhe kėrkoi qė ata t’u besojnė atyre. “Ato do tė duhet tė tregojnė se janė tė besueshme”- nėnvizoi Pack.
    Nga ana e saj Eurodepeputetja Ulrike Lunacek tha se partitė politike duhet t’u drejtohen mekanizmave pėrgjegjės, pra Panelit Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa lidhur me pakėnaqėsitė pėr ecurinė e procesit zgjedhor nė dy komunat nė fjalė.

    “Ėshtė e rėndėsishme qė qytetarėt dhe partitė t’i drejtohen fillimisht PZAP-it pėr t’i paraqitur ankesat e tyre. Nėse ankesat nuk merren seriozisht ata duhet ta bėjnė publike dhe kėtė. Ne do t’i dėgjojmė ata nėse sėrish ka probleme dhe nėse nuk shqyrtohen ankesat”, u shpreh Lunacek duke theksuar nevojėn qė ndaj keqbėrėsve tė merren masat ndėshkuese nė rast se vėrtetohen parregullsitė.

    Sipas shifrave tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr pjesėmarrjen nė votime, nė Skenderaj kanė votuar 93.68% e qytetarėve, ndėrsa nė komunėn e Drenasit kutive tė votimit u janė drejtuar 86.94%.

    Paritė politike, ndėr tė tjera, kanė shprehur shqetėsimet e tyre lidhur me votime tė shumėfishta qė, sipas tyre, kanė ndodhur nė kėto komuna pėr shkak tė mosfunksionimit tė baterive ultravjollce.
    Delegacioni i PE-sė ėshtė udhėhequr nga Doris Pack dhe pėrfshin Eduard Kukan, Jutta Steinruck, Francesco de Angelis, Jelko Kacin, Fiona Hall dhe Ulrike Lunacek.

    BARALIU: PARTITE TE MOS NGUTEN ME REZULTATET, DEMTOJNE PROCESIN
    Ora 12.00- Ish kryetari i KQZ-sė nė Kosovė Mazllum Baraliu nė njė prononcim pėr NEWS24 e quan tė justifikueshme vonesėn e nxjerrjes sė rezultateve nga KQZ. Ky institucion kishte informuar se do publikonte rezultatet paraprake paraditen e sotme, por deri nė orėn 12.00 ende nuk ka bėrė publike ndonjė rezultat. Mazllum Baraliu thotė se koha nė dispozicion e KQZ ka qenė e shkurtėr dhe se nė mos nxjerrjen e rezultateve ndikojnė dhe problemet e konstatuara nė Skėnderas dhe Drenaz, dy komuna tė Prishtinės.

    Sipas vėzhguesve nė kėto dy komuna ka pasur parregullsi dhe ankesat e partive kanė qenė pikėrisht pėr kėto dy komuna. Duke shpjeguar konkretisht Baraliu tha se ankesat qėndronin nė pėrqindjen e “ekzagjeruar”, sipas tij, tė pjesėmarrjes sė votuesve. “Pėrqindja e daljes sė votuesve nė kėto dy komuna ka qenė konkretisht 94% dhe 86% . Kjo- sqaroi Baraliu- konsiderohet e pazakonshme, kur 1/8 e pipullsisė sė atyre komunave jetojnė jashtė vendit, dhe njė numėr tjetėr kanė vdekur.
    Ish kreu i KQZ tha pėr NEWS24 se dy komunat janė relativisht tė mėdha dhe se rezultatet e tyre ndikojnė nė rezultatin final tė procesit elektoral.
    Ai i quajti “presion dhe provokim pėr punėn e KQZ” shpalljen e fitores nga subjektet politike pa dalė mė parė rezultatet zyrtare. “Janė cėshtje serioze, ėshtė njė proces elektoral shumė i ndėrlikuar por dhe demokratik dhe nuk ėshtė mirė qė subjektet partiake tė nguten tė shpallin fitoren e tyre.”- nėnvizoi Baraliu duke shtuar gjithashtu se rezultatet e Koalicionit te organizatave joqeveritare “Demokracia nė Veprim" jane parimisht tė besueshme.

    DV; PER 51% TE VOTAVE; PDK: 30. 69%, LDK-ja 26.2%, VETEVENDOSJA 12.78%
    Ora 10:00 -Rezultatet paraprake tė publikuara nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia nė Veprim” nxjerrin nė avantazh PDK-nė e Thacit. Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia nė Veprim”, ka bėrė publikimin e rezultateve tė numėrimit tė mė shumė se 51 % votave, nga tė cilat Partia Demokratike e Kosovės ėshtė ajo qė prin me numėr mė tė madh tė votave.

    “Rezultati ėshtė ky: PDK-ja ka fituar 30.69% tė votave, LDK-ja 26.2%, Lėvizja Vetėvendosje radhitet e treta me 12.78%, pastaj AAK-ja me 10.89%, AKR-ja me 7.85%, e pasuar nga FeR-i me 2.35% dhe LDD-ja me 2.78% tė votave tė numėruara deri mė tani dhe tė tjerat 6.64%”.

    Kreu i “Demokracisė nė Veprim”, Ismet Kryeziu, nė konferencėn pėr gazetarė bėri tė ditur se pėr shkak tė parregullsive tė evidentuara, ėshtė ndėrprerė numėrimi i votave nė komunėn e Skėnderajt dhe nė atė tė Drenasit

    THACI DEKLARON FITOREN
    Pak para orės 23 e 30 minuta tė sė dielės, ende pa u shpallur rezultatet preliminare tė KQZ-sė, kreu i PDK-se, Hashim Thaēi shpalli fitoren nga Sheshi 21 i Prishtinės duke iu drejtua simpatizantėve tė partisė sė tij me fjalėt “Fitorja ėshtė jona, urime, urime demokratė, urime qytetarė tė nderuar tė Kosovės, kjo ėshtė fitore e demokracisė dhe e vlerave demokratike”. Ai tha se PDK-ja ka shėnuar fitore bindėse e tė thellė nė Prizren, Mitrovicė, Gjilan, Ferizaj e shumė komuna tjera. Nga ana e tij kreu i LDK-se Isa Musfata deklaroi se priste rezultatet e KQZ-se.

    Ndėrkohė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet tė dalė me rezultatet preliminare paraditen e sotme. Nė zgjedhjet parlamentare, tė cilat u mbajtėn dje nė Kosovė morėn pjesė mbi 47.80% e votuesve. Zyrtarėt e KQZ-sė dhe ata tė “Demokracisė nė Veprim” vlerėsuan procesin e zgjedhor si tė rregullt. Serbėt e Kosovės bojkotuar votimet nė Mitrovicėn e Veriut, ndėrsa shkaktuan incident nė zonėn e Zubin Potokut dhe Serbovacit.

    VETEVENDOSJA, NE VEND TE TRETE, SURPRIZA E VOTES SE TE RINJVE
    Pėr habinė e tė gjithėve nė vend tė tretė ėshtė lėvizja "Vetėvendosja" e djaloshit nacionalist Albin Kurti, qė ka marrė 16 pėr qind tė votave. Nuk dihen ende koalicionet e mundshme, por cdo gje do te zbardhet üas pas rezultateve zyrtare te KQZ qe pritet te jepen diten e sotme.

    VOTIMI I QETE
    KQZ-ja tha se nuk janė shėnuar incidente tė mėdha qė mund ta dėmtonin procesin e votimit. Disa incidente tė vogla ka pasur nė veri tė Kosovės, ku pėr shkak tė presionit tė disa grupeve serbe, tri qendra votimi nė veri tė Kosovės janė detyruar tė mbyllen nė orėn 16:00 pėr t’iu shmangur ndonjė incidenti mė tė madh.
    Kryetarja e KQZ-ve, Valdete Daka, nė njė konferencė pėr media nė orėt e vona tė natės, tha se procesi i votimit nė tėrėsi ėshtė zhvilluar normalisht, me pėrjashtim tė pjesės veriore tė Mitrovicės ku pėr t’i ikur ndonjė incidenti tė pėrshkallėzuar janė deturuar tė mbyllėn para kohe disa qėndra votimi. Edhe policia e Kosovės, sipas zėdhėnėsit tė saj, Baki Kelani, tha se disa grupe serbėsh kanė bėrė presion pėr mbylljen e qendrave tė votimit nė veri, pas kėsaj policia ka reaguar.
    Pjesėmarrja mė e lartė e serbėve nė zgjedhje ėshtė regjistruar nė qendėr tė Kosovės. Mbi gjashtė mijė policė tė Kosovės janė tė angazhuar pėr sigurinė e procesit elektoral.
    Ndėrkohė u shfaqėn tė dielėn nė mbrėmje ankesat e para pėr parregullsi nė zgjedhje nga parti tė ndryshme.
    Sidomos rezultatet paraprake tė numėrimeve nė komunėn e Skėnderajt dhe tė Drenasit do tė kontestohen nga gati tė gjitha partitė politike kosovare. Organizata joqeritare "Demokracia nė veprim", e cila vėzhgoi zgjedhjet me 5000 vėzhgues, ndėrpreu procesin e numėrimit tė votave pikėrisht pėr shkak tė parregullsive tė vėna re. KQZ ende nuk ėshtė prononcuar lidhur me kėto ankesa.

    ZGJEDHJET MONITOROHEN NGA 800 VEZHGUES NDERKOMBETAR
    Mbi 1,6 milionė qytetarėve tė Kosovės iu bė thirrje tė japin votėn pėr zgjedhjen e 120 deputetėve tė parlamentit tė ri. Votimi u mbyll nė orėn 19:00. Sipas Valdete dakės, kryetare e KQZ-sė, nė zgjedhje morėn pjesė 47,8% e votuesve. Procesi zgjedhor u monitorua nga rreth 800 vėzhgues ndėrkombėtarė. 34 ekipe me afro 500 vėzhgues janė nga ambasadat e shteteve perėndimore nė Kosovė. Shefi i zyrės civile ndėrkombėtare, Peter Feith, sė bashku me ambasadorėt e QUINT-it, u pati bėrė thirrje qytetarėve pėr pjesėmarrje masive nė votime, pėr faktin qė zgjedhjet e 12 dhjetorit, tė parat qė nga shpallja e pavarėsisė janė cilėsuar tė njė rėndėsie tė veēantė pėr vendin.

    (s.g/d.b/e.n/m.a/BalkanWeb)

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kusari-Lila: Rezultati i KQZ-sė, i manipuluar

    Pėrfaqėsuesja e AKR-sė, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar pėr mediet e Shqipėrisė se rezultati i KQZ-sė pėr zgjedhjet e 12 dhjetorit, ėshtė i manipuluar. Ajo theksoi se fitorja e PDK-sė ėshtė njė festė e parakohshme.

    “Sot kemi njė rezultat paraprak ku janė mbi 50 pėr qind e fletėve tė votimit tė numėruara nga komisionerėt tanė. Ne kemi tė dhėna tė ndryshme nga ato tė KQZ-sė. Janė informata qė kanė ardhur nė qendrėn tonė. Mund tė ketė probleme apo anulim tė votimit nė Drenas dhe Skenderaj, por ka pasur probleme edhe nė Malishevė, Gjakovė etj. Partitė e tjera nuk do ta kenė mundėsinė tė manipulojnė tė dhėnat”, ėshtė shprehur Lila.

    “Rezultati i KQZ-sė ėshtė i manipuluar. Ajo qė ėshtė deklaruar si fitore e PDK-sė ėshtė njė festė e parakohshme pasi kjo parti nuk ka shanse pėr tė fituar nė situatėn ku ndodhet Kosova”, theksoi ajo.

  20. #20
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    FeR nuk i njeh rezultatet preliminare

    Partia Fryma e Re (FeR) nuk i pranon rezultatet preliminare tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme parlamentare tė paraqitura nga KQZ-ja pėr shkak tė keqpėrdorimeve dhe manipulimeve anembanė Kosovės, duke vlerėsuar se institucionet qė dalin nga to janė jolegjitime.

    Nė njė reagim tė FeR-it thuhet se gjatė ditės sė zgjedhjeve aktivistėt tė saj kanė qenė dėshmitarė tė manipulimeve tė votės sė lirė anembanė Kosovės me raste nga mė tė ndryshmet, si pėr shembull presioni i vazhdueshėm nga pėrfaqėsues tė PDK sė nė votues gjatė shėnimit tė votės; shitje tė votave jashtė vendvotimit pėr 20 euro nė Mitrovicė; kėrcėnim fizik nga pėrfaqėsues tė PDK sė ndaj vėzhgueses sė partisė, duke mos e lejuar mbushjen e ankesės pėr parregullsi nė vendvotim; sjellje e votave shtesė nė vendvotime nga persona tė dyshimtė; ardhja e kutive me shifėr tė njėjtė nga Drenasi nė qendėr tė numėrimit; vijimi i votimit, pėrkundėr daljes nga vendvotimi tė personit pėrgjegjės pėr detektimin e gishtėrinjve; vijimi i votimit pėrkundėr mosfunksionimit tė detektorit gjatė tėrė ditės sė votimit; mosdetektimi i sprejit nė gisht nga detektorėt qė kinse kanė qenė nė funksion.

    “Tė gjitha kėto e shumė raste tė tjera tė parregullsive gjatė ditės sė zgjedhjeve FeR i ka paraqitur pranė PZAP sė bashkė me dėshmitė adekuate. FER-i beson se kėto dhe shumė shkelje tė tjera, tė raportuara anembanė Kosovės nga ky subjekt dhe subjektet e tjera partiake, bashkė me manipulimet tashmė tė padiskutueshme nė Skenderaj e Drenas, ndikojnė substancialisht nė rezultatet e kėtyre zgjedhjeve dhe bėjnė qė zgjedhjet tė jenė pėrfundimisht jolegjitime”, thuhet nė reagimin e FER-it. /Telegrafi/

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •